Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe - Teologjia

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe

Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe

· 52 · 5343

ne: 05-01-2005, 04:47:33
Pa Fe nuk ka atdhe, e pa Atdhe nuk ka fe!

Po ju cfare mendoni?
« Editimi i fundit: 13-07-2006, 07:11:39 nga BESIM »

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 05-01-2005, 12:04:47
pershendetje:

te them te drejten nuk e di se kujt fe i perket por nuk ka rendesi rendesi ka kjo qe ti nuk ja ke iden fare se cdo te thote fe. me sa shoh tek shkrimi ti ke marrur shembull muslimanet. pse sipas teje ai person qe te tregon se cfare do te ndodhi pas vdekjes pse ta tregon mos valle per te trguar se eshte me afre zotit se ti, jo ai te tregom me qellim qe te besh nje jete te kujdesshme dhe te sinqert ndaj njerezve dhe zotit. zoti ndoshta ate qe ben ndaj ti mund ta fali por ate qe ben ndaj njerezve nuk ta fal sepse ajo eshte e drejta e njerezve.
pakashum kjo eshte feja pra te jetosh me drejtesi sinqeritet dhe korrektesi ndaj zotit dhe njerezve madje edhe ndaj krijesave te tjera. te keshilloj te lexosh pak pastaj te shkruash.

#2 ne: 05-01-2005, 21:34:01
Pershendetje gjithe besimtarve:

Vertete askush nuk po e mohon te drejten e njeriut per te jetuar i lire ne nje bote ku ka paqe dashuri dhe mirekuptim.
Bile keto te drejta i mbron kanuni, feja, edhe ligji ose kushtetuta.

Ne fakt kushtetuta ka ligje, dhe nene me te mira sesa feja. Liria e fese, fjales, shprehjes, politikes, dhe jeteses. Kushtetuta denon krimin, vrasjen, vjelljen, dhe c'rregullimet njerzerore 100 here me mire sesa feja.

Si mund te jete feja e mire, kur njeriu fetar duhet ta ushtroj trupin e tije per te bere dicka qe ndoshta nuk ja don shpirti.
Kete une se kuptoj. Bota perendimore, ka ligje dhe rregulla ku po i zbatoj c'do njeri ne planet nuk do kishte kurre trazira, dhe c'rregullime.

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 05-01-2005, 22:17:11
(Ne fakt kushtetuta ka ligje, dhe nene me te mira sesa feja. Liria e fese, fjales, shprehjes, politikes, dhe jeteses. Kushtetuta denon krimin, vrasjen, vjelljen, dhe c'rregullimet njerzerore 100 here me mire sesa feja.)

me vjen keq por kushtetuta per here te pare eshte vendosur nga Muhammedi a.s ne medine dhe pastaj eshte perhapur ne shtet e tjera. ne kohen e perandorise osmane psh: ne evropen perendimore merrnin ligjet nga perandoria osmane dhe kerkonin mendime per menyren e udheheqes se tyre se si mund te udhehqin ne nje menyre me te mire.

persa i perket denimit. feja e denon ate person qe ben fajin aq sa duhet dhew ku duhet. psh: ne rastin e vrasjes feja ate qe vret nese e ka vrare me dashje nuk e fal vetem nese e fal familja e te vrarit nese nuk e fal atehere ai person denohet me vdekje.

lexoji mire prejardhjet e ligjeve pastaj eje dhe thuaj se ligji ose kushtetuta sipas teje eshte me e mire se feja:))) eshte me te vertete per te qeshur.

  • Postime: 180
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 05-01-2005, 23:04:05

Si mund te jete feja e mire, kur njeriu fetar duhet ta ushtroj trupin e tije per te bere dicka qe ndoshta nuk ja don shpirti.
Kete une se kuptoj. Bota perendimore, ka ligje dhe rregulla ku po i zbatoj c'do njeri ne planet nuk do kishte kurre trazira, dhe c'rregullime.


