Diku, ne nje hapesire tjeter te ketij forumi kam postuar nje shkrim qe me eshte dukur interesant per tu diskutuar lidhur me realitetin fetare ne Kosove, gje qe te ben te mendosh se si shpesh drejtues te institucioneve fetare i nderrojne pikepamjet ne baze te leverdise fetare te momentit dhe jo te parimeve te tyre fetare. Po e sjell edhe njehere kete shkrim, dhe me falni nese eshte pak i gjate.
Muhamed Jusufi - Kajolli
Ateistët në parim janë kundër çdo ideje që ka bazë teiste, e aq më tepër kur ato janë fetare. S'do mend se do të kundërshtojnë çdo iniciativë të popullit që buron nga teistët ose fetarët. Por, ajo që më shumë më habitë, janë priftërinjtë dhe motrat e "nderit" që parapëlqejnë edukatën seksuale para asaj fetare.
Njerëzimi ka dy drejtime, i treti nuk ekziston. Njëri është ateist - teist dhe tjetri fetar. Programet ndër njerëz ose janë me prejardhje qiellore ose njerëzore. Si kjo e dyta, kemi me miliona. Këto ndryshojnë në formë dhe përmbajtje, por në esencë mbeten një. Ato vazhdojnë të janë në kundërshtim permanent me fetarët.
S'do mend se shoqëritë që kanë dalë nga regjimet ateiste parapëlqejnë edukimin ndryshe nga teistët. Por kur është në pyetje programi qiellor i pastër, këto dy drejtime i bashkojnë forcat e tyre dhe rreshtohen në një strategji. Komunizmi, si dhe shumë ideologji simotra çoroditëse që polli njerëzimi, vazhdojnë të janë prezente dhe shumë të fuqishme. Por ajo që neve na intereson janë shqiptarët. S'ka dyshim se ish komunistët kanë bërë aleancë me teistat shqiptaro-krishterë. Kjo thuajse, çdo ditë vërehet në mediat elektronike, të shkruara etj.. Këtë aleancë të heshtur e shohim edhe në tubime të ndryshme. Aty ku duhet të jepet mendimi për problemet kombëtare ftohen vetëm priftërinjtë, ndërsa hoxhallarët anashkalohen.
Shikuar nga ky kënd, shqiptarët që ndjekin mësimet e islamit në një farë mënyre duken sikur të janë "armiqtë" e vendit. Natyrshëm pyesim, pse duhet të trajtohen myslimanët si pengues i zgjidhjes së problemit kombëtar. Cili është argumenti "elitës"sonë? Shqiptarët musliman edhe pse të anatemuar, kanë zemër të madhe, dhe janë shumë modestë. Ata nuk luftuan për mburrje, por për mbrojte të vendit, detyra tyre ishte sikur e secilit individ që e ndiente veten shqiptar, prandaj edhe pse postuar nga niveli duhur kombëtar kryen detyrën kundër shfarosjes.
Nëse dikush, muslimanët i sheh të "prapambetur", duhet ta kuptojë se feja islame nuk i la prapa, por mos qasja e tyre në edukim e mirëfilltë, si shumë shqiptarë. Okupimet në një anë dhe neglizhenca në anën tjetër ishin dy faktor shumë të mëdhenj që jemi këto që jemi sot. Sidoqoftë të dy grupet duhet të kenë durim. Nëse elita jonë ka qëllime njëmend të mira, duhet t'i gëlltisë mangësitë e vëllezërve dhe motrave të tyre, sepse i përkasin një trungu (qofshin fetarë, teistë ose ateist). Për hirë të së ardhmes, elita duhet të jetë më konstruktive, ajo duhet ti afrojë bashkëkombësit e vet. Ajo, mjerisht jo vetëm që nuk i afron në tryezë me ta, por ajo i neglizhon, për të mos thënë i dëbon në mënyrë të vrazhdë. Vrazhdësia nuk sjell harmoninë dhe mirëqenien e shumë dëshiruar nga të gjithë ne, ajo vetëm sa na lë prapa edhe më shumë. Ndarja hap korridore të reja prej të cilave mund të futen erëra të shpërbërjes ose zhdukjes.
