×

Mbyll sytë Baba Reshat Bardhi

Mbyll sytë Baba Reshat Bardhi

· 1 · 538

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-04-2011, 16:48:50
Është ndarë nga jeta, në moshën 76 vjecare Haxhi Dede Reshat Bardhit, kreu i kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Baba Reshat Bardhi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy herë i ishte nënshtuar ndërhyrjeve kirugjikale.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, ndërroi jetë të shtunën në mesditë, në spitalin gjerman në Tiranë ku ndodhej prej ditësh në kujdesin e mjekëve.

Mjekët  kanë thënë se Baba Reshat Bardhi ndërroi jetë nga një sëmundje malinje e pashërueshme, e diagonostikuar shtatorin e vitit të kaluar, nga mjekët e një klinike në Amerikë në bashkëpunim me mjekët e spitalit Gjerman në Tiranë dhe të një një spitali në Vjenë.

Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind në 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.
MESAZHI I PRESIDENTIT
Presidenti i vendit Bamir Topi duke shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje tha se Baba Reshat Bardhi ishte “shembulli i njeriut me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, udhëheqës fetar i përkushtuar“

“Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, i këtij udhëheqësi fetar të përkushtuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, na detyron të gjithëve të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij” citohet ne mesazhin e presidentit Topi.
(s.g/balkanWeb)