Ketu pshmbll je shume gabim, sepse nese e ke fjalen per ekstremistat ose per fanatiket qe sakrifikojne veten e tyre ose trupin e tyre per nje rit fetar apo c'do gje tjeter, ata jane te pergatitur dhe kane gjetur lumturi shpirterore qe me pas e realizojne ne menyre fizike.  Eshte shume e veshtire qe te kuptosh se c'fare e motivon njeriun ne nje shkalle qe te arrish ta gjykosh.

Per mua feja eshte nje Parti politike e nje rangu shume me te larte se partite politike.  Ajo perdoret per interesa te nje shoqerie apo tjeter.  Megjithate, une mendoj se mungesa e identitetit fetar na ka lene ne Shqiptareve mbrapa.  Sepse kurr nuk kemi arritur ta kthejme ne praktike Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria, dhe gjithmone i kemi nenvleftesuar fete dogmatike.  Si pasoje jemi te percare dhe nuk kroijojme dot nje shtet te forte.


----------------------------------------------------------
"Muslimanet kane ngelur mbrapa se nuk kane bere asgje qe thuhet ne Kuran, Katoliket kane hecur para sepse nuk kane bere asgje qe thuhet ne Bibel."

#5 ne: 06-01-2005, 01:46:55
Une nuk e kuptoj dot. Si i thua ti fe asaj, ku femrat nuk lejohen qe te shkojne ne shkolla, nuk lejohen te kene karreiren e vet, nuk u lejohet argetimi shoqeror, dalja jashte, pjesmarrja ne sporte, pjesmarrja ne ambjente te hapura e keshtu me rralle.
Pse mallkushi mund ti ket 8 dashnore ose gra, nderkohe qe femres nuk i lejohet as te ndegjoje muzike.
Kam edhe me shume verejtje, por nuk me kujtohen tani per tani.

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria dhe kete se luan as gjylja e topit.
Shqiptaret jane 10 % Ortodoks, 20% katolike. 70 % musliman. Dhe nga keto 70% musliman, jane vetem 10% muslimane te vertete qe i ushtrohen fese fjale per fjale.

Une nuk po shaj asnje fe, por thjesht keto jane disa veti qe i bien ne sy gjithkujt.
« Editimi i fundit: 06-01-2005, 01:56:14 nga Je e imja »

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 06-01-2005, 10:55:15
te jap nje shembull ty per sa i perket femrave. nese motra jote do te shkonte ne nje argetim ku ka nga te gjitha llojet e meshkujve ku je edhe ti me te nese njeri prej tyre ti hedh nje llaf cfare do te beje. me siguri do tu ngaterroheshe me te apo jo? e nese do ta çosh veten deri aty pra tek ngaterresa ku nuk eshte e nevojshme atehere vfare te mire ka per ate femer qe shkoj ne ate argetim. mendoni pak llogjikoni pastaj flisni.
feja e shqptari eshte shqiptaria. nje gje qesharake qe nuk mund te merret parasysh fare. sepse ajo mund te jete vetem nje nacionalizem se fe nuk mund te jene.

#7 ne: 06-01-2005, 20:42:18
Aventureri, Ja ke fut qitash. Ti nuk ju pergjigje pyetjes time. A kjo eshte arsya e vertete qe femrave islame nuk u lejohet te dalin jashte, sepse ajo mund te jete motra jote. Kjo eshte pergjiigja jote qe ke per anetaret. Qesharake.

Pse mashkujt islam mund ta kalojne naten me 50000 gra, por femrave as qe ju lejohet te ndegjojne muzike.

Si i thua ati kombi demokraci, ku krejt trupin e femrave e mbajne te mbuluar prej ne gisht deri ne koke.
Verete feja ka rregullat e veta, po aty s'mund te kete demokraci, dhe perparsi si ni vendet tjera.

