Grupet dhe sektet ne islam - Teologjia

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Grupet dhe sektet ne islam

Grupet dhe sektet ne islam

· 86 · 10967

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-06-2005, 13:50:16
Domethënia dhe origjina e Sufizmit
Nga shejh Salih el-Feuzan
Burimi: Hakikatut-Tesewuf, faqe 11-15, botimi i parë


Fjala Tesewuf dhe Sufije nuk kanë qenë të njohura gjatë gjeneratës së parë Islame. Madje, këto qenë prezantuar në të [islam] vetëm pasi që u përvetësuan në Islam nga popujt tjerë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tha në Mexhmu-ul-Fetaua:"Përsa i përket termit Sufije [Sufizëm], kjo s'ka qenë e njohur gjatë tre gjeneratave të para të Islamit. Dhe, të folurit rreth kësaj u bë e njohur vetëm pas tre gjeneratave të para. Disa imamë dhe dijetarë folën rreth kësaj më pas, siç ishte imam Ahmed bin Hanbel, Ebu Sulejman ed-Darani dhe të tjerë. Po ashtu është transmetuar nga Sufjan eth-Theuri të ketë folur rreth kësaj. Disa nga ata po ashtu përmendën këtë në autoritetin e el-Hasan el-Basrit. Ata dalluan në pikëpamjet e tyre mbi domethënien se çkaje ia atribuon veten një Sufi, meqë fjala 'Sufi' është një emër që tregon një atribuim, siç është el-Kurshi, el-Medini dhe kështu me radhë.

Thuhet se ky është një atribuim ndaj Ehlus-Suffeh1, por kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Sufij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj Saff [radhës] e cila është me e shquara para Allahut, por edhe kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj sefweh [më të mirës] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo po ashtu është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Safwij. Është thënë poashtu se kjo është atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin Tabikheh, një fis Arab që gjindej pranë Mekes në të kaluarën, të cilit ia atribuonin veten asketët. Ndonëse atribuimi i Sufi-t është në pajtim me emrin e këtij personi [Sufeh] nga pikëpamja gramatikore, ky poashtu është opinion i pasaktë, meqë këta njerëz nuk kanë qenë të njohur mirë për shumicën e asketëve dhe për shkak se po t'iu atribuoheshin asketikët atyre, do të kishte qenë e mundshme që ata t'ia atribuonin veten atyre gjatë epokës së Sahabëve, Tabi'inëve dhe Atba' et-Tabi'inëve [por nuk e kanë bërë këtë].

Po ashtu kjo është për shkak se shumica e atyre që flasin ne emër të Sufive s'janë të vetëdijshëm për ekzistencën e këtij fisi dhe ata nuk e pëlqejnë që t'i atribuohen një fisi të Ditëve të Injorancës [xhahilijeh], i cili nuk ekzistonte gjatë epokës Islame. Poashtu është thënë që ky është opinioni më i mirënjohur: se Sufi është një atribuim ndaj suf [leshit, rrobës së leshtë]. Kjo meqë hera e parë kur Sufitë u shfaqën ishte në Basra [Irak].

Njerëzit e parë që vendosën rolin e Sufizmit kanë qenë disa shoqërues të Abdul-Uahid bin Zejd. Abdul-Uahid ka qenë një nga shoqëruesit e el-Hasan el-Basrit i cili jetonte në Basra, dhe aq shumë zhytej në asketizëm [zuhd], adhurim [ibadet], frikë ndaj Allahut [khauf] dhe kështu me radhë, saqë një shembull i tillë nuk mund të gjindej në banorët e vendeve tjera.

Ebush-Shejh el-Esbehani transmetoi me një zinxhir transmetimi të lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbërri atij që një grup njerëzish parapëlqenin të vishnin rrobe të leshta, kështu që ai tha:'Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rrobe të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue selam] është më i dashur për ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] mbartte rroba të pambukut dhe të tjera lloje të rrobes'. Apo është shprehur ngjashëm me këtë".

Pas kësaj, Ibn Tejmije tha:"Këta njerëz ia atribuojnë veten rrobeve të jashtme, e cila në këtë rast është rrobë e leshtë [suf]. Kështu që mund të thuhet për ndonjërin nga ata se është një Sufi. Mirëpo, metodologjia e tyrë s'është e kufizuar vetëm në mbartjen e rrobës së leshtë, e as që e bëjnë të detyrueshme këtë për ndonjë. Ata i atribuohen kësaj për shkak të qenit të kësaj gjendje e jashtme".

Pastaj ai tha:"Pra, kjo është origjina e Sufizmit. Pas kësaj, Sufizmi u degëzua dhe u shumëfishua."2

Fjalët e Ibn Tejmijes, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tregojnë që Sufizmi zuri fill në tokat Islame nga disa adhurues shumë të devotshëm nga Basra si rezultat i thellimit të tyre në asketizëm dhe adhurim. Pas kësaj, Sufizmi evuloi dhe ndryshoi.

Përfundimi të cilin e kanë nxjerrë disa autorë modernë – se Sufizmi u zvarrit brenda në vendet Islame nga fetë tjera si Hinduizmi dhe monasticizmi i Krishterë – është pranuar bazuar në atë çfarë transmetoi Ibn Tejmie nga Muhamed Ibn Sirini te ketë thënë:"Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rroba të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue sleam] është më i dashur për ne!" Kjo tregon që Sufizmi ka një lidhje me fenë e të Krishterëve!!

Dr.Sabir et-Tu'eimeh tha në librin e tij "Sufizmi – Besimet dhe Metodologjitë e tij": "Me sa duket Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit të Krishterë, në të cilin murgjit mbartnin rrobe të leshta dhe jetonin në manastiret e tyre. Kishte shumë nga ata që praktikonin këtë gjithandej vendeve të cilat Islami i çliroi me anë të Teuhidit..."3

Shejh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në librin e tij "Sufizmi – Burimi dhe Origjina e Tij": "Kur shikojmë thellë në mësimet e Sufijve të parë dhe të vonshëm dhe thëniet që kanë qenë cituar dhe transmetuar nga ata në librat Sufite të vjetra dhe ato të sotshmet, ne shohim një dallim të madh mes kësaj dhe mësimeve të Kur'anit dhe Sunetit. Njëlloj, ne s'i gjejmë rrënjët apo farat e tij në historinë e udhëheqësit të të gjitha krijesave [pejgamberit Muhamed, salallahu alejhi ue selam] e as në të Shoqëruesve bujarë të tij, të cilët janë ndër krijesat më të mira të Allahut. Madje, në kundërshtim me këtë, ne shohim që Sufizmi është përftuar dhe mësuar nga monasticizmi i Krishter, Brahmanizmi, Hinduizmi, devocioni fetar i Judaizmit dhe asketizmi i Budizmit".4

Shejh Abdur-Rahman el-Uekil, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në hyrjen e librit "Rënia e Sufizmit": "Vërtet, Sufizmi është makinacioni më i ulët dhe më i ndyrë, të cilin e ka shpikur Dreqi në mënyrë që robërit e Allahut të mund të përqeshin dhe qësendisin së bashku me të në luftën e tij kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij. Kjo është vello e Zjarrputistëve [Mexhusëve], e cila lë përshtypjen se është hyjnore. Madje, kjo është maskë e çdo armiku të fesë së vërtetë. Këqyrni atë dhe do të gjeni në të Brahmanizëm, Budizëm, Zoroastrianizëm, dhe bësimet Manikiane. Ju do të gjeni Platonizëm në të. Madje mund të gjeni edhe Judaizëm, Krishterizëm, dhe idhujtari të ditëve të Injorancës".5

Nëpërmjet prezantimit të pikëpamjeve të këtyre shkrimtarëve modernë lidhur me Sufizmin, dhe poashtu edhe shumë shkrimtarëve të tjerë që s'po i përmendim këtu e të cilët kanë pikëpamje të njëjta, na bëhet e qartë se Sufizmi është një koncept i huaj që është futur në Islam. Kjo tregohet me praktikat e atyre që ia atribuojnë veten Sufizmit; praktika të cilat janë të huaja për Islamin dhe janë shumë larg nga udhëzimi i tij. Me këtë ne mendojmë në ithtarët e vonë të Sufizmit, iluzionet mistike dhe fantazitë e të cilëve janë bërë të shumta dhe të mëdha.

Por, përsa u përket paraardhësve të kaluar si el-Fudejl bin Ijad, el-Xhunejd, Ibrahim bin Adham dhe të tjerëve, ata kanë qenë mesatarë.


« Editimi i fundit: 14-10-2020, 00:58:55 nga M A X »

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-06-2005, 06:25:40
Përkufizimi i Sufizmit

- Pse është quajtur me këtë emër?

Fjala "Sufizëm" rrjedh nga fjala greke "Sofia", që do të thotë urtësi, mençuri. Gjithashtu thuhet që kjo është një fjalë që i referohet veshjes së rrobave të leshta dhe kjo thënie është më e sigurta, meqë veshja e rrobave të leshta ka qenë shenjë e Zuhdit (indiferencës/largimit/distancimit nga jeta e kësaj bote). Është thënë se kjo është bërë me qëllim të gjasimit me 'Isain alejhis-selam, të birin e Merjemes. Shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah, përmend në el-Fetava (11/7) nga Muhammed ibn Sirinë (një tabi'in i famshëm që vdiq në vitin 110H) se i ka arritur atij (lajmi) se njerëz të caktuar kishin marrë rroba të leshta për të veshur, me qëllim që të gjasojnë me Isain, të birin e Merjemes, andaj ai tha:

"Ka njerëz që kanë zgjedhur dhe preferuar veshjen e rrobave të leshta, duke pretenduar se dëshirojnë të gjasojnë me Mesihun, të birin e Merjemes. Por rruga e Pejgamberit tonë është më e dashur për ne, e Pejgamberi alejhis-selam ka veshur (rroba) prej pambuku dhe rroba të tjera."


  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 11-06-2005, 06:29:51
Shfaqja e Sufizmit për herë të parë

Nëse shikohet me kujdes shfaqja e Sufizmit, atëherë fjala "Sufizëm" nuk ka qenë e njohur në kohën e Sahabëve. Në të vërtetë, ajo nuk ishte aq e njohur në shekullin e parë dhe në tre shekujt më të mirë. Më saktë, ajo u bë e njohur pas përfundimit të tre shekujve të parë.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, përmend se Sufizmi u shfaq për herë të parë në Basra të Irakut, ku disa njerëz shkuan tejkaluan kufijtë në adhurim dhe në shmangien nga jeta e kësaj bote, në një shkallë që nuk është parë në vende të tjera. (el-Fetaua 11/6)

Si filloi Sufizmi?

Kur filloi për herë të parë Sufizmi nuk ishte tërësisht i ndryshëm dhe i veçuar, por thjesht një teprim në distancimin nga kjo botë, në qëndrueshmërinë në dhikr (përkujtim të All-llahut) dhe në përjetimin e një frike të madhe gjatë përmendjes së All-llahut, saqë i bënte disa njerëz të binin të pavetëdijshëm apo të vdekur kur dëgjonin ndonjë ajet që përmendte kërcënimin për ndëshkim. Kjo është parë në rrëfimin e Zurare ibn Afvasë, gjykatësit të Basras, i cili lexoi:

"E, kur të fryhet në Sur." (el-Mudethithir: 8)

në namazin e sabahut dhe ra i vdekur. Ngjashëm është edhe ngjarja e Ebu Xhehrit, të verbërit, kur Salih el-Murri i lexoi atij dhe ra i vdekur. Të tjerë nga ta mbetnin të shtangur kur dëgjonin që lexohej Kur'an. Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotë gjatë komentimit të kësaj:

"Kjo nuk ka ngjarë në mesin e Sahabëve, kështu që kur kjo u shfaq, një grup nga Sahabët dhe tabi'inët si Esma, e bija e Ebu Bekrit, Abdullah ibn ez-Zubejri dhe Muhammed Sirinë e kritikuan këtë, meqë e panë se ajo ishte një risi dhe në kundërshtim me atë që e dinin nga zakonet e Sahabëve."

Gjithashtu Ibn Xhevzi thotë në "Telbisë Iblisë":

"Sufizmi është një rrugë, fillimi i të cilës ishtë tërësisht shmangie nga çështjet e kësaj bote, pastaj ata të cilat iu bashkuan asaj u bënë të shkujdesur në lejimin e këndimit dhe vallëzimit. Prandaj kërkuesit e Jetës së Pastajme (Ahiretit) nga njerëzit e thjeshtë u joshën nga ata për shkak të shmangies nga kjo botë, të cilën (veti) e shfaqnin, dhe kërkuesit e kësaj bote gjithashtu u joshën nga ata për shkak të jetës së shkujdesur dhe kotësisë, (jetë) të cilën (shihej se) e jetonin." (Telbis Iblis, f.161)

Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thënë lidhur me arsyen e shfaqjes së Sufizmit dhe burimet prej nga të cilat ai mori hov:

1. Burimi i parë: Disa nga adhuruesit në mesin e muslimanëve e kthyen tërë vëmendjen e tyre nga largimi nga kjo botë dhe abstenimin e veteve te tyre me qëllim të adhurimit. Kjo së pari filloi gjatë kohës së Pejgamberit alejhis-selam, kur disa sahabë vendosën të kalonin natën duke u përpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lënë gjumin (duke qëndruar pa fjetur). Të tjerë vendosën të agjëronin çdo ditë pa pushim. Të tjerë vendosën t'i ndërprenin marrëdhëniet martesore (seksuale) me gratë. Kur Pejgamberi u njoftua për këtë tha:

"çka është me një popull që thotë kështu e kështu. Unë agjëroj dhe ndalem (pushoj) së agjëruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kështu që kushdo që ia kthen shpinën Sunneti tim, ai nuk është prej meje." (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)

Për më tepër, risia e të jetuarit si murgjër (murgëria) është e ndaluar në Kur'an. Aty thuhet:

"...Murgëria të cilën ata e shpikën për vete..." (el-Hadid: 27)

Mirëpo, kur Pejgamberi iu bashkangjit shoqërisë së engjëjve të lartë dhe njerëzit kaluan në Islam nga fetë e mëparshme, atëherë numri i atyre që tejkaluan kufijtë në shmangien nga jeta e kësaj bote dhe të mirat e saj u rrit, dhe Sufizmi gjeti vend në zemrat e këtyre njerëzve, meqë hasi në një 'tokë të plleshme.'

2. çështja e dytë e cila i tërhoqi shpirtërat e njerëzve ishte diçka që u shfaq në mesin e muslimanëve në formë të dy ideologjive. Njëra nga to ishte filozofike, ndërsa tjetra ishte nga fetë e mëparshme. Sa për të parën, atëherë ishte pamja e shkollës iluministe të filozofëve, e cila konsideronte se njohuria dhe të qenët i informuar shkaktohen në shpirt me anë të ushtrimeve shpirtërore dhe pastërtisë së shpirtit. Sa i takon ideologjisë së dytë, atëherë ishte besimi se Perëndia jeton në shpirtërat e njerëzve, apo se Perëndia është personifikuar (mishëruar) në njeriun. Kjo ide filloi të gjejë vend në mes të atyre sekteve që rrejshëm ia atribuonin vetes Islamin në kohërat e hershme, kur muslimanët u përzinë me të krishterët. Kjo ide u shfaq në mesin e Sabianëve dhe disa nga Kejsamijebëve, pastaj Keramitat, Batinitë, pastaj në trajtën e saj përfundimtare u shfaq në mesin e disa Sufive...

Është edhe një burim tjetër nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave të Sufive, që është ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanë një kuptim të jashtëm, të dukshëm, dhe një kuptim të brendshëm, të fshehtë... duket qartë se ata e morën këtë ide nga Batinitë. (Libri, 'Ibn Tejmije,'të Ebu Zehre, f.197-198)

Kështu që të gjitha idetë u përzienë, nga ekzagjerimi i shmangies nga kjo botë deri te hapja e derës ideve që Perëndia është e personifikuar në krijimin, deri në idenë se i tërë krijimi është një realitet i vetëm, që është All-llahu (vahdetul-vuxhudë). Nga përzierja e tërë këtyre mendimeve erdhi Sufizmi, i cili u shfaq përbrenda Islamit. Ai u bë më i ashpër në shekullin e katërt dhe të pestë dhe arriti kulmin e tij pas kësaj, duke qenë sa më larg që është e mundur nga udhëzimi i Kur'anit Fisnik dhe Sunnetit të pastër. Ai arriti në atë pikë saqë pasuesit e Sufizmit, këdo që pasonte Kur'anin dhe Sunnetin, i quanin 'njerëz të sheriatit'dhe 'njerëz të asaj që është e dukshme'(ehlul-dhahir), derisa e quanin veten 'njerëz të realitetit të njëmendët (të vërtetë)'dhe 'njerëz të njohurisë (diturisë) së fshehtë'(ehlul-batin).




  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 11-06-2005, 06:33:53
Unifikimi (bashkimi) i feve sipas Ibn'Arabiut

Ibn Arabiu konsideronte se të gjithë paganët dhe idhujtarët janë në të vërtetën, meqë çdo gjë është All-llah nga këndvështrimi i tij. Prandaj, kushdo që e adhuron një idhull, një gur, një njeri, një dru apo një yll, atëherë ai e ka adhuruar All-llahun. Ai për këtë thotë:

"Kështu që personi me vetëdije të plotë është ai që e sheh çdo objekt të adhurimit si manifestim të së vërtetës që ai e përmban brenda dhe për të cilën ai adhurohet. Prandaj, ata e quajnë zot, bashkë me emrin e tij të veçantë, qoftë ai gur, dru, kafshë, njeri, yll apo engjëll." [el-Fusus (1/195), el-Uekil: Hedhihi Hijes-Sufije (f.38)]

Kështu Ibn Arabi e shpallë idhujtarinë e tyre të saktë, meqë çdo gjë që ata e adhurojnë është vetëm Zoti, që është shfaqur në trajtë të njeriut, drurit apo gurit.

O vëllezër, nëse Sabianët janë pabesimtarë për shkak se i adhurojnë yjet, çifutët janë pabesimtarë për shkak se adhuruan viçin, të krishterët janë pabesimtarë për shkak se e adhurojnë Isain, dhe kurejshitët ishin pabesimtarë për shkak se adhuronin idhuj... si mundet që një person që thërret në adhurimin e të gjitha këtyre të mos jetë pabesimtar? [Shiko Hadhihi Hijes-Sufije (f.38)]

Ibn Arabi edhe e pranon besimin e tij se të gjitha fetë janë një dhe se zemra e tij është e gatshme të përqafojë çdo sekt dhe fe. Ai thotë në librin e tij, "Dhahairul-A'lak Sherh Terxhumanil-Eshvak:

"Përpara e kritikoja shoqëruesin tim në qoftë se feja ime nuk ishte feja e tij. Por zemra ime ka ndryshuar dhe pranon çdo imazh; është strehë për dashnorët e pabrengë dhe është manastir për murgjit; [është] Shtëpi e idhujve dhe Idhull-Shtëpi në Ta'if; [është] pllakat e Torës (Teuratit) dhe mus-hafi i Kur'anit. E pasoj fenë e dashurisë, kudo që të më çojë, kështu që çdo fe është feja ime dhe besimi im." [el-Uekil: Hadhihi Hijes-Sufije (f.93) dhe ai ia atribuon këtë në f.93 të Dhekhairul A'lak]

Për më tepër, Ibn 'Arabi i këshilloi (paralajmëroi) pasuesit e tij që të mos besojnë në një fe të veçantë duke i mohuar të tjerat. Ai thotë në el-Fusus:

"Ruajuni nga kufizimi i vetes suaj në një besim të veçantë dhe mohimi i çdo gjëje tjetër, kështu që të humbisni të mirën e madhe. Vërtet ju do të humbisnit arritjen e njohurive të çështjes (punës) në formën që ai e ndjek. Më mirë bëhu i gatshëm të pranosh të gjitha format e besimit. Kjo për shkak se All-llahu është më i lartë dhe më i madh sesa të kuptohet (përfshihet) me një besim duke i përjashtuar të tjerat (besime). Kështu të gjitha janë të sakta, e kushdo që është i saktë pranon shpërblim (shpërblehet); kushdo që shpërblehet është fatlum, dhe kushdo që është fatlum është ai me të cilin Ai është i kënaqur." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.94) dhe ia atribuon këtë el-Fusus-it (f. 191)]

Për këtë arsye Ibn'Arabiu e shpalli Faraonin e kohës së Musait të shpëtuar dhe thotë duke e komentuar thënien e All-llahut të Lartësuar:

"Qetësim për mua dhe për ty." [el-Kasas: 9]

Kështu që përmes kësaj erdhi gëzimi (kënaqësia) për të (për gruan e faraonit sh.p.), për shkak të përsosjes që i ishte dhënë, dhe kënaqësi për Faraonin për shkak të besimit të tij (imanit), të cilin All-llahu ia dha kur ai u fundos (u mbyt në ujë), kështu që Ai e mori shpirtin e tij, i cili ishte i pastër dhe i pastruar nga çdo papastërti." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.95) dhe ai ia atribuon këtë el-Fusus-it (f.201)]

Ai haptas deklaron se Faraoni ishte besimtar, duke e kundërshtuar tekstin e Kur'anit Fisnik në shumë ajete. Nga këto është thënia e All-llahut, më të Lartit:

"Kështu që All-llahu e kapi atë me dënim për mëkatin e parë dhe të fundit të tij." [en-Nazi'at: 25]

Gjithashtu Abdul-Kerim el-Xhili, i cili vdiq në vitin 830H, thotë, duke shpjeguar besimin e tij se të gjitha fetë janë një, në librin e tij "el-Insanul-Kamil" (Njeriu i Përkryer):

"Kështu unë ia dorëzoj veten time çdo gjëje në çka dëshirat e mia më dorëzojnë; si mund ta kundërshtoj gjykimin e të dashurit. Nganjëherë mund të më shihni duke u përkulur në xhami dhe herave të tjera do të më shihni duke adhuruar në kishë. Nëse ne gjykimin e Sheriatit unë jam mëkatar, prapseprap përsa i takon njohurisë mbi realitetin unë jam i bindur (respektues)." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.96) dhe ai ia atribuon këtë el-Fusus-it (1/69)]

Prandaj, sipas el-Xhilit nuk ka dallim në mes të xhamisë dhe kishës, megjithëse ai ishte mëkatar dhe i pabindur ndaj urdhërave të All-llahut sipas Sheriatit të jashtëm dhe të dukshëm, siç pretendon ai, por ai përbrenda ishte i dëgjueshëm ndaj All-llahut, meqë ai i nënshtrohej vullnetit të All-llahut.

Dëgjo po ashtu pretendimin e Ibnul-Faridit se All-llahu është në të vërtetë krijesa e Tij, e i Lartë është All-llahu nga ajo. Ai thotë:

"Unë vazhdoj drejt realitetit të vërtetë dhe njerëzimi ishte prapa meje, ngado që kthehesha e shihja.

Nuk ishte habi që njerëzit u lutën derisa zemra Ime u qetësua dhe ky ishte drejtimi i Faljes dhe synim

për mua. Për të (realitetin e vërtetë) janë të gjitha namazet e mia, të cilat i kryej në vendqëndrimin

dhe për të cilin dëshmoj se ai (realiteti i vërtetë) u lut (u fal) për mua. Dhe gjithçka tjetër u lut (u

fal) për mua dhe namazi (lutja) im nuk ishte për askënd, pos për Mua, në çdo rekat."

Ibnul-Faridi gjithashtu renditi një poemë të tërë në të cilën ai i drejtohej All-llahut në trajtën femërore në mënyrë të ngjashme. Mirëpo, o vëllezër, përsëri hapësira nuk na lejon që të sjellim shembuj të tjerë të besimit të shumicës së Sufive në unitetin e feve, nga fjalët e udhëheqësve të tyre kryesorë, si Ibnul-Farid, el-Xheli, Ibn 'Axhibe, Hasan Ridvan, Ibn-Beshishë, ed-Dimerdash e të tjerë, dhe kushdo që dëshiron të shikojë këto gjëra, mund t'i referohet librit Hadhi Hijes-Sufije (Ky është Sufizmi) nga Abdurr-Rrahman el-Vekil rahimehullah.


  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 11-06-2005, 06:35:43
"Mrekullitë" e Sufive

Sufitë i tejkalojnë kufijtë në nderimin e shejhëve të tyre, deri në pikën ku mendojnë që çdo gjë që rrjedh prej shejhëve të tyre është e vërtetë dhe e saktë, bile edhe se ajo është shenjë e shkëlqesisë dhe mrekullisë. Ata i shënojnë "mrekullitë" e shejhëve të tyre në librat e tyre dhe ato janë të llojeve të ndryshme, që arrijnë shkallën e pretendimit se u japin jetë (i ngjallin) të vdekurve; të tjerat janë aq të pakuptimta, saqë nuk ia vlen t'i përmendim.

Dëgjoni llojet e mrekullive të transmetuara nga Abdurr-Rrauf el-Menaui:

"Lloji i parë: ngjallja e të vdekurve, e kjo është shkalla më e lartë. Nga kjo është se Ebu Ubejd el-Jusri luftoi në një betejë dhe bashkë me të ishte një kafshë kalëruese e cila vdiq, kështu që e luti All-llahun që ta kthejë në jetë dhe ajo u ngrit duke i tundur veshët... dhe se Mufarixh ed-Damaminit iu soll një zog i pjekur dhe i tha: 'Fluturo me lejen e All-llahut, më të Lartit.'Dhe ai fluturoi... dhe el-Kejlani e vendosi dorën e tij mbi eshtrat e pulës, të cilën e kishte ngrënë dhe i tha: 'Ngritu me lejen e All-llahut'dhe ajo u ngrit... dhe kur i biri i një nxënësi të Ebu Jusuf ed-Dahmanit vdiq, e ai e u mërzit për të, shejhu i tha: 'Ngritu me lejen e All-llahut,'dhe kështu ai u ngrit dhe jetoi gjatë."

Këto mrekulli nuk janë të njëjta me ato të Pejgamberit të All-llahut, Isait alejhis-selam, dhe ato ishin të veçanta për të.

