×

Koncepti i Zotit në Bibël dhe Kur'an

Koncepti i Zotit në Bibël dhe Kur'an

· 11 · 1506

  • Postime: 63
Leutrim
ne: 10-01-2006, 14:31:10
Koncepti i Zotit në Bibël dhe Kur'an
 
LEXO ME KUJDES

Duke ditur nevojën për fe dhe për besim në Perëndinë, njeriu do të shtronte pyetjen se si në një jetë të stërngarkuar të ketë aq pak kohë të lirë për të bërë një studim të hollësishëm për të zgjedhur religjionin më të besuar nga një numri religjionesh konkurruese, sa kohë që secili prej tyre pretendon se është i vërtetë dhe i drejtë. Përgjigjja nuk është e vështirë të jepet ashtu siç duket në të parë, e as që kërkon ndonjë studim shkencor.
I Madhi Zot xh.sh. kërkoi nga njeriu që të besojë në Zotin Një, kërkoi nga ai që të mos i shoqërojë Atij asgjë. Kjo thirrje për besim në Zotin Një i është bërë edhe njeriut të parë dhe pejgamberit të parë Ademit a.s., e edhe pejgamberëve të tjerë dhe njerëzve në përgjithësi.
Popujt të ndryshëm, gjatë historisë njerëzore, u përpoqën ta besojnë Zotin duke e personifikuar Atë, duke e identifikuar me shumë gjëra në këtë gjithësi, si p.sh. me gurë, drunj…, duke e përshkruar Zotin me veti të njeriut dhe duke e përshkruar edhe si një gjallesë të jashtëzakonshme etj.. Feja islame, libri i fundit, Kur'ani, na porosit që të besohet Zoti Një, Krijues i kësaj gjithësie, Zoti të cilit i nënshtrohet çdo gjë në gjithësi, deshëm s'deshëm. Cilësitë e Tij janë të përhershme, pa fillim, janë të pazhdukshme dhe nuk dobësohen kurrë në të ardhmen, kurse cilësitë e njerëzve janë të krijuara si edhe vetë ata. Zoti nuk i përngjet askujt dhe askush nuk i përngjet Atij.
Cilësi më e rëndësishme e Allahut xh.sh. është vuxhudi-ekzistenca: Kur'ani verifikon ekzistencën e Zotit xh.sh. me mijëra argumente. P.sh.: "All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato". (Err-Rrad 2) "Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e ditës; si nuk e kuptoni?" (El-Muminun 80)
Po ashtu Kur'ani flet se Pafillimësia dhe Përhershmëria janë dy veti të Allahut xh.sh.: "Ai është i pari dhe i fundit". (Hadid 3) "…çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt, Që është i madhëruar e i nderuar!". (Err-Rrahman 26-27)
Kur'ani tregon se Zoti i Madhëruar është (Ekzistues) që nuk i ngjan askujt; thotë: "…Askush nuk është si Ai, Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha". (Esh-Shura 11)
Allahu i Lartmadhëruar nuk varet nga krijesat e Veta, dhe as që ka nevojë për to. Ai nga vetvetja ekziston; thotë: "O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun, e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari. Po të dojë Ai, ju zhduk ju e sjell krijesë të re. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë". (El-Fatir 15-17)
Po ashtu Kur'ani thotë se Allahu xh.sh. është Një i Vetëm. Allahu në Kur'an thotë: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më kini dronë". (Nahl 51)
Flet për gjithëmundësinë e Allahut dhe tregon se kjo që sheh në gjithësi, është veprimtari e gjithëmundshme krijuese. "All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon ç'të dojë, sepse All-llahu vërtet ka mundësi për çdo gjë". (Nur, 45)
Nga Kur'ani famëlartë e dimë se dituria e Allahut ngërthen të gjitha gjërat dhe i përthekon të gjitha. Thotë: "Ai e di ç'ka në qiej e në Tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat". (Tegabun 4)
Këto ishin disa nga cilësitë e Allahut xh.sh., që janë absolutisht të përkryera, të përhershme. Fjalët që flasin për vetitë e Allahut të Madhëruar, dallohen tërësisht nga kuptimi i fjalëve që i përdorim për ndonjë veti të qenieve të gjalla.
Disa nga fetë qiellore, misioni i të cilave ishte i përkohshëm, janë mbërthyer nga teprimet, tejkalimet, përdhosja e deri tek degjenerimet e asaj që është thelbi i tyre, d.m.th. i janë shmangur thelbësores dhe kuptimit të së vërtetës. Vetitë e Zotit në Bibël në të vërtetë janë pasqyrim i ëndjeve, cilësive dhe dëshirave të ideologjive njerëzore. Zoti cilësohet me të gjitha vetitë që cilësohen ata.
Koncepti biblik i Zotit është krejt i ndryshëm nga ai i Kur'anit. Le t'u hedhim një shikim këtyre citateve.

