×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: ciarli
« ne: 12-01-2014, 11:58:49 »

me e ndershme eshte bibla, sepse kurani dihet, qe nuk eshte prej zotit por prej nje djalli me emer te ngjashem, qe kerkon qejflinj ne parajsen e tij private
Postuar nga: fatimja
« ne: 03-02-2011, 09:10:32 »

                  Selam alejkum.
                  Kurani elhamdulillah , Kuranin allahu e shpalli te mbraptin ne toke krejte njerzimit. Kurse Bibla ashte shpall vec izraelcanve, do me then nji popullit te vogel. Me lindjen e Hazreti Isas a.s. Njerzit e kuptuan edhe e morren Isan a.s. si te birin e Zotit, subhanallah. Allahu eshte nji aji ska as shok as, gru e as femi.Me lluntin e madhe qe na sjedhi allahu xh.sh. Muhamedin s.a.v.s. paqja dhe meshira e allahut qofte mbi te, familjen e ti te nderuar, dhe te gjith besimtaret e mire, deri ne diten e gjykimit u ndru te gjitha. Ati ju shpall Kurani per te gjith njerzimin ne toke. E jo vec nji pjes te popullit. Profeti s.a.v.s. eshte pejgamber i mbrapte , dhe kurr ma sdo te vijne asnji pejgamber, se aji ishte i fundit deri ne diten e gjykimit. Ati allahu ja dergonte suret , ajetet nji nga nji  21 vite me rradhe. Edhe ky ishte fundi dhe Kurani u shpall ne 10 ditet e fundit te muajit Ramadan, ne njeren nat e cila ashte nata e Kadrit, e ajo nat nuk dihet me te sakte se cila ashte , 21, 23, 25, 27, apo 29 nate e muajit Ramadan. Ashtu qe ashte mir ne te gjitha keto net te behet sa ma shum ibadet allahut, vec allahu xh.sh. e din sakte se cila ashte kjo nat, kurse neve nuk e dim. Cka do te thot qe te gjitha keto net te gjindemi sa ma shum ne ibadet allahut , e isnhalla ate nate na pranon allahu ibadetet tona, e na meshiron.
Postuar nga: vijola
« ne: 26-01-2011, 09:48:34 »

te dy fet jan   te mir  por ma e mira esht ajo  qe e respek ton  ; bibla per krishterin :engjell: kurani per muslimanin
Postuar nga: LONUSHJA
« ne: 07-10-2010, 02:34:15 »

pa dyshim ..................K urani.............
Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 15:24:03 »

pra u kuptua besoj mjaft qarte qe muslimanet besojne ne librat qe ka zbritur Allahu(Ai qe meriton te adhurohet,i vetem,pa shok)qe jane: Kurani,Teurati, Inxhili, Zeburi dhe fletushkat e Ibrahimit dhe Musait.porse muslimanet nuk besojne ne shtremberimet qe u jane bere atyre nga njerezit dhe as Allahu nuk betohet ne ruajtjen e tyre perkundrazi  Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër ruajtjen e Kuranit nga shtrembërimet dhe ndryshimet. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm (zbritëm) Kuranin dhe ne gjithsesi do ta ruajmë atë."Suretu Hixhr, 9".


Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 15:14:02 »

Veprat nuk janë të kufizuara vetëm në zbatimin e ajeteve kuranore, por duhet gjithashtu të praktikojmë hadithet e sakta të ardhura (transmetuara) nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai që mohon Sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është njësoj sikur të kishte mohuar Kuranin.


E themi këtë, sepse kur Allahu i Madhëruar obligoi namazin, zekatin, agjërimin dhe haxhin, mënyrën e kryerjes së tyre e sqaroi nëpërmjet haditheve. Për shembull, kur Allahu i Madhëruar urdhëroi faljen e namazit nuk sqaroi kohën, numrin e rekateve apo formën e tij, por hadithet profetike ishin ato që e sqaruan diçka të tillë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:“Faluni ashtu siç më shikoni mua duke u falur”.75


Gjithashtu, kur u bë detyrë dhënia e zekatit, ishin hadithet ato që treguan kushtet kur duhet të jepet, sasinë, etj. Të njëjtat fjalë vlejnë dhe për agjërimin e haxhin.