Esh-She'rani rrëfen për mrekullitë e el-Axhmit duke thënë: "Ai e hodhi shikim e tij mbi një qen, kështu që të gjithë qenët e tjerë iu nënshtruan atij dhe e morën atë si udhëheqës të tyre dhe njerëzit vinin tek ai për t'ua plotësuar nevojat e tyre. Pastaj kur ai qen u sëmurë dhe qenët e tjerë u mblodhën rreth tij duke lotuar (qarë) dhe kur ai ngordhi, ata qanin haptas dhe ulurinin në vajtimin e tyre. Kështu, All-llahu i Lartësuar i frymëzoi disa njerëz që ta varrosnin atë. Pastaj qentë e vizitonin varrin e tij derisa ngordhën. Pra, kjo ishte ajo që një shikim i shpejtë bëri për një qen, e paramendo po të kishte rënë shikimi i tij mbi ndonjë njeri. [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113), et-Tebekat (2/61) në biografinë e el-Axhamit]

Esh-Sharabi gjithashtu pohon se prijësi i tij, Ahmed el-Bedeui ka kontroll mbi universin nga varri i tij. Ai thotë: "Shejhu im bëri marrëveshje me mua në varr të tij ndërsa unë isha përballë Ahmed ibn el-Bedeviut, dhe më bëri që t'i shtrëngojmë duart me të. Kështu që dora bujare doli nga varri dhe e kapi dorën time. Udhëheqësi im esh-Shenaui tha: Përqëndroje mendjen tënde te ai dhe vështroje ngultas, kështu që unë e dëgjova prijësin tim Ahmed el-Bedeui duke thënë nga varri: 'Po.'Pastaj ai tha: Dhe unë kam munguar nga festa e datëlindjes dhe një njeri nga "Evlijatë" ishte i pranishëm, i cili më njoftoi që Ahmed el-Bedeui atë ditë e hoqi mbulojën nga varri i tij dhe tha: "Abdul-Vehhab qëndroi mbrapa dhe nuk erdhi." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113)]

A thua që një njeri me çfarëdo ndjenje turpi nuk do të ndihej i turpëruar që të transmetonte "mrekullitë" apo krimet e Sufive lidhur me komunikimin e tyre të hapur me kafshët në rrugë dhe çmenduri të tjera, si dhe pretendimi i tyre se kjo është një formë e 'mrekullisë'së tyre? Ne këtu do të citojmë "mrekullinë" e Shejh Ibrahim el-Urejanit. Esh-She'rani thotë: "Nga ta është Shejh Ibrahim el-'Uravani, i cili ngritej në mimber dhe mbante ligjerata [hutbe] lakuriq [i zhveshur]... dhe njerëzit kënaqeshin me atë që dëgjonin."

Madje edhe vjedhja konsiderohet si dhuratë e mrekullueshme te Sufitë... dëgjoni se çfarë thotë ed-Dibag, i cili ishte njëri nga shtyllat kryesore në mesin e Sufive: "Një vali, që është personi që ka kontroll mbi çëshjet, mund ta zgjasë dorën në xhepin e kujtdo që ai dëshiron dhe të marrë nga ai dirhemë aq sa të dojë (monedhë Arabe), ndërsa pronari të mos dijë asgjë."

Ja ku është një Sufi që pohon se nëse e sheh shejhun e tij është më e dobishme sesa ta shohësh All-llahun. Ebu Turab i ka thënë një shoku të tij një ditë: "Po ta kishit takuar Ebu Jezid el-Bustamin!" Ai (shoku) i tha: "Nuk brengosem për këtë meqë e kam takuar All-llahun dhe kjo më ka mjaftuar dhe nuk më nevojitet Ebu Jezidi." Ebu Turabi i tha: "Mjerë ti, krenohesh për shkak të All-llahut, të Plotëfuqishmit dhe të Madhërishmit! Po ta takonit Ebu Jezidin vetëm një herë, do të ishte më mirë se ta takonit All-llahun shtatëdhjetë herë." [E shkurtuar nga Ihja Ulumid-Din të el-Gazalit (4/356)]. El-Gazali shtoi: "Shpalljet e këtilla nuk duhet të mohohen nga besimtari."

O vëllezër, këto rrëfime na tregojnë se udhëheqësit e Sufive nuk kënaqen me bërjen të ligjshme të asaj që All-llahu e ka ndaluar, në lidhje me vjedhjen, keqdashjen (ligësinë) dhe krahasimin, dhe veç kësaj ata deklarojnë se këto gjëra janë ngjarje të jashtëzakonshme (mrekulli) dhe shenjë se një person është nga Evlijatë. Kjo është në kontradiktë dhe në konflikt të qartë me mësimet e Islamit dhe është mosbesim në tekstin e Kur'anit Bujar dhe Sunnetit të pastër, e dijetarët islamë janë pajtuar që kushdo që shpall të ligjshme (të lejueshme) diçka që është detyrimisht e njohur se është e ndaluar në Islam, atëherë ai është pabesimtar... atëherë si është e mundur që një njeri që e mbron mendimin se kryerja e mëkateve të mëdha është shenjë se personi është nga evlijatë dhe mrekulli?

Një manifestim shumë i rrezikshëm i Sufizmit është lutja që ata u bëjnë të tjerëve pos All-llahut... thirrja dhe lutja e të vdekurve. Ky është shirk i madh, nga i cili paralajmërohemi (që të ruhemi) në Kur'an:

"Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë dobi as dëm, e nëse e bën këtë, dije se me siguri do te jesh ndër keqbërësit." (Junus: 106) Që do të thotë se do të jesh nga idhujtarët.

El-Busejri, poeti i Sufive, thotë, duke iu drejtuar të Dërguarit:

"O më bujari i krijesave, unë nuk kam askë prej të cilit përfitoj kënaqësi përveç teje,

kur katastrofa e përgjithshme godet.

Koha kurrë nuk më ka goditur me ndonjë të keqe dhe unë kërkova mbrojtjen e tij,

përveç se arrita mbrojtjen nga të gjitha dëmet."




  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 11-06-2005, 06:39:28
Fjala përfundimtare

O vëllezër, dikush mund të thotë: Pse i kushtoni kaq rëndësi Sufizmit dhe citon thëniet e Ibn Arabiut, Ibnul-Faridit dhe të të tjerëve që kanë vdekur para qindra vjetësh? Do të ishte më me vend që t'i jepet një kundërpërgjigje e fortë komunistëve, ateistëve dhe atyre që gjykojnë me ligje njerëzore duke e lënë Sheriatin e All-llahut, dhe pse nuk flisni kundër sekteve të devijuara, si Kadianitë, Bahaitë dhe Nusejritë? Kështu që unë u përgjigjem:

Është obligim për çdo musliman, e në veçanti për nxënësit e diturisë dhe thirrësit për te All-llahu, që të luftojnë (përpiqen) kundër atyre që i kundërvihen Sheriatit islam, qofshin ata komunistë, ateistë, adhurues të varreve apo Sufij. Shoh që shumë nga thirrësit në Islam që janë përpjekur në këtë dhe tashmë i kanë kushtuar vëmendje disa çështjeve, por i kanë lënë të tjerat. Në të vërtetë, ata duket se e harrojnë këtë çështje pasi shohim se shumë pak njerëz i japin rëndësi këshillimit të muslimanëve lidhur me lajthitjet e Sufive dhe pavërtetësive të tyre. Disa njerëz hidhërohen (tërbohen) kur shohin disa që thërrasin në përmirësimin e akides dhe këshillojnë të tjerët (që të ruhen) nga ata që thërrasin në respektimin e paligjshëm të të vdekurve, meqë pohojnë se kjo shkakton përçarje në mesin e muslimanëve. Në të vërtetë, shohim në mesin e thirrësve të famshëm një prej tyre, i cili e restauron thirrjen në pasimin e Sufizmit dhe shkruan libra të me titull: "Ushtrimi ynë shpirtëror apo Sufizmi i Lëvizjes Islame." (Të Se'id Heun)

Në këtë libër ai e bën të qartë dashurinë e tij ndaj Sufizmit dhe besimin e tij në pavërtetësitë dhe "mrekullitë" e tyre. Kështu që dëgjoni se çfarë thotë ai rreth mrekullive të Sufizmit, në veçanti për pasuesit e rendit Rifa'i. Ai thotë në faqen 217:

"Pra mohimi i parimit të dukurive të mbinatyrshme në mesin e Sufive është një mohim i pabazuar në dituri dhe nuk është me vend. Akti më i rëndësishëm i cili pranon kritika, është ajo që ndodh me rendin Rifa'i lidhur me rastin kur zjarri nuk u bën dëm atyre, dhe kur ata e godasin vetveten me plumba apo me shpata pa u dëmtuar. Ky është një akt i njohur dhe i famshëm, i cili është kryer me dëshmitarë, shumica prej atyre që e mohonin, e kontrolluan atë dhe pastaj u tërhoqën nga mohimi i tyre. Ajo që u dëshmua nga ta nuk mund të jetë magji, meqë magjia është pjesë e botës së gjërave që kanë shkak dhe që nuk janë të zbatueshme këtu. As nuk mund të kryhet përmes ushtrimeve shpirtërore, meqë kjo u ndodh madje edhe personave nga mesi i tyre nga ta pa kryer ndonjë ushtrim shpirtëror... thjesht për shkak se i është zotuar për besnikëri [be'je] shejhut të tij. Në të vërtetë nganjëherë i ndodh edhe atij që nuk e ka bërë zotimin (betimin, marrëveshjen) paraprak. Një herë e një kohë, një i krishter më tregoi diçka që i kishte ndodhur atij personalisht dhe kjo është një ndodhi e famshme dhe e njohur, e All-llahu bëri që unë ta takoj personin e përfshirë në të, pasi që kisha dëgjuar më parë nga dikush tjetër. Ai më rrëfeu mua se ai kishte qenë i pranishëm në një tubim dhikri dhe një nga ata që ekzekutonte dhikrin e goditi shpinën e tij me një skarë dhe e shtyu atë tejpërtej gjoksit të tij derisa e kapi atë. Pastaj ai e tërhoqi atë pa lënë asnjë shenjë apo dëm."

Autori mori masa të veçanta për t'iu përgjgjur akuzës se këto gjëra zakonisht u ndodhin njerëzve që janë dukshëm të ligë dhe jo të devotshëm, kështu që si mundet që kjo dhuratë e ngjarjeve të mrekullueshme (të mbinatyrshme) t'i jepet atij që nuk është i devotshëm? Ai thotë:

"Prova kryesore për ata që e mohojnë këtë është se këto mrekulli ndodhin si në duart e njerëzve jo të devotshëm, ashtu edhe të atyre të drejtë, dhe kjo është e saktë. Por përgjigja në këtë është se mrekullia nuk është e tyre, por është e shejhëve të tyre të parë (burimorë), të cilëve All-llahu, i Plotëqufishmi dhe i Madhërishmi, u dhuroi këtë mrekulli, dhe Ai pastaj bëri që kjo të vazhdojë në mesin e pasuesve të tij."

A nuk është habitëse se si një person i ditur mund të mashtrohet nga këto dredhi të Shejtanit e t'u besojë atyre dhe ai llogaritet të jetë një nga thirrësit kryesorë? Ai pajtohet se "mrekullitë" e Sufive janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen nga askush... ndërsa ne i themi atij, çka do të parandalojë nga të bërit e tyre nëpërmjet magjisë apo mënyrave mashtruese, siç është përmendur nga shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah, kur ai u sfidua nga disa pasues të një rendit Sufit. Ata rrejshëm pohuan se mund të ecin sigurt në zjarr, kështu që ai kërkoi nga ata që së pari ta lajnë lëkurën e tyre me uthull dhe ujë të nxehtë para se të ecnin në zjarr. Ata e refuzuan këtë nga frika. Kjo për shkak se ai e kishte zbuluar hilen të cilën ata e përdornin, e ajo ishte se ata e kyenin trupin e tyre me yndyrë të bretkocës, me lëvoren e brendshme të portokajve të idhët dhe pudër talk, si dhe tjera dredhi të tilla që ata i dinin. Shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah ka thënë:

&q5ot;Ajo gjithashtu mund të kryhet me ndihmën e shejtanëve të tyre, meqë ata janë popull që shoqërohen ngushtë me shejtanët si me vëllezërit e tyre. Kur ata bashkohen për të fishkëlluar dhe duartrokitur, ata kalojnë në një gjendje në të cilën ata llomotisin dhe lëkunden sikur dikush që është i pushtuar nga djajtë, dhe ata flasin fjalë, të cilat as ata e as të pranishmit nuk i kuptojnë. Ky është djalli i tyre që flet me gjuhën e tyre kur ata e humbin ndjenjat e tyre, mu ashtu siç flet xhinni me gjuhën e atij që e zotëron. Pastaj nëse disa njerëz e kanë dikë që është i pushtuar, ata i paguajnë ata që të vijnë, pastaj ata i bien defit dhe instrumenteve tjera muzikore dhe ndezin një zjarr shumë të madh. Pastaj ata vendosin një pjesë të madhe hekuri mbi të dhe vendosin shtiza me maje të metalike. Më pas njëri prej tyre do të ngjitet dhe do të ulet mbi këto maje para njerëzve. Ai do ta marrë hekurin e nxehur dhe do ta shpojë me të dorën e tij, e kështu me radhë. Njerëzit gjithashtu do t'i shhnin gurët duke fluturuar duke mos e parë askë që i gjuan ata. E tërë kjo është nga djajt e tyre, të cilët i ngrisin ata në majë të këtyre thumbave. Ata janë që kontaktojnë drejtpërdrejt me zjarrin. Është e mundshme që njerëzit e përfshirë në këtë nuk ndiejnë asgjë, mu sikur i pushtuari (nga xhinët) që goditet me të rëna të ashpëra, por megjithatë nuk ndien asgjë meqë ata e godasin vetëm xhinnin. I njëjtë është rasti me këta që përfshihen në dukuri djallëzore (satanike). Prandaj sa më shumë që personi të jetë (të ngjajë) si xhinni dhe djajt, në veprat e tyre, atëherë ajo që ndodh do të jetë më e fortë. Përveç kësaj, këto gjëra nuk ndodhin, përveç në prani të thirrësit të djallit dhe recitimit të tij, e recitimi i tij është flauta dhe instrumentet muzikore, si dhe kendimi. Kjo nuk do t'u ndodhë atyre gjatë namazit, përkujtimit të All-llahut, gjatë lutjes dhe kur lexohet Kur'ani. Kështu që këto përvoja (apo përjetime) të tyre nuk kanë asnjë dobi në fe e as në jetën e përditshme të kësaj bote. Këta njerëz që përjetojnë këto ndodhi djallëzore janë në një mashtrim të madh. Në marrëzinë e tyre janë të privuar nga çdo e mirë dhe ata vetëm se e shtojnë atë që është e frikshme, gëlltisin (asgjësojnë) pasuritë e njerëzve me akte të pavlera, nuk urdhërojnë në të mirë e as nuk ndalojnë nga e keqja dhe nuk bëjnë xhihad në rrugë të All-llahut." [el-Fetaua (11/495-496)].

O vëllezër të nderuar, lavdërimi me vepra të mbinatyrshme nuk është prej cilësive të të devotshmëve nga Sahabët dhe tabi'inët, e as nga imamët e muslimanëve dhe dijetarët që erdhën pas tyre. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga asnjë prej Sahabëve, as prej tabi'inëve, as prej katër imamëve të famshëm: Malikut, Ebu Hanifes, esh-Shafi'ut dhe Ibn Hambelit rahimehumullah. Ne nuk kemi dëgjuar të ketë ndodhur diçka e tillë me ndonjërin prej tyre; as që ndonjëri prej tyre të ketë hyrë në zjarr apo të kenë goditur veten me skarë apo me shpatë dhe pastaj ta ringjallin ndokënd. Kjo nuk është praktikuar as nga ndonjë prej dijetarëve të tashëm, që nga më të shquarit prej tyre esh-Shejh Abdul-Aziz ibn Baz dhe shejh Abdullah ibn Humejd. Këto praktika i gjejmë, në të kaluarën dhe në të tashmen, vetëm midis Sufive. Nuk ka dyshim se kjo është prova më e madhe se këto janë dukuri djallëzore, e jo mrekulli të dërguara nga i Gjithmëshirshmi.

Pastaj kthehem tek pika që kur e pashë se shumica e thirrësve ishin neglizhentë (të pakujdesshëm) ndaj aspektit më të rëndësishëm të Islamit, që është thirrja në veçimin e All-llahut në të gjitha adhurimet (Teuhidi) dhe përmirësimi dhe pastrimi i akides nga tërë shirku, që merr trajtën e adhurimit të të vdekurve, të lidhurit (shpirtërisht) për varre dhe të thirrurit e të vdekurve dhe të atyre që nuk janë të pranishëm, dhe ata heshtnin reth devijimeve të tjera të Sufive të sotshëm, të cilët janë shumë të përhapur në tokat e muslimanëve, dhe kushdo që udhëton jashtë këtij vendi do të shohë epërsinë që rendet Sufite e kanë në mendjen e muslimanëve në Egjipt, Siri, Maroko, Afrikë dhe Indi. Qoftë rendi (sekti) Rifa'i, apo Tijani, Ahmedije, Kadirije, Buramije, Shadhilije, Hatanije, Derkavije, Nekshibenditë apo cilido nga numri madh i rendeve të shumta Sufite... kur e pashë këtë dëshirova që të sjellë ndër mend diçka, gjë që konsideroja që është diçka shumë me rëndësi. Po ashtu dëshirova që t'i pajis vëllezërit e mi, të cilët studiojnë në Darul-Hadithin e nderuar, e që vijnë nga vende të ndryshme islame ku ka shumë rende Sufite, me ca njohuri dhe mbrojtje nga sëmundja vdekjeprurëse e Sufizimit. Dhe mua ashtu siç ekzistojnë sëmundjet që helmojnë trupin, po ashtu ekzistojnë edhe sëmundje që e helmojnë zemrën dhe shpirtin. Për këtë arsye dijetarët dhe thirrësit do të duhej t'i kushtojnë më tepër vëmendje mbrojtjes së zemrës, mu ashtu siç mjekët i kushtojnë vëmendje mbrojtjes së trupit...

Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin, familjen e tij, pasuesit dhe Shoqëruesit e tij.


  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-06-2005, 06:43:14
Shi'izmi

Vërtet, Shi'izmi dhe Islami janë fe të ndryshme. Ky sekt është zhvilluar në atë që ne e njohim si Shi'a, besimet dhe mendimet e të cilëve janë të neveritshme përtej imagjinatës. Divergjenca e Shi'izmit prej Islamit mund të përmbledhet prej librave të cilat ata i konsiderojnë si më autentiket, si dhe thëniet e dijetarëve më të respektuar të tyre. Por, besimet e shumicës së Shi'ajve të deklaruar haptazi sillen rreth konceptit të Imamatit, superioritetit të Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe e ashtuquajtura dashuri ndaj anëtarëve të familjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam). Si pasojë, dashuria e madhe që Muslimanët Sunij bartin për familjen e pejgamberit, kombinuar me personalitetin shpirtmadh të Aliut, i ka udhëhequr disa Sunij që t'i pranojnë Shi'ajt si pjesë të Umetit Musliman.

Mirëpo, mbetet fakti brutal se nën pretendimin e superioritetit të Aliut dhe të ashtuquajturës dashuri ndaj familjes së Pejgamberit, Shi'ajt në realitet kanë evuluar në një fe krejtësisht të re, duke bërë një shtrembërim vulgar të mësimeve të Kur'anit, dhe duke e refuzuar plotësisht shenjtërinë dhe autenticitetin e Hadithit. Ata i kanë ngritur thëniet e imamëve të tyre deri në nivelin e thënieve të pejgamberit dhe i kanë kategorizuar ato si hadithe. Për qëllime praktike, ata i refuzojnë thëniet më autentike të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe e bazojnë fenë e tyre në të ashtuquajturat hadithe që i atribuohen imamëve të tyre. Duke bërë kështu, ata e kanë refuzuar njëren prej parimeve më fundamentale të Islamit – atë se ligji mund të nxirret vetëm nga thëniet dhe veprat e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), jo nga ndonjë tjetër qenie njerëzore.




  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 11-06-2005, 06:51:15
Historia e Shi'ajve

Feja e Shi'ajve qe themeluar nga një çifut prej Jemenit i quajtur Abdullah ibn Sebe. Kjo fe ka filluar me vrasjen e Halifes së drejtë Uthman (radiallahu anhu) dhe u degëzua në shumë pjesë.

Halifja Uthman (radiallahu anhu) sundoi dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes dhe rehatisë së mbrendshme, por, gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit ndodhi kryengritja. çifutët dhe Mexhusët (Persianët), duke shfrytëzuar pakënaqësinë e njerëzve, filluan të komplotojnë kundër Halifes Uthman (radiallahu anhu), dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që ishte shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut.

Mund të duket befasi ajo se një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të përballet me këta kryengritës. Sikur të dëshironte Halifja Uthman, kryengritja do të mund të shuhej mu në çastin kur ajo filloi. Por, ai ngurronte që të jetë i pari i cili do të derdhte gjakun e Muslimanëve (posaçërisht sahabëve), sado që ata të jenë të pabindur. Askush s'do të priste atë që ndodhi më vonë. Ai preferonte që të sillet arsyeshëm me ta, t'i bindë ata me butësi dhe bujari. Atij shumë mirë i kujtohej thënia e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) , "Njëherë kur shpata të heqet nga këllëfi në mesin e pasuesve të mi, ajo s'do kthehet në këllëf deri në Ditën e Fundit."

Kryengritësit kërkonin që ai të abdikojë (të heq dorë nga pushteti), dhe po ashtu disa nga Sahabët e këshilluan atë që të veprojë kësisoji. Ai me qejf do ta pranonte këtë veprim, por prapë ai ishte i lidhur ndaj zotimit solemn që i kishte pas dhënë Pejgamberit. "Ndoshta Zoti do të vesh ty me një këmishë, Uthman" i kishte pas thënë njëherë Pejgamberi atij, "dhe nëse njerëzit dojnë që ti ta heqësh atë, ti mos e heq atë për ta." Halifja Uthman i kishte thënë një dashamiri një ditë kur shtëpia e tij qe rrethuar nga kryengritësit, "I Dërguari i Zotit bëri një marrëveshje me mua dhe unë do të jem këmbëngulës në zbatimin e saj."

Pas një rrethimi të gjatë, kryengritësit hynë në shtëpinë e Halifes Uthman dhe e mbytën atë. Kur shpata e vrasësit të parë e goditi Halifen Uthman (radiallahu anhu), ai ishte duke lexuar vargun: "Vërtet, Zoti të mjafton ty; Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi" (2:137)

Aliu e pranoi Kalifatin me shumë ngurrim. Vrasja e Uthmanit dhe ngjarjet të cilat e rrethonin këtë qenë një simptom, dhe po ashtu një shkak i një konflikti civil në një shkallë të madhe. Të gjithë udhëheqësit i bënë zotimin Aliut përveç Muauijes (radiallahu anhu), udhëheqësit të Shamit (Siria e madhe). Muauije refuzoi që të bindet derisa të bëhej hakmarrja për gjakun e Uthmanit. Vendimi i tij qe bazuar në faktin se ai nuk ka nevojë që t'i bindet Halifes derisa Aliu (radiallahu anhu) të jetë në gjendje që ta zbatojë rregulloren e Allahut. Muauije ishte kusheriri i Uthmanit (radiallahu anhu), ashtu që ai ishte përgjegjës që të kërkojë prej Aliut që t'i nxjerrë vrasësit në gjyq. E veja e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) A'isha (radiallahu anha) po ashtu mori qëndrimin se Aliu së pari duhet t'i gjykojë vrasësit. Për shkak të këtyre kushteve kaotike gjatë ditëve të fundit të Uthmanit (radiallahu anhu) ishte shumë vështitrë që të vendosej identiteti i vrasësve, ndërsa Aliu (radiallahu anhu) refuzonte që ta dënojë ndonjë, fajësia e të cilit s'ishte dëshmuar legalisht. Preteksti për takimin e ushtrive në ditën e Deves dhe ditën e Sifinit ishte kërkesa për vrasësit e Uthmanit nga ana e A'ishes (radiallahu anha) dhe Muauijes (radiallahu anhu), por erërat e luftës qenë nxitur nga ithtarët e Abdullah ibn Sebes çifutit, përbrenda tri kampeve derisa ngjarjet dolën nga kontrolli i Sahabëve. Është transmetuar se Aliu, A'isha, dhe Muauije shpesh shprehnin habinë në përçarjen dhe kundërshtimin që i rethonte ata.

Pas kësaj disa Shi'a e shpallën Aliun Zot. Ai pastaj i dogji ata të gjallë me zjarr. Pas vrasjes së Abdullah ibn Sebes, Shi'ajt qenë ndarë në shumë sekte të reja ku secila prej tyre e kishte imamin e vet.

Shtatëshat apo Ismailitët, sikurse Shi'ajt, besojnë se pasardhësit e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), përmes të bijës së tij Fatima (radiallahu anha) dhe bashkëshortit të saj Ali (radiallahu anhu) Halifes së katërt, janë sunduesit e drejtë të botës Muslimane. Kështu, pasardhësit e Aliut konsiderohen të pagabueshëm, dhe me po aq udhëzim të natyrës hyjnore sa edhe vetë Muhamedi (salallahu alejhi ue selam). Ky sekt e derivon emrin e vet nga Isma'ili, biri më i vjetër i Imamit të gjashtë, Xhafer es-Sedik. Më 762 p.e.s. Isma'ili vdes para babait të tij, gjë që rezultoi në një kontest të hidhur të trashëgimisë. Pakica e Shi'ajve konsideronin se vija e vjetër e Imamëve është e shfarosur dhe zgjodhën të birin më të vjetër të Isma'ilit për imam të ri. Kështu ata shpallën ciklin prej shtatë Imamëve, duke qenë Aliu i pari ndërsa Isma'ili i shtati, dhe kështu Imami i shtatë pas vijës së tij të imamëve do të jetë Mehdiu, apo Mesihu, apo i shtati pas tij, etj…

Ismailitët zakonisht kanë qenë të paktë në numër, por të organizuar mirë dhe të disiplinuar. Së shpejti ata u zhvilluan në kult, duke huazuar ide të ndryshme nga misticizmi çifut, filozofia Greke, astrologjia Babilonase, gnosticizmi Krishter, etj….Kur shkencat sekulariste qenë zbatuar në Perandorinë Abaside, Isma'ilitët lulëzuan dhe arritën të rekrutojne një numër të madh ithtarësh të cilët formuan një ushtri guerile të organizuar mirë. Duke i kombinuar shkathtësitë e tyre prej dijetarëve dhe rrjetën nëntokësore të jashtëzakonshme të spiunëve, Isma'ilitët gjatë shekullit të 10-të e vendosën anti–Halifen e tyre në Egjipt. Ata e emëruan dinastinë e tyre sipas bijës së Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), dhe kështu u paraqit emri Fatimidët. Në realitet, ata janë dinastia e një çifuti të quajtur Abdullah bin Kade, dhe kjo ishte ajo që ata po ashtu qenë quajtur Abidij. Shteti Abidij në Egjipt u zgjërua shpejt dhe pas pak Isma'ilitët kontrollonin Sirinë perëndimore dhe një pjesë të madhe të Afrikës Veriore, duke mbytur me mijëra Muslimanë. Ata po ashtu ndërtuan një kryeqytet të ri, Fustatin, afër Piramidave të lashta, i cili për disa vite u rrit të jetë qyteti më i madh në botën Muslimane, me emrin Kairo.

