×

Historia e lindjes se komunizmit dhe feja

Historia e lindjes se komunizmit dhe feja

· 16 · 3253

  • Postime: 1
velerorja
ne: 01-01-2009, 15:55:16
E vërteta për lindjen e komunizmit dhe vlerat fetare të asaj kohe kur lindi kjo rrym e re ideologjike duket se edhe sot e kësaj dite nuk kuptohen sa duhen . Imazhe interesante të kësaj të vërtete na sjellë përmes romanit "Nëna" shkrimtari rus Maksim Gorki , ...

Ja në vazhdim po e hapi këtë tem me disa citate interesante marr nga romani:
...Ata edhe Zotin na e shkëmbyen ; të gjitha qkanë në dorë i drejtuan kundrejt nesh !...Në kishë neve na tregojnë një gogol.Zoti duhet ndërruar nëno , duhet pasruar! Atë e kanë veshur me gënjeshtër e me mashtrim. I shëmtuan fytyrën që të na e vrasin shpirtin!...Zoti është në gjykimin e njeriut dhe jo në kishë ,sa për kishën ajo është varri i Zotit...Njeriu s'bëhet i shenjtë vetëm duke shikuar korën!...Nëpër qytetet kish tempuj të stolisur me gjëra të arta e të argjenta , që s'i duheshin  gjë Zotit, kurse në dyert e tyre dergjeshin varfnjakët ,duke zgjatur dorën për një lëmoshë...


Shtrohet thjesht një pyetje : Qfar i shtynte fshatarët e varfër , shtresat më të shtypura të shoqëris të merrnin këtë qëndrim indiferent ndaj fes dhe vlerave fetare të saj???!!!!...
Duket se në at kohë fatkeqësisht drejtuesit fetar dhe tempujt fetar ishin jo vend i lutjes dhe i faljeve por ishin tmerri vet për shtresat e shtypura.Përfaqësue sit fetar të asaj kohe ishin lidhur ngusht me pushtetin me Carin , ata bile qdo lëvizje dhe qdo përpjekje të ndonjë rryme të re për tu lirar nga kjo zgjedhë e quanin degradim , degjenerim dhe dënim nga Zoti sepse sipas tyre këto rryma po mohonin thellë Zotin...E vërtet e hidhur sido që të jetë sepse këta të ri (është fjala për rrymat e reja komuniste që lindën në at kohë ) duket se me të vërtet pak ,shum pak po mërziteshin se a duhej shkuar në kishë ,a duhej falur...etj ,sepse duhej brengosur shum për faktin a kishin për të mbushur mjaft barqet me bukë , a do ti shpëtonin burgjeve , a kishte ndonjë mënyrë , qoftë edhe një mënyrë të vetme për të dal nga ky terr i zi , ...dhe se jeta po rridhte pa ndonjë kuptim...
Një gjë është mjaft e qartë ,në një farë mënyre duket se këto rryma të reja që lindën e që më vonë u shëndrruan në një forc sunduese që përfshiu gati tërë ballkanin e tutje , vërtet që mohuan qdo gjë fetare , qdo gjë që kishte lidhje me Zotin,...për ta shpëtim i vetëm ishte bota materiale ...Po mirë sipas të vërtetës që flet historia e këtij romani na shkon në mendje të bëjmë disa pyetje : ,... Në cilat citate nga bibla flitet për  ndarje në mes klasash ,ngjyrave , racave , gjinive ,..., në cilat citate nga bibla flitet për shtypje ,agresivitet ndaj kujdoqoft etj etj ,... A ka qenë i dërgari ,mesihu si shpëtimtar a si robrues i njerëzis ,apo mos ishin vet shtresat e farfëra dhe të shtypura bashk me të?!!!,... ,o s'kanë faj ,jo të rinjët komunist që hodhën posht vlerat fetare të asaj kohe sepse fatkeqësisht vlerat fetare kishin humbur qdo kuptim të vlerës së vërtet,... Po ku e mer Kisha fajin e vet të asaj kohe se!!!..........
« Editimi i fundit: 01-01-2009, 17:57:39 nga M A X »

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#1 ne: 01-01-2009, 17:14:34
  Ti  Velerore... Pak  guximshem  po  ngatrrohesh  nëpër  këto  fije... Ke  filluar  nga  gjysma. A e  ke  lexuar  Platonin  ndonjeher? Jo! Sigurisht. Hiqja REPUBLIKES së  Platonit  idenë  që  ka  për  përsosmërinë, idenë  mbi apsolutin-ten, (Të  bukurën  apsolute),  dhe  ajo, republika  do  t'funksionoj  si  një  sistem  shtetror  që  komunistet  e  kthyen  në  jetë. Pra  komunizmi   nuk  është  i  ri. Përndryshe  nëse  e  keni  lexuar  Republiken  do  t'shifni  se  Platoni  shtronte  idenë  e  sundimit  të  popullit  me  një  sistem  piramidal, në  krye  filozofët, në  mes  mbrojtja  e  hekurt  nga  një  ushtri  e  fuqishme  dhe  poshtë  vegjëlia. Dhe  çdogjë  do  t'funksjononte  përkryeshmërisht  nëse  ishte  brenda  sistemit. Secili individ  që   do  t'a  kundërshtonte  Republiken  do  t'ishte  jashtë   sistemit. E përsëris, JASHTE  SISTEMIT.
 Të  jesh  jashtë  sistemit  d.m.th  të  jeshë  kundër  tij. Arti, filozofia, teologjia...etj, etj, duhej  të  ishin  në  shërbim  të këti  sistemi, në  të  kundërtën  përjashtoheshin. Dhe  të  përjashtohesh d.m.th  të  vritesh  pa  të  drejt  vetëmse  ke  një  ideal  më  ndryshe  sesa  ai  që  e  udhëheq  shtetin. Të  burgosesh  sepse  rrebelohesh, të  internohesh  pa  të  drejt, të  jeshë  një  ngjyrë, të  futesh  në  të  njejtën  këmishë  sepse, sepse...Sepse  sistemi   ekërkon  një  gjë  të  ktillë.
 ...KUjtoj   MIHAIL BULGAKOVIN, dhe  romanin  e  tij, kryeveprën  e  tij  "MJESHTRI  DHE  MARGARITA", i  cili  roman, në  fillim  u  botua  me  një   cenzur  të  papar  në  revisten  MOSKOVA. Për  faktin  se  pranonte  egzistencen  e  Krishtit,  si  ide  që  brenda  një  shteti  që   ishte  deklaruar  si  i  pafe, zyrtarisht... Ngjarje  që  m'kujton   Petro  Markon  dhe  romanin  e  tij  NJE  EMER  NE  KATER  RRUGE...Dhe  shumë   disident  të  tjerë..., që  luftuan  me  pendë  në   dorë... Pra  poshtë  Ateizmi!!!

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#2 ne: 01-01-2009, 22:36:18
Pra  poshtë  Ateizmi!!!

Me duket mua, apo ti po e barazon ateizmin me komunizmin?

  • Postime: 287
CentauR.
#3 ne: 02-01-2009, 10:38:57
Lavdi zotit që na krijoi të gjithëve injorantë. Dhe unë jam i gëzuar që, kur ne i ndryshojmë planet e krijuesit tonë në këtë drejtim duhet ta bëjmë, duhet ta bëjmë këtë me përgjegjësinë tonë
 Mark Tuein


Sa për kujtesë ...

Ateizmi nuk është komunizëm

Të vësh para përgjegjsisë ateizmin për vdekjen e 10 ose 20 milionë njerzëve në shekullin e XX është injorancë ose demagogji e pastër, e pabazuar dhe mashtruese. Të barazosh ateizmin me komunizmin dhe të bësh ateistët përgjegjës për krimet e disa regjimeve diktatoriale komuniste është taktika e vetme e fetarëve për të kritikuar dhe bërë fajtor ateizmin.