1. A pushon- A çlodhet Zoti?
Sipas Biblës, tregohet që Zoti, mbas krijimit të qiellit dhe Tokës u ul dhe pushoi. Thuhet: "… sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe Tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh". (Exodi, 31:17); "sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe Tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi" (Exodi, 20:11) "Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer". (Zanafilla, 2:2)
Këtë veti të Zotit Kur'ani e hedh poshtë duke e argumentuar: "Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, dhe Ne nuk ndiem lodhje". (Kaf, 38)

2. A harron Zoti?
Bibla thotë: "Deri kur do të më harrosh, o Zot?" (Psalmi, 13:1) "Pse do të na harroje për jetë…". (Vajtimet, 5:20)
Kur'ani thotë: "Zoti im nuk gabon e as nuk harron". (Ta-Ha, 52)

3. Fuqia e Zotit?
Në Bibël thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar". (Zanafilla, 32:28)
Kur'ani thotë: "Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes". (El-Haxh, 74)

4. A fle Zoti?
Bibla thotë: "Zgjohu! Pse fle, o Zot?" (Psalmi, 44:23) "Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës". (Psalmi, 78:65) "Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im". (Psalmi, 35:23)
Kur'ani thotë: "Allahu është një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij…Atë nuk e kap kotja as gjumi". (Bekare 255)

5. Zoti nuk dëgjon?!!
Bibla thotë: "Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?" (Habakuku, 1:2)
Kur'ani thotë: "Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes". (Ibrahim, 39)

6. Mospërgjigjja e Zotit?!!
Bibla thotë: "O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi". (Psalm, 39:12) "Pse e fsheh fytyrën tënde, e harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?" (Psalm 44:24)
Kur'ani thotë: "E kur robët e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra që të jenë të udhëzuar drejt, ata le të Më përgjigjen Mua dhe le të Më besojnë Mua". (Bekare, 186) "A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e ju ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak e kujtoni".( Neml, 62)

7. Zoti është i pamëshirshëm(?)
Po ashtu Bibla e quan të Pamëshirshëm Zotin. Citoj: "A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij?" (Psalm 77:7-9)
Kur'ani thotë: "O robërit e Mi, që keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues!" (Zumer, 53)

8. Dituria e mangët e Zotit!!!
Tek Zanafilla, 3:8,tregohet se Zoti ecën në kopsht, dhe për ta gjetur njeriun që fshihet prej Tij, Zotit i duhet ta kërkojë. Po ashtu bëhet fjalë edhe për një pjesë të paditurisë së Zotit, siç tregohet në Bibël: "Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi, që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit. Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".Ai u përgjigj: "Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë, sepse isha lakuriq dhe u fsheha". Dhe Perëndia i tha: "Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që të kisha urdhëruar të mos haje?".
Përsëri Kur'ani hedh poshtë këtë mangësi të Zotit, këtë shpifje që i bëhet Atij, dhe thotë: "Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, andej është ana e All-llahut. Vërtet, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm". (Bekare, 115) "Ai është All-llahu (që adhurohet e) madhërohet prej gjithçka ka në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni". (Enam 3)

