×

A egziston jeta pas vdekjes?

A egziston jeta pas vdekjes?

· 89 · 14240
Capkenja
#50 ne: 10-03-2007, 11:07:54
Fakti qe te gjithe kane ikur dhe asnje nuk eshte kthyer do te thote qe NUK KA !Shpirti eshte i lidhur me trupin fizik,funksionin bashke me te,eshte qenie brenda nesh.Kur ne vdesim,asgje nuk funksionon fillojme te tretemi e te kthehemi ne hic dmth dhe shpirti mbetet nje hic.

Dikush siper e theksoi ne bibel shkruhet se zoti lajmeroi Adamin dhe Even per pasojat e frutit te molles"Mos ha,nqs ha do te vdisni"

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#51 ne: 30-05-2007, 18:36:20
Fakti qe te gjithë kanë ikur dhe asnjë nuk është kthyer do të thotë qe NUK KA !Shpirti është i lidhur me trupin fizik,funksionin bashke me te,është qenie brenda nesh.Kur ne vdesim,asgjë nuk funksionon fillojme te tretemi e te kthehemi ne hiç d.m.th. dhe shpirti mbetet një hiç.

capkene,
fakti qe dikur nuk ekzistuam dhe tash ekzistojme, perse nuk na bind se ne nuk ekzistojme?

respekte capi

  • Postime: 336
  • Gjinia: Femer
Lizi
#52 ne: 07-06-2007, 11:36:04
Nuk e di a ka ndonjë teme te tillë në forum  po me sa kam vënë re besoj se nuk ka.

Thjeshte dua te dij si mendoni ju a ka vërtetë jetë pas vdekjes?
Flutura materialiste ngaqe nuk kishte pare kurre  dimrin , dhe asnjerin nga  lloji I saj s’e kishte pare , nxorri perfundimin se : Dimri nuk egziston . Vellezer me krahe , thonte , ka kohe qe qarkullojne midis nesh diskutime te pabaza , te perqendruara ne nje bote tjeter  qe disa shpirta   te dobet quajne Dimer . Sa gjera te pamundura, sa budallalleqe jane treguar ne lidhje me kete shtet mitik .Me sa duket aty toka qenka e forte si cemento , qe uji u beka si qelq  dhe  aty mund t’a ndash edhe ne kube .Madje edhe shiu nuk eshte me shi dhe bie ne formen e kristaleve te quajtura floke bore.
Uje te ngurte ?!Shi ne floke ?! Mos me beni te qesh , se mos egzistojne forma te tjera te materies pervec atyre qe njohim ne : toka e shkrifte dhe uji likuid.
Ne kete hapesire kohore ,thojne , pemet nuk kane ato lule, ato gjethe dhe ato fruta te caktuara per te n’a ushqyer .Bile edhe dielli vete , qe ndizet cdo mengjes per te ndricuar lojrat tona nuk eshte vecse nje glob I zbehte pa drite dhe pa nxehtesi.
Dhe ajo qe eshte kulmi I absurdit ,raca e insekteve, qe do t’a vleresoja hyjnore , eshte totalisht munguese ne kete jete te pertejme e pranvere-veres.Ne shtetin e quajtur Dimer egzistojne vetem raca primitive : zogj ,zvarranik, gjitar dhe njerez .Vetem keto specie inferiore  dhe nga mendja thellesisht naïve besojne ne Dimer dhe besojne se e kane kaluar. Jane ata qe kane shperndare zera qesharak ,infantile ,te pakuptimta ndermjet nesh .Per sa me perket mua me gjithe forcen e bindjeve te mia logjike dhe shkencore ,te bazuara ne egzistencen time dhe te races sime , konfirmoj se nuk egziston dhe nuk do te mund te egzistoi nje bote tjeter pervec kesaj qe n’a rrethon dhe qe te parit tone kane quajtur pranvere-vere.Dimri nuk egziston per faktin e thjeshte qe asnje fluture nuk eshte kthyer per te n’a treguar si eshte.
Capkenja
#53 ne: 02-07-2007, 13:17:32
Une skam pare ndonje qe ka ikur dhe te jete kthyer per te na treguar si eshte jeta pas vdekjes...kur te shoh do besoj !

