×

"E vrane sektet fetare"

"E vrane sektet fetare"

· 2 · 1088

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-02-2008, 15:02:23
DURRES - Zyber Prifti, 11-vjecari nga Sukthi qe u vetevar me rripin e pantallonave dy dite me pare, u percoll dje per ne banesen e fundit, nderkohe qe te afermit e tij dje kane ngritur dyshime se femija i tyre mund te jete ndikuar nga perfaqesues te sekteve te ndryshme fetare qe "vertiten" rreth shkollave. Shume njerez ishin dje te pranishem ne ceremonine funerale qe u organizua ne shtepine e Ramadan Priftit, babait te viktimes, shtepia e varfer e te cilit gjendet e vetme ne mes te fushes, e vecuar nga shtepite e tjera qe ndodhen ne dy anet e rruges kryesore Sukth-Manze, ne Durres. Nje dite pas vetevrasjes se mistershme te te miturit, te afermit e tij, duke ngritur supet, shprehen se shkak i humbjes fatale te Zyberit mund te jene ndikimet nga sektet fetare qe operojne ne shkolle. Kjo u pohua dje edhe nga daja i 11-vjecarit, Vesel Hysa, i pranishem ne ceremonine mortore per percjelljen e nipit te tij. "Akoma nuk arrijme ta kuptojme sesi nje femije ne kete moshe mund te vrase veten pa asnje shkak. Nuk ka pasur asnje problem nga familja e tij dhe per mendimin tim, rrenjet e kesaj historie duhen sqaruar ne shkolle", deklaron daja, duke shtuar se edhe pse nuk ka te dhena te sakta, ka degjuar se ne shkolla te ndryshme futen shume njerez te sekteve fetare dhe krijojne lloj-lloj mendesish tek femijet. Zyber Prifti, 11 vjec, u gjet i vdekur nga e ema e tij rreth ores 12:00 te dites se merkure, ne nje kasolle te braktisur, rreth 500 metra larg shtepise se tij. E ema shkoi per te thirrur te birin, sepse ishte bere vone per te shkuar ne shkolle, por pa e tmerruar Zyberin qe qendronte pa jete, varur ne nje rrip pantallonash. Familjaret moren djalin dhe e derguan ne banesen e tyre modeste, nderkohe qe policia u njoftua per ngjarjen vetem pas afro pese oresh. Familja Prifti, qe kishte gjithsej 6 femije, njeri prej te cileve nuk jeton me, eshte me origjine nga fshati Berdan i Dibres, por jeton prej disa vitesh ne Sukth. Zyberi, me i vogli i familjes, mesonte ne klasen e katert fillore, ne shkollen e Sukthit. Hetimet per sqarimin e rrethanave te vdekjes, per te cilen dyshohet se mund te jete edhe nje vrasje, nisen nga prokurorja Elena Bakellbashi. Trupi i femijes 11-vjecar u keqyr ne banesen e tij, pa u derguar ne morgun e spitalit, per shkak se familjaret nuk donin. Nga ana tjeter, ne njoftimin per shtyp te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit, behet e ditur se motivi i vetevrasjes mund te jete nje gjendje e renduar psikike, per shkak te privimeve te ardhura nga gjendja e keqe ekonomike e familjes se tij.

G.Korrieri
Capkenja
#1 ne: 01-02-2008, 23:07:48
Nje gazete tjeter thoshte se ishte zene me prinderit per pune lekesh..kujt ti besosh thua ?