×

Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

· 18 · 4014

Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

· 18 · 4014

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
ne: 21-07-2008, 20:00:37
Intervistë me Karen Armstrong

Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

Karen Armstrong për shtatë vite ka shërbyer si murgeshë katolike para se të regjistrohej në Oksford. Sot, ajo radhitet në mesin e teologëve më të famshëm të botës, njëherit edhe autore e disa bestsellerëve mbi religjionet e mëdha dhe themeluesit e tyre. Ajo është një nga anëtarët udhëheqës të grupit për Afrimin e Qytetërimeve, iniciativë kjo e marrë nga ish Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, që ka si synim luftimin e ekstremizmit dhe nxitjen për dialog në mes të perëndimit dhe botës islame. Në këtë intervistë dhënë gazetarit gjerman, Andrea Bistrich, ajo flet rreth politikës, fesë, ekstremizmit si dhe tema të ngjashme.





ANDREA BISTRICH: 9/11 është bërë simbol i armiqësive të mëdha e të pa kapërcyeshme në mes të Islamit dhe Perëndimit. Pas atyre sulmeve shume amerikanë pyesnin : ‘Përse të na urrejnë’? Ekspertë të shumtë në tavolina të shumta diskutimesh kanë debatuar nëse dhuna është pjesë e trashëguar e Islamit. A është ashtu?
KAREN ARMSTRONG: Jo, natyrisht. Në Bibël shprehet më tepër dhunë se sa në Kur’an; ideja se Islami ia imponon vetës shpatën është një trillim Perëndimor, i shpikur gjatë kohës së Kryqëzatave, ku në të vërtetë ishin të krishterët Perëndimor ata që luftoni brutalisht në luftërat e shenjta kundër Islamit. Kur’ani ndalon luftën agresive dhe lejon luftën vetëm për qëllime vetë-mbrojtjeje; në momentin kur armiku kërkon paqe, Kur’ani insiston në myslimanët që t’i ulin armët dhe të pranojnë çfarëdo kushte t’ju afrohen, çofshin ato edhe në disfavor të tyre. Më vonë, ligji Islam ua ndaloi myslimanëve që assesi të mos sulmojnë një vend në të cilin myslimanët tjerë janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm; vrasja e civilëve u ndalua, sikurse edhe shkatërrimi i pronave dhe përdorimi i zjarrit në luftë.
Sensi i polarizimit është theksuar edhe më nga debatet e fundit – pikturat daneze të pejgamberit Muhamed, vlerësimet e Papës rreth Islamit, apo mendimi se mbulesa vështirëson integrimin. Gjithë këto gjëra kanë prishur marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit. Profesori i Harvardit, Samuel Huntington solli një teori rreth ‘përplasjes së qytetërimeve’ diçka që po e përjetojmë sot. A ekziston në të vërtetë një papajtueshmëri e tillë fondamentale në mes të ‘Perëndimit të Krishterë’ dhe ‘Botës Islame’?
Përçarjet në botën tonë nuk janë rezultat i fesë apo kulturës, ato kanë baza politike. Në botë ekziston një jo-balancim i pushtetit, ku të pafuqishmit kanë filluar të sfidojnë hegjemoninë e Fuqive të Mëdha, duke deklaruar pavarësi nga to shpesh përmes një gjuhe fetare. Shumë nga ajo çfarë ne e quajmë ‘fundamentalizëm’ shpesh mund të duket si një formë fetare e nacionalizmit, një mbrojtje e identitetit. Ideali i vjetër nacionalist evropian i shekullit të XIX ka humbur shkëlqimin e tij duke qenë gjithnjë i huaj për Lindjen e Mesme. Në Botën myslimane njerëzit kanë filluar ta riidentifikojnë vetën sipas fesë së tyre duke synuar kthimin në rrënjët e tyre pas përçarjeve të shumta kolonialiste.
Çfarë e ka bërë Fundamentalizmin, siç shihet, aq dominues sot?
