×

FEJA ISLAME - A eshte perhapur me force?

FEJA ISLAME - A eshte perhapur me force?

· 4 · 1023

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
ne: 27-02-2011, 12:20:39
FEJA ISLAME

A eshte perhapur me force?

Senad Makoviq

Per Islamin dhe ceshtjet e perhapjes se tij eshte folur vetem ne kontekstin negative. Nje zhurme e padegjuar behet sot ne bote kunder Islamit, duke ia mveshur atij te gjitha te zezat qe kane ndodhur e sidomos qe ndodhin gjate kohes qe po kalojme. Prandaj ne pergjithesi, gjithcka thuhet e shkruhet per te, qofte nga individet, ne materiale te botuara si gazeta, revista, libra, ne media elektronike etj., duke ia mveshur Islamit gjithcka qe ne fakt nuk i ka si p.sh.: duke e cilesuar si kulture e civilizimit te prapambeturise, fe qe pengon modernizimin, pengon lirine e te menduarit dhe te shprehurit, si religjion dhune, fe fanatike, afriko-aziatike, apo me mire fe e Lindjes, duke harruar te shkretet, si fete e tjera si p.sh.: krishterimi apo hebraizmi kane lindur e kane ardhur po nga Lindja, perfundimisht sipas tyre Islami eshte fe e pasioneve te dobta, si fe e perhapjes me shpate, si aksident historik i popullit shqiptare dhe “epitete” te tjera te ngjashme me keto. Tek shqiptaret nder akuzat kryesore qe I behen Islamit predominon ajo qe ka lidhje me perhapjen e tij me dhune, ne pergjithesi ne bote, vecanerisht ne trojet tona, fe qe eshte imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhoje e kesaj propaganda, vijne thirrjet primitive qe na behen per t'u rikthyer ne “fete e te pareve tane”. Menyra e fteses ne Islam ka qene larg nga gjakderdhja dhe perdorimi I shpates. Rruga e perhapjes se fese mbeshtetet mbi faktin se vet fuqia e fteses se vazhdueshme ne Islam eshte me e forte se fuqia e shpates. All-llahu I Lartesuar ne librin e Tij te fundit Kur'anin thote: “Nuk ka dhune ne fe” (Bekare 256), kurse ne nje ajet tjeter thote: “Thirr (Muhamed) ne rrugen e Zotit tend me urtesi dhe keshilla te mira, dhe polemizo ne menyre me te mire. Vertete Zoti yt e di me se miri kush e ka devijuar rrugen e Tij dhe per ata qe jane udhezuar” (Nahl 125), “Thuaj atyre te cileve u eshte dhene Libri po edhe analfabeteve: a e keni pranuar Islamin? Nese e kane pranuar, e kane gjetur rrugen, e nese e refuzojne, per ty eshte obligim t'i lajmerosh, All-llahu i sheh roberit e vet (dhe e di se cbejne) “.
(Ali Imran 20)

Kjo eshte esenca e thirrjes Islame, e gjithe kjo eshte paqe, liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhune. eshte e vertete e pamohueshme se Islami nuk eshte perhapur me forcen e shpates, por eshte perhapur me forcen e bindjes me besimin e thelle te njerezve ne drejtesine e tij. Po te mos ishte ashtu, si mund te shpjegohet hyrja e qindra milioneve ne te nga populli Indian, Kinez, i himalajeve, i sumatres (Indonezise), ujdhesave te Indise Lindore, Afrikes se Mesme? Ose, si besuan miliona njerez ne Rusi, Poloni, Lituani, ne Veri te Evropes? A thua kane arritur shpatat e muslimaneve ne ato vende? Ne vendet e permendura Islami depertoje fale misionareve muslimane, jo te armatosur me shpata, po me parime Islame, me tolerance e bindje. (Dr. Mustafa Shek'a: vepra e cituar, fq.110 ne Takvimi 2002 fq. 245 Prishtine)