9. Përshkrimi i Zotit !!!
Bibla Zotin e përshkruan si një gjallesë të jashtëzakonshme, dhe si një Zot që kalëron mbi një kerubin: "Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim. Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij… Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës". (2 Samueli, 22:8-11)
Kur'ani hedh poshtë këto trillime dhe thotë: "E kush është më gabimtar i madh se ai që trillon rrena ndaj Zotit, ose thotë: "Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: "Do të thur diçka të ngjashme me atë që ka zbritur All-llahu".( El-Enam, 93) "Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi". (Esh-Shura, 11) "Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk i dini". (En-Nahl, 74)

10. Zoti përshkruhet në formën njerëzore
Bibla thotë: "Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne". (Zanafilla, 1:26) "Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij".( Zanafilla, 9:6)
Kur'ani thotë: "Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As ka lindur kë, as është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Të". (El-Ihlas 1-4) "Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi". (Shura 11)

11. A mund të shihet Zoti?
Bibla thotë: "Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal". (Zanafilla, 32:30) "Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën, dhe panë Perëndinë e Izraelit". (Exodi, 24:9-10)
Kur'ani thotë: "Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshijë Atë, e Ai përfshin të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur". (El-Enam, 103)

12. Zoti, a ka familje?
Bibla thotë: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im". (Exodi, 4:22) "Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij". (Ligji i Pertërirë 32:19) "Kështu i thotë Zoti Jeruzalemit:…Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t'u pre kërthiza,… Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, u bëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t'u formua, flokët t'u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti…. Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që i pranonte…. "Përveç kësaj, more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur, dhe i sakrifikove ata, që të gëlltitën. Mos vallë ishin pakgjë kurvërimet e tua, që ti të therje bijtë e mi dhe t'ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?.... në krye të çdo rruge ke ndërtuar një vend të lartë, e ke bërë të neveritshme bukurinë tënde, dhe i ke hapur këmbët e tua çdo kalimtari, duke i shumuar kurvërimet e tua.Ti gjithashtu je kurvëruar me egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim… Sa e shthurur është zemra jote", thotë Zoti, Zoti". (Ezekieli 16:3-32)
A mund të ketë Zoti familje?? A është e mundur që Zoti të jetë i martuar dhe gruaja e Tij të bëhet prostitutë?? (I Pastër qoftë Zoti nga ata që ia mveshin).
Kur'ani i demanton këto shpifje duke thënë: "Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër veçse gënjeshtër. A thua do ta shkatërrosh ti veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?". (El-Kehf, 4-6) "Jehudët dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse, pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që ju krijoi Ai. Ai ia fal atij që do, dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i Tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre, është vetëm i All-llahut dhe vetëm tek Ai është e ardhmja". (El-Maide, 18) "Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë" I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në Tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qiejve e i Tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) dhe kur dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: "Bëhu!" në atë çast bëhet". (Bekare, 116-117)

13. Mosvëmendja e Zotit !!!
Bibla thotë: "Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko!". (2 Mbretërve, 19:16)
Kur'ani thotë: "S'ka dyshim se All-llahu di fshehtësinë e qiejve e të Tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju". (El-Huxhurat, 18)

14. Zoti dhe fëmijët e Tij!
Bibla thotë: ''Ti je im Bir, sot ti më linde''. (Hebrenjve, 5:5) "Do të shpall dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde". (Psalm, 2:7)
Kur'ani thotë: "Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe akush nuk është i barabartë me Të". (Ihlas 1-4) "All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijësh (as engjëjt e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, sepse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të dallohej për atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i shpifin, trillojnë". (Muminun 91) "Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë". Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për shkak se të Gjithëmëshirshmit i trilluan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë". (Merjem, 88-92)

15. Padrejtësia e Zotit?
Bibla thotë: "…mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij. Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!". (Jobi, 19:6-7)
Kur'ani thotë: "All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre". (Junus 44) "S'ka dyshim se All-llahu nuk bën të padrejtë as sa grima, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh". (Nisa, 40) "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa të arrijë një ditë kur sytë shtangen (mbesin të hapur)". (Ibrahim, 42)

