×

E vetëshpallura shenjtore Eleonorë ben vetëvrasje

E vetëshpallura shenjtore Eleonorë ben vetëvrasje

· 4 · 890

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-11-2011, 00:00:47
Vetëvritet me armë zjarri tip pistoletë TT, e vetëshpallura shënjtorja Eleonorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 në zonën e Selitës në kryeqytet.

Trupi i pajetë i të ashtuqujaturës shënjtore është gjetur nga vajza e saj, në katin e parë të ndërtesës, që ndodhet brenda sektit fetar.

Kanë qenë forcat e komisariatit numër 1 dhe më pas ato të komisariatit numër 2, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë gjetur në banesën e të ndjerës një letër për Zotin dhe besimtarët e sektit të saj, të cilën e kishte shkruar para se ajo ti jepte fund jetës.

Në letrën e të vetëshpallurës shenjtore thuhej: “Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”.

Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit ‘Eleonora’ vitet e fundit ka pasur probleme pronësie me familjen Vorpsi dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas.

Mësohet se në momentin e aktit të vetëvrasjes, në sektin e të ndjerës ka qenë i pranishëm roja i institucionit fetar i cili ka dëgjuar edhe krismat e armës së zjarrit. Ndërkohë policia po bën ekzaminimet dhe verifikimet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i besimtares është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.

KONFLIKTI PËR PRONËSINË
Eleonora Bregu, e vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, prej vitesh kishte ngritur Misionin Shenjtëror Eleonorë’ në zonën e Komunës së Parisit, ku ka pasur probleme të vazhdueshme me pronarët e tokës. Sekti fetar i quajtur  ‘Eleonorë’, sipas të ndjerës bënte mirë dhe u jepte njerëzve shpresë.

Nga ana tjetër familja Vorpsi pretendon pronësinë e truallit, ku është ndërtuar sekti, mbi bazën e dokumentacionit që ajo disponon. Sipas familjes Vorpsi e ndjera e ka ndërtuar ndërtesën në mënyrë të paligjshme.

PRECEDENTI
Pak vite më parë e vetëshpallura Shenjtore u bë protagonistë e një skandali tjetër, ku njoftoi në polici se disa persona kishin tentuar ta helmonin në gjumë. Kallëzimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rremë.
(el.me/BalkanWeb)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 16-11-2011, 11:11:45
nje mashtrues me pak
kjo e mbante veten edhe per shenjetore...se dinte kjo qe Zoti te quan te pafe nese ti i merr jeten vetes....jeten ta dha zoti e ai ka te drejten sublime edhe te ta marri,,..

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 16-11-2011, 13:16:17
nje mashtrues me pak
kjo e mbante veten edhe per shenjetore...se dinte kjo qe Zoti te quan te pafe nese ti i merr jeten vetes....jeten ta dha zoti e ai ka te drejten sublime edhe te ta marri,,..


fiks nje hale me pak

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 16-11-2011, 16:11:04
Eleonora, Sharlatan qoftë kujtimi i saj!
Ia ka shkrepur vetes në një gjest çmendurie më shumë se revolte. Nuk i ka munguar guximi për ta shpallur veten të dërguar të Zotit dhe shenjtore, por i ka munguar guximi për ta parë jetën në sy, për ta kuptuar dhe për të qenë e kthjellët me të vërtetën se ligjet e drejta dhe vullneti për t’iu bindur atyre janë të shenjta: pak më shumë të tilla se e teka për t’u vetëshpallur e shenjtë.

Megjithatë e ka lënë këtë tokë me një gjest padurimi, i zëshëm siç qe edhe gjesti i shenjtërimit të vetes pa ndërmjetës, mbështetur po në padurimin e përhumbjen e ca të tjerëve që u bënë pelegrinë të marrëzisë së saj.

Eleonora Bregu e vetëshpallur “shenjtorja Eleonorë”, ka vrarë dje veten me një pistoletë TT. Fjalët e fundit, të hedhura në “një letër drejtuar Zotit”, pikërisht nga ajo që dje kreu sakrilegjin e dytë ndaj Tij, marrjen e jetës që sipas një njeriu të Zotit vetëm Ai ta jep e vetëm ai mund të ta marrë. Blasfeminë e parë e kreu vite më parë, kur u shfaq si ndërmjetësja mes tokësorëve dhe qiellit: me letrat, xhonglimet, xhinglat, fjalët, yshtjet, altarin, tempullin, pasuesit dhe vetësigurinë që, shpeshherë vetëm injoranca mund ta ketë. Ishin vitet ’90, në fund të fundit, dhe shqiptarët sugjestionoheshin nga gjithkush e gjithçka: kapterë që luanin Rockefeller-in; jevga nën shajninë e Marie Antoinette-s së financave, e fondacione me themele të ngritura në rërë.

Ç’ishte një Eleonorë më shumë në këtë Disney Land, ku fati luante Mickey Mouse me një popull të trumhazur që kërkonte Arkën e tij të Noes sa për trupin e sa për shpirtin? Ishin vitet ’90. Shpirti i atyre viteve, ndërkohë që një klasë parvenysh këmbehej me një tjetër, e kërkonte shpëtimin nëpërmjet marionetave që iu ofroheshin të “pafatëve” e të “pamundurve” si shenjë se Zoti i rrjeshëm nuk i kishte harruar as ata.

Shpërfaqen ca të vërteta te gjesti i fundmë i Eleonorës së vetëquajtur ‘shenjtore’. E para është pakti i saj me faktin se gënjimit (iluzionit) i kishte kaluar kohë dhe për të dalë prej tij kërkohej një exit po aq dramatik sa dhe hyrja. Njerëzit që hyjnë mes nesh përmes një blasfemie hata si ajo e të vetëshpallurit “e dërguar e Perëndisë”, nuk mund të dalin prej skene me një vdekje në shtrat, në qetësi dhe të rrethuar nga njerëzit e dashur.

Në plan të dytë, vetëvrasja e Eleonorës është një largim nga fryma e keqe e viteve ’90; një përmbyllje e tranzicionit shpirtëror të shqiptarëve; një dalje nga emergjenca dhe një hyrje në një ekzigjencë që e gjen besimin te krijimi i të mirave materiale nëpërmjet punës dhe jo mashtrimeve.

Me Eleonorën, ndjesë pastë megjithatë, është varrosur përfaqësuesja më e zëshme e tufës së sharlatanëve që e heqin veten sa për të dërguar të Perëndisë e sa për shërimtarë. Nuk pritet ringjallja e saj, por kjo nuk do të thotë se fryma e sharlatanizmit nuk do të vazhdojë të jetojë në trupa e mendje të tjera. Këto përsëritje ndodhin pa pasur nevojë për një “letër dërguar Zotit”.   

Shkruan:
Alfred Lela