Kritikuesit e zellshëm fetarë harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, faktin se egërsia e mbretërisë kine të Mao Ce Dunit, rregullat gjaksore të Stalinit, Enverit, Çausheskut me shokë nuk u përgatitën në emër të ateizmit, ata thjesht përdorën ateizmin si armën e tyre kryesore për eleminimin e religjoneve që i kishin pengesë për manipulimin ekskluziv të turmës. Këtu mund të bëjmë një paralelizëm ndërmjet dy ideologjive.

Përse nuk kujtojnë këta “kritikë” ateistët si Mark Tuejni, Niçja, Demokriti, Bethoveni e plot të tjerë?!

Ateizmi nuk është as ideologji dhe as një sistem politik, është thjesht mospasja besim në një "qenie supreme". Por zakonisht ateistët shihen si shembulli konkret i ligësisë ose më saktë të të quash të pafe qëndron në majat e hit listës së sharjeve teiste.


http://ateistet.org
http://www.zeriyt.com/habia-filozofike/ateistet-t13965.390.html
--------------------------------------------------------------------------------------------

Ateizmi, një ideologji !?

Një ideologji është kolona vertebrale e një doktrine, miti, besimi, etj etj .. që udhëheq njerëz të veçantë, lëvizje sociale, institucione grupe e klasa të ndryshme. Ekzistojnë dy elementë bazë të nevojshëm për një ideologji :
E para, ajo duhet një sistem idesh dhe besimesh dhe e dyta, ky grup duhet sigurojë udhëheqje


Citoje
IDEOLOGJI - Sistem idesh e pikëpamjesh politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare, që shprehin interesat, qëndrimin e kërkesat e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi politiko-shoqëror etj., si pjesë e superstrukturës dhe që pasqyrojnë, në fund të fundit, marrëdhëniet ekonomike; botëkuptim

Asnjëra nga këto nuk i përshtatet ateizmit. Ateizmi në vetvete është mohimi i besimit, dhe për më tepër nuk është aspak besim e jo më udhrrëfyes për një grup. Ateizmi në nuk ofron bazë morale, sociale ose politike megjithse shpesh ai përdoret për tu bërë pjesë e një ideologjie të caktuar, por asnjëherë nuk mund të bëhet ideologji në vetvete.

http://ateistet.org

  • Postime: 287
CentauR.
#4 ne: 02-01-2009, 11:51:34
Po ta shohësh me kujdes dogmën komuniste do vësh re se është një fotokopje e monoteizmit (çifuto-arab) dhe qëllimi i vetëm është NËNSHTRIMI

Atëherë kush do më ndihmojë të gjejmë të përbashkëtat e fesë së re, komunizmit, me fetë e mëparshme ? po filloj vetë ...

Parajsa e frymorëve u shëndrrua në Komunizëm, humbja e parajsës (komunizmit) filloi me Mëkatin Fillestar, shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, Shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet ideve hyjnore nga të dërguarit e perëndisë ose në rastin e fundit nëpërmjet Proletariatit hyjnor dhe misionit të tij shkatërrimin e së keqes satanike, Kapitalizmit. Zoti (Partia) kujtohet të sjellë me vete dhe librin e mësimeve ideologjike të pakundështueshme për delet me dy këmbë dhe kush e kundërshton ose mohon është armik ose heretik, satanist ose revizionist.

Monoteizmi vret në emër të dashurisë për zotin, barazisë para tij, dëbimin e satanait nga delet e perëndisë ose robt e allahut.

Komunizmi vret në emër të dashurisë së partisë gjithmonë dhe të gjithë të barabartë para zotit të ri, nuk bëhen dallime në ekzocizmin komunist duke hequr qafe të keqen, agjentët imperialistë, diversantët, kulakët etj etj

Por dhe nqs këto dështojnë (si në të shumtën e rasteve) nuk është asnjëherë faji i tyre por i njerzve që nuk e kuptuan ashtu si duhet rrugën e drejtë dhe e deformuan atë në bashkpunim me satanain dmth kapitalizmin.

Absolutizëm !?   hmmmmm:  nuk e di ...

Por po e mbyll me shprehjen: Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#5 ne: 02-01-2009, 20:10:22
PO  Syrgjyn, po  e  barasvlersoj. S'e  kam  barazvlersuar  unë  por  ata  vet  e  kanë  barazvlersuar. Materjalizmi  si  koncept  rrjedh   prej  Darvinit  e  këndej, por  nënshtrimin  siç  thot  C.entau.r  nuk   është  i  njejti. Te  monoteizmi  islamik  kerkohet  nënshtrimi  ndaj  Zotit  dhe  jo  njeriut  dhe  ky  është  dallim  i  madh.
 Islam - dmth  nënshtrim, ose  paqe  ndërmjet  Krijuesit  dhe  krijeses. Ndersa  komunizmi  eshte  nënshtrim  ndaj  sunduesit njeri. Nen  1; nën  dy; Islami   kërkon  nënshtrim  me  dëshirë  dhe  vullnet, duke  e njohur  Zotin  përmes  arsyes.
 Ajetet  e  para  qe  i  zbriten  profetit  Muhamed s.a.a.v.s  janë  këto : ME EMRIN E ALLAHUT MESHIRUESIT MESHIRBERSIT; Lexo dhe  mso  ne  emer të  Zotit  tënd  që  ka  krijue  çdo  gjë... (XHUZI AME; SURJA el alek...)...Dmth  në  islam  kërkohet  t'a  njohesh  Zotin  përmes  arsyes. Ndersa  në  komunizëm  dhe  në  çdo  filozofi  materjaliste, që  e përjashtojn  egzistencen  e  Zotit, nuk  ka  nevojë  të  jeshë  i  arsyeshem, sepse  gjithçka  çka  duhet menduar  e  çka duhet  ideuar   është  hegjemoni-udhheqsi-sunduesi- i  ati  shteti  qe  si  të  doni  ju  quajeni.
 Dhe  edhe  njeher  Syrgjyn  mire  e  keni  vrejtë, poshtë  ateizmi.

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#6 ne: 02-01-2009, 20:35:33
AHhhhhhha  C.entau.r   s'tpaskam  lexuar  me  vëmendje. Më  vjen  keq  shoku  i  besimit  të  mosbesimit. Ndoshta  s'më  ka  shkuar  mendja  te  Niçe, Demokriti  ...Kam  shkuar  pak  më  larg. Te  Babai  i  filozofisë  te  Platoni. Dëgjo, e  kam  një  pyetje...po  pse  pra  s'po  e  kuptoj  një  gjë  pse  gjith  ata  MaoCeduNat e  tu  ishin  ateista? Me  gjith  respekt  që  kam  për  ty  dhe  gjith  të  tjerët  këtu...Me  qjef  do  t'a  kisha  zhdukur  ateizmin  në  çfardoforme (madje  edhe  me  dhunë)  mbi  sipërfaqe  t'botes  por, po  ma  ndalon  Kur-ani  rrepsisht, bile  po  më  thot, respektoji  ata... Vllaqko, kushdoçofsh  ti... Islami  nuk  është  dhunë, prapambeturi...etj, etj. Ai  është  mënyrë  e  jetës. Krishterizmi (vllezer  krishter  me  falni  që  po  marr  guxim  të  flas  në  emrin  tuaj) thrret  në  paqe   mbi   njerzimin, kjo  s'është  dogmë  as  demagogji. Prandaj  z.C.entau.r  unë   nuk  kam  shkruajtur  askund  që  ateizmi   ka  kryer  krime, por  ata  që  kryejtën  krime  si MaoCEduna, Enverista -ishin  A T E I S T A...(Kjo  e  ka  nifar  kuptimi  megjithatë) . Ndërsa  ti  mbaje  fenë  tane  lirshëm  vllaqko. Fenë  e mosbesimit. Edhe  nëse  unë  vi  në  pushtet, t'betohem  në  emër  të  Atij  që  n'doren  e  Tij  është  shpirti  im (po  bëhem  pak  spiritual) do  t'mbrojë, jo  pse  të  dua, e  as  që  t'friksohem  por  sepse  kshtu  m'urdhëron  Zoti  im...