16. Zoti, a ka nevojë për udhëheqjen e njeriut?!!
Në Bibël tregohet rasti që zoti, nga mosdija e Tij, e urdhëron njeriun që në disa shtëpi të vërë nga një shenjë, që kur të kalojë Zoti atypari dhe kur ta shohë shenjën në atë shtëpi, Ai të mos e zhduk… (Exodi, 12:13): "Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t'ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit".
Kur'ani thotë: "…çelësat e fshehtësive janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ç'ka në tokë dhe në det, Ai di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka gjë të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfudh)". (En-Am 59) Thuaj: "Atë e shpall Ai Që di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që fal shumë, është mëshirues".  (Furkan 6)

17. Zoti do të bëjë diçka, por e ndryshon mendimin dhe ndërron vullnetin e Tij
Bibla thotë: "Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t'i bënte popullit të tij". (Exodi, 32:9-(14))
Kur'ani thotë: "Ai është shpikës i qiejve e i Tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!" në atë çast bëhet". (Bekare, 117) "Ja, kështu All-llahu krijon ç'të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet". (Ali-Imran, 47)

18. Një Zot që prish premtimin-Besëlidhjen?!!!
Bibla thotë: "…dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre". (Levetiku, 26:44)
Kur'ani thotë: "Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë". (Rrum, 6)

19. Zoti urdhëron të shëmtuarën të keqen!!!
Bibla thotë: "…por çdo grua do t'i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj, sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t'ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t'i zhvishni egjiptasit". (Ekzodi 3:22)
Kur'ani thotë: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun atë që nuk dini?" (A'raf, 28)

20. Zoti e dënon njeriun për shkak të fajit të etërve të tij!!!
Bibla thotë: "Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre". (Isaia, 14:21)
Kur'ani thotë: Thuaj: "A të kërkoj Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është tek All-llahu; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit". (En-Am, 164)

21. A pendohet Zoti??
Këtu Bibla tregon se Zoti pendohet që ka krijuar njeriun në sipërfaqën e tokës: "Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të Vet. Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar". (Zanafilla 6:6-7)

22. A duartroket Zoti ?!!!
Bibla thotë: "Por ja, unë rrah duart për fitimin e pandershëm që ke nxjerrë dhe për gjakun e derdhur që është në mes teje". (Ezekieli, 22:13)
Pra, nga këto citate që cekëm, vallë a mund të jetë Zot një Krijues me këto cilësi të Zotit, siç i përshkruan Bibla? Përshkrimet e tilla jo vetëm që nuk gjenden në Kur'an, por konsiderohen si kufr ndaj Madhërisë së Allahut xh.sh.. Po ashtu, duke bërë krahasimin në mes dy teksteve, mes Biblës dhe Kur'anit, rreth konceptit të Zotit, del e qartë se hidhet poshtë teza se Kur'ani ka huazuar nga Bibla, apo Kur'ani është kopje e Biblës.
Po e përfundoj me fjalën e Allahut të Madhëruar Që në Kur'anin famëlartë thotë: "I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia mveshin/shpifin". (Saffat, 180)

Përgatiti:
Senad Makoviq
slach
#1 ne: 15-03-2006, 15:05:04
Pershendetje i dashur mik,
me keto sa ke shkruar, po kerkon te thuash qe dhe Dhiata e Vjeter (apo me mire Ligji dhe Profetet) jane te gabuara (ndryshuara)? Me thuaj vetem nje gje: Kur Jezusi erdhi ne toke, nuk mendoj se mesoi Kuranin kur ishte i vogel, apo lexoi Kuranin ne sinagoge, apo jo, sepse ate e shkroi Muhamedi 600 vjet me vone? Duke qene se lexoi shkrimet e tjera (ligjin dhe profetet), nqs ato do te ishin gabim, si ishte e mundur qe ai ti pranonte dhe ti lexonte para sinagoges? Dime qe ai ai lexoi Librin e Isaias sic thote Luka 4:16-21

"16 Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
17 I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:
18``Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,
19 dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit``.
20 Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.
21 Atëherë ai nisi të thotë: ``Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja``."

etj.

