×

Disa thenje ateiste

Disa thenje ateiste

· 34 · 6921

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
ne: 06-05-2009, 20:26:51
Përshëndetje të nderuar,
Gjatë explorimit në internet, gjeta disa thënje për zotin e per fene, të cilat përveq ironisë, kanë edhe mençuri brenda, prandaj vendosa të I ndaj me ju.  Lexim të këndshëm




Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.
  
— Stivën H. Roberts


Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.
   
— Napoleon Bonapart


Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
  
— Bertrand Rasëll


Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.
  
— Mark Tuein



Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.
  
— Epikuri


Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.
  
— Anatol Frans



Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.
  
— Xhuzepe Garibaldi


Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.
  


— Herakliti

A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot.
  

— Alber Kamy

Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
  
— Bertrand Rasëll



Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
  
— Artur Shopenauer


Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
  
— Xhorxh Oruell


Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.
  
— Ksenofani


Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
  
— Tomas Pein


Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë.
  
— Demokriti


Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
  
— Anaksagora


  Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin.
  
— Adolf Hitler


Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte.
  
— Bertrand Rasëll


Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.
  
— Volteri


Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër.
  
— Benito Musolini


Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
  
— Stendali


Falë zotit jam ateist...
  
— Salvador Dali


Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje.
  
— Frater Ravus



Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
  
— Seneka i Riu


O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!
  
— Mishel de Montein


Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
  
— Napoleon Bonapart


Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit.
  
— Tomas Pein


N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur?
  
— Përsi Bish Sheli



Frika i solli zotat në botë.
  
— Petroni

Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët.
  

— Xhorxh Bernard Sho


Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin.
  
— Bertrand Rasëll

Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë.
  
— Robert Ingersoll


Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.
  
— Robert Ingersoll


Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës.
  
— Bertrand Rasëll


Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?
  
— Epikuri

  • Postime: 56
ofthmani
#1 ne: 07-05-2009, 00:52:12
te gjith kta te marre as nje nuk jan ma filozof se ti. Mire o ateist aty ku banon ti a tu ka ndertu vet shtepia qyteti ku banon ti a u ndertu vet ai qytet apo e ndertuan njerzit nese njerzit athere edhe token edhe qiellin edhe diellin edhe henen edhe planetet tjera dikush i ndertoi i krijoj kush po ta ruan zemren naten mos me tu ndal.njeriu kur fol pa argumente veq e ka perqafu injorancen

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#2 ne: 07-05-2009, 20:39:18
Këto janë disa mendime interesante të njerëzve të lire, ndërsa është qështje tjetër nëse këta e kanë mire ose jo.
Ajo që unë e di me siguri, është që feja duhet të demokratizohet. Secili besimtar duhet ta dijë që në këtë botë ekzistojnë shumë mendime për të njëjtën qështje, e kjo ndoshta për arsye se zoti nuk e bëri njerëzimin vetëm me një kokë. Njerëzit duhet të ecin në rrugën e tyre e të mos marrin mundimin të gjykojnë të tjerët ( kjo me sa më kujtohet është edhe porosi nga librat fetar). E drejta për të gjykuar të tjerët( për qështje shpirtërore) është e drejt e rezervuar. Ndërsa e drejta të besosh apo të mos besosh është e drejt personale, që gjithashtu mund të i nënshtrohet  një gjykimi nga ai që këto të drejta i ka të rezervuara, e kurrsesi jo nga njerëzit.
Sigurisht që njerëzit duhet, dhe është mirë të debatojnë, për këto e gjëra të tjera, të debatojnë qetë e me respekt për njëri tjetrin sepse kurrë nuk mund të ia mbushësh mendjen dikujt që nuk e respekton. E fanatikët e çdo lloji nuk i shërbejnë aspak qështjes që e mbrojnë.
E unë nuk i them askujt të mendoj kështu ose ashtu por i them, duaje edhe atë që mendon ndryshe nga ti sepse ky nuk është mëkat.
A ju ku thënë këtë ndonjëherë kleriku fatar, nëse po do të gëzohesha, por dyshoj.
Prandaj, pavarësisht ekzistencës ose mosekzistencës së zotit, disa gjëra rreth fesë për mua janë të papranueshme.

