×

BBC-ja Për abuzimet seksuale dhe Vatikanin.

BBC-ja Për abuzimet seksuale dhe Vatikanin.

· 22 · 2847

  • Postime: 102
Jakubi
ne: 06-08-2008, 10:57:08
Abuzimet seksuale dhe Vatikani- Pjesa e 1






Abuzimet seksuale dhe Vatikani- Pjesa e 2





Abuzimet seksuale dhe Vatikani- Pjesa e 3






Abuzimet seksuale dhe Vatikani-  Pjesa e 4







Ose klikoni ketu tek webseitja Ankebut
« Editimi i fundit: 10-08-2008, 15:10:11 nga Aida »

  • Postime: 95
Sociologu03
#1 ne: 06-08-2008, 15:29:25
Goxha i realizuar dokumentari.

Po me habit fakti se si nuk po reagojne keta katoliket e devocem dhe ateistet liberal.
Ne fakt nuk habitem se nuk ke cfare te thuash ndaj te degjeneruareve.

Ju subjektive do te jeni gjithemone po te pakten beni sikur jani te pavarur.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#2 ne: 07-08-2008, 00:15:54
Ne dokumentarin është perfol një realitet shumë i hidhur. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet se pse është ritur numri i besimtareve te cilët braktisin kishen katolike dhe preferojne te praktikojne fenë e tyre privat.

Ne spitalin ku punoj unë gjatë vitit 1999/2000 poashtu kishte një skandal. Ne repartin e fëmijëve ku trajtohen dhe mbahen nën përkujdesje fëmijët qe janë me te meta fizike, mendore dhe fëmijët spastike, prifti i ka abuzuar seksualisht. Ai i ka perzgjedh ata fëmijë qe janë te braktisur nga familjet e tyre dhe ishin me qëndrim te perhershem ne klinike, fëmijë qe nuk ishin ne gjendje te shprehen ne mënyrë verbale për ndodhite. Kur filluan te verehen gjurmet e abuzimit seksual tek fëmijët, filluan te dokumentohen lendimet e fëmijëve dhe te dyshohet me shumë tek personeli punonjes i repartit, askujt nuk i shkonte mendja tek prifti. Një infermiere e kishte zënë gjatë nderimit te nates derisa perdhunonte një fëmijë 5 vjeç i cili ishte komplet spastik. Mund ta imagjinoni një gjë te tillë? Të perdhunojsh fëmijë është diçka cnjerzore, por imagjinoni ata fëmijë te sëmurë!

Problemin e zgjodhen ashtu qe priftin e zhvendosen diku ne një fshat ku mund ti vazhdoje bemat e tij, dokumentacioni i pacienteve është falsifikuar dhe pjeserisht zhdukur (pjeset ku janë dokumentuar lendimet me foto dhe shkrim). Gjith personeli i repartit, duke përfshirë edhe deshmitaret janë larguar nga puna, ne perjashtim të atyre qe dhanë përkrahjen e tyre ti fallsifikojne dokumentat dhe te heshtin. Reparti është mbyll perkohesisht kinse për renovime, fëmijët u zhvendosen ne një klinike tjetër dhe me pas reparti u rihap por për pacienta te ritur. Klinika qe dikur ishte klinike private e financuar komplet nga donacionet e Kishes Katolike u shit pjeserisht, janë gjetur donatore privat dhe drejtoria bëri mbrenda këtyre viteve shumë ndryshime.