  • Postime: 95
Sociologu03
#7 ne: 02-01-2009, 23:00:51
Nje punim shkencor ne lidhje me kete teme do ta gjeni ketu:


http://www.harunyahya.com/albanian/liber/darwinizmi/darwinizmi.php

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#8 ne: 03-01-2009, 00:29:01
  Nuk  e kam  ditur  që  n'kët  vend  frekuentojnë  edhe  ateistat. Dhe  kam   menduar  se  kjo  specie   është  në  zhduke  e  sipër  për  faktin  se  sot, në  kohën  kur  shkenca  vërteton  egzistencën  e  një  Dije  apsolute  si  planifikuese, krijuese   të  gjith  ksaj  që  e  shohim  dhe  nuk  e  shohim, është  demode  t'mos  besosh  në  Zot. (Edhepse  mosbesimi  është   njëfar  besimi, s'ka  njeri  që  nuk  beson  në  diçka...). Por meqë islami  si  fe, mbështetet  fuqishëm   në  argumentime, dmth në  arsyen   si  koncept  njohje  do  t'i  lutesha  secilit  prej  jush  kushdoçoftë  nga  grumbulli  i  ateistave  të  m'a  dëshmoni  mosegzistencen  e  Zotit, Apsolutit, All-llahut  me  çfardo  dëshmije  bindëse  dhe  unë  do  t'bëhem  i  juaji. Nuk  kam  frikë   t'a  ndrroj  besimin, sepse  ndoshta  zbuloj  rrugë  dhe  mnyra  tjera  për  t'a  kuptuar  të  vërtetën. Veç  me  një  kusht, që  të  jeni  bindës... T'ma  dëshmoni  pse   nga  ne  njerzit   s'doli  një  qenie  tjetër, më  e  përsosur, si  rezultat  i  evoluimit   të  qenieve  njerzore. Ose, ose, mos  t'hyjmë  aq  thellë, shpjegomani  vetëm  një  proces, si  arrinë  po  e  zëmë  merimanga  t'përcjell  tek  pasardhësit  e  saj  aftësinë  e  thurjes  së  pelhures  edhepse  nuk  ka  tru - si  njeriu  dhe pasardhësit  e  saj  nuk "edukohen",  pra  t'ma  shpjegoni        i n s t i k t i n  që  trashigohet  tek  brezi  i  ri  i  merimangës. Si  ndodhë  kjo? Ose  tek  bleta?...Harroje, kto  mbase  vërtet  nuk  t'kan  shkuar  ndërmend  kur  ke  thënë  se  s'ka  Zot. Vërtetë  mendon  kshtu? Mendon  se   e  kemi  prejardhjen  nga  majmuni? Ajo  kafshë  e  nderuar?  Dhe  krejt  kozmosi, ajo  çka  duket  dhe  nuk  duket  është  krijuar  nga  asgjëja? Rastësisht? PO  asgjënë  kush  dreçin  e  krijoj  ama? Një  asgjë  tjetër???...
 Kam  frikë  zotri  i  nderuar, kam  frikë  se  po  gaboj  që  po  humbi  kohë  me  ty  dhe  njerzit  si  ti. Demokrit. Fridrih Niçe. Kushdo  që  tjet, njësoj  janë. Materjalist, Komunist është  e  njëjta  ide  bre  zotri. Përjashtoje  Zotin  nga  ky  mes  dhe  kaq. Kmishzi  a  kmishkuq  s'ka  aspak  rëndsi. Kjo ideologji  s'prodhon  asgjë. Apsolutisht  është  ide  e  thatë.Kjo është  çark  i  mbyllur. Nuk  bën  të  pranohen  gjërat  me  sy  mbyllur, s'jemi  njerz  errësirash, të  pagdhendur. Por  jemi  njerz  t'arsyes. Dhe  arsyeja  s'e  pranon  këtë  lloj  logjike. Hajt  se  po  e  zëmë  që  e  ke  në  dorë  mausin. Dhe  e  din  që  ky  maus  është  prodhuar  në  një  fabrikë, por  ti  nuk  e ke  parë  as  fabriken  e  as  atë  që  e  ka  konstruktuar  etj, etj. Dhe  t'ash  mos  ti  pranosh  që  egzistojnë? Kjo  s'është  e logjikshme  bre  burr. S'ka  pikë  logjike  këtu. Të mos  e  pranosh  se  egziston  një  fabrikë  e  mausave  veç  pse  nuk  e ke  parë, është  banale. E  këtë  bre  z.C.entau.r  ne  e  quajm  besim.D.m.th të  mendosh  se  egziston  diçka që  ti  nuk  e  sheh, ky  është  besimi.  Apojo  Syrgjyn ?  Sociologu03  po  t'a  rekomandon  një  burim  informacioni  shtesë... O Sociolog03, po  ky  nuk  i  pranon  ato  lloj  argumentesh  që  dalin  nga  librat  e  shenjtë  sepse  ky  e mohon  krejt  Zotin  e  lëre  më  profetët  e  librat  e  shenjtë...
 Nuk  kam  kohë  që  t'vazhdoj  polemiken  me  ty...Dhe  mbase  edhe  s'është  e  nevojshme.Ndoshta  ti  s'egziston  fare, unë  nuk  po  të  shoh. Kjo  ide  më  erdhi  sepse  desha  t'futem  në  ateizëm  sa  për  demonstrim. Pra  logjika  jote  dhe  e të  tjerve  si  ti  është  kjo: S'ka  laps, s'ka  as  fabrikë  lapsash.A  jo , jo, i  paskam  ngatrruar, ju  thoni  se  lapsi  është, por  s'egziston  fabrika  e  lapsave!!!... A  është  e mundur  që  në  shekullin  21  t'pranohet  kjo  a? Jo  bre, nuk  është  e mundur...
  E  pra  pse  po  kërcen  pupthi  e  po  më  thua  se  komunizmi  s'osht  ateizëm? A  e  mohon  komunizmi  Zotin? Po. Rusia  pascariste  a  e  shpalli  veten  shtet  ateist? Po. Po  Shqipëria  enverjane  a  e  deklaroi  veten  si  shtet  ateist? Po. Po  Kina? Po... Emërtimet  ndrrojnë  por  konturat  e  idesë  jo. Ideja  është  që  t'mos  pranohet  Zoti. Dhe  kjo  pranohet  nga  komunizmi dmth  nuk  përjashtohet. Janë  gjëra  të  barasvlefshme  pra.
 All-llahu  n'Kur-an  thot: Lexo  dhe  mso (xhuzi Ame, el -alek...)...- parase  t'pranosh  diçka  verbërisht. Mandej  na  e  shpjegon  dhe  n'a  mëson  se  nuk e kemi   prejardhjen  nga  majmuni  por  thot  se  Ai  n'a  krijoi  nga  një  gjak  i  ngjizur...Dhe  në  këtë  mënyrë   shpjegon  etapat  e  zhvillimit  të  embrijonit  në  mitër. Dhe   thot përshkruan  se  kemi  qenë  t'mbështjellur  me  tri  errësira (Shtresat  e  placentes-lexo  anatominë e  fetusit  dhe  bindu  vet)...
 Bibla,  rrëfen  historinë  e  njerzimit  para  Krishtit  deri  tek  ai  dhe  pas  tij. Pjesë  të  Biblës që  moralizojnë  duke   u  përpjekur  t'i   edukojnë  njerzit  nëpërmjet  rrëfimeve... T'a  respektojnë  njëri  tjetrin. Dhe  thekson  BIBLA  mëshiren  e  Krishtit  për  njerzimin  duke  u  flijuar  për  të. Por  t'i  s'je  shkuar  kaq  thellë  t'kuptosh  rëndësinë  e  mëshires, mirësisë.E nëse  vjen  në  pushtet  do  t'ma  heqësh  të drejtën  e  mendimit  ndryshe... E çfar  mëshire  pres  unë  prej  teje, ose  çfar  mirsie? Kurrfare. Sepse  ti  s'po  ke  mëshir  nga  vetja. Shko  dhe  bëje  një  fotografim  të  zemrës. Krahasoje  aortën  me  fjalën All-llah  në  gjuhën  arabe- me  shkronja  arabe. Dhe  thuaj  se  Zoti  s'egziston. Më  thuaj  mua  e  unë  do  t'ju  them  juve  se  zemra  jote  paska vdekur...
 Ti  duhet  të  jesh  sigurisht  ndonjë  60  vjeçar...Nuk  je   gjenerat  e  re...Jam i  sigurt. Paske  mbetë  shumë  mbrapa  kohës... 
 