Kurani dhe librat e tjerë janë Fjalë e Allahut. Allahu i Madhëruar flet, por e folura e Tij nuk ka fillim e mbarim, sepse dhe Qenia e Tij nuk ka as fillim dhe as mbarim. E folura e Allahut është cilësi që nuk ndahet nga Qenia e Tij dhe që realizohet me Dëshirën e Tij. Kjo do të thotë se Allahu flet kur të dojë dhe si të dojë. Ai i foli Musait në kohën e tij, i foli Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur bëri Isranë dhe Miraxhin dhe do t’ju flasë banorëve të xhenetit kur të hyjnë në xhenet.


Allahu i Madhëruar flet me zë dhe shkronja të qarta. Fjala e Tij kurrsesi nuk është e krijuar dhe e veçuar nga Qenia e Tij.


Në Librin e Tij Allahu i Madhëruar thotë:"Dhe Musait Allahu i foli me fjalë."76


Ky ajet është argument për cilësinë e të folurit të Allahut, madje Musai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e ka dëgjuar Fjalën e Tij.


Fjalët e Allahut nuk kanë fillim dhe mbarim. Për këtë shkak ato janë të pallogaritshme, ndryshe nga fjalët e krijesave, të cilat kanë fillim dhe mbarim. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:


"Thuaj:“Sikur deti të ishte bojë shkrimi për të shkruar fjalët e Zotit tim, atëherë deti do shterej para se të përfundonin fjalët e Tij, madje dhe sikur të sillnit një det tjetër pas tij."77


Gjithashtu thotë:''Sikur gjithë drurët të ishin lapsa, e detit t'i shtoheshin dhe shtatë të tjerë (e të jenë ngjyrë), kurrsesi fjalët e Allahut nuk do mbaronin. Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti.''78



--------------------------------------------------------------------------------
75. Transmeton Buhariu, nr. 631.
76. Suretu Nisa, 164.
77. Suretu Kehf, 109.
78. Suretu Lukman, 27.
Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 15:08:35 »

 Të besosh në librat e Allahut, do të thotë të pranosh dhe të besosh çdo libër të zbritur te profetët nga Allahu i Madhëruar. Madje duhet të jemi bindur se janë të vërtetë, se janë Fjalë e Allahut dhe nuk janë të krijuar.


Librat e Allahut u sjellin lumturi atyre të cilët zbatojnë me përpikëri atë çka përmbajnë. Ata që kapen fort pas tyre, janë të sigurt dhe fitimtarë nga problemet, ndërsa ata që nuk i zbatojnë, kanë humbur dhe janë shkatërruar.


Disa prej këtyre librave u janë përmendur emrat dhe disave jo. Librat që u janë përmendur emrat janë: Kurani, Teurati, Inxhili, Zeburi dhe fletushkat e Ibrahimit dhe Musait. Këto të fundit janë përmendur në dy vende në Kuran, në suren Nexhm 66 dhe A'la 67. Gjithashtu, edhe Zeburi është përmendur në dy vende, në suren Nisa 68 dhe Isra. 69



--------------------------------------------------------------------------------
66. Në ajetin 36-37, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Apo nuk është i informuar me atë që është në fletushkat e Musait dhe të Ibrahimit që gjithnjë i plotësonte obligimet."
67. Në ajetin 18-19, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Vërtet kjo këshillë gjendej edhe në broshurat e para. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait."
68. Në ajetin 163, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Ndërsa Daudit i patëm dhënë Zeburin."
69. Në ajetin 55, ku Allahu i Madhëruar thotë:"Prandaj Daudit i dhamë Zeburin."
--------------------------------------------------------------------------------

Teurati dhe Inxhili janë përmendur në shumë vende në Kuran. Libri që është përmendur më shumë është Teurati, ndërkohë edhe profeti që është përmendur më shumë është Musai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).


Gjërat që e dallojnë Kuranin nga librat e tjerë:


Kurani nga librat e tjerë dallohet nga:


1. Domosdoshmëria e besimit të tij në detaje. Pra, lajmet që ai sjell duhen besuar dhe urdhrat e ndalesat që përmend duhen praktikuar. Ndërsa adhurimi nuk mund të bëhet vetëm se duke u mbështetur tek ai dhe hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).