  • Postime: 691
Anesti
#3 ne: 10-08-2008, 12:34:59
Nuk kisha durim me e pare te gjithë videon pasi për shkak te shpejtesise se linjë ka shumë nderprerje.Po me aq sa pashë me mjafton perte kuptuar se përse bëhet fjale.
Pedofilija nuk është një fenomen fetar por problem individual i njeriut manjak qe i detyruar nga kushtet ne te cilat jeton ose si një refleks biologjik.Ky fenomen i ndyer shtrihet ne te gjithë popujt e ne religione të ndryshme.Shembuj te shumte ka pase dhe ne Shqipëri,por perte qenë me i saktë se kjo egziston dhe ne vendet islamike te fuqishme si Irani po ju citoj një fragment nga libri Hiqni Ferexhete  te shkrimtares se famshme Djavan:-Ne vendet muslimane, me gjithë ferexhete e femrave ,perdhunimet dhe prostitucioni bëjnë kerdine.Pedofilia atje eshteshume e perhapur sepse,ndërsa mardheniet seksuale jo martesore midis dy te rriturve qe duhen dhe denohen rreptesishtnga ligjet islamike,asnjë ligj nuk i mbron fëmijët.Ne këto vende ka aq fëmijë te mbetur fillikat saqë burrat i kenaqinme ta nevojat e tyre te nguteshme seksuale. Kjo është një teme e mirë tek rubrika komuniteti pasi atje kemi me shumë antare aktiv,po kështu atje eshte mire për të hapur tema te civilizimit te shoqerise,për ferexhene  e rrolin e saj negativ,për lirite e femres ndaj dhunë e tuteles se burrit,për lirine e saj nga tutela fetare e të gjitha besimeve.Të jepen shembuj te dhunes se grave ne famije,.Si trajtohet çështja e humbjesse virgjinitetit ne një familje nuslimane,si ndeshkohet ajo.Si ndeshkohet tradhëtia e një gruaje muslimane nëse kushtet njerëzore e detyrojne atë për një veprim te tillë.Si trajtohen fëmijët e lindur jashtë marteses,nenat e tyre etj.E pra ky do të jetë për mua boshti i temave te ardheshme.Ju përshëndes dhe besoj se te gjithë këtu e kuptoni se kjo qe bëj nuk është një nderhyrje ordinere prej inatciu por kntribut për një proces evolimi te shoqerise.Shresoj qe te me ndihmoni.Nese studijome ne shkolla e nese zbukurohemi me nje religion fetar natyrisht nuk e bejme vetem per vete,por per ta rrezatuar ate ne anbientin qe na rrethon.Por ketu duhet kujdes pasi te mesuarit duhet te kete hyre ne nje mendje te shendoshe qe e sheh shoqerine me syrin kritik dhe jo si je dele e semure qe shkon me koke ule sipas turmes.Ne kete rast dituria perdoret per regres dhe kjo do ta demtonte shume shoqerine.Githmone ka nje moment te zgjimit,qe te trondit per aktivitetin ne te kaluaren,por kurre nuk eshte vone per te ndryshuar e per tu bere flamurtar te lirive e sidomos te grave nga tegjitha fete.Chahdott Djavann le te jete per ne nje simbol i kesaj levizje.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#4 ne: 10-08-2008, 15:12:57
Videot i rregullova, shpresoj se tani me mire mund ti shihni.
Harrova te shtoj, po per viktimat e abuzimeve kishit gje per te thene? Po per rolin e Vatikanit ti fshehe gjurmet e ketyre  krimeve cnjerzore keni te shtoni dicka?

Gjithe te mirat!

  • Postime: 6
usm
#5 ne: 10-08-2008, 21:16:15
Shume shume interesant ky dokumentar por jo i pa njohur nga publiku.

Aq i lidhur eshte bere sindromi i pedofilise tek prifterinjte sa qe kur dikush degjon per nje pedofil ose homoseksual pyet: a mos ka qene qe prif ai tipi? se po te kete qene prift njgjarja behet edhe me e besueshme.

  • Postime: 691
Anesti
#6 ne: 11-08-2008, 01:38:31
Videot i rregullova, shpresoj se tani me mirë mund ti shihni.
Harrova te shtoj, po për viktimat e abuzimeve kishit gjë për te thënë? Po për rolin e Vatikanit ti fshehe gjurmet e këtyre  krimeve cnjerzore keni te shtoni diçka?