Kemi shfarosje që vijnë nga jashtë, sikur ai serb, dhe nga brenda, që i quajmë vetëshkatërrime. Shfarosja e jashtme për një periudhë kohore mbase është ndërperë, por shfarosja e brendshme është më e rrezikshme se ajo e jashtmja. I Dërguari Allahut, kur po kthehej prej një beteje ngadhënjimtare, qytetarët ia uruan fitoren, ai ju tha: Lufta për të cilën ju mendoni se përfundoi ishte shumë më e lehtë se, lufta të cilën e kemi përpara. I thanë: po cila është ajo luftë? Tha: lufta me vetveten. Sipas kësaj, lufta me serbët do të duhej t'ishte shumë më e lehtë se lufta jonë e brendshme, pra edukimi gjeneratave.
Priftërit lobojnë për edukimin seksual në dëm të atij fetar
Në shumë vende hasim të flitet për edukimin seksual dhe fetar. Ajo që është më rrëqethëse është edukata fetare, përballë e ka edukatën seksuale-sa analogjizëm idiotesk. Përpiluesit e programeve shkollore mendojë se edukata seksuale është e dobishme se sa fetare. Për t'i manipuluar popullin, kërkojnë lobe ndër priftërinjtë shqiptarë, sikur kjo e fundit tani intervista me priftin Nosh Gjolaj në gazetën Express e datës 21.06.2005 e shumë të tjera të më hershme.
Priftërinjtë katolik edhe pse teistë, në këtë rast iu janë bashkuar politikës ateiste (ish-komunistët). Islamistët kanë parimet e tyre, ndryshimi politikave gjeografike, nuk i bën ata që t'i ndryshojnë parimet e tyre. Islami është revelatë për mbarë njerëzimin. Qenia njerëzore kishte nevojë për udhëzimin e Zotit, prandaj ai nuk ka kompetenca t'i ndryshojë ato udhëzime. Njeriu është i lirë t'i pranojë ato udhëzime ose t'i mohojë, por jo t'i ndryshojë. Prandaj muslimanët tek e fundit nuk mbajnë përgjegjësinë për vetëshkatërrim. Secili bën si të dojë, dikush mendon të shpërblehet në këtë botë e tjetri në botën tjetër, por secili duhet ta ketë parasysh që mos të bëhet barë, pengues dhe i dëmshëm për tjetrin. Fatkeqësisht shumica e elitës shqiptare duke menduar se po i "mbrojnë" të krishterët, muslimanët po i diskriminon.
Prandaj ky debat
Përgjegjësia e një muslimani është të mos qëndrojë inferior e as indiferent, ai ka të drejtë morale sa edhe një jomysliman që ka lindë në këtë hapësirë gjeografike. Disa padrejtësisht mendojnë se muslimanët me çdo kusht duan ta fusin edukimin fetarë, pastaj "synojnë" shoqërinë musliame, të tërën. Jo, ate që muslimanët duan është që t'u lihet hapësira alternative islame. Populli duhet ta gëzojë këtë të drejtë, e ta sheh mendimin alternativ. Tani më, nuk jemi në sistemet një alternativ që sundoni vendin.
Alenca e heshtur midis ateistëve dhe priftërinjve shqiptar
Në emër të "mbrojtjes" së krishterëve, ateistat kanë bërë aleancë midis tyre. Duke filluar nga presidentët, kryeministrat (në Kosovë e Shqipëri), pastaj "liderët" në Maqedoni. Kundër kujt është kjo aleancë? Cili është qëllimi tyre? Këto dhe shumë pyetje të tjera që mund të dalin në këtë kontekst na bëjnë të dyshojmë për ditë më të mira.