  • Postime: 553
  • Karma: +1/-0

#8 ne: 07-01-2005, 19:49:19
Postuar nga: aventurieri
feja e shqptari eshte shqiptaria. nje gje qesharake qe nuk mund te merret parasysh fare.

Nuk dua te marr pjese ne diskutim, por me beri pershtypje te keqe nje mendim i tille, i hedhur nuk e kuptoj per ç'arsye...
Aventurier, duke e quajtur shqiptarine qesharake, ke treguar qe je vertet....aventurie r

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 09-01-2005, 21:47:36
atman e ke keq kuptuar. ate e kam thene per nga ana fetare sepse disa persona ate e kan marr si fe. nuk jam kundra me patriotizmin por jam kundra asaj qe thone se feja yne eshte shqiptaria. kjo nuk mund te jene fe sepse feja nuk formohet nga ana e njerezve.

#10 ne: 10-01-2005, 06:16:44
Avanturier githmone "Feja e Shqiptarit ka qene Shqiptaria" Pra kulture jone, tradita jone, jeten qe bejme ne Shqiptaret kudo ne bote nganjehere i themi edhe fe. Pse?
Sepse ne fund te fundit keto jane karakterisikat e Shqiptarive. Ne e e ushtrojme kete lloj jete me shume se gjithcka tjeter.
Pra jeta qe ne merremi me te dite per dite.
Ja p.sh. ketu eshte nje kenge e cila tregon pershtypjet tona si popull Shqiptare, dhe kjo eshte rregjimi, ideja, dhe zakoni qe ushtrojne Shqiptaret.

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.

Du met vet o n'tel sharkie
a kush qe na bien n'fije
gja ma zor ne bote nuk ka
neve n'fije oh me na ra  

C'do kush don me dal i pari
per gjithcka na kcen kanari
perpak gja gjithe i cojm hund
o kerku si kemi punt  

Per ni grim na mbetet hatri
edhe n'gjum sna del inati
ma shume huje kem se gjak
na dhem trupi oh per dajake  

Me fol shume thojne asht cakall
mos me fol thojne asht budalle
me fol pake thone zdin ma shume
ju ra mire topi se lun

Mos me pas bisthin ta ngjesin
e me pas oh nven ta presin
me ra shi thone po na lag
mos me ra thone po merr thate

Me e pa dreqin oh tuj na hanger
ishallah zot thojm jemi n'anderr
Kur e shohim ku jane leket
bahemi t'cmendur pa na lan ment  te kam xhan

Njani thote kisha ba namin
e di kangen por spo m'shko zani
fol thote tjeri vec mos u ngut
ngrehi telin ah mos e kput  

Me ni shpi 100 parti
ka zatet sharra n'baski
njani flet e ta ban vere
tjetri s'flen pa ni poter

Dikush lyp ma shume qetesi
dikush z'bjen pa qite allti  

N'tel t'sharkise hallet i qave
hyp set vrava oh zhdryp se t'vrava.

  • Postime: 180
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 10-01-2005, 21:07:59
Une nuk e kuptoj dot. Si i thua ti fe asaj, ku femrat nuk lejohen qe te shkojne ne shkolla, nuk lejohen te kene karreiren e vet, nuk u lejohet argetimi shoqeror, dalja jashte, pjesmarrja ne sporte, pjesmarrja ne ambjente te hapura e keshtu me rralle.
Pse mallkushi mund ti ket 8 dashnore ose gra, nderkohe qe femres nuk i lejohet as te ndegjoje muzike.
Kam edhe me shume verejtje, por nuk me kujtohen tani per tani.

Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria dhe kete se luan as gjylja e topit.
Shqiptaret jane 10 % Ortodoks, 20% katolike. 70 % musliman. Dhe nga keto 70% musliman, jane vetem 10% muslimane te vertete qe i ushtrohen fese fjale per fjale.