Gjithë te mirat!
Meqenëse ti nuki lexonshkrimete mija por vetëm i merr me mend se nuk ke durim pasi natyrisht te vënë ne veshtiresi,po të citoj një frazë nga shkrimi im i me siperm.
 ferexhene  e rrolin e saj negativ,për lirite e femres ndaj dhunë e tuteles se burrit,për lirine e saj nga tutela fetare e të gjitha besimeve.
Siç e sheh je munduar kot pasi unë jam shprehur me pare për këtë.Se ne c'nivel është shamija ne botën e krishtere sot besoj se sytë ne ballë i ke dhe s'ka nevojë për koment.Ne shekullin XXI nuk kam ndërmend te merrem me gjykuar kryqezatat po inkuizicionin por vlersoj evolimin.Meqenëse jam von tashmë skam kohe për të parë videot tecilat ti i paske perpunuar.Qe tebesosh ne islam eshtee drejta jote por jam kurjoz te di për popoganden qe ti i bën popullit tënd cmendim kanë koleget  e tu gjerman? Të thonë bavo qe predikon ferexhene,duvakun apo me mirë thesin ne kokë te femres?Sorryyyyyyyyyyyyyy!
Ju riktheva dhe nje here shkrimit tim dhe pashe qe paskam thene dhe keshtu:-Githmone ka një moment te zgjimit,qe te trondit për aktivitetin ne te kaluaren,por kurrë nuk është vonë për te ndryshuar e për tu bërë flamurtar te lirive e sidomos te grave nga tegjitha fetëEpo tashti pa kesaj e drejta eshte me mua.Diskutimi yt eshte i tepert.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#7 ne: 11-08-2008, 09:30:18
Jeni shumë gabim Anesti.

1) Për dallim nga ju qe nuk i lexoni shkrimet e tjerëve, apo i lexoni shkel e shko njëjtë siç keni lexuar edhe Kur'anin, krijoni paragjykime mbi to etj, unë marr kohën ti lexoj mendimet e tjerëve me vëmendje para se te pergjegjem.

2) Postimet tuaja janë përplotë fyerje ndaj Islamit, duke e quajt atë fe pushtuesish, fe dembelizmi, fe qe duhet shporr nga trojet tona etj etj. Fene Islame nuk e ka shpikat turku i nderuar dhe feja Islame nuk është prone personale e turkut, ajo është shpall për gjith njerzimin, njëjtë sikurse është shpall edhe ajo Krishtere.

3) Ju bëni haptazi ftese ne konvertim sepse kinse ky hap na afron me BE, dhe kinse kjo është rruga qe do të sjelle vetëm te mira për popullin tonë. E këtë e bëni duke ulur dhe përçmuar njërën fe se cilës i përket edhe një pjesë e madhe e popullit tonë, ndërkohë as qe ja keni haberin fesë qoftë asaj muslimane apo asaj krishtere sepse vete deklaruat se jeni ateist, i ritur ne komunizem etj, e KJO ESHTE PROPAGANDE. Ne anën tjetër unë ne çdo postimin tim kam thënë qe diskriminimi i njeres apo tjetres fe nuk sjell dobi për tolerancen fetare te popullit shqiptar. Përderisa ju paragjykoni normat qe ndjek një grup besimtaresh, mënyrën e veshjes, ushqimin etj, unë them qe çdo individ duhet te rrespektohet për preferencat personale dhe thirrjet e tilla qe një grup i caktuar njerzish te izolohen, perjashtohen nga shoqëria apo asimilohen vetëm e vetëm se nuk i shkojnë për shtati idejave tuaja apo kujdo qoftë, unë e quaj si racizem dhe shumë te rrezikshme për shoqërinë shqiptare!

Sidoqoftë, me len shumë përshtypje se si jeni akoma anëtar i lejuar dhe toleruar këtu, sidomos duke i marr parasysh këta pika sipër te cilët i përmenda dhe shkelin rregulloren e këtij forumi.

Gjith te mirat!

  • Postime: 691
Anesti
#8 ne: 11-08-2008, 12:08:17
Jeni shumë gabim Anesti.

