×

Cka thote Bibla per Jezusin: Njeri - Profet apo zot !!!!

Cka thote Bibla per Jezusin: Njeri - Profet apo zot !!!!

· 1 · 707

  • Postime: 1
Mr.Eri
ne: 28-12-2007, 00:11:50
Njerëzorja e Jezu Krishtit
(Isau a.s.)

            “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

         Do të shtjellojmë një cështje shumë më rëndësi, do të kufizohem sadopak që të hedhi pakëz drite në personalitetin e Jezu Krishtit (Isait a.s.) që sipas doktrines krishtere Jezusi është Zot.
Kurse muslimanët për shekuj të tërë kanë mbajtur besimin se Jezusi ishte njeri dhe njëri ndër shumë të dërguarit që Alla-llahu xh.sh. i dërgoi njerëzimitpër ta udhëzuar atë drejt vullnetit të Tij.
Kush është Jezus Krishti: Zot apo Njeri, rob i Zotit. Ku qëndron e vërteta prapa personit të mbuluar me mite, paragjykime dhe keqinterpretime...?
Këtu do të shtjellojm këtë çështje duke u argumentuar atyre nga vet libri i tyre Bibla, për njerëzoren e Jezu Krishtit (Isas a.s.).
Një fjalë e urtë latine thotë: “Ma jep argumentin të jap të drejtën të flasësh”.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta, e tregon qartë se Jezusi ishte njeri i aprovuar nga Perëndia për një mision të caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit. Nga fillimi deri në fund Ungjijtë e tregojnë qartë njerëzoren e Jezusit, e cila është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Për të kthjelltësuar të vërtetën e natyrës së Krishtit, së pari duhet të dimë se kush është Zoti, që do të thotë ta njohim natyrën e Tij, respektivisht atributet që e bëjnë atë të quhet Zot. Duke lexuar biblen, hasim në përshkrimin e shumë cilësive të Zotit. Do të cekim vetëm disa citate nga vet bible ku thotë:
"Unë jam Perëndia i plotfuqishëm” (Zanafilla 17:1), “Perëndi i plotfuqishëm” (Ekzodi 6:3), “…askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë” (Ekzodi 8:10), “Perëndia ynë, është një i vetëm” (Deuterenomi 6:4), “Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij” (Deuterenomi 4:35), "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi” (Isaia 44:6), “Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër” (Isaia 43:11), “(Zoti) Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni” (Mateu 6:8), ""O Zot, Perëndia i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as atje lart në qiell, as këtu poshtë në tokë” ( 1 Mbretërit 8:23), “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot" ( Marku 12:29), “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri” (1 Timoteu 2:4), “Ja, ai (Perëndia) që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle” (Psalmi 121:4).
Këto janë disa nga citatet biblike, që tregojnë për disa cilësi të Zotit poashtu edhe tregojnë se Zoti është Një dhe nuk ka Perëndi tjetër pos Tij.
Tani le të lexojmë edhe disa nga citimet biblike, për të vërtetuar logjikisht se Jezusi nuk mund të jetë Zoti, sepse këto cilësi apo veti që do t’i cekim janë të njeriut dhe jo të vet Zotit (I pastër qoftë nga ato që ia mveshin).

1) Në kaptinën 14 të Ungjillit të Mateut, vargu 23, thuhet;"Jezusi, si e tfilloi popullin, u ngjit vetëm në mal për t’u lutur".

2) Në kaptinën 26 të Ungjillit të Mateut, vargu 39, thuhet se Mesia [Jezusi];"... ra me fytyrë për dhe e lutej;’Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh! Megjithatë, le të bëhet, jo si dua unë, por si do Ti’".

3) Në kaptinën 23 të Ungjillit të Mateut, vargu 10, thuhet se Jezusi ka thënë;"Mos lejoni t’ju quajnë zot, se ju, madje edhe Mesia, ka një zot".

