×

Leter Zotit

· 11 · 1850

Leter Zotit

· 11 · 1850

  • Postime: 287
CentauR.
ne: 07-04-2009, 22:14:55
Sqarim paraprak: Unë jam protestant. Unë protestoj kundër çdo gjëje që lëvizet, sepse lëvizin shpejt dhe kundër të gjitha gjërave që nuk lëvizin, pikërisht sepse nuk lëvizin. Megjithëkëtë, unë protestoj edhe kundër gjërave që lëvizen shumë ngadalë, pikërisht se lëvizen tepër ngadalë përpara. Unë kam shumë arsye të bëhem protestant akoma më i madh. Ka vite që përpiqem ta gjejë të vërtetën absolute, mirëpo nuk ia dola dhe kështu zbulova përrallat absolute. Madje përralla absolute të cilave nuk guxon t´u thuash se janë përralla! Njerëzit të vrasin këtu për mohimin Tënd zot i dashur, sepse besojnë se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkë në dorë vrapojnë e të të ndihmojnë. Mirëpo, nuk kam frikë, zoti ka dëshmuar se në këtë planet adhuron të fortin! Guximtarin!

Për ta gjetur atë që unë kërkoja duhej kompetencë hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni për të vërtetën i nisa këtë letër zotit; po e quaj vazhdimisht zot, se po t´ishte femër, pra perëndi-a, atëherë femrat do t´ishin trajtuar më mirë në planetin tonë Tokë. Për t´i shkruar më duhej edhe adresa e zotit dhe këtu nisi aventura ime gati e pafund.

I telefonova një murgu të Dalai Lamës dhe e pyeta për adresën e zotit. Ai gati u mek nga të qeshurat e forta dhe më përplasi telefonin. Dreq o punë! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin në telefon dhe ai më kumtoi se zoti gjendet kudo! Adresë nuk ka, tha ai. Thirra në telefon Vatikanin dhe pyeta për adresën e zotit. Më thanë se zoti nuk posedon adresë dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se zoti gjendet kudo! Në çdo vend. Atëherë thirra një kryeimam. Përgjigja ishte e njëjtë. “ allahu Egber nuk ka adresë dhe ai gjendet kudo, si ajri”, më tha ai.

Se zoti mund të gjendej kudo nuk më pëlqeu fare. Madje edhe unë kisha pasur dyshime të tilla. Tani e kuptova se për ç´arsye po dëgjoja, lëvizje, zhurmë apo fëshfërima në dhomën e fjetjes. Ndonjëherë kisha përshtypjen se këto shushurima po vinin nga lartë, ndonjëherë se po vini nga poshtë. Madje shumë herë duhej curruar veshët mirë, sepse nuk mundej lehtë të lokalizohej vendi. Madje këto fëshfëritje dëgjoheshin në çast jo të këndshme! Diçka e tillë, edhe kur vjen prej zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ç´kërkonte ai në dhomën time të fjetjes! Pse kaq shumë përgjim: “më mirë mos më krijo fare, se sa të më kontrollosh pa pra!”, thash me vete.

” Ç´është kjo punë kështu!?- thash gati me zë të lartë. Në dhomën time të fjetjes nuk bëj as kundërvajtje, e as vepra penale, as mëkate… Kështu është kjo botë! Aty bëjmë detyrat e evolucionit, që na caktove Ti. Dhe, që nga këto telefonata po ndjehem edhe më i përndjekur dhe më i mbikëqyrur. Pse ky kontroll permanent, këtë duhet ta marrë vesh një herë e për gjithmonë, thashë me vete. Mirëpo, meqenëse nuk munda ta marr adresën prej atyre që duhet ta posedonin, atëherë vendosa ta thërras informacionin.
“ Telekomi gjerman mirëdita, çka mund të bëj për ju ?”
“ Adresën e zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokët me dorën e djathtë dhe thash: “Nuk e di! “
“ Në cilin qytet banon ai?- pyeti zëri.
“ Ai bano kudo”, thash unë. “ Ndoshta edhe në planet tjetër.“
“ Më vjen keq, ne nuk posedojmë adresa nga kudo, kemi vetëm të këtij planeti. Për ta gjetur këtë adrese duhet t´i pyesni të vdekurit.