Devocioni militant të cilin e quajmë ‘fundamentalizëm’ ka shpërthyer në secilën prej feve të mëdha botërore gjatë shekullit të njëzet. Ekziston fundamentalizëm budist, krishterë, çifut, sikh, hindu, konfuçian sikurse që ekziston edhe fundamentalizëm islamik. Nga tre fetë monoteiste Judaizëm, Krishterim dhe Islam, Islami është i fundit që zhvilloi një forcë fundamentaliste dhe atë gjatë viteve të 1960-ta.
Fundamentalizmi paraqet një revoltë kundër shoqërisë moderne shekullare, e cila ndan fenë nga politika. Kudo që është themeluar një qeveri me ideologji perëndimore-shekullare, një lëvizje protestuese religjioze kontra-kulturaliste do jetë ngritur përkrah saj për ta kundërshtuar atë fuqishëm. Qëllimi i fundamentalistëve është afrimi i Zotit/fesë prej margjinave në të cilat e ka dërguar kultura moderne drejt qendrës. I tërë fundamentalizmi është i bazuar në një frikë të thellë asgjësimi: çofshin ata çifutë, krishterë apo myslimanë, fundamentalistët janë të bindur se shoqëria shekullare apo liberale synon zhdukjen e tyre. Kjo nuk është paranojë: fundamentalizmi çifut morri dy hapa të mëdha përpara, një pas Holokaustit Nazist dhe e dyta pas luftës së Jom Kippurit më 1973. Në disa pjesë të Lindjes së mesme, shekullarizmi u formuar aq shpejtë dhe agresivisht sa që qe përjetuar si një goditje vdekjeprurëse.
A mund t’i identifikoni arsyet politike që kanë shkaktuar rritjen e ndarjes mes shoqërisë myslimane dhe asaj perëndimore?
Në Lindjen e Mesme, modernizimi është penguar nga konflikti arabo-izraelit, konflikt ky që është bërë simbol i fundamentalistëve të krishterët, çifutet dhe myslimanë dhe është zemra e përgjakur e problemit. E vetmja shpresë për paqe, do të ishte gjetja e një solucioni politik që lë të kënaqur të gjithë. Ekziston gjithashtu edhe problemi i naftës, e cila i ka bërë disa nga këto shtete cak të lakmisë perëndimore. Perëndimi, për ta ruajtur pozitën e tij strategjike dhe furnizimin e lirë me naftë, shpesh është detyruar të përkrah liderë si shahët e Iranit, Sauditët dhe fillimisht Sadam Hysenin- të cilët kanë krijuar regjime diktatoriale të cilat shtypin çfarëdo opozitë normale.
Bota moderne është dëshmuar të jetë shumë e dhunshme. Vetëm brenda viteve 1914-1945, shtatëdhjetë milion njerëz në Evropë kanë gjetur vdekjen si rezultat i luftës. Nuk duhet të befasohemi përse religjioni modern është bërë i dhunshëm gjithashtu; shpesh duke imituar dhunën e predikuar nga politikanët shekullar. Dhuna dhe terrori që ne shohim në tokat myslimane, ka lulëzuar në ato regjione ku lufta, zhvendosja dhe konflikti kanë lënë trauma dhe madje janë bërë kronike: Lindja e Mesme, Palestina, Afganistani, Pakistani, Kashmiri.
Për sa i përket konfliktit arabo-izraelit ju keni thënë se për myslimanët është bërë ‘një simbol i impotencës së tyre në botën moderne’. Çfarë në të vërtetë nënkupton kjo?
Konflikti arabo-izraelit ka filluar, nga te dy anët, si një konflikt krejtësisht shekullar rreth një pjesë toke. Zionizmi ka filluar si kryengritje kundër judaizmit religjioz, madje në fillim rabinët ortodoks patën shpallur Zionizmin si shekullarizëm blasfemues i Tokës së Izraelit, një nga simbolet më të shenjta të Judaizmit. Ngjashëm ideologjia e PLO-së ishte shekullare, dihet se shumë nga palestinezët janë të krishterë. Për fat të keq konflikti u lejua të acarohet; në të dy anët konflikti u bë i shenjtë, andaj edhe shumë më i vështirë për tu zgjidhur.