4) Në kaptinën 17 të Ungjillit të Gjonit, vargu 3, thuhet;"E kjo është jeta e pasosur; që të njohin ty, Një të vetmin Hyun e vërtetë, dhe atë që e DERGOVE, Jezu Krishtin". (ke kujdes... fjalen DERGOVE... jo bëre Zot) !!

5) Në kaptinën 12 të Ungjillit të Markut, vargu 28-30, thuhet;"Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti;’Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?’ Jezusi u përgjigj;’I pari është; Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyu ynë, është një Zot i vetëm. Duaje Zotin tënd, Hyun tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!’"

6) Dhe në vargun 32 në kaptinën e njëjtë, thuhet se;’’Skribi përgjigji;’Mirë fort, Mësues! Përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i vetmi, e posë tij s’ka tjetër’".

7) Në kaptinën 5 të Ungjillit të Mateut, vargu 9, thuhet;"Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e Hyut". (dmth. bir ne terminologjine kishtare quhet cdokush qe i perkushtohet ZOTIT, e adhuron dhe i nenshtrohet, ndersa ne ISLAM keta quhen ROB te ZOTIT)

Në kaptinën 13 të Ungjillit të Mateut, vargu 9, thuhet;"Dhe përmbi tokë mos thirrni askë Atë, sepse keni vetëm një Atë – atë që është në qiell!".

1. Prejardhja e Jezusit:

“Pasardhës i mbretit David” (Romakëve 1:3), “Pasardhës i Davidit dhe Abrahamit” (Mateu 11:19).

2. Jezusi bir i njeriut:

“Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…” (Mateu 11:19), ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve” (Mateu 17:22), ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!'' (Lluka 23:47).

3. Lindja e Jezusit:

“Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd” (Lluka 2:7), “ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd'' (Lluka 2:12)

4. Synetimi i Jezusit:

“Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus” (Lluka 2:21)

5. Gjinia e Jezusit:

“Dhe ajo do të lindë një djalë…” (Mateu 1:21)

6. Familja e Jezusit:

“A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?” (Mateu 13:55)

7. Babai i Jezusit:

“Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!'' (Gjoni 1:45), ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!'' (Lluka 2:48)

8. Zhvillimi i Jezusit:

“Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej”, “kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç”,”Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat” (Lluka 2:40/42/52)

9. Pofesioni i Jezusit:

“A nuk është ky i biri i marangozit” (Mateu 13:55)

Nga citatet kuptojm se Jezusi është I lindur, ka prejardhje, është bir I njeriut, ka gjini, ka familje, është bërë synnet, ka baba, zhvillohet, është zdruktharë etj.etj. Vallë a mund ti ketë Zoti këto cilësi apo veti, siç pretendojnë se Jezusi është Zot. Si mund të jetë Jezusi Zot kur është i lindur. Vallë a lind Zoti?!! A ka logjikë kjo?! A mundet te lind Zoti? çdo njeri që lind dhe vdes. A vdes Zoti? Në qoftëse lind dhe vdes, atëherë nuk meriton të llogaritet për Zot. A meriton Zoti të jetë foshnje e mbështjellur me pelena dhe i vendosur në grazhd?!! Jezusi mësonte, zhvillohej trupërisht siç zhvillohen fëmijët e tjerë, të gjitha këto janë veti njerëzore e jo të Zotit, sepse Zoti nuk rritet, nuk i nënshtrohet askujt, nuk i shtohet gjatësia trupore etj.!!!