  • Postime: 336
  • Gjinia: Femer
Lizi
#54 ne: 02-07-2007, 16:00:09
Fakti qe te gjithë kanë ikur dhe asnjë nuk është kthyer do të thotë qe NUK KA !Shpirti është i lidhur me trupin fizik,funksionin bashke me te,është qenie brenda nesh.Kur ne vdesim,asgjë nuk funksionon fillojme te tretemi e te kthehemi ne hiç d.m.th. dhe shpirti mbetet një hiç.
jam dakord me ty qe thua se shpirti eshte i lidhur me trupin fizik , por kur ne vdesim  qelizat dhe trupi yne s'treten sepse jane materie.(dhe ti e di qe materia kthehet gjithnje ne nje forme tjeter uje ,energji apo edhe elemente te tjera ne natyre)Meqenese materia e ka kete aftesi ti mendon me te vertete qe shpirti te mos e kete ?
pastaj nga asgjeja s'lind asgje dhe e kunderta nga dicka-ja do te rrjedh gjithesesi dicka.
Pershendetje!

  • Postime: 190
hendrix
#55 ne: 11-07-2007, 15:46:38
Unë skam pare ndonjë qe ka ikur dhe te jetë kthyer për te na treguar si është jeta pas vdekjes...kur te shoh do besoj !

Capkene,ka kohe qe nuk kam hyre ne kendveshtrime teol...dhe nuk jam i interesuar...por ndonje here lexoje...vena re shkrimin "Unë skam pare ndonjë qe ka ikur dhe te jetë kthyer për te na treguar si është.."
Po,ama as une nuk njoh ndonje qe ka ikur dhe te jete kthyer per te na treguar se "S'ka". Edhe ky edhe ai i yti nuk jane argument per JETEN ketu apo atje qoft...

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#56 ne: 04-11-2007, 21:03:55
Po te mos egzistonte jeta pas vdekjes qfar kuptim do te kishte kjo jete.....une besoij dhe jam i bindur qe ekziston sepse keshtu ka then krijusi mjafton per mua per ju se di? Po nese nuk besoni ju garantoij qe do te bindeni por kam frik qe ateher do te jet vone.......ketu eshte esnca te besohen gjerat qe si shohim se kur ti shohemi ateher ska nevoij me besuar sepse ajo shihet.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#57 ne: 05-11-2007, 00:31:15
Duke u perpjekur t`mos lendoj ndjenjat e juve qe besoni ne jeten pas vdekjes do ju pyesja:
KJo jeta qe ju jetoni tani eshte e para ,e dyta,e treta?Ku keni qene me pare se te lindni?E dini kete?
Nese ka jete siq thoni ju(dhe per mua kjo eshte teresisht nje absurditet)sa do zgjase ajo jete dhe a do vdisni prap per t`u ngjallur serish ne ndonje jete tjeter? Dhe nese ndodhe qe kjo te jete e mundur(per mua marrezi)sa kohe do zgjase ky nderrim i jeteve... sa jete do nderoni njeren pas tjetres?
A mbani mend diç nga jeta e meparme e kaluar  qe te jeni te sigurte per ekzistimin e asaj te arthmes? Apo, a jeni te sigurte qe kjo eshte e para?

Vetem nje Pyetje s`ua benj dot...se do semureni pa sherim!!!!!!!!!

Me falni por...vazhdoni   si te doni!

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#58 ne: 07-11-2007, 15:08:07
per ata qe mendojne ka argumente sa te duash

albnobody, at pytjen qe sna e ben dot neve...si duket i ke bere vetes dhe je semure pa sherim... (sa keq)

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#59 ne: 07-11-2007, 20:38:31
për ata qe mendojnë ka argumenta sa të duash

albnobody, at pytjen qe sna e bën dot neve...si duket i ke bërë vetes dhe je sëmurë pa sherim... (sa keq)


Eshte e vërtetë qe un jam semuar pa sherim ,këtë e pranoj pa asnjë kundërshtim, por dua te ju them juve qe ende s`jeni sëmurë, qe s`e kam patur fare lehtë ta bëja këtë! Po t`ma bënte dikush do me kishte ndihmuar shumë!Ndersa ju Fetaret nuk jeni ne gjendje ta beni vet nje gje te tille,nje vetsemurje pa sherim!