Në shumicën e lëvizjeve fundamentaliste, disa çështje kanë tematikë simbolike duke prezantuar gjithçka që është gabim me modernizmin. Sa i përket Judaizmit, shteti shekullar i Izraelit ka inspiruar secilën lëvizje fundamentaliste, ngase si i tillë përfaqëson aq grafikisht depërtimin e karakterit shekullar në jetën fetare çifute. Disa fundamentalist çifutë e shohin me plot pasion shtetin e Izraelit madje edhe e konsiderojnë atë si të shenjtë; involvimi në politikën izraelite konsiderohet si akt i shenjtë i tikkun-it, restaurimit të botës; vendbanimi në territoret e okupuara është gjithashtu një akt i tikkun-it që do të nxisë ardhjen e Mesisë siç besojnë disa. Megjithatë, çifutët ultra-ortodoks shpesh janë deklaruar kundër shtetit të Izraelit: disa e shohin atë si diçka e ligë urrejtëse (çifutët duhet të presin që Mesia të themeloj një shtet fetar në Tokën e Shenjtë) kurse disa të tjerë mbajnë qëndrim krejt neutrale duke iu shmangur sa më shumë që mundën. Për shumë çifutë Izraeli simbolizon feniksin e ngritur nga hiri i Auschwitz-it.
Por për shumë myslimanë problemi i palestinezëve paraqet problemin e botës moderne. Fakti se më 1948, 750 000 palestinezë kanë mund t’i humbin shtëpitë e tyre me aprovimin e dukshëm të botës, simbolizon impotencën e Islamit në botën moderne karshi Perëndimit. Kur’ani mëson se po që se myslimanët jetojnë me drejtësi e modesti, shoqëritë e tyre do te përparojnë, sepse një jetë e tillë do të ishte në ujdi me ligjet themelore të universit. Islami gjithmonë ka qenë fe e suksesit, triumfet kanë pasuar njëri tjetrin, por sot myslimanët nuk janë në gjendje të lëvizin përpara Perëndimit shekullar dhe problemi i palestinezëve konkretizon këtë impotencë. Jerusalemi gjithashtu është vendi i tretë për nga shenjtëria në botën islame, dhe kur myslimanët shohin faltoren e tyre të shenjtë të rrethuar nga forca Izraelite duke e ndie se qyteti i tyre i shenjtë gradualisht po u rrëshqet nga duart, kjo simbolizon se identiteti i tyre është në rrezik. Sidoqoftë, ia vlen të përmendet se palestinezët kanë adoptuar një ideologji më ngjyrë religjioze relativisht vonë - shumë vonë krahasim me vendet si Egjipti apo Pakistani ku fundamentalizmi islamik simbolizon një forcë jo të dobët. Lëvizja e tyre rezistuese kishte karakter shekullar deri në Intifadën e parë më 1987. Gjithashtu është shumë me rëndësi të theksohet se Hamasi, për shembull, ndryshon shumë nga lëvizjet tjera si al-Kaida, e cila ka ambicie globale. Hamasi është një lëvizje rezistuese; nuk ka për qëllim sulmimin e amerikanëve apo anglezëve, cakë i saj janë forcave okupuese. Prapë kjo simbolizon një shembull të ‘fundamentalizmit’ si një formë fetare e nacionalizmit.
Konflikti arabo-izrael është bërë shumë i rëndësishëm edhe për fundamentalistët e krishterë në Shtetet e Bashkuara. E Djathta e Krishterë beson se përderisa çifutët nuk janë në tokën e tyre, Krishti nuk mund të kthehet në Ardhjen e Dytë. Por, edhe pse ata duken Zionistë të pasionuar ideologjia e tyre është edhe ani-semitike, sepse në Ditët e Fundit, ata besojnë, Antikrishti do t’i masakroj çifutët në Tokën e Shenjtë nëse nuk e pranojnë baptizmin.
A mendoni se Perëndimi mban ca përgjegjësi për atë që po ndodh në Palestinë?
Njerëzit e Perëndimit janë përgjegjës për çdonjërin që është duke vuajtur në botë. Ne jemi në mesin e shteteve më të pasura dhe më të fuqishme andaj nuk bën moralisht dhe fetarisht të rrimë duarkryq dhe të shikojmë varfërinë, grabitjet apo padrejtësitë që po ndodhin çoftë në Palestinë, Kashmir, Çeçeni apo Afrikë. Për më tepër, njerëzit e Perëndimit mbajnë një përgjegjësi të posaçme për situatën arabo-izraelite. Sipas Deklaratës së Balforit (1917), Britania aprovon vendbanimin e çifutëve në Palestinë duke injoruar aspiratat dhe telashet e palestinezëve autokton. Edhe sot Shtetet e Bashkuara mbështetin Izraelin ekonomikisht e politikisht dhe shkojnë drejt injorimit të problemit të palestinezëve. Kjo paraqet rrezik, sepse palestinezët nuk do të ndalën, dhe përderisa nuk gjendet një zgjidhje e cila do t’ju premtonte siguri izraelitëve dhe t’ju ofroj pavarësi politike e siguri palestinezëve të shpronësuar, nuk ka shpresë për paqe botërore.