Ju përshëndes

  • Postime: 56
ofthmani
#3 ne: 08-05-2009, 00:24:11
tri lloje te njerzve jan ne bote . lloji pare eshte injorantet lloji i dyt pasuest e epshit edhe lloji i tret rruga e drejt ne fen e zotit nje te pa shoq te pa lindur dhe qe nuk lind aske. gjeje veten ku je ne cilin lloj njerzish

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#4 ne: 08-05-2009, 10:57:48
E di qe vetem ata te llojit te pare thone qe une e kam mire dhe e gjithe bota qe nuk mendon si une e ka gabim. E kjo per gjera qe nuk mund te vertetohen. Apo mund te vertetohen vetem ne mendjen e dikujt qe gjerave qe kane shpjegime shkencore u jep shpjegime te tjera.
Megjithate ti keto gjera e kete mendje mbaje per vete e mos u mundo ta shesesh si te mire te pakontestueshme te njerezimit sepse perderisa njerezit nuk jane bindur duke lexuar librat fetar nuk do te binden as nga shpjegimet e tua.
Prandaj beso ne zotin tend e mos iu bej roje atij, sepse ai nuk ka nevoje per kete.
« Editimi i fundit: 09-05-2009, 11:17:20 nga h75 »

  • Postime: 56
ofthmani
#5 ne: 08-05-2009, 23:09:07
mire e ke. Ate qe e edhuroj une ti kurr nuk do ta adhurosh dhe ate qe e adhuron ti une kure nuk do ta adhuroj ti ke fen tende une e kam fen time

  • Postime: 14
  • Gjinia: Mashkull
Ajbiii
#6 ne: 28-05-2009, 22:54:01
Mir e ke ky djali paska rreshqit???Hajt se kime kuptu pse te nevojitet ZOTI??

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#7 ne: 10-07-2009, 16:24:57
zt.ofthman mendoj se nuk duhemi qe tja imponojm doemos fene tyre me qe ai qe e pranon fene me bindejn e vet ateher do ndihet shume me mire dhe do ket besim te forte...mos me keqkupto ai qe do beson kurse ai qe nuk do nuk beson dhe per kete arsyje zoti iu dha lirine njerzimit qe te jene te lire ne hapsir dhe ne mendimet e veta,perndryshe zoti na kishte krijuar te gjitheve besimtar...kurse sa i perket besimit per egzistencen e zotit...une mendoj se argumentet e tua nuk ishin argument...shume pak dijetare te medhenje te islamit mund te japin shembull per egzistencen e zotit por jo argument sepse argument nuk ka...  
« Editimi i fundit: 11-07-2009, 12:15:46 nga kijameti »

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#8 ne: 10-07-2009, 17:51:49

Falë zotit jam ateist...
  
— Salvador Dali


sa kontradiktore kjo thenie  hmmmmm:

  • Postime: 7
  • Gjinia: Mashkull
NEO
#9 ne: 19-07-2009, 14:02:45
Përshëndetje të nderuar,
Gjatë explorimit në internet, gjeta disa thënje për zotin e per fene, të cilat përveq ironisë, kanë edhe mençuri brenda, prandaj vendosa të I ndaj me ju.  Lexim të këndshëm




Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.
  
— Stivën H. Roberts


Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.
   
— Napoleon Bonapart


Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
  
— Bertrand Rasëll


Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.
  
— Mark Tuein



Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.
  
— Epikuri


Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet.
  
— Anatol Frans



Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi.
  
— Xhuzepe Garibaldi


Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.
  


— Herakliti

A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot.
  

— Alber Kamy

Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
  
— Bertrand Rasëll



Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
  
— Artur Shopenauer


Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
  
— Xhorxh Oruell


Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.
  
— Ksenofani


Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
  
— Tomas Pein


Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë.
  
— Demokriti


Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
  
— Anaksagora


  Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin.
  
— Adolf Hitler


Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte.
  
— Bertrand Rasëll


Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.
  
— Volteri


Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër.
  
— Benito Musolini


Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
  
— Stendali


Falë zotit jam ateist...
  
— Salvador Dali


Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje.
  
— Frater Ravus



Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
  
— Seneka i Riu


O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!
  
