×

A egziston jeta pas vdekjes?

· 89 · 14113

A egziston jeta pas vdekjes?

· 89 · 14113

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-01-2006, 19:34:42
Nuk e di a ka ndonjë teme te tillë në forum  po me sa kam vënë re besoj se nuk ka.

Thjeshte dua te dij si mendoni ju a ka vërtetë jetë pas vdekjes?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#1 ne: 05-01-2006, 19:38:02
 (?) (?) (?) .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 698
Odise
#2 ne: 05-01-2006, 21:17:27
Nuk e di a ka ndonjë teme te tillë në forum  po me sa kam vënë re besoj se nuk ka.

Thjeshte dua te dij si mendoni ju a ka vërtetë jetë pas vdekjes?

***po, ka jete pas vdekjes, por jo per ty - po per dikend tjeter, jeta vazhdon... jeta ndodhi pa ne!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 06-01-2006, 23:45:23
***po, ka jetë pas vdekjes, por jo për ty - po për dikend tjetër, jeta vazhdon... jeta ndodhi pa ne!

Edhe un e di qe ka me ate menyre qe thua ti po nuk e kam ber ashtu pyetjen.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 455
sedati
#4 ne: 07-01-2006, 00:10:21
Jeta pas vdekjes ekziston madj shume thjeshte, ju cdo nate perjetoni nje pjese te saj duke mos e diktuar fare kete. Muhammedi, alejhi selam, posa ia filloi kumtimin e shpalljes se tij, gjene e pare qe ua tha ishte: JU DO TE VDISNI ASHTU SIC FLINI DHE DO TE RINGJALLENI ASHTU SIQ ZGJOHENI..
nDERSA UNE PO IU PYES JUVE QE DUKENI SKEPTIKE NDAJ KETIJ FAKTI: CFARE VLERE KA JETA JUA NE KETE BOTE NESE NUK DO  TE KETE JETE TJETER, QE I MIRI TE SHPERBLEHET DHE I KEQI TE DNESHKOHET....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#5 ne: 09-01-2006, 12:12:33
Ka jetë mas vdekjes, si nuk ka. NDryshe kjo botë e rrejshme nuk do kishte kuptim.
Kjo botë loje, mashtrim, e defrim i perkohshem nuk do kishte kuptim, sikur mos t'na priste një jetë tjetër.  Ne ket botë gjithkush po na sundon perkohesisht, kurse ne ahiret do të sundoj KRIJUESI i gjthsise, i qiejve e tokes, dhe çdo gjë që ka ndermjet.

I fituar është ai që buzqesh fundit, dhe jo ai që krenohet me jetën e dynjase.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 698
Odise
#6 ne: 11-01-2006, 01:17:23
Cituar nga: Odise link=topic=24289.msg334851#msg334851 datë=1136492247
***po, ka jetë pas vdekjes, por jo për ty - po për dikend tjetër, jeta vazhdon... jeta ndodhi pa ne!


Edhe un e di që ka me atë mënyrë që thua ti po nuk e kam ber ashtu pyetjen. tha Berni.


***Pyetja jote eshte: e ekziston jeta pas vdekjes?

E une them - po ekziston, por jo per ty, as per asnje te gjalle te kesaj bote. Do te transformohesh ne dicka tjeter, ashtu sikur te vdekurit e derisotem u transformuan ne keto qe i shohim e ndjejme perdite... Jeta vazhdon, ajo ndodhi pa neve edhe do te vazhdoj pa neve - me tjeret qe vijne pas nesh... Ringjallja do te jete per tjeterkend, e jo per keto gjallesa qe jetojne sot. Do te jeshe dikund ne gen te dikujt tjeter, me ndonje ves a veti tenden, qe perseritet perjete...!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 70
marina
#7 ne: 17-09-2006, 20:59:28
Po jeta mbas vdekjes ekziston , edhe ate kemi me perjetu sikur ket jet edhe ate ,
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1044
  • Gjinia: Mashkull
shkenctari nr 1
#8 ne: 29-10-2006, 00:38:06
unë mendoj se nuk ka jetë mbas vdekjes
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#9 ne: 09-11-2006, 20:15:57
Do ishte me interesante te jepej dhe ndonje argument. Pse mendoni se ka jete pas vdekjes. Po edhe pse mendoni se nuk ka. Keshtu eshte me interesante.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#10 ne: 22-11-2006, 05:38:50
Shume Interesante tema.........madje sapo perfundoj nje liber nga Imam Kortobi  "Punishments and Rewards in the Grave"    eshte interesante dhe e frikshme njekohesisht (po ta mendosh) .....





  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1044
  • Gjinia: Mashkull
shkenctari nr 1
#11 ne: 29-11-2006, 22:31:22
Do ishte më interesante te jepej dhe ndonjë argument. Pse mendoni se ka jetë pas vdekjes. Po edhe pse mendoni se nuk ka. Kështu është më interesante.

nuk e shprehe mendimin tend igru



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#12 ne: 30-11-2006, 03:01:12
Heh  ><

Po egziston ...:)
ashtu siç e mendon. Është pa pengesa, pa hidherime
pa trishtim dhe madje me shumë shije te ëmbël. jarge:
   :D :P



-King
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#13 ne: 30-11-2006, 11:21:29
***po, ka jetë pas vdekjes, por jo për ty - po për dikend tjetër, jeta vazhdon... jeta ndodhi pa ne!
E thënë bukur!
Të njëjtat fjale desha te shkruaj
edhe nje here sot ,qe eshte nje perseritje e pergjigjjes per kete teme dhene neper faqe tjera ...!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#14 ne: 30-11-2006, 19:25:02
nuk e shprehe mendimin tënd igru

Po thashe si do shkoje muhabeti. Besoj se ka jete pas vdekjes per vete faktin se jam besimtare dhe kjo eshte pjese e besimit tim...
Megjithate nese duhet ndonje arsye me racionale, kjo eshte edhe me e veshtire, sepse ne baze te metodave shkencore nje gje e tille nuk vertetohet dot. Shume njerez thone "kush eshte kthyer qe te na tregoje si eshte...". Kjo nuk eshte arsye per mua. Mendja, si cdo shqise tjeter, eshte e kufizuar. Pikerisht ketij kufizimi i besoj une. P.sh. frekuenca me te cilen degjon njeriu eshte e milionta pjese e spektrit te frekuencave (80-5000 Hz me duket). Po keshtu me shikimin dhe me spektrin e tij. Po me aftesite e tjera? Po me perceptimin e neuroneve, etj? Ne fund te fundit eshte ceshtje zemre. Kush do t'i gjeje argumentet e merr, kush nuk do, nuk i merr. Por te mos harrojme qe as njeri dhe as tjetri nuk eshte ne pozicion komod...