Veç kësaj, ju keni theksuar rëndësinë e një ‘vizioni të trefishtë’- mundësia për ta shikuar konfliktin nga perspektiva e komunitetit islamik, krishterë dhe çifutë. A mund ta shpjegoni këtë pikëpamje?
Tri fetë Ibrahimite – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – mund dhe duhet të shikohen si një traditë fetare e cila ka marrë tri drejtime të ndryshme. Gjithnjë jam përpjekur t’i shohë në këtë mënyrë; asnjërën nuk e konsideroj superiore ndaj tjetrës. Çifutët, krishterët dhe myslimanët adhurojnë të njëjtin Zot dhe ndajnë vlera të njëjta morale. Në librin, Një histori e Zotit, jam përpjekur të paraqes se si gjatë historisë së tyre, çifutët, krishterët, dhe myslimanët kanë bërë pyetje të njëjta rreth Zotit dhe kanë arritur në konkludime të njëjta – kështu që ekzistojnë versione çifute dhe myslimane të inkarnimit për shembull, dhe shumë pikëpamje të njëjta rreth profecisë. Në librin tjetër, Beteja për Zot, jam përpjekur të paraqes ngashërinë e lëvizjeve fundamentaliste në të tri fetë.
Çifutet, megjithatë, gjithnjë e kanë pasur të vështirë të pranojnë besimet e vona të krishterimit dhe islamit; krishterimi gjithnjë ka pasur një relacion të pa rehatshëm me judaizmin, besimin mëmë, dhe e ka shikuar islamin si imitues blasfemik të shpalljes. Kur’ani, megjithatë, mban një qëndrim pozitiv ndaj judaizmit dhe krishterimit dhe vazhdimisht pohon se Muhamedi nuk ka ardhur për t’i anuluar besimet e ‘Ithtarëve të Librit’: nuk mund të konsiderohesh mysliman përderisa nuk e nderon pejgamberin Ibrahim, Davud, Nuh, Musë dhe Isë – të cilët konsiderohen pejgamber nga myslimanët - sikurse që besojnë dhe shumë shkrues të Testamentit të Ri. Gospeli i Lukes thërret Isën pejgamber prej fillimit deri në fund; ideja se Isa është hyjnor është një zhvillim i më vonshëm, shpesh i keqkuptuar nga të krishterët.
Islami dhe Perëndimi
Duke diskutuar idetë Perëndimore të drejtësisë dhe demokracisë në Lindjen e Mesme, korrespondenti i jashtëm anglez i gazetës The Independent, Robert Fisk, thotë: ‘Vazhdimisht themi se arabët...do të kishin dashur të kenë pakë nga demokracia jonë e ndritur, do të donin liri nga policët sekret dhe liri nga diktatorët – të cilët ne me të madhe i vëmë atje. Por ata do të donin liri nga ne gjithashtu. Ata duan drejtësi, e cila disa herë është më e rëndësishme se sa ‘demokracia’. A duhet Perëndimi ta kuptojë se myslimanët mund të drejtojnë një shtet modern, ndoshta jo me të njëjtën demokraci të cilën ne duam ta shohim?
Siç e kanë qartësuar edhe intelektualët myslimanë, Islami plotësisht pajtohet me demokracinë, por për fat të keq demokracia ka fituar një emër të keq në shumë shtete myslimane. Duket që Perëndimi një zëri ka pohuar: ne besojmë në liri dhe demokraci, por ju duhet të qeveriseni nga diktatorë si shahët apo Sadam Hyseni. Duket se ka ekzistuar një standard i dyfishtë. Robert Fisk ka të drejtë: kur isha në Pakistan së fundi dhe citova Z. Bushin – ‘Ata e urrejnë lirinë tonë!’ – e gjithë audienca shpërtheu në gaz.
Demokracia nuk mund të imponohet me ushtri, tanke e zor. Fryma moderne përmban dy përbërës esencial; nëse këta nuk ekzistojnë, pavarësisht sa avionë luftarak, kompjuterë apo rrokaqiej ke, shteti yt nuk është me të vërtetë ‘modernë’.