— Mishel de Montein


Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
  
— Napoleon Bonapart


Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit.
  
— Tomas Pein


N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur?
  
— Përsi Bish Sheli



Frika i solli zotat në botë.
  
— Petroni

Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët.
  

— Xhorxh Bernard Sho


Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin.
  
— Bertrand Rasëll

Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë.
  
— Robert Ingersoll


Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.
  
— Robert Ingersoll


Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës.
  
— Bertrand Rasëll


Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?
  
— Epikuri


Te gjitha keto thenie  i mund vetem me nje fjale :

''KUSH UA DHA KETYRE INTELEGJENCEN''

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#10 ne: 19-07-2009, 14:23:24
interesante dhe te goditura te gjitha keto thenjet ;)
Emira
#11 ne: 07-08-2009, 15:19:04
Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
   
— Bertrand Rasëll

Kjo dhe thenia e fundit e Epikurit me kane pelqyer ndermjet te tjerash jshte mase.
Emira
#12 ne: 07-08-2009, 15:22:10
Te gjitha keto thenie  i mund vetem me nje fjale :

''KUSH UA DHA KETYRE INTELEGJENCEN''

Epo...nese deshiron me dale tek nje pergjijge, pra ZOTI, po te bej nje pyetje: Ne se ua dha ai, perse pra disave u ka dhene me shume e disave me pak? Qenka i padrejte atehere, dhe per padrejtesira nuk eshte nevoja fare per te pasur nje Zot, jemi ne gjendie vete per bema te tilla.

  • Postime: 800
  • Gjinia: Femer
Masha
#13 ne: 08-08-2009, 10:08:07
Nuk ua dha ne menyre te njejte sepse nuk do te kishte bashkepunim ndermjet njerezve. Jemi te ndryshem nga njeri - tjetri, kemi nevoje per njeri - tjetrin, duhet te bashkepunojme..
Emira
#14 ne: 14-08-2009, 17:45:37
Dakort, po ne shume mire mund te bashkepunojme edhe pa Zot.

  • Postime: 56
ofthmani
#15 ne: 20-08-2009, 18:36:22
pa zot jo qe nuk mundesh me komuniku po as nuk mundesh me egzistu

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#16 ne: 20-08-2009, 19:24:07
Epo...nese deshiron me dale tek nje pergjijge, pra ZOTI, po te bej nje pyetje: Ne se ua dha ai, perse pra disave u ka dhene me shume e disave me pak? Qenka i padrejte atehere, dhe per padrejtesira nuk eshte nevoja fare per te pasur nje Zot, jemi ne gjendie vete per bema te tilla.

Emira Nje gje duhet ta kuptosh ...kush sa meriton aq do posedon ne kete dhe boten tjeter ne pergjithesi...kurse inteligjencen ja fale qe te gjitheve baras pa dallime...nese dyshon tek inteligjenca e njerezve ateher duhet kerkuar shkaqe tjera e jo tek zoti...mendoje se tani kupton ku qendron problemi...paqe

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#17 ne: 23-08-2009, 20:22:06
Sikur te gjithe ta kishin intelegjencen e barabarte nga zoti, atehere te gjithe do beheshin doktora, ligjvenes, inxhinier, etj etj.
"Zoti I ndihmon ata qe ndihmojn veten"
 Ndryshimi I te drejtave demokratike njerzore sot dhe dikur eshte se njerzit sot kane te drejt te praktikojn nje fe, ose te mos praktokojn, ndersa dikur mendoj se nuk Kane pasur te drejt te zgjedhin.