Nuk mund të kuptoja se pse të vdekurit posedojnë një adresë kaq të rëndësishme, por jo të gjallët. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamës, por ja që të vdekurit dinë më shumë se të gjallët. Dhe gati gati ndjehesha i cytur për të marrë lopatën në dorë dhe të vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr një përjashta, mendova. Ta kap për skeleti dhe t´i bërtas: adresën!
I vdekuri e din adresën e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni çfarë diskriminimi?! Të vdekurit dinë më shumë se të gjallët, çudi mbi çudira! Dhe vetëm tani unë po kuptoj se pse fundamentalistët bëjnë vetëvrasje. Ata dëshirojnë ta mësojnë kryeadresën të parët. Dhe kjo kryeadresë, nuk mësohet dot së gjalli.
Kjo botë është çmendur, thash me vete. I dëshpëruar mbylla telefonin dhe nisa kërkimet krye në vete. Do të provoj me e-mail.

Të parën e dërgova gott@t-online.de dhe mora këtë përgjigje:” gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, përdoruesi nuk ekziston” .
Gjermanët nuk janë shumë fetarë. Mirë, të provoj me Vatikanin dhe me adresën vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora një e-mail me këtë shkrim:” utente non esiste!

Kjo nuk më gëzoi, por me dha shpresë të vazhdoj me kërkimet e mia. Dikush u përgjigj, kjo mjaftonte, për fillimin dhe shkrova tjetrën adresë: gott@hi.net.com , gott, për Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershëm gjermanisht ) ne menyre që Zoti të jete i ndershëm me mua. Dhe tak, shtypa: dërgo! Përgjigjja nuk zgjati shumë:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencën në drejtimi të qiellit. Në fund nënshkrimi dhe adresa e tij: luzifer@666.kom.hier (luzifer@666.eja.ketu )

I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola në kopsht. Po dridhesha si thupër nga frika. U ktheva për ta çkyçur internetin, mos më futet brenda në sistem dhe më kushton një djall i mallkuar për ta nxjerrë, thash me vete dhe dola përsëri jashtë. Qielli gjerë e gjatë blu, askund dreq.

Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokën i hutuar.
Pas një shëtitje të vogël më lindi ideja t´i drejtohem Nënë Terezës. Ajo është shqiptare dhe mund të ma jap adresën. Nëse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova këtë adresë: nënëtereza@qielli.pa “pa” për- parajsë. “Pa” për parajsën u desh ta vejë domosdoshmërish se kështu mund t´i ikja sferës kontrolluese të Luciferit. Pas dy minutave mora përgjigjen me këtë adresë: Zoti@.uni “uni” sigurisht për Universin. Unë iu falënderova Nënë Terezës për kujdesin e saj duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në parajsë dhe dërgova këtë letër me këtë përmbajtje drejt Gjithësisë.

Shumë i dashur dhe i nderuar Kryeshkëlqesi Zot,
Shume të nderuar Engjëj (nuk dimë se a e lexon Zoti personalisht korrespondencën )
Unë dua ta di te vërtetën dhe të lutem ke durim me mua, me këtë dua të them, mos vepro të lutem si njerëzit në tokë, përndryshe derisa nuk marr përgjigje të prerë unë do të mbetem protestant, dhe do të protestoj kundër të gjitha librave që mendojnë se janë të shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorët dhe konsujt tu këtu në tokë. Madje janë shkaktarë të shumë luftërave: vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve!

Ti krijove njeriun nga balta, kështu shkruan aty. Mirëpo unë kam ardhur në përfundim se kjo nuk është e mundur, prishet sapo të rrëzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur të vështrohet mirë e mirë, kryesisht ndonjë burrë, nuk mund të pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltë, nga kjo materie e mire, por nga një pleh, llum, lloç si e quajmë ne jashtë vendit mëmë që na e copëtuan në gjashtë copa dhe Ti nuk reagove kurrë, edhe pse ne kërcyem me plot shpresa prej feje në fe! Kot! Na copëtuan tutje edhe pse të përqafuam dhe të përqafojmë në disa versione…