I pari nga ta është pavarësia. Modernizimi i Evropës nga shekulli i XVI deri në shekullin e XX është theksuar me deklarimin e pavarësisë në të gjithë frontet: fetar, intelektual, politikë, ekonomik. Njerëzit kërkonin liri për të menduar, shpikë dhe krijuar sipas zgjidhjes së tyre.
Përbërësi i dytë ka të bëjë me shpikjet dhe zbulimet. Gjatë modernizimit tonë në Perëndim vazhdimisht kemi krijuar diçka të re; një proces me shumë dinamizëm dhe eksitim, edhe pse shpesh di të jetë edhe traumatik.
Por në botën myslimane, modernizmi nuk arriti me pavarësi por me nënshtrim kolonizues; dhe akoma myslimanët nuk janë të lirë, për shkak se fuqitë e Perëndimit shpesh kontrollojnë politikën e tyre prapa skenave për të siguruar furnizimin me naftë etj. Në vend të pavarësisë ka ekzistuar një varësi e sëmurë dhe humbje lirie. Përderisa njerëzit nuk ndihen të lirë, çfarëdo ‘demokracie’ do te jetë sipërfaqësore dhe me të meta. Dhe modernizmi nuk erdhi me shpikje e zbulime tek myslimanët: ngase ne ishim shume para, ata vetëm se mund të na kopjonin. Kështu që në vend të shpikjeve pati imitim.
Nisur nga jeta jonë ne e dimë se është vështirë madje e pa mundur të jesh kreativ kur ndjehesh nën rrezik. Myslimanët shpesh ndjehen në mbrojtje dhe kjo e bënë të vështirë për tu modernizuar dhe demokratizuar në mënyrë kreative - posaçërisht kur në rrugë ka trupa, tanke dhe forca okupuese.
A shihni ndonjë pikë të përbashkët në mes të botës Perëndimore dhe Islamit?
Kjo është e mundur vetëm nëse çështjet politike janë të zgjidhura. Ka mjaft pajtueshmëri mes idealeve të Islamit dhe idealeve moderne perëndimore, dhe shumë myslimanë me kohë e kanë kuptuar këtë. Në fillim të shekullit të njëzet, pothuajse secili intelektual myslimanë ishte në dashuri me Perëndimin dhe dëshironte që vendi i tij të duket mu sikur Britania dhe Franca. Disa madje thanë se Perëndimi ishte më ‘islamik’ se sa vendet e pa modernizuara myslimane, sepse ekonomia e tyre moderne u afrohej mësimeve thelbësore të Kur’anit, i cili predikon për rëndësinë e drejtësisë sociale dhe barazinë. Në këtë kohë myslimanët e shikonin Perëndimin modern e demokratik si shumë të përafërt. Më 1906, klerikët myslimanë bënin fushat krah intelektualëve shekullar në Iran për një qeveri përfaqësuese dhe qeverisje konstitucionale. Kur ja arritën qëllimit, Ajatollahi i madh tha se kushtetuta e re ishte gjëja më e mirë për ardhjen e Mesisë shiit, sepse do të kufizonte tiranizimin e shahut dhe se ky projekt është në favor të çdo myslimani. Fatkeqësisht anglezët më pas zbuluan naftën në Iran dhe kurrë nuk lejuan që parlamenti i ri të funksionoj lirshëm. Myslimanët u çmagjepsën nga Perëndimi si rezultat i politikës së jashtme perëndimore: Suezi, Izrael/Palestinë, përkrahja perëndimore e regjimeve të korruptuara, dhe kështu me radhë.
Çfarë mendoni se mund ta lidhë këtë boshllëk nga një pikëpamje praktike? Çfarë do t’i këshillonit liderët, politikanët dhe qeveritë tona?
Korrigjim të politikës së jashtme. Një zgjidhje konfliktit Izrael/Palestinë e cila do ju garantonte siguri izraelitëve dhe drejtësi e autonomi palestinezëve. Jo më përkrahje regjimeve të korruptuara e diktatoriale. Një zgjidhje e drejtë tmerrit të shtrirë në Irak, e cila ka qenë një ndihmë ‘e hatashme’ për grupet si al-Kaida, duke luajtur mu në duart e tyre. Jo më situata si Ebu Garibi apo Gjiri i Guantanamos. Ndihmë financiare Afganistanit dhe Palestinës. Një zgjidhje Kashmirit. Jo më solucione afat shkurte për naftë me çmim të lirë. Në Irak dhe Liban verën e kaluar pamë se ushtritë tona të mëdha nuk janë më të pathyeshme nga guerilët dhe sulmet e tyre. Diplomacia është esenciale. Por mëdyshja e Perëndimit tani është aq e ngulitur sa që mund të jetë tepër vonë.