Kur dinastia Abidij qe shkatërruar nga Abasidët, Isma'ilitët u ndanë në dy nën-sekte: Tejbije dhe Nezirije, të emëruara sipas dy princave Abidij. Sekti i parë së shpejti u transformuar në kult ezoterik, i cili i lëvizte aktivitetet e veta në nëntokë dhe u bë i padukshëm. Sekti Nezirije e transformoi veten në Isma'ilizmin para-Abidin, duke zhvilluar një rrjetë të agjentëve dhe spiunëve në tërë botën Islame. Organizata më e njohur brenda Nezirive me gjasë ishte sekta e Vrasësve që keqpërdornin drogën (Asasinët), të njohur për vrasjet në tërë botën Islame. Sot, sekti Nezirije janë kthyer në pacifista dhe gjithnjë e më shumë duke u bërë Perëndimorë.

Prej bastionit Asasin në Siri, kanë mbijetuar dy nën-sekte heterodokse, Alevitë dhe Druzët. Sekti Alevit janë militantë dhe kombinojnë teoritë radikale nga Shi'ajt Isma'ilitë dhe Ithna. Druzët, në anën tjetër, kanë qenë deri vonë pacifista, duke pritur kthimin e Mehdiut, Halifes psikotik Abidij, el-Hakim, i cili u 'zhduk'kur ai dogji kryeqytetin e tij diku rreth vitit 1000 p.e.s. Në shekullin e 13-të Druzët e mbyllën sektin e tyre, dhe u bënë një fis apo popull i dalluar. Ata sot shërbejnë në ushtrinë Israilite kundër Muslimanëve Palestinezë.

Sekti më i madh brenda Shi'ajve janë Ithnat apo Dymbëdhjetëshat, të cilët pasojnë vijën autentike të Imamëve. Kur Shtatëshat zgjodhën të birin e Isma'ilit për Imam, shumica e Shi'ajve zgjodhën vëllanë më të ri të Isma'ilit, Muza el-Kazim, si Imamin e shtatë. Ithnat e përvetësuan emrin e tyre 'Dymbëdhjetëshat'prej besimit të tyre në Imamin e dymbëdhjetë, Muhamed el-Eskerin, i cili u 'zhduk'një ditë dhe kështu u bë Mehdiu i fshehur, i cili do të kthehet në tokë kah fundi i ditëve. Dymbëdhjetëshat i adhurojnë Imamët e tyre, nganjëherë si inkarnim i Aliut apo Husejnit. Ata e përbëjnë pjesën dërmuese të Shia'jve, duke përfshirë këtu edhe shumicën e Iranianëve dhe gati 50% të popullit Irakian.

Trupi i tretë më i madh në Shi'a janë sekti Zejdij apo Pesëshat, të cilët mbizotërojnë në Jemen dhe në mesin e disa fiseve në Arabinë Saudite. Sekti Zejdij pak a shumë janë hyjnizim i kulturës Arabe të shekullit të 7-të, dhe ky sekt ashpër dënon gjysëm-hyjësinë e Imamëve, në kundërshtim me Dymbëdhjetëshat. Themelues i tyre ishte Imami i pestë, Zejd ibn Abidin, i cili qe racionalist dhe kështu e shpalli si të pavlefshëm hyjësinë e supozuar të tij. Imamët Zejdij më shumë janë sikurse Beduinë sesa autoritete hyjnore, dhe kështu ata refuzuan udhëheqësinë e trashëguar dhe janë të dukshëm vetëm gjatë luftës.

Thuhet se janë më shumë se 70 sekte të vogla Shi'ite në të gjithë botën. Me gjasë, shembulli më i mirë i këtyre është sekti Bahai, i cili është persekutuar dhe përgenjështruar si anti-Islamik, por i cili është duke u rritur shumë shpejt si një fe e ndarë, duke e bazuar doktrinën e vet në 'paqe dhe harmoni botërore'dhe bashkimin e të gjitha feve. Qendra e sektit Bahai është në Israel!!!




 
 
 

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 11-06-2005, 06:57:34
Kredoja e Shi'izmit

Shi'izmi dhe Islami janë fe të ndryshme. Divergjenca e Shi'izmit nga Islami mund të përmblidhet nga librat të cilat të cilat ata i konsiderojnë si më autentiket, si dhe thëniet e dijetarëve më të respektuar të tyre. Disa prej dëshmive që e përkrahin këtë pozicion janë siç vijonë:

- Shi'ajt Imamitë nuk besojnë apo pranojnë tekstin autentik siç është Sahih el-Buhari, Sahih Muslim, Sunen Ebu Daud apo të tjerët. Vërtet, në lidhje me Imam el-Buharin, një dijetar Shi'it, Abdullah es-Subejti thotë: "Ai ka transmetuar rrëfime të çuditshme, madje edhe të urryera edhe për mendjet e Berberëve bestytë dhe gruan e vjetër Sudaneze." (Taht Reja)

- Sipas doktrinës së Shi'ajve Imamitë, pjesa dërmuese e sahabëve kanë qenë gënjeshtarë dhe renegadë (femohues).

Një prej dijetarëve më eminent të Shi'ajve, el-Kashi, transmetoi se Ebu Xhafer ka thënë: "Njerëzit (përfshirë edhe sahabët) të gjithë e lëshuan fenë pas vdekjes së pejgamberit, përveç treve." Kur u pyet se kush janë ata, ai u përgjigj, "El-Mikdad ibn Esued, Ebu Dherr, dhe Selman, siç përmendet në ajetin, "Nëse ai (Muhamedi) vdes ose vritet, a do të ikni pra atëherë." (Rijal el-Kenshi f.12-13).

Në librin "El-Kafi fil-Usul", një koleksion i haditheve të cilat i atribuohen pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe disa Imamëve Shi'itë, dhe që çmohet në mesin e Shi'ajve ashtu siç çmohet Sahih Buhari në mesin e Ehl us-Sunetit, ne e gjejmë këtë që vijon:

"Bindja ndaj Aliut është nënshtrim i vërtetë dhe mosbindja ndaj tij është mohim i Allahut." (vëll. 10 f.54)

"Kushdo që vendos tjetër Imam krahas Aliut dhe e vonon Hilafetin e Aliut, ai është idhujtar." (vëll. 10 f.55) (Ky hadith i referohet secilit që pranon vlefshmërinë e Hilafeteve të Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit. Shi'ajt pohojnë se Hilafeti ka qenë vjedhur nga Aliu, dhe vetëm ai dhe pasardhësit e tij kanë të drejtë t'i sundojnë Muslimanët)

"Sirianët janë më të këqinj se Romakët, Medinasit më të këqinj se Mekasit, dhe Mekasit haptazi e mohojnë Allahun." (vëll. 10 f.107)

Në komentin e këtij ajeti: "Në ditën kur keqbërësi kafshon duart e tija duke thënë, 'Ah, sikur te kisha marrë rrugën e pejgamberit! Mjer unë, sikur të mos e kisha bërë filanin shok!" (25:27-28), njëri prej dijetarëve më të respektuar të Tefsirit në mesin e Shi'ajve, El-Kumi, thotë se "filani" është Umer ibn el-Hatab (radiallahu anhu).

Në referencë ndaj Talhas (ra) dhe ez-Zubejrit (ra), el-Kumi pohon se Abu Xhafer ka thënë se ajeti vijues qe shpallur në lidhje me ta: "Vërtet, dyert e Qiellit s'do të hapen për ata të cilët i mohojnë shenjat Tona dhe janë arrogantë ndaj tyre, as që ata do të hyjnë në Parajsë derisa deveja të përbirojë nëpër vrimën e gjilpërës." (7:40) Ai po ashtu shton se deveja në ajet i referohet deves së tyre. Kështu, sipas el-Kumit, Talha (ra) dhe ez-Zubejr (ra), të cilët të dytë ishin në mesin e atyre të cilët u përgëzuan me Parajsë nga vetë pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), kurrrë s'do të hyjnë në Parajsë!

Doktrina e Shi'ajve Imamitë konsideron se shumica e sahabëve ishin lloji më i keq i gënjeshtarëve dhe renegadëve. Madje ekziston edhe një lutje e veçantë e quajtur "Dua Sanamej Kurejsh" (Dy idhujt e Kurejshitëve). Në këtë lutje (të atribuar rrejshëm Abdullah ibn Abasit) mallkohen Ebu Bekr (ra) dhe Umer (ra), dhe ata thirren "dy idhujt e Kurejshitëve". Shirku (mosbesimi) i atribuohet të dy Halifeve, dhe bijat e tyre, A'isha dhe Hafsa, të dyjat gra të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), ofendohen. Lutja është botuar me përkrahjen e dijetarëve Shi'itë, siç janë:

1. Ajetollah el-Udhme Muhsin el-Hakim.
2. Ajetollah el-Udhme Ebul-Kasim el-Khoi.
3. Ajetollah el-Udhme Ruhullah el-Homeini.
4. Ajetollah el-Udhme Mahmud el-Huseini.
5. Ajetollah el-Udhme Muhamed Kadhim Shri'etmederi.
6. Dijetari kryesor Ali Teki et-Takua.

Doktrina e Shi'ajve Imamitë në të vërtetë konsideron se të gjithë ata që nuk e pasojnë doktrinën e tyre janë pabesimtarë dhe renegadë nga Islami, me hadithin që vijon nga el-Kafi të cituar si përkrahje:

"Dyshimi në Imamatin e Aliut është sikurse dyshimi në misionin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam), dhe ai që dyshon në të dyjat këto duhet të vritet nëse ka mundësi, nëse pohon të jetë Musliman. Në anën tjetër, pabesimtarët siç janë çifutët dhe të Krishterët, s'duhet të vriten për këto arsye." (el-Kafi vëll. 6 f.393)

- Shi'ajt Imamitë jo vetëm që e kanë keqinterpretuar Kur'anin, por ata kanë bërë ndërrime të vërteta në vetë tekstin:

Ajeti i rrejshëm, "Dhe Ne bëmë Aliun dhëndërrin tuaj" i është shtuar Sures el-Inshirah (el-Kafi f.289)

Në 25:74, ajeti "Dhe na bëj neve udhëheqës (imam) për ata që i frikësohen Zotit" është zëvendësuar me "Dhe bëj për neve një Udhëheqës (Imam) prej atyre që i frikësohen Zotit."

Apo, kokëkrisje edhe më e madhe është shtesa e Sures tërësisht të fabrikuar në Kur'an, të quajtur "Sureja el-Ueleje". Përkthimi i kësaj sureje të rrejshme është siç vijon:

1. O besimtarë, besoni në pejgamberin dhe mbrojtësin (ueli), të cilin Ne e kemi dërguar për t'ju mbrojtur juve në rrugën e drejtë.

2. Një pejgamber dhe një Mbrojtës, njëri prej tjetrit, dhe Unë jam i Dituri, i Urti.

3. Vërtet, ata të cilët e përmbushin marrëveshjen e tyre me Allahun, do të kenë kopshtet e kënaqësisë.

4. Dhe për ata të cilët i mohojnë shenjat tona kur ato u lexohen atyre,5 vërtet, ata do të kenë vend të tmerrshëm në Ferr, për ku do të thirren në Ditën e Gjykimit, 'Ku janë keqbërësit të cilët i mohonin të Dërguarit?"

6. Ai vetëm i krijoi ata në të vërtetën dhe Allahu sigurisht do t'i bëjë ata fitimtarë deri në një kohë në të ardhmen e afërt.

7. Madhëroni me lavdërime Zotin e juaj dhe Aliu është në mesin e dëshmitarëve.

Por, ndoshta niveli më i madh i guximit është në theksimin se Kur'ani, të cilin ne sot e posedojmë, s'është fare Kur'ani i vërtetë, por një fabrikim:

"Ebu Basir transmetoi se ai i tha Imam Xhaferit, "O Ebu Abdullah (Imam Xhafer es-Sidik), çka është Mus-haf Fatime? Ai u përgjigj: "Është Kur'ani që përmban tri herë atë çka gjindet në kopjen tuaj të Kur'anit, madje, pasha Allahun, ky nuk përmban madje as një shkronjë të vetme nga Kur'ani juaj." (El-Kafi f. 385)

- Shi'ajt Imamitë konsiderojnë se Imamët janë plotësisht të pagabueshëm, të pastër madje edhe nga gabimi më i vogël. Prej këtu, të pasuarit e tyre, sipas doktrinës Shi'ite, është obligim për të gjithë Muslimanët e vërtetë deri në Ditën e Gjykimit. Në të vërtetë, nderimi ndaj këtyre Imamëve është aq i madh në mesin e Shi'ajve, saqë Imamët besohet të jenë në një nivel më të lartë madje edhe se pejgamberët apo engjëjt me gradat më të larta, në një nivel ku edhe grimcat e gjithësisë u janë të nënshtruara ndaj tyre. Ajetollah Homeini thekson në librin e tij, "El-Hukume El-Islamije", "Vërtet, Imami ka një pozitë dinjitoze, një gradë fisnike, një hilafet krijues, dhe sundim e zotërim mbi të gjitha atomet e krijimit. Është definitivisht një besim themelor në shkollën tonë të mendimit, se Imamët tonë zënë një pozitë e cila është e paarritshme prej një engjëlli ose një pejgamberi kryesor. Dhe sipas transmetimit tonë të hadithit, para krijimit të gjithësisë, pejgamberët më të mëdhenj dhe imamët – paqja qoftë mbi ta – kanë ekzistuar në formë të dritës, të cilën Allahu e ka bërë të qarkojë rreth Fronit të Tij dhe u ka dhënë atyre gradë dhe afërsi të njohur vetëm për Të. Siç është rrëfyer në hadithin mbi Miraxhin, engjëlli Xhibril ka thënë, 'Sikur të isha afruar vetëm pak më afër, unë do të digjesha'– kjo është, nga intensiteti i dritës së Imamit. Po ashtu është transmetuar prej tyre, - paqja qoftë mbi ta – se 'Ne kemi gjendje të caktuara në raport me Allahun çfarë nuk i lejohet një engjëlli apo ndonjë pejgamberi të madh.'Një pozitë e ngjashme është edhe sipas Fatima ez-Zehre – paqja qoftë mbi të..."dhe në librin e njëjtë, Ajetollah Homeini po ashtu thotë në lidhje me Imamët: ". . . sepse ne s'mund t'i imagjinojmë Imamët si të qenë harrestarë apo neglizhentë, dhe ne besojmë se ata i perceptojnë të gjitha gjërat të cilat do të mund t'u bënin dobi Muslimanëve..." dhe "Mësimet e Imamit janë sikurse ato të Kur'anit...ato duhet të zbatohen dhe të pasohen." Kjo thënie e tij e fundit gjen përkrahjen e vet në kapitullin e El-Kafit të titulluar: "Vërtet, njerëzit nuk e kanë të Vërtetën përveç asaj çka erdhi nga Imamët, dhe çdo gjë që s'ka ardhur prej tyre është pavërtetësi."

Imamët mendohet të kenë dituri absolute dhe të pafund, përkundër asaj çka Allahu thotë në Kur'an: "Vërtet, dituria e çastit është vetëm për Allahun. Është Ai i Cili e zbret shiun, dhe është Ai që e di se çfarë gjindet në mitrat. Dhe, as që e di ndokush se çka do të përfitojë nesër, dhe as që di ndokush se në çfarë vendi do të vdes ai. Vërtet, Allahut i përket tërë dituria dhe Ai është i mirëimformuar (për të gjitha gjërat)" (31:34)

Ky besim i habitshëm se Imamët e dinë të padukshmen, mund të dëshmohet me bollëk nga titujt e kapitullit vijues në El-Kafi fil-Usul.

1. Kapitulli: Imamët kanë dituri për tërë atë që u është dhënë engjëjve dhe pejgamberëve. (El-Kafi f.255)

2. Kapitulli: Imamët e dinë se kur do të vdesin, dhe ata vdesin vetëm me zgjedhjen e tyre. (El-Kafi f.260)

3. Kapitulli: Imamët kanë dituri për të kaluarën dhe për të ardhmen, dhe asgjë s'është e fshehur prej tyre. (El-Kafi f. 260)

Qartazi, libri El-Kafi fil Usul përmban thënie aq ekstreme të kufrit (mosbesimit) dhe shirkut (idhujtarisë), saqë vetëm kjo mjafton që të përfundojë në Zjarr për gjithmonë ndonjë që beson në këtë. Sidoqoftë, Ajetollah Homeini deklaron se e tërë përmbledhja e fesë së tij gjindet në të, duke thënë: "A mendoni se është e mjaftueshme për jetën tuaj fetare, që ligjet e saja të jenë të përmbledhura në El-Kafi dhe pastaj të vendosen në raft?" (El-Hukume El-Islamije f.72)

çfarë kanë thënë Dijetarët e EhluSunetit në të kaluarën dhe të tashmën për Shi'ajt (Rafidhat)?:

1. Imam esh-Shafi'i: Në një rast Imam Shafiu tha në lidhje me Shi'ajt, "Nuk kam parë në mesin e heretikëve njerëz më të famshëm për gënjeshtra se Shi'ajt Rafidhi." Dhe në një tjetër rast ai tha: "Transmetoni dituri prej çdonjërit që e takoni, përveç prej Shi'ajve rafidhi, sepse ata shpikun hadithe dhe i adoptojnë ato si pjesë të fesë së tyre." (Minhexh es-Sune en-Nebeuije) (Disa Shi'a në kohën e Alid Imam Zejd ibn Ali, kërkuan që ai të bëjë një deklaratë të pafajësisë (teberre) prej çdonjërit që s'pajtohet me të drejtën e Aliut që të jetë Imam. Kur Zejdi refuzoi, ata e refuzuan atë dhe u bënë të njohur si "rafidha" apo refuzuesit. Ata që pasuan Imam Zejdin u bënë të njohur si Zejditë, dhe kanë shumë pak dallim nga rryma e përgjithshme Islame. Rafidhat evuluan në sekte të ndryshme Shi'ite Imamite, më e madhja e së cilave është Ithna Esheri.)

2. Imam Ebu Hanife: Është transmetuar se Imam Ebu Hanife shpesh përsëritte thënien vijuese në lidhje me Shi'ajt rafidhi: "Kushdo që dyshon se a janë ata pabesimtarë, ai vetë ka bërë kufër."

3. Imam Malik: Kur në një rast Imam Maliku u pyet për Shi'ajt rafidhi, ai tha: "Mos u folni atyre as mos transmetoni prej tyre, se vërtet ata janë gënjeshtarë." Gjatë njëres prej orëve të mësimit të Imam Malikut, qe përmendur se Shi'ajt rafidhi i mallkojnë Sahabët. Imam Maliku lexoi ajetin, "Muhamedi është i dërguar i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj pabesimtarëve dhe të butë ndërmjet veti, që pabesimtarët të zemërohen në ta." (48:29) Ai pastaj tha, "Kushdo që zemërohet kur të përmenden Sahabët, është njëri prej atyre për të cilët flet ky ajet." (Tefsir el-Kurtubi)

4. Ibn el-Mubarek: është transmetuar të ketë thënë: "Feja përfitohet nga Ehl el-Hadithi, teologjia skolastike dhe shkarkimet tinëzare nga urdhëresat fetare nga Ehl er-ra'i (racionalistat), ndërsa rrenat nga Shi'ajt rafidha."

5. Ebu Zur'e er-Razi: Ai tha për doktrinën e Shi'ajve rafidhi e të mallkuarit të sahabëve, "Nëse e sheh dikë duke e degraduar ndonjërin nga Shoqëruesit e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), dije se ai është pabesimtar." Sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ishte i vërtetë, ajo çka solli ishte e vërtetë dhe e gjithë ajo qe bartur tek ne përmes Sahabëve. Ajo çka këta pabesimtarë dëshirojnnë ta bëjnë është të hedhin dyshim në besueshmërinë e transmetuesve tonë me qëllim që të zhvlerësojnë Kur'anin dhe Sunetin. Kështu, pabesimtarët janë ata që më së shumti e meritojnë diskreditimin."

6. Ibn Hazm el-Andalusi: Gjatë periudhës së sundimit Musliman në Spanjë, Imam Ebu Muhamed ibn Hazm shpesh debatonte me priftërinjtë Katolikë në lidhje me tekstin e tyre fetar. Ai solli para tyre dëshmi për shtrembërime tekstuale në Bibël dhe humbjen e dorëshkrimit origjinal. Kur ata u përgjigjen duke përmendur pohimet e Shi'ajve se Kur'ani ka qenë shtrembëruar dhe ndryshuar, Ibn Hazm i informoi ata se pohimet e Shi'ajve nuk janë dëshmi vlefshme, sepse vetë Shi'ajt s'janë qenë Muslimanë.

7. Imam El-Alusi: Ai i shpalli Shi'ajt rafidhi pabesimtarë për shkak të diskreditimit që ata u bënin Sahabëve. Pozita e tij qe bazuar në vendimin e Imam Malikut dhe dijetarëve të tjerë. Si përgjigje në thëniet e tyre se janë pasues të Ehl el-Bejt (Familjes së pejgamberit, salallahu alejhi ue selam) El-Alusi tha, "Jo, ata në të vërtetë janë pasuesit e djajve dhe Ehl el-Bejt janë të pafajshëm prej tyre."

8. Muhamed Rashid Rida: Ky dijetar ishte në mesin e atyre që punuan sinqerisht për afrimin në mes shi'ajve dhe sunive, dhe ata për këtë pretenduan moderim për dobinë e tij. Sidoqoftë, në vlugun më të madh të përpjekjeve të tija, ata e befasuan atë duke i prezentuar atij një numër të librave të tyre të cilat ofendonin Islamin. Ai pastaj u përgjigj në një letër të quajtur Es-Sune ue Esh-Shia, në të cilën ai vëri në dukje doktrinat e tyre të rrejshme dhe praktikat idhujtare.

9. Dr. Hilali: Meqë jetoi pranë shi'ajve për disa vite, dijetari i famshëm Maroken, Dr. Hilali, shkroi një letër për ta në të cilën ai i shpalli ata pabesimtarë.

10. Në mesin e dijetarëve bashkëkohorë, të cilët kanë shfaqur pikëpamje të ngjashme, janë: Shejh Abdul Aziz ibn Baz, Shejh Nasirudin el-Albani, Allame esh-Shankiti, Shejh en-Nesheshibi, Imam Ahmed Emin, dhe Dr. Reshad Selim.

Një tjetër doktrinë Shi'ite, e cila duhet të tregohet, është doktrina e Tekijes apo shtirja (do të thotë mashtrimi i kalkuluar). Në përkrahje të kësaj doktrine të mashtrimit, shi'ajt i atribuojnë Ebu Abdullahut (Xhafer es-Sidikut) këtë që vijon:

"Nëntë të dhjetat e fesë janë tekije (shtirje). Pra ai i cili nuk shtiret, nuk ka fe." (El-Kafi vëll. 9 f.110)

"Ai që e fsheh fenë e tij e ka shpëtuar atë, ndërsa ai që e bën publike e ka shkatërruar atë."

"Besimtari i cili nuk shtiret është sikur trupi pa kokë." (Tefsir el-Eskeri)

"Përzijuni me ta (jo-shi'ajt) sipërfaqësisht por kundërshtoni ata së brendshmi." (El-Kafi vëll.9 f.116)

Në lidhje me ajetin, "Vërtet, më bujari prej jush në shikimin e Alllahut është ai që më së shumti i frikësohet (etkakum) Atij", shi'at ia atribuojnë interpretimin vijues të "etkakum": "Kjo është, veprat tuaja të bëra me tekije (shtirje) (El-I'tikad)

Është ineresant që të krahasojmë këtë doktrinë të mashtrimit me thënien e Allahut në Kur'anin e shenjtë: "Vërtet, ata të cilët i fshehin nga njerëzit dëshmitë e qarta dhe udhëzimin, të cilat Ne i kemi sqaruar në Libër (Kur'an), do të mallkohen nga Allahu dhe të gjithë ata që mallkojnë." (2:159)

Dhe thënien e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), i cili tha: "Kushdo që pyetet për dituri dhe e fsheh atë, ai në Ditën e Gjykimit do të ketë të lidhur rreth qafës së tij litar të zjarrit." (Ebu Daud, Tirmidhi)

Duhet që të theksohet se nuk i kanë këto besime idhujtare dhe devijante të gjithë ata të cilët quhen Shi'a. Siç u përmend më parë, Shi'ajt Zejdij nuk kanë ndonjë dallim të vërtetë në Akide, përpos në pozitën politike se Halifja duhet të jetë nga pasardhësit e Aliut.