Me tutje nga ç`janë këto Argumentet e mia s`del askush! Nëse s`njeh te djeshmen,te kaluaren(jetën e kaluar) si do ta njohësh te nesërmen(jetën e ardhshme)???????????!

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#60 ne: 08-11-2007, 12:06:34
Nuk semuremi, se "frikesohemi" se do vijnë te verberit nesër te na tregojnë për ngjyren e gjelbert, ndërsa shurdhet te na "flasin" për muziken e Betovenit, e ndoshta komunistat, bijt e Lenin Rusit na shpallin turkofila...

Këtu qëndron "problemi"...

Sherim te shpejt te deshiron,
Altruisti!
Falemnderit! Altruisti por harove bijt e [...] Marijes... se ata janë qe po të quajne Turkofila, jo ata te Leninit!
Un kam sëmurë vetvehten,ju s`mundeni...Ai qe s`bisedon me fëmijët,si njeh as te rriturit! Ai qe s`di ç`është semurja, s`është i shëndoshë!Kush semur vetvehten,ai edhe e sheron!Semurja e huaj,nga i huaji,po e more s`sherohet dot!

Suksesse !


Albnobody, te lutem kujdes si shprehesh! Mos i fyej besimet e te tjerëve!
Aida
« Editimi i fundit: 08-11-2007, 12:20:19 nga Aida »

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#61 ne: 08-11-2007, 16:00:09
pyetja eshte shume e qarte: a ekziston jeta pas vdekjes dhe jo a ka pas jete para kesaj jete.
e ti albnobody mund ti biesh ende fyllit ne nje vrime.
nje pyetje logjike: nese gjithcka eshte ne dysh, pra ne cift, pse spo mundka qe edhe jeta te jet ne cift, e jo ne tresh? Pse u dashka te kishim nje jete para kesaj, te ngjallemi ketu, te vdesim dhe serish te kemi nje jete me pas? Po patem nje jete para kesaj, atehere mendja jone do pjellte edhe njepyetje edhe me naive: a mos vallae kemi pasur edhe nje jete edhe me tej...edhe me heret? dhe ku do mbaronte pyetja?
Zoti krijoi gjithcka ne cifte...e nga kjo edhe jeta eshte ne cift: kjo qe e jetojme dhe tjetra pas kesaj. asgje nuk ka jasht ketyre.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#62 ne: 08-11-2007, 16:09:09

Zoti krijoi gjithçka ne cifte...e nga kjo edhe jeta është ne çift: kjo qe e jetojme dhe tjetra pas kësaj. asgjë nuk ka jasht këtyre.



Ato marrezirat tjera s`po i citoj por vetem kete!
Zoti krijoi çdo gje ne çifte por vetem vetvehten e la Vejan,pa grue dhe ia la vedit mundesine qe te kenaqe nevojat e tija me femijte e tij,te Krijuarat e tij.

Kush e krijoi ate Zotin tend dhe e la pa Grua qe ai t`na i merr grate tona ?

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#63 ne: 08-11-2007, 16:28:53
nuk jane marrezira, por se nuk ke cka te citosh...
dhe tash nga jeta pas vdekjes, del te Zoti...
epo te luajm loje fjalesh une dhe ti mund te luajm tere jeten...
andaj pac shnet...

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#64 ne: 08-11-2007, 20:51:39
Per ty dhe perrallagjinjte po por per mua jo.
Kush e krijoi Allahun tend?Nese ai krijoi boten,kush e krijoi ate?A mundet dikush qe te krijoje vetvehten se pari dhe pastaj te krijoje Boten?Ku gjindej ai para se te lindte vet.Nga erdhi ne Hapesire qe pastaj ta krijoje boten!
Un jam aty ku kam qene gjithnje edhe para se te linde dhe pas vdekjes poashtu mbetem aty!Kam kaluar moshen e perrallave edhepse vertete jane te pasjmangshme per femijet dhe gjysem te marret!