___________________ ______________
ANDREA BISTRICH është gazetarë me bazë në Munih, Gjermani.

Përktheu dhe përshtati:
Jeton Mehmeti
(http://jmehmeti.blogspot.com )



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#1 ne: 21-07-2008, 20:07:25
Nje interviste interesante per lexim.

Ju uroj lexim te kendshem dhe diskutime te qeta me shprese qe temen nuk do te shenderoni ne fushebeteje!

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
Anesti
#2 ne: 22-07-2008, 14:09:21
E përshëndes Jetonin për shkrimin ishte interesant.Me pëlqejnë te tilla shkrime jo vetëm për te kuptuar ne një fare mënyrë konfliktin midis dy kampeve -perendimit dhe lindjes se mesme,por dhe konfliktet brenda vendeve arabe.Të tilla shkrime janë një sherbim i madh për ti ngacmuar problemet ne sensin pozitiv drejt një paqe ne këto zona te nxehta,deri ne meshirim.Këtu unë nuk shoh asgjë për te ndezur ndonjë konflikt për me tepër e mbeshtes artikullinpa i heqe asnjë presje.Këto janë probleme madhore dhe nuk shoh se ne shqipetaret kemi ndonjë gjë ne dorë, për te kontribuar ne vendosjen e paqes ne atë zone.Bollkemi vuajtur nga diktaturat e pushtuesve dhe te komunisteve.Tashme s'ka kohe për te bërë poliiken botërore se jeta nuk është njemije vjet por është mjaft e shkurter dhe duhet shijuar.Aprirori ne kemi pranuar Perendimin dhe interesat tona duhen te përputhen me interesat e këtij komuniteti.Kur je i vogël nuk mund të pretendosh te besh te madhin,se pastaj stonon.Ju faleminderit Perendimit për demokracine qe na sollen, Ju aleminderit për lirine e Kosoves,ju faleminderit për ndihmën konkret te ngritjes se institucioneve ,te investimeve ne infrastrukture dhe për kontributin e dhënë ne zhillimin kulturore dhe ekonomik te vendi tonë.[color=red]E për këtë le të betohemi se nuk dotejemi bukeshkale por për jetë përkrah tyre,jo ne mënyrë inferiore,por sinje fidan qe kekon shebim, për te dhene me vonë, frytet e veta ne dobi te njerzimit.[/[/b]color]
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
Anesti
#3 ne: 22-07-2008, 14:19:37
Një intervistë interesante për lexim.