Kjo që është shkruar këtu s'është për t'u ofenduar dikush e për t'u shkaktuar fitne (çrregullim). Sidoqoftë, kur çështja të potencohet, duhet detyrimisht që të thuhet ajo çka dihet. Ajo çka disa thonë se të folurit kundër grupeve devijante pseudo Islamike është humbje kohe dhe energjie, në të vërtetë është në kundërshtim të plotë me Kur'anin dhe Sunetin. Në suren Al 'Imran 3:110, Allahu thotë "Ju jeni populli më i mirë i ngritur nga mesi i njerëzimit, (sepse) ju urdhëroni për të mirën dhe ndaloni nga e keqja". Urdhërimi për të mirë në veten e vet s'është i mjaftueshëm që të fitojmë titullin "POPULLI MË I MIRË", por kjo duhet të plotësohet me ndalimin prej të keqes (en nehi en el-munker); të mos e përmendim hadithin klasik, në të cilin pejgamberi ka thënë: "Kushdo që e sheh një të keqe duhet ta ndalë atë me dorën e vet, por nëse s'ka mundësi, ai duhet të flasë kundër saj... " (Transmetuar nga Ebu Se'id el-Hudri. Dhe nëse i rishqyrtojmë jetët e Sahabëve dhe dijetarëve të hershëm, ne jo vetëm që i gjejmë ata duke e mësuar Islamin, por po ashtu duke dënuar çfarëdo risie (bidat) apo devijimi që ka ndodhur rreth tyre. Në çdo epokë janë paraqitur ide të cilat kanë sfiduar konceptin e pastër të Islamit, dhe sikur të mos ishin dijetarët të cilët u ngritën që t'i kundërshtojnë ato, idetë devijante do të kishin kapluar masat. Kur disa njerëz i përmenden Ahmed Ibn Hanbelit (rahimahullah) se ata ndiheshin të parehatshëm kur kritikonin njerëzit, ai u përgjigj, "Sikur unë të mbetesha i heshtur, si do ta dallonin masat injorante të vërtetën nga e pavërteta?" Ata të cilët prezantojnë shkrime heretike dhe rite devijante fetare në kundërshtim me Kur'an dhe Sunet, duhet të vihen në dukje dhe populli Musliman të paralajmërohet kundër tyre, sipas pajtimit unanim të dijetarëve Islam. Në të vërtetë, Imam Ahmed ibn Hanbel qe pyetur nëse ai i cili agjëron, falet dhe vetmohet në xhami është më i dashur për të sesa ai që flet kundër njerëzve të përfshirë në devijim, ai u përgjigj, "Kur ai agjëron, falet dhe vetmohet, ai e bën këtë vetëm për vete, por nëse ai flet kundër devijimeve, ai e bën këtë për Muslimanët në përgjithësi, gjë që është më bujare". Prej këtu, është e qartë se kundërshtimi i hapët i risisë (bidatit) dhe devijimeve, është për dobinë e përgjithshme të Muslimanëve në praktikimin e tyre të fesë dhe vjen nën titullin e "Xhihad fi sebilil-lah" (përpjekja në rrugë të Allahut). Pastrimi i fesë së Allahut dhe zmbrapsja e sulmeve kundër saj, është një obligim i përgjithshëm (farz kifaje) për Muslimanët me pajtimin unanim. Sepse, sikur Allahu të mos i ngriste disa njerëz që ta kundërshtojnë çoroditjen e cila predikohet nga heretikët, me siguri feja do të bëhej devijante dhe e shtrembëruar. çoroditja e fesë së shpallur hyjnore, është shumë më e tmerrshme se çoroditja që rezulton nga pushtimi ushtarak i jo-Muslimanëve, sepse kur jo-Muslimanët i mbizotrojnë Muslimanët, ata s'janë në gjendje që t'i deformojnë zemrat e Muslimanëve, apo fenë e tyre përpos për një kohë, kurse heretikët i çorodisin zemrat që nga nisja". Ibn Tahir el-Makdisi el-Hafidh (rahimahullah) ka thënë, "E kam dëgjuar Imamin, Ebu Isma'il Abdullah bin Muhamed el-Ensari (rahimahullah) të thotë derisa ishte në Harra: 'Më është vendosur shpata në qafën time pesë herë (dhe secilën herë) nuk më është thënë, 'Lere medhhebin tënd'por më është thënë, 'Rri i heshtur në lidhje me ata të cilët janë në kundërshtim me ty'. Kështu që unë thoja, 'Unë s'do të mbetem i heshtur'. (Adab us-Sheri'a 1/207 të Ibn Muflih el-Makdisi el-Hanbelit).

El-Humeidi, mësuesi i el-Buharit (rahimehullah), ka thënë, "Pasha Allahun, që unë të luftoj kundër atyre që refuzojnë hadithin e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) është më e dashur për mua sesa të luftoj kundër një numri të njëjtë pabesimtarësh." (El-Hareui në Dhem ul-kelam).

Ibn el-Kajjim (rahimahullah) ka thënë, "Xhihadi me dëshmi bindëse (nga Libri dhe Suneti) dhe me gjuhë ka përparësi mbi Xhihadin me shpatë dhe dhëmbë." (El-Xheuab us-Sahih të Ibn Tejmijes 1/237).

Nesr bin Zekerija (rahimahullah) ka thënë: Kam dëgjuar Muhamed ibn Jahja edh-Dhuhlin të thotë, kam dëgjuar Jahja ibn Jahja të thotë, "Mbrojtja e Sunetit është më superiore se Xhihadi në rrugën e Allahut." Kështu që unë thashë, "Njeriu shpenzon pasurinë e tij, e lodh trupin e tij dhe përpiqet (në Xhihad), pra, a është ai (ende) më i mirë se ky? Ai tha, "Po, për shumë herë!" (Dhamu ul-Kelam të El-Hareuit).

Kërkojmë ndihmën e Allahut që të na pajis me dituri të mirë dhe të na udhëzojë, dhe t'i japë Umetit dashurinë ndaj të vërtetës dhe njerëzve të saj.




 
 
 

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 11-06-2005, 07:10:22
Shpëtimi i të mbyturit dhe ndriçimi i rrugës
{Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë}

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi më të zgjedhurin e profetëve, Muhamedin, sallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe shokët e tij, e mbi çdokënd që ndjek rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

E më pas:

Prej mirësive të Allahut të Lartësuar ndaj këtij umeti është ekzistenca e dijetarëve të cilët ngrihen dhe mbrojnë Islamin, përballen me armiqtë e Islamit dhe tërheqin vërejtjen kundër tyre, thërrasin në kapjen fort pas Librit të Allahut dhe pasimit të Sunetit të Profetit, salallahu alejhi ue selem.

Prej këtyre dijetarëve të mëdhenj dhe kolosëve të dijes ishte shejhul Islam Ebul Abas Ahmed Ibn Tejmijeh {Allahu e mëshiroftë} i cili luftoi në rrugë të Allahut me argument dhe me shpatë. Librat dhe shkrimet madhështore të këtij dijetari patën një ndikim të madh dhe dobi të shumta, dhe me të vërtetë ishin udhëzim për atë që ishte në dyshime, shpëtim për të mbyturin, ndriçim i rrugës së vërtetë, pikë kthimi {orientimi} për çdo musliman të kapur pas Kuranit dhe Sunetit.

Prandaj, i kushtuan vëmendje dhe i dhanë rëndësi këtyre librave dijetarët e mëdhenj dhe nxënësit e dijes, ashtu siç janë kujdesur për to sundimtarët {udhëheqësit} e këtij vendi {fjala këtu është për Saudinë, Allahu e ruajtë nga çdo e keqe dhe intrigë e armiqve} sepse vetëm pas themelimit të shtetit saudian e njohën dritën e diellit, u botuan dhe u shpërndanë librat e shejhul Islam. Ashtu siç vlen të përmendet kujdesi i veçantë që i kushtuan këtyre librave dijetari dhe muftiu i asaj kohe në Saudi, Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, si dhe pas tij dijetari dhe muftiu i kohës së tij AbdulAziz bin Abdullah bin Baz {Allahu i mëshiroftë}.

Duke dëshiruar që të jem pjesëmarrës në shpërblim, në përhapjen e dobisë dhe hajrit mes muslimanëve u mundova të mbledh disa përgjigje dhe fetva të këtij dijetari te madh {shejhul Islam Ibn Tejmijeh} rreth disa çështjeve të besimit. Kam sjellur tekstin e pyetjes dhe përgjigjes pa bërë asnjë shtesë apo pakësim.

Allahu e mëshiroftë dhe e faltë shejhul Islam Ibn Tejmijeh, dhe e shpërbleft me shpërblimin më të mirë, si dhe Allahu e shpërbleft atë i cili merr përsipër botimin dhe shpërndarjen e librave të tij për hir të Allahut.

Pyetja 1: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me sahabet?

Përgjigje: Prej bazave të besimit të Ehlu Sunetit uel xhemeah është pastërtia dhe çiltërsia e zemrave ndaj shokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe ruajtja e gjuhës në lidhje me ta, ashtu siç e përmend Allahu i Lartësuar në suren Hashr, ajeti 10: "Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë të cilët u pajisën para nesh me besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, me të vërtetë Ti je Dashamirës, Mëshirues." {Shpjegimi i Akides Uasitije, shejhul Islam Ibn Tejmije, fq 184}

Pyetja 2: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem}?

Përgjigje: Ehlu Suneh i duan familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem, kanë dashuri për ta, dhe kanë parasysh në lidhje me ta porosinë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: "Ju përkujtoj me Allahun {u tërheq vëmendjen që të keni kujdes} në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e mi}". Gjithashtu kur erdhi Abasi, xhaxhai Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe u ankua tek ai se disa kurejshitë nuk i respektonin fisin Beni Hashim, Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha: "Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk besojnë {nuk ju plotësohet besimi i tyre} derisa t'ju duan ju {Ehli Bejtin} për hir të Allahut dhe për shkak të afërsisë tuaj me mua." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 195}

Pyetja 3: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Ehlu Suneh i duan dhe i respektojnë gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, të cilat janë njëkohësisht nënat e besimtarëve. Ata besojnë se gratë e tij në dunja do jenë dhë gratë e tij në Ahiret, në veçanti Hadixheja e cila ishte e para që i besoi Profetit, salallahu alejhi ue selem, e ndihmoi dhe përkrahu me gjithë çfarë zotëronte, ishte nëna e shumicës së fëmijëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe gëzonte një pozitë të lartë tek ai. Si dhe Aishja, e sinqerta bija e të Sinqertit, për të cilën tha Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Mirësia e Aishes ndaj grave të tjera është si mirësia e theridit ndaj ushqimeve të tjera." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 198}

Pyetja 4: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Rafidat {shiat} dhe Neuasibet?

Përgjigje: Ehlu Suneh janë larg prej rrugës së shiave {rafidijve} të cilët i urrejnë dhe i shajnë sahabet, si dhe janë larg prej rrugës së grupit Neuasib, të cilët i ofendojnë Ehli Bejtin dhe i lëndojnë ata, qoftë me fjalë apo me vepra. {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 201}

Pyetja 5: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me çfarë ka ndodhur mes sahabëve?

Përgjigje: Ehlu Suneh nuk flasin rreth asaj që ka ndodhur mes sahabeve dhe thonë: Transmetimet dhe lajmet që transmetohen në të cilat përmenden gabimet e sahabëve, një pjesë prej tyre janë gënjeshtra, në një pjesë tjetër ka shtesa ose mangësira, një pjese tjetër i është ndryshuar kuptimi i vërtetë. E vërteta në këtë mes është se të gjithë sahabët janë të justifikuar {nuk ka qortim për ta}, ata ose u përpoqën dhe ia qëlluan të vërtetës, ose u përpoqën por nuk ia arritën t'ia qëllonin të vërtetës.

Ehlu Suneh nuk besojnë se çdo person prej sahabëve është i ruajtur prej gabimeve qofshin të mëdha apo të vogla, pra në përgjithësi themi se sahabët mund të bien në gabime por ata kanë mirësi që ishin muslimanët e parë dhe kanë vepra të mira të shumta të cilat i fshijnë gabimet në të cilat ata mund të bien, biles atyre ju falet ndonjë gabim që nuk ju falet të tjerëve pas tyre, pasi sahabët kanë vepra të mira të cilat nuk i kanë ata që vijnë pas tyre .

Është saktësuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, që ka thënë për sahabët se ata janë brezi më i mirë, dhe se një masë grushti sadaka e dhënë prej tyre është më e vlefshme sesa mali i Uhudit me flori, po të jepej sadaka nga dikush tjetër që vjen pas tyre. Pastaj edhe sikur ndonjëri prej tyre të bënte ndonjë mëkat, pendohej menjëherë ose bënte vepra të mira që ia shlyenin atë mëkat ose i falej për shkak të Islamit të tij të hershëm, ose nëpërmjet ndërmjetësimit të Profetit, salallahu alejhi ue selem, sepse sahabët janë të parët që e meritojnë ndërmjetësimin e tij, ose sprovohej me ndonjë sprovë në dunja dhe i shlyhej gabimi.

Pra, duke qenë se kjo është gjëndja e tyre kur me të vërtetë bëjnë mëkat, çfarë mund të themi në ato raste në të cilat ishin muxhtehida , që nëqoftëse ia qëllonin të vërtetës kishin dy shpërblime, ndërsa kur nuk ia qëllonin kishin vetëm një shpërblim dhe gabimi i tyre ishte i falur.

Pastaj duhet të kemi parasysh se gabimet në të cilat kanë rënë disa prej sahabëve janë të pakta dhe të papërfillshme në krahasim me mirësitë dhe veprat e tyre të mira, duke filluar që nga besimi në Allahun, në Profetin e Tij, hixhreti i tyre, lufta në rrugë të Allahut, ndihmesa që i dhanë Profetit, salallahu alejhi ue selem, dija e dobishme që morën, puna e tyre e mirë, etj.

Kush shikon në histori me mendje të kthjellët dhe dije, si dhe duke pasur parasysh mirësitë që ua dhuroi atyre Allahu i Lartësuar, e kupton dhe bindet plotësisht se sahabët janë njerëzit më të mirë që kanë ekzistuar pas profetëve, as nuk ka pasur si ata e as nuk do të ketë. Ata janë ajka e zgjedhur nga brezat e këtij umeti, umet i zgjedhur mes popujve të tjerë dhe njëkohësisht umeti më i nderuar tek Allahu i Lartësuar.{Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 201-202}

Pyetja 6: Cila është origjina e fjalës së shiave {rafidijve}?

Përgjigje: Origjina e fjalës së rafidijve {shiave} është se gjoja Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka cituar {përmendur} një tekst, i cili i jep Aliut {radijallahu anhu} të drejtë në mënyrë të prerë dhe të padiskutueshme, se ai është prijës i cili nuk gabon , se kush e kundërshton atë bën kufr, se muhaxhirët dhe ensarët kanë rënë dakord për fshehjen e këtij teksti, kanë mohuar prijësin e "pagabueshëm", kanë ndjekur epshet e tyre, kanë transformuar fenë, kanë ndryshuar sheriatin, kanë bërë padrejtësi dhe i kanë kaluar kufijtë, biles shumica e tyre kanë bërë kufr përveç se rreth dhjetë prej tyre apo pak më shumë. Gjithashtu thonë: Ebu Bekri dhe Umeri kanë qenë munafika, biles thonë: Kanë besuar pastaj kanë mohuar. Shumica e rafidijve e bëjnë kafir atë që bie ndesh me fjalën e tyre, e quajnë veten besimtarë dhe kushdo që i kundërshton ata e quajnë kafir.

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 3, fq 356}

Pyetja 7: çfarë bëjnë Rafidat nëqoftëse u paraqiten atyre dy fjalë të kundërta me njëra-tjetrën?

Përgjigje: {Thotë shejhul Islam}: Kam parë një grup dijetarësh të shiave, si për shembull Ibn Aud el Halij, që thonë: Nëse Imamijet {shiat} bien në kundërshtim dhe ndahen në dy fjalë të kundërta, ku njëra nga këto fjalë dihet se kush e ka thënë, ndërsa fjala tjetër nuk dihet se kush e ka thënë, atëherë është detyrë të ndiqet ajo fjalë e cila nuk dihet se kush e ka thënë, sepse imami i"pagabueshëm" i shumëpritur do jetë prej këtij lloj grupi.

Siç shihet qartë, ky është kulmi i injorancës dhe i humbjes, pasi ata pretendojnë se ekziston imami i "pagabueshëm" i shumëpritur, pastaj nuk dihet a e ka thënë apo jo atë fjalë sepse askush nuk e ka transmetuar nga ai, pra si mund të pretendohet se kjo është fjala e tij?!! E pse të mos jetë fjala tjetër ajo e imamit të shumëpritur, në një kohë që ky imam qëndroka i fshehur dhe i frikësuar nga zullumqarët, prandaj nuk paska mundësi ta shfaqë fjalën e tij, kjo siç ata pretendojnë?!!

Pra, origjina e fesë së rafidijve {shiave} është e ndërtuar mbi diçka që nuk ekziston dhe që është e panjohur për ta, por edhe sikur të ekzistonte imami i tyre i "pagabueshëm", ata nuk e dinë se ku është, e si rrjedhojë nuk mund t'i dinë urdhëresat dhe ndalesat e tij ashtu siç i njohin urdhërat dhe ndalesat e prindërve të tyre. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 1, fq. 89-90}

Pyetja 9: Cili është kuptimi dhe domethënia e teuhidit?

Përgjigje: Kuptimi i vërtetë dhe domethënia e saktë e teuhidit është: Ta adhurosh Allahun, Një të Vetëm, t'i drejtohesh vetëm Atij me lutje, t'ia kesh frikën vetëm Atij, t'i mbështetesh vetëm Atij, t'ia kushtosh fenë Atij plotësisht dhe askujt tjetër përveç Tij, të mos merren engjëjt dhe profetët për zota, kur këto krijesa të nderuara nuk lejohet të merren për zota, atëherë çfarë mund të themi për imamët, mbretërit, dijetarët, etj?!

{Minhaxhu Suneh, vëllimi 3, fq. 490}

Pyetja 9: çfarë kanë shpikur bidatçinjtë në ditën e Ashurasë?

Përgjigje: Disa bidatçinj kanë shpikur në ditën e Ashurasë grumbullime, mërzi, pikëllim, e gjëra të tjera të papara të cilat nuk i ka ligjëruar Allahu i Lartësuar, as Profeti, salallahu alejhi ue selem, as ndonjëri prej selefëve e as ndonjë prej Ehli Bejtit. Mirëpo kur Allahu i Lartësuar e nderoi nipin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, njërin prej zotërinjve të djelmoshave në xhenet së bashku me një pjesë të Ehli Bejtit, të cilët u vranë nga duart e zullumqarëve gjynahqarë {Allahu i poshtëroftë}, kjo ishte vrasje fatkeqësi për muslimanët. Mirëpo kjo fatkeqësi duhet të pritet ashtu siç priten fatkeqësitë dhe me thënien e përshtatshme në këto raste {Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun}. Këtu morën shkak disa bidatçinj dhe shpikën në këtë ditë të kundërtën e asaj që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar duke shtuar shpifje, gënjeshtra, ofendime të sahabëve , e gjëra të tjera të cilat i urren Allahu i Lartësuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem.

Pra, shëndërrimi i ditëve në të cilat kanë ndodhur fatkeqësi në ceremoni përkujtimore, kjo nuk është prej fesë Islame, biles është më afër injorancës, plus që ata e kanë humbur mirësinë e agjërimit të kësaj dite. Gjithashtu kanë shpikur gjëra të mbështetura në hadithe të shpifura që nuk kanë bazë në fe, si psh: mirësia e larjes në këtë ditë, lyerja e syve, dhënia e dorës, etj si këto të cilat janë bidate dhe të urryera. Pra e ligjëruar dhe e pëlqyeshme është vetëm agjërimi i kësaj dite. {Iktidau siratal mustekim, vëllimi 2, fq. 624-627}

Pyetja 10: Mbi çfarë baze ngrihet shirku dhe bidati?

Përgjigje: Shirku dhe bidatet ngrihen në bazë të shpifjes dhe gënjeshtrës, prandaj sa më larg të jetë personi nga teuhidi dhe suneti aq më shumë i afrohet shirkut, bidatit dhe shpifjes. Për shembull, rafidat {shiat} janë gënjeshtarët më të mëdhenj nga të gjithë bidatçinjtë që ekzistojnë, ata janë shirkaxhinjtë më të mëdhenj, shpifësit më të mëdhenj, dhe nuk gjen ndokënd më larg teuhidit se ata. Rafidat nuk falen në xhamia {i lënë bosh} në të cilat përmendet emri i Allahut, i boshatisin ato nga mbajtja e hutbeve dhe faljet me xhemat, në anën tjetër përkujdesen për tyrbet dhe teqet që janë të ngritura mbi varre, të cilat i ka ndaluar rreptësisht Allahu i Lartësuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem. Allahu i Lartësuar në Kuran urdhëron që të kujdesemi për xhamiat dhe jo për tyrbet e teqet. {Iktidau Siratil Mustekim, Vëllimi 2, fq. 759-760 }

Pyetja 11: Cila është fjala juaj në lidhje me dashurinë që pretendojnë rafidat për Aliun radijallahu anhu?

Përgjigje: Ata duan diçka që nuk ekziston, duan imamin e "pagabueshëm" i cili është i vetmi imam {prijës} pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe nuk ka tjetër përveç tij {sipas tyre}. Ky imam beson se Ebu Bekri dhe Umeri janë zullumqarë që i kanë kaluar kufijtë ose janë kafira. Do ju bëhet e qartë {shiave} ditën e Gjykimit se Aliu radijallahu anhu nuk ka qenë më i mirë se ata {Ebu Bekri dhe Umeri}, biles gjëja që dëshiron më së shumti Aliu radijallahu anhu është të jetë afër tyre. Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur për mirësinë dhe udhëheqjen e tyre {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe as ai e as ata nuk kanë qenë të pagabueshëm; udhëheqja e tij {Aliut} nuk është caktuar me tekst {nga Kurani dhe Suneti}.

Pra, me këto gjëra do ju bëhet e qartë shiave ditën e Gjykimit se ata nuk e kanë dashur Aliun radijallahu anhu, biles përkundrazi ata janë njerëzit që e kanë urrejtur atë, sepse ata urrejnë çdo person i cili pajiset me këtë cilësi - pranimi i mirësisë dhe halifatit të tre sahabëve {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe dihet se Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur për mirësinë dhe udhëheqjen e tyre. Pra me këtë bëhet e qartë në mënyrë të prerë se rafidat {shiat} janë urryes të Aliut radijallahu anhu. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 4, fq. 295-296}

Pyetja 12: Kush është i pari i cili formoi dhe shpiku rrugën e shiave,… dhe pse?

Përgjigje: Kanë përmendur dijetarët se rafidat e kanë origjinën tek zendekaja {kufri dhe nifaku}. I pari i cili e shpiku këtë rrugë ishte munafiku, zindiku Abdullah bin Sebe. Ky person ofendon besimtarët e parë dhe përpiqet të ul vlerën e tyre duke zhvlerësuar transmetimin e shpalljes nga ana e tyre, si dhe duke zhvlerësuar kuptimin dhe pasimin e tyre të kësaj shpallje. Pra, rafidat herë flasin për dijen e sahabëve, herë flasin për pasimin që ata i bënë shpalljes, dhe të gjitha këto ia ngjeshin Ehli Bejtit dhe imamit të tyre të "pagabueshëm" i cili në të vërtetë nuk ekziston fare. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 102}

Pyetja 13: Cilës fe i përkiste Ibn Sebe?

Përgjigje: Ibn Sebe i përkiste fesë jehude {çifute} {Muhtesar Fetaua Ibn Tejmijeh, fq. 156}

Pyetja 14: A konsiderohet sharja dhe ofendimi i sahabëve?

Përgjigje: Sharja dhe ofendimi i brezit më të mirë të cilët e shoqëruan Profetin, salallahu alejhi ue selem, është sharje dhe ofendim i Profetit, salallahu alejhi ue selem, siç e thotë këtë imam Malik dhe të tjerë prej dijetarëve: 'Ata që shajnë dhe ofendojnë shokët e profetit, salallahu alejhiu ue selem, e bëjnë këtë që të thotë dikush: Një person i keq që kishte shokë të këqinj, sepse po të ishte vetë i mirë do i kishte dhe shokët të mirë.' Gjithashtu ata {sahabët} janë të cilët e transmetuan Kuranin, Islamin, sheriatin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ata janë të cilët transmetuan mirësitë që kishte Aliu radijallahu anhu dhe të tjerët përveç tij, prandaj ofendimi dhe zhvlerësimi i tyre do të thotë të mos i besohet asgjëje që ata kanë transmetuar nga kjo fe, duke zhvlerësuar kështu edhe mirësitë që janë transmetuar në lidhje me Aliun apo dikë tjetër veç tij. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 429}

Pyetja 15: A konsiderohet ofendimi dhe zhvlerësimi i sahabëve zhvlerësim i Kuranit dhe Sunetit?

Përgjigje: Kurani i Madhërueshëm i ka lavdëruar sahabët në shumë ajete, si psh fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu është i kënaqur ndaj atyre të cilët të parët e përqafuan Islamin prej muhaxhirëve dhe ensarëve dhe prej atyre që i pasuan me të mirë, edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij..." {Teube 100} ose fjala e Tij: "E ç'keni që nuk jepni për në rrugë të Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka. Nuk janë të barabartë prej jush ata ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan më pas. Por të gjithëve Allahu u premtoi të mirën " {Hadid 10}, ose fjala e Tij: "Vërtet Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e pemës të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi atyre qetësi dhe shumë shpejt i shpërbleu me fitore." {Fet'h 18}, ose fjala e Tij: "Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të {sahabët} janë të ashpër kundër jobesimtarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet vete, i sheh ata duke u përkulur në ruku e duke rënë në sexhde, kërkojnë me këtë prej Allahut mëshirën dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë {e mbjellë} e cila e lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t'i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre…" {Fet'h 29 }.

Ka ardhur në Sahihu Muslim nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: "Nuk hyn në zjarr askush i cili ka dhënë besën poshtë pemës ". Po ashtu në dy Sahihet { Buhari dhe Muslim} nga Ebu Seidi radijallahu anhu se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos i shani shokët e mi, sepse pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë {të japë sadaka} sa mali i Uhudit me flori nuk e arrin vlerën e një grushti sadaka të dhënë prej tyre, biles as gjysmën e tij {grushtit}." Gjithashtu ka ardhur në Sahih në më shumë se një transmetim se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Brezi më i mirë {nga të gjithë brezat} është ai në të cilin unë u dërgova, pastaj ata që vijnë pas tyre." Këto hadithe janë të njohura dhe të përhapura, biles janë muteuatira , të cilat tregojnë për mirësinë e sahabëve, lavdërimin e tyre dhe përparësinë e brezit të tyre ndaj gjithë brezave të tjerë që vijnë pas tyre, prandaj ofendimi dhe zhvlerësimi i tyre është zhvlerësim i Kuranit dhe Sunetit. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 430}

Pyetja 16: çfarë këshille mund t'i drejtoni çdo njeriu të mençur?

Përgjigje: Lërini ato që thuhen dhe transmetohen në lidhje me çfarë ka kaluar. Le të shikojë çdo i mençur në atë çfarë ndodh në kohën e tij prej fitneve, të këqijave dhe prishjes në Islam, dhe do të gjejë se shumica e këtyre gjërave vijnë nëpërmjet rafidijve {shiave} dhe do t'i gjesh ata {rafidijtë} njerëzit që më së shumti bëjnë fitne dhe sherr, ata kurrë nuk pushojnë në këtë drejtim dhe nuk lënë gjë pa bërë në përhapjen e fitneve, sherrit dhe prishjes mes umetit. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 6, fq. 372}

Pyetja 17: Nga e kanë origjinën rafidat {shiat}?