2. Kurani është mrekullia e përhershme që sfidoi çdo retorikë dhe oratori. Ai gjithashtu, sfidoi gjithë njerëzit kur kërkoi prej tyre të sillnin qoftë dhe një sure të ngjashme me ato të tij, por njerëzit kurrë nuk mundën të bënin diçka të tillë.


Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Thuaj: Sikur të bashkoheshin gjithë njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do mund të bënin një të ngjashëm me të, sado që ta ndihmonin njëri- tjetrin."70


3. Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër ruajtjen e tij nga shtrembërimet dhe ndryshimet. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm (zbritëm) Kuranin dhe ne gjithsesi do ta ruajmë atë."71


4. Ndryshe nga librat e tjerë, Kurani ka zbritur pjesë-pjesë. Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"E ata që nuk besuan thanë:'Përse nuk i është shpallur Kurani (Muhamedit) përnjëherësh?' Kështu, Ne e zbritëm atë (pjesë-pjesë), në mënyrë që zemra jote të forcohet dhe e zbritëm atë ajet pas ajeti."72


5. Kurani është përmbledhës i librave të tjerë. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:"Ne ty (Muhamed) të zbritëm Librin e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe përmbledhës i tyre."73


Ky ajet është argument se Kurani ka përmbledhur ngjarjet që janë përmendur në librat e mëparshëm, ndërsa suneti (tradita, rruga) i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është sqarues i tij, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij:"Ne të shpallëm ty përkujtimin (hadithin) në mënyrë që t’u sqarosh njerëzve atë që të zbritëm (Kuranin). Ndoshta ata meditojnë."74



--------------------------------------------------------------------------------
70. Suretu Isra, nr. 88.
71. Suretu Hixhr, 9.
72. Suretu Furkan, 32.
73. Suretu Maide, 48.
74. Suretu Nahl, 44.
Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 15:00:53 »




Imam Muslimi në Sahihun e tij ka transmetuar nga Jahja bin Jamar (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili ka thënë:“Njeriu i parë që mohoi kaderin ishte Mabed el Xhuheni nga qyteti i Basras. Në atë kohë unë dhe Humejd bin Abdurrahman el Humejri u nisëm për haxh. Kur mbërritëm atje, i thamë njëri-tjetrit: 'Sikur të takonim ndonjë nga shokët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ta pyesnim për fjalët e këtyre njerëzve që flasin për kaderin'. Papritur brenda në xhami takuam Abdullah bin Umerin. Shkuam tek ai dhe e rrethuam njëri nga ana e djathtë dhe tjetri nga e majta. Shoku im më la mua të flisja, prandaj fillova duke e pyetur:'O baba i Abdurrahmanit! Tek ne janë shfaqur disa njerëz, të cilët e lexojnë Kuranin dhe e kërkojnë dijen (dhe përmend shumë cilësi të tyre), por ata pretendojnë se nuk ekziston kaderi dhe se Dija e Allahut nuk i përfshin punët që kanë për të bërë njerëzit në të ardhmen…' Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur i dëgjoi këto fjalë tha:'Nëse të bie rasti t'i takosh ata njerëz, atëherë lajmëroi se unë jam larg nga mendimet e tyre dhe ata janë larg prej meje. Betohem në Allahun, se nëse ndonjë nga ata posedon një mal me flori sa ai i Uhudit dhe e jep lëmoshë, Allahu kurrë nuk do e pranojë këtë vepër, derisa ai të besojë në kader'. Më pas vazhdoi:'Babai im, Umer bin Hatabi, më ka treguar:'Një ditë, kur ishim të ulur tek i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), papritur u shfaq një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në pamjen e tij nuk dukeshin shenja udhëtari dhe askush nga ne nuk e njihte. Ai u ul pranë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), afroi gjunjët e tij me të Profetit, vendosi duart mbi gjunjët e tij dhe filloi ta pyeste:'O Muhamed! Më trego çfarë është Islami?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj:'Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe të vizitosh shtëpinë e shenjtë (Kaben), nëse ke mundësi'. Njeriu i huaj tha:'Të vërtetën the'. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha:'Ne mbetëm të habitur nga mënyra se si ai pyeste dhe vetë i miratonte fjalët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Më pas vazhdoi:'Më trego çfarë është imani (besimi)?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat që Ai zbriti, profetët e dërguar, Ditën e fundit dhe të besosh kaderin, qoftë i mirë apo i keq'. Njeriu i huaj përsëri tha:'Të vërtetën ke thënë'. Pastaj tha:'Më trego çfarë është ihsani?' Profeti, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai me të vërtetë të shikon ty'. Njeriu i huaj tha:'Më trego kur do të ndodhë Dita e gjykimit?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu përgjigj:'I pyeturi nuk posedon njohuri më shumë nga ai që pyet'. Tha:'Atëherë më trego për shenjat që lajmërojnë afrimin e saj?' Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Do të ndodhë atëherë kur robëresha të lindë zotërinë e saj dhe kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur që bëjnë ndërtesa të larta'. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha:'Më pas ky njeri u largua dhe pas një kohe të gjatë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tha:'A e di kush ishte ai që pyeste, o Umer?' Thashë:'Allahu dhe i Dërguari i Tij e njohin më mirë'. Atëherë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:'Ai ishte Xhibrili. Erdhi t'ju mësojë fenë tuaj''.2

Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 14:49:25 »

 
Pejgamberi Muhamed në Bibël






Muhamedi përmendet me emër në Këngën e Solomonit



Emri i Muhamedit paraqitet në Haggai 2:7 nën fjalën Hebreje mehmed [מחמד], e cila do të thotë: i lavdëruari [Muhamed në Arabisht është i lavdëruari]. Kjo thuajse padyshim i referohet pejgamberit Arab Muhamed.



Kaptina e 5 e Këngës së Solomonit po flet për dikë. Çifutët do të thonë që kjo flet për Solomonin, ndërsa të Krishterët do të thonë që kjo flet për Jezusin. Nëse e kemi parasysh që kjo është Këngët e Solomonit, do të ishte e logjikshme që kjo flet për Solomonin. Vargjet që përshkruajnë këtë njeri misterioz, të folurën e transmetuesit e kanë të zgjedhuar në femërore [domethënë se është një grua që e përshkruan këtë njeri] kështu që është e mundshme që kjo të jetë një nga gratë e Solomonit e cila po flet për burrin e saj [Solomonin]. Sidoqoftë, nëse një i Krishter përpiqet të mbrojë se Jezusi po diskutohet në të, atëherë ata po lënë të kuptohet se kjo po flet për një pejgamber të ardhshëm [një njeri i cili ende s'është gjallë në atë periudhë kohore], një profeci… Nëse kaptina 5 e Këngës së Solomonit po shikon në të ardhmen, atëherë s'ka dyshim që kjo po flet për Muhamedin.



Gjatë kaptinës, për dikë po flitet. Kushdo që të jetë, vargu 15 thotë që "shprehja e fytyrës së tij është si e Libanit", pra ky është një zotëri Arab [me pamje Arabe], një njeri Semit megjithatë. Vargu 11 thotë "koka e tij është sikur ari më i shkëlqyer, kaçurrelat e tij janë të valëzuar dhe të zeza si korbi". Vargu 10 e përshkruan këtë njeri si "vezullues dhe i kuqërremë", që do të thotë se ai është me lëkurë pak të shkëlqyer me ngjyrë të trëndafiltë. Kjo mund të vërtetohet në Hadithet Sahi të Buharit, vëllimi 4, libri 56, numër 747, ku thuhet se Muhamedi ka qenë me lëkurë pak të shkëlqyer, me ngjyrë të trëndafiltë [dhe poashtu ka flokët e njëjta sikur që përmendet në vargun 11]. Poashtu vargu 14 e përshkruan këtë njeri të ketë barkun sikur fildish. Kjo do të thotë që pjesët e trupit të tij, të cilat zakonisht janë mbuluar nga dielli, janë shumë të bardha [sikur fildishi]. Kjo poashtu mund t'i atribuohet Muhamedit, i cili ndonëse me ngjyrë të trëndafiltë, të artë, ai pati sqetulla të bardha [Sahi Buhari, vëllimi 2, libri 17, numri 141, thotë që keni mundur të shihni të bardhët e sqetullave të tij kur ai i ngritte duart]. Ku qëndron çështja?!?!



