×

Bibla apo Kurani?

Bibla apo Kurani?

· 188 · 22497

  • Postime: 157
abdurrahman
#175 ne: 11-12-2008, 14:35:53
 
Përgjigje ndaj pyetjeve me të shpeshta që i bëjnë të Krishterët





Pyetja 1:



Jezusi thotë: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30). Pra, a nuk është Jezusi njësoj ose i barabartë me të Atin e tij?



Përgjigje:



Në gjuhën Greke, “heis” d.t.th. “një” numerikisht (për gjininë mashkullore), “hen” d.t.th. “një” në unitet ose esencë (për gjininë asnjanëse). Në fragmentin e sipërm Biblik të Dhiatës së Re, Gjoni e përdor termin “hen” e jo “heis”. Në shënimet anësore të “New American Standard Bible (NASB)” lexojmë: një (në kuptimin e plotë të fjalës për gjininë asnjanëse) një unitet ose një esencë.



Nëse ndonjëri dëshiron që fjalën “hen” ta përdorë si argument për pohimet e tij/saj për Jezusin si i “barabartë” në status me të Atin e tij, atëherë i ftojmë këta që të lexojnë vargun e poshtëshënuar:



Jezusi thotë: “Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata (dishepujt) të jenë një ashtu si ne jemi një”. (Gjoni 17:22)


Nëse këta e konsiderojnë, besojnë ose mendojnë se i Ati dhe Jezu Krishti janë “një”, që d.t.th. “të barabartë” në status, sipas Gjonit (10:30), atëherë këta që pohojnë kështu duhet, gjithashtu, të jenë të gatshëm që ta konsiderojnë, të besojnë ose të pranojnë se “ata”, dishepujt e Jezusit janë “të barabartë” në status me të Atin dhe me Jezusin [“ashtu si ne jemi një” (Gjoni 17:22)]. Ende nuk kemi has në ndonjë njeri që i ka bërë dishepujt e Jezusit “të barabartë” në status me të Atin dhe me Jezusin.


Uniteti dhe përputhshmëria ishte mesazh i autorizuar hyjnor, që buronte nga i Ati, i pranuar nga Jezusi dhe më pastaj i komunikuar tek dishepujt. Jezusi ka pranuar se e kishte përfunduar detyrën, me të cilën i Ati i tij e kishte ngarkuar për ta bërë. (Gjoni 17:4).


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi ka thënë: "Po shkoj tek Ati", sepse Ati është më i madh se unë” (Gjoni 14:28). Ky fragment në mënyrë të prerë hedh poshtë pohimet se Jezusi është i “barabartë” në status me të Atin e tij.




Pyetja 2:


Jezusi ka thënë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Pra, a nuk është Shpëtimi nëpërmjet Jezusit, i Vetëm?


Përgjigje:


Para se Jezusi t’i thoshte këto fjalë, ai kishte thënë: “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. Përndryshe, do t`ju thosha: po shkoj t`ju përgatis një vend.” (Gjoni 14:2).


Thënia e qartë që u cekë më lart, vërteton se Jezusi do ta përgatiste “një” vend e jo të “gjitha” vendet në “shtëpinë e Atit”. Me sa duket, Profetët që ishin para Jezusit si dhe ai që do të vinte pas tij, do të përgatitnin vendbanimet e tjera për pasuesit e tyre të sinqertë. Profeti, i cili u dërgua pas Jezusit, e ka treguar “rrugën” që shpie për në vendbanimin modern të Mbretërisë së Parajsës.


Përveç tjerash, ky fragment qartë tregon se Jezusi ishte “udha” për në vendbanim. Është marrëzi të besohet se Jezusi (apo ndonjë Profet tjetër) ishte vetë “Destinacioni”.


Jezusi ka thënë: “Unë jam dera” për ta gjetur kopenë (Gjoni 10:9). Delja, e cila kalon nëpërmjet “derës”, do ta gjejë kopenë. Delja, e cila sillet rreth e rrotull “derës”, kurrë nuk do ta gjejë kopenë. Kushdo që kalon sipër “derës”, do ta arrijë vendbanimin. Kushdo që ndalet në “udhë” dhe beson se “udha” është përfundimi i udhëtimit të tij/saj, atëherë këta do të mbeten jashtë, pa ndonjë kulm dhe strehim.


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi ka thënë: “Jo çdo njeri që më thotë "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej”. (Mateu 7:21).




Pyetja 3:


Jezusi ka thënë: “…Kush më ka parë mua, ka parë Atin…” (Gjoni 14:9). A nuk është kjo dëshmi se Jezu Krishti dhe i Ati ishin një dhe të njëjtë?


Përgjigje:


Një ditë prej ditësh, Jezusi mori një fëmijë dhe iu drejtua dishepujve, në mënyrë që të vërtetonte dhe të sillte dëshmi, “dhe u tha atyre: ‘Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua…” (Luka 9:48).


Jezusi ka thënë: “…’Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar’”. (Gjoni 12:44)


“Kush më urren mua, urren edhe Atin tim. Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj, por tani, përkundrazi, e kanë parë dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim”. (Gjoni 15:23-24)


“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3).


Thirrja e sinqertë kërkon që, nëse besohet e Vërteta, atëherë ky është qëllim i mirë që dikush mund ta kalojë prapa gjykimin etik, pasi të meditojë mbi të gjitha tekstet relevante.


Fragmenti që u cek më lart, nëse lexohet me fragmentin e poshtëshënuar, do të sqaronte çdo gjë.


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi ka thënë: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar (Gjoni 13:16). Gjatë shërbesës së tij si Profet, Jezusi shpeshherë e përsëriste se ai ishte dërguar nga i Ati i tij.




Pyetja 4:


Në Bibël lexojmë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëm të lindur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). A nuk duhet që të besoni në Jezusin, që të keni jetë të përhershme?


Përgjigje:


Natyrisht, ne Muslimanët besojmë në Jezusin dhe atë çfarë ai ishte dhe nuk besojmë në atë çfarë ai nuk ishte. Muslimanët besojnë në Jezusin si Mesih, “Shpirt prej Zotit”, “Fjalë e Zotit”, Profet i drejtë dhe i Dërguari i Zotit si dhe djalë i Marisë së virgjër. Mirëpo, ne nuk besojmë se Jezusi ishte “bir i lindur prej Zotit”. E vërteta e kësaj çështjeje është se apostulli Gjon kurrë nuk e ka shkruar se Jezusi ishte bir “i lindur” prej Zotit.


Ju lutemi ta merrni një kopje të “Gideon Bible” prej ndonjë hoteli apo moteli që ndodhet afër jush. Aty, kjo kopje shpërndahet falas, që nga viti 1899, në tërë botën, nga “Gideon Society”. Në fillim të kësaj Bible të famshme, Gjoni 3:16 është përkthyer në 26 gjuhë më të popullarizuara të botës. Do të befasoheni, kur ta kuptoni se në përkthimin e gjuhës Angleze, botuesit e kanë përdorur shprehjen tradicionalisht të pranuar “sa dha Birin e tij të lindur të vetëm”, ndërsa në gjuhët e tjera botuesit e tjerë e kanë përdorur shprehjen “Bir i Tij unik” ose “Bir i Tij i llojit të vet/i veçantë”. Në vitin 1992, kur i kuptova ndryshimet tekstuale, kam shkruar disa letra që ua kam drejtuar universiteteve të Amerikës Veriore, duke kërkuar që të vërtetohet shprehja origjinale në gjuhën Greke, që e kishte përdorur Gjoni. Më poshtë, e keni kopjen e përgjigjes që e kam pranuar nga universiteti i Xhorxh Uashingtonit “The George Washington University”:


Gjoni 3:16 dhe Gjoni 1:18, që të dyja e kanë fjalën “monogeneses” në Greqisht. Kjo fjalë, zakonisht, e ka kuptimin “e llojit të veçantë”. Si rezultat i kësaj, fjala “unik” është më adekuate për përkthim. Arsyeja pse mund të gjendet përkthimi i fjalës si “Biri i tij i vetëm”, ka të bëjë me herezinë e dikurshme që mbretëronte brenda kishës. Në përgjigjen ndaj pohimeve të Arianëve se Jezusi ishte bërë e jo lindur, Xherom (Jerome), në shekullin e IV, e kishte përkthyer fjalën Greke “monogenes” në gjuhën Latine si “unigenitus” (i vetëm i lindur). Poll B. Daf (Paul B. Duff), 22 Prill, 1992.


Përgjigja e Profesor Daf (Duff) ishte e bazuar në “Anchor Bible”, vëllimi 29, faqe 13-14. Shprehja Greke për “i lindur” është “gennao”, sikurse gjendet në Mateun 1:12, të cilën Gjoni nuk e kishte përdorur.


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi i kishte thënë Marisë: “…’Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im, por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaju atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj`. (Gjoni 20:17). Ky varg vërteton se përdorimi i fjalës “Ati”, ishte qartë metaforik. Fakti se Jezusi ishte “bir i vetëm”, është se ai nuk u krijua sikurse ne, por u krijua pa të Atin fizik (biologjik).




Pyetja 5:


Jezusi ka thënë:”…’Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që, nëse njeriu nuk rilindet, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë’“ (Gjoni 3:3). Unë jam “I rilindur” krishterë, a jeni ju “I rilindur” Musliman?


Përgjigje:


E vërteta është se apostulli Gjon nuk e ka përdorur shprehjen “rilindur”. Teksti në gjuhën greke nxjerr në shesh fjalën, të cilën e kishte përdorur Gjoni, që është “I lindur nga lart”. Fjala greke që Gjoni e kishte përdorur është “anothen” (‘ano’ + ‘then’), ‘ano’ ka kuptim ‘lart’ si dhe prapashtesa ‘then’ që d.t.th. ‘nga’.


Prandaj, çfarë kishte thënë Jezusi është: “…’nëse një nuk ka lindur nga lart, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë’ “ (Gjoni 3:3). Kjo edhe tingëllon më arsyeshëm, pasi asnjë krijesë e gjallë nuk ka “lindur nga lart”, andaj edhe asnjë nuk mund ta shohë mbretërinë e parajsës gjatë jetës së tij/saj. Koncepti “I rilindur” për të parë mbretërinë e parajsës, është një shpikje që është bërë për ta rrënjosur konceptin e Pagëzimit.


Po kjo fjalë ‘anothen’ vërehet edhe në të njëjtin Ungjill, si dhe në versetin 31 të po të njëjtit kapitull. Këtu, botuesit e kanë përkthyer fjalën “nga lart” e jo “rilindur”. Kjo edhe më tej e përforcon logjikën e Jezusit që kishte thënë: “I lindur nga lart”.


