×

Dede Ahmeti

Dede Ahmeti

· 1 · 1006

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-11-2010, 00:08:34
Dede Ahmeti/Shenjt në shenjtëri!

Nga Agron SEJAMINI

Të shkruash për një shenjt është gjëja më e lehtë në botë. Mbarësia dhe lehtësia nuk do të lodhë për të gjetur fjalinë e bukur... Mjafton të përshkruash thjesht e me vërtetësi, atë udhë hyjnore. Po, po! Hyjnore! Madje, që në bark të nënës...

Ishte shtatzënë, Miroja, gruaja e Myftar Ahmatajt nga Brataj i Vlorës. Cikma e dimrit kishte kohë që kishte filluar dhe nga oxhaku i asaj shtëpie, ende nuk kishte filluar të dilte tym. Kishin mbetur pa një cop dru, pasi i zoti i shtëpisë, punonte larg. Ndaj një ditë, pa u zbardhur ende, Miroja vendos të ngjitej vetë në mal për të bërë dru. Bashkë me të edhe Baloja, qeni laraman i shtëpisë. Pas gjysëm ore, lëshon përdhe litarët bashkë me sëpatën dhe merr pak frymë. Më pas, çohet dhe i drejtohet një peme disi e vetmuar. Mirëpo sa iu afrua për ta prerë, i pritet fuqia për të ngritur sëpatën. Nuk po arrinte të kuptonte se ç'po i ndodhte. Ulet e pafuqishme dhe e mjegulluar. Befas, mendja i shkoi te historia që kishte dëgjuar për një peme të paprekshme. Në këtë pyll vinte e bënte dru i gjithë fshati, por një nga drurët ishte i veçantë, i kishte shpëtuar sëpatës dhe kishte vite që rrinte krenar mes drurëve të tjerë. Pema i largonte fshatarët nga vetja dhe kurora e saj nxirrte ca lebeti. Vetëm legjenda tregoheshin për të, pasi u mësua se askush nuk mundi ta presë... Deri në këtë ditë, pasi askushit tani iu gjet emri. Quhej Miro! Këtë ditë, ky dru nuk i shpëtoi dot sëpatës së kësaj shtatzëne. Në këtë dimër të acartë, pas shumë të rënave, ai dru magjik u shemb. Tek përkulej pak nga pak, nuk rreshtën për asnjë çast hungërimat drithëruese të qenit. Për një çast, Miroja shtangu...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)