Ateistët në parim janë kundër çdo ideje që ka bazë teiste, e aq më tepër kur ato janë fetare. S'do mend se do të kundërshtojnë çdo iniciativë të popullit që buron nga teistët ose fetarët. Por, ajo që më shumë më habitë, janë priftërinjtë dhe motrat e "nderit" që parapëlqejnë edukatën seksuale para asaj fetare. Ata që shfaqin neveri ndaj seksit na "mësojnë" se edukata seksuale, është para asaj fetare në shkollat tona,-çfarë ironie! Hiqen se kanë frikë nga përhapja e homoseksualitetit! Nga kush po i dëgjojnë këto fjalë, nga ata që nuk e "njohin" natyrshmërinë e seksin.
Por shtrohet pyetja, cila është aleanca midis shqiptarëve të krishterë dhe ateistë (komunistë)? Aleanca është kundër shqiptaro-muslimanëve. Marrim guximin të themi këtë ngase priftërinjtë evropian duke filluar që nga shtetet Skandinave e deri në kufijtë ballkanik. Këta kanë bërë përpjekje që fëmijët e tyre të mësojnë edukimin fetarë, dhe pas konsultimeve me ateistët e bashkëkombësve të tyre, ranë në ujdi që edukimi fetarë të zhvillohet nëpër shkollat laike. Pra, cila është arsyeja fetare e priftërinjve tanë që nuk dakordohen me priftërinjtë tjerë në botë!? Pra, këtu në pyetje politika vendore, është frika. Krishterët si minoritet ndër shqiptarë, mohojnë edukimin fetarë në shkolla, dhe parapëlqejnë edukatën seksuale në vend të asaj fetare. Por kjo nuk ndodh në Evropën e civilizuar.
Kush është humbës?
S'do mend se humbës mbeten shqiptarët (pa marrë parasysh se në çka besojnë). Shqiptarët në vija të trasha janë mbi 80% musliman, mungesa e edukimit fetarë do t'i bëjë ata të duken si popull me "bisht" (ashtu si na thoshin më herët edhe serbët). Elita jonë mendon ndryshe, populli ndryshe gjithashtu edhe krishterët tanë ndryshe. E tërë kjo disharmoni rezulton në mos seriozitet dhe strategji pa adresë. Të krishterët mundësitë i kanë shumë më të volitshme, për edukimin e fëmijëve të tyre, në objektet e kultit, sepse numri kishave në proporcion me besimtarët është i mjaftueshëm. Ndërsa muslimanët kushtet i kanë shumë të pa volitshme, sepse numri i xhamive në proporcion me besimtarët është shumë i vogël. Mungesa fetare ka nxjerrë individë të papërgjegjshëm, evropianët ia kanë frikën, për shkak të trafikimit të drogës, femrave dhe fëmijëve. Ne me një shkop magjik nuk mundemi ta shndërrojmë këtë popull të edukuar. Populli kthesat i merr shumë ngadalë, prandaj kur ai ka lirinë e plotë të edukimit dhe ka disa alternativa të zgjedhjes ai do të vetëdijësohet dhe do të shkojë andej nga i duket më mirë. Sot vetëdija njerëzore ka arritur në atë nivel, saqë nuk pengon alternativat ndërnjerëzore, por si duket ne jemi shumë larg këtij niveli.
Zgjidhja
Kisha kërkuar nga elita shqiptare, para se t'i jep këshillat përfundimtare për edukatën seksuale dhe atë fetare le të merren me leximin e Kur'anit dhe librave të tjerë edukativ. Kur'ani është libri i cili ia dha të drejtën e gruas më shumë se askush tjetër më herët. Kur'ani dhe praktika e Muhammedit s.a.v.s. na mësoi edhe për edukatën seksuale. Muslimanët aspak nuk janë kundër edukimit të lëndës seksuale, por kundërshtimi vjen për formën që i ofrohet shoqërisë sonë, gjegjësisht fëmijëve tanë.
Autori është drejtor i Shoqatës Kulturore "Zëri Ynë"