Une nuk po shaj asnje fe, por thjesht keto jane disa veti qe i bien ne sy gjithkujt.

Arshiku
e kuptoj skepticizmin tend ndaj fese Islmae ne vecanti, por para se te besh gjykime te tilla ose te perfundosh ne konkluzione te tilla ne rradhe te pare duhet te hapesh horizontin dhe te kuptosh se ca eshte vete Feja.
Po te jap opinion tim mbi kete gje per fillim:
Per mua Fete jane Parti Politike Globale te cilat luftojne per force absolute dhe jo lufte shpirterore.  Shih historine se si kane arritur fete te perhapen, nepermjet kryqezatave, lufterave dhe gjakut.  Gjithashtu, shih se si Kisha e ka perdorur fene per te skllaveruar zezaket gjate kolonizmit Amerikan, dhe si perdoret feja muslimane sot per te luftuar zhvillimin perendimor.

Ndersa per pyetjet tua mbi te drejtat e femrave, martesave, qefit etj po te jap nje pergjigje te pergjithshme:
Ne fene muslimane c'do gje qe eshte e demshme per njeriun eshte haram (me fal qe nuk po e gjej fjalen e sakte ne Shqip).
Shembull: Per arsye se mbas lufte luftetaret filluan te pine raki dhe u dehen, dhe filluan te rrihen e vriten me njeri tjetrin, alkoli u ndalua.  Ose arsyeja qe hahet ne sofer kembekryq dhe jo ne tavoline eshte se kur je ulur asnjehere nuk ngrihesh nga tavolina i ngopur dhe len pak vend ne stomak bosh (gje qe doktorret sot moderrn ta rekomandojne gjithmone qe mos te ngrihesh nga tavolina i ngopur per arsyje shendeti).
Nese lexon Kuranin ose merr info mbi kete fe, do te shohesh qe te drejtat e femres jane te mbrojtura me shume sesa femra eshte e mbrojtur nga nje kushtetute moderrne.  Femra ne fene muslimane ka te drejten e pasurise, trashegimnise, te drejten e divorcit sikurse nje mashkull, e shume e shume te drejta te tjera qe do te te duhet ty te shkosh ti shohesh nese je interesuar.
Persa i perket marteses se mashkullit me 7 gra ka nje shpjegim tjeter.  Ne kete fe eshte gjynah* qe femra te jet e pamartuar (kuptohet qe jane shume arsye per kete qe mund te merren me mend sikurse dhe natyra delikate e femres).  Duke pasur parasysh qe ne bote ka me shume femra se sa meshkuj, atehere eshte lejuar qe mund te marresh me shume se nje grua.  Por kur ta marresh duhet te sigurosh qe do tu plotesosh nevojat te gjithave njelloj dhe si duhet: kushtet ekonomike, emocionale sikurse dhe fizike.
Per sa i perket se femrat ne boten muslimane perse nuk shkollohen e dalin te bejne qef etj etj ne kohet moderrne duhet te shohesh se si atje feja eshte kthyer ne nje parti politike e cila drejton shtetin dhe ben ligjin ne interes te disa individeve dhe jo shoqerise.

Per sa i perket fese muslimane dhe Shqiptarizmit, se kemi ngelur mbrapa per arsye te fese per mendimin tim eshte teze anti-Shqiptare.  Me kete fe apo tjeter ne gjithmone ne 2000 vjete e fundit te pushtuar kemi qene. Dmthn skemi pasur ndonje te mire.  Kur praktikohet sic duhet si fe, feja muslimane del qe eshte fe shume paqesore, pasi gjithmone ne Shqiperi te tre komunitetet fetare kane jetuar me mirekuptim e harmoni dhe pa konflikte.