(per ata qe nuk e kuptuan kete te fundit: askush nuk vihet dot ne banken e te akuzuarve pse nuk pranon kete apo ate. Kjo vecanerisht per ata qe thone se nuk ekziston jeta pas vdekjes, Zoti, Parajsa, Ferri, etj. Te thuash se keto nuk ekzistojne dmth te kesh prova per te kunderten. Persa kohe kjo prove nuk sillet, askush te mos flase)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
Dr. Gery Miller
#15 ne: 01-12-2006, 04:19:09
nDERSA UNE PO IU PYES JUVE QE DUKENI SKEPTIKE NDAJ KETIJ FAKTI: CFARE VLERE KA JETA JUA NE KETE BOTE NESE NUK DO  TE KETE JETE TJETER, QE I MIRI TE SHPERBLEHET DHE I KEQI TE DNESHKOHET....
Bukur e paske thene i nderuar.

Nese jeta na qenka qe me ne fund te perfundojne te gjithe (njellojë) ne nje grop tek varrezat, atehere pse kemi ardhur ne kete bote?

Te thuash se s'ka jete pas vdekjes (parajs apo ferr), eshte kulmi i injorances. Disa shkenctare te ketij forumi, qe i kane dhene epitete vetvetes edhe pse nuk i meritojne,  jane ne nje nivel shume te ulet intelektual, mbase nuk kane arritur t'a njohin qellimin e jetes se tyre. Jeta pa ligj, eshte liri e roberuar. Ai qe lirohet nga ligji hyjnor i Krijuesit te tij, ai ne anen tjeter roberohet nga mendja e tij e cekët/e mangët. E dihet se kreatori eshte me i ditur per krijesen e vet. Krijuesi yt e di me mire se çka te pershtatet ty, dhe prandaj te ka venduar ligje, qe po i rrespektove, do te shperblehesh me parajsë, mbase je treguar mirenjohes. Mirepo ndodhë e kunderta per ate i cili eshte mendjemadhë ndaj Krijuesit te tij, dhe nuk i rrespekton urdherat e tij. Ai do te jete ne ferr me te keqinjët, te prishurit, e mizorët, mbase nuk u tregue mirenjohës ndaj Krijesit te tij.

Me t'mira
Dr. Gery
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#16 ne: 01-12-2006, 21:11:19
Bukur e paske thënë i nderuar.

Bukur per ty e jo dhe per mua apo te tjeret...

Citoje
Nëse jeta na qenka qe me në fund te perfundojne te gjithë (njellojë) ne një grop tek varrezat, atëherë pse kemi ardhur ne këtë botë?
Kjo shprehje e juaja eshte vetem nje klithme emocionale deshpruese dhe pakenaqesie...
dhe asgje s`ndryshon.Nje krahasim deshtues ky dhe krejt i pavlershem.Per kete ankohu ke Prtifti apo Hoxha dhe ata do te ta gjejne,ndertojne parajsen...por  pas vdekjes,atehere kur askush nuk te sheh se ne cilen parajse te derguan mashtruesit e sotem!
Citoje
Të thuash se s'ka jetë pas vdekjes (parajs apo ferr), është kulmi i injorances.
Edhe anasjelltas!
Citoje
Disa shkenctare te këtij forumi, qe i kanë dhënë epitete vetvetes edhe pse nuk i meritojnë,  janë ne një nivel shumë te ulet intelektual, mbase nuk kanë arritur ta njohin qëllimin e jetës se tyre.
Qellimi i jetes sone s`eshte i yni por i Natyres.Ne jemi Vullneti i saj.krijesa te saja dhe pjese e saj.
Citoje
Jeta pa ligj, është liri e robëruar.
Edhe jeta me ligje njerezore sidomos ato te budallenjve dhe krimineleve qe kane nxjerrur Fete per roberim... eshte liri e cunguar.
Citoje
Ai qe lirohet nga ligji hyjnor i Krijuesit te tij, ai ne anën tjetër roberohet nga mendja e tij e cekët/e mangët.
Askund s`ka nje ligj hyjnor,tokesor,henor,as qiellor.Ka ligj Natyror dhe ligje njerezore qe s`kane asgje lidhje me Yjet,henen,qiellin,perveq paditurise dhe frikes nga e paditura...dhe  jane  me shume antinjerezore.
Citoje
E dihet se kreatori është me i ditur për krijesën e vet.
Kjo eshte e sigurte!Kreatori eshte me i dijtur se i kreijuari nga ai,por kjo eshte nje zingjir i mbyllur ku i krijuari dhe krijuesi jane dy hallka te te njejtit zingjir!Pula-veza,pula-veza... gjer ne pafundesi!
Citoje
Krijuesi yt e di me mirë se çka te përshtatet ty, dhe prandaj te ka venduar ligje, qe po i rrespektove, do të shperblehesh me parajsë, mbase je treguar mirenjohes.
Krijuesi im ka vendosur ligjet e veta per mua dhe per vetvehten.Po t`mos egzistoja une s`do ekzistonte as ai vet dhe anasjelltas!Hoxhe pa xhemat s`ka se s`ka kujt ia shet rrenat,s`ka kush e paguan!LIgjet qe mi ka vendosur Krijuesi im mi ka vendosur para se te lindja,qe ne berkun e nenes e jo ato qe m`i vendose Papa,janullatosi,Homeini, apo dobiçi Jesus,komandanti famekeq pushtues arab Muhamed dhe kalores tjere te kesaj bote pa fillim dhe fund ku asnjerei s`eshte me i madh apo me i vogel se tjetri para peshores se Natyres ,pjese e se ciles jemi edhe ne!
Citoje
Mirëpo ndodhë e kundërta për atë i cili është mendjemadhë ndaj Krijuesit te tij, dhe nuk i rrespekton urdherat e tij.
Ky eshte çelesi i mashtrimit qe feja u ben njerezve per ti roberuar dhe bere kafshe te buta per ti mjelur dhe çfrytzuar me vone per nevojat financiare,politike,fiziologjike dhe pak sociale te saj!Asnje njeri ne bote s`ka lindur me me shume zotesi se sa tjetri,Asnjeri s`eshte Zot as vella apo djale i Zotit=Natyres! Tere jane nje brum i zotit dhe te gjithe se bashku quhemi ZOT=NATYRE=EGZISTUESHMERI!Frikesimi i njeriut nga njeriu me prapaskenen qe do t`i ndodhe pas vdekjes se tij ,nuk eshte fare e vertete se ashtu do te ndodhe por eshte nje mjet i mire per ta frenuar konkurentin e tij njeri dhe per ta perdorur per qellimet vehtjake jetesore te çdo lloji!Dhe ,meqenese njeriu eshte nje kafshe shoqerore gjysemintelektuale,kjo i ndihmon ne jeten e tij shoqerore,gje qe ke kafshet kjo s`eshte e mundur.Kafsha s`mund e mashtroje kafshen tjeter te llojit te vet per ta çfrytzuar per deshirat dhe qellimet e tija vehtjake apo grupore.Kafshet ne tere boten kane nje fe,nje gjuhe nje ligj jete,nje pamje te jashtme brenda llojit te vet!Njerezit jane me te privilegjuar sepse ,edhe te shtrire ne dyshek,me goje mashtrojne dike qe tu sjelle ushqimin dhe te kujdeset per te(jo te gjithe ...dihet)gjersa kafshet kete mundesi s`e kane fare...Kur semuret ajo ngordhe,askush s`i jep ndihme dhe sherim...
Por ju Dr.vazhdoni se kete titull e keni vuar per diçka...Se pa te s`ju degjon kush se ç`flisni...apo me mire te them s`mashtroni askend...
Ju mund te ndiheni i ofenduar,aq sa mua t`mos me lejohet te flas ne forumet fetare...sepse keshtu e ka feja gjithnje:Kush flet te verteten e cila asaj ia zvoglon te hyrat e majme,ato(fete) menjehere e perjashtojne si te Mallkuar,si i Paudhe,si Qoftelarg etj...dhe mbi te ndersejne kafshet e tyre te shkolluara e te zbutura per ta asgjesuar sa me shpejt...por ilegalisht per te patur mundesi qe pastaj ta festojne vepren e tyre kriminale te fshehte me shprehjen para opinionit : Shiqoni atij ia theu Zoti Qafen!A po shihni,a po bindeni qe ju duhet te beni ashtu siq themi ne e jo si thot "Qoftelargu" siq beri ky qe Zoti ia ...etj,etj,