Për të hyrë në Mbretërinë e Parajsës, duhet t'i përmbahemi Urdhrave. Zoti e ka dalluar Urdhrin, që njihet si “Besëlidhje e bërjes synet” (fizikisht, “në mishin e lafshës së organit gjenital mashkullor”), që ishte një Besëlidhje e përjetshme (Marrëveshje, Traktat) në mes të Zotit dhe njeriut. Për më tepër, shih Librin e Zanafillës 17:10-14.


Parashtrohet pyetja se a mund të shfuqizohet ose të anulohet Besëlidhja e Përjetshme njëanshëm? A e kishte shfuqizuar Jezusi këtë? Përgjigja është: Jo. Jezusi ishte i bërë synet (Luka 2:21). Ne meshkujt Muslimanë, jemi të bërë synet. A janë meshkujt të krishterë të prerë në “lafshën e organit gjenital” (të bërë synet)? Nëse jo, atëherë lexoni fragmentin e poshtëshënuar:


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi ka thënë: “Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve, kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve”. (Mateu 5:19)




Pyetja 6:


Jezusi ka thënë: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë” (Mateu 28:19). A nuk është kjo dëshmi se “Doktrina e Trinisë” dhe formula e saj e sotme ishte komunikuar dhe përhapur nga vetë Jezu Krishti?


Përgjigje:


Me gjithë respekt do ta pranonim këtë, mirëpo dëshmitë e poshtëshënuara na detyrojnë që ta kundërshtojmë argumentin e juaj, për shkak se:


Komentimi i Biblës sipas “Peak’s Commentary on the Bible”, i botuar që nga viti 1919, është një komentim i cili është mirëpritur dhe konsideruar si një libër referues për studentët e Biblës. Duke e komentuar vargun e lartcekur, aty thuhet: “Ky shërbim ishte përshkruar në gjuhën e kishës, dhe shumica e komentuesve dyshojnë që formula e trinisë të jetë origjinale në këtë pikë siç cekët në Ungjillin e Mateut, për shkak se në Dhiatën e Re nuk përmendet askund një formulë e tillë ndërsa pagëzimi përshkruhet të jetë bërë vetëm në emër të Zotit Jezus. (p.sh. Veprat 2:38, 3:16, etj.).”


Tom Harpur, autor i disa bestsellerëve dhe ish-profesor i Dhiatës së Re, shkruan në librin e tij “For Christ Sake” (Për Hir të Krishtit): “Mbi të gjitha, shumica e dijetarëve konservatorë pajtohen që, të paktën, pjesa e fundit e këtij urdhri ishte shtuar më vonë. Kjo formulë nuk haset askund në Dhiatën e Re, ndërsa ne kemi njohuri në bazë të dëshmive që i posedojmë (Pjesa tjetër e Dhiatës së Re) se Kisha, në kohërat e hershme, nuk i kishte pagëzuar njerëzit duke i përdorur këto fjalë - pagëzimi ishte bërë vetëm “në” emër apo vetëm për hir të Krishtit.”


Urdhri i lartcekur (qoftë origjinal apo i kundërt) nuk tregon se të tre emrat e përmendur në formulë janë apo ishin “të barabartë” në statusin e tyre, e, po ashtu, edhe “të përhershëm” në kuadër të kohës, që të përputhet me realitetin e “Doktrinës së Trinisë”.


Nëse i Ati dhe Biri “ekzistonin” që nga Dita e Parë dhe asnjëri nuk ishte, madje, as një mikrosekondë para apo pas tjetrit, dhe asnjëri nuk ishte më i madh apo më i vogël në status, atëherë pse njëri quhet Atë ndërsa tjetri quhet i Biri i Tij i lindur?


A kishte ndodh akti i “Lindjes”? Nëse po, atëherë ku ishte “I Biri i lindur” para aktit? Nëse jo, atëherë pse ai quhet “I Biri i lindur”?



Argument i qartë dhe i saktë:


“Atëherë, Pjetri u tha atyre: ’Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve…”. (Veprat 2:38). Siç shihet nga ky varg, pak ka gjasa që apostulli Pjetër të mos përfillte urdhrin e Jezu Krishtit dhe të pagëzonte në emër të tre emrave, në vend të pagëzimit vetëm në emër të Jezu Krishtit.




Pyetja e 7:


Apostulli Gjon, në letrën e tij të parë, kaptina e 5, vargu 7, shkruan me sa vijon: “Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë, dhe këta të tre janë një.” A nuk është kjo dëshmi e qartë për ta pranuar ‘Doktrinën e Trinisë’?


Përgjigje:


Këtë citat e hasim tek “King James Version” (Versioni i Mbretit Xhejms), mirëpo është hequr nga shumica e redaktimeve të versioneve tjera, si p.sh. “Revise Standard Version” (Ripunimi i Versionit Standard), “New American Standard Bible” (Bibla e re Standarde Amerikane), “New English Bible” (Bibla e Re Angleze), “Phillips Modern English Bible” (Bibla Moderne Angleze e Filipsit), për shkak se ky tekst, i cituar më lart, nuk gjendet në dorëshkrimet e vjetra Greke.


Historiani i njohur Edward Gibon e quan këtë shtesë “Mashtrim Fetar”, në librin e tij të mirënjohur historik “Decline and Fall of Roman Empire” (Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake).


Në komentimin sipas “Peak’s commentary”, në lidhje me këtë citat, lexojmë me sa vijon: “Shtesa e famshme pas ‘tre dëshmitarëve’, nuk është botuar si duhet në “Revise Standard Version” (Ripunimi i Versionit Standard). Aty, përmendet dëshmia qiellore e të Atit, të Birit (Logos) dhe Shpirtit të Shenjtë, mirëpo kurrë nuk është përdorur në kundërthëniet e hershme të trinisë. Asnjë dorëshkrim i respektuar Grek nuk e përmban atë. Kjo paraqitet për herë të parë kah fundi i shekullit IV. Kjo është futur në tekstin latin, saktësisht në versionin latin të Biblës, që përdorej nga Katolikët Romakë dhe në Dhiatën e Re të Erasmusit.”



Argument i qartë dhe i saktë:


Pavarësisht nga mospranimet e lartshënuara, vargu që vijon pas fragmentit të cituar në “King James Version” (Versioni I Mbretit Xhejms), thotë: “Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi” (1 Gjoni 5:8). A janë këta tre dëshmitarë “të barabartë”? A mundet gjaku të zëvendësohet për ujë? A mundet uji të konsiderohet i njëjtë si Shpirti, në çfarëdo aspekt? Jezusi si shpirt, gjaku dhe uji janë tri entitete të ndara, sikurse edhe tre dëshmitarët, që d.t.th. i Ati, i Biri (fjala Logos) dhe Shpirti i Shenjtë.




Pyetja e 8:


Jezusi ka thënë: “Kush beson në Birin, ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Gjoni 3:36). A nuk është mbi ju zemërimi i Zotit që nuk jeni pasues i Krishtit - i të qenit të krishterë me besim?


Përgjigje:


Kjo është një pyetje shumë interesante. Në të vërtetë, ne Muslimanët do të duhej t’ju bënim këtë pyetje pasuesve të Krishtit. A e besojnë shumica e të krishterëve sinqerisht (plotësisht) Krishtin dhe atë çfarë ai kishte thënë, dhe a i kuptojnë realisht urdhrat e tij dhe ta përfillin atë?


Ne jemi të bindur se shumica e pasuesve që deklarohen të jenë të krishterë, nuk i kuptojnë ngatërrimet në emërimet që i bëhen “Krishtit” si Zot ose Udhëheqës/Prijës. (lexuesit do ta kuptojnë se çka nënkuptoj me fjalinë e fundit, pasi ta lexojnë pjesën e mbetur të këtij teksti).


Kjo është përgjigja në pyetjen tuaj. Vargu i lartcekur përmban dy pjesë: pjesën e ‘Besimit’ dhe pjesën e ‘Bindjes’.


Rreth çështjes së Besimit në Krishtin, Jezusi e pyet një dishepull: “…’Po ju, kush thoni se jam unë?’ Atëherë, Pjetri tha: ‘Krishti i Perëndisë’ ” (Luka 9:20). Pjetri, këtu, nuk tha Zoti ose zoti. Ne Muslimanët sinqerisht besojmë se Jezusi ishte “Mesihu (në arabisht El-Mesih) i Zotit”. Thënia “Mesihu i Zotit” në kuptim të plotë të fjalës d.t.th. “Ai që ishte vajosur/shenjtëruar nga vetë Zoti”. Ju lutemi, të ktheheni prapa në kohë dhe të mendoni pak. Zoti kishte bërë ceremoninë e vajosjes (fizikisht apo shpirtërisht) dhe, për këtë shkak, Jezusi ishte bërë “Krishti i Zotit”. Tani, a mund t’ju pyes një pyetje shumë të thjeshtë: Kush është më i madh dhe më i lartësuar: ai që e kishte bërë vajosjen, apo ai që ishte i vajosur? Pasi Zoti e kishte vajosur Jezusin, atëherë Zoti është më i madh dhe më i lartësuar se Jezusi. Këtë fakt Muslimanët e besojnë sinqerisht. Mirëpo, befasues është fakti se pasuesit që thonë se Jezusi është “Krishti”, nuk e besojnë këtë.


Argument i qartë dhe i saktë:


“…Shërbyesi i Shenjtë, Jezusi, që Ti e vajose/shenjtërove,…” (Veprat 4:27- New American Standard Bible). Ky varg nuk lë pikë dyshimi se Jezusi ishte “Shërbyes i Zotit”. Përveç tjerash, gjenden edhe fragmente tjera që e vërtetojnë faktin se Jezusi ishte Shërbyes i Zotit.


Tani, t'i kthehemi pjesës së dytë të vargut në fjalë “Bindja ndaj Krishtit”. Ju lutemi lexoni vargun e poshtëshënuar dhe pastaj pyeteni veten tuaj se a ju kam bindur Krishtit apo jo?


“Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë” (Gjoni 5:24). Pyeteni veten a kam besuar dhe a e kam vendosur besimin parimisht, plotësisht, dhe tërësisht në Atë apo në Jezusin?


Argument i qartë dhe i saktë:


Jezusi ka thënë: ”…unë nuk kërkoj lavdinë time, është Një që kërkon dhe që gjykon.” (Gjoni 8:51). Vallë, kush na qenka ky “Një” që nuk është Jezusi? A e keni lavdëruar parimisht, plotësisht, dhe tërësisht këtë “Një” apo Jezusin? Ju lutemi, mbani në mend se ky “Një” do të jetë Gjykatës në Ditën e Gjykimit, jo Jezusi. Nëse nuk keni besuar dhe nuk ju keni bindur fjalëve të Jezusit, atëherë lexoni edhe njëherë vargun që ju e sollët si argument dhe pastaj kujtojeni “Zemërimin e Zotit”.