« Editimi i fundit: 03-01-2009, 23:55:32 nga yllipolar »

  • Postime: 287
CentauR.
#9 ne: 04-01-2009, 20:32:00
Gjith kto pallavrat më sipër i përshëndes me këngën "Dust in the wind"  Jo për gjë, në rradhë të parë janë jasht teme, dhe në rradhë të dytë janë shumë fjalë pa një bazë logjike (rrjedhimisht pallavra)

Ky Ydhi pranon që në fillim të shkrimit të tij se e përbashkëta në të dyja ideologjitë (feja, komunizmi) është "Nënshtrimi" por nënshtrimin fetar(në këtë rast islamik) e justifikon me spërdredhjet e pelivanllëqet në emër të mëshirusit e mëshirbërsit arab që në çdo rast e kërkon nënshtrimin (pak a shumë si nëna Parti)

Citoje
ydhipolar
Islam - dmth  nënshtrim, ose  paqe  ndërmjet  Krijuesit  dhe  krijeses. Ndersa  komunizmi  eshte  nënshtrim  ndaj  sunduesit njeri. Nen  1; nën  dy; Islami   kërkon  nënshtrim  me  dëshirë  dhe  vullnet, duke  e njohur  Zotin  përmes  arsyes.

Ja të shohim përkufizimin e fjalës nënshtrim ...

Citoje
NËNSHTRIM m.
Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve
NËNSHTROJ, NËNSHTROHEM. Nënshtrimi i
natyrës. Nënshtrimi i një vendi. S'dinë ç'është
nënshtrimi.

NËNSHTROHEM vetv.
1. Bie nën pushtetin dhe varësinë e dikujt; humbas
lirinë dhe pavarësinë. Nuk iu nënshtruan
pushtuesve (armiqve). Nuk i nënshtrohemi diktatit
të huaj.
2. Veproj në përputhje me vullnetin e dikujt; i
bindem dikujt a diçkaje; pranoj pa e kundërshtuar.
Nuk i nënshtrohem fatit.
3. Pësoj veprimin ose ndikimin e dëmshëm të dikujt
a të diçkaje. I nënshtroheshin shfrytëzimit. I
nënshtrohet zjarrit të artilerisë.

... pra nqs e lexoni përkufizimin e fjalës "nënshtrim" e shihni qartë se askush nuk mund të nënshtrohet me dëshirë e vullnet siç thotë Ydhi, është kundër natyrës njerëzore, shkaqet e nënshtrimit vijnë gjithmonë si pasojë e ndikimit të jashtëm, e meqë i gjithmëshirshmi refuzon vazhdimisht të shfaqet por dërgon fjalën e tij nëpërmjet personazheve enigmatik ose pedofilë, ky ndikim është gjithmonë njerëzor.

Citoje
Postuar nga: ydhiipolar
AHhhhhhha  C.entau.r   s'tpaskam  lexuar  me  vëmendje. Më  vjen  keq  shoku  i  besimit  të  mosbesimit.

 :O   pinokio))  Si i bie kjo fjalia, unë besoj te mosbesimi !!? Ma përkthe pak kur të kesh kohë ...

Citoje
Ndoshta  s'më  ka  shkuar  mendja  te  Niçe, Demokriti  ...Kam  shkuar  pak  më  larg. Te  Babai  i  filozofisë  te  Platoni. Dëgjo, e  kam  një  pyetje...po  pse  pra  s'po  e  kuptoj  një  gjë  pse  gjith  ata  MaoCeduNat e  tu  ishin  ateista?

Ore ti po të dush shko deri te Nuhu, babi i ligjshëm fetar që populloi botën nëpërmjet inçestit ...
Sa për pyetjen tënde Pse ishin ateisë ... ? duket që ske lexu fare nga ato që kam shkrujt më sipër, lexoje dhe i her se kushedi e shef tani :

Kritikuesit e zellshëm fetarë harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, faktin se egërsia e mbretërisë kine të Mao Ce Dunit, rregullat gjaksore të Stalinit, Enverit, Çausheskut me shokë nuk u përgatitën në emër të ateizmit, ata thjesht përdorën ateizmin si armën e tyre kryesore për eleminimin e religjoneve që i kishin pengesë për manipulimin ekskluziv të turmës.

Citoje
Postuar nga: ydhiipolar
Me  gjith  respekt  që  kam  për  ty  dhe  gjith  të  tjerët  këtu...Me  qjef  do  t'a  kisha  zhdukur  ateizmin  në  çfardoforme (madje  edhe  me  dhunë)  mbi  sipërfaqe  t'botes  por, po  ma  ndalon  Kur-ani  rrepsisht, bile  po  më  thot, respektoji  ata...

Më bëhet qefi që tregohesh i sinqertë, që do të thotë se nuk bën dallim nga vëllezrit e tu arabo-aziatikë, je po aq i gatshëm sa të bëhesh kriminel në emër të mëshiruesit, e mos rrej mo se nuk ta ndalon kurani (nqs e ke lexu)

sure Et-Teubeh, Ajeti 41
Dilni në ( luftë ), le t'ju vijë ( lufta )e lehtë ose e rënë,luftoni për hirë të Allahut me pasurin tuaj dhe me vetën tuaj;kjo është gjëja më e dobishme për ju,nëse e kuptoni.


sure Et-Teubeh, Ajeti 44
Ata që besojnë Allahun dhe botën tjetër,nuk kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurin dhe me vetën e tyre.Allahu i di të sinqertit


... tani je i lirë të bashkosh forcat me vëllezërit jevgo-arabë në luftën tënde për zhdukjen e ateizmit (qafirëve).


Citoje
Postuar nga: ydhiipolar
Islami  nuk  është  dhunë, prapambeturi...etj, etj. Ai  është  mënyrë  e  jetës. Krishterizmi thrret  në  paqe   mbi   njerzimin, kjo  s'është  dogmë  as  demagogji.

Jo jo islamizmi është përparim, arsye etj etj kjo duket qartë kur buburrecat flasin me Sulejmanin, llogjikojnë si njerëz dhe ndjejnë të njëjtën frikë si njerzit, booo sa të mjerë më dukeni kur besoni verbërisht në këto përralla. Isalmizmi është përparim se që në `600 na jep shembuj perversial pedofilie e poligamie, ndrydhje e dhune (po deshe e vëm kuranian para dhe e analizojmë pikë për pikë)

Për krishtërimin, po citoj:

Nuk më trembin ato që nuk kuptoj në bibël, por më shumë friksohem nga ato që kuptoj   M. Tuein


Citoje
Postuar nga: ydhiipolar
Prandaj  z.C.entau.r  unë   nuk  kam  shkruajtur  askund  që  ateizmi   ka  kryer  krime, por  ata  që  kryejtën  krime  si MaoCEduna, Enverista -ishin  A T E I S T A...(Kjo  e  ka  nifar  kuptimi  megjithatë)

Haha kjo ishte e madhe, bën dërr dërr dhe në fund thua ateizmi nuk bën krime por ata që i bëjnë ishin ateistë, hehe Kur kan vrarë këta ateistë njerëz në emër të ateizmit ? dhe nqs do ti shkosh kësaj "logjike" i ke numëruar ndonjëherë krimet që janë bërë nga vëllezrit e tu çifuto-arabë dhe të gjitha në emër të fesë e në emër të zotit

Citoje
Postuar nga: ydhiipolar
Edhe  nëse  unë  vi  në  pushtet, t'betohem  në  emër  të  Atij  që  n'doren  e  Tij  është  shpirti  im (po  bëhem  pak  spiritual) do  t'mbrojë, jo  pse  të  dua, e  as  që  t'friksohem  por  sepse  kshtu  m'urdhëron  Zoti  im...