Citoje
Me t'mira
Dr. Gery
Mos u ndjeni i ofenduar z.Dr.se ketu nuk jeni para Xhematit tuaj qe t`mos guxojne te ju kundershtojne me te verteten!
[/quote]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 286
  • Gjinia: Mashkull
xXx
#17 ne: 02-12-2006, 00:24:17
Pas nje studimi qe ishte bere ne universitetin e Kembrixh mbi te semuret qe kishin kaluar vdekje klinike, asnjeri prej te semureve nuk kishte pare dhe s`kishin perjetuar gje ne momentet e vdekjes (te pakten keshtu ishin rezultatet e studimit)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#18 ne: 02-12-2006, 02:42:10
pse nuk sjell ndonje link ose reference per kete studimin ti, qe ta lexojme edhe ne te tjeret?

Ja nje bisede interesante midis disa intelektualeve (ne anglisht) ne PBS nga emisioni The Question of God qe ka te beje pak a shume me kete teme ... biseden mund ta shikoni ne video ose ta lexoni:
http://www.pbs.org/wgbh/questionofgod/nineconv/suffering.html
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
Dr. Gery Miller
#19 ne: 02-12-2006, 03:31:43
Oh bo bo... albnobody, shume paske folur, e asgje nuk paske argumentuar.  :D

Nuk po futem shume ne detaje mbase nuk kam kohe, mirepo mjafton zbulimi shkenctareve, qe kane bere se, ne fund te korrizit apo ne fillim te lugit te prapanices, eshte nje koc/eshter, i cili kurr nuk zhduket. Dhe Zoti do t'a ringjalle njeriun prej asaj me pas. Per Krijuesin eshte shume lehte t'a ringjalle, sikur qe e kishte shume lehte kur e ka krijuar.

Ma thuaj, cili do te ishte qellimi i jetes tone ne kete jete, nese nuk ka dite te peshores?

Hajt kalofsh mire, edhe mos harro bani te fala nanes natyre.

Dr. Gery
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#20 ne: 02-12-2006, 14:53:42
Oh bo bo... albnobody, shumë paske folur, e asgjë nuk paske argumentuar.  :D

Nuk po futem shumë ne detaje mbase nuk kam kohe, mirëpo mjafton zbulimi shkenctareve, qe kanë bërë se, në fund te korrizit apo ne fillim te lugit te prapanices, është një koc/eshter, i cili kurr nuk zhduket. Dhe Zoti do ta ringjalle njeriun prej asaj me pas. Për Krijuesin është shumë lehtë ta ringjalle, sikur qe e kishte shumë lehtë kur e ka krijuar.

Ma thuaj, cili do të ishte qëllimi i jetës tonë ne këtë jetë, nëse nuk ka ditë te peshores?

Hajt kalofsh mirë, edhe mos harro bani te fala nanes natyre.

Dr. Gery
Eh more Doctor...
Po ku t`i gjej une analfabeti argumentet kur Doctori vet eshte ne nivel me te ulet nga inteligjenca dhe dituria jetesore se nje analfabet?

Une ju thash te mos bini ne koshin e Naiveve qe thone se Zoti keshtu e Zoti ashtu...se kjo eshte nje GENJESHTER!
Une shkrova shume qarte dhe kthjellet se te gjithe ne Jemi ZOT.
Nje ZOT te tille jashte Natyror s`ka se do duhej te kishte dhe ai krijuesin e tij,e krijuesi i tij,krijuesin e tij dhe genjeshtra do duhej te kerkohej gjer ne pakufi duke kerkuar babane e secilit Zot nje pas tjetrit...
Nese Zoti po me kapka mua per bishti dhe po me mbarojka prap,po ate kur te vdese kush e kape per bishti e ta mbaroje prap?
Pse bre Doctor po e leshon vedin kaq poshte...po a po mendon qe une jam femi i shkolles 3-4 vjeqare apo ndonje kokebosh qe i shkon prapa,priftit,Hoxhes,popit, "myhyb" i Shehut apo çka?
Ju Doctor po e tregoni vet Naivitetin e juaj vetem me pyetjen qe beni secilen here kur shkruani:
 Cili do te ishte kuptimi i jetes sone ne kete jete,nese nuk ka dite te peshores?
Ja pra kjo eshte fjalia qe juve Doctor me keqardhje ju rendite ne shkallen me te ulet te inteligjences se nje njeriu qe di vetem shkrim dhe lexim e asgje tjeter...
Ju vet beni ate qe dyshoni qe duhet ta beni por s`jeni aspak i sigurte nese kjo qe beni eshte puna e qelluar.vet kjo pyetje e deshmon nje gjendje te tille te pasigurise suaj!
Me vjen keq qe keshtu  si ju jane 98 % e atyre te doktoruarve Shqiptare,jo vetem ne shqiperi por aneekend botes.Sepse gjithkund ne boten e sotme "demokratike=xhungelliste faktorin njeri  feja kerkon ta mashtruoje dhe mbaje te zbutur per  xxx qelimet e saja Per kete shkak Diploma e nje Shqiptari s`ka asnje vlere ne bote edhe nese kjo diplome eshte marre ne universitetet amerikane te cilat pernga dituria jane 50 here me te mengeta se ato shqiptare,me te dobeta po them e jo me te mira nga shkaku qe shqiptaret s`kane nje fe te tyren ...dhe si mundet nje shqiptar ta njohe fene e huaj me mire se ai qe e ka mbaruar i pari dhe e shet?A ka nje anomali me te madhe se te jesh shqiptar dhe te perpiqesh ti mesosh shqiptaret arabisht?Apo Romakisht,apo greqisht,apo hebreisht?Kur kete mund ta beje me sukses vetem ai qe e ka gjuhen e vet ne kete rast arabi,vatikani,Athina,Israeli,Indiani...Secili duhet te kete fene e vet vehtjake dhe atehere ka te drejte ta shese nese i shitet...
Feja gjithkund çelesin e tera mashtrimeve e ka Zotin,djallin,shenjterit,qoftelargun,ferrin,parajsen e gogolizma te tjere te shpikura nga ajo vet por ajo vet atyre nuk u nenshtrohet.Feja qendron mbi Zotin qe ta imponon tye per te te roberuar.Predikuesi t fetare jane zbutes egersirash per qellimet e tyre vehtjake dhe partiake...gjithnje ata me duar larte
shkoqin qime nga b*tha e Zotit (i cili per ta eshte atje ne qiell ku s`e mberrin ti por duhet vetem permes tyre te shkosh ke ai, dhe jo ne kete bote por ne tjetren)qe te te sjelle tye te mirate tij...se ti vet s`mund te kapesh asnje qime edhe nese ngrihesh ne hava si prifti,hoxha e maskarenj  fetare tjere...

