×

Nje kardinal tregon sekretet e Kuvendit qe zgjodhi Papa Benediktin!

Nje kardinal tregon sekretet e Kuvendit qe zgjodhi Papa Benediktin!

· 2 · 542

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 23-09-2005, 15:19:51
Nje kardinal tregon sekretet e Kuvendit qe zgjodhi Papa Benediktin ne krye te Vatikanit

Autori i Lajmit:
24 ore
Rivali më i fortë i kardinalit gjerman Ratzinger për t'u bërë pasardhës i Papa Gjon Palit II ishte argjentinasi, Jorge Maria Bergoglio dhe jo italiani, Carlo Maria Martini, sipas sekreteve të kuvendit, bërë publike sot në median italiane nga një kardinal anonim.
Analizat e asaj periudhe e nxirrnin kardinalin milanez Martini (78 vjeç) si kampionin e kampit progresist përballë kardinalit Ratzinger (78 vjeç), shef i konservatorëve, por listat e votimit tregojnë se rivali i vërtetë i kardinalit gjerman ishte argjentinasi Bergoglio.
Kardinali Bergoglio, një jezuit 69-vjeçar, njihet për sigurinë e doktrinës së tij që ka lidhje me shqyrtimin e çështjeve sociale dhe pastorale.
Por ai që mund të bëhej Papa i parë latinoamerikan la të kuptohej me gjeste se nuk kërkonte të zgjidhej, gjë që dekurajoi përkrahësit e tij, të paaftë për të thënë një emër tjetër përballë vendimit të kampit Ratzinger.
"Vendimet e kuvendit" e kardinalit anonim, pjesë nga i cili u publikuan nga disa media, do të botohet i plotë nga revista italiane "Limes".
Para se të mblidheshin me dyer të mbyllura për të zgjedhur Papën e ri, kardinalët u betuan se do të ruanin sekretin lidhur me zhvillimin e kuvendit, nën ndëshkimin e çkishërimit.
Lista e votave të katër votimeve, që mjaftuan për të zgjedhur Joseph Ratzinger, tregon forcimin e kandidaturës së tij, përpjekjet për ta penguar me kandidaturën e kardinalit Bergoglio.
Një nga dy votimet e 19 prillit tregojnë se Ratzinger dhe Bergoglio kishin respektivisht 65 dhe 35 vota, më pas 72 dhe 40. Gjatë raundit të parë të martën më 19 prill, Joseph Ratzinger u zgjodh me 84 vota.
 
 

  • Postime: 390
  • Gjinia: Mashkull
Positive
#1 ne: 24-09-2005, 11:14:54
Pritej nga Conclave * te zgjidhej nje ameriko-latin si Pape i ardhshem, sepse brenda Keshillit te Kardinajve eshte nje numer i madh dhe i konsiderueshem nga vendet e Amerikes Latine.

Ne zgjedhjen e Papes gjate historise, vepronte dhe vepron gjithnje Shpirti Shenjt (vetja e trete hyjnore), ndersa Kardinajt jane instrument ose mjet ne duart e Shpirtit Shenjt!

Conclave = eshte Keshilli i Kardinajve qe mblidhet kur te vdes Papa, per te emeruar Papen e ri.