E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve në hundë dhe kështu i dhurove të gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri këtu rrodhi krejt sipas planeve të Tua dhe nuk kam asnjë vërejtje. Adami t´u duk i mërzitur dhe të erdhi ideja të krijosh një grua. Ti nuk more përsëri baltë, si edhe herën e parë për të krijuar një grua, mirëpo i shkule Adamit një brinjë dhe prej kësaj brinje krijove gruan. Edhe pse në fakt kishte me shumë baltë në tokë, se sa brinjë.
Problemet tona gjenden pikërisht këtu të gardhuara dhe shpresoj se së bashku mund t´i krahishtojmë : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori në Itali bën edhe ai diçka të tillë duke i bërë plakat shtatzënë- pra prej brinjës u bë Eva dhe kështu Adami martoi vetveten! Super incest!

Mozomakeq! Dhe me këtë klonim u krijua këtu një kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngërthente informacionet gjenetike të mashkullit dhe nuk ishte produkt në vete origjinal dhe kështu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj që ndjehen femra, femra që ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerëz të tillë i kemi vrarë, sepse mendonim se ata kanë devijuar…Dhe, në librat që t´i mveshin Ty, thuhet se ndalohet të ndjehesh ashtu si të ka krijuar Zoti.

E treta : Pse krijove vetëm dy veta? Pse u solle sikur nuk ishte gjë kur i vëllai martonte motrën. Nuk kishte më baltë? Nuk kishte brinjë të tjerë? Ku ishte problemi? Këtu mëtoj një sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerëzimi duhet të jetë një produkt i një incesti tragjik…

E katërta: Në librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( në hebraishte: dhé) dhe Evën ( në hebraishte: jetë), kjo ishte ide e mire. Mirëpo unë kam një vërejtje të madhe: pse krijove njeriun si një kafshë? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq në parajsë! I mungon mundësia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe çudia në planetin tonë: këtu ndalohet të ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditë në parajsë! Pse të ndalohen të ne gjërat që janë të lejuara në parajsë!?

Dhe këtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk përfundon dëshpërimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa të mjera dhe i mashtrove. I dërgove në parajsë në kopshtin Eden dhe u tha: “ Këto fruta nuk duhet t´i hani, sepse ju bëjnë të dijshëm!” Pra, Ti ndalove ngrënien e frutave, por jo lakuriqësinë. Dhe këtu konfrontohemi ne me atë që ne e duamë dhe e dashurojmë: të ndaluarën! Jo pse ne kështu dëshironim, mirëpo pse Ti na dhe këtë kod gjenetik me vete. Pra që ta duamë të ndaluarën!
Më beso zoti Zot se unë mollët nuk mund t´i shoh me sy, i urrej sepse për një mollë u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshëm, por nuk ndalove dhe mallkove mollët e fajshme? Këtë nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollë në treg, iki si Drakula i Transilvanisë nga hudhra…

Ambasadorët tu në tokë thonë se ju e dini ardhmërinë, nëse është kështu, pse na mashtrove atëherë dhe na dërgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamë? Pse na dërgove aty ku duhet të dënohemi?
Dhe më shpjego të lutem se pse në parajsë edhe kafshët flasin? Me çfarë truri vinin në lëvizje ato gjuhën e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalë, me hapa te rëndë dhe pyete me vendosmëri dhe qortueshëm: ” Pse jeni mbuluar para?”

Kjo pyetje mua do të më kishte bërë të skuqem rënd, madje te bëhem edhe i kuqërremtë. Sepse në përkthim d.m.th.: ku janë organet gjenitale? Pse nuk shihen?
Po të kisha qenë unë Adami këtë pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t´isha përgjigjur. Përveç kësaj për Adamin dhe Evën ishte tragjike qëndrimi në parajsë. Ata ishin si dy kafshë. Nuk dinin gjë! Nuk dinin të bënin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe të dinin të bënin dashuri, nuk do të kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po të kishim pasur fëmijë atëherë parajsa do t´ishte shndërruar në vend nudistësh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!