10. Jezusi i pamësuar:

“Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte” (Gjoni 7:14)

11. Jezusi i dërguar veç te një popull:

''Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit'' (Mateu 15:24)

12. Jezusi profet:

''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë” (Mateu 21:11), “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë'' (Gjoni 6:14), ''Midis nesh doli një profet i madh'' (Lluka 7:16), ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra” (Lluka 24:19)

13. Jezusi qanë:

“Jezusi qau” (Gjoni 11:35)

14. Jezusi i pafuqishëm:

“Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime” (Gjoni 5:30)

15. Jezusi i uritur:

“Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria” (Mateu 4:2), “Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria” (Mateu 21:18), ''A keni këtu diçka për të ngrënë?'' (24:41)

16. Jezusi i etshëm:

''Kam etje!'' (Gjoni 19:28)

17. Jezusi i lodhur:

“Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi” (Gjoni 4:6)

18. Jezusi flen:

“por ai flinte” (Mateu 8:24)

19. Jezusi i dobët:

“Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t'i dhënë force” (Lluka 22:43)

20. Jezusi trishtohet:

“dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh….Shpirti im është thellësisht i trishtuar”
(Mateu 26:37-38)

21. Jezusi frikësohet:

“filloi ta zërë frika dhe ankthi” (Marku 14:33), “Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin. Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës…” (Gjoni 11:53-54)

22. Jezusi i tronditur:

“Jezusi, përsëri i tronditur” (Gjoni 11:38)

23. Jezusi tundohet:

“Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte” (Mateu 4:1), “qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai” (Marku 1:13)

24. Jezusin e poshtërojnë:
“Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta” (Mateu 26:67)

25. Jezusi lutej:

“ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39)

26. Jezusi nuk i di stinët:
“Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve” (Marku 11:13)

27. Jezusi pa dijeni për të ardhmen:

''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as biri, por vetëm Ati” (Marku 13:32)-(Mateu 24:36)   (kujdes!! Kishtarët perdornin termin bir ne vend te rob i Zotit)

28. Jezusi kërkon gomarë:

“''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!” (Mateu 21:2), “Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të” (Gjoni 12:14)

29. Varfëria e Jezusit:

“Dhe Jezusi i tha: ''Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën'' (Mateu 8:20)

30. Jezusi pagëzohet:

“Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t'u pagëzuar prej tij” (Mateu 3:13)

31. Jezusi vdiq:

“Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën (vdiq)” (Marku 15:37), “kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur” (Gjoni 19:33)

Këto citate tregojnë qartazi dhe pa dhënë kurfarë komenti që Jezusi është rob i Allahut xh.sh. dhe i dërguar i Tij. Po të merrën këto cilësi si të Zotit, a thua Zoti vihet në sprovë, frikësohet, lodhet, i pafuqishëm, i padijshëm për të ardhmen, për stinët etj. të gjitha këto janë veti të njeriut. Zoti kaleron mbi gomar, çfar absurditeti! Nevoja e Jezusit për gomar hedh posht hyjninë e tij. Jezusi lutej. Kujt i lutej? Zotit. Lutja e tij është argument për natyrën e tij njerëzore. A i lutet Zoti Zotit? D.m.th. Jezusi nuk është Zot, por është njeri dhe rob I cili I nënshtrohet Zotit.
Pagëzimi I Jezusit, si mund të jetë misioni I tij “shpëtimtarë I mëkatëve” apo si mund të quhet ai “I pamëkate” kur edhe vetë u pastru nga mëkatet në lumen Jordan?
Ka edhe me dhjetra dhjetra citate biblike ku e hjedhin poshtë hyjnin e Jezusit. Pra si përfundim me këto citate që i cekëm logjikoni vet me arsyen tuaj, a I ka hije Zotit të jetë me këto cilësi të mangëta, kur dihet se krijesat e Tij kajnë veti më të mira se këto. JO, por kjo dëshmon se Jezusi ishte vetëm se njeri i thjeshtë, profet I dërguar nga Zoti.
Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia:

“Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9)
                                                               FUND
 

Cdo te thote ekstrovert?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 23:15:40
nga M A X
Cdo te thote Ateist?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:54:16
nga M A X
Si lidhen 2 PC me njeri-tjetrin?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:40:02
nga M A X
Cdo te thote urinimi i shpeshte?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 20:46:44
nga M A X
Cdo te thote 1k?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 01-04-2020, 18:00:26
nga M A X