×

Pse idete islame jane me te forta dhe me te zbatueshme ne Kosove?

Pse idete islame jane me te forta dhe me te zbatueshme ne Kosove?

· 166 · 14230

  • Postime: 127
  • Gjinia: Mashkull
Visar.Bali
#150 ne: 13-09-2005, 02:49:27

Per kompjuterin bnik2....nese deshiron te tregosh histori futu tek temat e historis. Te gjithe shqipetaret e din si ka ardhur feja islame ketu edhe kaq.... respekt

  • Postime: 440
  • Gjinia: Mashkull
gysi
#151 ne: 13-09-2005, 05:58:41
I lexova nje pjese te shkrimeve te fundit dhe po shoh se muhabeti qenka bo lomsh.
Se pari duhet me pas te qarte qe jo te gjithe muslimanet mendojne njesoj per nje mori gjerash, ashtu sic edhe jo te gjithe europianet nuk kane te njejtin qendrim ndaj Islamit. Keshtu duhet te behet dallimi midis europes raciste, qe nuk pranon larmine kulturore dhe fetare ne gjirin e saj (e cila perfaqesohet nga ekstremi i djathte), dhe Europen qe mbron diversitetin kulturor, e cila perfaqesohet nga pjesa me e civilizuar dhe e ekuilibruar e saj. Keshtu une nuk jam absolutisht dakort me ate qe thote Visari qe Europa qenka kundra Islamit, dhe qe integrimi ne Europe nuk na duhet. Por nuk jam dakor edhe me nje pjese te madhe ketu qe i identifikojne te gjithe muslimanet njesoj. Dhe qe thjesht per faktin qe dikush mbron Perandorine Osmane etiketohet si personazh qe kerkon te na coje neper shkretetirat arabe. Gjykime te tilla jane krejtesisht emocionale dhe nuk udhehiqen nga nje arsye e shendoshe, apo nga nje racionalitet i ekulibruar.

Po keshtu, per sa i perket perandorise osmane, duhet te jemi te ndergjegjshem se historiografia shqiptare deri tani ka qee teresisht e ideologjizuar dhe duhet rishikuar me themel. Pergjithesisht tek historianet ekzistojne dy kendveshtrime: ata qe perpiqen ta nxijne perandorine osmane, dhe ata qe perpiqen ta idealizojne. Dhe ne fakt nuk mund te mos shohesh vertete ndiime politike ne kete mes. Ky politizim ne fakt, duhet te jemi koshient qe eshte me i madh tek ata qe e shajne perandorine osmane, dhe kjo per arsye te interesave Grekofile, Serbofile, madje edhe te nje pjese te elementeve properendimor te caktuar, ku pergjithesisht perfshihen frankofonet. Ne fakt, duhet t'a pranojme qe elita intelektuale qe ne pikepamjet e veta ka elemente te theksuar antiosmane eshte me e investuara. Thuajse e gjithe ajo pjese e shtreses se intelektualeve se ciles i eshte dhene akses ne te ashtuquajturen shoqeri civile mbeshtet kete mendim. Dhe sigurisht, per kete eshte investuar mjaft. Ketu nuk kam fort ndermend te zgjatem per arsyet perse investohet ne kete drejtim, pasi do te zgjateshim shume por dua te theksoj dicka.
Per te pasur nje mendim me te drejte mbi rolin e perandorise osmane mbi ceshtjen tone kombetare lexoni Sami Frasherin ("Shqiperia cka qene, c'eshte dhe cdo te behete, "Perhapja e Islamit" etj.), Pashko Vasen ("E verteta mbi Shqiperine dhe shqiptaret") Gjergj fishten ("Shqiptaret dhe te drejtat e tyne), Ibrahim Dalliun ("Patriotizma ne Tirane") apo edhe Eqerem Bej Vloren ("Kujtime"), etj. Keshtu pra, nese nuk keni besim ne menyren se si eshte shkruar historia ne kohet e vena, atehere lezoni se si eshte shkruar nga ata qe vune guret e themeleve te kombit tone. Ata qe e cuan drejt mevehtesise kete komb. Duhet ditur se "E verteta mbi Shqiperine dhe shqiptaret" e Pashko Vases, si dhe "Shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe c'do te behete" e Sami Frasherit jane dokumentet e para qe hedhin koceptet e kombit shqiptar. Mbi keto vepra eshte themeluar mendimi politik, social kulturor shquptar, ndaj shte e rendesishme te shikohen me vemendje.
Keshtu Sami Frasheri, tek "Shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe c'do te behete", shprehet se shqiptaret u fuqizuan shume me turqit, dhe thote se te dy popujt kane qene miq dhe kane bashkeqeverisur nje pjese te mire te botes se bashku. Por sigurisht me shthurjen e kesaj perandorie dhe sidomos me reformat e tanzimatit regjimi turk u be shtypes, dhe qe ketu fillon ndergjegjesimi i shqiptareve per te dale me vete si komb, pasi deri ne ate kohe trojet shqipetare ishin qeverisur nga shqiptare, dhe eshte gati e kote te quhej pushtim.
Gjithsesi edhe ne gje eshte e rendesishme te kihet para sysh. Nuk duhet gjykuar historia me mendesine e kohes se sotme. Eshte absurde te gjykosh nje periudhe te para gjashte qind vjetes, me perceptimin nacionalist te sotem. Nacionalizmi eshte nje prodhim i vone ne mendimin politik dhe ne ate kohe nuk mund te gjykohej ne baze te pikepamjeve te shtetit komb qe sot jane mjaft te shtrira ne ndergjegjen e njerezve.

