×

Qeveria kontraktoi miliona euro shpenzime me kontrata sekrete

· 4 · 1883

Qeveria kontraktoi miliona euro shpenzime me kontrata sekrete

· 4 · 1883

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-06-2019, 12:18:42
Qeveria shqiptare ka shtuar ndjeshëm numrin e prokurimeve publike të klasifikuara "sekret shtetëror", duke ngritur pikëpyetje nëse ligji për informacionin e klasifikuar po abuzohet për të shmangur transparencën dhe llogaridhënien, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.
Në dhjetor 2018, një pagesë me vlerë 187 milionë lekë u shfaq në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit të Ministrisë së Financave. Pagesa u krye nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për kompaninë Albsig – një kompani e grupit Kastrati, e cila ka aktivitet në fushën e sigurimeve, por që nuk dihet të ketë ndonjë aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit.

Transaksioni me përshkrim “AKSHI pagesë për sigurimin e ndërtesës” ishte i pazakontë për nga lloji i shpenzimit si dhe shumës relativisht të konsiderueshme. Kontratat e sigurimit janë të tilla që sigurojnë palën paguese, në rastin konkret AKSHI, se do të marrin një shpërblim për një dëm të pësuar gjatë periudhës së sigurimit. Kostoja e sigurimit, e njohur në gjuhën teknike si ‘prim’, varet nga shkalla e rrezikut apo probabiliteti i ngjarjes së pritshme negative. Por në përgjithësi, kostoja e primit luhatet mes një të mijtës dhe 1 apo 2 për qind të vlerës së objektit të siguruar apo dëmit potencial të pritshëm për t’u paguar.

Me një kontratë sigurimi prej afro 1.5 milionë eurosh, AKSHI mund të ketë pritur të pësojë një ngjarje siguruese, të tillë si aksident, zjarr, tërmet apo përmbytje, me vlerë minimale prej 100 milionë eurosh dhe maksimale prej 1 miliardë eurosh – në varësi të raportit të primit me shumën e dëmit të siguruar.

Është e paqartë se me çfarë rreziku apo kataklizmi përballet ndërtesa e AKSHI-t për të justifikuar një shpenzim kaq të lartë për sigurimin, vetëm për një vit kalendarik. Kontrata midis agjencisë dhe kompanisë Albsig është e shpallur si sekret shtetëror dhe nuk është tenderi i vetëm i klasifikuar gjatë vitit 2018.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se klasifikimi i prokurimeve publike si sekret shtetëror ka njohur një rritje eksponenciale që nga ardhja në pushtet e kryeministrit socialist Edi Rama. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, qindra kontrata publike, duke filluar nga teknologjia informacionit, mirëmbajtja e ndërtesave publike e deri tek shërbimeve qeveritare janë klasifikuar si sekret.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ekspertëve nga shoqëria civile, kontratat e klasifikuara sekret sjellin pasoja negative për buxhetin e shtetit, duke kufizuar konkurrencën midis operatorëve ekonomikë dhe duke sjellë kosto shtesë.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj një kërkese për koment në lidhje me arsyet që e kanë shtyrë qeverinë në rritjen e përdorimit të klasifikimit sekret shtetëror në fushën e prokurimeve publike.

Çfarë e bën situatën me klasifikimin e dokumenteve të prokurimeve publike edhe më shqetësuese  është fakti që disa institucione publike si Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cilësojnë edhe kontratat e thjeshta për punë publike si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve si ‘konfidenciale’, duke kufizuar në mënyrë të paligjshme qasjen e medias dhe të qytetarëve në përmbajtjen e tyre.

Bum kontratash sekrete

Sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, sekreti shtetëror konsiderohet ai lloj informacioni, ekspozimi i paautorizuar i të cilit do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare.  Dokumentet e konsideruara sekret shtetëror, në bazë të përmbajtjes, vlerave dhe informacionit që përmbajnë mund të klasifikohen në ‘tepër sekret’, ‘sekret’, ‘konfidencial’ ose i ‘kufizuar’.

Të dhëna të marra nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi, tregojnë se përgjatë dhjetë viteve të fundit, autoritetet publike në Shqipëri, ku përfshihen institucionet e qeverisë qendrore dhe ato të pavarura, kanë vendosur të mbajnë sekret 236 kontrata prokurimesh publike.
https://www.reporter.al/qeveria-kontraktoi-miliona-euro-shpenzime-me-kontrata-sekrete/

  • Postime: 398
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#1 ne: 14-06-2019, 00:35:33
Fajin e ka Sali Berisha 😜🤣

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 16-09-2019, 16:06:14

 


Kuvendi ka miratuar dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash. Për koncesionin e të ashtuquajturës ndryshe si “rruga e floririt” ku 17 km nga Miloti në Balldre do të kushtojnë 258 mln euro, shkuan 78 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim.


Kontrata koncesionare PPP lidhet ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti.

Ndërkohë, kontrata tjetër koncesionare PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, u miratua me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim.

Votat kundër dhe abstenim janë nga radhët e opozitës së re.

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 16-09-2019, 16:06:50