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#65 ne: 08-11-2007, 21:10:05
s'eshte cudi qe njerezit qe nuk besojne si ti, jane te pakte ne bote...

gjysem te marre dhe te marre komplet si puna jote jane ata qe i shohin argumentet dhe thone: ku jane?

Po te solla prova te ekzistences se Zotit nga Bibla ose Kur'ani, ti s'beson, ja prova racionale te sjellura nga Akuini... por mbase edhe me keto ti nuk beson...
un nuk kam ardhur ketu te te bind ty se ka ose nuk ka Zot.
si e sqaron ti ardhjen tende?
ke teorine tende ti mbi gjithcka dhe asgje? urdhero e diskutojme...

per ata qe mendojne, ka argumente sa te duash

ja provat... kij durim dhe lexo.

Prova nga lëvizja – ne jemi të sigurtë sepse është e dukshme për shqisat tona, se në botë disa gjëra janë në lëvizje. Është njësoj e qartë për ne, se çdo gjë që është në lëvizje, është lëvizur nga diçka tjetër. Kur një send është në qetësi ai është vetëm potencialisht në lëvizje. Akuini nxorri përfundimin e përgjithshëm se asgjë nuk mund të transformohet nga një gjendje potencialiteti në diçka që është përsëri në një gjendje potencialiteti. Një domino nuk mund të goditet nga një domino tjetër, që është duke qëndruar akoma. Potencialitet do të thotë mungesa e diçkaje dhe është pra asgjë; për këtë arsye, lëvizja potenciale në dominon fqinje nuk mund të lëvizë dominon tjetër, sepse ajo është asgjë dhe kështu lëvizja nuk mund të rrjedhë nga jolëvizja. Siç thoshte Akuini “asgjë nuk të shkojë nga potencialiteti në aktualitet, përveçse nga diçka që është në gjendje aktualiteti”.  Nëqoftë se shpjegojmë lëvizjen, ne nuk mund ta bëjmë atë duke u kthyer në një regres të pafundëm. Në qoftë se ne duhet të themi rreth çdo lëvizësi, në këtë seri, që ai, në kthim, ishte lëvizur nga një lëvizës i parë, ne nuk do të mundim kurrë të zbulonim burimin e lëvizjes, sepse çdo lëvizës do të ishte atëherë vetëm potencialisht në lëvizje. Edhe nëse një seri e tillë do të kthehej përsëri në mënyrë të pafund çdo një prej tyre do të ishte akoma vetëm potencialisht dhe nga ajo nuk mund të dilte asnjë lëvizje aktuale. Sidoqoftë, fakti është se ka lëvizje. Duhet të jetë pra një lëvizës i cili është në gjendje të lëviz gjërat, por që vetë nuk duhet të lëvizë dhe, thotë Akuini, “çdo njeri e kupton që ky është Zoti”.
Prova dhe shkaku veprues – Shkaku veprues i statujës është puna e një skulptori. Në qoftë se e heqim veprimin e skulptorit, ne nuk do të kishim veprimin, statujën. Por gjendet një rregull i shkaqeve vepruese; prindërit e skulptorit janë shkaku i tij veprues. Punëtorët në gurore janë shkaku veprues i kësaj cope të veçantë mermeri të vlefshme për skulptorin. Një seri e tillë e shkaqeve kërkohet, sepse asnjë ngjarje nuk mund të jetë shkak i vetes së saj; skulptori nuk mund të jetë shkak i vetes së tij dhe statuja nuk mund të jetë shkaktojë vetveten. Një shkak është më përpara se një veprim. Atëherë asgjë nuk mund të jetë më përpara se vetja e vet; kështu, ngjarjet kërkojnë një shkak të mëparshëm. Çdo shkak i mëparshëm duhet të ketë vetë shkakun e vet, ashtu si prindërit duhet të kenë prindërit e tyre. Por është e pamundur të shkosh prapa në pafundësi, sepse të gjitha shkakqet në seri varen nga një shkak veprues i parë, që ka bërë që të gjitha shkqqet e tjera të jenë shkaqe reale. Atëherë, duhet të gjendet një shkak veprues i parë, “të cilit çdo njeri i jep emrin Zot”.