1) Për dallim nga ju qe nuk i lexoni shkrimet e tjerëve, apo i lexoni shkel e shko njëjtë siç keni lexuar edhe Kur'anin, krijoni paragjykime mbi to etj, unë marr kohën ti lexoj mendimet e tjerëve me vëmendje para se te pergjegjem.

2) Postimet tuaja janë përplotë fyerje ndaj Islamit, duke e quajt atë fe pushtuesish, fe dembelizmi, fe qe duhet shporr nga trojet tona etj etj. Fene Islame nuk e ka shpikat turku i nderuar dhe feja Islame nuk është prone personale e turkut, ajo është shpall për gjith njerzimin, njëjtë sikurse është shpall edhe ajo Krishtere.

3) Ju bëni haptazi ftese ne konvertim sepse kinse ky hap na afron me BE, dhe kinse kjo është rruga qe do të sjelle vetëm te mira për popullin tonë. E këtë e bëni duke ulur dhe përçmuar njërën fe se cilës i përket edhe një pjesë e madhe e popullit tonë, ndërkohë as qe ja keni haberin fesë qoftë asaj muslimane apo asaj krishtere sepse vete deklaruat se jeni ateist, i ritur ne komunizem etj, e KJO ESHTE PROPAGANDE. Ne anën tjetër unë ne çdo postimin tim kam thënë qe diskriminimi i njeres apo tjetres fe nuk sjell dobi për tolerancen fetare te popullit shqiptar. Përderisa ju paragjykoni normat qe ndjek një grup besimtaresh, mënyrën e veshjes, ushqimin etj, unë them qe çdo individ duhet te rrespektohet për preferencat personale dhe thirrjet e tilla qe një grup i caktuar njerzish te izolohen, perjashtohen nga shoqëria apo asimilohen vetëm e vetëm se nuk i shkojnë për shtati idejave tuaja apo kujdo qoftë, unë e quaj si racizem dhe shumë te rrezikshme për shoqërinë shqiptare!

Sidoqoftë, me len shumë përshtypje se si jeni akoma anëtar i lejuar dhe toleruar këtu, sidomos duke i marr parasysh këta pika sipër te cilët i përmenda dhe shkelin rregulloren e këtij forumi.

Gjith te mirat!
Kontributi yt eshte  eshte nga me armiqesoret.Te rriteshne nje vend demokratik te shkollohesh me kontrinutin e atij komuniteti dhe ti dalesh kundra i thone te jesh e shitur dhe armiqesore.Fshihi temat largoi njerzit qe kerkojne progres kunershtoje shkrimtaren e madhe iraniane qe qe lufton ne sens te  kundert me ty.Ajo e rritur ne islam ti ne boten demokratike ajo i kundervihet islamizmit ndersa ti e kultivon me forceate.Je  e pa besueshme sigurisht e shitur.E turp me te madh se kaq nuk meund te besh.Fshije artikullin se njeqind te tjere kam per te bere.

  • Postime: 48
  • Gjinia: Mashkull
loni01
#9 ne: 11-08-2008, 12:39:10
o anesti a lodhesh more ndonjehere ti po nuk e di a e din qe je bere bajat me keto thenje tua po ti vetem keto fjale din e asgje me teper nuk di si po te lejojn ty ne kete webfaqe te hysh te kisha une mundesi nuk do te lejoja as edhe nje minut ketu
na lodhet me keto shitje e keto budallalliqe te juajat
apo nuk dini tjera fjali vetem keto po jau mesojn kishat juve edhe keto fjali u jan ngulitur,dhe skeni tjeter gje te thoni vetem kaq dini!

  • Postime: 296
  • Gjinia: Mashkull
Hasani
#10 ne: 18-08-2008, 21:56:38
Goxha i realizuar dokumentari.

Po me habit fakti se si nuk po reagojne këta katoliket e devocem dhe ateistet liberal.
Ne fakt nuk habitem se nuk ke çfarë të thuash ndaj te degjeneruareve.

Ju subjektive do të jeni gjithemone po të paktën bëni sikur jani te pavarur.

