×

Lajmërim rreth temave që hapen

· 3 · 1692

Lajmërim rreth temave që hapen

· 3 · 1692

  • Postime: 293
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M.SHKODRANI
    ne: 24-06-2008, 18:04:08
    Në shumë tema ka debate vetëm me anë të fjalëve ku Brenda këtyre jam dhe unë. Tani e tutje ju lutemi të jemi më korrekt në temat që hapim dhe nëse tema përmban erë debate, tema të jetë e mbështetur me argumenetet përkatëse neëse nuk është do të fshihet pa u diskutuar. Nëse tema është në formë pyetjet atëherë përgjigjet të jenë të mbështetura me argumente. Nëse në tema të tilla kalohet në replica private do të fshihen.
    Me nderime, shpresoj të më mirëkuptoni.

    • Postime: 27120
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #1 ne: 29-06-2008, 14:43:25
    Temat qe kane te bejn me Islamin dhe Krishterimin, te hapen ne rubrikat perkatese dhe jo ne kete rubrike, tani leviza shume tema qe ishin hapur nga Jakupi dhe dukeshin qarte qe ishin shkrime qe flisnin per Islamin, dhe jo per kete rubrike qe ishin hapur.

    • Postime: 3080
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Aida
    #2 ne: 12-07-2008, 13:49:46


    Rubrika Kendveshtrime Teologjike eshte rubrike e pergjithshme qe ka per qellim ritjen e tolerances fetare dhe debatave nderfetare mes komuniteteve te ndryshme.

    Anetaret jane te lutur ti permbahen --> Rregullores! e vecanerisht pika 5 dhe 6:

    5.  -= Diskutimet dhe postimet në forumin e Zëri YT! -=

    Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe mendimin e tyre. Anëtarët e Zëri YT! janë të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin poshtë shqiptarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptarë në përgjithësi, që prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë integritetin e Zëri YT! dhe stafit të tij.
     
    6.  -= Propaganda fetare në forum =-

    a) Ndalohen temat apo postimet që kanë qëllim të pastër, apo të ndërsjelltë propagandues fetarë nëpër forum përveçse në tri rubrikat përkatëse të fesë; Bota e Këndvështrimeve Teologjike, Forumin e Krishterë dhe Forumin Islam. Këto diskutime ndalohen pasi prekin ndërsjelltas çështjen kombëtare, e cila është primare në këtë forum, si dhe vetë integritetin e forumit.

    b) Ndalohen diskutimet që kane karakter të mirëfilltë polemizues midis feve. Diskutime të tilla sjellin vetëm sherr dhe polemika pakrye si dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve të feve të ndryshme.
     

    Forumi Islam eshte Zonë e rezervuar vetëm për Muslimanë.
    Anetaret te cilet i vizitojne ate kend per qellim qe te ofendojne besimtaret musliman do te editohen pa paralajmerim nga Stafi.
    Ne rast se verejtjet e Stafit nuk merren ne konsiderate, ata anetare do te perjashtohen nga nenrubrikat perkatese.

    E njejta gje vlen edhe per Forumin e Krishter, e cila eshte Zone e rezervuar per te Krishteret!

    Anetaret jane te ftuar te diskutojne me tolerance dhe edukate, mos e percmojne njeren apo tjetren fe dhe mos kalojne ne replika personale gjate diskutimeve.

    Ju falenderojme per mirekuptimin!