Beni si te doni Dr.por mos me quani qe jam "Qoftlargu""I mallkuar""Djall""i paudhe" etj,shprehje dhe arme keto luftenxitese e hakmarrese te fese!

Ju lutem shume,me falni se me keto fjale ndoshta po ua prishi interesin e juaj jetesor apo po ua cenoj shendetin psiqik qe si Dr. e paskeni shume te mire!

Nderime nga Shqiptarkurkushi(albnobody)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#21 ne: 02-12-2006, 15:43:22
pse nuk sjell ndonjë link ose reference për këtë studimin ti, qe ta lexojmë edhe ne te tjerët?

Ja një bisede interesante midis disa intelektualeve (ne anglisht) ne PBS nga emisioni The Question of God qe ka te beje pak a shumë me këtë teme ... biseden mund ta shikoni ne video ose ta lexoni:
http://www.pbs.org/wgbh/questionofgod/nineconv/suffering.html
I/e nderuar diikush
Nese e menduat per mua po ju pergjigjem!
Per te studjuar Zotin nuk duhen linke dhe citate...fare.Asnje universitet,asnje emer i njohur anglez,amerikan,gjerman,romak,grek,afrikan.bangladeshian etj nuk me duhet t`a citoj per gjerat ne te cilat te gjithe jemi te njejte pernga dituria apo pernga mundesia qe te mesojme dhe studjojme...mbi fene dhe Zotin...
Tere njerezit e botes se gjithhershme gjer me sot, dhe sot e tutje,ne kete pike jane te njejte.Secili nise studimet e tija per fenomenin jete i pavarur nga kokat e njerezve te tjere qofshin keta edhe prinder te tij, dhe arrine aty ku mund te arrije...
Prinderit tane neve na mesonin shtrigat, lugeterit, divat, dragojte, zanat, e krijesa tjera te imagjinuara per te na frikesuar qe te rrinim urte e t`mos kerkonim gjera qe ata s`i kishin per t`na i ofruar,njesoj sikurse kishin bere prinderit e tyre me ata me pare...Por me vone...kur u rritem  ne, keto genjeshtra ne i lam dhe s`i akuzuam prinderit pse na genjenin se ata vetem asht dinin e jo me shume edhe pse ishin prinder...Njeriu qe s`e gjene pergjigjjen e tij ne Fenomenin Jete ai i kethehet besimit te fese dhe asaj ia beson trupin (te punoje per te si gomar) dhe shpirtin qe te lutet per te miren e saj(fese)e te tij... Aty e ndale studimin ai qe s`mund te shkon me tutje.Studimet per fene dhe Zotin per ate qe ka paragjykime jane mihje ne uje! Pra, emisionet e perditshme fetare neper media qe tani me pas 1990-tes jane bere si Rok muzika te pashmangeshme,jane vetem nje rotullim ne reth te nje problemi i cili me asnje citim apo emer te dikujt ne bote nuk vertetohet. Nese citoni Papen, ai eshte njeri dhe Kriminel.Nese thoni per Homeinin apo me te madhin e fese Islame,edhe ai njesoj...nese flisni per Amfilohijen ,Pavlin,Janullatosin,etj,te gjithe jane kriminele dhe vrases dhe kjo edhe sipas ligjeve te njerezve... Te marrim shembull Okupatoret, kudo dhe kushdo qe te jete, thirren ne fe  dhe Zot dhe jane prapseprap kriminele Para se te nisin luftat kriminale shkojne dhe falen e bekohen neper kisha,manastire, Xhamia,teqe ... dhe bejne krime... Pra Marrja shembull e ketij apo atij kryetari te ketij apo atij shteti, shkencetari apo dijetari  te huaj ...duke cituar dhe sjellur linke nga ata... qe une ty te te bindi qe une kam zbuluar te verteten mbi fenomenin jete,permua do ishte nje marrezi. Une jam i pavarur ne kete drejtim. Nuk marr shembull asnje fjale te askujt sepse per te gjetur Zotin s`me duhet askush nga njerezit se asnjeri s`eshte me i madh se une apo me i aferm me Te se une ...Po ti lexosh me vemendje,librat fetare ,sidomos kuranin se bibla eshte teresisht e pakuptimte...do te shohesh se ne kuran njeriu fetar eshte perpjekur te heqe shume banalizma te bibles, qe njerezve qe ne kohen e shkruarjes se tij(kuranit)ishin me te zhvilluar dhe me te dijtur  se ne kohen kur u shkrua bibla t`ua mbeshtjelle pak mashtrimin e jo ashtu kallep sikurse bibla...qe tha u martua marija me zotin  ne enderr dhe e lindi zotin e vogel...Ka shekuj qe kjo RRene e fese e ka kaluar limitin e kohes qe eshte dashur te besohet ashtu...Analizat e shtatzenise dhe virgjerise behen se paku qe nje shekull...s`eshte me koha e lopeve...zbriti jesusi nga qielli apo shkoi ne qiell...
Pra Feja çdohere e me shume  gjithnje edhe sot do te perpjeket qe mashtrimin e saj mbi Zotin ta beje me perfid(me te padukshem dhe te pamundshem te hedhet poshte) por per vet ate qe kete mashtrim e di dhe e ben ai vetvehten s`e genjen dot...Pra ai eshte i dîjtur dhe perdore diturine e tij qe ti mashtroje te tjeret per qellimet e tija...Po vdiq Zoti vdesin tera fete sepse te tera jane te varura ne te.Por meqe tera fete e sotme njerezore "kane derguar nga grep atje larte ne qiell dhe ia kane ngjitur Zotit per b*the" ato do te jetojne mire se kafshet u sherbejne...Atje larte ato s`e lene askend te shkoje te shohe ne ka Zot apo jo...sepse secilin qe flet kunder e likuidojne pas shpine...dhe vetem duke e mallkuar dhe hedhur kafshet ne shpine ...urdherojne Zotin qe t`ia theje qafen te "paudhit"Djallit,qoftelargur etj...
Per te dijtur se cili eshte Zoti,ku eshte Zoti,kethehu ne vetvehte dhe aty do e gjesh,pa dale fare perjashta...se Zoti eshte ne Koken tende...jo ne qiell,Kishe,manastir,xhami,teqe,synagoge,Bibel,kuran...Ti je ai qe e ke krijuar ate te te ndihmoje Ty.Kur vdes ti vdes edhe Ai!
Pra mos me kerko linke as citime...se dua te studjoj dhe jetoj me mendjen time e jo me ate te te tjereve...Nje gje te tille ua preferoj te gjithe shqiptareve,sidomos ne kohen e sotme!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
Dr. Gery Miller
#22 ne: 02-12-2006, 21:12:49
Fakte o burr i dheut e jo kopalla te juaja. Fakte, fakte o njeri.