Pyetja 9:


Në librin e Zanafillës 1:26 thuhet: “Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne…” A nuk është përdorimi i termeve “sonë” dhe “ne” dëshmi që Zoti, i cili e krijoj njeriun, nuk ishte një entitet i vetëm. Veç kësaj, a nuk e mbështet kjo konceptin e Gjonit (Gjoni 1:3) se të gjitha erdhën në ekzistencë me anë të Jezusit?


Përgjigje:


1. Më poshtë, është fragmenti i komentimit të vargut të lartcekur, i shkruar nga redaktorët e “King James Version” (Versioni i mbretit Xhejms) (The Hebrew-Greek Key Study Bible, 6th edition/Studimi kryesor Hebraiko-Grek i Biblës, botimi i 6):


“Fjala Zot në Hebraishte d.t.th. “Elohim”, që është emër në shumës. Në librin e Zanafillës 1:1, është përdorur në pajtim gramatikor me foljen “bara” (diçka e krijuar) në njëjës (1254). A tregon ky numër shumës apo koncept të epërsisë dhe të madhështisë, e cila shënohet si e tillë në Hebraisht, në rastin kur përdoren përemrat siç janë: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne”? A mund të ndodhë që Zoti t’u ketë folur engjëjve, tokës, ose natyrës dhe kështu ta përshkruajë veten e Tij të lidhur me njërën prej këtyre krijesave? Apo kjo është një aludim embrional i një veçimi të personalitetit hyjnor? S'mund të jemi të sigurt rreth kësaj.”


Kur këta redaktorë komentojnë se “S'mund të jemi të sigurt rreth kësaj”, atëherë me këtë mundohen ta mbrojnë teorinë e Jezusit si “komponent (i brendshëm) e hyjnisë.”


Përgjigja në pyetjen tuaj si dhe të komentuesve që shënojnë “S'mund të jemi të sigurt rreth kësaj”, nuk është edhe aq larg vargut vijues të Zanafillës (1:27), ku thuhet: “Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet…” Ky varg na e bën të qartë se, kur akti i vërtetë i krijimit zuri vend, kjo qe bërë nga “Ai” dhe sipas shëmbëlltyrës së “Tij” e jo sipas shëmbëlltyrës “sonë” e as në ngjasim me ”Ne”.



Argument i qartë dhe i saktë:


Si dëshmi përmbyllëse po e paraqesim thënien e vërtetë të vetë Jezusit: “Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “A nuk keni lexuar ju se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?”” (Mateu 19:4). Ky deklarim i Jezusit mohon të ashtuquajturin koncepti i Gjonit, që ju e sollët si dëshmi (e Jo Gjoni) se “Të gjitha erdhën në ekzistencë me anë të Jezusit.”




www.salafipublicati ons.com
 

  • Postime: 157
abdurrahman
#176 ne: 11-12-2008, 14:40:16
 
Trinia nuk është besim biblik
Xhelal Ebuelrub
Burimi: 50 koncepte të drejta e humane nga Muhamedi, f.20-22




... Enciklopeditë dhe fjalorët kryesor perëndimorë, të shkruara në Perëndimin e krishterë, nga kryesisht autorë perëndimorë të krishterë, i pranojnë këto fakte:



The New Encyclopaedia Britannica:"As fjala 'Trini' e as doktrina e qartë nuk gjenden në Dhiatën e Re, e as që Jezusi dhe pasuesit e tij patën për qëllim ta kundërshtojnë Shemën* në Dhiatën e Moçme:'Dëgjo, o Izrael: Zoti ynë është një Zot' [Deuteronomia 6:4]... Doktrina u zhvillua gradualisht, për disa shekuj dhe nëpër shumë debate... Nuk ndodhi veçse në shekullin 4 që dallueshmëria e të treve dhe uniteti i tyre u bashkua në një doktrinë të vetme ortodokse të një ekzistence dhe tre qenieve... Nga fundi i shekullit 4... doktrina e Trinisë mori formën e cila është mbajtur deri tani".1



The Encyclopaedia Americana:"Krishterimi i përftua nga Judaizmi dhe Judaizmi qe saktësisht Njësues [besimi se Zoti është një qenie]. Rruga që çoi nga Jerusalemi në Nikea, ishte pothuajse e drejtë. Trinitarizmi i shekullit të katërt, nuk pasqyronte saktësisht mësimet e hershme krishtere lidhur me natyrën e Zotit. Përkundrazi, ajo ishte një devijim nga këto mësime".2



The Columbia Encyclopaedia:"Trinia... kjo doktrinë nuk mësohet qartë në Dhiatën e Re".3



The New Catholic Encyclopaedia:"Formula [një Zot në tre qenie] në vetvete nuk pasqyron vetëdijen e drejtpërdrejtë të periudhës së zanafillës. Ajo qe një prodhim i një zhvillimi doktrinar tre-shekullor... Formulimi 'një Zot në tre qenie’ nuk u vendos fort e sigurisht që nuk u përvetësua në jetën e krishtere dhe në predikimin e saj të fesë para fundit të shekullit 4. Por, është pikërisht ky formulim që ka pohuar titullin e dogmës së Trinisë. Midis Etërve Apostolikë, s'ka pasur gjë që, madje, as për së largu t'i jetë afruar një mentaliteti apo pikëpamjeje të këtillë."4



Encyclopaedia of Religion and Ethics:"Në Dhiatën e Re, nuk gjejmë doktrinën e Trinisë apo ndonjë gjë tjetër si forma në të cilën është zhvilluar ajo, madje as në teologjinë Pauliste* dhe Johaniste*".5



Encyclopaedia International:"Doktrina e Trinisë nuk është formuar nga predikimi i apostujve, siç është transmetuar në Dhiatën e Re".6



New Bible Dictionary:"Fjala 'Trini' nuk gjendet në Bibël dhe, ndonëse është përdor nga Tertullian* në dekadën e fundit të shekullit 2, kjo nuk ka zënë vend formalisht në teologjinë e Kishës, deri në shekullin 4".7



--------------------------------------------------------------------------------
*. [Sh.P.] Shema ose Sh'ma Jisroel janë dy fjalët e para të një pjese të Torës [Teuratit], e cila përdoret si pjesë kryesore në të gjitha lutjet çifute të mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhe drejtpërdrejt pasqyron porosinë monoteiste të Judazimit [Wikipedia].
1. The New Encyclopaedia Britannica (vol. XI, pg.928) (2003)
2. The Encyclopaedia Americana (vol. XXVII, pg.294L) (1956)
3. Legasse, P (Ed.) (2000). The Columbia Encyclopaedia (Pg.2885)
4. The New Catholic Encyclopaedia (vol. XIV, pg.295 & 299) (1967)
*. [Sh.P.] Pauliste: Kjo i referohet një dege të krishterimit të hershëm, që identifikohet me besimin dhe doktrinat e mbështetura nga apostulli Pal në shkrimet e tij. [Wikipedia]
*. [Sh.P.] Johaniste: Literatura Johaniste është përmbledhje e punimeve të Dhiatës së Re, që, nëpërmjet gojëdhënave, i referohen personit Gjon Evangjelisti. [Wikipedia]
5. Hastings, J. (1951). Encyclopaedia of Religion and Ethics (vol. XII, pg.458).
6. Henderson, I (1969). Encyclopaedia International (pg.226)
*. [Sh.P.] Udhëheqës Kishe dhe autor nga periudha e krishterimit të hershëm. [Wikipedia]
7. Douglas, J.D. (1962). The New Bible Dictionary (pg.1298)

--------------------------------------------------------------------------------

Dictionary of the Bible:"Trinia e Zotit përkufizohet nga Kisha si besimi se në Zotin ka tre qenie, të cilët rrojnë në një natyrë. Ky përkufizim i besimit u arrit në shekujt 4 dhe 5 p.e.s., prandaj nuk paraqet një besim biblik as saktësisht, as formalisht".8



New International Dictionary of New Testament Theology:"Dhiata e Re nuk përmban doktrinën e zhvilluar të Trinisë... Krishterimi primitiv nuk ka pasur një doktrinë të qartë Trinie, siç është përpunuar në kredot e Kishës së hershme më pas ".9



The Oxford Companion of the Bible:"Ngaqë Trinia është një pjesë aq e rëndësishme e doktrinës së vonë krishtere, është e habitshme që ky term nuk paraqitet në Dhiatën e Re. Njëlloj, koncepti i zhvilluar i tre ortakëve të barabartë në Hyjninë, i gjetur në formulimet e mëvonshme të kredos, nuk mund të zbulohet qartë brenda kufijve të ligjit kishtar... Ndërsa shkruesit e Dhiatës së Re flasin shumë rreth Zotit, Jezusit dhe Shpirtit të secilit nga këta, asnjë shkrues i Dhiatës së Re nuk shpjegon marrëdhëniet mes këtyre treve në detajet që të krishterët e vonë e shpjegojnë".10



... Trinia iu imponua krishterimit nga Perandori Konstantin, i cili më 335 p.e.s. thirri këshillin e përgjithshëm, të parin në historinë e Kishës, me qëllim të largimit të mospajtimeve rreth natyrës së Zotit, të cilat u shfaqen mes grupimeve të ndryshme krishtere.



Disa javë pasi u mblodh këshilli, i cili, sipas Athanasit, në letrën e tij Ad Afros, përbëhej nga 318 peshkopë, doktrina e Trinisë iu imponua të krishterëve si një kredo që duhej pasuar.


Vendimin e Konstantinit, i cili në thelb ishte një Perandor pagan, e pasuan persekutimet e tmerrshme fetare, me qëllim që të detyrohej një kredo e shpikur, e cila asnjëherë nuk u predikua nga Jezusi [paqja qoftë mbi të].


Edhe mbështetësit më fanatikë të Trinisë nuk munden të gjurmojnë shkencërisht Trininë moderne më larg se shekulli i dytë i krishterë. Madje edhe atëherë, kjo ishte një kredo e huaj, që kurrë s'ishte përhapur nga Jezusi apo nga ndonjë prej dishepujve të tij. Gjatë asaj kohe, Trinia konkurronte me të tjera teori të huaja, të popullarizuara midis të krishterëve, rreth natyrës së Jezu Krishtit [paqja qoftë mbi të].


Që atëherë, besimi i vërtetë i Jezusit u pakësua, derisa, pothuajse, u zhduk para se të vinte Islami.