  • Postime: 293
  • Karma: +4/-3
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 10-01-2005, 21:36:37
fjala e sakte shqip eshte (e ndaluar).
persa i perket martese me 7 gra eshte gabim. ky mendim eshte i gabuar sepse ne fene islame lejohet deri ne 4 gra dhe nga keto vetem te paren lejohet ta marresh me te zgjedhur ne kuptim me te kerkuar. ndersa te tjera merren vetem me qellim per te mos i lene ne rruge.

per harmonin midis komuniteteve eshte me se e drejte qe jane me te vertet per tu marr shembull.

#13 ne: 12-01-2005, 03:50:17
Edhe kurt te shkojsh ne xhenet, te presin 72 virigjeresha.  :D. I kujt ishte mendimi se te presin 72 virgjeresha. Une thom se te presin 47 virgjeresha.  :perqafim. :love:. A kundershton ndonjeri ? Ku bazohesh ti? Ma mush mendjen?

Atehere femra islame thote, hej baba, une tere jeten time, nuk shkova ne shkolle, nuk dola jashte, nuk pata dashnor, kurr se dita jeten shoqerore, nuk shkova ne plazh, ne park, ne teater.

Por kam nejt e mbyllur qe t'ma vendosesh ti fatin tim, dhe me ne fund ja ku jam ktu ne xhenet, dhe tani puna ime eshte te jem skllave seksuale per shoket e bin ladenit.   :??? >< :'(.

Ju lutem e njerez te mire, shikojeni pak nenshkrimin tim. Me mire eshte ta keni vemedjen ne nenshkrimin tim per nje Shqipni te Ribashkuar
"Pa fe nuk ka atdhe, pa atdhe nuk ka fe"
« Editimi i fundit: 12-01-2005, 03:54:31 nga Arshiku »

  • Postime: 392
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 12-01-2005, 14:27:55
pak a shume e lexova temen dhe konkluzionet ashnikut:
-sa di ti per fene islame?
pashe aty me siper qe nje vajze mund te ankohet te baba se nuk e paska lejuar te ze dashnor.do doja te te pyesja ke moter ti?nese po do te pelqente qe motra jote te shkonte me ndokend perpara se te martohet?

tjeter nese dikush te jep argumente sa je ne gjendje ti pranosh ti?per punen e 72 virgjereshave mund te te jap argument ti do ta pranoje?

pashe qe permende bin ladenin ne postim.nese do te pyesja rreth tij duhet te jesh pergjigjur ne pyetjen e pare qe ke dije rreth fese islame prandaj nuk po e zgjas....

kur ti te mi pergjigjesh pyetjeve te mesiperme atehere do ti vleresoj pergjigjet dhe do te shoh a ia vlen te vazhdoj te te shpjegoj gjerat apo jo.se perndryshe une do shkruaja ti do kundershtoje e kjo do vazhdonte me postime te tera pa perfituar asnjeri ndonje gje.hajd shnet iher!!!

#15 ne: 13-01-2005, 04:35:03
Une i pari, ha ha ha ha ha.  :D. Une di per fene mjaftueshem, perderisa e kam hapur nje rubrike per te.
Une z'dua te shoj ne detaje, dhe jam i sigurt se ti dhe gjithkush tjeter i c'do feje tjeter ka argumentet e tija per fene e vet.
Rubrika eshte kjo, Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. Ti a e kundershton kete, Nqs po, ku bazohesh?
Dhe mos ma permen ti morten time, sepse une nuk ta permena tanen, dhe nuk ja nisa argumentit tim ne ate menyre.
Femra Islame. Nuk eshte problemi veter per dashnor, i thash dhe dicka tjeter, por ti permene dashnorin dhe motren time.  :zjarr. Nga dale ni here.