Përgjigje: Origjina e rafidijve janë munafikët dhe zindikat. I pari i cili e shpiku këtë grup ishte zindiku Ibn Sebe, duke bërë teprim dhe tejkalim në lidhje me Aliun radijallahu anhu, duke pretenduar se Aliut i takonte udhëheqja dhe se ekziston një tekst për këtë, si dhe duke pretenduar se Aliu radijallahu anhu është i pagabueshëm. Pra, duke qenë se origjina dhe baza e rafidijve është nifaku, disa selefë kanë thënë: 'Dashuria për Ebu Bekrin dhe Umerin është besim {iman} ndërsa urrejtja e tyre është nifak, dashuria për fisin Beni Hashim është besim ndërsa urrejtja e tyre është nifak.'

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 435}

Pyetja 18: A mund të na i përshkruani rafidat {shiat}?

Përgjigje: Ata janë prej grupeve më gënjeshtare dhe më injorante, nëpërmjet tyre futen tek muslimanët çdo zindik dhe murted {dezertor prej fesë së tij}, ashtu siç gjen në mesin e tyre Nusejrije, Ismailije,etj. Rafidat {shiat} i armiqësojnë dhe urrejnë njerëzit më të zgjedhur të këtij umeti {sahabët}, ndërsa armiqtë e Allahut prej çifutëve, të krishterëve, mushrikëve i duan. Ata refuzojnë lajmet e sakta, të qarta, muteuatira {të padiskutueshme në saktësinë e tyre} dhe pranojnë gënjeshtrat e trilluara që dihet kotësia e tyre. Ata janë ashtu siç ka thënë Shabij {Allahu e mëshiroftë}: 'Sikur të ishin prej kafshëve që ecin në tokë do ishin gomerë, ndërsa sikur do ishin prej shpendëve do ishin ruham, prandaj ata janë shpifësat më të mëdhenj dhe njerëzit më gënjeshtarë.' {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 471-472}

Pyetja 19: Rafidat {shiat} i madhërojnë varret dhe i boshatisin xhamitë {i nxjerrin jashtë përdorimit, nuk falen në to}, a mund të na sqaroni pak rreth kësaj?

Përgjigje: Kam parë një libër të madh të shkruar nga një prej imamëve {kokave} të rafidijve – Muhamed bin Numan, i ashtuquajturi Mufijd - me titull: 'Haxhi tek vizita e tyrbeve dhe teqeve.' Ka përmendur në këtë libër transmetime nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, dhe Ehli Bejti {kuptohet, çdo gjë e shpikur} në lidhje me vizitën e këtyre tyrbeve e teqeve dhe që haxhi të kryhet tek këto varre. Ka përmendur në këtë libër gjëra që nuk janë thënë as për haxhin në Shtëpinë e shenjtë. Shumica e asaj që ka përmendur janë prej shpifjeve të qarta dhe gënjeshtrave të hapta, aq shumë shpifje dhe gënjeshtra kishte sa që unë nuk kisha parë diçka të tillë as në librat e çifutëve e as të krishterëve. Kjo që në origjinë është diçka e shpikur nga munafikët dhe zindikat, që t'i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut të Lartësuar, t'ua prishin njerëzve fenë Islame duke shpikur shirkun i cili bie ndesh me ihlasin {sinqeritetin} e fesë vetëm për Allahun. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 517}

Pyetja 20: Sa janë të vërteta fjalët që rafidat ia ngjeshin Xhafer bin Muhamed?

Përgjigje: Kanë gënjyer dhe shpifur për të çfarë nuk e kanë bërë me asnjë tjetër. Xhafer bin Muhamed ka qenë i dalluar me dijen e madhe që ka pasur, ai së bashku me babain dhe gjyshin e tij {i biri i Husejnit radijallahu anhu} kanë qenë prej të dalluarve në fe dhe dije. Nuk ka pasur në Ehli Bejt pas tij si ai, prandaj bidatçinjtë dhe zindikat ia ngjeshin shpifjet e tyre atij. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 11, fq. 581}

Pyetja 21: ç'mund të thuhet për përgenjështrimin e haditheve të Ehlu Sunetit nga ana e tyre?

Përgjigje: Origjina e bidateve të tyre është e ndërtuar mbi gënjeshtrën ndaj Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe përgenjështrimin e haditheve të sakta. {Mexhmual fetaua, vëllimi 13, fq. 31}

Pyetja 22: Kur u shfaq për herë të parë emir "Rafida" {refuzues}?

Përgjigje: Ky emër për herë të parë në Islam është shfaqur kur doli Zejd ibn Ali ibn Husejn dhe u pasua nga shiat, në kohën e halifatit të Hisham bin AbdulMelik në fillim të qindëvjeçarit të dytë. U pyet Zejdi në lidhje me Ebu Bekrin dhe Umerin, ai shprehu dashuri ndaj tyre dhe bëri lutje që Allahu t'i mëshirojë, mirëpo këtë gjë nuk e pëlqyen dhe e refuzuan një pjesë e atyre që ishin me të, ateherë iu tha Zejdi atyre: 'Më refuzuat, më refuzuat, e që në atë kohë u quajtën Rafida {refuzues}.' Këta që u ndanë prej tij {rafidat} filluan të donin Ebu Xhafer Muhamed bin Ali, ndërsa ata që ngelën me Zejdin {zejdijet} e donin atë dhe prandaj e quajtën grupin e tyre me emrin e tij. Që në atë kohë shiat u ndanë në: Zejdije dhe Rafida Imamije.

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 13, fq. 35-36}

Pyetja 23: çfarë mund të na thoni për teprimin, tejkalimin që bëjnë rafidat në lidhje me imamët e tyre të pretenduar?

Përgjigje: Shiat e kanë tepruar dhe tejkaluar në lidhje me imamët e tyre dhe i kanë bërë të "pagabueshëm", gjoja se ata dinë çdo gjë, e kanë detyrë të kthehen tek këta imamë për çdo gjë me të cilën kanë ardhur profetët. Shiat nuk kthehen as në Kuran dhe as në Sunet, përkundrazi marrin për bazë dhe kthehen tek fjalët e atij që e pretendojnë se është imam i "pagabueshëm", si përfundim ka arritur puna që ata të marrin për imam dikë që nuk ekziston. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 12, fq. 209}

Pyetja 24: Prej bazave të fesë së shiave është nifaku që ata e quajnë "tekije"…çfarë është kjo?

Përgjigje: Rafidat janë më injorantët, më gënjeshtarët dhe njerëzit më të largët në njohjen e argumenteve të transmetuara apo të logjikës së shëndoshë. Ata kanë bazë të fesë së tyre "tekijen" dhe gënjejnë për Ehli Bejtin aq sa vetëm Allahu i numëron gënjeshtrat e tyre. Prej këtyre gënjeshtrave është thënia e tyre që e transmetojnë gjoja nga Xhafer Sadik: 'Tekija" është feja ime dhe e baballarëve të mi.' "Tekija" është nifaku; shiat me "tekije" nënkuptojnë: Të thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e ndjejnë në zemrat e tyre, e ky është realiteti i nifakut. Duke qenë se kjo është prej bazave të fesë së tyre, atëherë ata çdo gjë që e transmetojnë nga Aliu radijallahu anhu apo Ehli Bejti dhe është në përputhje me fjalën e Ehlu Sunetit thonë: E kemi thënë këtë "tekijen" {me nifak}. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 13, fq. 263}

Pyetja 25: Pretendojnë shiat se kanë imam të "pagabueshëm"?

Përgjigje: Kush merr një imam dhe e bën detyrë bindjen ndaj tij në mënyrë absolute, qoftë kjo me besim apo me vepra, ka humbur prej rrugës së drejtë siç humbën prijësat e devijimit dhe humbjes Rafidat Imamije, të cilët në çdo kohë e kanë nga një imam të "pagabueshëm" dhe e kanë detyrë bindjen ndaj tij. Duhet të dihet njëherë e mirë se nuk ka njeri të pagabueshëm pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe nuk është detyrë bindja ndaj dikujt në çdo gjë pas Profetit, salallahu alejhi ue selem. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 19, fq. 69}

Pyetja 26: Kush është i pari i cili ka shpikur hadithe të cilat nxisin për adhurimin e varreve?

Përgjigje: Të parët që kanë shpikur hadithe për vlerën e udhëtimit që të vizitohen tyrbet dhe teqet që janë të ndërtuara mbi varre, janë bidatçinjtë e rafidijve e të tjerë, si puna e tyre të cilët i boshatisin xhamitë {i nxjerrin ato jashtë funksionit} dhe i madhërojnë tyrbet e teqet, në të cilat bëhet shirk, shpifje, bidate; dhe shpikën kështu një fe të cilën nuk e ka ligjëruar Allahu i Lartësuar. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 27, fq. 191}

Pyetja 27: Nga kush i transmetojnë rafidat hadithet e tyre?

Përgjigje: Rafidat transmetojnë hadithe , tregime, mendime dhe fjalë, që nëse u kërkon atyre se kush i ka thënë, do i gjesh se nuk kanë ku të kthehen dhe nuk përmendin asnjë transmetues të besueshëm, asnjë të dijshëm, biles gjëja kryesore në të cilën ata mbështeten është thënia e tyre: Kanë rënë dakord për këtë "grupi i vërtetë"!! Kanë për qëllim me këtë fjalë veten e tyre duke pretenduar se vetëm ata janë besimtarë ndërsa të tjerët përveç tyre janë kafira dhe pretendojnë se janë në të vërtetën, sepse në mesin e tyre kanë imamin e "pagabueshëm"!!! {Mexhmual Fetaua, vëllimi 27, fq. 451}

Pyetja 28: Kush është ky i "pagabueshmi" të cilin e presin rafidat dhe e kanë detyrë bindjen ndaj tij?

Përgjigje: I "pagabueshmi" tek rafidat imamije ithne asherije është një person që siç pretendojnë ata ka hyrë...pas vdekjes së babait të tij Hasen bin Ali el Askerij në vitin 260 hixhri. Sipas tyre ky imam i "pagabueshëm" qëndron i fshehur dhe askush nuk e di se ku është, nuk dihet prej tij asnjë gjurmë. Dijetarët që merren me zinxhirin e pasardhësve të Ehli Bejtit thonë: Hasen bin Ali el Askerij nuk ka lënë pas vete as fëmijë e as pasardhës.

Pra, nuk ka dyshim tek të mençurit se ky besim i rafidijve i bazuar në fjalë të tilla është prej mendjelehtësisë, mungesës së logjikës, prej gjërave të cilat nuk i pranon mendja e shëndoshë dhe kush beson diçka të tillë është prej mendjelehtëve, injorantëve dhe të humburve. Ata injorantë dhe të humbur pretendojnë se imami i tyre ka qenë në moshën dy vjeçare ose tre vjeçare ose pesë vjeçare kur i ka vdekur babai. Dihet me ajet Kuranor të qartë, me hadith të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe me ixhmain e umetit se kush është në gjendje të tillë {pra fëmijë i vogël} duhet të jetë patjetër nën kujdesin e dikujt tjetër që ta ruajë atë {fëmijën} dhe pasurinë e tij. Pra ka nevojë të ushqehet me qumësht, të merret nën kujdestari, t'ia ruajë dikush pasurinë. Deri para se të mbushë shtatë vjet është fëmijë dhe nuk urdhërohet që të falet, ndërsa kur t'i mbushë dhjetë vjet urdhërohet me namaz, e nëse nuk falet rrihet që të edukohet dhe të mësohet me faljen e namazit. Pra, a mund të jetë një person i tillë me këto cilësi imam i "pagabueshëm" që e di gjithë fenë dhe se nuk hyn në xhenet veçse ai që i beson këtij?!!! Pastaj, le ta zëmë për një çast se ai është imam i "pagabueshëm" dhe duhet që të gjithë njerëzit t'i binden, mirëpo që kjo të ndodhë ky person duhet të jetë i pranishëm mes njerëzve që të urdhërojë me atë çfarë ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. Mirëpo nëse njerëzit nuk e shohin këtë person dhe nuk e dëgjojnë fjalën e tij si do e marrin vesh se çfarë i ka urdhëruar apo ndaluar! Pra bindja e njerëzve ndaj diçkaje që nuk e kanë dëgjuar apo marrë vesh është diçka e pamundur.

Nëqoftëse ata thonë: ai nuk shfaqet dot sepse ka frikë nga armiqtë e tij, atëherë çfarë dobie ka besimi tek ky person i cili as nuk i mëson e as nuk i urdhëron?!! Pastaj si iu lejoka këtij imami i cili e ka detyrë thirrjen, që të fshihet prej më shumë se 450 vjet ?!! Pse ai po fshihet një kohë kaq të gjatë, kur asnjëri prej baballarëve të tij nuk është fshehur asnjëherë, si psh: Aliu, Husejni, Haseni, Ali bin Husejni, Muhamed bin Ali, Xhafer bin Muhamed, Musa bin Xhafer, Ali bin Musa, Muhamed bin Ali, Ali bin Muhamed dhe më së fundi Hasen bin Ali el Askerij?!!!

Pra, të gjithë këta që përmendëm kanë qenë të pranishëm, jetonin mes njerëzve, merrnin dije prej njëri-tjetrit, dihet biografia e tyre, lajmet rreth tyre janë të njohura; e pse fshihet ky person një kohë kaq të gjatë duke qenë se është imami i umetit, udhëzuesi, thirrësi, i "pagabueshmi", të cilit duhet t'i besojnë të gjithë dhe kush nuk i beson atij është kafir, sipas tyre?!! Nëse do thonë: kishte frikë!!!!! U themi atyre se po të ishte për frikë, të parët e tij kanë pasur më shumë të drejtë për frikë sepse disa prej tyre u burgosën, disa u vranë, etj {për këtë janë dakord të gjithë dijetarët}. Pastaj frika ekziston nëse i lufton apo i kundërshton, por nëse qëndron mes muslimanëve, i mëson ata, nuk ka arsye për të pasur frikë.

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 27, fq. 452-454}

Pyetja 29: Nëqoftëse arrijnë të kenë pushtet dhe sundim çfarë bëjnë, si sillen?

Përgjigje: Nëse rafidat arrijnë të kenë pushtet dhe sundim nuk duan t'ia dijnë për asgjë. Për të ilustruar këtë shiko se çfarë bënë në kohën e sulltanit Hadabenda; Përhapën aq sherr të madh, saqë po të vazhdonte dhe të forcohej, do kishin shkatërruar dhe zhdukur të gjitha dispozitat e Islamit. Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, ndërsa Allahu nuk do tjetër veçse ta plotësojë dritën e Tij, megjithëse kafirat e urrejnë këtë gjë. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 6, fq. 375}

Pyetja 30: Rafidat në transmetimet e tyre kanë gënjeshtra të shumta, a mund të na e sqaroni pak?

Përgjigje: Ata transmetojnë historira, tregime dhe fjalë, e nëse ua kërkon atyre zinxhirin e transmetimit nuk do gjesh asnjë të besueshëm. Ata mjaftohen ta ketë dëgjuar dikush nga kushdo qoftë ose që ka lexuar në një libër të panjohur ose më e keqja, personat që ata përmendin janë të njohur si gënjeshtarë dhe shpifësa. Ata po transmetuan diçka e cila nuk gjendet tek dijetarët e sunetit, patjetër do e transmetojnë nga një i huaj, i panjohur ose gënjeshtar. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 27, fq. 455}

Pyetja 31: çfarë besimi kanë rafidat në lidhje me muslimanët, si i konsiderojnë ata?

Përgjigje: Besimi dhe konsiderata e tyre është se: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, pjesëmarrësit e Bedrit, pjesëmarrësit e besëlidhjes Riduan, shumica e muhaxhirëve, ensarëve dhe ata që i pasuan me të mirë, imamët muslimanë, dijetarët e katër medhhebeve së bashku me ulematë e tjerë, adhuruesit e devotshëm, sundimtarët e muslimanëve, ushtarët e tyre, muslimanët në përgjithësi apo në veçanti {tek e tek}, të gjithë këta që i përmendim janë kafira që kanë dezertuar {sipas rafidijve} dhe kufri i tyre është më i madh se kufri i çifutëve dhe krishterëve, sepse ata janë dezertorë {murteda} dhe dezertori është më i keq se ai i cili është kafir që në origjinë. Prandaj, duke i nisur nga kjo, rafidat i japin përparësi frankëve dhe tatarëve më shumë se besimtarëve dhe pasuesve të Kuranit. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 400}

Pyetja 32: A mund ta sqaroni pak më shumë?

Përgjigje: Rafidat i bëjnë kafira Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, shumicën e muhaxhirëve, ensarëve dhe ata që i pasuan me të mirë, ndaj të cilëve Allahu i Lartësuar është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të. Rafidat i bëjnë kafira shumicën e umetit, prej të parëve qofshin apo prej të mbramëve, si dhe bëjnë kafir çdo person i cili beson se Ebu Bekri, Umeri, muhaxhirët dhe ensarët janë të drejtë dhe të ndershëm ose thotë për ta radijallahu anhum {Allahu qoftë i kënaqur me ta, ashtu siç është në të vërtetë} ose bën istigfar për ta {që në të vërtetë, Allahu na ka urdhëruar të lutemi për ta me istigfar}. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 477}

Pyetja 33: çfarë mendimi kanë rafidat për gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Shumica e dijetarëve të tyre thonë se Ebu Bekri, Umeri, shumica e muhaxhirëve dhe ensarëve, gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, si psh: Aishja, Hafsa, si dhe dijetarët e muslimanëve së bashku me muslimanët në përgjithësi janë kafira që nuk i kanë besuar Allahut kurrë. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 451}

Pyetja 34: çfarë mendimi kanë disa prej rafidijve në lidhje me Profetin, salallahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Ka prej rafidijve që thonë se organi me të cilin Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka bërë marrëdhënie me Aishen dhe Hafsën duhet të digjet patjetër që të pastrohet, sepse ka bërë marrëdhënie me pabesimtare {sipas pretendimit të tyre} dhe është e ndaluar të bësh marrëdhënie me pabesimtaret. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 481}

Pyetja 35: ç'mund të na thoni për gënjeshtrat e e rafidijve në lidhje brezat më të mirë?

Përgjigje: Ajo që kemi parë në librat e tyre është shpifja dhe gënjeshtra në lidhje me Profetin, salallahu alejhi ue selem, me shokët e tij, me të afërmit e tij. Gënjeshtrat e tyre janë më të shumta se gënjeshtrat që kemi parë tek librat e Ehli Kitabit. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 482}

Pyetja 36: Thotë dikush i cili ka marrë përgjigje prej jush se rafidat besojnë në çdo gjë me të cilën ka ardhur Profeti, salallahu alejhi ue selem,...cili është mendimi juaj?

Përgjigje: Përsa i përket asaj që ka përmendur ai person se: shiat {rafidat} besojnë në çdo gjë me të cilën është dërguar Profeti, salallahu alejhi ue selem, kjo është gënjeshtër, biles përkundrazi ata kanë mohuar aq shumë gjëra me të cilat ka ardhur Profeti, salallahu alejhi ue selem, sa që vetëm Allahu i di dhe i ka numëruar. Nganjëherë ata përgënjeshtrojnë tekstet e sakta të transmetuara nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, nganjëherë përgënjeshtrojnë kuptimet e ajeteve Kuranore. Këto gjëra dhe të tjera që nuk i përmendëm janë prej turpeve dhe poshtërsirave të cilat shihen qartë nga çdokush se janë në kundërshtim me atë që erdhi Profeti, salallahu alejhi ue selem. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 484}

Pyetja 37: çfarë qëndrimi mbajnë rafidat në lidhje me udhëheqësit {prijësat} muslimanë?

Përgjigje: Rafidat e konsiderojnë se nuk duhet t'i binden asnjë lloj udhëheqësi {prijësi} musliman, përveç atij që nuk ekziston {imami i tyre i "pagabueshem"}. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 487-488}

Pyetja 38: A ka në zemrat e rafidijve dashuri për muslimanët?

Përgjigje: Rafidat kanë në zemrat e tyre inat dhe vrazhdësi për të mëdhenjtë e muslimanëve dhe për të vegjëlit e tyre, për muslimanët e mirë dhe për të këqinjtë e tyre, gjë e cila nuk gjendet në zemrën e askujt tjetër siç gjendet tek ata. {Mexhmual fetaua, vëllimi 28, fq. 488}

Pyetja 39: Cili është adhurimi më i madh sipas besimit të rafidijve?

Përgjigje: Adhurimi më i madh tek ta është: mallkimi i muslimanëve dhe i të dashurve të Allahut, qofshin këta prej të parëve apo prej të mbramëve.

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 488}

Pyetja 40: Cila është baza më e madhe dhe më kryesore mbi të cilën ata ndërtojnë fenë e tyre?

Përgjigje: Baza më e madhe tek ata është: t'i bëjnë kafira muslimanët, mallkimi dhe sharja e tyre, duke filluar që nga prijësat {udhëheqësit} më të mirë, të cilët janë halifet e drejtë, pas tyre dijetarët e muslimanëve. Rafidat e bëjnë këtë sepse, sipas tyre, kush nuk i beson imamit te tyre të "pagabueshëm" nuk i ka besuar Allahut dhe as Profetit, salallahu alejhi ue selem. Në të vërtetë, ky imam i "pagabueshëm" nuk ekziston. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 488}

Pyetja 41: çfarë mund tu thoni muslimanëve në lidhje me rafidat?

Përgjigje: Këto grupe janë kundërshtarë dhe luftues të Islamit, si psh rafidat dhe të tjerë si puna e tyre. Rafidat janë më të këqinj se havarixhët, për të cilët ka thënë Profeti, salallahualejhi ue selem, që të vriten dhe ka nxitur për këtë. Kjo është diçka për të cilën kanë rënë dakord dijetarët e Islamit, të cilët e kanë kuptuar realitetin e kësaj çështjeje. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 494}

Pyetja 42: A konsiderohen rafidat prej havarixhëve?

Përgjigje: Është transmetuar në dy Sahihet {Buhari, Muslim} nga Ebu Seid radijallahu anhu se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thëne: "Ata i vrasin muslimanët dhe i lënë idhujtarët, nëse i arrij ata do i luftoj {do i vras} ashtu siç u vranë populli Ad". Kjo cilësi i takon të gjithë havarixhëve si psh rafidat e të tjerë si puna e tyre. Ata e bëjnë të lejuar gjakun e muslimanëve sepse i konsiderojnë dezertorë {murteda}, e bëjnë të lejuar gjakun e tyre më shumë sesa gjakun e kafirave të cilët nuk janë dezertorë, sepse dezertori është më i keq se të tjerët. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq 497}

Pyetja 43: Cilat janë llojet e rafidijve?

Përgjigje: Tek rafidat janë futur zindikat, ateistat, ku prej tyre përmendim Nusejrijet, Ismailijet, Keramijet, e të tjerë të ngjashëm si këta. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 528}

Pyetja 44: çfarë mund të na thoni për gënjeshtrat e rafidijve?

Përgjigje: Ata kanë gënjeshtra, bidate dhe shpifje ndaj Allahut dhe Profetit, salallahu alejhi ue selem, më shumë sesa kanë havarixhët e dalur nga feja, të cilët i luftoi emiri i besimtarëve Aliu radijallahu anhu së bashku me sahabët duke zbatuar kështu urdhërin e Profetit, salallahu alejhi ue selem.

{Mexhmual Fetaua, vëllimi 28, fq. 528}

Pyetja 45: çfarë meriton një person i cili mallkon ndonjë prej sahabëve?

Përgjigje: Kush mallkon një prej shokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, si psh Muauijen, Amru bin As apo ndonjë që është më i mirë se ata si psh: Ebu Musa el Esharij, Ebu Hurejra, apo ndonjë që është më i mirë se ata si psh: Talha, Zubejri, Uthmani, Aliu, Ebu Bekri, Umeri, Aishja, e të tjerë si ata prej shokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, {pra ai që i mallkon ata} meriton dënim të madh siç kanë rënë dakord për këtë të gjithë muslimanët. Kanë rënë në ihtilaf {kundërshtim}: A duhet të dënohet me vdekje apo më pak se vdekja? {Muhtesar Fetaua Ibn Tejmijeh, fq. 478-479}

Pyetja 46: çfarë mund të na thoni për gënjeshtrat të cilat ia ngjeshin Aliut radijallahu anhu?

Përgjigje: Kanë gënjyer për Ali ibn Ebi Talib nga të gjitha llojet e gënjeshtrave të cilat nuk lejohen t'i ngjeshen muslimanit më të dobët {e lere më emirit të besimtarëve Aliut radijallahu anhu}. Ka shkuar puna deri aty saqë ia kanë ngjeshur origjinën e disa sekteve si psh: Keramijet, Batinijet, Heramijet, Mezdekijet, Ismailijet, Nusejrijet, sektet më të prishura që ekzistojnë në botë. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 35, fq. 186}

Si përfundim kjo ishte ajo që na e lehtësoi Allahu ta bënim. E lusim Atë që të jetë e dobishme për njohjen e të vërtetës dhe ndjekjen e saj. Allahu e shpërbleft atë i cili jep mundin e tij në përhapjen e kësaj broshure me botim, fotokopjim apo qoftë edhe duke ia dhënë dikujt që ta lexojë.



  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 11-06-2005, 07:15:34
Tragjedia e Kerbelasë - Kush e vrau el-Huseinin?

Përsëritja e tragjedisë së Kerbelasë tradicionalisht ka qenë një tipar i rëndësishëm i natyrës shpirtërore të Shi'itëve. Dramat pasionante të Iranit dhe subkontinentit Indian, literatura, proza dhe poezia, e përbërë nga tema e dëshmorësisë së Huseinit, radiallahu anhu, dhe atmosfera e përgjithshme e vajtimit që mbretëron midis Shi'itëve gjatë muajit Muharrem, të gjitha këto dëshmojnë për rëndësinë e asaj ngjarjeje në kalendarin Shi'it. Me sa duket, Ashura për Shi'itët është dita më e rëndësishme e vitit.