Sa shpresë i jep vetes, vërtet kujton se një ditë do marrësh pushtetin e do vendosësh ligjin arabo-islamik, sheriatin !? Nuk dua të të pres shpresat, por uji i gamiljes tuaj po mbaron dhe këtu në trojet shqiptare ka kohë që ka mbaruar (nqs ka pasur ndonjëherë)

  • Postime: 287
CentauR.
#10 ne: 04-01-2009, 21:04:26
Nje punim shkencor ne lidhje me kete teme do ta gjeni ketu:


http://www.harunyahya.com/albanian/liber/darwinizmi/darwinizmi.php

Po marr një pjesë nga shkencëtari Harun dhe po i përshtas pak termat fajsues :

Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe dita organizatave terroriste si: Bin Laden, Ayman al-Zawahiri, Al-Badr, Hezbollah, Hamas, IRA, Jaish-e-Mohammed… Disa prej këtyre tiranëve dhe organizatave i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje (disa islamike disa kristiane, disa sunite disa shiite, protestante, katolike). Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën vëllavratjen, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit, gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit… Ishin aq mizorë sa ia vinin armën në kokë dikujt (sidomos grave) dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër. ka pasur raste që janë vrarë me gurë, janë djegur të gjallë etj etj.

versioni origjinal :

Shekulli i njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme. Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje. Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko… Disa prej këtyre diktatorëve i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje. Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën vëllavratjen, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit, gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit… Ishin aq mizorë sa ia vinin armën në kokë dikujt dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër.

Sociologu 007 hidh një sy knej :

Harun Jahja - artisti (jo shkencëtari)

http://ateistet.org/shkrime/harun-jahja-artisti-jo-shkencetari

  • Postime: 287
CentauR.
#11 ne: 04-01-2009, 22:16:16
  Nuk  e kam  ditur  që  n'kët  vend  frekuentojnë  edhe  ateistat. Dhe  kam   menduar  se  kjo  specie   është  në  zhduke  e  sipër  për  faktin  se  sot, në  kohën  kur  shkenca  vërteton  egzistencën  e  një  Dije  apsolute  si  planifikuese, krijuese   të  gjith  ksaj  që  e  shohim  dhe  nuk  e  shohim, është  demode  t'mos  besosh  në  Zot.

Citoje
E  këtë  bre  z.C.entau.r  ne  e  quajm  besim.D.m.th të  mendosh  se  egziston  diçka që  ti  nuk  e  sheh, ky  është  besimi.

As unë nuk e dija që të ketë specie shkretëtire më në qarkullim dhe më qesharakja është kur u duket vetja të thellë në mendime dhe mundohen të argumentojnë përrallat e 1001 netëve arabe, e nqs ndodh të kenë ndonjë dyshues të pandreqshëm përballë fillojnë e kundërshtojnë dhe fjalët që nxjerrin nga vrima e fytyrës që në përgjithsi e emërtojmë gojë por nuk është çudi që ta emërtojmë dhe arabisht se është gjuha e kuranit.

O dele e humbur në shkretëtirën ideologjike arabe, sikur shkenca të kishte vërtetuar (dhe në një rast të vetëm) ekzistencën e atij që ti e quan zot (allah) ti i pari do vrapoje si i çmendur dhe të tundje flamurin jeshil fitimtar me shpatë. Por citimi i dytë nga shkrimi yt më tregon të kundërtën, ti mbështetesh në besimin qorr që ju karakterizon, dhe është e vetmja shpresë sepse shkenca vazhdon të injorojë sistematikisht konceptin "zot"

Citoje
Kam  frikë  zotri  i  nderuar, kam  frikë  se  po  gaboj  që  po  humbi  kohë  me  ty  dhe  njerzit  si  ti. Demokrit. Fridrih Niçe. Kushdo  që  tjet, njësoj  janë. Materjalist, Komunist është  e  njëjta  ide  bre  zotri. Përjashtoje  Zotin  nga  ky  mes  dhe  kaq. Kmishzi  a  kmishkuq  s'ka  aspak  rëndsi.

Po po ik rifitoe kohën në bunkierin arab (xhamitë) duke dëgjuar hoxhë Kalanë të të mësojë se si pështyhet 3 herë nga e majta kur trembesh në gjumë dhe vazhdo të shkruash k@rlliqe të tilla se për pak nxorre dhe Hitlerin komunist ... o sa jom knoq, nuk e dija që Demokriti paska pasur pikpamje komuniste timeout)

Citoje
Ti  duhet  të  jesh  sigurisht  ndonjë  60  vjeçar...Nuk  je   gjenerat  e  re...Jam i  sigurt. Paske  mbetë  shumë  mbrapa  kohës...

Pikërisht (tashmë u emërtove dhe psikologu i forumit, urime) por mos vazhdo më me kërkime rreth meje se si 60 vjeçar propabiliteti që të më ketë shpëtuar ndonjë spermatozoid në rrugë të gabuar, është i madh, dhe mund të kem kem ndonjë dobiç si ty në qarkullim.