Prova nga qenia e domosdoshme drejt qenies së mundshme – në natyrë ne gjejmë se sendet janë të mundshme, që të jenë ose të mos jenë. Sende të tilla janë të mundshëm ose të rastësishëm, sepse ata nuk ekzistojnë gjithmonë; ata kanë lindur dhe janë shkatërruar. Ishte një kohë kur një pemë nuk ekzistonte; ajo ekziston dhe së fundi ajo doli jasht ekzistence. Të thuash atëherë se është e mundur për pemën që ekzistojë, do të thotë se është gjithashtu e mundur të mos ekzistojë. Mundësia për pemën, që të mos ekzistojë duhet të merret në dy mënyra; së pari, është e mundur që pema kurrë të mos vijë në ekzistencë dhe së dyti, kur pema është në ekzistencë, gjendet mundësia që ajo të dalë jasht ekzistence. Atëherë të thuash se diçka është e mundur, duhet të thotë se të dyja skajet e ekzistencës së saj, që janë, përpara se ajo të vinte në ekzistencë dhe pas daljes së saj nga ekzistenca, nuk ekzistojnë.
Të gjitha qeniet e mundshme, pra, në një moment nuk ekzistojnë, do të ekzistojnë për një kohë dhe përfundimisht do të kapërcejnë ekzistencën. Kur sendet e mundshme vijnë në ekzistencë, atom und të shkaktojnë lindjen e qenieve të tjera të ngjashme, të mundshme, ashtu si prindërit i japin ekzistencë fëmijëve, e kështu me rradhë. Por Akuini jep argumentin se qeniet e mundshme nuk e kanë ekzistencën e tyre nga vetvetja ose nga thelbi i tyre. Në qoftëse ka qenë një kohë kur nuk ka akzistuar asgjë, atëherë asgjë nuk mund të fillojë që të ekzistojë dhe madje aktualisht nuk do të kishim asgjë në ekzistencë, “sepse ajo, e cila nuk ekziston, fillon të ekzistojë vetëm nëpërmjet diçkaje që tashmë ekziston”. Përderisa eksperienca jonë na tregon qartë se sendet ekzistojnë, kjo do të thotë se jo të gjitha qeniet janë thjesht të mundshme. Akuini konkludon këtu se “duhet të ekzistojë diçka, ekzistenca e të cilit është e domosdoshme”. Ne duhet të pranojmë, thotë ai, se “ekziston një qenie e cila e ka nga vetvetja domosdoshmërinë e saj dhe nuk e merr atë nga ndonjë tjetër, por për më tepër, e shkakton këtë domosdoshmëri tek të tjerët. Ky është Zoti”.
Prova nga shkallët e përsosmërisë – Në eksperiencën tonë gjejmë se disa qenie janë më shumë ose më pak të mira, të vërteta dhe fisnike. Duhet të ketë diçka që është më e vërteta, më fisnikja dhe më e mira. Përderisa mund të thuhet për sendet, se ato kanë më pak ose më shumë qenie, ose se kanë një formë më të ulët ose më të lartë të qenies, sin ë rastin kur krahasojmë një gur me një krijesë të arsyeshme, atëherë duhet të ekzistojë gjithashtu “diçka e cila është qenia më e përkryer”. Akuini konkludon se “duhet të ekzistojë diçka e cila është për të gjitha qeniet shkaku i qenies, mirësisë dhe i çdo përsosmërie tjetër të tyre; dhe kjo është ajo që ne e quajmë Zot”.
Prova nga rregulli i universit – Ne shohim se sendet, siç janë pjesët e botës natyrore ose pjesët e trupit njerëzor, të cilat nuk zotërojnë inteligjencë, cillen në një mënyrë të rregullt. Duke qenë se sendet veprojnë për të arritur qëllimet, gjithmonë ose puthuajse gjithmonë, në të njëjtën mënyrë dhe për të arritur rezultatet më të mira, “atëherë është e planifikuar se ato i arrijnë qëllimet e tyre jo rastësisht, por me paramendim”. Por sendet, të cilave u mungon inteligjenca, nuk mund ta relaizojnë këtë funksion përderisa ky nuk do të drejtohet nga diçka tjetër, që ka inteligjencë, ashtu si shigjeta drejtohet nga harkëtari. Akuini konkludon se “qeniet inteligjente ekzistojnë në saje të atij që ju jep qëllim të gjitha qenieve natyrore; dhe këtë qenie ne e quajm Zot”.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#66 ne: 08-11-2007, 22:05:25
A ka egzistuar Zoti para Njeriut?
Nese po ku ishte?Kush e mbaroi,Nga erdhi?Kush e pa qe t`na tregonte kur ende s`kishte njerez?
Krijoi Zoti Boten,njeriun apo Natyra njeriun dhe njeriu Zotin?
Me shumice ne bote jane vetem te marret dhe un per vehten time i takonj pakices me te vogel ne bote siq e thua dhe ti dhe jane shum pak si une!Edhe Zoti eshte thjeshtuar (nga njerezit)dhe prej shumeve qe kane qene Budallenj,tani eshte vetem nje i menqur!
Faktet tuaja jane perralla me Aladina e Sheherzade    ...na ishte nje here...nje mbret...ai fliste me Kafshet...e veta Devete e karvaneve dhe ua dinte gjuhen perfekt...etj...etj ...