Të diskutosh për ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve është e pafrytshme, dhe po të bazohesha vetëm në këtë, kjo do të mund të përshkruante cilindo njeri Semit. Mirëpo, emri i këtij personi është dhënë. Teksti i përkthimit në Anglisht të Këngëve 5:16 përfundon përshkrimin duke thënë:"Ai krejtësisht është i këndshëm". Fjalët "krejtësisht i këndshëm" qenë përkthyer nga mehmed [מחמד]. Do ta shikojmë për së afërmi këtë fjalë katër germëshe, dhe të dëshmojmë që kjo po flet për Muhamedin…



Së pari, mënyra në të cilën është shkruar kjo fjalë në Hebraisht është מחמד



Ky ndodh të jetë emri i njëjtë i Muhamedit që shkruhet në Hebraisht. Le të shikojmë në drejtshkrimin e kësaj fjale...



מחמד


Kjo ka katër germa. Duke shkuar nga e djathta në të majtë, ato janë:



מ Mem


ח Het


מ Mem


ד Dalet



Tash, kur të shkruhet në Hebraisht, s'ka dallim mes fjalës mehmed [מחמד] dhe Muhamed [מחמד]. Dallimi i vetëm është në zanoret të cilat përdoren gjatë shqiptimit të kësaj fjale [מחמד]. Hebraishtja është një gjuhë e lashtë, dhe në të s'ka zanore. Ajo përbëhet nga bashkëtingëlloret. Në kohërat e lashta, lexuesi vetë vendoste cilën zanore të shtonte. Zanoret qenë prezantuar në shekullin 8, në formë të pikave dhe vijave. Mirëpo, kjo s'ka të bëjë me Hebraishten e vërtetë. Fjala mehmed [מחמד] në kohërat e lashta mbas gjase ka qenë shqiptuar "mehemed".



Sipas Fjalorit Hebraisht-Anglisht të Ben Jehudas, מחמד saktësisht shqiptohet si "mehemed" [jo mehmed], që është shumë afër me Muhamed.



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]





Fjalori Hebraisht-Anglisht i Ben Jehudas e përcakton "מחמד" si "i këndshëm, i lakmuari, i çmuari, i lavdëruari". Mënyra korrekte për të thënë "i lavdëruari" në Arabisht është Muhamed, pra kjo është fjala e njëjtë!



Siç u tha më herët, emri Muhamed [מחמד] dhe fjala mehmed [מחמד] shqiptohen saktësisht në mënyrë të njëjtë, dhe të dyjat kanë domethënie të njëjtë. Arsyeja e vetme që ata shqiptohen ndryshe, është për shkak të zanoreve [pikave dhe vijave] që janë prezantuar në shekullin e tetë.



Fjala Hebreje për të lavdëruarin është



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]



Fjala Hebreje për Muhamed [pejgamberin Arab] është



מֻחַמָד Muhammed



Në fund, nëse Këngët e Solomonit, kaptina 5, po flet për një njeri që do të vijë pas asaj kohe, ai pa dyshim është Muhamedi, siç madje përmendet edhe me emër. Cilido i Krishter që beson se Jezusi është Mesia, dhe beson që librat qenë zbritur nga Zoti pas TeNeKh [Biblës së Çifutëve], atëherë me siguri duhet ta ketë parasysh atë çfarë sapo lexoi këtu, dhe ta marrë në kosideratë Kur'anin para se të nxjerrë vendimin.



 
Postuar nga: abdurrahman
« ne: 11-12-2008, 14:45:27 »

 
Pejgamberi Muhamed në Bibël
Marrë nga libri "Çfarë Thoshte në të Vërtetë Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





Referencat ndaj Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit me këtë renditje:



Deuteronomi 33:1:"Dhe ky është bekimi me të cilën Moisiu, njeriu i Zotit, i bekoi fëmijët e Israelit para vdekjes së tij. Dhe ai tha: Zoti erdhi nga Sinai, u ngrit nga Seiri, shkëlqei nga kodra Paran, dhe ai erdhi me dhjetë mijë shenjtorë: nga dora e tij e djathtë, një ligj të jashtëzakonshëm për ta".



Kjo është një seri kronologjike e pejgamberëve, e cila është kallëzuar nëpërmjet referencave ndaj vendeve. Kjo profeci transmetohet në fund të Deuteronomisë bashkë me rrëfenjën e vdekjes së pejgamberit Moisi, paqja qoftë mbi të. Ishte një bekim dhe përgëzim i dhuruar nga pejgamberi Moisi ndjekësve të tij mu para vdekjes së tij. Kjo është menduar t'u japë shpresë ndjekësve të tij me rastin e vdekjes së pejgamberit të tyre, se Zoti s'po i braktis ata, madje më e mira akoma ka për të ardhur, dhe se Ai do të vazhdojë ta bekojë njerëzimin me udhëzimin dhe dritën e Tij.