Këtu në tokën tonë nëse dalim lakuriq na dënojnë në mënyre simbolike ose me një gjobë, jo më shumë. Edhe pse sipas librave tu lakuriqësia duhej t´ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsës…

E pastaj për një mollë dreqi ta hajë nuk bëhet aq potere qiellore sa të na dënosh në mënyrë kolektive me vdekje! Këtu në tokën tonë nuk dënohet kurrë një njeri aq ashpër, për kaq pak! Madje edhe kriminelet e mëdhenj që kanë të njohshëm në politikë dhe për vepra penale dënohen me kusht. Pse nuk njeh Ti një shkallëzim të tille juridik: me kusht p.sh.? Për një mollë na dëbove nga parajsa. Merre me mend Ti një herë këtë punë! Ne, shqiptarët, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar një thes me molla. Futu lirisht në shtëpinë e shqiptarit se nuk të lënë duarthatë! Nuk themi kot:” shtëpia është e Zotit dhe mikut” !Mirë! Çfarë mirë, në fakt shumë keq. Na bëre të vdekshëm, për një mollë! Dhe ka vite që po përpiqemi ta rizbulojmë parajsën. Atë parajsë ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…

Unë nuk dua, nuk dua të jem i pavdekshëm! Ti mendove se neve na ke bërë te vdekshëm, por ne e zbuluam një parajsë me të cilën përsëri i ikim vdekjes, sepse ne do të ringjallemi. Unë heq dorë, këtu,me këtë shkrim, publikisht nga ky parajsë. Motive mund t´i marrish me poshtë!

I dashur Zot,
të falënderoj nga zemra për këtë jetë të rëndë, por këtu dua t´i shpreh mirënjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollën. Ha, ha, unë i dua hajdutet, intriguese janë ato! Pse mendoj unë kështu? Po të mos kishte ngrënë Eva mollën, atëherë Eva dhe Adami do të kishin mbetur banorët e vetëm në këtë planet. Ose akoma më keq, meqenëse ata nuk duhej të vdisnin, sot do t´ishte mbushur bota me njerëz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t´kishte pasur biliarda njerëz! E pastaj, nuk ke lënë afër një planet tjetër ku mund të vazhdohet jeta, p.sh. nëse këtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmë në hënë apo mars dhe kishim marrë disa thasë me vete. Nuk ka!Asgjë!

E pesta: Ne mund edhe ta harrojmë gjithë atë qe thamë deri tani, mirëpo më trego të lutem, pse bëre që ne të jemi pasardhës të kriminelit, jo vetëm të incestit, por edhe të kriminelit. Pse tolerove qe Kaini të vrasë Abelin. Këtu vërtet dua një sqarim shterrrues, përndryshe besimi im e pat!

E gjashta: Pse na duhen kaq shumë fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumë libra, dhe pse përsëri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dëshiron t´ia shesësh sot ato libra? Ne planetin tënd gjendja është shumë serioze, shumë delikate, shumë tragjike, shumë qesharake…

Askush nuk dyshon se ka blerë librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet të mendojë. Dhe kur askush nuk ven gjërat në dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapërdinë gjërat e gatshme, atëherë unë kam frikë! Frikë të madhe, Zot i dashur! Këtu shumë njerëz besojnë që ti shkruan libra apo poezi, unë nuk besoj se të tregova që në fillim se jam protestant kronik! Këtu të konsiderojnë shkrimtar e poet. Madje nuk kane marre të thonë se ke ndërtuar universin për 6 dite, kurse për të shkruar libra të janë dashur vite të tëra, dekada, shekuj! Disa madje besojnë se Ti je i dobët dhe vrasin për Ty. Këtu besojnë se Ti ke ndërtua mikro-universin që ne po e zbulojmë me mikroskop dhe makro-universin, që ne po e vështrojmë me teleskop, por edhe pse me këtë fuqi hyjnore, edhe pse ndërton çdo gjë vet, për të shkruar një libër fetar të duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne në Tokë, edhe në shkollë nëse shkruan për shokun, të dënojnë…

E din? Ndoshta dhe ke parë, që kur po na dërgon Ti libra, ne po vritemi si kafshë të egra, dhe të gjitha tërmetet dhe cunamet së bashku nuk kanë vrarë aq shumë njerëz sa njerëzit që lexojnë librat e tua dhe luftojnë duke menduar se kanë të drejtën absolute dhe licencën për të vrarë. Dhe, me beso, qysh kur kanë ardhur këtu librat e tua, i shtypim gratë. Madje shumë besojnë se keqtrajtimi dhe nënshtrimi janë gjëra hyjnore. Për Zotin po, kështu besojnë! Dhe vetëm në këtë shekull u desh të ndërrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnë në kundërshtim me dispozitat Tua. Këtu ambasadoret e tu thonë se Zotit i pëlqen diskriminimi! Merre me mend këtë një herë !
Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsë ka shumë gra të bukura dhe se mua si mashkull më presin shumë bukuroshe. Këtu, në tokë, mezi mund ta mbajë një si duhet, e ç´më duhet atje një duzinë grash! Nuk dua të ndjehem si në shtëpi publike!