--------------------------------------------------------------------------------
8. McKenzie, J.L (1995) Dictionary of the Bible (pg 899)
9. Brown, Colin (1932). New International Dictionary of New Testament Theology (vol.2 pg.84)
10. Metzger, B.M & Coogan, M.D. (1993). The Oxford Companion to the Bible (pg.782)

 

  • Postime: 157
abdurrahman
#177 ne: 11-12-2008, 14:43:45
 
Pejgamberi Muhamed në Bibël
Marrë nga libri "Çfarë Thoshte në të Vërtetë Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





"Atyre që ua dhamë Shkrimet e njohin atë [Muhamedin] sikur që i njohin bijtë e tyre. Por, vërtet, një pjesë e tyre e fshehin të vërtetën ndërsa e dinë atë". [Kur'an, el-Bekare, 146]




Hyrje



"Ata që ndjekun të dërguarin, pejgamberin e pashkolluar, të cilin e gjejnë të përshkruar në Tora dhe në Ungjill tek ta. Ai i urdhëroi ata për atë që është e mirë dhe i ndaloi nga ajo që është e keqe. Ai i bën të ligjshme për ta të gjitha gjërat që janë të mira dhe ua ndalon atyre gjithë atë që është e ndyrë dhe i liron ata nga barra dhe zinxhirët që ata i mbartnin. Pastaj, ata që i besojnë atij, e nderojnë atë, e ndihmojnë, dhe ndjekun dritën që është zbritur me të, ata janë të suksesshmit". [Kur'an, el-A'raf, 157]



"Dhe kur atyre u erdhi një i dërguar nga Allahu, i cili vërtetonte atë çfarë gjendej tek ta, një grup nga njerëzit e librit hodhën pas shpines Librin e Allahut thua se [ai kishte qenë diçka që] ata nuk e dinin". [Kur'an, el-Bekare, 101]



"Dhe për shkak se ata thyenë besëlidhjen, Ne i kemi mallkuar ata dhe i kemi bërë të forta zemrat e tyre. Ata i ndryshojnë fjalët nga konteksti i tyre dhe harrojnë një pjesë nga ato". [Kur'an, el-Maide, 13]



Para se ta nisim këtë temë, më lejoni që së pari ta sqarojë një ide të gabuar. Shumë të Krishterë kërkojnë nga të gjithë muslimanët që ose ta pranojnë tërë Biblën, ose ta mohojnë tërë Biblën. Ndaj, ata nganjëherë hutohen me qëndrimin e një muslimani ndaj Biblës. Për këtë arsye, do të shpjegojë se si një musliman është i urdhëruar ta trajtojë Biblën.



Muslimanit i është thënë se Allahu i Gjithfuqishëm e zbriti një "Ungjill" në Jezusin, paqja qoftë mbi të. Kur'ani më pas vazhdon të përshkruajë se si njerëzimi e ndryshoi këtë "Ungjill" dhe e bastardoi atë. Për këtë arsye, Muhamedi u tha të gjithë muslimanëve që ta trajtojnë Biblën me respekt, meqë ajo nisi si fjala e vërtetë e Zotit. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, u tha ndjekësve të tij se po që se ata do ta refuzonin tërë librin, atëherë ata do të mund t'i refuzonin fjalët që janë mbetur fjalë e vërtetë e Zotit. Ai u tha tyre se Kur'ani ka qenë zbritur për të "ndrequr" atë që ishte prishur nga njerëzimi në Bibël dhe që ta kthejë atë te mësimet origjinale të Zotit nëpërmjet "kujdestarisë" së vet. Ne lexojmë këtë në Kur'an:"Dhe ty [O Muhamed] ta zbritëm Shkrimin [Kur'anin] me të vërtetën, që vërteton çfarëdo Shkrimi që ka qenë përpara tij, dhe si një vështrues/korrigjues i tij. Pra, gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu, dhe mos ndiq dëshirat e tyre që janë larg nga e vërteta që të ka ardhur ty..." [el-Maide, 48]. Për këtë arsye, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, i urdhëroi ata që ta pranojnë vetëm atë që është verifikuar me anë të Kur'anit dhe ta refuzojnë atë që është në kundërshtim me Kur'anin.



Muslimanët besojnë që "njerëzit e librit" në kohën e Muhamedit kishin qenë në pritje të një pejgamberi të ri, që do të vinte së shpejti. Ka shumë kallëzime që dëshmojnë për këtë. Ne na është thënë se Çifutët e Jethribit [qyteti i Medines] vazhdimisht u kërcënoheshin qytetarëve të saj Arabë me pashmangshmërinë e mbërritjes së tij dhe se ata do ta ndiqnin atë dhe do t'i vrisnin ata në mënyrë të ngjashme siç kanë qenë vrarë populli i A'adit dhe Iremit, dhe kjo qe një nga arsyet kryesore që Arabët e Jethribit ndoqën Muhamedin, paqja qoftë mbi të, aq shpejtë; që t'i mundnin Çifutët me të. Poashtu ka edhe rrëfenja të ngjashme, siç është rrëfenja e Selman el-Farisit, rrëfenja e murgut Bahira, dhe rëfenja e el-Nexhashit, mbretit të Etiopisë.



Ka shumë profeci për ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, në Dhjatën e Vjetër. Shumë të Krishterë madje na kanë thënë që Bibla ka pofetizuar shumë gjëra që kanë ndodhur pas kohës së Jezusit, paqja qoftë mbi të, përfshirë papën dhe Israelin. Ndryshe nga Çifutët, muslimanët nuk kundërshtojnë profecitë e pohuara për ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, meqë Kur'ani i urdhëron ata që të besojnë në të. Mirëpo, nëse i pyesim të Krishterët se a mund të gjejnë përmendjen e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, në Bibël, përgjigja e menjëhershme është një "Jo!" e theksuar. Por, nëse Bibla ka profetizuar të gjitha këto gjëra tjera, atëherë duhet të pyesim: përse nuk ka absolutisht asgjë për të thënë rreth njeriut, i cili pa ndihmën e askujt bindi miliarda njerëz gjatë shekujve që të besojnë në lindjen e mrekullueshme të Jezusit, paqja qoftë mbi të, në porosinë e tij, në devotshmërinë dhe ndershmërinë e nënës së tij, Marisë, paqja qoftë mbi të, në mrekullitë e Jezusit, dhe në faktin që ai ishte një nga të dërguarit më të mëdhenj Zotit për të gjitha kohërat?



Nuk asnjë profeci të vetme në Dhjatën e Vjetër që përmend Jezusin, paqja qoftë mbi të, me emër. Mesia, i përkthyer si "Krisht", s'është emër. Ky është përshkrim, titull. Kjo do të thotë "i lyeri". Madje edhe "Jezus" s'është emri i vërtetë i Jezusit. "Jezus" është versioni i Latinizuar i emrit Hebrej "Jeshua", i cili është forma e shkurtuar e "Jehoshua" – Zoti shpëton. Kur të Krishterët pohojnë që një varg profetizon ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, ajo çfarë ata bëjnë është krahasimi i përshkrimit të gjetur në atë varg për Jezusin, paqja qoftë mbi të, dhe nëse ai i përshtatet atij, atëherë ata thonë se kjo flet për të. Duke përdorur metodën e të Krishterëve, ne pohojmë që ka jo vetëm një, por më shumë se DHJETË vargje në Bibël që flasin për ardhjen e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, si i dërguar i Zotit, porse komentuesit e mëhershëm nuk i kanë kuptuar ato [mu siç na thonë të Krishterët se Çifutët kanë bërë me profecitë e Dhjatës së Vjetër rreth Jezusit, paqja qoftë mbi të]. Lexuesi do të vërejë se në atë që vijon, vargjet janë shpjeguar shumë thjeshtë, duke përdorur domethëniet e dukshme të vetë fjalëve pa iu drejtuar domethënieve të detyruara abstrakte dhe metafizike për këto vargje. Këto vargje flasin rreth ngjarjeve kryesore, vendeve, dhe momenteve të rëndësishme në historinë Islame, si dhe rreth cilësive të Islamit dhe Muhamedit, paqja qoftë mbi të.



Disa njerëz besojnë që është e pamundshme për klerin e Krishterë që ta keqkomentojnë madje edhe një varg të vetëm të Biblës. Për këtë ne vetëm duhet të shikojmë prapa në një periudhë mjaft të vajtueshme në historinë e Krishtere. Një periudhë kur njerëzit qenë kidnapuar me forcë nga Afrika dhe janë shitur si robër për të jetuar jetët e tyre si shtazë, duke duruar varësi, torturë, dhe poshtërim. Të krishterëve të bardhë që shkojnë në kishë u është thënë se kjo ka qenë urdhër i Zotit dhe janë cituar vargjet si Gjeneza 9:25, Xhoshua 9:23, 1 Timoteu 6:1, dhe Titit 2:9. Kur të Krishterët nisën ta kuptojnë se kjo ishte një keqkomentim i vargjeve të Biblës, ata nisën luftën dhe i rrezikuan jetët e tyre me qëllim që ta shfuqizojnë robërimin. Asnjë njeri i ndershëm sot nuk beson që Zoti ka urdhëruar njerëzimin ta robërojnë një racë të tërë njerëzish vetëm për shkak se lëkura e tyre është e zezë. Por aso kohe, kjo ka qenë besimi i vendosur i masave dhe ka qenë besuar të jetë "frymëzimi' i Zotit.




Moisiu profetizon ardhjen e Muhammedit



Deuteronomi 18:18:"Unë [Zoti] do ta ngrisë ndër ta një pejgamber sikur ti [Moisi], dhe do t'i vendos fjalët e Mia në gojën e tij, dhe ai do t'u flasë atyre gjithë atë që do ta urdhëroj".