Keta nuk reagojne se ose kane deshire edhe keta te abuzohen  :D ose kane dal meq kejt dhe skan pike Morali,iu jane mbyllur syt dhe veshet ,mendja iu eshte ber e nguret ,dhe te mires i thojne e keqe ndersa te keqes i thojne e mire.

Veq perpara Prifta ;) Zoti ju Marrofte ne dunja dhe ahiret.

  • Postime: 7
aiman
#11 ne: 25-10-2008, 03:33:49
me te vertet eshte turp nga ajo qe pershkruhet ne dukumentar por asesi nuk me befason ngase prifterinjt jan njerzit me te degraduar te shoqris njerzore dhe ata shpesh her din te jen nen nivelin e kafsheve kjo ishte sa i perket ketyre video xhirimeve

ndersa sa i perket anestit ti more lali injorant ju si duke ju paska humb rruga ne mes te dites mu ne kopshtin e shtepis suaj po qfar do thote qe eshte rritur dhe shkolluar ne nje vend demokratik a drejt elementare e qdo njeriu ne vendet demokratike eshte te zgjedh dhe te percaktohet ne besimin e vet fetar

dhe ju si dukeni me shume i ngjani nje komunisti primitiv sesa nje njeriu perparimtare dhe ju keshilloj llargohuni nga keto pikpamje qe i keni sepse do te vuani shume ngase enver hoxha dhe kumunizmi diktatorial ka mbaruar dhe asnjeher me nuk do rishfaqet

ec me kohen more lali injorant lereni mbas shpine mbeturinat moniste stalinste enveriste ngase keto vetem te kqija na kan sjellur mos harroni se tani jeni duke jetuar ne shekullin 21 dhe feja nuk shihet me me sy te keq sikur ne sistemin e xhaxhit enver

  • Postime: 26
  • Gjinia: Mashkull
duka65
#12 ne: 15-12-2008, 21:23:15
 Anesti me fal qe mar guximin tju keshilloj ,qe mos te mereni me njeres si keta me siper, se vertet nuk e meritojne vemendjen dhe repliken tuaj,Ketyre Shqiptareve ne qofte se jane shqiptare dhe jo arabe i mirkuptoj per ato qe shkruajne pasi justifikojne kompjuterat dhe lap topet qe kane mare nga shoqatat islamike per te helmuar Shqiperine dhe per ta larguar akoma me shume nga Evropa.

  • Postime: 157
abdurrahman
#13 ne: 17-12-2008, 16:56:14
Anesti me fal qe mar guximin tju këshilloj ,qe mos te mereni me njeres si këta me sipër, se vërtetë nuk e meritojnë vemendjen dhe repliken tuaj,Këtyre Shqiptareve ne qoftë se janë shqiptare dhe jo arabe i mirkuptoj për ato qe shkruajnë pasi justifikojne kompjuterat dhe lap topet qe kanë mare nga shoqatat islamike për te helmuar Shqipërinë dhe për ta larguar akoma me shumë nga Evropa.