C'fare jete eshte ajo qe bejne femrat arabe, ose femrat e verteta shqiptare muslimane. Jo vetem dashnor, por
ato nuk kan asnje te drejt qe mund te kete nje qenje njerzore ne boten demokratike qe jetojme sot.
Une e di se kjameti eshte duke u afruar, por te pakten njerzimi ka nevoje per pak demokraci.  :P
Te drejten per fjale, per fe, per politike, per shprehje, per kulture, per tradite, per shoqeri, per edukim, per argetim, per relaksim, per defrim, per aheng, per shije, per natyre, etj etj.  :P
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 13-01-2005, 05:55:39
po shoh qe per sa i perket fese qenke injorant.
e njeh fene nga ato qe digjon neper klube dhe lexon ne gazeta.
ben ca pyetje prej kalamani.
rritu pak ne mendim.

#17 ne: 14-01-2005, 04:26:58
po shoh qe per sa i perket fese qenke injorant.
e njeh fene nga ato qe digjon neper klube dhe lexon ne gazeta.
ben ca pyetje prej kalamani.
rritu pak ne mendim.

Hey Sulltani, te pakten a nuk eshte e vertete ajo qe kam thene? Kombet Arabe, se Iraki, Irani, Arabia Audite, Sudani, Maroki, etj etj etj, femrave as qe ju lejohet te vishen normalisht si c'do komb tjeter. Si i thuani ju demokraci atij rregjimi. Si mund te ket demokraci ne at komb ku femrat nuk kan asnje te drejt.
Me kallxoni ju?

#18 ne: 14-01-2005, 13:44:32
Cila veshje eshte normale per ty?! Secili popull ka veshjen e tij normale, secili kontinent dallon, secila province tek e fundit dallon. Te kopjosh amerikanet eshte normale?! Leri o burre muslimanet ne pune te vet e merr lexo sa nuk te ka bo kush me fol me veten!
« Editimi i fundit: 14-01-2005, 13:45:41 nga DOHC »

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#19 ne: 15-01-2005, 14:21:43
Arshiku,

Lutem qe te mos jete FEJA E SHQIPTARIT kjo fe qe predikon ti, se do na fusje ne hendek. Mbase kombi shqiptare zoteron mjaft vlera dhe kulture, se SA pretendon ti!!!


Te referoj temen: pse flasin njerezit pa u menduar sipas jush?

M/sh/p/mp

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 17-01-2005, 03:18:38
Arshiko shko e ha petullat e gjyshes, mos ja fut kot per fene islame kur nuk ke njohurite e duhura.

  • Postime: 8129
  • Karma: +2/-1
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 17-01-2005, 07:06:50
Po pertoj te lexoj tere diskutimet ketu, lexova autoret e e di pak a shume se c'fare mendojne per kete teme!
Po ju them qe ne 19 vjetet e jetes time, vetem tani po e marr vesh se ne Shqiperi ka dy fe! Vetem keto muajt e fundit kam pare Shqiptare te diskutojne probleme fesh! Vetem ne forum kam pare idealiste ortodokse, myslimane e katolike! Nuk besoj se do vije dita te pyes njeri i cfare besimi eshte. Dhe me duket absurde kjo ndarje!
« Editimi i fundit: 20-10-2020, 00:23:19 nga InfoZ »

  • Postime: 845
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 17-01-2005, 11:34:12
Arshik- je e imja....he he mos qofsh i imi..... :P

se ca tjerr ketu...sikur te jemi ne arabi.....

Feja e shqiptarit ka qen, eshte dhe do te mbetet ZOTI dhe SHQIPTARIA

Ti ndac vishu me veladon, me callma, a perce, ne pac dil lakuriq, me dolce gabana apo gap......
ne shqiptaret kete kemi ; vec te jemi te LIRE.

Tani per keta qe jane te percier me rraca te tjera eshte pune e tyre, nuk mbajm pergjesi ne vetem u japin toke, buke, arsim.....edhe na i dhurojne me thika pas shpine.....
me qarte se kaq nuk kam si flas .....shpresojme te jemi kuptuar lal?