Ndegjo se si Profesori dhe pergjegjesi i anatomise dhe drejtor i institutit "Daniel" ne uniervsitetin "Tomas Xheferson" i cili quhet Marshal Xhenson, e kupto realitetin e kesaj bote. Apo shkenctari i madhe i cili eshte autori i librit "The Deleloping Human, clinicially oriented embryollogu", i cili quhet Keeth L. Mur, i cili e pranoi Islamin, kur pa se sa bukur pershkruhet embriologjija ne Kuran, kur pa se shushunjat moçalike dhe embrioni ne ditet 24-25 ne etapet "gjaku i ngjizur" qe e pershkruan Kuran, perputhet me zbulimet e tij. Apo qka na thua rreth citatit: "Ai i krijoi juve ne barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi, ne tri erresira" [Ez-Zumer 6] Ky varg kuranor aludon ne ate se embrioni zhvillohet ne brendi te tre mbeshtjesve te erret, qe jane 1) Shtresa e jashtme e barkut te femres, 2) Shtresa uterinare, dhe 3) Membrana amniokorionike. Valle ti bre djal, kush ia dha keto informata Muhamedit para 1400 vjeteve ne shkretetire ku paramendo edhe uji mungonte.

Eh more urrejtës i te vertetes. Shiko se sa bukur tregohet krijimi i femijut ne fazat qe kalojne ne disa procese, qe jane ne perputhshmeri me shkencen e sotshme."Q'eshte me ju qe Allahut nuk ia shprehni madherine qe e meriton? Ai ju krijoi ne disa etapa" [Kuran, Nuh: 13-14] apo "Ai ju krijoi juve ne mitren e nenave tuaja, etape pas etape, ne tri erresira! Ky eshte Allahu, Zoti juaj! [Ku'ran, ez-Zumer: 6] hajt ma thuaj kush ne ate kohe ka ditur prej shkencetareve per etapat e zhvillimit te femijeve ne miter, apo shtresat e errata, d.m.th. membranes amniokorionike apo per shtresen uterinare ???

A nuk eshte ky nje nga miliona argumentet, se ekziston nje Zot, i Cili eshte Apsolut dhe meriton te adhurohet?

A harruat te nderuar, se ne ne kaptin e 98-te, citati 30-te ne Kur'an thote keshtu: "A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë"? këto informata të zbuluara 14 shekuj me parë janë plotësisht paralele me zbulimet e shkencës moderne të shekullit 20-të, siç e njohim me me emrin "Big Bengu". Gjithashtu Kur'ani na paralajmeron per zgjerimin e qiellit, gje e cila tani eshte zbuluar. Allahu i Gjithefuqishem ne kaptinen e 51-te te quajtur edh-Dharijat ne citatin 47-te, ne Kur'an thote: "Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë".

Orbitat jane zbuluar koheve te fundit, ndersa Allahu i Gjithefuqishem ne kaptin e 36-te citati i 40-te, ne Kur'an ka thene: "As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata ditën. Po secili noton në një orbitë të caktuar." Kjo eshte mrekullire e Perendise i Cili eshte i Vetem dhe i Pa shoq.

Po pse ore e mohoni te verteten? Njerezit e menqur sic i pershkruan Kurani, jane qe: "Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit."

Shume bukur ka thene nje shkenctar amerikan qe quhet Gai Marçi ne librin "The Seven Mysteries of Life", te botuar ne Boston nga The Houghton Mifflin Company, ne vitin 1978, ne faqen 598 se: "...Mbas materies fshihet diçka tjetër që në një mënyrë e kontrollon atë. Dhe kjo, mund të thuhet se është njëlloj argumenti i ekzistencës matematikore të një krijuesi."

Tjeter here kur flasesh argumentoje ate qe e thua, si me shkence, me logjik, etj., e mos ia fut kot fare.

Nese deshiron debat, pergjigjue kesaj ne çdo pik dhe mund te vazhdojme.

Dr. Gery

p>s>: Une nuk jam Dr., mirepo jam maturant ne shkolle te mesme. Kete qe e kam eshte thjesht emer i dikutj tjeter, qe eshte ne photo, qe eshte nga USA, shkenctar i njohur, qe eshte konvertuar ne Islam, dhe e quajne AbdulAhad Omar.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#23 ne: 03-12-2006, 02:34:13
Citim nga: Dr. Gery Miller link=topic=24289.msg463135#msg46313
5 date=1165090369
Fakte o burr i dheut e jo kopalla te juaja. Fakte, fakte o njeri.
Ore Doctor...
Ore Doctor...
Ore Doctor...
i mjeri Doctor...
Doctor analfabet!!!!!!!!
Cilat fakte ka dikush ne këtë botë te mi sjelle mua përpara te cilat do me bindin se është ndryshe nga ato qe unë vet i kam studjuar?
Asnje njeri ne botë,ne botën e sotme qe ha dhe pi,qe fli dhe zgjohet,qe është ne dukje qenie njerëzore s^mund t`me tregoje diçka qe unë s`dij ende ne këtë drejtim te Zotit dhe te fesë!Vertete unë s`i kam studjuar shumë shkencat ekzakte,matematikën,fizikën,kiminë,etj...por filozofine,politikën...auuuuuu mos më ngacmo kot!
Nuk marr unë fakte nga askush.S`më intereson fare se çka thonë dhe shkruajnë te tjerët se për këtë teme Zotin dhe fenë...s`e dëgjoj askënd ne botë...qoftë ai apo ajo nga Harwardi," tomas Xhefersoni" apo ndonjë universitet tjetër...këto z Doctor janë paçavure për t`u hedhur hi syve atyre qe ende s`janë mashtruar  dhe robëruar nga feja dhe...PIKE!
JU Doctor kerkoni Fakte! Unë ju them se secila fjale imja këtu ne këtë teme është një FAKT.Pse unë nuk jam një Doctor si ju kjo vërtetë është mungese po ç`ti besh...Koka ime nuk njeh diplomat e ...shkruara por vetëm ato te pashkruarat qe njeriu i ka ne Koke!