  • Postime: 39
thjesht
#18 ne: 06-09-2009, 05:13:42
All-llahu nuk ju dha njerzve intelegjencen e njejte sepse te gjithe ndryshojm jo vetem ngaj ai aspekt po edhe nga shum gjera tjera si pamja fizike etj. Shkojm ne apsolutet cfare rendesie do kishte nese te gjithe do te ishim ne nje nivel 100% te njejte, nuk po them te barabarte sepse te barabarte para All-llahut jena te gjithe njesoj.
Ateistet perkunder muslimaneve dhe gjithe besimtarve te tjere nuk kane me cfare te mirren sepse nuk kane liber te shejte si kur'ani i cili do te mund t'i udhezonte ose edhe t'i mesonte edhe t'jau shtonte besimin ose nuk kane gjera tjera te cilate i kane muslimanet per kete arsyje vetem rrin te zbulojn nje teori ose nje gabim ose nje gje tjeter per t'i bindur muslimanet?
Po tregomeni ju mua si eshte e mundur se njerezit se per gjitha gjerat ne jete te marin vendimi racionale te adaptojn nje mendim iracionale kur eshte fjala per vetegzistencen e tyre?
Ju them perseri perse ju po mundoheni me propaganda te ndryshme t'i humbni njerzit nga rruga e drejte (cka nuk mund te ndodh pa deshiren e All-llahut) pooo nuk i gjykoni problemet ma ngadal pa paragjykime ose pa mar qendrim fillestar por shkurt trup edhe sakt. Pra nuk e di ju ateistet si nuk e kuptoni se jane shum arsyje se egziston All-llahu e asnje arsyje se nuk egziston vetem dyshime?
Filloni te shikoni se pari pse eshte krijuar Toka, pse jane krijuar njerezit,perse All-llahu eshte kaq i fuqshiem dhe nuk i ka bo te gjithe njerzit musliman. Per cka jeton njeriu.
A jane te gjitha gjerat e shkrume nga All-llahu pra,nese po a eshte faji i njeriut per nje krim apo i All-llahu(subhaneAllah).
Pse aq shum njerez po besojn ne All-llah, pse po rritet numri i muslimanve cdo dite.Cka thote kurani, e jo cka thojn GAZETAT per TE. Pra beni pyetje vetvetes gjeni pergjigjje edhe merni qendrim.
Mos fitoni asi sigurie se keni gjithmon te drejte por mos u friksoni te beni pyetje dhe t'i lexoni pergjigjet.
Sepse nese do t'i gjykonit gjerat pa paragjykime dhe ate me si tethem pa dorza besoj se do kishit tjeter besim ;).
Une nuk jam frikesuar kurr, nga besimi im kam biseduar me ateista dhe njekohesisht e kam bindur veten edhe jam mendu ate edhe elhamdurilah nje vlla i cili ka pasur dyshime dhe e ka vetquajur veten ATEIST perseri u kthy  ne rruge te drejte musliman.
Per cdo gje ketej jena.
Selam Aleikum :)

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#19 ne: 06-09-2009, 11:33:35
selam...
Ne postimin tim te me hershem...zoti inteligjencen ja fale te gjitheve baras e kisha fjalen per trurin(apo mendjen) u kuptua ndryshe ne fakt shkrimi im ishte ne ate menyre meqe nuk desha te hyje ne detaje...tani sa do zhvillohet inteligjenca me pas...ajo eshte ceshtje tjeter dhe nuk ka te beje me zotin...tani kuptohet se inteligjenca e njerezve nuk eshte e barabarte me njeri tjeterin...pse ? kjo nuk ka te beje me zotin...pse ?
nese themi zoti dikuj ja dha inteligjencen shume e dikuj hiq ateher zoti nuk qenka adil(i drejt)...edhe pamja fizike njeashtu...te kerkojme shkaqe tjera o fetar e mos t'ja veshim zotit keto mangesi...sepse ai nuk ka mangesi eshte i gjithedijshem dhe adil(i drejt)...e mos te harojme ne asnje cast se ai eshte Rahman dhe Rahim...

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#20 ne: 06-09-2009, 13:37:42
Ne ato qe nuk shihen vetem te urtit mund te besojne ndersa ne ato qe shihen vetem i marri (budallai) mundet mos me i besu...

Pra per te besuar duhet te jemi te urte perndryshe veshtire se mund te besojm ne ato qe nuk shihen, maten, preken etj..!

  • Postime: 39
thjesht
#21 ne: 06-09-2009, 18:36:39
Ne ato qe nuk shihen vetem te urtit mund te besojne ndersa ne ato qe shihen vetem i marri (budallai) mundet mos me i besu...

