×

Ateizmi, tek çfarë besojnë mosbesuesit?

· 2 · 484

Ateizmi, tek çfarë besojnë mosbesuesit?

· 2 · 484

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-05-2011, 15:26:43
Gjatë lashtësisë ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuara dhe shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë

Ateizmi, tek çfarë besojnë mosbesuesit?

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a=pa" dhe "theos=Zot", me kuptimin "pa Zot", "pa perëndi". Si kuptim origjinal në kohët e lashta termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një Zoti a zotave. Në vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqenëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme), konsiderohej si ateizëm.

Gjatë lashtësisë ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuara dhe shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës, që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës, termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore, ku duke ardhur deri në ditët tona ka marrë përmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.

Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "Zotin" monoteist të feve meslindore. Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "Zot", për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është mohues i pohimeve teologjike dhe së dyti, frazën "nuk besoj në ekzistencën e Zotit", duke përfshirë në të, të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "Zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".

Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo.

Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#1 ne: 19-05-2011, 16:50:15
Kjo Klarita besoj se e ka ruajtur të drejtën e autorit ...

http://ateistet.org/terminologji/ateizmi
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super