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#67 ne: 09-11-2007, 15:34:47
mir i bie fylleit ti...
nuk kam kohe te merrem me te sharat e tua...
hajt shnet

per ata qe mendojne ka argumente sa te duash

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#68 ne: 09-11-2007, 17:08:20
Un i bie Fyllit dhe të gjitha instrumenteve qe i ka mbaruar njeriu.Un kam koken time dhe asgjë s`e kam nga kokat e marra te te tjerëve.
Asnje ARGUMENT nuk egziston qe del ndryshe nga konkludimi perfundimtar i imi!

Ti bashkohesh shumicës është lehtë por te dalësh i vetëm mbi atë është e vështirë!

Argumenta ka per ata qe s`dijne te mendojne dhe  u vje me lehte te bazohen ne mashtrimet e te tjereve!

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#69 ne: 09-11-2007, 17:32:32
pse nuk merresh me temën ti po merresh me mu?
ah po... ti kur nuk ke pune... e leviz deren

argumentet janë për njerëzitë qe mendojnë...qe e vënë ne funksion arsyen... ndërsa budallalleqet për njerëzitë si ti...
bjeri fyellit bjeri...

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë, të cilët e përmendin Allahu me përkushtim, kur janë në këmbë, kur janë ulur e kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): "Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar je Ti! Ruajna prej dënimit të Zjarrit!" (Ali Imran 190-191)

http://www.harunyahya.com/other/albanian/deep_thinking_02.php
Labinot Kunushevci
#70 ne: 10-11-2007, 22:07:17
Une mendoj se ekziston jeta pas vdekjes.
Pasi qe ne te vdesim do te vi Dita e Kijametit e aty do ta japim llogarine per veprat tona dhe pastaj pason Ringjallja ose si po e quani ju "Jeta pas Vdekjes".
Pra ekziston edhe shume e ju ndash besoni ndash jo ne do ta perjetome.
All-llahu na ruajte...

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#71 ne: 10-11-2007, 22:58:54
S`po merrem me ty se ti s`je dikushi qe te te trajtoj si partner bisede por me temen time!
Un pyes kundershtarin e panjohur  nese di t`u pergjigjet pyetjeve te temes sime?
Mundetr qe ti t`mos jesh ky por edhe mund te jesh nese di!
E dij qe Forumin e frekuentojne edhe te marret dhe s`quditem fare per shprehjen e marrezive te tyre!