jam duke lexuar shume shkrime te postuar nga anetaret me bindje te krishtere dhe ateiste qe i identifikojne muslimanet si arabe dhe joshqiptare a thua valle qe te jesh shqiptar duhet te jesh patjeter i krishter apo ateist.te kuptohemi kjo eshte shume qesharake.
duhet tju kujtoj qe emrin shqiptar nuk e merr nga perkatesia fetare por nga ajo gjinore.pasi ne jemi pasardhes te fiseve ilire qe me pas u identifikuan ne fise arberore deri ne emrin e sotem shqiptar.
dhe keto fise kane pasur besime te ndryshme ne epoka te ndryshme porse qe te gjithe keta jane shqiptare.bespj se deri ketu u kuptuam.apo jo?
pastaj nuk e kam marre akoma vesh ate thenien e nje jo shqiptari se "feja e shqiptarit na qenka shqiptaria"?nejse
po ne cfare besimi na thirka kjo feja e shqiptarit qe qenka shqiptaria?
ke ka per Zot kjo fe?
pastaj te qenit shqiptar nuk eshte ne vetvete as cilesi e mire dhe as cilesi e keqe.
sa e sa shqiptare bejne vepra te shemtuara si ne shqiperi dhe anembane botes dhe sa e sa te tjere bejne vepra te mira.
a jane njelloj te dyja palet?
a duhet te krenohemi me ata shqiptare qe sillen keq?
nese me thoni qe nuk jane shqiptare ata qe sillen keq por ata qe sillen mire,atehere mund te themi qe arabet,kinezet,gjermanet,greket turqit,serbet,amerikanet,italianet,anglezet....etj qe sillen mire na qenkan shqiptare.
une jam i kenaqur qe jam shqiptar se keshtu ka dashur Zoti te jem, nuk e kam zgjedhur une dhe as ju qe te jemi shqiptare ashtu siç nuk e kane zgjedhur te tjeret te jene nga ato vende nga jane.
dhe jam krenar qe Zoti me udhezoi me islamin per fe.
edhe dicka nga historia jone e afert: valle a nuk ishte kjo europa qe na ndau ne disa copa(ku gjysma e trojeve shqiptare ndodhen jashte shqiperise ne mos gaboj) per interesat e saj personale.
dhe po per interesat e saj personale do na marre apo do na lere dhe jo sepse jemi apo jo muslimane apo te krishtere apo ateiste?
dhe njeriu qe ka dinjitet nuk e shet shpirtin e vet as per hater te europes,amerikes,azise apo afrikes o njeriiiiii.
sa per kujtim,kush eshte ne itali apo ne greqi e di se sa duhen shqiptaret nga italianet dhe greket europiane.vetem nese i lepihesh dhe i bie ne gjunje ne shenje nenshtrimi atehere te perkedhelin koken dhe te hedhin nje kocke si lemoshe njesoj siç bejne me qente e tyre.

fjalen turp ketu ne forum por edhe gjetke e perdorin shume vete por lum ai qe ka kuptuar kuptimin e vertete te saj dhe mjere ai qe turpin nuk e kuptoi dhe ne te perfundoi.

NUK KA SEMUNDJE ME TE MADHE SE INJORANCA DHE ÇDO SEMUNDJE E KA NJE ILAÇ DHE ILAÇI I VETEM I INJORANCES ESHTE DIJA ( APO DITURIA )