Ju uroj lexim te kendshem dhe diskutime te qeta me shprese qe temën nuk do të shenderoni ne fushebeteje!


Pikerish këtë ide te kam kritikuarse vlen në forum me idenë se ke armiq aty qe mezi presin te sulmojne.C'vishu nga kjo ide qe ndoshta ta jep suprioriteti i te qenit ne staf..Jam ibindur se e ke kuptuar atë qe dua te them por po ta konkretizoj me një shembull vulgar.Nuk e denoj një vjedhes për veprimnin qe mori diçka,por për iden qe ka ne kokë për te vepruar nëse i jepet mundësia.E le te jete kjo vërejtje nganje me i madh ne moshe për ta na sherbyer qe ne te kaluaren te debatojmë, duke ndjere kenaqesine e bisedës e duke u ber shembull per te tjerët!
Kërkojë mirkuptimin tënd!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#4 ne: 23-07-2008, 00:55:23
Feja nuk është shkak i përçarjeve ne botë?! Si ka mundësi qe tre besime, te ashtequajtur te ndryshëm besojnë ne te njetin Zot??, Mos valle, feja-besimi vërtetë nuk është shkak perqarjesh, por janë njerëzitë qe e udheheqin atë?????

Sa tipare njerzore ne këto besimet tona!!!!!!!!
A thua ka dashur te thote pikerisht kete zonja e nderuar......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
Anesti
#5 ne: 23-07-2008, 12:38:43
Feja nuk është shkak i përçarjeve ne botë?! Si ka mundësi qe tre besime, te ashtequajtur te ndryshëm besojnë ne te njetin Zot??, Mos valle, feja-besimi vërtetë nuk është shkak perqarjesh, por janë njerëzitë qe e udheheqin atë?????

Sa tipare njerzore ne këto besimet tona!!!!!!!!
A thua ka dashur te thotë pikërisht këtë zonja e nderuar......
Ti kerkon te zgjidhesh kontradikta qe kane 2000 vjet pa u zgjidhur.Kdo qe do te nisesh per te kriti kuar do te deshtosh.Secila ka gjetur vend dhe eshte stabilizuar ne poujt e vet pasi jane ndjere te cliruar.Tashme jemi cliruarne te fundit ne Eurpoe,le te behemi me te njeten frekuence me to dhe do te flesh rehat.Jeta nuk eshte aq e gjate sa ta fillosh dhe nje here nga lindja e Krishtit.Nuk ka shume kohe thone politikanet.Sot po merren me ne ,por probleme te tjera dalin dhe mund te na harrojne perseri!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 9
Lec Neli
#6 ne: 23-07-2008, 13:21:01
Kurse un besoj se feja ka nevojë për errsine qe me shkelqy vet, kur njeriu arrin me eduku vedin deri ne at shkalle qe me nxjerr konkluzionet e jets prej logjiks te bazume ne nohuri dhe e eksperienc (pamvarsisht se njohuria dhe eksperiaenca nuk kanë kufi) tana fet e sotme dalin tepër dhe nuk justifikojn logjiken e jan te papërshtatshme për njeriun e evolum me dije, gjithsesi mene mene kjo botë
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
Anesti
#7 ne: 23-07-2008, 16:07:39
Kurse un besoj se feja ka nevojë për errsine qe me shkelqy vet, kur njeriu arrin me eduku vedin deri ne at shkalle qe me nxjerr konkluzionet e jets prej logjiks te bazume ne nohuri dhe e eksperienc (pamvarsisht se njohuria dhe eksperiaenca nuk kanë kufi) tana fet e sotme dalin tepër dhe nuk justifikojn logjiken e jan te papërshtatshme për njeriun e evolum me dije, gjithsesi mene mene kjo botë
Kesaj i thone autodidakt.Me e mesue vilolinen vet.Natyrisht qe behet por me vonese e me gabime.A nuk eshte me mire kur ta meson nje profesor?Por ka dhe nje paradoks tjeter.Po deri sa te arrish, deri ne ate shkelle, kush do te edukoje?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#8 ne: 24-07-2008, 03:02:48
Ketu me duket se nuk kuptohemi ne(e veshtire gjuha Shqipe :P)
A do ju mushet menja se nuk mund ti ndrrohet feja nje populli te tere ne kohet tona ashtu sikur thoni ju, apo jo!!!!
Me pak fjale menyra e argumentimit eshte e gabuar dhe pa pike llogjike qe ne fillim.....
 Do e kuptoni apo jo se rruga per ne EU nuk eshte feja, por zhvillimi, zhvillimi kapitalist(ku fene as nuk e pyt fare, e kupton apo jo?)
Ne momentin qe "ti" ke nje shtet LAIK, ku repektohen te drejtat e njeriut, iniciativa e lire, liria e te menduarit dhe te shprhuri lirshem, ku aparati shtetror funksionon, ku pushtet jane te ndara me njera tjetren etj etj..me pak fjale je nje shtet demokratik.....feja nuk ka vend...e kupton apo jo??
Ti mendon se duke mos pasur te gjitha keto te lartpermendurt, mjafton nderrimi i fese?????hahahaha
Pastaj pse ti hapim telashe vetes, kur nuk i kemi, nuk e kuptoj...........Ne kemi nevoje per besimtar te moderuar(ashtu siq jemi tani) jo per ekstremista dhe ekstremistave jua prejne kembet vetem nje shtet Laik me ligjet e tij....