Sidoqoftë, është për keqardhje që pavarësisht nga vëmendja e stërmadhe që i kushtohet çështjes së Kerbelasë, kjo ngjarje vazhdimisht është përshkruar dyanshëm. Ajo gjithmonë është përshkruar si Huseini kundër Jezidit, e mira kundra së keqes, kërkimi për drejtësi kundra fuqive shkelëse. Shumë nga oportunistët kanë shkuar aq larg, saqë e kanë mbivendosur në këtë ngjarje motivin e Shi'itëve kundra Ehlus-Sunetit.

Në këtë tregim të pjesshëm që përqendrohet në atë çfarë vërtet ka ndodhur në Kerbela, dhe largon vëmendjen nga grupi tjetër fajtor në tragjedinë e Ashuras, gjendet një tjetër tragjedi në vetvete. Sepse, derisa dëshmorësia e Huseinit shpesh është përkujtuar, ndërsa kundërshtarët e tij truporë dhe vrasësit janë identifikuar, mallkuar dhe menjanuar, askush nuk harxhoi bile as një çast hidhërimi kundra atyre që e braktisën atë në momentet vendimtare. Janë mu këta njerëz në hije, të cilët tamam e meritojnë të quhen batakçinjtë e vërtetë të Kerbelasë, mbi të cilët ky artikull mëton të hedhë dritë.

Ishte Ramazan 60H kur letrat nisën të vinin nga Kufeja në shtëpinë e Abas Ibn Abd el-Muttalib në Meke, ku Husein Ibn Ali po qëndronte pas arratisjes nga Medineja, letra të cilat e ftonin atë për t'i udhëhequr Kufjanët në rebelim kundra Jezid Ibn Muauijes, që e garantonin atë për besnikëri dhe aleancë. Muauije vdiq dy muaj më vonë, dhe pati shumë fyerje kundra birit të tij, Jezidit, për të cilin ishte bërë betimi si trashëgues i tij. Banorët e Kufes posaçërisht e kërkonin Huseinin për udhëheqësi, dhe së shpejti nisën të vinin një mori letrash nga Kufeja. Në ditë të caktuara, ato mbërinin numrin gjashtëqind, me kumtarë që e përshkruanin me entuziazëm përkrahjen që ai do ta pranonte nga Kufjanët.

Kufeja ishte një vend unik, ndrësa Kufjanët njerëz të pazakontë. Më 37H Ali, radiallahu anhu, e ndërroi kryeqytetin nga Medineja në Kufe, dhe që atëherë ky qytet u bë strehë për ata që pohonin besnikëri partiake ndaj Ehlul-Bejt [Familjes se pejgamberit, salallahu alejhi ue selam]. Pas pajtimit mes Hasanit dhe Muauijes më 41H, shumë nga ata që kishin qenë në ushtrinë e Hasanit u vendosën në Kufe. Në kohën e vdekjes së Muauijes më 60H, ende mund të gjindej një simpati ndaj Aliut në Kufe. Kështu, kur u paraqit mundësia, Kufjanët që ende e konsideronin veten si Shi'itë [përkrahës] të Ehlul-Bejtit, iu kthyen Huseinit për t'i udhëhequr ata kundra Jezidit.

Huseini vendosi që të dërgojë kusheririn e tij, Muslim Ibn Akil, për të hetuar gjendjen në Kufe. Nëse do ta shihte atë si të realizueshme, ai do ta informonte Huseinin, i cili do të largohej nga familja e tij në Meke për t'iu bashkangjitur atij në Kufe. Muslim mbërriti në muajin Dhul-Kadeh. Kur Kufjanët morën vesh për arritjen e tij, ata shkuan tek ai në shtëpinë e Muslim Ibn Eusexheh el-Asadit, ku ai po qëndronte. Pas pak, 12 000 Kufjanë iu zotuan se do ta përkrahin dhe mbrojnë Huseinin me jetët dhe me pasurinë e tyre. Kur ky numër u rrit në 18 000, Muslimi e ndjeu veten të sigurt për ta nisur një kumtar për tek Huseini, që do ta informonte atë për zotimin e Kufjanëve, duke e ftuar atë që të nisej nga Mekeja.

Informatat në lidhje me ngjarjet në Kufe së shpejti mbërritën te Jezidi në Damask. Ai menjëherë e zëvendësoi Numan Ibn Beshirin, guvernatorin e Kufes, me Ubejdullah Ibn Zijadin e pamëshirshëm me urdhëra për t'u gjetur dhe vrarë Muslim Ibn Akili. Ibn Zijad hyri në Kufe në fillim të muajit Dhul-Hixheh, i shoqëruar me shtatëmbëdhjetë kalorës. Me fundin e turbanit të tij të vendosur mbi fytyrë, ai ishte i panjohshëm. Ndërsa banorët e Kufes, të cilët e pritnin Huseinin, menduan se ai ishte Huseini. "Paqja qoftë me ty, o biri i pejgamberit," – e përshëndetnin ata. Kështu Ibn Zijad mori vesh për të vërtetën e thashethemeve. Ishte vetëm atëherë kur një nga kalorësit e tij u bërtiti atyre, "Largohuni! Ky është guvernatori, Ubejdullah Ibn Zijad!" që ata kuptuan seriozitetin e gabimit trashanik të tyre.

Së shpejti pasi mbërriti tek banimi i guvernatorit, Ubejdullah dërgoi një shërbëtor të tijin me një çantë që kishte 3000 dirhem, që të shtirej si një i porsaardhur nga qyteti Sirian Hims, i etur për t'iu bashkangjitur revolucionit, dhe në këtë mënyrë të zbulojë vendndodhjen e Muslimi Ibn Akilit. Ai e gjeti vendndodhjen e Muslimit në shtëpinë e Hani Ibn Urweh dhe iu zotua për besnikëri. Paratë ia dorëzoi Ebu Thumame el-Amirit, i cili ishte arkëtar i Muslimit. Pasi qëndroi me ta për disa ditë, gjatë të cilave ai mësoi shumicën e asaj që duhej ditur lidhur me komplotin e tyre, ai u kthye te Ibn Zijadi dhe e informoi atë. Hani Ibn Urweh u arrestua. Në fillim, ai mohoi të kishte njohuri për vendndodhjen e Muslimit, por kur "i porsaardhuri nga Himsi" i qe prurë përpara tij, ai pranoi. Mirëpo, ai ende refuzonte të zbulonte vendin ku gjindej Muslim Ibn Akil.

Në ndërkohë Muslimi dëgjoi për arrestimin e Hani Ibn Urwes. Pasi kuptoi se çasti për ndeshje kishte ardhur, ai hodhi kushtrimin për betejë, "Ja Mensur," në të cilin 4000 burra që ishin zotuar për besnikëri ndaj Huseinit u mblodhën rreth tij dhe vazhduan drejt fortesës së guvernatorit. Kur pa Muslim Ibn Akilin me Kufjanët tek porta e tij, Ubejdullah dërgoi udhëheqës fisnorë dhe i paralajmëroi ata për tërbimin që do t'u lëshohej atyre kur do të vinte ushtria nga Damasku. Së shpejti ushtrisë së Muslimit iu qasën nënat që u thonin bijve të vet, "Eja në shtëpi, këtu ka mjaft njerëz." Dhe baballarët që u kërcënoheshin bijve të vet, "Eja në shtëpi, se ka mjaft njerëz. çfarë do të ndodhë nesër kur të mbërrijnë ushtritë e Sirisë nga Damasku? çfarë do të bëni ju?"

Vendosmëria e njerëzve që kishin pasë bërë betimin e shenjtë për të përkrahur dhe mbrojtur kauzën e Huseinit dhe të Ehlul-Bejtit kundra Jezidit dhe ushtrisë së tij Siriane, njerëzit mbi fuqinë e të cilëve ishin zotimet e besnikërisë ndaj Huseinit që në atë moment po udhëtonte për në Kufe me të afërmit dhe të dashurit e tij, vendosmëria e këtyre Kufjanëve nuk mundi t'u bënte ballë kërcënimeve dhe shkurajimeve të tilla. Një nga një e braktisën Muslim Ibn Akilin tek porta e fortesës së guvernatorit. Afër perëndimit të diellit, ai mbeti me vetëm 30 njerëz. Ai i udhëhoqi ata për në perëndim, e më pas u larguan te hapësira e derës së Kindes, lagje e Kufes. Ai kaloi nëpër atë derë me jo më shumë se 10 njerëz, dhe para se ta dinte këtë, ai mbeti i vetëm në rrugët e Kufes. Të gjithë ata që i patën shkruar Huseinit me nje entuziazëm dhe merak që t'ju vijë dhe t'i udhëheqë ata në rebelim kundra Jezidit, dhe nga 18 000 njerëz të cilët veçse i patën vendosur duart e tyre mbi të tijën vetëm pak ditë më parë, duke u zotuar solemnisht për besnikëri ndaj kauzës për të cilën e kishin pasë thirrë nipin e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, asnjeri nga ata nuk qe aty për t'ia lehtësuar Muslim Ibn Akilit apo për ta strehuar atë natën.

Përfundimisht, i tharë nga etja, ai trokitit në një derë. Banuesja, një grua e moshuar, e futi brenda kur mori vesh se ai ishte Muslim Ibn Akil. Ajo e fshehu atë në shtëpinë e saj, por i biri i saj, nga i cili mori premtimin se s'do t'i tregonte ndokujt për praninë e tij, priti vetëm deri në mëngjes për ta njoftuar selinë e guvernatorit. Gjëja tjetër që Muslimi kuptoi ishte se shtëpia ishte rrethuar. Tre here ai arriti që t'i dëbonte me shpatë sulmuesit jashtë shtëpisë, por kur ata nisën t'i vëjnë zjarrin shtëpisë, ai qe detyruar që të ballafaqohet me ta jashtë. Ishte vetëm atëherë kur Abd er-Rahman Ibn Muhamed Ibn el-Esheth, një nga ata që u dërguan për ta arrestuar atë, i premtoi atij se do të jetë i sigurt, kur ai e uli shpatën e tij. Kjo ishte gabim, ngase ata ia morën shpatën dhe e hipën në gomar për ta çuar tek Ibn Zijad. Muslim e dinte se e kishte afër vdejken. Ai e luti Ibn el-Eshethin për ta dërguar dikë te Huseini me porosinë vijuese: Te ti më ka dërguar Ibn Akil. Ai të porositë: Kthehu me familjen tënde. Mos u mashtro nga Kufjanët. Ata janë përkrahësit e njëjtë të babait tënd prej të cilëve ai mezi priste të ndahej, me vdekje apo duke u vrarë. Kufjanët me kanë gënjyer mua dhe ty, dhe gënjeshtari s'ka kurrfarë ndjesie.

Më vonë, po atë ditë, ditën e Arafatit, më 9 Dhul-Hixheh, Muslim Ibn Akil u ngrit në stomin më të lartë të fortesës. Ndërsa po udhëhiqej për në këtë vend, ai shprehte tehlil, tesbih, tekbir dhe istigfar. Fjalët e tij pasqyrojnë zhgënjimin e thellë me njerëzit e Kufes: "O Allah, ji Gjykatës mes nesh dhe njerëzve tanë. Ata na mashtruan dhe na braktisën." Nga lartësia e stomit koka e tij ra për tokë, duke u shikuar nga ata, ftesa dhe zotimet e të cilëve i patën dhënë aq shumë shpresë, por burracakëria dhe tradhtia e të cilëve e lanë atë të dëshpëruar. Dhe, Huseini ishte duke ardhur.

Ubejdullah Ibn Zijad kishte pasë hyrë në Meke me vetëm shtatëmbëdhjetë veta. Për secilin njeri që kishte ardhur me të kishte mbi një mijë veta që i patën bërë zotimin e besnikërisë Muslim Ibn Akilit. Megjithkëtë, asnjë fjalë e vetme nuk u tha në mbrotje të tij. Asnjë zë i vetëm nuk pati guxim të kundërshtonte ekzekutimin e tij. Dhe këta ishin të njëjtit njerëz që i thonin Huseinit, "Eja, ne jemi me ty."

Me pranimin e letrës së Muslimit, Huseini nisi të përgatitet që të udhëtojë për në Kufe. Ai menjëherë nisi një kumtar, Kajs Ibn Mus'hir, që t'i informojë Kufjanët për arritjen e shpejtë të tij. Ky kumtar u zu rob nga Ubejdullah Ibn Zijad, i cili e urdhëroi atë që të hipë mbi muret e fortesës dhe haptas të mallkojë Huseinin dhe babanë e tij. Në vend të kësaj, ai e lavdëroi Aliun dhe Huseinin, duke u thënë atyre se Huseini ishte duke ardhur dhe duke i nxitur ata për ta ndihmuar atë, siç kishin pasë premtuar. Ai i dha fund fjalimit të tij të shkurtër duke mallkuar Ibn Zijadin. Me urdhërin e Ibn Zijadit, ai u kap e u largua nga ledhet e dheut dhe u vra. Përkundër kësaj lutjeje të flaktë, banorët e Kufes nuk lëvizën.

Në Meke, një numër sahabësh të shquar dhe bij të sahabëve u përpoqën ta zhbindnin Huseinin nga shkuarja në Meke, dhe e përkujtuan atë për paqëndrueshmërinë e Kufjanëve me babanë dhe vëllanë e tij. Abdullah Ibn Abas, Abdullah Ibn Umer, Xhabir Ibn Abdullah, Ebu Se'id el-Hudri, vëllai i tij, Muhamedi, dhe dhëndërri e kushëriri i tij, Abdullah Ibn Xhafer, të gjithë këta u munduan ta bindnin që mos të shkonte në Irak. Mirëpo, ai kishte vendosur. Ai u nis nga Mekeja më 8 Dhul-Hixheh, duke mos e ditur përfundimin e tmerrshëm të Muslim Ibn Akilit.

Pas një udhëtimi të rëndë pothujase një mujor, grupi i tij mbërriti në Irak. Ishte aty që ai për herë të parë dëgjoi për tradhtinë e Kufjanëve dhe vdekjen e Muslim Ibn Akilit. Më vonë ai po ashtu mori vesh për vdekjen e Kajs Ibn Mus'hir. Në ndërkohë, një numër i madh beduinësh iu kishin bashkangjitur grupit të tij, duke menduar se Kufeja tashmë ishte e tij. Huseini iu drejtua atyre duke thënë, "Shi'itët [përkrahësit] tanë na kanë braktisur. Andaj, kush të dojë le të shkojë." Pas pak, ai mbeti vetëm me ata që u nisën bashkë me të nga Mekeja. Me ta, ai vazhdoi drejt Kufes.

Kufeja, ndërkaq, ishte nën një mbikëqyrje të fortë nga Ibn Zijad. Kur lajmi për afrimin e Huseinit i mbërriti atij, ai nisi një kontigjent prej 4000 vetash, i cili po udhëtonte për t'i luftuar Dajlamitët, për ta ndalur Huseinin. Ky kontigjent ishte nën komandën e Umer Ibn Sad. S'ka dyshim që Kufjanët e panë këtë nisje të kësaj force nga Kufeja. Kjo do të ishte shansi i fundit për ta që ta zbatojnë zotimin e besnikërisë ndaj Huseinit, të cilin ata e patën bërë pranë Muslim Ibn Akilit. Ky ishte rasti i fundit për të nxituar në anën e nipit të pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. Kjo ishte pas të gjitha ftesave dhe garancive për përkrahje që e inkujaruan atë ta lë sigurinë e Mekes për fushëbetejat e rrezikshme të Irakut. Por prapë, besnikëria, guximi dhe angazhimi s'u gjinden në banorët e Kufes. Vetëm një grusht njerëzish iu bashkangjitën Huseinit në Kerbela.

Kur dielli perëndoi më 10 Muharrem, atëherë ishte tepër vonë për Shi'itët e pa besë të Kufes që të përmirësoheshin, ngase rëra e Kerbelasë u njollos me të kuq me gjakun e Huseinit dhe shtatëdhjetë pasuesve të tij.

Katër vite më vonë, Shi'itët e Kufes u orvatën të përmirësoheshin nga braktisja që i bënë familjes së pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. U shfaq një grup Kufjanësh që e quanin veten Teuabun [Pendestarët] të cilët ia bënë vetes detyrë hakmarrjen për vrasjen e Huseinit. Gjatë udhëtimit të tyre për në Siri në kërkim të Ibn Zijadit, ata kaluan nëpër Kerbela, vendin e varrit të Huseinit, ku ata bënë potere të madhe dhe e kaluan natën duke vajtuar tragjedinë që ata e lejuan të ndodhë katër vite më parë.

Disa shkrimtarë jane orvatur që t'i shfajësojnë Shi'itët nga krimi i braktisjes së Husenit. Disa i arsyetojnë ata me bllokadën që Ibn Zijad i bëri Kufes. S.H.M. Xhafri shkruan në librin tij, Zanafilla dhe Zhvillimet e Hershme të Islamit Shi'it:

"Duhet që prapë të theksohet se bllokada e rrugëve hyrëse të Kufes dhe rrethinës së saj, i bëri të paaftë shumicën e Shi'itëve të Kufes të cilët fshiheshin, dhe po ashtu ata që banonin në qytetet tjera si Basra.2

Ky shpjegim i dezertimit të tyre nuk duket të jetë bindës kur njeriu të ketë parasysh numrin e madh të atyre [18 000] që kishin pasë bërë zotimin pranë Muslim Ibn Akilit. Ibn Zijad, siç pamë, hyri në Kufe me vetëm 17 njerëz. Madje edhe forca që ai e nisi për të ndalë grupin e Huseinit në Kerbela përbëhej nga vetëm 4000 njerëz.3 Për më shumë, ajo forcë s'ishte rekrutuar posaçërisht për Kerbelanë; ajo vetëm kalonte nëpër Kufe dhe udhëtonte për t'i luftuar Dajlamitët. S'është aspak e besueshme që të supozohet se Ibn Zijad ka qenë në gjendje t'i frikësojë Kufjanët deri në nënshtrim me të tilla forca, të cilave ata ua kalonin në numër. Më saktë, ishte tradhtia dhe paqëndrueshmëria e tyre që çoi në braktisjen e Huseinit. Kjo mund të shihet qartë në mënyrën se si e braktisën Muslim Ibn Akilin.

Po ashtu ka një tendencë për të pohuar se ata që e braktisën Huseinin nuk kanë qenë Shi'itë. Xhafri Shkruan:

"Ata që e thirrën Huseinin në Kufe dhe ata 18 000 që i bënë homazh lajmëtarit të tij, Muslim Ibn Akilit, nuk ishin të gjithë Shi'itë në kuptimin fetar të fjalës, por ishin përkrahës të shtëpisë së Aliut për motive politike – dallim i cili duhet të kihet parasysh me qëllim që të kuptohet historia e hershme e Shi'itëve në Islam."4

Motivi i Xhafrit në lënien jashtë të dezertorëve të Huseinit nga radhët e përkrahësve fetarë [në kontrast me ata politikë] nga shtëpia e Aliut, është qartë i dukshëm. Ai është zënë ngusht nga fakti që ishin vetë Shi'itët të cilët e braktisën Imamin e tyre dhe familjen e tij pasi e ftuan për t'i udhëhequr ata në rebelim. Ajo që na bën të mos e pranojmë këtë dallim mes përkrahësve fetarë dhe politikë, është fakti që vetë Huseini, në më shumë se një rast, u është referuar Kufjanëve si Shi'itët [përkrahësit] e tij. Po ashtu ka edhe referenca të shumta ndaj banorëve të Kufes si ndjekës [megjithëse ndjekës tekanjozë] të babait dhe vëllait të tij. Dhe, po të supozonim që shumë, apo shumica e tyre nuk ishin Shi'itë në kuptimin fetar të fjalës, pyetja tjetër që na imponohet është: Ku ishin Shi'itët e vërtetë kur Imami i tyre u kërkoi ndihmë atyre? A ishin ata vetëm një grusht njerëzish, të cilët u shfaqën nga Kufeja? Është e çuditshme që, ndërsa ka një ngurrim të madh nga ana e Shi'itëve për të pranuar dezertimn e Kufes si të tyrin, ata janë fare krenarë dhe të etshëm që të identifikohen me lëvizjen e Teuebun [Pendestarëve]. Fjalimet e mbajtura në zanafillën e lëvizjes së Teuebun, dëshmojnë qartë se ata ishin njerëzit e njëjtë që ftuan Huseinin dhe e braktisën atë.5 Vetë emri i tyre është tregues i fajit të tyre në lidhje me këtë. Orvatja e Shi'itëve për të shfajësuar vetveten nga krimi i braktisjes së Huseinit, në rastin më të mirë s'është veçse një gjë e përçmuar.

Kerbela s'do të ishte akti i fundit tradhtar nga Shi'itët kundër familjes së pejgamberit, salallahu alejhi ue selam. Gjashtëdhjetë vite më vonë, nipi i Huseinit, domethënë Zejd Ibn Ali Ibn Husein, udhëhoqi një kryengritje kundër sunduesit Umejjed, Hisham Ibn Abd el-Malik. Ai mori zotimin e bësnikërisë nga mbi 40 000 burra, 15 000 nga të cilët ishin pikërisht nga Kufeja e njëjtë që e patën braktisur gjyshin e tij. Pak para se të niste beteja, ata vendosën nga teka e tyre që të pyesin për opinionin e tij lidhur me Ebu Bekrin dhe Umerin, radiallahu anhum. Zejdi u përgjigj: Asnjëherë s'kam dëgjuar ndonjë nga familja ime që distancohej nga ata, dhe unë s'kam ç'të them tjetër pos të mirës për ta. Të mërzitur nga përgjigja e tij, ata e braktisën atë masovikisht, duke konsideruar që imami i vërtetë do të mund të ishte vetëm nipi i tij, Xhafer es-Sidik. Nga 40 000 burra, Zejdi mbeti me vetëm disa qindra njerëz. Me rastin e largimit të dezertorëve, ai vërejti: Kam frikë se vepruan me mua njëjtë sikur me Huseinin. Zejdi dhe ushtria e tij e vogël luftuan trimërisht deri në vdekje. Kështu, të mërkurën me 1 Sefer, 122H, një anëtar tjetër nga Ehlul-Bejt ra viktimë e tradhtisë së Shi'itëve të Kufes.6 Kësaj here s'mund të bëhet fjalë se a ishin Shi'itë apo jo ata që e braktisën atë.

Fakti që mijëra Shi'itë, të cilët e braktisën Zejd Ibn Aliun, e shihnin Xhafer es-Sidikun si Imamin e vërtetë të tyre, tregon se ata përgjithësisht ishin të njëjtë sikur Ithna Esheri, apo përndryshe Shi'itët Imamij apo Xhaferij të sotshëm. Përse atëherë, nëse ka pasur aq shumë ndjekës fanatikë, Imam Xhaferi nuk u rebelua kundër Umejjidëve apo Abasidëve? Përgjigja në këtë pyetje gjendet në kallëzimin e dokumentuar nga Ebu Xhafer el-Kulejni në punimin e tij el-Kafi, i cili gëzon status të pakrahasueshëm midis koleksioneve të hadithit të Shi'itëve:

"Sudejr es-Sejreri thotë: Hyra tek Ebu Abdullah dhe i thashë atij: Pasha Allahun, s'keni nevojë të përmbaheni nga përdorimi i armëve. Ai pyeti: Përse jo? U përgjigja: Nga që kini aq shumë partiakë, përkrahës [Shi'itë] dhe ndihmës. Pasha Allahun, po të kishte Emir el-Mu'minin [Aliu] kaq shumë përkrahës, ndihmës, dhe partiakë sa ke ti, Tejmi [fisi i Ebu Bekrit] dhe Adij [fisi i Umerit] kurrë nuk do të kishin bërë plane kundër tij. Ai pyeti: E sa do të duhej të ishin, Sudejr? Unë thashë: Njëqind mijë. Ai pyeti: Njëqind mijë? U përgjigja: Po, edhe dyqind mijë. Ai pyeti prapë: Dyqind mijë? U përgjigja: Po, edhe gjysmën e botës. Ai heshti.

Pastaj ai tha: A do të na shoqërosh deri në Jenbu? Unë u përgjigja pozitivisht. Ai urdhëroi që të shalohen një mushkë dhe një gomar. Unë shpejt i hipa gomarit, por ai tha: Sudejr, a do të më lësh mua ta ngas gomarin? Unë thashë: Mushka është më e hijshme dhe më e shkëlqyer. Por ai tha: Gomari është më i rehatshëm për mua. Kështu që unë zbrita. Ai i hipi gomarit, ndërsa unë e mora mushkën dhe u nisëm. Kur erdhi koha për namaz, ai tha: Zbrit, Sudejr. Do të falemi. Më pas ai vërejti: Toka këtu qenka e mbuluar me myshk. S'është e lejueshme që të falet namaz këtu. Kështu vazhduam gjersa mbërritëm te një vend ku toka ishte e kuqe. Ai shikoi në djaloshin që po kulloste delet, dhe tha: Sudejr, pasha Allahun, po të kisha aq Shi'itë sa ka dele këtu, s'do të pajtohesha që të mos përdor armët. Ne pastaj zbritëm nga kafsha dhe falëm namazin. Kur e mbaruam, unë u ktheva prapa për t'i njehsuar delet. Aty ishin shtatëmbëdhjetë sish."7

Nga ky kallëzim mund të shihet se tragjedia e Kerbelasë e mësoi Xhafer es-Sidikun diçka lidhur me ata që pohonin të jenë ndjekës të tij, me të cilën Shi'itët e sotshëm ende nuk pranojnë të pajtohen: që në provat dhe fatkeqësitë e familjes së pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, roli i Shi'itëve ishte po aq i madh, në mos më i madh, sesa ai i armiqëve truporë të tyre. Kerbela i pat mësuar për paqëndrueshmërinë dhe tradhtinë e atyre që pohonin të jenë Shi'itët [përkrahësit] e tyre. Mu për këta është transmetuar nga imam Xhaferi të ketë thënë:

"Askush nuk na urren më shumë sesa ata që pohojnë se na duan."8

Imam Xhaferi po ashtu transmetohet të ketë thënë:

"Asnjë ajet nuk e ka shpallur Allahu në lidhje me hipokritët, veçse mund të gjinden në ata që pohojnë Shi'izëm."9

Para Huseinit, vëllai i tij, Hasani, pat rënë viktimë e tradhtisë së Kufjanëve. Në Librin e tij el-Ihtixhexh, autori i shquar Shi'it, Ebu Mensur et-Tebersi ka ruajtur thënien vijuese të Hasanit:

"Pasha Allahun, mendoj që Muauije do të ishte më i mirë për mua sesa këta njerëz që pohojnë se janë Shi'itët [përkrahësit] e mi."10

Kur Hasani përfundimisht u pezmatua me paqëndrueshmërinë e të ashtuquajturve Shi'itë [përkrahës] të tij, ai vendosi të bëjë paqe me Muauijen. Kur dikush e kundërshtoi atë se po poshtëronte Shi'itët me anë të kësaj marrëveshjeje me Muauijen, ai u përgjigj duke thënë:

"Pasha Allahun, unë nuk ia dorëzova pushtetin atij për arsye tjetër veçse për faktin se s'munda të gjej përkrahës. Po të gjeja përkrahës, do ta luftoja atë ditë e natë gjersa të kishte vendosur Allahu mes nesh. Por i njoh banorët e Kufes. Kam përvojë me ta. Të këqinjtë nga ata s'më duhen gjë. Ata s'kanë besnikëri e as ndershmëri në fjalë apo vepër. Ata janë të përçarë. Ata pohojnë se zemrat e tyre janë me ne, por shpatat e tyre janë drejtuar kundër nesh."10

Imam Musa el-Kazim, i biri i imam Xhaferit, dhe i shtati nga imamët e supozuar të Shi'itëve, i përshkruan ata me fjalët në vijim:

"Po të duhej që vërtet të veçoja Shi'itët e mi, s'do t'i gjeja ata veçse si pretendues. Po të duhej t'i provoja ata, do t'i gjeja vetëm si femohues. Po t'i shqyrtoja me kujdes, do të mbetesha me vetëm një në një mijë. Po t'i shoshisja tërësisht, do të mbetesha me vetëm një grusht njerëzish besnikë. Tërë kohën ata kanë qenë ulur në shilte duke thënë: "Ne jemi Shi'itët [përkrahësit] e Aliut."