Ka shumë vargje në Dhjatën e Vjetër që profetizojnë ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Mirëpo, kjo s'është prej tyre. Kjo qartë mund të shihet në katër pikat vijuese:



a) Sikur Moisiu



Muslimanët besojnë në të gjithë pejgamberët e mëparshëm. Ata nuk bëjnë dallim mes tyre, e as që e vendosin ndonjërin mbi të tjerët në devotshmëri. Mirëpo, ata të gjithë janë njerëz, dhe si të tillë ata dallojnë nga njëri-tjetri në cilësitë e tyre. Le t'i krahasojmë këto cilësi:



1) Të Krishterët dhe muslimanët pajtohen që Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, patën baballarë dhe nëna. Të dy ata poashtu besuan që Jezusi, paqja qoftë mbi të, pati vetëm nënë dhe jo baba. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



2) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, u martuan dhe u lindën fëmijë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, kurrë nuk u martua e as që pati ndonjë pasardhës. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



3) Moisiu, paqja qoftë mbi të, qe pranuar nga Çifutët dhe deri më sot, si një popull, ata e pranojnë atë si pejgamberin e tyre. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, qe pranuar nga populli i tij, dhe si një popull, mbi një miliardë muslimanë gjithandej botës e pranojnë atë si pejgamberin e Allahut. Jezusi, paqja qoftë mbi të, qe refuzuar nga populli i tij [Çifutët], siç thuhet në Biblën e vetë Krishterëve:"Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan". [Gjoni 1:11]. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



4) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, qenë mbretër në Tokë në kuptimin që ata patën pushtet themelor të qeverisjes - pushtetin për ta zbatuar dënimin me vdekje. Kur Çifutët sollën përpara Moisiut Israilitin i cili kishte qenë zënë duke bledhur dru-zjarri në Sabath [e Shtunë e Çifutëve], Moisiu e gurëzoi atë deri në vdekje [Numrat 15:36]. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, pati pushtet të ngjashëm. Kur një grua erdhi përpara tij të pranonte [pa dëshmitarë] se kishte bërë kurvëri, ai i dha asaj një shans që ajo të mendojë për seriozitetin e pohimit të saj dhe dënimin që ajo do ta pranonte. Kur ajo insistoi, ai urdhëroi që ajo të gurëzohej deri në vdekje dhe urdhëroi shoqëruesit e tij që ta respektojnë atë për pendimin e saj përfundimtar dhe të sinqertë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, qartë hodhi poshtë pohimin që ai kishte mbretëri në tokë. Kur ai qe tërhequr zvarrë përpara Governatorit Romak, Pontius Pilat, me akuzën për rebelim, ai tha:"Jezusi përgjigji: Mbretëria ime s'është e kësaj bote. Po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bie në dorë judenjëve [Çifutëve]. Porse, mbretëria ime nuk është prej këndej" [Gjoni 18:36]. Jezusi, paqja qoftë mbi të, nuk do të gënjente për të shpëtuar. Pra, ai nuk pati mbretëri tokësore. Më tej, në Gjoni 8:1-7 lexojmë rrëfenjën e gruas, e cila ishte akuzuar për kurvëri nga Çifutët dhe sjellur përpara Jezusit. Ata shpresonin ta fusin në kurth atë ose duke e bërë atë që t'i kundërshtonte ligjet e Moisiut me mosgurëzimin e saj, ose duke e vendosur atë në një pozitë të keqe me perandorinë Romake duke e marrë ligjin në duart e tij dhe të urdhëronte që ajo të gurëzohej. Jezusi me zgjuarsi e nxorri veten nga ky telash duke i urdhëruar ata:"Ai midis jush që është i pamëkat, le ta gjuajë i pari me gurë atë". Kështu që gruaja qe liruar. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



5) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, erdhën me një grupazh ligjesh të reja gjithëpërfshirëse për njerëzit e tyre. Jezusi, paqja qoftë mbi të, siç dëshmohet nga Mateu, pohoi të ketë prezantuar ligje të reja, por, se kishte ardhur ta restauronte ligjin e Moisiut dhe as mos të shtonte, as mos të heqte nga ai. Në Mateu 5:17-18 lexojmë:"Mos t'ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo s'erdha ta shlyej, por ta përkryej. Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t'i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha". Ndaj, Muhamedi është sikur Mosiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



6) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, vdiqën me vdekje natyrore. Jezusi, paqja qoftë mbi të, pohohet nga të Krishterët të ketë vdekur dhunshëm në kryqin. Ndaj, Muhamedi është sikur Mosiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



7) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, janë të varrosur në tokë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, pohohet nga të Krishterët të banojë në qiell. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



8) Shumica e të Krishterëve pohojnë që Jezusi është Zot. Ndërkaq, asnjë i Krishter apo musliman nuk pohon që Moisiu apo Muhamedi ishte Zot. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



9) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, nisën misionin e tyre pejgamberik në moshën katërdhjetë vjeç. Jezusi, paqja qoftë mbi të, e nisi në të tridhjetat. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



10) Të Krishterët pohojnë që Jezusi, paqja qoftë mbi të, qe ringjallur pas vdekjes së tij. As muslimanët as të Krishterët nuk pohojnë që Moisiu apo Muhamedi qenë ringjallur. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



Ka edhe pika tjera veç këtyre që do të mund të përmedeshin, por do të mjaftohemi me këtë tani për tani.




b) S'mund të jetë Çifut



Pra, a është Muhamedi, paqja qoftë mbi të, pejgamberi i vetëm i cili është "Sikur Moisiu"? Për shembull, çka në lidhje me Jezusin? Ne atëherë duhet të vërejmë se Jezusi, paqja qoftë mbi të, ishte Çifut, dhe Bibla saktësishtë mohon që ky pejgamber i pritur do të jetë Çifut. Ne na është thënë në Deuteronomi 34:10, vetë Moisiu thotë:"Dhe s'do të ketë më pejgamber sikur Moisiu në Israel". Ky pejgamber i pritur, ndërkaq, duhet të jetë "Sikur ti [Moisi]". Pra, ai do të vijë nga JASHTË Israelit.




c) Është nga vëllezërit e Çifutëve



Nëse ky pejgamber s'mund të jetë Çifut, atëherë çfarë po mbetet? Në këtë varg, Zoti i flet Moisiut, paqja qoftë mbi të, lidhur me Çifutët si entitet racor. Pejgamberi i pritur pohohet të mos jetë "nga Çifutët" apo "nga vetë ata" por "nga vëllezërit e tyre [të Çifutëve]". Kush janë vëllezërit e popullit Çifut? Çifutët janë bijtë e Jakobit, birit të Isakut, birit të Abrahamit. Vëllai më i vjetër i Isakut ishte Ishmaeli, babai i Arabëve. Kështu, vëllezërit e popullit Çifut janë populli Arab. Ky qëndrim përforcohet më tej nga përcaktimi vijues i "Vëllezërve" në Fjalorin Hebrenj të Biblës: "personifikim i një grupi fisesh, të cilët konsideroheshin si kusherirë të Israilitëve".




d) Vendos fjalët e Mia në gojën e tij



Po ta lexonim Kur'anin, do të gjenim se ai përmban shumë vargje ku qëndron "Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni" [Ta Ha: 14, el-Neml:9, el-Kasas:30], "Unë jam Zoti yt" [Ta Ha:19]. Këto vargje nuk paraprihen me "Dëgjova Zotin të thotë…", apo "Dhe Zoti tha…", apo thënie të ngjashme që do të ishin fjalët e një njeriu që transmeton fjalët e Zotit, por forma e tyre është e vetës së parë e cila flet për vetveten. As Muhamedi, paqja qoftë mbi të, as ndonjë musliman kurrë s'kanë pohuar që Muhamedi ishte Zot, ndaj Muhamedi po i fliste fjalët e Zotit me gojën e tij. Ngjashëm, ne mund të gjejmë në Kur'an më shumë se katërqind vargje të formës "Thuaj [O Muhamed]:…" Me fjalë tjera, Zoti i Gjithfuqishëm po i vendos fjalët në gojën e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, dhe po e urdhëron atë që t'i thotë ato.



Të Krishterët pohojnë se Bibla ka shumë "autorë", dhe se ndërsa "frymëzimi" është nga Zoti, prapseprap, fjalët janë të njerëzve të vdekshëm.



Dr. W Graham Scroggie i Moody Bible Institute, Çikago, një nga misionet më me prestigj të Krishtere evangjelike, thotë në faqen 17 të librit të tij "Është prej njeriut, megjithatë hyjnore":



"…Po, Bibla është prej njeriut, ndonëse disa nga zelli që kishin, e që s'është në pajtim me diturinë, e kanë mohuar këtë. Këto libra kanë kaluar nëpër mendjet e njerëzve, janë shkruar në gjuhën e njerëzve, qenë punuar me pendë nga duart e njerëzve dhe mbartin në stilin e tyre cilësitë e njerëzve…"



Një tjetër dijetar erudit i Krishterë, Keneth Cragg, Peshkopi Anglikan i Jerusalemit, thotë në faqe 277 të libri të tij, "Thirrja e Minares":



"…Por jo edhe Dhjata e Re… Në të ka përmbledhje dhe montim; ka kopje dhe dëshmitar për të zgjedhur. Ungjijt kanë kaluar nëpër mendjen e kishës prapa autorëve. Ata paraqesin përvojë dhe histori…"



Kur'ani, ndërkaq, është edhe frymëzim i Zotit edhe fjalët fizike të Zotit. Një shembull i kësaj është një mësues i cili dërgon dy studentë për t'ua mësuar të tjerëve atë që kanë mësuar nga ai. Të parit i është thënë: "t'i mësosh ata çfarë të kam mësuar unë ty", ndërsa të dytit i është dhënë një libër mësimor i shkruar nga mësuesi i tij dhe i thuhet të lexojë fjalë-për-fjalë nga ky libër dhe mos të thotë gjë nga dëshira e tij. I pari do t'i bartë mendimet e mësuesit; i dyti do t'i bartë mendimet dhe fjalët e tij.



Kjo çështje bëhet e qartë kur të studiohen, për shembull, përshëndetjet personale të Palit dhe shokëve të tij në fund të Titit [3:15], 2 Timoteu [4:19], 1 Selanikasve [5:26]…etj. Këto fjalë s'janë fjalët e Zotit, por përshëndetjet personale të Palit dhe shokëve të tij. Ka edhe shumë shembuj të tillë që gjenden në Bibël. Kur'ani nuk përmban të tilla vargje nga Muhamedi, paqja qoftë mbi të. Fjalët e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, janë përmbledhur në një referencë krejtësisht të ndryshme nga Kur'ani të quajtur "Suneti". Ne vërejmë nga tërë kjo se madje edhe vetë Kisha nuk pohon që Bibla është fjala fizike e Zotit, por "frymëzimi" i tij [mësimet e Tij] nëpërmjet fjalëve të njerëzve. Kur'ani, ndërkaq, është fjala e vërtetë e Zotit.