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 25-01-2005, 18:37:06

Une nuk e kuptoj dot. Si i thua ti fe asaj, ku femrat nuk lejohen qe te shkojne ne shkolla, nuk lejohen te kene karreiren e vet, nuk u lejohet argetimi shoqeror, dalja jashte, pjesmarrja ne sporte, pjesmarrja ne ambjente te hapura e keshtu me rralle.
Pse mallkushi mund ti ket 8 dashnore ose gra, nderkohe qe femres nuk i lejohet as te ndegjoje muzike.


Arshik - me kete verejtje qe ke dhene ti, tregon se sa pak ke te lexuar per fe. Ama sinqerisht t a them se shum pak ke te lexuar. jo se un kam ndoshta me shume te lexuar, po ti s'ja ke idene fare se c'ka eshte feja.
Si mund te thuash qe femres nuk i lejohet te shkoje ne shkolle, kur fjala e pare qe i zbriti Muhamedit s.a.v.s ishte Lexo.
Kjo "Lexo" nuk kishte mbrapa - lexoni ju meshkujt, as nuk i tha lexo vetem fe, as nuk kishte lexo revista, as nuk kishte degjo adem ramadanin - bastarduesin e muzikes shqipe, po thjesht qendron Lexo.
Feja nuk eshte ashtu si e shef ti apo ashtu si ndokush vepron. un nuk e dij se nga vjen, mirepo po te tregoj nje gje. Ne vendin ku un jetoj (me demek, dikur Jugosllavia - regjim komunist) dikur ne xhamia hoxhallaret qe predikonin fene ishin te detyruar qe te thoni se ndalohet shkuarja ne shkolle (edhe per meshkuj edhe per femra).
Kjo bie ne kundershtim me hadithin e Muhamedit s.a.v.s ku thot: Per dijeni, ne qofte nevoja shko edhe ne kine.
AI nuk u tha meshkujve shkoni, nuk u tha as vetem vajzave shkoni, ai u tha te gjitheve. Por me nje vetedije te larte, e jo ashtu si emdnon ti. Ne nuk jemi te vegjel, dhe shofim mjaft mire se cpo ndodh me ne...
A te doket ty e arsyeshme - argetimi i tepert, te dehurit nga narkotik te ndryshem??? A kjo eshte per ty fe? Te dal sejcili ashtu si te doj e dhe ku te doje... jo jo Arshik.
Feja eshte udherrefyes per nje jete me te qete, me te mire, me te lumtur, por problemi qendron tek ne dhe jo te feja, se ne jemi ata qe nuk e aplikojme ate si duhet dhe mos u merr me kopalla e me muhabete cajtoresh, klubesh e muhabetesh boshe...
merre lexo pak me shume per fene dhe do te shohesh se feja nuk i ka fajet po ne... andaj mos u mundo ta hodhesh gurin e ta fshesh doren...

Pse ty nje shqiptare qe eshte muslimane dhe e mbuluar, dhe e cila i eshte kushtuar familjes te duket e mbyllur gjersa nje moter nderi mbyllet ne manastir, mbulohet dhe ajo askujt s'i pengon? Apo nje musliman qe ka leshuar mjekerr te pengon ndersa kur nje krishter apo i hebre leshon mjekerr ajo nuk eshte problem? Pse kur nje musliman e vret ndokend, ty te doket se feja Islame ka fajin dhe kur nje i krishter apo nje i hebre vret ndokend, ti thua individi ka fajin dhe jo feja?

Arshik - ne mund te rregullojme situaten ashtu si duam - mirepo e din se cila analize eshte me e mire??? Ajo analize qe eshte e paanshme (pra nuk anon nga asnjera ane). Tek atehere mund te vijsh ne nje perfundim te drejte.

Respekt  :pafshim ;)

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 25-01-2005, 22:36:18
arshik mendon se e njeh fene?
ja ku po ta them une qe mund ta njoh pak me shume se ty ,qe ti dhe ata si puna jote(qe kane mendimin tend) ja fusni pak si kot

Temat e fundit