Citoje
Ndegjo se si Profesori dhe përgjegjësi i anatomise dhe drejtor i institutit "Daniel" ne uniervsitetin "Tomas Xheferson" i cili quhet Marshal Xhenson, e kupto realitetin e kësaj botë.
Më fal z.Doctor...s`më intereson aspak budallalleku i këtij Profesori gomar!Ju ndoshta dhe mund te mendoni qe unë jam kaq i marrë dhe i pasjellshem  qe një Profesor te një Universiteti Amerikan ta quaj Gomar ,nga padituria apo mendjemadhesia qe kam...por po ju them se ky s`është shkaku!Shkaku qe unë kështu e quaj atë është se ai është i marrë,po po,i marrë për këtë drejtim te fesë dhe Zotit për te cilin unë dhe ju z. Doctor po debatojmë këtu ne forumin "Zeri YT"JU shkrova me pare qe t`mos bini ne grupin e te marreve nëse doni të jeni një Doctor siç e keni paraqitur vedin ,por ju prapseprap bëni pyetje feminore qe vetëm e vetëm te flisni diçka ne këtë teme qe s` është teme femijesh,as pseudodoctoresh.Kjo Teme z. Doctor kërkon Koke dhe jo Titull!Statistikat kompjuterike te vleresimit te dijës(jo asaj fetare se këtu ka gënjeshtra te pakufijshme te cilat kompjuteri s`mund ti njohe) e kanë treguar qe ne botë vetëm 1% e titujve te dhënë janë te merituar...Po ju kerkoj edhe një herë: JU LUTEM z.DOCTOR mos më kerkoni FAKTE se s`kam asnjë.S`kam ku ti marr,S`ka patur as Mitra,as Buda,as Mose,as Jesusi,as Muhamedi,as,as,as, etj e si te kam unë?Unë dij qe këto qe po i shkruaj janë te padiskutueshme dhe te padebatueshme!Të gjitha variantat tjera janë shkarravitje ne fytyren tënde personale e jo aspak marrje diturie nga e jashtmja e jote...
Citoje
   Apo shkenctari i madhe i cili është autori i librit "The Deleloping Human, clinicially oriented embryollogu", i cili quhet Keeth L. Mur, i cili e pranoi Islamin, kur pa se sa bukur pershkruhet embriologjija ne Kuran, kur pa se shushunjat moçalike dhe embrioni ne ditet 24-25 ne etapet "gjaku i ngjizur" qe e përshkruan Kuran, përputhet me zbulimet e tij.
Po Doctor...
Të behesh shkencetar është gjë e mirë.Ta marrësh Islamin ,nëse ke një Titull te lartë shkencor apo sportiv te njohur ne botë është dy herë përfitim si p.sh Muhamed Aliu (Boks) etj...se paguhesh dyfish...Titullin e shkencetarit e merr me një zbulim te thjeshtë ne një lemi shkencore dhe këso lemishe ka shumë...të fitosh titullin shkencetar nuk do të thot fare qe je i dijshem.Titullin e ke fituar për një fjale te re te shkences ne te cilën je futur...dhe kur dihet qe fjalët e shkences s`kanë mbarim asnjëherë...atëherë vetvetiu dihet se sa vlerë ka një shkencetar emrin e te cilit e merrni ju z. Doctor si shembull mbrojtjeje nga fjalët e mia por dhe si mjet i fortë kredibiliteti për ti publikuar ju idetë dhe kerkesat e juaja  te them ashtu "marketing" fetar.Ne Ferizaj, z. Doctor një i ri shqiptar para 23 vitesh ka konstruktuar automjetin me rrymëëëëëëëë te vazhdueshme...Ai asnjëherë gjer me sot nuk ka dalë ne drite si gjeni edhe pse ne drejtimin e tij ka kaluar tërë inxhenjeret e botës gjer ne at kohe...Mos duhet valle qe unë tani te marr disa fjale për fe te këtij "shkencetari" nga Ferizaji dhe t`i sjelli para jush si FAKTE?...Feja është një boshllek apo zbrastine qe njeriut ia ploteson zbrastiren e tij me një zbrastire të huaj... dhe asgjë me tepër!Ju lutem z.Doctor ,e dij qe mund t`ju duken qesharake këto shkrimet e mia por merrni seriozisht edhe nëse ju del gazi gjatë leximit...se unë edhe humorin e kam ne qejf shumë sidomos me te marret...
 
Citoje
Apo çka na thua rreth citatit: "Ai i krijoi juve ne barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi, ne tri errësira" [Ez-Zumer 6]

Po more Dr.po kush e tha këtë? Këtu flet dikush tjetër ne emër te Zotit e jo vet Zoti!
Sikur Zoti vet te thoshte këto fjale këto do ishin kështu:
Unë Zoti i juve ju krijova juve ne barqet e nenave te juaja...etj,etj...do të na tregonte se si ka krujuar para nesh nenat tona,nenat e nenave tona e kështu me radhe gjer ne fillim te botës qe s`ka fillim as fund...Pra kjo tregon haptas qe dikush e ka mbaruar Zotin për qëllimet e tija,flet ne emër te tij para kopese njerëzore dhe tera fjalët e veta i flet duke i paraqitur se gjoja këto janë te Zotit.Zoti nuk flet as nuk shkruan se Zoti s`është një krijese.Këtë FAKT ju z: Doctor nuk keni mundësi ta zbertheni ne Koken e juaj sepse nuk mjafton Koka e një Doctori edhe te vërtetë qe ta kuptoje këtë fjale! Duhet të jesh 100 herë Dr. qe të kuptosh këtë qe shkruaj unë...Zoti ne asnjë fe nuk lejohet te shihet,te vizitohet,te pyetet direkt por vetëm me ndermjetesues fetare...gjë qe haptas për atë qe s`ka perde truri shihet Rrena e fesë!