 Mos ndoshta do te thuash qe keto shkrime u ndryshuan mbas Krishtit? Po te them qe doreshkrimet e Dhjates se vjeter e gjetura ne Kumran (afer Detit te Vdekur) datojne rreth 300 para Krishtit dhe perputhen plotesisht me Shkrimet e sotme. Nqs shkrimet e sotme perputhen me ato te kohes se Jezusit, atehere ato jane dhe te besueshme (Kurani e thote kete...por shton faktin qe jane ndryshuar...gje per te cilen sapo fola).Shume muslimane thone qe Bibla eshte ndryshuar e megjithate as nuk e kane lexuar ndonjehere. (Nuk dua te fyej kend)

Ndersa nqs do te thuash qe koncepti i Zotit ne Bibel dhe ne Kuran eshte i ndryshem, po te them qe kjo eshte shume e vertete. Shume njerez mendojne se Islami dhe Krishterimi jane fete qe ngjajne me shume midis tyre. Perkundrazi, nqs nuk shohim vetem pamjen e jashteme te tyre do te shohim se kane shume ndryshime. Thjesht fakti qe Islami e pranon Jezusin si profet ndersa Krishterimi si Zot, tregon se sa te ndryshme jane keto dy besime. Nqs do te kerkojme te gjejme vargje qe tregojne ndryshimin, ato jane te shumta.  ;)
Slash

  • Postime: 63
Leutrim
#2 ne: 22-03-2006, 08:34:55
Përshëndetje zonjush apo zonj e nderuar.

Pik se pari Kur`anin Famlartë nuk e  ka shkruar Profeti Muhammed (s.a.v.s.) por ai është libër hyjnor i zbritur nga All-llahu [subhanehu ve te ala].

E dyta e nderuar un desha ti bej disa krahasime mes Kur`anit Fisnik dhe Biblës dhe kaq pra...

Argumentet jan të qarta flasin vet

Kalofsh mir..
slach
#3 ne: 22-03-2006, 09:58:08
Përshëndetje Leutrim,
ne fakt...jam mashkull, por nuk ka problem. Kur thashë  qe "Kuranin shkroi Muhamedi 600 vjet me vonë", nuk pretendoja se te thoja se e shkroi ai nga mendja e tij. Megjithatë, Kurani nuk është se zbriti flete flete nga qielli, por iu zbulua Muhamedit, i cili e shkroi, apo jo?
Ndërsa përsa i përket faktit qe deshe vetëm te beje një krahasim, e vleresoj shumë, por ama kur bëhet një krahasim i drejtë. N.q.s. marrim thjesht vargje, pa kuptuar kontekstin, nuk mund te bëjmë një gjykim te drejtë, apo jo?
Peace  ;)
Slash /

  • Postime: 63
Leutrim
#4 ne: 23-03-2006, 07:23:31
Përshëndetje.... i nderuar mendove se je goc (hehe) nejse...sory..


Kur`ani Fisnik ka zbritur ajet pas ajeti e ndonjëher kaptin e tër...

Ai ka zbritur nga ana e All-llahut të Plotëfuqishëm i Cili është Një dhe i Pashoq...

Kur`ani zbriti përmes melekut Xhibril (a.s.) der tek Profeti Muhammed (s.a.v.s.)...


Po pse si ishte krahasimi nuk ishte i drejtë?!

Ato janë fjalët që janë në Bibël dhe Kur`an...

SI shembull:Ne e dim shum mir se Zoti është i fuqishëm për çdo send...

Në Bibël thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Përëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar". (Zanafilla, 32:28)

Kur`ani Famëlart thotë:Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes". (El-Haxh, 74)


Shembulli qetër i nderuar mik... ne e dim shum mir se një dit do të vij dita e gjykimit dhe se do të përgjigjemi për veprat tona...dhe Zoti na sheh.

Zoti nuk dëgjon?!!
Bibla thotë: "Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?" (Habakuku, 1:2)

Kur`ani Fisnik thotë:
"Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes". (Ibrahim, 39)

Si të duket or mik ky, një krahasim i shtrembër apo..?!!!...

Kalofsh mir pra mik i nderuar

ISLAM is peace..