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#12 ne: 10-01-2009, 16:26:18
  me  vjen  keq  qe  po e  identifikoni  islamin  me  arabine  dhe  arabet. Po  edhe  nese  e  barazon, s'njerr  gje  prej  gjeje. Gjeje  ti  pra  nje  popull  ne  rruzull  qe  se  ka  nje  shprehje  per  Zotin, ose  pa  nje  tempull  ku  adhurohet  ai  Zot. Une  nuk  e  nxjerr  frymen  nga  vrimat  qe  llogarit  ti...Sidoçofte, ti  ke  te  drejt  te  mos  besosh, dhe  ke  te  drejt  t'a  mohosh  Zotin...Une  do  t'jem i  pari  qe  do  t'ju  mbroj  dhe  do  t'a  mbroje  kete  te  dretj  te  secilit, jo  pse  te  dua, e  as  qe  me  mer  malli  por, sepse  kshtu  me  obligojne  rregullat  e  fese  sime.
 Sa  i  perket  asaj  se  shkenca  eshte  pro  mohimit  te  Zotit, e  keni  gabim  zotri. Me  vjen  keq  per  njohurite  e  tua  te  ngushta. Arabet  e  pagdhendur   nepermjet  islamit,i  themeluan  shkencat  moderne. Pra  atyre   duhet  t'ua  dime  per  nder, me  sakt, Haldunit, ibn Rushdi, ibn Sina, Farabiu   e  shume  te  tjere, qe  e  kthyen  frymen  e   shkences  se  vertete  ne  Europe. Mandej   ti  zotriu  ateist, islami  ka  qene  e  hapur  ndaj  kulturave  te  tjera  te  botes, dhe  arritjeve te  atyre  kulturave,  dhe  kto  arritje  kan  kontaktuar  me  europjanet  dhe  kan  pasur  ndikim  nepermjet  tri  shtigjeve:
-Hapsira  e  Andaluzise;
-Ishulli  i  Sicilise;
-dhe  luftrat  kryqtare  ose  kryqzatave.
 Ne  Andaluzi  madje  ka  qene  edhe  shteti  i  njohur  musliman  Ondolusi, njihet perafersisht  nje  periudhe  800   vjecare  e  sundimit  te    muslimaneve  ne  Ondolus.
 Po  ti  sigurisht  din  shume, dhe  ruaje  at  demo(mikrrob...)kritin  tend, dhe  darvinitetin  tend  aq  me ben, sepse  ke  te  drejte, por  kujdes  me  fyerjet  se  s'i  kan  hije  nje  intelektuali  si  ti. Eshte  e  vertete  qe  Kurani  nuk  eshte  veper  shkencore, sepse  eshte  diçka  me  teper  se  kjo, perkunder  asaj  se  prej  6236  ajeteve, sa  ka  gjithsej  Kurani, sipas  studiuesve  1200  prej  tyre  jane  sinjalizime  shkencore, pra  rreth  20%  te  tersise  Kuranore.
 Ti  mund  t'a  zgjedhosh  foljen  nenshtrohem  edhe  me, me  vjen  mire  qe  e ke  kuptuar  se  ne  pra  i  nenshtrohemi  Allahut, nje  zoti  te  vetem, ndersa  ju? Ju  i nenshtroheni...? Atyre  ideve  qe  i  prodhoni  vet?...
 Historiani  dhe  enciklopedisti  i  njohur  James  HASTINGS  ne  vepren "Encyslopedia of  religion  and  ethics" shruan:
 NUK KA  POPULL  NE  BOTE  OSE  GJUHE  NE  RRUZULLIN  TOKSOR  QE  ESHTE  PA  EMRIN  E  ZOTIT";
 PLUTARKU  ne  nje  rast  pati  thene:
 NJERIU  MUND  TE  GJEJE  VENDBANIME  TE  NDRYSHME  PA  SHKRIM  E  LEXIM, PA  SUNDUES, PA  PALLATE, PA  PASURI, PA  SHKOLLA, PA  TEATRO, POR  NJE  VENDBANIM  PA  OBJEKTE  FETARE  KU  ADHUROHET  ZOTI  ASKUSH  NUK  E  KA  PARE  DHE  AS  QE  KA  PER  T'A  PARE  NDONJEHER.
 Gjeje  ti  nje  gjuhe  qe  s'e  ka  nje  shprehje  per  Zotin. Dhe  gjeje  nje  popull  ne  rruzull  qe  s'ka  tempull  per  t'a  adhuruar  zotin  e  ati  populli?
 Poeti  gjerman  LUDWING  STRAUSS   ne  nje  varg  thot:
 "Bota  pa  Zotin  ka  shume  fytyra, por  s'ka  sy..."

 "SHIHNI!  SHIKONI! E  GJITHE RENDITJA  NE  NATYRE  VERTETON    EGZISTENCEN  HYJNORE, ZOTIN", -thoshte  filozofi  anglez  David  Hun.
 Ti  e  paske  lexu  suren  Teube...Po  edhe  i  paske  citu  do  ajete  si  kunderpergjigjeje, por  i  ke  komentu  mbrapsht:
sure Et-Teubeh, Ajeti 41
Dilni në ( luftë ), le t'ju vijë ( lufta )e lehtë ose e rënë,luftoni për hirë të Allahut me pasurin tuaj dhe me vetën tuaj;kjo është gjëja më e dobishme për ju,nëse e kuptoni.
 Po  lexoje deri  ne  fund  o  zotri, shpjegoje  se  kur  n'a  behet  obligim  neve  lufta, madje lexo  pak  me  shume  dhe  kuptoje  se  ne  cilat  rrethana  zbriti  kjo  sure, e  mos  e  le  gjysme  komentimin...
 Dhe  diçka, gjamiat  ne  t'kaluaren   nuk  kan  qene  vetem  vend  per  falje, kan  qene  objekte  qe ju  kan  sherbyer  muslimaneve  edhe  per  qeshtje  te  tjera.
 Ti  C.entau.r , mos  e  merr  me  gjaknxehtesi, une  te  pakten  nuk  po  e mar,  dhe  mos  i  perzij  çifutet  me  arab  se  nuk  jane  e  njejta  gje...Pra  z. C.entau.r , vazhdojme  muhabetin  sa  te  duash  dhe  bisedojme  sesi  ibn RUSHDI   dhe  te  tjere  themeluan  shkencat  ekzakte  si  matematika, kimia  etj, pastaj  gjeografine, astrologjine  etj, etj. Po  ndoshta  ty  s'tka  shkuar  ndermend  kjo, bota  per  ty  fillon  prej  Darvinit  e  kendej...

  • Postime: 287
CentauR.
#13 ne: 11-01-2009, 23:16:20
Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin. Stiven Roberts


  me  vjen  keq  qe  po e  identifikoni  islamin  me  arabine  dhe  arabet. Po  edhe  nese  e  barazon, s'njerr  gje  prej  gjeje.

Kurse mua nuk më vjen keq fare sepse islamizmi është fe që i ka rrënjët në traditën arabe shto dhe huazimet nga fetë çifute, më vjen keq që kjo traditë arabo-aziatike ka arritur në Shqipëri dhe ka verbuar disa subhumanë si ty që vinë e na bëjnë dhe propogandë për pranim, dhe nqs misioni i saj është gjithpërfshirës atëherë kjo është një e përbashkët më shumë me komunizmin. Por ti islamiku i vogël e harron si gjith shokët e tu për çfarë bën fjalë tema dhe kalon degë më degë (kujdes mos të ngulet ndonjëra) duke bërë krahasime që vetëm ty ose atyre si ty i shkojnë për shtat por që janë thjesht absurditeti i rradhës siç është dhe besimi yt.

Citoje
Gjeje  ti  pra  nje  popull  ne  rruzull  qe  se  ka  nje  shprehje  per  Zotin, ose  pa  nje  tempull  ku  adhurohet  ai  Zot.

Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet. Anatol Frans

Ka pasur plot popuj që nuk kanë patur jo shprehje, tempuj, apo ku e di un se ça, por nuk e kanë pasur as konceptin "zot" (derisa çifutët shpikën zotin dhe fenë e tyre)
   
Citoje
Sidoçofte, ti  ke  te  drejt  te  mos  besosh, dhe  ke  te  drejt  t'a  mohosh  Zotin...Une  do  t'jem i  pari  qe  do  t'ju  mbroj  dhe  do  t'a  mbroje  kete  te  dretj  te  secilit, jo  pse  te  dua, e  as  qe  me  mer  malli  por, sepse  kshtu  me  obligojne  rregullat  e  fese  sime.

Të drejtat e mia i njoh më mirë se ty dhe nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt dhe ndihmën e askujt, Nuk kam nevojë për zot kam Ndërgjegjie
Ti më mirë mbro veten se mos je fut në rrugë qorre dhe po harxhon energjitë për një krijesë imagjinare, kur shum mirë mund ti harxhosh në ripërtritjen e kombit tënd (nqs të ka mbetur ndopak gjak shqiptar)

Citoje
Sa  i  perket  asaj  se  shkenca  eshte  pro  mohimit  te  Zotit, e  keni  gabim  zotri.

Mos i shremno fjalët or ti mik, unë kam thën që shkenca në asnjë moment nuk ka vërtetuar atë krijesën tënde imagjinare, përveç aludimeve të ndonjë frikacaku

Citoje
Me  vjen  keq  per  njohurite  e  tua  te  ngushta. Arabet  e  pagdhendur   nepermjet  islamit,i  themeluan  shkencat  moderne. Pra  atyre   duhet  t'ua  dime  per  nder, me  sakt, Haldunit, ibn Rushdi, ibn Sina, Farabiu   e  shume  te  tjere, qe  e  kthyen  frymen  e   shkences  se  vertete  ne  Europe.


