×

Kush eshte Zoti?

Kush eshte Zoti?

· 19 · 3384

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
ne: 15-07-2009, 11:15:42
KUSH ËSHTË ZOTI ?

 

    Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

    Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet.

    Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet. Nuk duhet ngatërruar të kaluarën me të tashmen, sepse e kundërta e së kaluarës është e ardhmja. Vetëm e tashmja është e amshueshme, e pazëvendësueshme dhe e pakundërshtueshme. Sepse, Vetëm Zoti, shpirti e energji - informatat janë të pazëvendësueshëm, të pakundërshtueshëm. Të tjerat shkojnë e vijnë e ndryshojnë vazhdimisht.

    Zoti është i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, sepse Zoti është absolut me dije e me forcë. Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje, ose manifestime të Zotit. Edhe ne njerëzit jemi pjesë e shpirtit të pakufishëm të Zotit, jemi pjesa e fundit dhe përfundimtare e mençurisë së Zotit.Gjuha e Zotit është heshtja, por zëdhënësja e tij kryesore është Muzika.

    Forca e Zotit është dashuria, sepse burimi përfundimtar dhe zemra e të gjitha krijimeve është dashuria. Sepse dashuria është ajo që i mban bashkë protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valë brenda atomit. Dashuria është ajo që mban atomet e bashkuar brenda molekulës. Dashuria është ajo që mban në harmoni sistemin tonë diellor, dashuria është ajo që mban në harmoni tërë gjithësinë. Dashuria është forca mbi të gjitha forcat, dashuria është Zoti vetë.


Shkeputur nga libri i Adem Demacit " Filozofia e jetes"
« Editimi i fundit: 23-07-2009, 00:35:39 nga M A X »

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#1 ne: 15-07-2009, 11:57:26
hi75 te pergezoj per kete shkrim... :D lexoni fetar...

  • Postime: 39
thjesht
#2 ne: 06-09-2009, 05:42:14
hi75 te pergezoj per kete shkrim... :D lexoni fetar...
Eshte ky postim i yti me injoranc apo si?
Perse vetem fetar?
PS.Faliminderit per postim

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#3 ne: 06-09-2009, 11:07:48
Eshte ky postim i yti me injoranc apo si?
Perse vetem fetar?
PS.Faliminderit per postim
te them te drejten aspak nuk ishte me injoranc...meqe ishte fjala per zotin dhe egzistencen e tij me pelqeu shkrimi i hi75 nga Adem Demaci...thashe me heret e them dhe tani "lexoni fetare"(kisha fjalen per te gjithe fete pa i dalluar) pra ata qe besonin zotin...sepse tema eshte per ta :D ...paqe  

  • Postime: 39
thjesht
#4 ne: 06-09-2009, 12:15:44
te them te drejten aspak nuk ishte me injoranc...meqe ishte fjala per zotin dhe egzistencen e tij me pelqeu shkrimi i hi75 nga Adem Demaci...thashe me heret e them dhe tani "lexoni fetare"(kisha fjalen per te gjithe fete pa i dalluar) pra ata qe besonin zotin...sepse tema eshte per ta :D ...paqe  
Ah ok, cdo t'mire :-)
Tung tung haha paqe. :)

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#5 ne: 06-09-2009, 12:51:56
 hmmmmm:... shkrim interesant ky i Adem Demaçit, migjethese nuk pajtohem plotesishte.

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#6 ne: 06-09-2009, 12:56:18
mendoj se shume afer asaj eshte... :D

  • Postime: 18
alma g
#7 ne: 06-09-2009, 12:57:40
ai qe te krijoi ty,mua.....ate.....cdo gje....

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#8 ne: 06-09-2009, 13:17:43
Ah ok, cdo t'mire :-)
Tung tung haha paqe. :)
:D

  • Postime: 2
ero
#9 ne: 10-09-2009, 16:45:27
Zoti eshte Krijuesi i Gjithesise!
Eshte Krijuesi dhe Furnizuesi yne!
Eshte Sunduesi i Universit!
(jam dakort me "alma g":Ai qe te krijoi ty,mua...dhe cdo gje.)