Pra per te besuar duhet te jemi te urte perndryshe veshtire se mund te besojm ne ato qe nuk shihen, maten, preken etj..!
E kisha nderlidh ketu atë se thojnë:
Nuk muji me pa All-llahun sepse nuk e shohë,nuk e ndegjojë gjera tjera me shqisa. Por All-llahu është i pakufishem nese ne do t'mundemi ta shohim atë atehere do te kishte limit nga forma e madhesia. Po pastaj tjetra All-llahu eshte per te gjithe njerzim cka me bo njeriu i cili eshte i verber? Ai mos me besu?
Ose Ai cili eshte i shurdhur? As ai mos me besu?
A ka gjera te cilatë ne nuk i shohim, nuk i prekim ndjejm nuk i ndegjojm dhe i besojme? PO.
Fusha magnetike e cila nuk shihet nuk degjohet nuk preket por prap e dim dhe e besojm se egziston.

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#22 ne: 08-09-2009, 08:57:58
E kisha nderlidh ketu atë se thojnë:
Nuk muji me pa All-llahun sepse nuk e shohë,nuk e ndegjojë gjera tjera me shqisa. Por All-llahu është i pakufishem nese ne do t'mundemi ta shohim atë atehere do te kishte limit nga forma e madhesia. Po pastaj tjetra All-llahu eshte per te gjithe njerzim cka me bo njeriu i cili eshte i verber? Ai mos me besu?
Ose Ai cili eshte i shurdhur? As ai mos me besu?
A ka gjera te cilatë ne nuk i shohim, nuk i prekim ndjejm nuk i ndegjojm dhe i besojme? PO.
Fusha magnetike e cila nuk shihet nuk degjohet nuk preket por prap e dim dhe e besojm se egziston.

Faleminderit per plotsimin e pergjegjies sime, keni plotesht te drejte Allahu ju shperblefte!

  • Postime: 159
  • Gjinia: Femer
besimtare
#23 ne: 14-09-2009, 00:57:09
Pershendtje zeriste!  :)
I kam lexuar disa here keto shprehje, madje i kam lexuar edhe komentet qe i pasojne ato. Persa i perket ketyre shprehjeve do te thoja qe jo te gjitha ato mund te konsiderohen si shprehje ateiste pasi ka prej tyre qe nuk perjashtojne besimin dhe shume mire mund te ecin paralel me menyren e funksionimit te nje shoqerie besimtare. Si te tilla mund te jene theniet e meposhtme (pavaresisht nese thenesit e ketyre shprehjeve mund te kene qene ateiste te thekur kjo nuk perjashton faktin qe ato te nxjerrin prej goje edhe fjale qe nuk bien ne kundershtim me besimin, apo te cilat ne si besimtare te mos i perdorim apo te marrim mesim prej tyre):

Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
  
— Bertrand Rasëll

Persa i perket "te menduarit" askush prej besimtareve nuk eshte kundra tij dhe asqe propagandon per lenien menjane te logjikes apo arsyes. Te menduarit, logjika njerezore apo te arsyetuarit ka nje vlere te veçante ne besimin Islam. Madje Allahu ne Kur'an (libri i shenjte i muslimaneve) e ngre lart te te menduarit duke i quajtur poseiduesit e kesaj cilesie me termin "te zotet e mendjes". Madje ka edhe thenie te te derguarit Muhamed te cilat i ftojne njerezit te meditojne rreth krijimit te tyre e te universit e rreth çeshtjeve te ndryshme duke e kosideruar kete si pjese te adhurimit qe i dedikohet Zotit te madheruar.

Thenia tjeter

Shiko nje here parashikimin e motit para se te lutesh te bjere shi.
-Mark Tuein

Mesazhi i kesaj shprehjeje eshte teper i thjeshte: pra qe gjerat ndodhin sipas nje ligji pak a shume te njohur prej nesh dhe jo mrekullisht, ose: per te arritur diçka duhet se pari te analizohen mire shkaqet, te realizohen kushtet dhe parapergatiten rrethanat per arritjen e nje suksesi, e pasi te plotesohen sa thame me lart nuk mbetet asgje tjeter vetem te perveshim menget per realizimin e qellimit e me pas ti mbeshtetemi Zotit tone duke iu lutur Atij per realizimin perfundimtar te qellimeve tona... Besoj se te gjitheve na ka ndodhur te jemi vetem nje milimeter larg realizimit te qellimit dhe si perfundim gjerat te jene permbysur e te mos ju realizohet ajo qe e konsideronit si te sigurte 100%, pikerisht per kete nevojitet edhe lutja.
Ti lutesh Zotit pa marre parasysh rrethanat eshte budallallek, ndersa te mos i lutesh duke pasur besim vetem tek vetja jote eshte mendjemadhesi.