Sinai i referohet Moisiut, paqja qoftë mbi të. Është një referencë e qartë ndaj kodrës Sinai, ku Moisiu pranoi shpalljen e tij [Ekzodus 19:20]. Seiri i referohet Jezusit, paqja qoftë mbi të. Kjo zakonisht është e lidhur me zinxhirin e maleve në Perëndim dhe Jug të Detit të Vdekur, duke u shtrirë nëpër Jerusalem dhe Betlehem, vendlindjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Më vonë është zgjatur për të përfshirë malet e anës Lindore poashtu [Fjalori i Biblës, John L. Meckenzie, S.J., f.783]. Sidoqoftë, Seir poashtu identifikohet me kufirin Verior të territorit fisnor të Xhudas dhe zakonisht me Sarisin afër Keslas [Shesalon], mezi nëntë milje në Perëndim të këtyre dy qyteteve [Fjalori Biblik i Idermanit, nga Allen C. Myers, f.921-922, dhe Fjalori Biblik i Përkthyesit Gojor, V4, f.262]. Pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kurrë gjatë jetës së tij s'ka hyrë në Palestinë, dhe si rrjedhim kjo s'mund t'i jetë referuar atij.



Siç pamë tashmë në seksionin 6.5, Parani i referohet qytetit të Mekes në Gadishullin Arabik. Vendi i shkretë i Paranit është vendi ku gruaja e Abrahamit, Hager, dhe biri i tij më i vjetri, Ishmael, u vëndosën në shkretëtirën Arabe. Veçanërisht, Meka. Meka, natyrisht, është kryeqyteti Islam dhe vendlindja e Muhamedit, paqja qoftë mbi të. Kodra Paran është një zinxhir malesh po në atë rajon, të cilin Arabët e quajnë "Malet Seruet". Muhamedi, paqja qoftë mbi të, së pari u bë pejgamberi i Islamit në shpellën Hira, që gjendet në këto male. Jezusi kurrë në jetën e tij s'ka udhëtuar për në Paran. Muhamedi, ndërkaq, ishte lindur aty. Ai vdiq aty. Dhe, ai ishte kryeqyteti i fesë Islame aso kohe dhe sot. Të gjithë pejgamberët e Biblës, përfshirë Jezusin dhe Moisiun, erdhën ose nga Palestina, ose nga Babilonia. Asnjë pejgamber i Biblës kurrë s'erdhi nga qyteti Arab i Paranit [Meke]. Pejgamberi Muhamed, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit që ndonjëherë ka përmbushur këtë profeci.



Poashtu lexojmë në vargun 33:2 se një ligj i jashtëzakonshëm do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Paranit. Referenca ndaj "së djathtës" i referohet forcës, drejtësisë, dhe udhëzimit. Në Islam, të gjitha veprat e pastra dhe të ndershme kryhen me dorën e "djathtë" [ngrënia, përshëndetja me dorë, etj.], ndërsa të gjitha veprat e pista apo të padëshirueshme kryhen me dorën e majtë [larja e pjesëve intime, marrja e plehrave, etj]. Në Kur'an, të mirët përshkruhen në Ditën e Gjykimit sikur pranojnë librin e tyre të veprave me dorën e "djathtë" të tyre, ndërsa të këqijtë e pranojnë të tyren me dorën e "majtë". Kjo mund të shihet për shembull në kaptinën el-Haka [Kur'an 69:13-37]. Ky qëndrim i përgjithshëm bartet në Bibël poashtu. Ne lexojmë:



"Frazat Biblike që i referohen dorës së djathtë, pasqyrojnë një qëndrim kulturor e njerëzor të përhapur, domethënë njohja se për shumicën e njerëzve dora e djathtë është edhe më e fortë edhe më e aftë se e majta, dhe është dora me të cilën ndërmerren shumë punë instiktivisht…Eccl.10.2 lidh 'zemrën e urtë të njeriut' me dorën e tij të djajthtë, dhe 'zemrën e të marrit' me të majtën e tij. Kur Biri i Njeriut ndanë dhentë nga dhitë në Gjykimin e Fundit, të mallkuarve 'në dorën e majtë' ai u thotë, 'Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur', [Mat. 25:41] …Dora e djathtë shpesh përmendet si një simbol i fuqisë, si për qeniet njerëzore, ashtu edhe antropomorfikisht për Zotin [p.sh. Job 40:14; Isa. 48:13]" Fjalor i Traditave Biblike në Literaturën Angleze, David Lyle Jeffrey, f.442.