  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#5 ne: 23-03-2006, 23:58:06
Kurani nuk është se zbriti flete flete nga qielli, por iu zbulua Muhamedit, i cili e shkroi, apo jo?

sa per te te informuar ty, muhammedi a.s nuk e shkroi vete kuranin, por ai e recitonte dhe "nxenesit" mund te themi, e shkruanin.

po ta krahasosh dhiaten e vjeter me ate te re, do te shohesh qe koncepti i zotit ka nje ndryshim te madh. biles mund te themi qe disa pjese se dhiates se re jane blasfemuse.
slach
#6 ne: 24-03-2006, 10:14:35
O Sulltan,
perse vazhdon te me kundershtosh me cdo kusht? E di shume mire qe Muhamedi nuk dinte as te shkruante dhe as te lexonte (madje dhe shume jo besimtare e dine kete). Ajo qe doja te thoja "...Kuranin shkroi Muhamedi 600 vjet me vonë", e perseris, eshte qe "Kurani ju zbulua Muhamedit 600 vjet me vone". Nuk po pretendoj, e them dhe nje here, qe Muhamedi e shkroi vete me doren e tij, apo nga mendja e tij...etj.
Per te tjerat do pergjigjem me vone, sepse tani nuk kam kohe. Ciao
Slash /

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#7 ne: 29-03-2006, 03:21:34
tema ka te beje me nje debat krahasues. Si e tille ajo zhvendoset tek kendveshtrime teologjike dhe jo brenda forumit te krishtere. Jane te lutur anetaret te bejne kujdes ne vendin se ku vene tema te tilla.

  • Postime: 22
Aldrahn
#8 ne: 09-07-2006, 07:07:57
Zoti qe pershkruhet ne Bibel dhe Kur'an, eshte nje psikopat i rrezikshem dhe nje inatcor, qe nuk di as ai vete se cfare kerkon. E kam te veshtire te besoj se ekziston nje zot i tille.

mendimi im

  • Postime: 28
  • Gjinia: Mashkull
rikochet
#9 ne: 12-02-2007, 16:23:01
Nuk ka asgjë të keqe në krahasime të tilla përkundrazi këto do të na ndihmojnë në kuptimin esencial e dallimit të pa krahasueshëm në mes Krijuesit dhe krijesave, pra siq e dini edhe tek Bibla edhe tek Kur'ani shpjegohet shumë mirë se si vije deri te krijimi i krijesave përmes urdhërit "Bëhu".
Pra me këtë i dretohet krijuesi fuqisë së tij krijuese që ta zbatoj një dëshirë të tij,(pra këtu kjo fuqi krijuese ndoshta nuk mund të shpjegohet saktësisht se a është fjala për një krijesë (ta marrim një shembull pak sa banal por ndoshta do të na ndihmonte në të kuptuar më lehtë si psh një Fabrikë (Uzinë) e cila është e destinuar që dëshirës së krijuesit ti jep formë, trup etj sipas ides dhe planifikimit paraprak të Krijuesit) të tijën e cila është e destinuar vetëm për plotësimin e kërkesave.
Pra në thelb është diçka shumë e madhe e cila na bënë ta kuptojmë se ne njerëzit dhe krijesat tjera nuk kemi asgjë të përbashkët me krijuesin por jemi një model, ide e materializuar dhe të përkohshëm, e siç e dimë tek Zoti të përkohshme janë vetëm ato të materializuara në këtë botë hologramesh shumëdimesionale. Pra për ne kjo botë është e vërtet sa është e vërtet bota për një figur në video lojra (kur ne e lëvizim atë figur ajo nuk është e vetëdijshme për prezencën tonë dhe që ne me anën e shumë programeve dhe me vet krijimin e vendit ku do të shfaqet (Ekranit) i kemi krijuar figurës një botë reale për të ndërsa ne e dimë se ajo nuk është gjë tjetër përpos një program,lojë.   

  • Postime: 28
  • Gjinia: Mashkull
rikochet
#10 ne: 12-02-2007, 16:37:54
E di që e kemi të vështirë të pajtohemi se jemi të krijuar në atë menyrë por realiteti është se ne të gjithën këtu e kemi të servuar dhe të programuar (edhe atëherë kur ndëgjojmë prej dikujt se nuk pajtohet me këtë realitet edhe ai mendim është i programuar për ta dëgjuar ne si një sprovë).
6:112.   Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
7:179.   Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.