Ne lidhje me hyrjen e te krishtereve ne Islam pa presion ose dhune, Tomas Arnoldi ne veprin e tij paraqet letren e patrikut Nastur Isho Iabh III qe ia dergoi Matran Semanit, kryepeshkopi i Farisit. Pasi shpreh brengosjen e tij per konvertimin e shume te krishtereve Persiane ne Islam: “Vertete Arabeve Allahu u dha pushtetin e dynjase, sikur po e shihni edhe ju dhe po e dini kete realitet. Megjithate ata nuk e luftojne besimin e krishtere, por, perkundrazi sillen mire me fene tone, i nderojne prifterinjt tane, kan konsidertae ndaj kishave dhe shtepive qe jane prone e kishave. Ateher, pse e kane lene besimin e tyre populli i Mervit. Perkundrazi ata (arabet) u jane zotuar atyre te mbesin ne ate qe jane te sigurt (per veten dhe pronen e tyre), duke e ndare nje pjese te tregtise per shtetin”.
(Takvimi 2002 fq. 240)

Ne lidhje me kete ciro Truhelka thote: “eshte mendim i gabuar se Islami eshte perhapur me dhune. Ekzistojne argumente te shumta te cilat e demantojne kete. Une mund te permend vetem nje, e ai eshte se shekulli XIX nuk do te gjente asnje te krishtere dhe asnje kishe e manastir ne Ballkan, sikur Islamizmi te perhapej me dhune shteterore”. (Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996 Prishtine)

Shkencetari anglez Tomas Karlajn i cili ne vepren e vet “Mbi heronjte”, shkruar ne vitin 1840, ka thene se: “Do te ishte i kote cdo mendim per kete bote,po qe se e pranojme se qindra million njerez jetojne e vdesin ne te per dicka qe do te ishte mashtrim, sharlatinizem dhe intrige, per dicka qe do te ishte e pavertete, sepse e paverteta mund te ngadhnjeje per nje cast, mirepo vetem e verteta mund ta ndeze boten, ashtu si e ndezi Muhamedi. Sekreti i fuqise dhe i perhapjes se fes Islame qendron ne vertetesine e saj hyjnore dhe jo ne shpate, ne te cilen insistohej ne Europe si “argumentin” kryesore kunder Islamit. Kjo nuk qendron nga arsye te thjeshta, sepse edhe Islami kur u shpall, ishte zeri i nje njeriu: nje njeri i vetem kunder te gjithe njerezve! Qe ai ta marre shpaten dhe te perpiqet ta propagandoje fene e vet me te, do te bente shume pak pune…” (Ali M. Basha “Islami ne Shqiperi gjat shekujve” fq.19)

Kurse studiuesi i njohur i Islamit, Th. W. Arnold ne “Thirrja ne Islam” fq. 48 ka theksuar se: “Ne baze te raporteve toleruese te vendosura ndermjet te krishtereve dhe arabeve musliman, mund te konstatojme se forca nuk ka qen factor ne kalimin e te krishtereve ne Islam. Vete Muhamedi ka lidhur aleance me disa fise te krishtere dhe u perkujdes personalisht per mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e lirise se shprehjes se tyre fetare, duke ia lene klerit ato te drejta dhe ate ndikim te cilin e kane pasur me pare… nga shembujt e permendur per tolerancen dhe lirite te cilat muslimanet ngadhnjimtare ua kane ofruar te krishtereve ne shekullin e pare hixhrij dhe qe kane vazhduar edhe me tej gjate brezave te ardhshem, ne te vertete mund te perfundojme se fiset krishtere qe kane perqafuar Islamin, e kane bere ate vullnetarisht dhe lirisht. Kurse arabet e krishtere, te cilet edhe sot jetojne ne mesin e bashkesive te medha muslimane, jane deshmitare te kesaj tolerance”. (Po aty fq. 19)