 
Citoje
Ky varg kuranor aludon ne atë se embrioni zhvillohet ne brendi te tre mbeshtjesve te erret, qe janë 1) Shtresa e jashtme e barkut te femres, 2) Shtresa uterinare, dhe 3) Membrana amniokorionike
Valle ti bre djal, kush ia dha këto informata Muhamedit para 1400 vjeteve ne shkretetire ku paramendo edhe uji mungonte.
Keto i njeh biologjija,gjinekologjija,mjekesia ...ç`me duhen keto mua?

Kjo është një Rrene libri z.Dr.Askush s`e ka xhiruar Muhamedin ne shkretetire pa ujë dhe buke apo ne shpelle,as fletet e kuranit duke i pikur nga qielli,këto janë genjeshtrat e tija personale apo te dikujt qe ka shkruar në emër te tij sikurse bën feja qe flet ne emër te Zotit...qe është Genjeshter totale dhe asnjë fjale me shumë!
Ore Dr.
Një shok imi,një kohe ne Zvicer merrte një gjilpere dhe ne mesin e femrave të reja e fuste ne doren e tij,aty ke bryli...ai e shterngonte doren dhe gjilpera i futej ne mish...por meqë aty s`ka edhe gjaku dhe gjak s`i dilte dot...ato u mahnitshin me te dhe e simpatizonin...
Pra...ku më intereson mua se si zhvillohet embrioni...Unë tregoj se embrioni zhvillohet për te gjithë njësoj sikurse janë ligjet e Natyres ne te cilat jemi edhe ne pjesë e saj dhe se Zoti siç e tregon feja,asnjë fe e jo vetëm ajo islame nuk ekziston fare jashtë budallallekut te njerëzve.Zoti është një kuptim e jo një Gogol,një mjeshter qe nderton,një xhelat qe vret,një gjyqtar qe dënon,një tarak apo hamshor qe ngjize gratë...Zotin e ka krijuar njeriu për ta bërë sherbetor ndihmes për paditurine e tij,për friken dhe pasigurine e tij ne këtë botë NATYRORE!Kur vdes njeriu,vdes edhe Zoti i tij se bashku me te!I dij unë pallavrat e bibles dhe te kuranit...Ato janë terheqese,sidomos ato ne kuran por nuk janë për nivelin tim...Ato janë për fëmijët parashkollore gjer ne moshen 18 vjeqare...me tutje ato bëhen te pavlefshme njësoj sikurse librat me përralla për lugeterit dhe shtrigat...

Citoje
Eh more urrejtës i te vërtetës.

Me këtë fjale z. Doctor e prishe krej punën.Me këtë fjali,pa asnjë dyshim e vertetova qe je një Doctor i marrë,një analfabet tipik,një intelektual fallso dhe për me tepër i ndyre teresisht!

Unë nuk urrej asgjë ne këtë botë.E vërteta jam unë vet.Tjetër te vërtetë ne këtë botë s`ka.Vetvehten s`e urrenj!


Citoje
Shiko se sa bukur tregohet krijimi i femijut ne fazat qe kalojne ne disa procese, qe janë ne perputhshmeri me shkencen e sotshme."Q'është me ju qe Allahut nuk ia shprehni madherine qe e meriton? Ai ju krijoi ne disa etapa" [Kuran, Nuh: 13-14] apo "Ai ju krijoi juve ne mitren e nenave tuaja, etape pas etape, ne tri errësira! Ky është Allahu, Zoti juaj! [Ku'ran, ez-Zumer: 6] hajt ma thuaj kush ne atë kohe ka ditur prej shkencetareve për etapat e zhvillimit te fëmijëve ne miter, apo shtresat e errata, d.m.th. membranes amniokorionike apo për shtresen uterinare ???



 Krejte kjo i turpshmi doctor është një Rrene.Ashtu siç shkrova me lartë...këto fjale jan të atij qe Zotin e ka mbaruar e jo te Zotit vet.Pra flet dikush(ndonjë kriminel mashtrues) ne emër te Zotit te padukshem dhe vetëm te imagjinueshem




Citoje
A nuk është ky një nga miliona argumentet, se ekziston një Zot, i Cili është Apsolut dhe meriton te adhurohet?

Ky është një Argument i stermjaftueshem  për të parë se e tera qe ky i panjohur thot ne emër te te paekzistueshmit(Zotit) janë rrena qellimmira për folesin dhe qellimkeqia për ndegjuesin  dhe PIKE!Zotin s`ke  ku e gjene jasht vetvehtes qe ta adhurosh.Adhuro vetvehten,familjen,natyren,jetën dhe ja ke adhuruar Zotin e imagjinates sate!

Citoje
A harruat te nderuar, se ne ne kaptin e 98-te, citati 30-te ne Kur'an thotë kështu: "A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë"?
Shko bre Dr dhe gjej fëmijë te qerdhes...

Po kush flet këtu ne Kuran? kush thot "ne"? Kush janë këta "ne"?Janë këta Zoterat,djajt,arabet?
Pse nuk thuhet këtu. Unë e ndava,unë e bëra,unë do e bëj...unë ju bëra...?
 
Citoje
këto informata të zbuluara 14 shekuj me parë janë plotësisht paralele me zbulimet e shkencës moderne të shekullit 20-të, siç e njohim më me emrin "Big Bengu". Gjithashtu Kur'ani na paralajmeron për zgjerimin e qiellit, gjë e cila tani është zbuluar. Allahu i Gjithefuqishem ne kaptinen e 51-te te quajtur edh-Dharijat ne citatin 47-te, ne Kur'an thotë: "Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë".
Shkenca nuk ka filluar sot por edhe para  shekullit te 14 qe përmend ti.Edhe para komandantit famekeq pushtues dhe gjakesor arab Mzuhamedit ka ekzistuar shkenca dhe ka qenë shumë e zhvilluar.Muhamedi ka qenë një njeri i aftë  gjë qe e tregojnë pushtimet e tija. Ka qenë një tregtar i përkryer qe ka shetitur dhe njohur kulturat kryesore te njohura te njerezimit te asaj kohe.Komandant i shquar ushtarak,një filozof poashtu i zoti dhe një dijetar i pashembull për nga dinakêria për kohën e tij i cili formoi një popull,i rrethoi dhe bashkoi me force dhe dredhi me një fe dhe një gjuhe...qe është një merite e madhe.Tera këto ai i ka shprehur ne Librin e tij shtetëror dhe fetar Kuranin.Po T`mos kishte qenë ai një Gjeni i kohës se tij,sigurisht qe s`do t`arrinte te krijoje një Rrene fetare kaq te madhe e cila ende edhe sot përditë inkason ne radhet e tij besimtare pa asnjë benificion material apo jetesor siç bën krishterizmi i të gjitha sekteve por vetëm me fjale te thata...
Këto "FAKTE" për zgjerimin e diellit more Dr. i marrë nuk janë zbuluar para 14 shekujsh sepse bota s`ka filluar me lindjen e një dobiçi hebre   Jesus ne një shtalle por bota s`ka fillim as mbarim...gjë qe te arrijturat shkencore te shekujve dhe mijevjeqareve te meparshem i ka pershkruar edhe "profeti" Muhamed ne librin e tij ushtarakofetar Kuran!Këtu,këtë qe unë e shkruaj,askush ne botë s`mund ta kundershtoje dhe hedhe poshtë me FAKTE por vetëm me FORCE!Vet thenia; " ne me forcen tonë e ngritem qiellin dhe ne e zgjerojme atë" është përgjigjja ndaj Rrenes për Zotin qe njerezimit i imponohet ta marrin si te vërtetë.Zoti po të ekzistonte si person(sepse ai ekziston si gjithesi)do të thonte: unë e krijova diellin dhe unë e zgjeroj atë sa dhe si te dua...pra do fliste vet ai e jo Matrapazet genjeshtare ne emër te tij...