Me ketë e-mail sot unë heq dorë publikisht nga parajsa dhe të pyes se a ka në qiell një vend më neutral, kështu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsë, por diçka ndërmjet, ku ka argëtim tokësor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirë e drejtë grave nuk u konvenon të vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumë! Ato nuk i pret askush në parajsë…
Në librin tënd thua se në parajsë qumështi rrjedh si lumë, po kush donë të pijë qumësht sot? Pastaj thua se ka mjaltë, e kush donë ta hajë këtë mjaltë që kushton 2 euro një kg? Kush do t´i pijë dhe kush do t´i haje ato gjëra nuk kam idenë. Për mua parajsa është diçka tjetër: konjak shqiptar, tavë Elbasani, Campari me lëng portokalli sapo të shtrydhur; birrë Peje, verë të kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjë, proshutë parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni për t´i mos numëruar te gjitha, madje parajsë për mua është edhe ritakimi me ish-dashnoret që kisha dikur, jo tjera. Për ato më ka marrë malli, dhe këtu në tokë nuk guxoj as t´i shkruaj një e-mail se menjëherë ma mësojnë adresën tënde dhe unë më mirë nuk po ngutem. E keqja është se i kam larg vetëm dy klikime në facebook, por ec e merr guximin…

E shtata : Me teleskop po i përcjellim kantieret Tua në Gjithësi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndërton…A nuk mendon se ka ardhur koha për reforma ne ferr, në parajsë dhe në tokë? Dhe një pyetje personale: a është e mundur që pas vdekjes të marrë unë rrugën e qumështit kurse njerëzit që nuk i dua atë të kosit? Një gjë harrova: si i ka punët Fridrih Niçe që tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?
Duke pritur përgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta
Me rekomandimet më të veçanta dhe respektin më miqësor
Me plot besim dhe respekt për besimin cilësor

Shumë ngrohtësisht i Juaji përgjithmonë, vertikalisht, N.Aliu

http://blog.shekulli.com.al/2009/03/31/leter-zotit/#comment-40571
« Editimi i fundit: 09-05-2009, 10:25:18 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 56
ofthmani
#1 ne: 08-04-2009, 15:43:44
krejt qka ka ne tok edhe ne qiell jan te Allahut Ai eshte i pa lindur dhe nuk lind askend dhe atij askush nuk i eshte i barabrt dhe as nuk i perngjan askush ai eshte i paster prej te metave adresa e Allahut eshte kjo kure te perulesh dhe e qet ballin ne tok per hir te Allahutdhe duke e adhuru ate pa i ba shoq ne adhurim veq nje perde te ndan prej tij. ne nuk muk munum me pa Allahun se shkatrrohemi prej fuqis se tij dhe nurit te drites se tij i paster eshte Allahu prej te metave i lartsuar qoft sa don ai vet 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
LONUSHJA
#2 ne: 05-10-2010, 02:03:14
ofthmani........... ......respekt nga une ...qofsh i bekuar nga ZOTI  per kta fjal te bukura ,corecte...Respektttt..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
LONUSHJA
#3 ne: 05-10-2010, 02:30:29
........O ZOT  forcona imanin jarabi mos na devijo nga kjo fe e paster..........I Udhezo te gjitha ne rugen e drejt largoj nga harami dhe nga mekatet..falna gabimet ,na be neve te bejm pun qe ti i pelqejn ,,mos na be neve te bejm ato pun qe ti si pelqejn.........TI je ai qe krijon gjithqka dhe qe e zhduk gjithqka ,Ti je ai qe nderton qka don dhe shkatron qka don  ....  Ti je ai qe fal shum ...pendohuni sa nuk esht von dera e islamit esht e hapur  per qdo njeri !!!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#4 ne: 05-10-2010, 02:40:52
Hej Lonushe te bej nje pyetje se shoh qe shkruan ne shume tema ne forum, pse nuk regjistrohesh, nuk e ke me te thjeshte te postosh si antare, apo te pelqen te shkruash si vizitore, nuk e kuptoj psen????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
LONUSHJA
#5 ne: 07-10-2010, 02:17:03
Hej Lonushe te bej nje pyetje se shoh qe shkruan ne shume tema ne forum, pse nuk regjistrohesh, nuk e ke me te thjeshte te postosh si antare, apo te pelqen te shkruash si vizitore, nuk e kuptoj psen????
                      Kjo esht tem  "Leter Zotit,,   nuk esht tem  pse nuk regjistrohesh   :S flm ..... pasi thae do te regjistrohem paskam haru  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#6 ne: 08-10-2010, 18:25:05
Pse berno do me hap ndonjë spital psikiatrik ?  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#7 ne: 21-11-2010, 06:25:40
Pak komentime në krahasim se sa është lexuar tema hmmmmm:

Si fillim, unë jam durimtare, në pritje me shpresë se një objekt subjekti do të vërtetojë apo mposhtë faktin që egzistenca/inegzistenca hyjnore/njerëzore është/s`ështe asgjë tjetër përvec një virusi mental, ku fundamentalizmi "modern" është duke ecur rrugës së pandemisë.

Thuhet që durimi shpërblehet! E kush e tha???
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
patriot mehmeti
#8 ne: 05-02-2011, 10:57:58
duke filluar  se pari me adhurimin tone te plot nga i lumi allahu i cili eshte nje dhe nuk ka shoq dhe qe besimi ndaj ti duhet te vazhdoj pa verejtje te qfardoshme pa perjashtime te tjera si dhe te vazhdojme jeten me tutje deri sa e kemi te caktuar oren,minutat dhe sekondat e fundit te jetes sone qe na u dha mundesia ta shijojme edhe ne.
e lus te madherishmin tone allahun qe me plot fuqin e tij ta ndihmoj muslimanin drejt rryges se drejte te mos lejoje te gaboje aty ku aspak nuk i ka hije nje muslimani,le te na i hap syt qe shihet se ne diten e sotme kan ndryshuar njerezit te cilet nuk kan dije se qfar e pret ne kohen qe do ta perjetoje qdo njeri.
   pra deshiradhe lumturia te jete mbi muslimanin i cili e meriton te jete i lumtur dhe ta kujtojme allahun kudo qe jemi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Elhamdulilah Ya Rabb!
#9 ne: 10-02-2011, 14:52:03
- I mjërë ai që ka humb rrugen dhe jetënë në vetë veten e tij.

- Mjerë i mjeri ai që nuk njeh Zot, dhe nuk dinë qellimin e jeteses, edhe pse ai u krijua me mendje të shendosh.

- I mjeri ai i cili kundershton duke mos pasur pik shkollimi dhe librat i len me një anë, e merret me psykologji dhe filozofi që i'a sillë trunin dhe humbë në malin pa rrugë.

- Mjerë ai mjerë, që thot për All-llahun atë që nuk i takon! Dhe do të sheh denimin e tij atë ditë kur sdo i bën dobi as bab, as nan e as pasuri dhe asgjë...Mirpo atëhere do jetë vonë.

- Shumë vonë. Afatin gjdokush e ka, e mjerë ai mjerë që nuk e përdor këtë në nënshtrim ndaj All-llahut.

- Po që nuk din përgjigje në egzistensen tënde, ja që kjo tregon që nuk jeni ai përson që kërkoni të vërteten dhe knaqesin apsoluti, mirpo gënjeni veten dhe merreni më atë që është e kot. E keshtu shejtani ju mashtron, në fund mbet emri yt përsonal - i humbur.
All-llahu na ruajt.

"Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
Dhe do t'u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!”


(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
   
E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
   
Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?

O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
besimtare shqiptare
#10 ne: 28-02-2011, 04:43:33
Ki te drejt  Allahu na falt..  :(  Respekt per parashkruesin..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super