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#14 ne: 22-12-2008, 18:56:51
  Besimi  është  çështje  e brendshme  e njeriut. Secili  prej  nesh  mund  t'a  deklaroj  atë  në  të  cilen  beson. Por  asnjëri  prej  nesh  nuk  mund  t'a  di  me  saktësi  për  tjetrin nëse   është  e  vërtetë  ajo  për  të  cilen  pohon  se  beson, më  konkretisht, nëse  unë  them  se  besoj  në  Zot, askush  nuk  mund  t'a  vërtetoj  me  saktësi  nëse  është  e  vërtetë  ajo  që  them  unë për besimin tim...Kjo  sa  për  fillim.
 Së  dyti, nuk  ka  njeri  mbi  rruzull  që  nuk  beson  në  diçka. Dikush beson  në  Zot, dikush  në  djall, dikush  në atë  se  nuk  egziston  Zoti...Dikush  beson  se   e  ka  prejardhjen  nga  majmuni  e  dikush  nga  Ademi. Sidoçoftë, besimi i  individit  mund  të  matet  dhe  mund  të  zbulohet  ose  të  shihet  nëpërmjet  veprave  të  tij. Vepra  e  njeriut  është  parametri  më  i  mir  për atë  se  çfar  ai  deklaron, në  t'vërtet  këtu  po  e  përfshij  edhe  qëllimin  e  tij  për  t'a  kryer  një  vepër.
 Së  treti  secili  besim   ka  historinë  e  vet. E di  se  të  gjitha  këto  ju  i  dini, por  kam  dronë  se  nuk  e  dalloni  mjaft  mirë  historinë  e  besimit, (që  mund t'ket  lindur  shekuj  më  parë  para  nesh), dhe  individit  që  e  pohon  këtë  besim. Më  falni  që  po  duket  se  po  shtrihem  shumë  tepër  pa u  lidhur  askund  me  temën  që  është  hapur  këtu. Natyrisht  që  i  urrej  gjërat  e  tilla  si  abuzimet  seksuale. Nuk  e  përjashtoj mundësinë  që  kso  lloj  veprash  mund  të  gjinden  në  çdo  lloj  njeriu  që  mund  të  ket çfardolloj  besimi. Mund  t'a  quaj  veten  e tij  KRISHTER TE  MIRE po  mund  të mos  jet  i  till, mund  t'a  quaj  veten  e  tij  MUSLIMAN  po  as  që  ka  t'bëj  fare  me  islamin dhe  asaj  se  çfar  predikohet  nga  kjo  fe. Por... Kushdo  që  t'fshihet  pas  këtyre  veprave  është  kriminel  dhe  ka  bër  krim  dhe  ai  që  e  fsheh  një  vepër  të  tillë  bartë  një  pjesë  të  fait. Dikush  po  i  quan  arab ata  që  për  bazë  kan rregullat  islame  kur  gjykojnë  dhe  shprehin  mendimet  e  tyre. Nuk e  di  pse  por   mendja  më  shkon  tek  një  interpretues  i  shkëlqyer  i  vepërës  së  filozofit  të  madh  grek Aristotelit  babait  të  filozofisë (filozofia  nëna  e  shkencave të   sotme)  që  ishte  me  origjinë  arabe...Më  kujtohet  Al Xhabar dietar  me  origjin  arabe  që iu  ndrrua  dhe  përshtat  emri  në  gjuhët  e  tjera,themelues  i  alxhebrës. Më kujtohet  madje  edhe  Ondolusi  një  shtet  që  shtrinte  sundimin  mbi Spanjën  dhe  një  pjesë  të   Europes  deri  në  kufijt  e  Francës  së  sotme. Një  sundim  që  zgjati afërsisht  800  vite. Arqitektura  e  këti  shteti  është  ruajtur  shumë  pak, por  ajo që  është  ruajtur  edhe  sot  e  kësaj  dite  të  fascionon. Dhe  unë  po  e shtroj  pyetjen  nëse  ky  sundim  ka  sjell  një  antipati evropiane  ndaj  asaj  lindore  e veçanërisht  arabe? Ndoshta. Po  të  ishte  kshtu dhe  po  të  ishte  këtu  shkaku  atëher  mendja  ime  ma  thot  se  këta  sundimtar  të  Ondolusit  do  të  duhet  të  ishin  diktator  të  mdhenj, që  do  t'kishin  ushtruar  dhunë  dhe  gjenocid  mbi  secilin  njeri  që  si  përkiste  asaj  feje. Por  për  habinë  time  historia  flet  ndryshe. Ajo  tregon  se  pikërisht  arti  grek  i  lënë  pas  dore  nga  mesjeta, u  kthye  i  ruajtur  nga  po  këta  arab. Dhe  brenda  këti  shteti  kan  gëzuar  liri  të  barabarta  sikurse  muslimani  ashtu  edhe  pjestarët  e  tjer.
 Besoj  se  të  gjitha  këto  i  dini  ju, por  nguteni  dhe  i  keni  lënë  në  harresë. Mua  feja  ime  nuk m'ka  frymzu  që  ti  urrej  pjestarët  e  feve  të  tjera. Bile  ka  edhe  ajete  Kuranore  që  e urdhërojnë  këtë. Por  feja  ime  m'urdhëron  ti  urrej  gjërat  e  pista  dhe  negative  që  mund  t'i  ket  besimtari  përkatës. Neve  n'a  thon  ti  respektojmë  të  tjerët  për  faktin  se  brenda  secilit  besim  është  ruajtur  ndonjë  fije  e  vërteta.
 Kujtoj n'kët  rast  dy  emra  të  mdhenj  në  krishterizëm  Shën  Augustinin  dhe  Tomas  Akuinin, dy  reformatorët  më  të  mdhenj  brenda  teologjisë  krishtere, nuk e  besoj  se  këta  të dy  do  t'pajtoheshin  me  Vatikanin  po  t'ishin  gjall  sot. Përndryshe  DRITA, SHKELQIMI  dhe  QARTESIA e   zotit  të  tyre   do  t'ishte  zbehur... Unë  nuk  ua  fyej  besimin jo  pse  friksohem  por  ma  ndalojnë  rregullat  e  fesë  islame, por  desha  t'ju  them se mua  nuk  më  mbetet  hatri  nëse  më  quan   kinez, zezak, francez  a çfardo  që  t'ju  pëlqej  juve, (ndonse  jam shqiptar  dhe parapëlqej  t'më  quajn  shqiptar), sepse një  ajet  Kuranor  thot:
 "Allahu nuk shikon ne fizionomine tuaj por shikon ne zemrat tuaja". Ose  ajete  të  tjera  që  pohojnë  barazinë e  njerzve para  Zotit. Pra  pretendoj  të jem  qytetar  i  denj  i  botës...,pa  e  fshehur  atë  çfar  ndjej. Me  kaq  ksaj  radhe...