Ligji i jashtëzakonshëm që do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Parani, do të jetë ligj i ri për fëmijët e Israelit, jo i njëjti që ata kishin qenë duke e praktikuar në kohën e Moisiut, paqja qoftë mbi të, dhe më vonë. Kjo qëndron nga logjika e thjeshtë: nëse unë tashmë posedoj diçka, atëherë si mund të them që fqiu im do t'ma sjell "mua" këtë të njëjtën "diçka" që tashmë e posedoj. Në një rast të tillë, ai do të kishte "sjellur" asgjë, dhe do të kishte qenë më e logjikshme të thuhet ai do ta "vërtetojë" ligjin që ka ekzistuar përpara. Asnjë pejgamber i Biblës ndonjëherë gjatë jetës së tij as nuk ka ardhur në Paran, as nuk ka predikuar zëvendësimin e ligjit të Moisiut, paqja qoftë mbi të. Madje edhe Jezusi, paqja qoftë mbi të, erdhi për ta vërtetuar dhe përforcuar ligjin e Moisiut [Mateu 4:17-19], siç shpjegohet në detale në kaptinën e parë. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit i cili përmbushi këto dy kërkesa.



Mirëpo, nëse shikojmë për së afërmi, do të gjejmë se profecia përmban edhe një kërkesë. Ajo na tregon që ky pejgamber nga Parani, i cili do ta sjellë një ligj të jashtëzakonshëm të ri, do të vijë me 10, 000 shenjtorë. Prapë, dy vjetë para vdekjes së pejgamberit Muhamed, në vitin 630 e.s., ai udhëqohi 10, 000 ndjekës të tij për në fitoren e fundit dhe vendimtare kundër paganëve të Mekes. Kjo ishte një nga fitoret më të qeta në tërë historinë. Muslimanët morën Meken, kryeqytetin e Arabisë pagane, pothuaj pa asnjë viktimë të vetme. Me të hyrë në Meke si fitues, Muhamedi nuk i mori banorët e saj si robër lufte. Ndonëse këta njerëz kishin qenë duke torturuar dhe vrarë shoqëruesit e tij dhe vetë atë për vite të tëra, ai urdhëroi që ata mos të torturohen dhe mos të bëhet hakmarrje kundër tyre. Madje, ai i liroi të gjithë. Shumica e tyre hynë në Islam.



Prapë, gjejmë se pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar shtatëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [Ekzodusi 24:1-9, Numrat 11:16-25]. Jezusi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar njëmbëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [po ta përjashtonim Xhudan], siç shihet në Mateu 10:1-5, Marku 3:14-19, etj. Pejgamberi Muhamed, prapë, ishte i vetmi që përmbushi këtë kërkesë. Mr. Kais el-Kalbi shtron pyetjen:



"Kur ky varg, Deut 33:2, qe përkthyer nga Hebraishtja në Anglisht, fraza '10, 000 shenjtorët' qëllimisht është ndryshuar në 'lugina e shenjtë', përse?" Kais el-Kelbi, Pejgamberi Muhamed, Pejgamberi i Fundit në Bibël, botimi i tretë, f.231-232.



Formulimi poashtu bart këtë seri kronologjike të pejgamberëve. Erdhi: mbërritja e diellit në mëngjes. U ngrit: sikur drita e agut. Shkëlqei: Dielli i mesditës, i cili e ndriqon Tokën nga Lindja në Perëndim. Islami vërtet shkëlqei gjithandej tokës sikur dielli i mesditës. Ai llogaritet të ketë 1.2 miliardë ndjekës kudo në botë, dhe është feja me rritjen më të shpejtë në botë sot.



"Në këtë ditë, Unë kam përsosur fenë tuaj për ju, kam plotësuar dhuntinë Time ndaj jush, dhe kam zgjedhur për ju Islamin si fe tuajën". [Kur'an, el-Maide:3]