×

Tabela greqisht-shqip në Sarandë

· 12 · 57

Tabela greqisht-shqip në Sarandë

· 12 · 57

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-05-2019, 11:52:07
Ne Finiq te Sarandes dikush paska qene aq finok sa te beje greqishten gjuhe te pare ne tabelat rrugore. Qe tabelat rrugore te jene disagjuheshe nuk ka asgje te keqe, por greqisht paresorja dhe shqip e dyta....vertete...s eriozisht?
 
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-05-2019, 11:53:36
Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një operacion policor në Finiq të Sarandës për heqjen e tabelave të vendosura edhe në gjuhën greke.

Vendosjen e tabelave dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht në fshatrat e Sarandës, në kundërshtim me ligjin e denoncoi një ditë më parë PDIU. Pas denoncimeve të shumta edhe nga ana e banorëve, ka reaguar Policia e Shtetit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, kur tha se gjithçka është bërë me lejen e tij.

Për rastin reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj pak minuta më parë, duke e quajtur turp kombëtar vendosjen e gjuhës shqipe në plan të dytë.

 STATUSI
Tabelat rrugore në Jug: gjuha shqipe në plan të dytë, një turp kombëtar.

Shikoni këto tabela rrugore? Lart greqisht, poshtë shqip. Duhet të ishte e kundërta. Sepse gjuha shqipe është gjuha zyrtare në Kushtetutën tonë. Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare. Ligji për Pakicat Kombëtare, që u miratua në Kuvend para gati një viti kishte shumë probleme të kësaj natyre, të cilat i kam ngritur gjatë diskutimit të tij. Pata theksuar, ndër të tjera, lidhur me përgjegjësitë që do kishte Këshilli i Ministrave dhe institucionet e tjera për zbatimin korrekt të tij. Ky është një rast i paprecedentë, kur ligji po ndëshkon prestigjin e gjuhës së shumicës, kurse sa për tabelat rrugore edhe në gjuhën shqipe në Prevezë, Igumenicë, Filat etj., kjo e drejtë s’është e drejtë. /Lapsi.al
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1029
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#2 ne: 05-05-2019, 13:25:37
Jame mese dakord per postimin e parë. Por aspak dakord me te dytin. Pse kerkohet gjithmonë qe nje gabim, ose shkeljen e nje personi duhet te kthehet ne politik? Jam dakord qe te meren masa per personat përgjegjës.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 05-05-2019, 15:27:09
Nje veprim i tille s'ka si mos te politizohet se eshte ne vetvete veprim kryekeput politik.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1029
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#4 ne: 05-05-2019, 17:49:11
Nje veprim i tille s'ka si mos te politizohet se eshte ne vetvete veprim kryekeput politik.
Edhe nese eshte nuk eshte i brendshem.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 07-05-2019, 21:41:25
Keto jane tabelat e duhura.
 
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12703
Mishel...............
#6 ne: 08-05-2019, 09:40:33
Keto jane tabelat e duhura.
  [ Invalid Attachment ]  

Biles ai Finiqi ne greqisht duhet me i vogel.....

Epo pike e zeze me keta cna ka gjet
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20985
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 08-05-2019, 11:58:06
Le t'i mbajne aman. Vetem se nuk lexova diku a eshte dikush pergjegjes per tabelat e para, apo si gjithmone s'ka pergjegjes!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12703
Mishel...............
#8 ne: 08-05-2019, 15:13:24
Le t'i mbajne aman. Vetem se nuk lexova diku a eshte dikush pergjegjes per tabelat e para, apo si gjithmone s'ka pergjegjes!

Ishte kryetari i bashkise se asaj zone me sa lexova. Dhe meqe nuk do e rikandidoj me njeri,...tha te bej i gjo me u nigju :P
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#9 ne: 09-05-2019, 02:50:37
Aman ore si nuk doli nje politikan me bythe pas 91 po te gjithe bthq me grekun e me serbin....
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 09-05-2019, 11:27:24
Aman ore si nuk doli nje politikan me bythe pas 91 po te gjithe bthq me grekun e me serbin....

He me te lumte goja 😂
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7242
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#11 ne: 09-05-2019, 18:28:22
Na thellsia e shpirtit me doli e hoqa stresin me ate qe shpreha ska me.... lol
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super