  • Postime: 56
ofthmani
#10 ne: 23-09-2009, 16:40:36
nuk keni nevoj me hy ne injorancen e h75 te gjitha temat e tij jan provokuese eshte njeriu ma i rrezikshem ne ket forum as aristoteli e sokrati nuk kan jep filozofi si h75

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#11 ne: 23-09-2009, 19:07:46
se pari une nuk besoj se ai eshte injorant...pra nuk e di pse flitni ne kete menyre dhe vazhdimisht fitoni armiq kunder veti...nese ai nuk pajtohet me filozofin e te besuarit tend nuk do te thote se eshte injorant sepse as ti nuk pajtohesh me te...nuk e di pse perdorni fjalor te keq per te...qoft edhe ateisti me i madhe ne kete rruzull...a nuk ishim ne te lire nga Zoti yne ne mendimet dhe veprat tona ne afat te caktuar...mendoje se ju me kete sjellje do largoni dhe me shume njerez nga kjo rruge ne te cilen jemi urdheruar te kalonim qe te gjithe, bile rezikoni edhe ata te cilet jane ne te...me te vertet merzitem per ju ne emer te islamit...e di se keto sjellje nuk hasen ne islam dhe ne asnje fe tjeter...falenderim et i takojne vetem atije qe me te vertet eshte fuqiplote Rahman dhe Rahim eshte adil(i drejt) urtesine e te cilit nuk mund te paramendoj asnje tru i shendosh, ai di te tashmen dhe te ardhmen, e di te msheften(gajbin) ate te cilin ne nuk e dijme...

paqe per te gjithe njerzimin

  • Postime: 56
ofthmani
#12 ne: 24-09-2009, 17:25:40
butsia jote eshte e tepert mos harro jemi umet mesatar

  • Postime: 2287
  • Gjinia: Mashkull
Kijameti
#13 ne: 24-09-2009, 19:58:34
Shohe se ne ditet e sotme edhe butesia eshte bere pengese...sidoqofte eshte vleresimi i juaj, ne fakte butesia ime eshte minimale ketu dhe gjithenje mundohem te jem me i mire dhe me korrekt ndaj te tjereve pra qe te mos e hidheroje dike nga ky forum i mrekullueshem...qof te ai me i keqi apo me i shemtuari, une mendoj se ka te drejt edhe ai te jep mendimin e tij sikurse ne te gjithe...por jo edhe te poshterohet (te fyet), sic dihet ky forum ka egzistuar dhe egziston per qellime te mira e jo te shemtuara...per ju nuk e di por une keshtu jam dhe me falmilje, dhe me shoke, dhe me gjithe ata qe me rrethojne...por zdo te thote se jam gjithnje i qete ndoshta shpeshhere nxehem por asnjeher nuk mund te me ndryshohen sjelljet e mija ndaj te tjereve...mendoje se kjo eshte më me rendesi per njerezimin...sa i perket ummetit te cilin me kishit thene mesatar per ne pra per muslimanet, une them se cdonjeri duhet filluar nga vetja e tij ashtu sikurse une...kurse vleren apo shkallen e ummetit tone do e vleresoje ai i drejti dhe ne duart e te cilit gjendet jeta dhe vdekja yne

paqe...zt.othman  :)

 

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#14 ne: 25-09-2009, 19:27:43
Bashkohem me parafolesin... ;)

Paqe... :D

  • Postime: 72
myvela dervishaj
#15 ne: 17-03-2010, 16:22:55
TE PERGEZOJ EDHE UNE PER KETE SHKRIM.
TE LUMTE MENDJA DHE DUART.
ZOTI INSHALLAH T'I FAL GJYNAHET.[NUK KA NJERI PA GJYNAHE]
LONUSHJA
#16 ne: 30-09-2010, 05:21:27
Selamu alejkum....Zoti esht krijuesi  i gjithesis dhe esht 1 askush si perngjan ska shok dhe pa urdherin e tij  askush smundet me ba asgje ..pa urdherin e tij as un as juve skishit mund me shkrujt ktu  Allahu ekber  ...Selamu Alejkum
LONUSHJA
#17 ne: 30-09-2010, 23:25:33
ai qe te krijoi ty,mua.....ate.....cdo gje....
TE PERGEZOJ EDHE UNE PER KETE SHKRIM.
TE LUMTE MENDJA DHE DUART.
ZOTI INSHALLAH T'I FAL GJYNAHET.[NUK KA NJERI PA GJYNAHE]
;)   flm miss gjithashtu

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#18 ne: 29-12-2013, 18:16:36
zoti yne, i tokes dmth, eshte nje shpirt i erret, lindor i ngjashem me nje ujk njeri por sa ''dielli'' ne krahasim me aftesite dhe forcen njerezore, dikur ka patur dhe nje femije, nje kesulekuqe, me nje tokesore, nje dashuri, seks shpirtrash, nje pershpirtje dhe jo seks organik