Islami ka hyre edhe ne Himalaje, Xhaveta, Sumarta, Brunei, Filipine e vende te tjera ne menyre paqesore, pa u derdhur asnje pike gjaku. Menyra e perhapjes se fes ishte permes tregtareve musliman, te cilet ishin lidhur ngushte me banoret e atyre vendeve, ose permes misionareve qe ishin obliguar t'i sherbenin Islamit. Poashtu ne Afrike perhapja e Islamit u be permes misionareve dhe tregtareve. Misionaret musliman hasen mirekuptim tek zezaket kur u tregonin atyre te vertetat qe kishin te benin me raportin Allah-Njeri dhe se feja Islame eshte fe e natyrshme dhe e lehte. Afrikanet perqafonin fene Islame, duke e konsideruar fe qe nuk ben dallim ne mes te te bardhit e te ziut.

Keto jane disa nga shume fakte e argumente te cilet e konfirmojn se Islami eshte perhapur fale vete besimit, deshires dhe bindjes dhe jo me forc sic pretendojne keqdashesit e fes.

Po te shikohen fete e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhune qe ta perqafonin sidomos fen e krishtere qe qe bere ne menyre institucionale. P.sh.: “Sharl Leman- mbret I Frances I detyronte te gjithe ata qe nuk ishin te krishtere me ane te shpates ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i Norvegjise I ekzekutonte te gjithe ata qe refuzonin te hynin ne fene e Krishtit nga banoret vikane (pjesa jugore e Norvegjise), ose ia kepuste kembet dhe duart. Gjithashtu, atje ishte nje grup ekstrem qe perhapnin krishterimin me force, te cilet e quanin veten “vellezerit e shpates”. (Takvimi 2002 fq. 243)

Gustav Lubuni ne vepren e tij “Hadaretul Arabije” fq. 271 tregon se: “Ne Spanje muslimanet u perndoqen ne menyre me barbare, si asnjeher me pare ne histori, vetem pse thoshin “Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe Muhamedi eshte I derguar I Tij”. Keto ndjekje vazhduan deri me 1556 te udhehequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu bashkua edhe mbreti Filipi i dyte, I cili nxorri nje ligj, sipas te cilit muslimanet qe kishin mbetur ne Spanje, Brenda dites duhej te braktisnin gjuhen e tyre, traditat e tyre, fen e tyre, emrat e tyre dhe gjithcka Islame. Pas ketij ligji diskriminues, ai nxorri edhe nje dekret tjeter, me te cilin jepte urdher qe te rrenoheshin te gjitha hamamet (banjot publike, me se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin gjurme te pabesimtareve! Keshtu, u zhduk civilizimi Islam me largimin e muslimaneve nga Spanja”. (Po aty fq. 245)

Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanet per ta perqafuar Islamin, qe u ngjitet vet muslimaneve dhe vet Islamit, eshte vet shpifje e kulluar pa mbeshtetje faktike historike. Si perfundim te kesaj teme po e permbylli me hadithin qee transmeton Xherir nga Ibni Abasi, tregohet se nje individ nga fisi beni Salim bin Avf, i quajtur El Hasin kishte dy djem te krishtere, ndersa ai vet ishte musliman. Nje dite ai e paska pyetur Muhamedin a.s. nese e kishte detyre qe t'ia impononte femijeve te pranonin Islamin, sepse ata nuk leviznin nga feja e tyre e krishtere. Me kete rast Allahu xh.sh., si zgjidhje te perhershme dhe te pergjithshme ne kohe e vende te kesaj ceshtje, i zbriti te derguarit te Vet ajetin: “Nuk ka detyrim ne fe, rruga e drejte eshte dalluar shume qarte nga ajo e padrejta” (Bekare 256) dhe “Ju keni fene tuaj e une kam fene time”. (Kafirun 6)

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#1 ne: 12-03-2011, 20:37:58
cila fe nuk eshte perhapur me force?

  • Postime: 151
  • Gjinia: Mashkull
Hollow
#2 ne: 14-03-2011, 06:02:53
^budizmi

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 12-01-2014, 11:56:59
cdo fe lindore nuk mund te perhapet ne menyre tjeter, as materializmi dialektik