Nese 50 milion njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet
Anatol Frans

S'ka besim te argumentoje per vertetesine e diçkaje duke u bazuar ne sasine e njerezve te tilet e konsiderojne ate si te vertete.



  
Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
— Bertrand Rasëll

Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
   
— Tomas Pein


Nuk arrij ta kuptoj se çfare i ben ateiste keto thenie??!! hmmmmm:


Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
-Anaksagora

Edhe kjo thenie nuk bie aspak ne kundershtim me besimin Islam te cilin une perfaqesoj. Normalisht qe çdo gje ka nje shpjegim natyror pasi edhe Zoti ka vendosur ne kete bote ligje ne baze te te cilave funksionojne qeniet e gjalla dhe jo te gjalla, qe nga grimca e atomit e deri tek planetet me gjigande, ligje keto qe mes nesh njihen si ligje natyrore. Madje kjo thenie na hyn edhe ne pune ne si besimtare per t'iu argumentuar paganeve adhurues te trupave qiellor per besimin e tyre te pavertete.  :)

 
Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
   
— Artur Shopenauer

Nuk jam aspak dakord me çka pohon kjo thenie, pasi feja nuk stervit aspak njeriun ne ate se çfare duhet te mendoje por thjeshte fton njeriun ne permiresim te vazhdueshem te vetvetes duke pasur per qellim mbarevajtjen e marredhenieve ndershoqerore dhe arritjen e dashurise se Zotit te tij.




 A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot. 

Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
  
— Xhorxh Oruell


Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.
  
— Ksenofani
Per theniet mesiperme nuk di çte them pasi ne fakt duket qe rrjedhin si pasoje e nje analize te fese se krishtere, pasi ne fene Islami nuk njihen dhe as qe eksistojne shenjtoret. Me e dukshme kjo gje duket ne shprehjen e fundit ku te lihet te kuptohet se njerezit adhurojne nje zot qe ka formen e tyre, pikerisht nje Zot si ai qe na ofrohet nga besimi i krishtere. Ne fakt jo rralle here njerez me intelekt te rralle kane braktisur besimin e krishtere (fatkeqesisht nuk e kane njohur islamin) duke kaluar ne ateizem, pikerisht pasi nuk kane arritur kurre ta kuptojne trinitetin dhe as adhurimin e nje zoti-njeri ashtu siç edhe predikohet nga krishterimi. 

Ndersa persa i perket disa shprehjeve te tjera as qe bashkohem me to persa i perket mesazhit qe percjellin, kjo vjen si pasoje e faktit qe une besoj ne Nje Zot i cili eshte Krijues i Universit dhe i çdo gjeje qe gjendet mbi sip e tokes, dhe pas gjithçkaje qe ndodh ne kete bote fshihet nje urtesi e cila jo rralle here na behet e njohur. Asgje ne keto bote nuk eshte produkt i rastesise pasi rastesia nuk prodhon persosmeri. Persosmeria eshte produkt i intelektit.

Pershendetje  :)




  • Postime: 159
  • Gjinia: Femer
besimtare
#24 ne: 21-10-2009, 10:50:46
Pershendetje te gjitheve!  :)

Fakti qe disa prej nesh nuk dine se si ti pergjigjen disa çeshtjeve te caktuara nuk do te thote qe pergjigja nuk ekziston por thjeshte qe ne jemi te paditur per ekzistencen e saj.

Ne nje video teper interesante, si kjo ne vijim vihet re fare mire se si njerezit me te vertete te zgjuar e te ditur i pergjigjen pyetjeve te cilat ne na çojne ne veshtiresi te medha... :)