"Dhe [përkujto] kur Abrahami dhe Ishmaeli po ngritnin themelet e Shtëpisë [Kabes në Meke], [duke u lutur]: O Zoti ynë! Pranoje nga ne [këtë shërbim]. Vërtet! Ti, vetëm Ti, je Dëgjuesi, i Dijshmi. Zoti ynë! Na bëj të nënshtruar ndaj Teje dhe [bëj] nga pasardhësit tanë të nënshtruar ndaj Teje, dhe na i trego mënyrat e adhurimit, dhe ji i butë ndaj neve. Vërtet! Ti, vetëm Ti, je Përdëllyesi, i Mëshirshmi. Zoti ynë! Dërgo midis tyre një të dërguar nga vetë ata, i cili do t'ua recitojë atyre vargjet e Tua, dhe do t'i instruktojë në Libër dhe urtësi dhe do t'i pastrojë ata. Vërtet! Ti, vetëm ti, je i Fuqishmi, i Urti. Dhe kush dëshiron tjetër veç shtegut të Abrahmit përveç atij që e mashtron vetveten? Vërtet, Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, dhe vërtet, në jetën e përtejme ai do të jetë midis të drejtëve. Kur Zoti i tij i tha atij: Dorëzohu! [në kuptim të plotë: ji musliman], ai tha: Unë i jam dorëzuar [jam bërë musliman] Zotit të krijimit". [Kur'an, el-Bekare:127-131]




Paralajmërime serioze për të gjithë ata që nuk e ndjekun atë



Pra, çfarë t'u themi atyre që thonë:"Jezusi na ka paguar. Ne s'kemi nevojë të ndjekim ndonjë pejgamber të ardhshëm?" Pas vargut të sipërpërmendur të Deuteronomisë, vetë Zoti kërcënohet me dënim të ashpër kundër të gjithë atyre që nuk ndjekun këtë pejgamber të pritur. Në Deuteronomi 18:19 lexojmë:"Dhe do të ndodhë që kushdo që s'do t'i dëgjojë fjalët e Mia, të cilat ai do t'i flasë në emër Timin, Unë do ta marrë në përgjegjësi". [Në disa përkthime:"Unë do të jem Hakmarrësi"]



Ne do të donim që lexuesi të mbajë në mend që Muhamedi, paqja qoftë mbi të, kurrë në jetën e tij nuk ka pohuar se Kur'ani ishte fjala e tij, por fjalët e Zotit. Kur muslimanët lexojnë një kaptinë të Kur'anit, ju do të gjeni se ata gjithmonë e nisin recitimin e tyre me fjalët:"Në emër të Zotit, Përdëllyesit, të Mëshirshmit". Kur'ani përmban 114 kaptina. Po t'i ndiqnim sipas radhës, do të gjenim se kaptina e parë, kaptina e dytë, kaptina e tretë, dhe kështu me radhë, të gjitha fillojnë me fjalët "Në emër të Zotit, Përdëllyesit, të Mëshirshmit" [pa përjashtime]. Në anën tjetër, ne gjejmë se shumica e të Krishterëve nisin me "Ne emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë". Pra, jo vetëm Muhamedi, paqja qoftë mbi të, por të gjithë muslimanët në përgjithësi i recitojnë fjalët e Zotit në emër të Tij. Vërtet, Kur'ani madje edhe vërteton paralajmërimin e njëjtë të Deuteronomisë:"Dhe kushdo që kërkon tjetër veç Islamit për fe të tijën, ajo kurrë s'do të pranohet nga ai, dhe në jetën e përtejme do të jetë ndër ata që kanë humbur". [A'al Imran:85]



 

  • Postime: 157
abdurrahman
#178 ne: 11-12-2008, 14:45:27
 
Pejgamberi Muhamed në Bibël
Marrë nga libri "Çfarë Thoshte në të Vërtetë Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





Referencat ndaj Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit me këtë renditje:



Deuteronomi 33:1:"Dhe ky është bekimi me të cilën Moisiu, njeriu i Zotit, i bekoi fëmijët e Israelit para vdekjes së tij. Dhe ai tha: Zoti erdhi nga Sinai, u ngrit nga Seiri, shkëlqei nga kodra Paran, dhe ai erdhi me dhjetë mijë shenjtorë: nga dora e tij e djathtë, një ligj të jashtëzakonshëm për ta".



Kjo është një seri kronologjike e pejgamberëve, e cila është kallëzuar nëpërmjet referencave ndaj vendeve. Kjo profeci transmetohet në fund të Deuteronomisë bashkë me rrëfenjën e vdekjes së pejgamberit Moisi, paqja qoftë mbi të. Ishte një bekim dhe përgëzim i dhuruar nga pejgamberi Moisi ndjekësve të tij mu para vdekjes së tij. Kjo është menduar t'u japë shpresë ndjekësve të tij me rastin e vdekjes së pejgamberit të tyre, se Zoti s'po i braktis ata, madje më e mira akoma ka për të ardhur, dhe se Ai do të vazhdojë ta bekojë njerëzimin me udhëzimin dhe dritën e Tij.



Sinai i referohet Moisiut, paqja qoftë mbi të. Është një referencë e qartë ndaj kodrës Sinai, ku Moisiu pranoi shpalljen e tij [Ekzodus 19:20]. Seiri i referohet Jezusit, paqja qoftë mbi të. Kjo zakonisht është e lidhur me zinxhirin e maleve në Perëndim dhe Jug të Detit të Vdekur, duke u shtrirë nëpër Jerusalem dhe Betlehem, vendlindjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Më vonë është zgjatur për të përfshirë malet e anës Lindore poashtu [Fjalori i Biblës, John L. Meckenzie, S.J., f.783]. Sidoqoftë, Seir poashtu identifikohet me kufirin Verior të territorit fisnor të Xhudas dhe zakonisht me Sarisin afër Keslas [Shesalon], mezi nëntë milje në Perëndim të këtyre dy qyteteve [Fjalori Biblik i Idermanit, nga Allen C. Myers, f.921-922, dhe Fjalori Biblik i Përkthyesit Gojor, V4, f.262]. Pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kurrë gjatë jetës së tij s'ka hyrë në Palestinë, dhe si rrjedhim kjo s'mund t'i jetë referuar atij.



Siç pamë tashmë në seksionin 6.5, Parani i referohet qytetit të Mekes në Gadishullin Arabik. Vendi i shkretë i Paranit është vendi ku gruaja e Abrahamit, Hager, dhe biri i tij më i vjetri, Ishmael, u vëndosën në shkretëtirën Arabe. Veçanërisht, Meka. Meka, natyrisht, është kryeqyteti Islam dhe vendlindja e Muhamedit, paqja qoftë mbi të. Kodra Paran është një zinxhir malesh po në atë rajon, të cilin Arabët e quajnë "Malet Seruet". Muhamedi, paqja qoftë mbi të, së pari u bë pejgamberi i Islamit në shpellën Hira, që gjendet në këto male. Jezusi kurrë në jetën e tij s'ka udhëtuar për në Paran. Muhamedi, ndërkaq, ishte lindur aty. Ai vdiq aty. Dhe, ai ishte kryeqyteti i fesë Islame aso kohe dhe sot. Të gjithë pejgamberët e Biblës, përfshirë Jezusin dhe Moisiun, erdhën ose nga Palestina, ose nga Babilonia. Asnjë pejgamber i Biblës kurrë s'erdhi nga qyteti Arab i Paranit [Meke]. Pejgamberi Muhamed, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit që ndonjëherë ka përmbushur këtë profeci.



Poashtu lexojmë në vargun 33:2 se një ligj i jashtëzakonshëm do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Paranit. Referenca ndaj "së djathtës" i referohet forcës, drejtësisë, dhe udhëzimit. Në Islam, të gjitha veprat e pastra dhe të ndershme kryhen me dorën e "djathtë" [ngrënia, përshëndetja me dorë, etj.], ndërsa të gjitha veprat e pista apo të padëshirueshme kryhen me dorën e majtë [larja e pjesëve intime, marrja e plehrave, etj]. Në Kur'an, të mirët përshkruhen në Ditën e Gjykimit sikur pranojnë librin e tyre të veprave me dorën e "djathtë" të tyre, ndërsa të këqijtë e pranojnë të tyren me dorën e "majtë". Kjo mund të shihet për shembull në kaptinën el-Haka [Kur'an 69:13-37]. Ky qëndrim i përgjithshëm bartet në Bibël poashtu. Ne lexojmë:



"Frazat Biblike që i referohen dorës së djathtë, pasqyrojnë një qëndrim kulturor e njerëzor të përhapur, domethënë njohja se për shumicën e njerëzve dora e djathtë është edhe më e fortë edhe më e aftë se e majta, dhe është dora me të cilën ndërmerren shumë punë instiktivisht…Eccl.10.2 lidh 'zemrën e urtë të njeriut' me dorën e tij të djajthtë, dhe 'zemrën e të marrit' me të majtën e tij. Kur Biri i Njeriut ndanë dhentë nga dhitë në Gjykimin e Fundit, të mallkuarve 'në dorën e majtë' ai u thotë, 'Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur', [Mat. 25:41] …Dora e djathtë shpesh përmendet si një simbol i fuqisë, si për qeniet njerëzore, ashtu edhe antropomorfikisht për Zotin [p.sh. Job 40:14; Isa. 48:13]" Fjalor i Traditave Biblike në Literaturën Angleze, David Lyle Jeffrey, f.442.



Ligji i jashtëzakonshëm që do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Parani, do të jetë ligj i ri për fëmijët e Israelit, jo i njëjti që ata kishin qenë duke e praktikuar në kohën e Moisiut, paqja qoftë mbi të, dhe më vonë. Kjo qëndron nga logjika e thjeshtë: nëse unë tashmë posedoj diçka, atëherë si mund të them që fqiu im do t'ma sjell "mua" këtë të njëjtën "diçka" që tashmë e posedoj. Në një rast të tillë, ai do të kishte "sjellur" asgjë, dhe do të kishte qenë më e logjikshme të thuhet ai do ta "vërtetojë" ligjin që ka ekzistuar përpara. Asnjë pejgamber i Biblës ndonjëherë gjatë jetës së tij as nuk ka ardhur në Paran, as nuk ka predikuar zëvendësimin e ligjit të Moisiut, paqja qoftë mbi të. Madje edhe Jezusi, paqja qoftë mbi të, erdhi për ta vërtetuar dhe përforcuar ligjin e Moisiut [Mateu 4:17-19], siç shpjegohet në detale në kaptinën e parë. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit i cili përmbushi këto dy kërkesa.



Mirëpo, nëse shikojmë për së afërmi, do të gjejmë se profecia përmban edhe një kërkesë. Ajo na tregon që ky pejgamber nga Parani, i cili do ta sjellë një ligj të jashtëzakonshëm të ri, do të vijë me 10, 000 shenjtorë. Prapë, dy vjetë para vdekjes së pejgamberit Muhamed, në vitin 630 e.s., ai udhëqohi 10, 000 ndjekës të tij për në fitoren e fundit dhe vendimtare kundër paganëve të Mekes. Kjo ishte një nga fitoret më të qeta në tërë historinë. Muslimanët morën Meken, kryeqytetin e Arabisë pagane, pothuaj pa asnjë viktimë të vetme. Me të hyrë në Meke si fitues, Muhamedi nuk i mori banorët e saj si robër lufte. Ndonëse këta njerëz kishin qenë duke torturuar dhe vrarë shoqëruesit e tij dhe vetë atë për vite të tëra, ai urdhëroi që ata mos të torturohen dhe mos të bëhet hakmarrje kundër tyre. Madje, ai i liroi të gjithë. Shumica e tyre hynë në Islam.