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#72 ne: 10-11-2007, 23:10:57
Unë mendoj se ekziston jeta pas vdekjes.
Kjo eshte e drejta yte te mendosh ashtu!
Citim
Pasi qe ne te vdesim do të vi Dita e Kijametit e aty do ta japim llogarine për veprat tona dhe pastaj pason Ringjallja ose si po e quani ju "Jeta pas Vdekjes".
Ketu gabon ne shprehje.Nese me pare thua qe un mendoj ,atehere s`ke te drejte te thuash "ne" por duhet te thuash "Une",pra vetem per vetvehten tende dhe jo per te gjithe tjeret ,sepse te tjeret kane mendime te ndryshme per kete gje!
Citim
Pra ekziston edhe shumë e ju ndash besoni ndash jo ne do ta perjetome.
Edhe ketu gabim qe flet ne shumes.Thuaj:  Une(per vehten tende) do ta perjetoj dhe ashtu te pranohet!
Citim
All-llahu na ruajte...
Edhe ketu gabim!
Lutu ti Allahut vetem per vetvehten dhe jo edhe per te tjeret qe s`e njohin fare!

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#73 ne: 10-11-2007, 23:42:36
O Albnobody, po qetesoju he burrë!

Labinoti shprehi mendimin e tij, mendim te cilin e ndaj edhe unë edhe besimtare te tjerë, d.m.th. ka te drejtë ta përdore shumesin!!!

Nuk besojnë vetëm muslimanet se ekziston jetë pas vdekjes, këtë e besojnë edhe besimtaret e tjerë!

Leni njerzit te shprehen si të duan dhe mos i merr postimet shumë personale nëse nuk përputhen me këndvështrimin tënd! Mundohu ti maresh me qetësi. Pervec kësaj, te lutem mos i etiketo bashkebiseduesit e tu si te "marrë" dhe mos i percmo!

Edhe mendimin tënd mund se e ndan dikush këtu në forum, po nuk te rin asnjë me gishtin tregues përpjetë dhe ze qortues se a ti formulojsh fjalite ne shumes apo njejes.



Ju lus te bashkebisedoni me qete me njëri-tjetrin!
Kjo eshte lutje per gjith postuesit ne kete teme!

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#74 ne: 11-11-2007, 01:51:32
Aida,
Padyshim qe ka mundesi te kete shume besimtare te nje feje por prapseprap nuk pranoj ne lutjet e tyre t`me fusin dhe mua.Nese dikush deshiron te Lutet ashtu le te shprehet qarte si kjo eshte e mundur: Allahu na ruajte ne Muslimanet...apo  te tjeret,Katoliket,protestanet,ortodokset...etj, e jo "na ruajte neve","na do e perjetojme" etj... Mendoj dhe besoj qe ty s`kam nevoje te ta mesoj ABC-ne e te shkruarit shqip!
Sa per qehtesimin,te falenderoj se edhe une i te njejtit mendim jam,por ende s`me erdhi koha qe jam duke e pritur siq ta kam thene edhe ne MP!

Un e shoh qe ,ashtu siq e kam shenuar ke avatari im, me duhet te iki...

Mendimet e mia jane te qarta dhe te Natyrshme. Un s`kam Tabu as Paragjykime.Per kete un jam i pathyeshem  ende ashtu siq eshte  dhe vet Natyra,pjese e se ciles jam edhe une! Nuk lejoj aq sa mundem qe ndokush t`me fuse ne thesin e tij pa pelqimin tim! Un jam Shqiptar dhe perveq  qe kam gjuhe e Fe Shqiptare,Zotin shqiptar, Profetin Shqiptar kam edhe Gjenialitetin Shqiptar te cilit gjer me sot ne boten e hapur ende askush s`m doli perpara por krahas me mua ka qe ecin,as une s`jam i pari!

Pjesemarrja ime ne Forum per mua eshte qe ti tregoj vetvehtes qe : sa me i madh te jesh,aq me poshte duhet te mbash koken duke folur edhe me kalamanjte,ashtu si nje peme qe ka shume Fryte  e qe krruset perdhe!
E shoh qe ,ne pamundesi per t`u pergjigjur ne pyetjet e  mia,koleget po kerkojne vrasjen time...e cila quhet "Marrja e te drejtes se Fjales"!