Bektashizmi/Pa atdhe s'ka fe!
Bektashizmi është një dege e fesë islame, e cila merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Është njëra ndër rrugët e formuara shumë kohë pas përfundimit të shpalljes në tërësi të fesë islame dhe që predikon se e udhëheq pasuesin e kësaj rruge ("besimtarin mysliman") dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Si doktrinë e praktikë fetare islame, bektashizmi pretendojnë se i ka rrënjët në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed e të imamëve, të cilët ata i konsiderojnë për të shenjtë, i cili respekton të gjitha fetë monoteiste.
Historia flet se bektashizmi është themeluar nga Haxhi Bektash Veliu në shekullin XIII. Në kohën e tij kishte 320 misionarë islamë, që i shpërndau në shumë vende të botës. Ky besim është zhvilluar si një proces i gjatë edhe nga pasuesit e tjerë të Haxhi Bektash Veliut si: Ballëm Sulltani, Shah Kalanderi, Sersem Ali Dede, Tyrabi Ali Dede, Muhamed Perishian Dede, Hasan Dede, Ibrahim Dede, Halil Haqi Dede, Haxhi Fejzi Dede dhe Sali Niazi Dede etj. Ky proces i parreshtur ndikimi dhe shkëmbimi të ndërsjelltë me përvojat e mësimet më pozitive të çdo kohe dhe vlerat e veta ruajti dhe pasuroi trashëgiminë e një tradite të shkëlqyer ndër shekuj të kombeve dhe popujve në botë. Pikërisht në sajë të këtij procesi të paprerë, bektashizmi u bë i njohur në gjithë botën për shpirtin e lartë hyjnor, e besimin e patundur te Allahu dhe mësimet e Kuranit.
Me strukturën e veçantë të organizimit, teqetë luajtën një rol të rëndësishëm në vende të ndryshme të botës. Baballarët e dervishët, arritën një shtrirje gjeografike në Azinë e Vogël, Turqi, Iran, Irak, Egjipt, Rumani, Hungari, Bullgari, Jugosllavi, Greqi, Shqipëri, etj. Është e njohur në dokumente arkivore dhe literaturën bektashiane se bektashizmi kishte qendrën e përgatitjes së dervishëve në Kolegjin më të madh në Dimotekë të Bullgarisë, ku mësonin rreth 400 dervishë në vit. Kolegji kishte një nga bibliotekat më të pasura në botë. Bektashizmi mori fizionominë si një strukturë me individualitet të veçantë, duke u bërë pjesë e historisë dhe pasurisë shpirtërore kombëtare të çdo vendi në botë. Kjo vlerë indentifikohet me aftësinë e bektashizmit, për t'ju përshtatur kohëve, vendeve, qytetërimeve dhe problemeve të ndryshme me urtësinë dhe tolerancën në bashkëjetesën me të gjitha besimet e tjera.
Evlia Çelebiu në përshkrimet e udhëtimin "Sejahatname" midis të tjerave thotë se, 700 teqetë bektashiane të cilat ekzistojnë në Turqi, janë themeluar nga shtatëqind dervishët e Haxhi Bektashit e ato u përhapën në gjithë botën. Në shekullin XIII, Haxhi Bektash Veliu, dërgoi në juglindje të Evropës dhe Shqipëri dervishin e mirënjohur Sari Salltikun...
RD