Bobo sa njohuri të ngushta paskam, vërtet !? Dhe unë deri tani kam ditur se themelet e shkencave janë hedhur në Egjipt, Greqi e Romë  ^o)  Por nuk po kuptoj shprehjen "ktheu" mos ndoshta Europa ka pasur njohuri për çështjen në fjalë para se ti binin arabët, por kisha ose krishtërimi i kishte futur në errsirën mesjetare dhe vrisnin këdo që mendonte

Citoje
Mandej   ti  zotriu  ateist, islami  ka  qene  e  hapur  ndaj  kulturave  te  tjera  te  botes, dhe  arritjeve te  atyre  kulturave,  dhe  kto  arritje  kan  kontaktuar  me  europjanet  dhe  kan  pasur  ndikim  nepermjet  tri  shtigjeve:
-Hapsira  e  Andaluzise;
-Ishulli  i  Sicilise;
-dhe  luftrat  kryqtare  ose  kryqzatave.

Aq i hapur ka qenë sa detyra kryesore e islamizmit ishte asimilimi jo vetëm fetar por dhe kulturor në çdo lloj përballje me ndonjë kulturë dhe traditë jo-arabe, këtu mund të të jap shembuj sa të duash duke filluar që nga Shqipëria ose më saktë shqiptarët perendimorë (Maqedoni) ku një pjesë e konsiderueshme duan të identifikohen si myslo-arabë, pra thjesht asimilim kulturor.

Citoje
Po  ti  sigurisht  din  shume, dhe  ruaje  at  demo(mikrrob...)kritin  tend, dhe  darvinitetin  tend  aq  me ben, sepse  ke  te  drejte, por  kujdes  me  fyerjet  se  s'i  kan  hije  nje  intelektuali  si  ti.

Jo mër plak unë di një gjë që sdi asgjë, me siguri është rrjedhojë e mosbesimit tim :P  dhe skam ardh këtu për të rujt njeri as Demokrit as Darvin as Niçe, Epikur, Dali, Didëro, Bethoven, Tuejn, Sartër, Volter e shum të tjerë ata e kan rujt veten me kohë. Je ti dhe besimi yt që trembet prej tyre dh i njësoni me komunistë

Sa për fyerjet, redakto cilsimet kundrejt meje ...

Citoje
Ti  mund  t'a  zgjedhosh  foljen  nenshtrohem  edhe  me, me  vjen  mire  qe  e ke  kuptuar  se  ne  pra  i  nenshtrohemi  Allahut, nje  zoti  te  vetem, ndersa  ju? Ju  i nenshtroheni...? Atyre  ideve  qe  i  prodhoni  vet?...

Pra ti pranon që nështrohesh me dëshirë dhe vullnet të plotë (nganjëherë dhe me dhunë) siç pranonin njerëzit ti nënshtroheshin me dëshirë fesë së re komunizmit, ja  dhe një e përbashkët mes feve monoteiste dhe komunizmit (fesë së rradhës)

Nuk jam tu vazhdu mo se nuk ja vlen me u mor me ty që përsërit veten në çdo dy rreshta e tu mbrojt përrallat arabe ku kandilët që u krijuan për të stolsur qellin shërbejnë dhe për të vrarë xhindet.

Po pate gjë për temën në fjalë hajt se folim

  • Postime: 345
  • Gjinia: Mashkull
yllipolar
#14 ne: 16-01-2009, 14:22:29
  A  nuk  po e  sheh  se  po bjen  ne  kunderthenie  me  vetveten?! Nejse, fakti  qe  s'keni  shume  kritere  ose  rregulla   per  jete  ne  pergjithsi, nuk  me  duket  shume  e  çuditshme  qe  bini  kaq  shpesh ne  kunderthenie. Pra  dallimi  im  ndaj  teje  eshte  se  une  kam  rregulla  dhe  perpiqem  ti  respektoj  ato  rregulla. Dhe  mendoj  se  keto  rregulla  do  te  duhej  te  na  dallonin  prej  qenieve  tjera. Une  te  pakten  nuk  dua  te  bindem  nen  nivelin  e  qenies  sime. Ju  thoni  se   detyre  e  islamit  na  qenka  asimilimi  i  popujve respektivisht  perballja  me  çdo  kulture  tjeter, dhe  si  shembull  e  merrni  ne  rend  te  pare  Shqiperine, ateher  pse  shqiptaret  nuk  u  asimiluan?
 Heren  e  kaluar  kam  dashur  t'ua  terheq  vrejtjen  per  shprehjet   banale   ndaj  meje  dhe  fese  sime, si  psh:

"Po po ik rifitoe kohën në bunkierin arab (xhamitë) duke dëgjuar hoxhë Kalanë të të mësojë se si pështyhet 3 herë nga e majta kur trembesh në gjumë dhe vazhdo të shkruash k@rlliqe të tilla se për..."

 Por  t'ash  e  di  se  pse  nuk  do  t'kishit  hequr  dore  nga  nje gje  e  ktille, sepse   morali   juve  nuk  ju  duhet, eshte  gje  e  parendesishme  perkunder  nesh  qe   e  konsiderojme  si  diçka  shume  te  çmueshme  dhe  te  vlefshme. Ju  heren  e  kaluar  madje ke thene  se  Noa (Nuhu  a.s)  si  babai  i  dyte  i  njerzimit, pas  Adamit (Ademit a.s), per  t'a  shumuar  boten  paska  bere  incest,-po  t'a  kujtoj  se  kjo  eshte  sipas  versionit  biblik  e  jo  kuranor. Ne  pergjithsi  ti   po  i  ngatrron  gjerat, madje  shume, kam  fituar  pershtypjen se  vertete  nuk  keni  aspak  njohuri  mbi  fete  ne  pergjithsi. Perndryshe   si  ndodhe  qe  po  i  fute  te  gjith  ni  thes  si; krishte, çifut  dhe  musliman. Prandaj  pjesve  tua, shkrimeve  tua  u  mungon  shtresa  e  argumentimit  te  problemeve. Ju  ne  pergjithsi  deri  me  tani  nuk  keni  thene  asgje, natyrisht  perveç  atyre  pak  fyerjeve  drejt  meje...
 Une  pershembull C.entau.r , do  t'provoj   t'ju  binde se  pse  morali  po  e  zeme  per  juve  nuk  eshte  aspak  i  rendsishem  dhe  kjo  lidhet  ne  pergjithsi  me  kulturen  e  nje  personaliteti  - ateist. Kur   Platoni   flet  per  shtetin  e  tij,jepe  idene  sesi  duhet  te  pergaditet   ushtria  ose  forca  mbrojtese  e  atij  shteti. Thote  se  do  te  duhej  qe  femrat  e  plleshme-te  shendosha  do  te  duhej  te  futeshin  ne  nje  vend  qe  t'mbarsoheshin  me  meshkuj- ne  forme  kopeshe,(une  po  e  reduktoj  dhe  po  i  preke  çeshtjet   thelbesore  te  kesaj  ideje),  ne  kete  menyre  t'mos  dihet  se  ata  femije  te  mundshem  te  kujte  jane, te  shkeputen  nga  lidhjet  prindrore,(ktu  po  e  citoj :lidhjen nene-femij), dhe  atributin  e  prindesise  t'ia  m'veshin  shtetit. Ne kete  menyre  ata  gjith  dashurine  e  mundshme  prindrore   t'a  zavendesojne  me  dashurine  ndaj  shtetit. Ideja  ipet  per  funksjonimin  me  te  mire  te  mundshem  te  mbrojtjes  ndaj  shtetit. Ti  do  t'me  thuash  se  s'keni  t'beni  aspak  me  Platonin  dhe  idete  e  tij, dhe  mund  te  thuash  se  sjam  duke  e lidhur  aspak  me   ate  se  çfar  thot  psh  Demokriti, por  mos  harroni  qe  kam  thene  se  Platoni  eshte  babai  i  filozofise  ne  bote, gjith  te  tjeret  kan  dalur  ose   per  ti kundershtuar  ose  per  ti mbeshtetur  idete  e  tij.
 Tash  u  binda  qe  eshte  e  kote  te  mundohem  qe  t'ju  binde  se  islami  nuk  eshte  pjese  e  tradites  arabe  e  as  qe  ka  te  bej  me  te, si  pjese  e  tradites   mund  te  jete  paganizmi  por  jo  feja  islame, lexoni  historine  islame  dhe  do  t'bindesh. Ka  literature  edhe  ne  shqip. Njeqind  e  nje  netet   eshte    prralle  e  bukur  por  nuk   ka  lidhje  me  fene. Ajo  mund  te  futet  ne kuader  te  artit  letrar, por  jo  tek  teologjia  sepse  s'ka  te  bej  aspak  me  teologjine.(Kjo  eshte  deshmi  se  s'keni  aspak  njohuri  mb  mbi  teologjine,  prandaj  ja  fute  kot  dhe  i  perzien  te  gjitha)...
 
