×

Kunata e Toni Blerit vë perçe, bëhet myslimane

Kunata e Toni Blerit vë perçe, bëhet myslimane

· 2 · 872

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 25-10-2010, 15:24:46
Lauren Booth, 43-vjeçe, gazetare e njohur, motra e Cherie – gruaja e ish-kryeministrit anglez Toni Blair, ka zgjedhur të bëhet myslimane. Konvertimi i saj ka ndodhur pas një udhëtimi në Iran, aty ku ka kaluar edhe disa përvoja religjioze.

Lauren Booth, është shfaqur me vellon tradicionale të besimit mysliman kur është kthyer në shtëpi, duke u lutur pesë herë në ditë dhe duke kryer vizita në xhami.



Ajo ka deklaruar për “Daily Mail” se kishte vendosur për t’u kthyer në besimin islam, gjatë një udhëtimi në qytetin iranian Kom, pas vizitës në tempullin e Fatimas në Masumech.

"Kjo ishte një mbrëmje e martë, unë isha ulur dhe ndjeva këtë ndjesi shpirtërore, e cila të falte vetëm lumturi të pastër dhe gëzim", tha ajo.

Pas kthimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar, vendosi të konvertojë besimin e saj fetar.

"Sot unë nuk ha mish derri dhe lexoj Kuranin çdo ditë", tha ajo.

Lauren punon për shtypin britanik dhe transmetuesin iranian në gjuhën angleze.

Në vitet e fundit, ajo ka kritikuar ashpër luftën në Irak dhe në gusht të vitit 2008 arriti në Rripin e Gazës në bordin e një anije nga Qipro për të denoncuar embargon izraelite.

Booth tha se shpresonte se konvertimi i saj do të ndihmojë Blair për të ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Islamit.

Londër, 25 tetor, NOA n.e/NOA

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 29-12-2013, 18:09:54
mos te besojne po deshen ndonje fe, pas ores 12 te nates zoti leshon qente e eger per mosbesimtaret, qe i hajne dhe i perdhunojne