Nëse Ashura përkujtohet këtyre ditëve si një ditë e përpjekjes dhe sakrifikimit, le të përkujtohet edhe si një ditë e tradhtisë dhe braktisjes. Kur emrat e Jezid Ibn Muauijes, Ubejdullah Zijadit, Umer Ibn Sadit dhe Shamir Ibn Dhil Jeushenit përmenden dhe mallkohen, atëherë le të mos e harrojmë edhe tradhtinë e Shi'itëve të Kufes. Faqja e humbur është pranimi i fajësisë së vetë atyre, së bashku me atë të Ibn Zijadit, Jezidit dhe të tjerëve, në derdhjen e gjakut të shenjtë të Husein Ibn Ali, radiallahu anhuma.


  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 26-06-2005, 11:56:36
Hauarixhët

Mu sekti i parë që është ndarë nga xhemati muslimanë. Ata do të mbeten në Umetin gjersa të luftojnë anash Dexhallit kundër muslimanëve.

Hauarixhët janë sekti që dolën për ta vrarë Ali ibn Ebi Talibin [radiallahu anhu] në lidhje me çështjen e sundimit/udhëheqjes.

Rruga e tyre e zgjedhur ishte ajo e largimit nga Uthman ibn Affan dhe Ali ibn Ebi Talib [radiallahu anhuma], dhe mos vënia re e kundërshtimit të Imamit [udhëheqësit] dhe përpjekja për ta përmbysur atë po që se ai e kundërshton Sunetin. Njëlloj, ata bënin tekfir [i shpallnin muslimanët mosbesimtarë] në këdo që bënte mëkat të madh dhe pohonin që ai përgjithmonë do të qëndrojë në xhehenem.

Esh-Shehrestani i përcakton ata si: Kushdo që kundërshton [përpiqet ta përmbysë] imamin e caktuar, mbi udhëheqësinë e të cilit i gjithë xhemati është rënë dakord, quhet Harixhi. Kështu qëndron puna, pavarësisht nga ajo se a ka ndodhur kundërshtimi gjatë ditëve të halifeve të drejtë, apo të tjerëve pos tyre nga Tabi'inët.

Dhe, disa nga paraardhësit e devotshëm [selefi] i quanin Hauarixhë të gjithë ata që praktikonin Islamin sipas dëshirave të tyre.

Hauarixhët qenë sekti i parë që u shfaqën në historinë e Islamit, që u ndanë deri në më shumë se njëzet nën-sekte të ndryshme. Mirëpo, thuhet që nën-sektet kryesore të Hauarixhëve janë shtatë:

1. el-Mehkemeh el-Ula
2. el-Ezarikeh
3. en-Nexhdat
4. eth-Thu'alebeh
5. el-Axharideh
6. el-Ebadhijeh
7. es-Sefrijeh

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 26-06-2005, 12:08:06
Njohje e shkurter rreth cilesive te hauarixheve
Shkeputur nga broshura me titull: el Mesailul Muntekah min Sifatil Hauarixhil Gulat
E ka lexuar kete broshure shejhu, el Al-lameh, Salih el Feuzan, dhe Muhammed el Humejis

Hauarixh eshte shumesi i fjales harixhij (i dalur).
Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Hauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.

Cilesite e tyre:

1. "Ata jane te rinj ne moshe", siç e transmeton kete hadith Buhariu me nr.5057.

2. "Ata jane mendjelehte", siç e transmeton Buhariu me nr.5057.

3. "Ata flasin me fjalet e krijeses me te mire" (Me hadithet e Profetit, alejhi salatu ue selam), siç e transmeton Buhariu me nr.5057.

4. "Nuk e kalon besimi i tyre fytin e tyre" (Nuk deperton besimi ne zemrat e tyre) (Transmeton Buhariu me nr.5057)

5. "Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen me ne te". (Transmeton Muslimi me nr.2496) Ne transmetimin e Buhariut me nr.5058 thuhet:"Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku." Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut me nr.5057:"Dalin nga islami."

6. Ata kane dobesi ne te kuptuarit e fese se Allahut, prandaj ata jane popull qe e lexojne Kur'anin por nuk e kalon fytin e tyre (Pra nuk e kuptojne Kur'anin dhe nuk deperton ne zemrat e tyre), siç transmetohet tek Buhariu me nr.5058 dhe 6934, si dhe tek Muslimi me nr.2455 dhe 2469. Ne nje transmetim te Muslimit me nr.2470:"E lexojne Kur'anin me gjuhet e tyre, (por ky lexim) nuk e kalon gropen e fytit." Ne nje transmetim tjeter thuhet:"Ata mendojne se eshte (Kur'ani) argument per ta, por ne te vertete eshte kundra tyre." (Sun-neh ibn Ebi Asim nr.916 dhe Muslim 2467) Ne nje transmetim tjeter:"Therrasin tek libri i Allahut por nuk u takon asgje nga Allahu i Lartesuar" (Sun-neh Ibn Ebi Asim 941). Thote ibn Abasi:"Ata jane qe nuk u besojne ajeteve te qarta dhe humbasin duke pasuar ato te paqartat, te cilave nuk ua di komentin e tyre vetem se Allahu i Lartesuar. Ndersa dijetaret thone:"Ne u kemi besuar te paqartave". (Transmeton el Axhuri, ne librin e tij esh-Sheriah (28))

7. Ata jane njerez qe perpiqen dhe bejne ibadet te shumte, siç ka ardhur ne hadith, ku tha Profeti, salallahu alejhi ue selem, duke iu drejtuar sahabeve:"Namazi juaj ne krahasim me namazin e tyre nuk eshte asgje. Agjerimi juaj ne krahasim me agjerimin e tyre nuk eshte asgje. Leximi juaj (i Kur'anit) ne krahasim me leximin e tyre nuk eshte asgje." (Transmeton Muslimi me nr.2467) Ne nje transmetim tjeter:"E nençmoni namazin tuaj ne krahasim me namazin e tyre." (Transmeton Muslimi me nr.2455) Ne nje transmetim tjeter:"I nençmoni veprat tuaja ne krahasim me veprat e tyre." (Sherh Usul I'tikadi Ehlu Sunneh, vellimi 8/1231)

8. "Ata jane krijesat me te keqija." (Transmeton Muslimi me nr.2469) Thote Imam Ahmed ibn Hanbel:"Hauarixhet jane popull i keq. Nuk di te kete mbi toke popull me te keq se ata." (Sunneh el Kal-lal nr.110).

9. Nga shenjat e tyre eshte rruajtja e kokes, siç transmetohet ne Muslim nr.2457. Ne nje transmetim tjeter tek Ebu Daudi 476:"Shkulja e flokeve te shkurter."

10. "Ata vrasin besimtaret dhe i lene adhuruesit e idhujve." Ne nje transmetim tjeter:"Ata vrasin muslimanet…". (Transmeton Muslimi me nr.2451)

11. "Ata thellohen shume ne çeshtjet e fese derisa dalin prej saj." (Sunneh Ibn Ebi Asim nr.930)

13. "Ata therrasin tek libri i Allahut dhe nuk jane aspak prej tij." (Transmeton Ebu Daudi 4765) (Ketu eshte per qellim se ata mundohen te argumentohen me ajete Kur'anore, por gabojne ne menyren e argumentimit me te).

14. Ata nuk e njohin vendin dhe vleren qe u takon dijetareve dhe njerezve me pozite te larte tek Allahu, siç pretenduan hauarixhet e pare, se ata jane me te mire se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabet e tjere.

16. Thote Ibn Umer:"Ata moren ajetet qe kane zbritur per kafirat dhe i perdoren per muslimanet". Kete e transmeton el Buhari, ne kapitullin:Vrasja e hauarixheve dhe mulhidave (ateistave) pasi t'u ngrihet atyre argumenti.

17. Ata dalin kunder njerezve me te mire.

18. Fjala e Allahut:"Ka prej tyre qe te ofendon ty ne ndarjen e sadekase," ka zbritur per Abdullah bin Dhil Huejsirah, i cili eshte origjina e havarixheve. (Transmeton Buhari me nr.6933)

19. "Nuk e kalon namazi i tyre fytin e tyre." (Transmeton Muslimi me nr.2467)

20. Shperblimi i madh qe merr ai qe i lufton havarixhet. Thote Aliu:"Sikur ta dinte ushtria qe i lufton ata se çfare shperblimi eshte caktuar per ta nga gjuha e Profetit, salallahu alejhi ue selam, do linin çdo pune tjeter". (Transmeton Ebu Daudi me nr.4678 (E ka saktesuar Albani)). Eshte transmetuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, te kete thene:"Lum per ate person qe i lufton ata dhe vritet prej tyre." (Transmeton Ebu Daudi me nr.4765 (E saktesoi Albani), dhe imam Ahmed ne Musned me nr.19172) Thote Ebu Umame:"Ata jane te vraret me te keqij nen kete qiell, dhe te vraret me te mire jane ata qe vriten prej tyre". (Transmeton Ibn Maxhe me nr.167)

21. Ata jane qe derdhin gjakun e ndaluar (gjakun e tyre me vetevrasje dhe gjakun e te tjereve duke i vrare ata), siç transmetohet tek Muslimi me nr.246.

22. Thote Aliu, radijallahu anhu:"Ata jane qe shqiptojne fjale te vertete me gjuhet e tyre, por nuk e kalon kete (dhe beri me shenje tek fyti). Ata jane nder krijesat me te urryera tek Allahu (Sh.p: Ka per qellim me fjale te vertete kur thane:"Nuk ka gjykim tjeter perveç gjykimit te Allahut". Dhe siç ka ardhur ne nje fjale tjeter madheshtore te Aliut:"Ajo eshte fjale e vertete, me te cilen kane per qellim diçka te kote.")

23. Ata jane te paret te cilet kane dalur jashte xhematit te muslimaneve, duke i konsideruar ata kafira. (Mexhmua Fetaua te shejhul Islam Ibnu Tejmije, vellimi 3, fq.349 dhe vellimi 7, fq.279)

24. Ata jane prej atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim (zejgun), siç thuhet ne komentin e ajetit:"Sa u perket atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim, ata pasojne ato te paqartat per te shkaktuar fitne, gjoja se po kerkojne komentin e tyre," dhe ajetit:"Thuaj: A t'ju lajmerojme per me te deshtuarit ne veprat e tyre? Ata jane te cilet u jane asgjesuar veprat e tyre qe ne jeten e kesaj bote, e megjithate ata mendojne se jane duke bere vepra te mira." Keto ajete i perfshijne hauarixhet. Shiko hadithin 22313 ne Musnedin e Imam Ahmedit.

25. Ata jane qe i konsiderojne muslimanet kafira nese bejne gjynah, dhe thone se me kete gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufr. Shiko shpjegimin e Akides Tahauije, fq.298, me tahkik (kontroll dhe vertetim) te Ahmed Shakir.

26. Ata thone se kush ben gjynahe te medha, do jete pergjithmone ne zjarr. (Shpjegimi i Akides Tahauije, fq.360)

27. Ata e shohin detyre kryengritjen ndaj prijesit musliman nese ai kundershton Sunetin. Shiko librin el Milel ue Nihal, vellimi 1, fq.115

28. Ata jane njerezit qe me se shumti e perdorin kijasin (analogjine). Shiko el Milel ue Nihal, vellimi 1, fq.116 (perdorimi i tepert i kijasit vihet re tek keta te kohes se fundit, kurse hauarixhet e pare e perdornin pak. Te paret e tyre me shume kane humbur nga keqkuptimi i teksteve te sheriatit dhe mos kthimi i tyre tek dijetaret.)

29. Ata thone: Eshte detyre te luftohet prijesi (udheheqesi) dhe kushdo qe eshte i kenaqur me sundimin dhe gjykimin e tij. Ndersa kush e kundershton prijesin ose nuk eshte i kenaqur me gjykimin e tij, nuk lejohet te luftohet perveç nese e ndihmon dhe perkrah prijesin ose flet kundra rruges se hauarixheve (Sh.p: Kete e shohim te praktikuar sot kur hauarixhet e bejne te lejuar te vriten policet, te cilet ruajne rendin dhe sigurine sepse perkrahin dhe ndihmojne prijesin).

30. Ata nuk e ruajne shejnterine e vendit dhe kohes. Siç ka ndodhur nga Karamitah e te tjere deri ne diten e sotme.(1)

33. Ata kapen pas ajeteve Kur'anore duke kuptuar prej tyre ate qe nuk eshte per qellim. Dhe duke u nisur nga ky parim, e konsiderojne si te mundshme qe pejgamberet te bejne gjynahe te vogla dhe te medha. Argumentohen ne kete pike me ajetin Kur'anor:"Ne te dhame ty fitore te madhe, ashtu qe t'i fale Allahu ty gjynahet e para dhe te mbramet." Pra tek ata mundet qe pejgamberi te beje gjynahe te medha apo kufr dhe pastaj te pendohet. Shiko librin el Hauarixh Akijdetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.54.


34. Ata e refuzojne Sunnetin (hadithin) nese nuk ka ajet te qarte qe e perkrah ate. Thote shejhul Islam Ibn Tejmije:"Ata nuk marrin prej Sunnetit veçse çfare eshte e sqaruar (ne Kur'an). Ndersa nese bie Suneti ne kundershtim me Kur'anin nga ana e jashtme (ne pamje te pare), atehere nuk pranohet(3). Prandaj ata nuk e shohin te sakte gjykimin e gurezimit te zinaqarit (pas martese) dhe as caktimin e mases (vleres) te cilen po e vodhi hajduti, i pritet dora". Shiko Mexhmua Fetaua, vellimi 13, fq.48.


35. Ata jane qe u presin rrugen njerezve dhe derdhin gjakun pa te drejte. Transmetohet kjo fjale nga Aisheja tek Mustedrak el Hakim, vellimi 2, fq.153 dhe Mexhmeu Zeuaid, vellim 6, fq.236.

36. Nuk ka pasur ne mesin e hauarixheve te pare asnje sahabe. (Transmeton el Hakim ne Mustedrak, vellimi 2, fq.150)

37. Ata kane shume mosmarreveshje mes tyre, prandaj dhe deget e tyre jane te shumta, biles luftojne mes vete. Te verteten ka thene Allahu ne ajetin Kur'anor:"E sikur te ishte ky Kur'an nga dikush tjeter perveç Allahut, do gjenin ne te kunderthenie, mosperputhje te shumta." (Nisa, 82). Shiko librin el Hauarixh Akidetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.55–56 dhe fq.68.

38. "Ata jane qente e banoreve te zjarrit." Ndersa ne nje transmetim tjeter:"Ata jane qente e zjarrit te xhehennemit." Shiko librin Sherh Usul I'tikad Ehlus-Sunneh, vellimi 8/1232.

40. Ata perdorin terma te dijes dhe fjale te dijetareve (me qellim mashtrimin e njerezve). Thote Muhammed ibn Hasen:"Kush e shikon nje nga hauarixhet qe del kundra prijesit te muslimaneve (qofte ai prijes i drejte apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpaten e tij dhe e ben te lejuar vrasjen e muslimaneve, mos te mashtrohet nga leximi qe ata i bejne Kur'anit, as nga koha e gjate e faljes, as nga agjerimi i shumte, as nga fjalet e mira ne dije (ne termat dhe çeshtjet fetare) perderisa rruga e tij eshte rruga e hauarixheve". Shiko librin esh-Sheriah 28.

41. Disa prej tyre e konsiderojne si gje te mundshme qe Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, te beje padrejtesi, siç transmetohet tek Buhariu me nr.6933. (Sh.p: Ka per qellim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Pejgamberit:"O Muhammed, mbaj drejtesi sepse nuk po mban drejtesi". Tha Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:"Mjere ti, kush eshte ai qe mban drejtesi po nuk mbajta une drejtesi." Pastaj lajmeroi se do te dalin nga pasuesit e ketij personi dhe lloji i tij hauarixhet me cilesite e tyre te pershkruara). Shiko librin Mexhmua Fetaua, vellimi 19, fq.73.

42. Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kercenimit, duke i lene pas shpine ajetet e premtimit dhe pergezimit.

43. Ka prej tyre qe dyshon dhe mundohet te hedhe poshte ngjarje historike te verteta. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.133.

44. Ata therrasin per analfabetizem dhe lenien e shkollimit (arsimimit), duke pretenduar se nuk mund te kete bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve te dobishme te dunjase. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.134.

45. Ata therrasin per t'u larguar nga popullsia muslimane duke i braktisur shkollat, institutet, universitetet, punet ne institucionet shteterore dhe banimin me muslimanet. (Sh.p: Biles e konsiderojne kete gje te domosdoshme per te qene musliman i vertete, siç tha nje nga havarixhet per sahabiun e nderuar, Abdullah Ibn Ebi Eufa:"Sa person i mire eshte Ibn Ebi Eufa. Sikur te bente hixhret tek ne!" Tha Ibn Ebi Eufa:"ç'po thote armiku i All-llahut? A te bej hixhret pas hixhretit me Profetin, salallahu alejhi ue selem?!!"). Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.137.

46. Ata e shohin Ixhmaun (renien dakord te te gjithe dijetareve per nje çeshtje) si te pavlefshem. Biles ka disa prej tyre qe e konsiderojne kafir ate i cili e shikon ixhman si argument te vlefshem. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.143.

47. Ka prej tyre qe shajne, ofendojne sahabet dhe nuk i pranojne fjalet e tyre. (Sh.p: si psh shajne Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As, etj) (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq. 144)

48. Ata kundershtojne dhe hedhin poshte mendimin e dijetareve, te cilet e kane lejuar taklidin per muslimanin e thjeshte qe eshte xhahil (auamet, njerezit e thjeshte) dhe per nxenesin fillestar, duke pretenduar se taklidi ne kete rast eshte shkak qe çon ne kufr dhe ne humbjen e shtetit islam. (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.146-147)

50. Ata nuk kane edukate e as respekt per dijetaret; i ofendojne, i emertojne me lloj-lloj llagapesh, mundohen t'ua ulin vleren dhe t'i nxisin njerezit kundra tyre.




  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 04-07-2005, 16:07:11
Ke haruar te shkruan per edhe per sektet Vehabij,selefi,sunet ve xhemat e shume te tjera...kam degjuar se qe cdo mahall ne qytetet arabe ka nga nje sekte...

Po pres me kurejshtje te lexoi

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 05-07-2005, 00:35:14
Ke haruar te shkruan per edhe per sektet Vehabij,selefi,sunet ve xhemat e shume te tjera...kam degjuar se qe cdo mahall ne qytetet arabe ka nga nje sekte...

Po pres me kurejshtje te lexoi

nuk jane sekte ato qe ke permendur. mos beso cdo gje qe degjon. selefet vehabinjte dhe sunnit jane nje.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 05-07-2005, 05:10:42
Wehabij, Selefi, dhe Sunni nuk jane Sekte. Keto qe permendet jane nje. Sekte jane sektet Shia dhe Sufi dhe numri i tyre sillet rreth 73 grupe. Dhe keto 73 grupe nuk jane Muslimane, edhe pse ato e quajn veten muslimane.

Mjafton nje studim i vogel, dhe vjen ne perfundim se Idhujtaret e Mekkas dhe Shiat me Sufi nuk kan dallim.

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 05-07-2005, 09:25:33
Une nuk pyeta per muslimane,por per vehabij sunet ve xhemat dhe selefi,cfar sekte jane keto? Kujt Liber i mbeshteten,kam lexuar se edhe sunet ve xhemat kane ndruar ajete kuranore eshte e vertete?
e sa per vehabij skam nevoje as te lexoje,nga nje mik i imi kam degjuar se Abdul vehabi e ka mohur Zotin.Por nuk me kujtohet ne cilin liber te tij.Ne te vertet ate sekt e  kane formuar Angleze.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 05-07-2005, 20:56:33
Une nuk pyeta per muslimane,por per vehabij sunet ve xhemat dhe selefi,cfar sekte jane keto? Kujt Liber i mbeshteten,kam lexuar se edhe sunet ve xhemat kane ndruar ajete kuranore eshte e vertete?
e sa per vehabij skam nevoje as te lexoje,nga nje mik i imi kam degjuar se Abdul vehabi e ka mohur Zotin.Por nuk me kujtohet ne cilin liber te tij.Ne te vertet ate sekt e kane formuar Angleze.

tani qe dhe ti te sqarohesh po te them qe disa grupe sufistash ku futen edhe shiat hiqen sikur jane sunet we xhemat po ne te vertet nuk jane. sunet we xhemat quhet ata qe ndjekin rrugen e profetit dhe xhematit, abdul wahabi eshte nje dijetar i cili i luftoi me ashpersi te madhe shiat dhe sufistet. prandaj sulmohet me genjeshtra nga shia apo sufist te ndryshem. abdul wahabi nuk ka punuar per anglezet keto jane mashtrime te njerezve te prishur, njerez plera dhe fundrrina. mos u beso atyre qe shajne abdul wahabin. po ta theksoj qe selefet , wahabinnjte( ndjeksit e mesimeve te abdul wahabit) sunit dhe sunet we xhemat jane nje. abdul wahabi nuk e ka mohuar kurre allahun.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 06-07-2005, 11:55:53
Nuk mund ti quash njerez te sekteve ato qe pasojne Kur'anin dhe Sunnetin e Muhamedit S.A.V.S.

Dhe persa i perket Abdul Wahabit, mendimi im dhe i shumices se muslimaneve eshte se ai eshte Dijetari me i madh i shekujve te fundit. Mjafton vetem qe shumica e dijetareve bazohen ne librat e tij persa i perket Teuhidit.

Shiat dhe Sufistet e urrejne per shkak se ai i sulmonte ato verbalisht dhe fizikisht, per shkak te mekateve dhe Shirkut qe benin ato.

Abdul Wahabi ka merit me te madhe qe Arabia Saudite ne ditet e sotme nuk ka asnje pjestar te Tarikateve, dhe eshte komplet ne Teuhid.

Po te rekomandoj librin "Libri mbi Teuhidin" e dijetarit Ibn Tejmije, dhe aty ke sqarime plot per sa i perket shiave, sufisteve, ehlu sunettin dhe Abdul Wahabin.

Ju pershendes me Selam.

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 08-07-2005, 10:42:29
Nuk mund ti quash njerez te sekteve ato qe pasojne Kur'anin dhe Sunnetin e Muhamedit S.A.V.S.

Dhe persa i perket Abdul Wahabit, mendimi im dhe i shumices se muslimaneve eshte se ai eshte Dijetari me i madh i shekujve te fundit. Mjafton vetem qe shumica e dijetareve bazohen ne librat e tij persa i perket Teuhidit.

Shiat dhe Sufistet e urrejne per shkak se ai i sulmonte ato verbalisht dhe fizikisht, per shkak te mekateve dhe Shirkut qe benin ato.

Abdul Wahabi ka merit me te madhe qe Arabia Saudite ne ditet e sotme nuk ka asnje pjestar te Tarikateve, dhe eshte komplet ne Teuhid.

Po te rekomandoj librin "Libri mbi Teuhidin" e dijetarit Ibn Tejmije, dhe aty ke sqarime plot per sa i perket shiave, sufisteve, ehlu sunettin dhe Abdul Wahabin.

Ju pershendes me Selam.


Po me siguri se nuk ka - ATY SUNDON DIKTATURA VEHABISTE- Per ta te gjithe jane pabesimtare perveq sektit te tyre Vehabij.

Me sa e di une asnje grup nuk thote se nuk e pason kuranin dhe sunetin.
Por te gjithe edhe sunnit edhe vehabijt kan formuar drejtimet e tyre ne interpretimin e kuranit.Pra cili eshte i sakt nuk dihet.Nese shumica mendon  nje  lloji ne interpretim kjo nuk do te thote se eshte e sakt.

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 08-07-2005, 11:16:07
O Zeri,, na sqaro i cik cka kupton ti me fjalen sekt????

Dhe mos harro se ka dallim te madh midis asaj cfar thuhet dhe asaj cfare behet.

Te gjithe grupet ndoshta thone se e pasojne kur'anin dhe sunetin, por sic thash me siper, fjala ndryshon nga vepra. Dhe dije se ka prej grupeve qe pasojne ato sunete qe u deshiron qefi i tyre, dhe i kundershtojne ato qe u deshiron perseri, qefi i tyre.

Se kush eshte i sakte, nuk ka pse te lodhesh trurin duke pyet. Mjafton qe te lexosh Kur'anin, te lexosh Sahihet e Buhariut dhe Muslimit, dhe ateher do te shohesh se kush ka te drejte.

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 11-07-2005, 15:29:59
C'eshte Vehabizmi?!