 Të drejtat e mia i njoh më mirë se ty dhe nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt dhe ndihmën e askujt, Nuk kam nevojë për zot kam Ndërgjegjie
Ti më mirë mbro veten se mos je fut në rrugë qorre dhe po harxhon energjitë për një krijesë imagjinare, kur shum mirë mund ti harxhosh në ripërtritjen e kombit tënd (nqs të ka mbetur ndopak gjak shqiptar)

  Pikerisht  kshtu  me  urdheron   feja  ime. T'a  ripertrij  kombin  tim. Po  t'kishe  lexuar   pak  me  teper, rreth  kultures   islame, po  t'kishe  lexuar  rreth  rregullave  dhe  ligjeve  islame,  do  t'ishe  bindur  se feja islame te   urdheron  t'a  mbroshe  vendin  tend  kur  ka nevoje  per  ty, pra  ajo, feja  islame  te  urdheron  madje  edhe  te  kontribosh  ne  ripertrirjen   e  kombit  tend. Islami  eshte  fe  per  gjith  njerzimin, nuk  njerh  kombe  e  fise, sepse  para  Zotit  te  gjith  jane  te  barabart, - kshtu  thone  rregullat  fetare. Ajo  perpiqet  te  kontribuoj  per  te  miren  e gjith  njerzimit- pa  dallim...-ky  besoj  se  eshte  nje  lloj  argumenti  qe  perpiqet  te  flas  rreth  drejtsise - si  koncept  apsolut  qe  i  atribuohet  Zotit  tek  ne  muslimanet, dhe  qe  nga  ju  te  tjeret  ngatrrohet  shume  shpesh.
 
 Mos i shremno fjalët or ti mik, unë kam thën që shkenca në asnjë moment nuk ka vërtetuar atë krijesën tënde imagjinare, përveç aludimeve të ndonjë frikacaku
 A  e  sheh  çfar  kunderargumenti  qesharak  me  ke  dhene? Ti  s'ke  thene  asgje  ne  fakt. Veqse  me  ke  kshilluar  t'mos  i  shtremberoj  fjalet, mire  nuk  do  t'i  shtremberoj, po  i  ritheksoj  edhe  njeher, se  ka  argumente  sa  te  duash, fakte  historike  se  muslimanet  ishin  ata  qe  e  kthyen  kulturen  e  harruar  greke  dhe  gati  te  fshire  nga  periudha  e  mesjetes, at  civilizim  qe  dha   te  mira  per   gjith  njerzimin  pa  perjashtim. Pra  Platonin e  Aristotelin, madje  edhe  Demokritin  tend. Ata  themelues  te  shume  shkencave,(Psh  Aristoteli  disa  nga  rregullat  gramatikore  qe  i  ka  vendosur  ateher, perdoren  edhe sot  e  kesaj  dite  me  shume  pak  modifikime  te  vogla...) Dhe  pra  nuk  po  i  ndryshoj  fjalet  e  mia  por  po e  ritheksoj  edhe  njeher  se  muslimanet  nuk  kan  qene  injorant  ndaj  arritjeve  tek  civilizimet  e  tjera,arritjeve  shkencore  e kam  fjalen, por  i  kan  ruajtur  dhe  i  kan  sjellur  deri  me  sot. Muslimanet  jane  themelues  te  shkencave si: Alxhebres, kimise, astrologjise  etj. Ata  jane  zbulues  te  numrave  qe  sot  i  perdorim   une  dhe  ti... Ata  pra  kan  kontribuar  aq  shume  sa   eshte  e  pamundur  te  perfshihen  te  gjitha  ne  nje  vend...Do  t'a  merte  shume  kohe, madje  e  pranoj  qe  nuk  kam  njohurite  e mjaftueshme  per  kete  pune. Por  fjala  eshte qe  nese  doni  ju, mund  t'i  gjesh  edhe  vet.
 Une  besoj  ne  All-llahun, si  Zotin  tim te  vetem, dhe  te  mundshem. "Besoj  dhe  deklaroj  se  vetem  All-llahu  eshte  Zot, dhe  besoj  dhe  deklaroj  se  Muhammedi  eshte  rob  dhe  i  derguar  i  Tij". -Kjo  eshte  frmula  e  besimit  tim. Ju  me  thoni  se  ky  Zot  i  imi  eshte  Zot  imagjinar. Por  nuk  po  e  mbeshtete  me  ndonje  lloj  argumenti  se  pse  eshte  Zot  imagjinar  All-llahu. Une  nuk  do  t'a  kisha  besuar  All-llaun  po  t'mos  ishte  Kur-ani. Ne  Kur-an  psh   thuhet  se  All-llahu    e  krijoi (ate  qe  ne  e  quajm  galaksi)  dhe  ai  e  zgjeron  dhe  e  ngushton  ate  sa  her  te  don. Duke  i  paraprire  zbulimit  te  shkenctarit  te  famshem  Ajnshtajnit per  nje  zbulim  qe  ndodhe  shume  me  vone  sesa  kur  shpallet  Kur-ani. Ne  Kur-an  i  nderuar  C.entau.r, psh  thuhet  se  ujet  e  detrave  nuk  perzihet, ne  mes  tyre  egziston  nje  barrier, pengese ,(psh:uji i detit  Mesdhe  me  ate  Adriatik); ne  Kur-an  psh  All-llahu  flet  sesi  ndertohen  rete, dregon  procesin  e  ndertimit  te  tyre..., ne  Kur-an, shpjegohet  procesi  i  zhvillimit  te  njeriut  ne  barkun  e  nenes, madje  Kur-ani  tregon  qe   fetusi, ne  barkun  e nenes  eshte  i  mbeshtjellur me  nje  mbeshtjelles  te  trefisht  ose  me  tre  mbeshtjelles. (Keto  te  dhena  shkencore, me  kan  detyruar  te  besoj  si  shume  te  tjere  se  Muhammedi  a.s  ka  qene  profet, dhe  ajo  qe  shkruhet  ne  Kur-an  eshte  e  vertete dhe  une  i  besoj)..: Te  gjitha  keto  u  vertetuan  me  zhvillimin  e  teknologjise  dhe  zhvillimit  te  shkencave  moderne. Prandaj  ti  z. Centaur  me  duket  shume  qesharake  kur  thoni  se  islami  na  qenka  fe  e  erresires, nese  ti  e  quan  kete   erresire, mua  me  pelqen  te  qendroj  me  erresiren  time  pra. E  ti  ruaje  ateizmin  tend...
 UNE  kam  pranuar  ti  nenshtrohem  All-llahut, me  deshire  dhe  vullnet, por  jo  me  dhune. Me  dhune  nuk  do  t'mund  t'a  nenshtroj  askush  askend, kjo  eshte  deshmuar  historikisht...Pra  shoku  i  besimit  ateist. Ky  jam  une...Dhe  mos  t'harroj  t'ju  them  per  ne  funde :Poshte  ateizmi...

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#15 ne: 12-01-2014, 12:30:40
komunizmi, gunga perfekte apo ceni verior qe ka ne shpirt qenia, ka nevoje per shume balte fetare, per ''barazi'', nivelim te thelle