Desha te rikujtoj edhe diqçka tjeter, ne te gjitha relacionet e BE-se, aspekti me pozitiv qe tregohet per Shqiperine, eshte ai i tolerances nderfetare.......pe rmbushim edhe ato te tjerat dhe do shohim se do hym edhe ne...........
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
Anesti
#9 ne: 30-07-2008, 16:38:28
Ti je akoma ne autobuz me duket.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 102
Jakubi
#10 ne: 02-08-2008, 11:30:34
Me falni po titulli i kesaj teme nuk ka pikepyetje ne fund.
Me shume se nje mendim personal rreth rrolit te fese kerkohen argumenta pro ose kunder asaj qe thote shkrimi.

Boll ka forumi nje Anest qe ja fut si e ema e zeqos me pallavra mbi Kosoven, etj. Me ate u mesuam tani po e rendesishme eshte diskutimi mbi temen mbasi ta kemi lexuar ate.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 56
ofthmani
#11 ne: 13-04-2009, 20:03:23
inioranca eshte shkak i perqarjeve
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#12 ne: 09-08-2009, 12:47:11
feja jo por transmetuesit ne fetuate e tyre...asnje fe nuk udhezon percarje por tek ne eshte duke ndodhur me te madhe...shkaku me siguri nuk eshte feja por fetaret e devijuar
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#13 ne: 09-08-2009, 14:58:52
shkaku me siguri nuk eshte feja por fetaret e devijuar

Jam në një mendje, vetëm se do të shtoja që nuk janë vetëm ata fetarë që "kanë dalë nga udha," por edhe pseudofetarët që e shfrytëzojnë fenë për interesa të tjera.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#14 ne: 09-08-2009, 18:13:09
pa tjeter dhe ashtu eshte me te ver8  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#15 ne: 09-08-2009, 22:28:54
Per mendimin tim feja eshte shkak i percarjeve ne bote.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#16 ne: 23-08-2009, 20:36:36
Jo feja, por njerzit qe perdorin fete si justifikim,  dhe njerzit tjere me idete dhe bindjet e tyre jane projektuesit e c'rregullimeve dhe deshperimit boteror.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12
Andi Ballshi
#17 ne: 25-07-2011, 18:36:08
E keqja dhe perçarja filloi kur Zoti, nga nje popull e nje fe vendosi te krijoi shume fe e shume popuj e sidomos kur Perendiu vendosi qe disa te besojne e disa te mos besojne...
Ne jemi ata qe vendosim cilet te besojne e cilet te mos besojne, thuhet ne nje ajet Kuranor.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super