Vërtetë, begati e All-llahut [subhanehu ve te'ala] për këtë ummet është ajo që na ka lajmëruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] me fjalët e tij: "Vërtetë, All-llahu çon për këtë ummet për çdo njëqind vite një njeri, me të cilin e ripërtrinë dinin e ummetit." [Trasmeton Ebu Davudi, është Hadith Sahih]

Për të ringjallur atë që shkoi nga të vepruarit me Kur'an dhe Sunnet. Për të ringjallur Sunnete të shumta, të cilat vdiqën me paraqitjen e bidateve dhe risive. E All-llahu furnizon nga ky ummet pishtarë, me të cilët pastron dinin nga përlyerja që mori. All-llahut [subhanehu ve te'ala] i qofshim falë, se sa prijësa të mirë dhe të urtë janë! Sa dituri dhe mësim kanë! Sa të qëndrueshëm ishin në mejdanin e luftës dhe xhihadit.

Trasmetohet nga Omer bin Abdul-Aziz, Shafiu, Shejh Islam Ibën Tejmijja dhe nga shumë të tjerë se kanë pohuar se nuk është e domosdoshme që të jetë individ i vetëm ai i cili e ringjallë dinin. Ka mundesi që të jenë grup njerëzish, dhe secili ringjallë ndonjë anë nga anët e fesë.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Shembulli i ummetit tim është sikurse shiu; nuk dihet se fillimi apo fundi është më hajr." [Hadithi është Hasen]. Hajri - e mira për këtë ummet është i vazhdueshem deri në Ditën e Gjykimit.

Atëherë kur filloi injoranca t'i pushtojë njerëzit dhe shirku të zgjerohet në këtë gadishull, All-llahu [subhanehu ve te'ala] dërgoi imamin e ripërtrirësve Muhamed bin Abdul-Vehab [All-llahu e mëshiroftë], me te All-llahu [subhanehu ve te'ala] e ripërtriu dinin, ngriti Njëjshmerinë e Tij-tevhidin pasi shirku kishte pushtuar shumë njerëz dhe me te All-llahu [subhanehu ve te'ala] e bëri të qartë Sunnetin pasi ishin shtrirë bidatet. All-llahu [subhanehu ve te'ala] me te e ngjalli diturinë pasi mbretëroi injoranca dhe me te All-llahu e ngriti flamurin e Xhihadit në rrugën e Tij pasi që u la pas shpindës ky obligim - farz dhe kur njerëzit vritëshin mes vete për shkaqe të grabitjes së pasurisë, injorancës, zullumit, armiqësisë ndaj robëve të All-llahut.

Ky rilindës ishte dobi për tërë botën, mu për këtë morën armiqt e islamit të shpifin shpifje nga çdo kënd, poshtruan personalitetin e tij dhe ende nuk ndalën nga kjo. Por, All-llahu i sprovon të mirët gjatë jetës së tyre dhe pas jetës së tyre për t'iu shtuar të mirat dhe t'i graduar mbi këto armiq, të cilët prekin nderin e tyre. All-llahu i sprovon të mirët me atë që shpifin shpifje për ta për t'ua ngritur famën e tyre.

Për këtë, nëse sheh se armiqtë e All-llahut flasin sot për Vehabizëm dije se atyre kjo ua ka prishur rehatin dhe kjo u shkakton mërzi në zemër. Se mos vallë, ekzistoka diç që emërtohet me vehabizëm?!

ç'farë përaktësie është El-Vehabije?

A nuk është shkëputje nga emri i All-llahut El-Vehab?!

El-Vehab, El-Vehabije.

E nëse thojnë se ky emër i mvishët Muhamed Abdul-Vehabit [All-llahu e mëshiroftë].

Së pari, ky atribut është i gabuar, sepse El-Vehabije aludon në emrin e All-llahut El-Vehab - që jep shumë, pra Ai që i dha këtij ummeti njerëz si shembulli i tij në këtë kohë të vështirë në të cilën u shfaq.

All-llahu dërgoi të Dërguar që t'i bëhet vetëm atij ibadet dhe mos t'i bëhet shirk. Andaj i mësoi njerëzit se tevhidi-të njësuarit e All-llahut është themeli i punëve dhe se shirku është asgjësues i veprave. Në këtë kohë, mes njerëzve ishin prezent lloje të shumta të shirkut, bidate shumë të përhapura, adhuronin varre dhe kube (tyrbe të ndryshme) dhe kërkonin ndihmë nga të vdekurit.

Atëherë, ishte në mesin e këtyre njerëzve një njeri prej evlijave - siç supozonin, kishte emrin Taxhë, dhe njerëzit ndoqën rrugën e tagutëve; i drejtoheshin atij zotime, kishin bindjen se ai sjellë dobi dhe dëm. E ai vinte tek ata për t'i marrur ato që ata i ofronin nga zotimet dhe pasuria. Ia mveshnin atij shumë tregime të çuditshme. Prejt tyre se ai ishte qorr por në fakt ai del nga qyteti pa pasur dikënd për t'a udhëzuar.

Poashtu, këtu ishte dhe një dru, i cila quhej Edh-dhi'b - Ujk, rreth se cilit vinin gra që dëshirojnë të lindin fëmij meshkuj, lidhnin për te disa copa petku te zhelosura, ashtu që fëmijët e tyre të shpetojnë nga vdekja dhe mëria.

Ishte dhe një shpellë në mal që e quanin "Bintul-Emir - Bija e udhëheqësit" dhe se disa keqbërësa deshën ta keqpërdornin vajzën e udhëheqësit, por ajo bërtiti dhe i bëri dua All-llahut [subhanehu ve te'ala] dhe asaj u hap shpella dhe iu mundësua për të ikur dhe kështu All-llahu [subhanehu ve te'ala] e shpëtoi prej së keqës. E disa nga ky popull injorant politeist filluan të shkojnë në këtë shpellë për të çuar mish dhe dhurata.

Kurse disa të tjerë nga burrat dhe gratë shkonin tek një pallmë e njohur në një qytet të caktuar dhe aty bënin veprat më të shëmtuara. Kishte grua, e cila po të ishte vonuar nga martesa shkonte tek pallma dhe e shtërngonte me duar atë dhe kërkonte nga pallma që ti largojë nga ajo vuajtjet, dhe i thoshte: "O ti pemë e shenjtë, dua të martohem para se t'më kalojë koha."

Të tilla ishin dhe pema e Ebu Dexhanës në El-Ajine, Kubeja e Rexhepit, Kubeja e Dirar bin El-Ezver, pema e dyskajshme që i gjasonte Dhatu Envatit, dhe të gjitha këto kube dhe varre adhuroheshin përveç All-llahut [subhanehu ve te'ala].  

Kishte dhe njerëz nga Sufitë që pasonin rrugën e sekularistëve prej Halulinjëve, të cilët kishin bindjen se All-llahu [subhanehu ve te'ala] gjindet në çdo vend dhe se Ai është  në brendësinë e krijesave. çdo gjë që sheh me sy është All-llahu. Nuk e dallonin krijesën nga Krijuesi. Mirëpo, njerëzit me këso lloj bindje kishin marrë shtrirje të gjërë në vendet e Nexhdit dhe vende të tjera. Ashtu dhe Mevlude që përmbanin shirk ua këndonin njerëzve. Kishte edhe libra, si: Delailul-Hajrat, Ravdatu-Rijahin, ne të cilat kishte  ndermjetësime pos All-llahut, që i lexonin para njerëzve në mevlud. Vepra të tilla filluan të përhapen në shumë xhami, u përhap dhe adhurimi i yjeve dhe besimi se ato luajn rol në ngjarjet e tokës. Të kërkuarit begati nga drunjët, gurët, të ngurtat; vepra këto të mëdha që pushtoi xheziren në Nexhd dhe vende të tjera.

Deshi All-llahu [subhanehu ve te'ala] që të lind ky vepërmirë, Muhamed bin Abdul-Vehab bin Sulejman bin Ali bin Muhamed bin Rashid Et-Temimi. Ebu Hurejra tha: "E dua fisin Temimi që atëherë kur kam dëgjuar tri gjëra nga i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve sel-lem], e prej tyre është se ai ka thënë për ta (Temimijtë): "Ata janë më të rreptit nga ummeti im ndaj Dexhallit." [Trasmeton Buhariu]. Ashtu në një hadith tjetër trasmetohet: "Shtiza më e gjatë e ummetit tim kundër Dexhallit është shtiza e Benu Temim."

Benu Temimët, në fillim, ishin kundërshtarë më të mëdhej ndaj thirrjes pejgamberike, mirëpo, më vonë, u bënë muslimanë dhe ata do të luajn rol të madh kundër Dexhallit.

Edhe Muhamed bin Abdul-Vehabi, All-llahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit më të ashpër ndaj dexhallëve (njerëzve që luftonin islamin), ai i luftoi ata, luftoi shirkun dhe mashtrimin.

U lind në vitin 1115 h., mësoi Kur'anin që në vegjëli. Në fillim, mori mësim nga Medh-hebi i Ahmed bin Hambelit. Poashtu mori mësime dhe nga babai i tij. Kreu obligmin-farzin e Haxhit. Iu dhurua të mësuarit dhe të shkruarit e shpejtë dhe ligjërimi i pastër. Ishte e çuditshme puna e tij; ishte i lëvizshëm në qytet; përfitonte shumë nga dituria, mësonte nga hoxhallarët, ku pati efekt të madh nga mësuesi i tij Muhamed Hajat Es-Sindij, i cili kishte prejardhje nga Sindi, mirëpo, jetonte në Medine, ishte Muhadith i dy qyteteve të shenjta, i cili kishte akide të pastër dhe nuk ishte në pajtim me shirkun që ishte prezent. U dëgjonte larg të kërkuarit ndihmë tek varri i Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] në Medine.

Muhamed bin Abdul-Vehabi nuk kishte horizont të ngushtë, ai merrte udhëtime në vende të ndryshme dhe jasht xhezirës; në Irak, Basre dhe vende të tjera, kështu që mori dituri nga mësues të ndryshëm.  

Pasi u kthye nga udhëtimet që mori për shkak të diturisë, filloi me detyrat më të rëndësishme; thirrjen e njerëzve në Tevhid-besim të pastër, luftimin e shirkut dhe ndryshimin e gjendjes që mbizotëronte. Ndjeu se kjo është një përgjegjësi e madhe përballë dinit të All-llahut [subhanehu ve te'ala] sepse shirku dhe kufri ishin përhapur me të madhe. Kështu filloi me dave-thirrje, filloi me reforma në El-Ajine, në Durije, dhe kështu u bashkua me dijetarin Muhamed bin Su'ud dhe me të tjerë për t'a ngritur fenë e All-llahut [subhanehu ve te'ala].

Filloi me prishjen e tyrbeve, të cilat ishtin të ndërtuara mbi varrin e Zejd bin El-Hatabit dhe varrin e 600 luftëtarëve. Pastaj prishjen e kubës së Dirar bin El-Ezver, me prerjen e pemëve që u adhuronin pos All-llahut [subhanehu ve te'ala] dhe që njerëzit u kushtonin lloje të ibadeteve, të gjitha këto i rrënoi dhe i preu, All-llahu e mëshiroftë.

Filloi kjo thirrje në tevhid të ketë sukses, dhe njerëzit panë me sytë e tyre se këto gjëra që i madhëronin pos All-llahut nuk kanë mundësi që të largojnë nga vetja e tyre të keqën dhe as që posedon dobi dhe se ato u asgjësuan dhe u shkatërruan dhe nuk ndodhi asgjë.  

Filloi efekti i punës të ndikon në zemra. Mësuesi i nderuar [All-llahu e mëshiroftë] filloi t'i thërrasë njerëzit duke i këshilluar në formë të bukur, duke iu përkujtuar atyre obligimet, duke iu qartësuar atyre fenë, dhe kështu nuk e la pas dore as shkrimin. Librin e parë, të cilin e shkroi ishte libri "Et-Tevhid el-ledhi huve haku-llahi alel-abidë", libër ky që sot e kësaj dite mësohet në vende të ndryshme.

Me qenë se kundër kësaj thirrje kishte nga ata që kundërshtonin, që ishin pjestarë  dhe adhurues të varrëve, iu desh që t'a largojë këtë pengesë me forcë, nëse nuk bindeshin me këshilla dhe butësi, në mënyrë që të triumfojë besimi i pastër. Njerëzit e këtyre varrezave, injorantë dhe politeista filluan të bëjnë tollovi dhe t'i kundervihen mësuesit, t'i shpallin armiqësi, t'a poshtërojnë autoritetin e tij. Shkruan shumë nga vende të ndryshëm që njerëzve t'ua tërheqin vërejtjen nga ai. Madje, ata përgaditën edhe ushtri kundër tij, pasi që kishin edhe përkrahje ekonomike nga njerëzit e varreve dhe mushrikët.

E kështu All-llahu [subhanehu ve te'ala] i hapi vend mahnitës mësuesit. I dha sukses dhe e ndihmoi që të ngritet feja dhe besimi i pastër. Ishte i ndershëm, nuk mirrte të holla nga njerëzit siç merrnin të tjerët. E rëndësishme për të ishte vetëm që të jep dituri. Ai kishte nxënës, ndihmëtarë, solidarë, të cilët i dërgonte për të shpërndarë fenë dhe për dave. Ai u'a mësonte tevhidin-njëjshmërine e All-llahut [subhanehu ve te'ala], u lexonte atyre libra. Saqë filloi të marrë hov nga vendi në vend, nga qyteti në qytet, në Nexhd dhe jasht tij. Gati sa çështja u bë e madhe dhe serioze, për këtë arriti në armiqësi me ata që deshën t'a ndërprejnë këtë thirrje të begatshme. E pse jo, kurse All-llahu [subhanehu ve te'ala] thotë në Librin e Tij të ndershëm për mushrikët: "Luftoni ata derisa sa mos të ekzistojë shirku dhe kufri dhe të gjykohet me fe..."

Ashtu thotë All-llahu [subhanehu ve te'ala]:  

"Ne i dërguam të dërguarit tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësin që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotrues." [El-Hadidë, 25]  Pra, e zbriti Librin që të gjykohet me të dhe zbriti hekurin që t'i luftojë me të kundërshtarët e Librit.

Mësuesi nuk pushoi së thirruri dhe kjo thirrje  mori shtrirje të madhe, por më vonë iu shfaqën armiq, të cilët dëshiruan të ngritin armët kundër kësaj thirrje dhe t'a ndërpresin shtrirjen e saj. Këtu e pa mësuesi se patjetër duhet me hekur të luftohen ata që armiqësojnë Kur'anin. E kështu u ngrit Xhihadi në rrugën e All-llahut kundër mushrikëve, ku All-llahu e ndihmoi shejhun.

Jetoi jetë të begatshme deri në vitin 1206 h.. Ndërsa, pas vete la, shkresa, libra; brenda xhezirës dhe jashta saj. La thirrjen dhe qartësimin e shumë çështjeve, i denoncoi shumë dyshime.

Kështu All-llahu i sprovon punëmirët me njerëz, të cilët e poshtrojnë figurën e tij, e shajnë, shpifin për të. Por, kjo është rruga e Pejgamberëve. A nuk thanë për të dërguarin tanë [salallahu alejhi ve sel-lem] magjistar, gënjeshtar, i çmendur...?

U akuzua me akuza të shumta. Prej tyre gjoja se ai e ka bërë të lejuar derdhjen e gjakut (të muslimanëve), i ka bërë shumë muslimanë pabesimtarë. Ai shumë herë ka cekur se ai nuk e lejon derdhjen e gjakut të muslimanëve, mirëpo, ai i lufton mushrikët. E kur vallë ishte tek ai e ligjshme vrasja e muslimanëve?! Kurse ai shumë mirë e ka pas të ditur se nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit përveç në tre raste, të cilat janë ligjore në dispozitat islame.

Ai, para njerëzve ligjëronte me hadithin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem]: "Jam urdhëruar t'i luftojë njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç All-llahut..." dëshmi që duhet të jetë reale, e jo që mbetet në majët e gjuhëve. Kjo dëshmi duhet t'i përmbush kushtet e veta, kështu derisa të adhurohet All-llahu dhe të mohohet çdo tagut. Kjo ishte dhe thirrja e Pejgamberëve: "Të adhuroni vetëm All-llahun dhe të largoheni tagutëve!"

E ndërsa ai që me maje të gjuhës thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç All-llahut pastaj i nënshtrohet tagutit dhe e adhuron atë përveç All-llahut [subhanehu ve te'ala],atëhere kjo nuk llogaritet dëshmi.  

Allahu [subhanehu ve te'ala] thotë: "E kush e mohon tagutin e i beson vetëm All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm." [Ali Imranë, 256]

E njeriu, atëherë kur t'i kalojë kufitë në pasimin e dikujt, apo nënshtrimin ndaj tij, apo të adhuruarit pos All-llahut është tagut që duhet luftuar. Gjithashtu luftohen edhe ata që dëshirojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e tij.

Gjithashtu, shejh Muhamed Abdul-Vehabi i ka bërë të qarta rregullat ndaluese të tekfirit - konsiderimin e njerëzve si jobesimtarë. Ashtu që nuk i takon çdokujtë të shpejtojë në tekfir. Së pari, duhet patjetër që të bëhet me dije, duhet patjetër të jetë çështja e qartë dhe të largohen të gjitha dyshimet. Ka mundësi që personi të mos ketë dituri, le t'a mësoi. Ka mundësi të ketë dyshime, le të diskutojë me të. Ka mundesi që të jetë i presionuar e në këtë rast nuk nxirret nga besimi.

Gjithashtu mësuesi u akuzua me padrejtësi dhe zullum. Mirëpo, po t'i shohësh letrat dhe librat e tija, me të cilat thërriste, gjen në to butësi dhe fjalë të ëmbla. I thoshte: O filan, unë nuk po të thërras në rrugën e sufive, e as tek ndonjë fekih, as tek metoda e apologëve - kelamistëve apo tek ndonjëri nga imamët. Por, unë të thërras tek All-llahu i Vetëm, që nuk ka shok. Të thërras në Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut [salallahu alejhi ve sel-lem].

Ai thërriste me urtësi, ishte shumë i qetë gjatë manipulimeve me kundërshtarët. Ai fillonte me fjalë të buta: Ka mundësi o filan që të jesh si shembulli i Farukut (Omerit, All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili All-llahu me të ndau të vërtetën nga e kota, apo të posedosh rrugën e tij.

Ai gjithashtu thoshte se ne e shohim obligim respektimin e imamëve të muslimanëve, qoftë ai i ndershëm apo mëkatarë, me kusht që mos të urdhërojnë në mëkate. Ai pohoi se nuk ngritë krye mbi udhëheqësin e muslimanëve, e as mbi imamin e tyre besimtarë, i cili i udhëheqë për tek adhurimi i All-llahut [subhanehu ve te'ala] të vetëm.

Kundër mësuesit disa kryqtarë thurrën intrigë, dhe këta patën përkrahje nga disa pashallarë për ta luftuar këtë thirrje. Kjo është shumë e qartë në shkrimet, ligjërimet e tyre dhe për një gjë të tillë po dëshmon historia.

U përhap shumë thirrja e shejhut dhe arriti në vende të ndryshme. Por, atë gjithnjë e shoqëronte armiqësia nga palët tjera. thirrja e tij u shkaktonte mërzi dhe vuajte disa haxhinjëve.

Por mëgjithatë, kjo thirrje depërtoi deri në qytetët e Hindit, në qytetët e Jemenit dhe shumë qytete të tjera. Disa nga dijetarët e Hindit dhe Jemenit thurrnin rreshta dhe poezi për mësuesin, dhe i shfaqnin përkrahje.

(Këtu është e cekur një poezi, të cilën nuk e kemi përkthyer. v.p.)

Krahas kësaj, atij iu bënë edhe armiq në numër, dhe këta haxhinjtë, të cilët ktheheshin në vendet e tyre dhe akuzonin shejhun me kufër, sekularizëm, zindikë, tekfir... Megjithatë, ai vazhdoi në rrugën e tij derisa para vdekjes iu përgjigjën thirrjes se tij afër një milion e gjysëm persona.

Për te, shkruanin edhe dijetarë të shumtë nga Iraku, Jemeni, Shami, Egjipti, duke e përkrahur atë. Ku në të njejtën kohë kishte kundërshtarë, të cilët shkruanin kundër thirrjes së tij.

All-llahu [subhanehu ve te'ala] ka thënë: "Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e mos të vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët." [El-Ankebut, 1-3]

Kurejshët shumë punonin që vizitorët e qabes, të cilët vinin në Mekke t'ua mbushnin mendjet me të pavërteta kundër Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe thirrjes së tij. Saqë disa që erdhën në Mekke i mbyllnin veshët me pambuk që të mos të dëgjonin thirrjen e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].  

Kjo ishte vepra e tyre, dhe mësuesit i mveshën shumë të pavërteta dhe deshi All-llahu që kështu të vazhdojnë këto akuza, që në kohën e kaluar e deri më tash.

Thuhet se një herë, një tregtar musliman kishte ra në armiqësi me një tregtar hindus për shkak të një artikulli. Muslimani ishte hidhëruar shumë në të dhe vendosi që t'ia prish tregtinë e hindusit. Hyri në xhami dhe hapi lajmin se hindusi është vehabist. Njerëzit moren të largohen nga duqani i hindusit dhe ta urrenin atë dhe e bojkotuan. Hindusi nuk kishte zgjidhje tjetër për t'a rikthyer punën e tij tregtare përveç të shpallë në masë se ai është penduar nga vehabizmi dhe është kthyer në hindizëm. Pra, paramendoni se në ç'farë mase ka arritur devijimi!

Udhëtuan disa dijetarë nga Nexhdi në Hind për të diskutuar me disa dijetarë, të cilët kishin rënë në grackën e akuzave kundër thirrjes se shejhut. Njëri nga ata (nga dijetarët e Nexhdit) mori një libër të shejh Muhamed Abdul-Vehabit dhe ia largoi kopertinat, në të cilat ishte emri i autorit dhe e la mbi tavolinën e dijetarit nga Hindi. Kur erdhi ky dijetari, e mori librin dhe e lexoi dhe i la shumë mbresa dhe tha: "Sikur ta dija se kush është autori i këtij libri? I tha një nxënës: "Autori i librit është ai që ti ligjëron kundër tij, the flet për te me bindje që i ke fituar nga akuzat e rrejshme. Ai është Muhamed bin Abdul-Vehab. Prej këtu, u bë thirrësi më i madh në Hind duke pasuar thirrjen e mësuesit, All-llahu e mëshiroftë.

Ndërsa kundërshtarët e fesë ende në këto ditë nuk ndalën nga shpifjet nënçmuese kundër thirrjes se tij, All-llahu e mëshiroftë. Gjithnjë ngjallin fanatizëm dhe nxitjen e kundërshtimëve dhe duke ngjitur llagape si "vehabistë".

Përse e bëjnë këtë?

Sepse kjo ishte thirrje e begatshme, ishte thirrje që ngjalli Sunnetin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Por, thirrja në Kur'an dhe Sunnet atyre shumë ua prish rehatinë. Ata dëshirojnë që me akuzat që bëjnë t'i përfitojnë njerëzit dhe t'i fusin në rradhët e tyre.

Kjo njëherit është dhe në favor të kryqtarëve, të cilët dëshirojnë që sa më shumë të ngritet kundërshtim ndaj kësaj thirrje duke i përfituar njerëzit që armiqësojnë këtë thirrje dhe njëkohësisht t'i poshtrojnë edhe ata që i kanë pranë veti nga muslimanët.

Kur u bë e qartë e vërteta, dështoi plani i tyre dhe dhashtë Zoti, nuk do të kenë mundësi t'i ofrojnë thirrjes së vërtetë ndonjë të keqe.

O Zot, na inspiro udhëzim, na mbro nga të këqiat tona, na mundëso ta shohim qartë të vërtetën dhe ta pasojmë atë. Na mundëso o Zot ta shohim të pavërtetën si të pavërtetë dhe të ikim nga ajo. E kjo ishte e gjitha ajo që desha të them dhe nga All-llahu kërkoj falje për vete dhe për ju, gjithashtu nga Ai kërkoni dhe ju falje, sepse Ai është që falë shumë dhe është mëshirues

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 12-07-2005, 08:28:37
shkruajti Stripped>Te gjithe grupet ndoshta thone se e pasojne kur'anin dhe sunetin, por sic thash me siper, fjala ndryshon nga vepra. Dhe dije se ka prej grupeve qe pasojne ato sunete qe u deshiron qefi i tyre, dhe i kundershtojne ato qe u deshiron perseri, qefi i tyre.

Se kush eshte i sakte, nuk ka pse te lodhesh trurin duke pyet. Mjafton qe te lexosh Kur'anin, te lexosh Sahihet e Buhariut dhe Muslimit, dhe ateher do te shohesh se kush ka te drejte.




Me duket se keto fjale jane per ty apo ju qe pasoni ato cka ju do qefi juaj dhe i kundershtoni ato qe deshironi ju.
Edhe une po te them mjafton te lexon Kuran dhe ti permbahesh haditheve te sakta te profetit dhe do te shohesh se kush ka te drejt.
Mua as Kurani e as profeti nuk me kan obliguar te lexoje (hadithet e dyshimta) te Buhariut dhe Muslimit.

  • Postime: 403
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 12-07-2005, 08:44:52
........ka prej grupeve qe pasojne ato sunete qe u deshiron qefi i tyre, dhe i kundershtojne ato qe u deshiron perseri, qefi i tyre.....

Mund te cekesh per cilet grupe e ke fjalen ketu?

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 12-07-2005, 11:21:08
Zeri Im, a e din ti se libri me i sakte ne Islam pas Kur'anit Famelarte eshte Sahihu i Buhariut dhe Muslimit???

Dije mire, se Pejgamberi ndoshta nuk te ka urdheruar te lexosh hadithet, por te ka urdheruar qe ti pasosh ato. Dhe per te pasuar dicka, duhet qe patjeter te kesh njohuri per te. Dhe njohuria fitohet me ane te leximit apo degjimit te Imameve, dijetareve dhe besimtareve te forte.

Dhe dije se libri i Buhariut dhe Muslimit quhet SAHIH, qe dmth saktesi, apo merret vetem me hadithe te sakta apo te forta, dhe jo ashtu sic mendon ti, se merret me hadithe te dyshimta.

Nuk me mbetet tjeter, vec te uroj qe Inshallah Allahu te ndihmon dhe te udhezon, sepse nese fillon te dyshosh ne saktesine e gjerave, ateher ka mundesi qe nese vazhdon te dyshosh, ateher mund te dyshosh edhe ne Allahun.

Temat e fundit