Citoje
Orbitat janë zbuluar kohëve te fundit, ndërsa Allahu i Gjithefuqishem ne kaptin e 36-te citati i 40-te, ne Kur'an ka thënë: "As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata ditën. Po secili noton në një orbitë të caktuar." Kjo është mrekullire e Perendise i Cili është i Vetëm dhe i Pa shoq.

Sa interesant!
Zoti paska folur për herë të parë kur i ka lindur djali me kurven hebreje marie dhe te dytën herë...kur ka folur me Komandantin pushtues Arab Muhamedin!Bota ,ose Zoti sipas këtyre fjalëve(qe as fëmijët e qerdheve te sotme s`i besojnë me) paska lindur para dy mijë vjeteve.Me pare s`kishte Bote as Zot.Heren e pare Zoti u mashtzrua qe bëri një djalë me një femër qe vet e kishte krijuar,pra ngjizi vajzen e tij dhe kjo i lindi një djalë te cilin ai s`arrijti ta mbroje pa ia mbytur Romakët qe ne at kohe ishin Zoti i Tokes...A hahet kjo Rrene?


Citoje
Po pse ore e mohoni te vërtetën? Njerezit e menqur siç i përshkruan Kurani, janë qe: "Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumenta të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit."

Askush s`e mohon te vërtetën.E vërteta qe s`mund te verteteohet është RRENE!Pershkrimet e Bibles dhe Kuranit e kanë hanger M...tash s`është me koha e perrallave alla"virgjeresha marie lindi djalë pa  kontakt me burrin Josef" Ka kaluar moti koha e perrallave dhe gjegjezave...Njerez it duke perdorur nga dhjetë lloj spermash të ndryshme e s`po bëjnë një femi e ...ajo Kurva pa i hipe askush...S`ka me këso Rrenash...

Citoje
Shumë bukur ka thënë një shkenctar amerikan qe quhet Gai Marçi ne librin "The Seven Mysteries of Life", te botuar ne Boston nga The Houghton Mifflin Company, ne vitin 1978, ne faqen 598 se: "...Mbas materies fshihet diçka tjetër që në një mënyrë e kontrollon atë. Dhe kjo, mund të thuhet se është njëlloj argumenti i ekzistencës matematikore të një krijuesi."

Këtë e kam thënë unë shum para tij dhe për ndryshim te këtij gjysëm dijetari qe s`di se si ta shtjelloje me mirë këtë thenje te tij,unë dij fort thjeshtë dhe kthjellët ta tregoj...por jo këtu në forum...kuptohet... Do e mbaj gjer at ditë kur do me ftojne te doktoroj...mua analfabetin...

Citoje
Tjetër herë kur flasësh argumentoje atë qe e thua, si me shkencë, me logjik, etj., e mos ia fut kot fare.

Jo...tjetër herë nuk t.. fus fare të jesh i sigurtë...gjer me tani pata pak respekt nga Titulli Doctor!
Citoje
Nëse deshiron debat, pergjigjue kësaj ne çdo pik dhe mund te vazhdojme.
Unë i përgjigjem secilit-es ashtu si dij...

Citoje
Dr. Gery
p>s>: Unë nuk jam Dr., mirëpo jam maturant në shkollë te mesme. Këtë qe e kam është thjesht emër i dikutj tjetër, qe është ne photo, qe është nga USA, shkenctar i njohur, qe është konvertuar në Islam, dhe e quajne AbdulAhad Omar.
Më fal pra qe tërë kohën te konsiderova një Dr.!
Tani e tutje shkruaj ç`të duash,s`ta marr më seriozisht!
Unë jam një Kurkush shqiptar,një analfabet nga Shqipëria!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#24 ne: 03-12-2006, 19:36:10
albnobody, une nuk e kisha per ty ate po thjesht solla dicka nje link qe mu duk interesant, me thene te drejten ai bashkebisedim i tyre mu duk shume me interesant per tu degjuar sesa bashkebisedimi jot ketu ne forum p.sh. lol por te pakten une nuk te ofendoj ty 'hajvan' sic e ofendon ti kete tjetrin; edhe sikur rrugac apo analfabet te ishte nuk ka arsye pse ta ofendosh ne bisede vetem e vetem pse ai ka kendveshtrim te ndryshem nga ty ... per me teper ky po thote qe eshte doktor; ti ca je qe te duket hicgje nje profesion ti tille? :D

Dhe aspak nuk eshte e vertete qe te gjithe ne ditkemi njesoj per subjektin e zotit apo fese ... per asnje subjekt nuk dime te gjithe njesoj, ndaj ka ne bote kaq shume interesa dhe profesione, pasi jeta dhe koha jone jane te kufizuara dhe nuk mundem une te di aq shume per dicka qe eshte specifika e profesionit apo interesit tend dhe ti harxhon shume kohe duke e vrare mendjen per ate gje dhe duke lexuar gjithashtu produktet e mendjeve te tjera qe kane te njejten interes ... keshtu ka avancuar dija njerezore dhe njerezimi, jo duke ngulur kembe si mushka qe cdo njeri qe ka pikpamje te ndryshme nga une eshte hajvan apo analfabet :D

keshtu qe ti tregoje se pari ne etiken e bashkebisedimit apo debatit se sa i mencur dhe edukuar je, pastaj ne ato qe thua, se ndryshe njerzit as qe kane deshire te lexojne ato qe thua ... une p.sh. sa pashe ca llafe te tilla ofenduese (kishe marre zjarr sikur po te vriste tjetri me mendime te ndryshme lol) thjesht me iku deshira te lexoja ca kishe thene ne vazhdim :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super