Prapë, gjejmë se pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar shtatëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [Ekzodusi 24:1-9, Numrat 11:16-25]. Jezusi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar njëmbëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [po ta përjashtonim Xhudan], siç shihet në Mateu 10:1-5, Marku 3:14-19, etj. Pejgamberi Muhamed, prapë, ishte i vetmi që përmbushi këtë kërkesë. Mr. Kais el-Kalbi shtron pyetjen:



"Kur ky varg, Deut 33:2, qe përkthyer nga Hebraishtja në Anglisht, fraza '10, 000 shenjtorët' qëllimisht është ndryshuar në 'lugina e shenjtë', përse?" Kais el-Kelbi, Pejgamberi Muhamed, Pejgamberi i Fundit në Bibël, botimi i tretë, f.231-232.



Formulimi poashtu bart këtë seri kronologjike të pejgamberëve. Erdhi: mbërritja e diellit në mëngjes. U ngrit: sikur drita e agut. Shkëlqei: Dielli i mesditës, i cili e ndriqon Tokën nga Lindja në Perëndim. Islami vërtet shkëlqei gjithandej tokës sikur dielli i mesditës. Ai llogaritet të ketë 1.2 miliardë ndjekës kudo në botë, dhe është feja me rritjen më të shpejtë në botë sot.



"Në këtë ditë, Unë kam përsosur fenë tuaj për ju, kam plotësuar dhuntinë Time ndaj jush, dhe kam zgjedhur për ju Islamin si fe tuajën". [Kur'an, el-Maide:3]



 

  • Postime: 157
abdurrahman
#179 ne: 11-12-2008, 14:49:25
 
Pejgamberi Muhamed në Bibël






Muhamedi përmendet me emër në Këngën e Solomonit



Emri i Muhamedit paraqitet në Haggai 2:7 nën fjalën Hebreje mehmed [מחמד], e cila do të thotë: i lavdëruari [Muhamed në Arabisht është i lavdëruari]. Kjo thuajse padyshim i referohet pejgamberit Arab Muhamed.



Kaptina e 5 e Këngës së Solomonit po flet për dikë. Çifutët do të thonë që kjo flet për Solomonin, ndërsa të Krishterët do të thonë që kjo flet për Jezusin. Nëse e kemi parasysh që kjo është Këngët e Solomonit, do të ishte e logjikshme që kjo flet për Solomonin. Vargjet që përshkruajnë këtë njeri misterioz, të folurën e transmetuesit e kanë të zgjedhuar në femërore [domethënë se është një grua që e përshkruan këtë njeri] kështu që është e mundshme që kjo të jetë një nga gratë e Solomonit e cila po flet për burrin e saj [Solomonin]. Sidoqoftë, nëse një i Krishter përpiqet të mbrojë se Jezusi po diskutohet në të, atëherë ata po lënë të kuptohet se kjo po flet për një pejgamber të ardhshëm [një njeri i cili ende s'është gjallë në atë periudhë kohore], një profeci… Nëse kaptina 5 e Këngës së Solomonit po shikon në të ardhmen, atëherë s'ka dyshim që kjo po flet për Muhamedin.



Gjatë kaptinës, për dikë po flitet. Kushdo që të jetë, vargu 15 thotë që "shprehja e fytyrës së tij është si e Libanit", pra ky është një zotëri Arab [me pamje Arabe], një njeri Semit megjithatë. Vargu 11 thotë "koka e tij është sikur ari më i shkëlqyer, kaçurrelat e tij janë të valëzuar dhe të zeza si korbi". Vargu 10 e përshkruan këtë njeri si "vezullues dhe i kuqërremë", që do të thotë se ai është me lëkurë pak të shkëlqyer me ngjyrë të trëndafiltë. Kjo mund të vërtetohet në Hadithet Sahi të Buharit, vëllimi 4, libri 56, numër 747, ku thuhet se Muhamedi ka qenë me lëkurë pak të shkëlqyer, me ngjyrë të trëndafiltë [dhe poashtu ka flokët e njëjta sikur që përmendet në vargun 11]. Poashtu vargu 14 e përshkruan këtë njeri të ketë barkun sikur fildish. Kjo do të thotë që pjesët e trupit të tij, të cilat zakonisht janë mbuluar nga dielli, janë shumë të bardha [sikur fildishi]. Kjo poashtu mund t'i atribuohet Muhamedit, i cili ndonëse me ngjyrë të trëndafiltë, të artë, ai pati sqetulla të bardha [Sahi Buhari, vëllimi 2, libri 17, numri 141, thotë që keni mundur të shihni të bardhët e sqetullave të tij kur ai i ngritte duart]. Ku qëndron çështja?!?!



Të diskutosh për ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve është e pafrytshme, dhe po të bazohesha vetëm në këtë, kjo do të mund të përshkruante cilindo njeri Semit. Mirëpo, emri i këtij personi është dhënë. Teksti i përkthimit në Anglisht të Këngëve 5:16 përfundon përshkrimin duke thënë:"Ai krejtësisht është i këndshëm". Fjalët "krejtësisht i këndshëm" qenë përkthyer nga mehmed [מחמד]. Do ta shikojmë për së afërmi këtë fjalë katër germëshe, dhe të dëshmojmë që kjo po flet për Muhamedin…



Së pari, mënyra në të cilën është shkruar kjo fjalë në Hebraisht është מחמד



Ky ndodh të jetë emri i njëjtë i Muhamedit që shkruhet në Hebraisht. Le të shikojmë në drejtshkrimin e kësaj fjale...



מחמד


Kjo ka katër germa. Duke shkuar nga e djathta në të majtë, ato janë:



מ Mem


ח Het


מ Mem


ד Dalet



Tash, kur të shkruhet në Hebraisht, s'ka dallim mes fjalës mehmed [מחמד] dhe Muhamed [מחמד]. Dallimi i vetëm është në zanoret të cilat përdoren gjatë shqiptimit të kësaj fjale [מחמד]. Hebraishtja është një gjuhë e lashtë, dhe në të s'ka zanore. Ajo përbëhet nga bashkëtingëlloret. Në kohërat e lashta, lexuesi vetë vendoste cilën zanore të shtonte. Zanoret qenë prezantuar në shekullin 8, në formë të pikave dhe vijave. Mirëpo, kjo s'ka të bëjë me Hebraishten e vërtetë. Fjala mehmed [מחמד] në kohërat e lashta mbas gjase ka qenë shqiptuar "mehemed".



Sipas Fjalorit Hebraisht-Anglisht të Ben Jehudas, מחמד saktësisht shqiptohet si "mehemed" [jo mehmed], që është shumë afër me Muhamed.



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]





Fjalori Hebraisht-Anglisht i Ben Jehudas e përcakton "מחמד" si "i këndshëm, i lakmuari, i çmuari, i lavdëruari". Mënyra korrekte për të thënë "i lavdëruari" në Arabisht është Muhamed, pra kjo është fjala e njëjtë!



Siç u tha më herët, emri Muhamed [מחמד] dhe fjala mehmed [מחמד] shqiptohen saktësisht në mënyrë të njëjtë, dhe të dyjat kanë domethënie të njëjtë. Arsyeja e vetme që ata shqiptohen ndryshe, është për shkak të zanoreve [pikave dhe vijave] që janë prezantuar në shekullin e tetë.



Fjala Hebreje për të lavdëruarin është



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]



Fjala Hebreje për Muhamed [pejgamberin Arab] është



מֻחַמָד Muhammed



Në fund, nëse Këngët e Solomonit, kaptina 5, po flet për një njeri që do të vijë pas asaj kohe, ai pa dyshim është Muhamedi, siç madje përmendet edhe me emër. Cilido i Krishter që beson se Jezusi është Mesia, dhe beson që librat qenë zbritur nga Zoti pas TeNeKh [Biblës së Çifutëve], atëherë me siguri duhet ta ketë parasysh atë çfarë sapo lexoi këtu, dhe ta marrë në kosideratë Kur'anin para se të nxjerrë vendimin.



 

  • Postime: 157
abdurrahman
#180 ne: 11-12-2008, 15:00:53



Imam Muslimi në Sahihun e tij ka transmetuar nga Jahja bin Jamar (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë:“Njeriu i parë që mohoi kaderin ishte Mabed el Xhuheni nga qyteti i Basras. Në atë kohë unë dhe Humejd bin Abdurrahman el Humejri u nisëm për haxh. Kur mbërritëm atje, i thamë njëri-tjetrit: 'Sikur të takonim ndonjë nga shokët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ta pyesnim për fjalët e këtyre njerëzve që flasin për kaderin'. Papritur brenda në xhami takuam Abdullah bin Umerin. Shkuam tek ai dhe e rrethuam njëri nga ana e djathtë dhe tjetri nga e majta. Shoku im më la mua të flisja, prandaj fillova duke e pyetur:'O baba i Abdurrahmanit! Tek ne janë shfaqur disa njerëz, të cilët e lexojnë Kuranin dhe e kërkojnë dijen (dhe përmend shumë cilësi të tyre), por ata pretendojnë se nuk ekziston kaderi dhe se Dija e Allahut nuk i përfshin punët që kanë për të bërë njerëzit në të ardhmen…' Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur i dëgjoi këto fjalë tha:'Nëse të bie rasti t'i takosh ata njerëz, atëherë lajmëroi se unë jam larg nga mendimet e tyre dhe ata janë larg prej meje. Betohem në Allahun, se nëse ndonjë nga ata posedon një mal me flori sa ai i Uhudit dhe e jep lëmoshë, Allahu kurrë nuk do e pranojë këtë vepër, derisa ai të besojë në kader'. Më pas vazhdoi:'Babai im, Umer bin Hatabi, më ka treguar:'Një ditë, kur ishim të ulur tek i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), papritur u shfaq një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në pamjen e tij nuk dukeshin shenja udhëtari dhe askush nga ne nuk e njihte. Ai u ul pranë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), afroi gjunjët e tij me të Profetit, vendosi duart mbi gjunjët e tij dhe filloi ta pyeste:'O Muhamed! Më trego çfarë është Islami?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj:'Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të vizitosh shtëpinë e shenjtë (Kaben), nëse ke mundësi'. Njeriu i huaj tha:'Të vërtetën the'. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha:'Ne mbetëm të habitur nga mënyra se si ai pyeste dhe vetë i miratonte fjalët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Më pas vazhdoi:'Më trego çfarë është imani (besimi)?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat që Ai zbriti, profetët e dërguar, Ditën e fundit dhe të besosh kaderin, qoftë i mirë apo i keq'. Njeriu i huaj përsëri tha:'Të vërtetën ke thënë'. Pastaj tha:'Më trego çfarë është ihsani?' Profeti, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai me të vërtetë të shikon ty'. Njeriu i huaj tha:'Më trego kur do të ndodhë Dita e gjykimit?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu përgjigj:'I pyeturi nuk posedon njohuri më shumë nga ai që pyet'. Tha:'Atëherë më trego për shenjat që lajmërojnë afrimin e saj?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Do të ndodhë atëherë kur robëresha të lindë zotërinë e saj dhe kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur që bëjnë ndërtesa të larta'. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha:'Më pas ky njeri u largua dhe pas një kohe të gjatë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tha:'A e di kush ishte ai që pyeste, o Umer?' Thashë:'Allahu dhe i Dërguari i Tij e njohin më mirë'. Atëherë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Ai ishte Xhibrili. Erdhi t'ju mësojë fenë tuaj''.2

  • Postime: 157
abdurrahman
#181 ne: 11-12-2008, 15:08:35
 Të besosh në librat e Allahut, do të thotë të pranosh dhe të besosh çdo libër të zbritur te profetët nga Allahu i Madhëruar. Madje duhet të jemi bindur se janë të vërtetë, se janë Fjalë e Allahut dhe nuk janë të krijuar.