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#15 ne: 12-01-2014, 12:35:50
edhe Vatikani nuk qenka e thene te jete i mbrojtur nga djajte seksual, qe dhunojne si kudo meshkuj dhe femra, por ata qe duken jane thjesht te induktuar me energji djallezore, viktima dhe me zor thyhen para se te kryajne nje te tille imoralitet te ulet. Keshtu me mire te konvertoheshin ne murgjer anglez dhe ta shuanin me vere dhe heshtje turpin

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 25-03-2019, 23:25:30
Keto nuk kane te ndalur kurre. Gati muaj del ndonje skandal i ri.

  • Postime: 260
Monique
#17 ne: 26-03-2019, 07:41:24
Epo do dalin per aq kohe sa jane qenie njerezore dhe furnizohen me gjak.
Sikur te lejohej martesa per keta sdo ishte kjo situate.
Ja papulet grek sikur e kane doren cik me te lehte me keto skandale

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#18 ne: 26-03-2019, 21:51:06
Maskarenj që Zoti u marte me ta. Skandale te tmerrshme kane dale ne drite dhe kohet e fundit.

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#19 ne: 29-03-2019, 19:45:38
Epo keshtu eshte kur mundohesh me mbajt zogun ne kafaz dhe nuk e le te ngrihet lart fitimtar , vjen nje moment qe edhe truri behet si zogu e nuk sheh me gjej brime e bjer. LOL

Perfundimisht prifterinjte duhen me lene te livadhisin dhe me pas ti rrefejne mekatet qe te shpelahen se dite te keqia po vijne or taj. LOL

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 10-06-2019, 08:59:27
Ja skandali i radhes. Nje numer i madh femijesh shurdh-memece ne Argjentine,  jane abuzuar nga prifterinjte. Mendoj se shkaku kryesor pse ne kishen katolike ka nje numer kaq te madh pedofilesh eshte celibati, dmth qe kleri nuk lejohet te martohet. Me nje veshtrim empirik mund te verehet psh qe kishat e tjera, ku celibati nuk eshte i detyrueshem, nje fenomen i tille eshte joekzistent.

http://m.espresso.repubblica.it/attualita/2019/06/07/news/bimbi-sordomuti-abusati-da-preti-pedofili-in-argentina-esplode-lo-scandalo-insabbiato-in-italia-1.335817

  • Postime: 134
Passion
#21 ne: 10-06-2019, 10:32:02
Hormon i madh te keta prifterinjte.

Kur prekin femij duhet te kish nje ligj qe direkt allatet t'ua shtrydhnin me tel,edhe kur te shkonin ne banjo,t'u duhej nje mbeshtetes ,se do lagnin pantallonat.

 :-[