Librat e Allahut u sjellin lumturi atyre të cilët zbatojnë me përpikëri atë çka përmbajnë. Ata që kapen fort pas tyre, janë të sigurt dhe fitimtarë nga problemet, ndërsa ata që nuk i zbatojnë, kanë humbur dhe janë shkatërruar.


Disa prej këtyre librave u janë përmendur emrat dhe disave jo. Librat që u janë përmendur emrat janë: Kurani, Teurati, Inxhili, Zeburi dhe fletushkat e Ibrahimit dhe Musait. Këto të fundit janë përmendur në dy vende në Kuran, në suren Nexhm 66 dhe A'la 67. Gjithashtu, edhe Zeburi është përmendur në dy vende, në suren Nisa 68 dhe Isra. 69



--------------------------------------------------------------------------------
66. Në ajetin 36-37, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Apo nuk është i informuar me atë që është në fletushkat e Musait dhe të Ibrahimit që gjithnjë i plotësonte obligimet."
67. Në ajetin 18-19, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Vërtet kjo këshillë gjendej edhe në broshurat e para. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait."
68. Në ajetin 163, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Ndërsa Daudit i patëm dhënë Zeburin."
69. Në ajetin 55, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Prandaj Daudit i dhamë Zeburin."
--------------------------------------------------------------------------------

Teurati dhe Inxhili janë përmendur në shumë vende në Kuran. Libri që është përmendur më shumë është Teurati, ndërkohë edhe profeti që është përmendur më shumë është Musai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).


Gjërat që e dallojnë Kuranin nga librat e tjerë:


Kurani nga librat e tjerë dallohet nga:


1. Domosdoshmëria e besimit të tij në detaje. Pra, lajmet që ai sjell duhen besuar dhe urdhrat e ndalesat që përmend duhen praktikuar. Ndërsa adhurimi nuk mund të bëhet vetëm se duke u mbështetur tek ai dhe hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).


2. Kurani është mrekullia e përhershme që sfidoi çdo retorikë dhe oratori. Ai gjithashtu, sfidoi gjithë njerëzit kur kërkoi prej tyre të sillnin qoftë dhe një sure të ngjashme me ato të tij, por njerëzit kurrë nuk mundën të bënin diçka të tillë.


Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Thuaj: Sikur të bashkoheshin gjithë njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do mund të bënin një të ngjashëm me të, sado që ta ndihmonin njëri- tjetrin."70


3. Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër ruajtjen e tij nga shtrembërimet dhe ndryshimet. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm (zbritëm) Kuranin dhe ne gjithsesi do ta ruajmë atë."71


4. Ndryshe nga librat e tjerë, Kurani ka zbritur pjesë-pjesë. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"E ata që nuk besuan thanë:'Përse nuk i është shpallur Kurani (Muhamedit) përnjëherësh?' Kështu, Ne e zbritëm atë (pjesë-pjesë), në mënyrë që zemra jote të forcohet dhe e zbritëm atë ajet pas ajeti."72


5. Kurani është përmbledhës i librave të tjerë. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne ty (Muhamed) të zbritëm Librin e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe përmbledhës i tyre."73


Ky ajet është argument se Kurani ka përmbledhur ngjarjet që janë përmendur në librat e mëparshëm, ndërsa suneti (tradita, rruga) i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është sqarues i tij, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij:"Ne të shpallëm ty përkujtimin (hadithin) në mënyrë që t’u sqarosh njerëzve atë që të zbritëm (Kuranin). Ndoshta ata meditojnë."74



--------------------------------------------------------------------------------
70. Suretu Isra, nr. 88.
71. Suretu Hixhr, 9.
72. Suretu Furkan, 32.
73. Suretu Maide, 48.
74. Suretu Nahl, 44.

  • Postime: 157
abdurrahman
#182 ne: 11-12-2008, 15:14:02
Veprat nuk janë të kufizuara vetëm në zbatimin e ajeteve kuranore, por duhet gjithashtu të praktikojmë hadithet e sakta të ardhura (transmetuara) nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai që mohon Sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është njësoj sikur të kishte mohuar Kuranin.


E themi këtë, sepse kur Allahu i Madhëruar obligoi namazin, zekatin, agjërimin dhe haxhin, mënyrën e kryerjes së tyre e sqaroi nëpërmjet haditheve. Për shembull, kur Allahu i Madhëruar urdhëroi faljen e namazit nuk sqaroi kohën, numrin e rekateve apo formën e tij, por hadithet profetike ishin ato që e sqaruan diçka të tillë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:“Faluni ashtu siç më shikoni mua duke u falur”.75


Gjithashtu, kur u bë detyrë dhënia e zekatit, ishin hadithet ato që treguan kushtet kur duhet të jepet, sasinë, etj. Të njëjtat fjalë vlejnë dhe për agjërimin e haxhin.


Kurani dhe librat e tjerë janë Fjalë e Allahut. Allahu i Madhëruar flet, por e folura e Tij nuk ka fillim e mbarim, sepse dhe Qenia e Tij nuk ka as fillim dhe as mbarim. E folura e Allahut është cilësi që nuk ndahet nga Qenia e Tij dhe që realizohet me Dëshirën e Tij. Kjo do të thotë se Allahu flet kur të dojë dhe si të dojë. Ai i foli Musait në kohën e tij, i foli Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur bëri Isranë dhe Miraxhin dhe do t’ju flasë banorëve të xhenetit kur të hyjnë në xhenet.


Allahu i Madhëruar flet me zë dhe shkronja të qarta. Fjala e Tij kurrsesi nuk është e krijuar dhe e veçuar nga Qenia e Tij.


Në Librin e Tij Allahu i Madhëruar thotë:"Dhe Musait Allahu i foli me fjalë."76


Ky ajet është argument për cilësinë e të folurit të Allahut, madje Musai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e ka dëgjuar Fjalën e Tij.


Fjalët e Allahut nuk kanë fillim dhe mbarim. Për këtë shkak ato janë të pallogaritshme, ndryshe nga fjalët e krijesave, të cilat kanë fillim dhe mbarim. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:


"Thuaj:“Sikur deti të ishte bojë shkrimi për të shkruar fjalët e Zotit tim, atëherë deti do shterej para se të përfundonin fjalët e Tij, madje dhe sikur të sillnit një det tjetër pas tij."77


Gjithashtu thotë:''Sikur gjithë drurët të ishin lapsa, e detit t'i shtoheshin dhe shtatë të tjerë (e të jenë ngjyrë), kurrsesi fjalët e Allahut nuk do mbaronin. Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti.''78



--------------------------------------------------------------------------------
75. Transmeton Buhariu, nr. 631.
76. Suretu Nisa, 164.
77. Suretu Kehf, 109.
78. Suretu Lukman, 27.

  • Postime: 157
abdurrahman
#183 ne: 11-12-2008, 15:24:03
pra u kuptua besoj mjaft qarte qe muslimanet besojne ne librat qe ka zbritur Allahu(Ai qe meriton te adhurohet,i vetem,pa shok)qe jane: Kurani,Teurati, Inxhili, Zeburi dhe fletushkat e Ibrahimit dhe Musait.porse muslimanet nuk besojne ne shtremberimet qe u jane bere atyre nga njerezit dhe as Allahu nuk betohet ne ruajtjen e tyre perkundrazi  Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër ruajtjen e Kuranit nga shtrembërimet dhe ndryshimet. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm (zbritëm) Kuranin dhe ne gjithsesi do ta ruajmë atë."Suretu Hixhr, 9".


LONUSHJA
#184 ne: 07-10-2010, 02:34:15
pa dyshim ..................K urani.............
vijola
#185 ne: 26-01-2011, 09:48:34
te dy fet jan   te mir  por ma e mira esht ajo  qe e respek ton  ; bibla per krishterin :engjell: kurani per muslimanin
fatimja
#186 ne: 03-02-2011, 09:10:32
                  Selam alejkum.
                  Kurani elhamdulillah , Kuranin allahu e shpalli te mbraptin ne toke krejte njerzimit. Kurse Bibla ashte shpall vec izraelcanve, do me then nji popullit te vogel. Me lindjen e Hazreti Isas a.s. Njerzit e kuptuan edhe e morren Isan a.s. si te birin e Zotit, subhanallah. Allahu eshte nji aji ska as shok as, gru e as femi.Me lluntin e madhe qe na sjedhi allahu xh.sh. Muhamedin s.a.v.s. paqja dhe meshira e allahut qofte mbi te, familjen e ti te nderuar, dhe te gjith besimtaret e mire, deri ne diten e gjykimit u ndru te gjitha. Ati ju shpall Kurani per te gjith njerzimin ne toke. E jo vec nji pjes te popullit. Profeti s.a.v.s. eshte pejgamber i mbrapte , dhe kurr ma sdo te vijne asnji pejgamber, se aji ishte i fundit deri ne diten e gjykimit. Ati allahu ja dergonte suret , ajetet nji nga nji  21 vite me rradhe. Edhe ky ishte fundi dhe Kurani u shpall ne 10 ditet e fundit te muajit Ramadan, ne njeren nat e cila ashte nata e Kadrit, e ajo nat nuk dihet me te sakte se cila ashte , 21, 23, 25, 27, apo 29 nate e muajit Ramadan. Ashtu qe ashte mir ne te gjitha keto net te behet sa ma shum ibadet allahut, vec allahu xh.sh. e din sakte se cila ashte kjo nat, kurse neve nuk e dim. Cka do te thot qe te gjitha keto net te gjindemi sa ma shum ne ibadet allahut , e isnhalla ate nate na pranon allahu ibadetet tona, e na meshiron.

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#187 ne: 12-01-2014, 11:58:49
me e ndershme eshte bibla, sepse kurani dihet, qe nuk eshte prej zotit por prej nje djalli me emer te ngjashem, qe kerkon qejflinj ne parajsen e tij private