  • Postime: 440
  • Gjinia: Mashkull
gysi
#152 ne: 14-09-2005, 13:15:38
Shikoni se cfare thote fishta ne konferencen e ambasadoreve ne Paris.

Arsyeja pra, për të cilën kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet më veti, s'kje puana që atij i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi; por kjo qe fakti që, shi ditën në të cilën ai ishte tue fitue lirinë e vet, shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat edhe e banë rob nën zgjedhë të vetën, e këta, jo aq qe me e mabjtë në shërbim e në robni, sa për me e shue shiqimit e me e qitë faret. Kështu që prej kësaj pikëpamje duhet me thanë se shqiptarët gabuen e gabuen randë fort tue u cue aso kohe kundra Turqisë; pse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të turkut, se me kenë gri prej kristjanëve (e ka fjalën për vendet ballkanike, të cilat në atë kohë mbështeteshin nga europianët).

Po e shoh, zotni, se kjo fjalë në gojë teme disi po jua vret veshin e u duket nji paradoks në vetveti. Por shka t'i bajmë punës: janë faktet që më japin arsye:
–   Në vjetin 1478 tyrqit marrin Shkodrën e me te mundet me thanë se pushtuen tanë Shqipninë. Por me gjithkëta turku ia njofti Shqipnisë njifarë autonomije; na la gjuhën dhe kanunet tona, e kurrkund s'lexohet në histori se ky mbyti qindra mijash shqiptarësh njiheri, sado që kombi hoq zi e si asht ma zi prej tij. Veç ndjeni tash se si u suellën kristjantë  me Shqipni e me shqiptarë.
–   Në vjetin 1912 kërcet lufta Turko-Ballkanike e ballkanikët pushtojnë Shqipninë. E mirë; shka bajnë këta? Njiherë mbysin, pak me thanë, dyqind mijë shqiptarë: vrasin meshtarë katolikë, pse s'ndigjojnë me mohue fenë; grijnë myslimanë, pse nuk duen me dalë dinit; rrethojnë me themel qindra e qindra katundesh, veç si të munden me e farue kombin shqiptar.
–   Në vjetin 1914 ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtërme pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë pështetë gjithë shpresën e vet, pse këto ishin të shprehunit e forcës që rregullonte botën, pasqyra, të thuesh, e qytetënisë evropjane. Por megjithëkëta ato nuk sjellin kurrnji send për së mbarit në Shqipni. Ndry mbrenda çarkut dhjetë kilometrash në Shkodër, as s'çilen nji rrugë, as s'lëshuen nji urë, as happen nji shkollë, nji gjykatore, nji smuetore (spital), nji send t'vetun, qi të vlejte për përparim e qytetnim të kombit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni përmblidhet në këta, që mos me lanë të bënte pjesë Shkodra me pjesen tjeter të Shqipnisë, e që në Statut të Shtetit shqiptar t'u qitte nji praragraf i posaçëm, me të cilin me u njoftë çifutët në Shqipëri nji tagrit me shqiptarë (me të drejta të barabarta me shqiptarët), sado që aso kohe nuk kishte, me thanë, nji çifut në Shqipni. Në të dalun të vet, mandej prej Shkodres, Komanda Ndërkombëtare dogj të gjitha aktet e arkivat e veta.
–   Në vjeti 1915 malazezët pushtojnë Shkodren me rrethina, sado që Shqipnia ishte shtet neutral e s'kishte luftë me kurrkend.
–   Në fillim të këtij vjeti (1915) italianët pushtojnë Vloren, kinse me qellim që me u kujdesë për shqiptarë të sëmutë të Shqipërisë Jugore. Por shka se, në vend të smuetoresh ngrefin kalana (fortifikime ushtarake; në vend barnatoresh ngulin topa e gopedra (armë të artilierisë së rëndë); në vend hapash e baresh mjellin mina në det; thue se dy vjet ma parë qeveria nuk kishte dorzanue integritetin e neutralitetin e Shtetit Shqiptar
–   Ma tepër: grekët dogjen treqind e gjashtëdhjetë katunde në Shqipninë Jugore, tue mbytë të gjithë ata që u dishmojshin shqiptarë.

Sot Konferenca e Paqes lyp që shi ndër këto vise të bahet plebishiti, për të caktue kufijtë e Shqipërisë. Ironi e hlemueme! Prej këtyne punëve, për të mos folë për të tjera, duket çiltas, se shqiptarët, prej pikëpamjes kombëtare, kanë pasë arsye për të mos me drashtë ma fort prej kristjanëve se prej turqve. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njoftë Shqipnisë një farë autonomie, sado që i asht kundërshtue përparimit të tij


[shqiptaret dhe te drejtat e tyne, Gjergj Fishta, faqe 17-18]

  • Postime: 1576
  • Gjinia: Mashkull
Scard
#153 ne: 17-09-2005, 11:30:33
SHQIPTARET I PERKASIN CIVILIZIMIT PERENDIMOR

Nga Ndue Ukaj, Prishtine

Kohet e fundit pjese e debateve per ceshtje me rendesi, qe behen ne opinionin publik shqiptar, eshte ngritur edhe sfera civilizuese-kulturore e shqiptareve. Ne fakt, ideja per te diskutuar ne menyre publike per kete ceshtje, duhet vleresuar me rendesi. Sidomos per rrethanat delikate neper te cilat po kalojme, si dhe proceset e rendesishme qe na presin si komb, ne te gjitha hapesirat shqiptare. Ideja per te diskutuar kete ceshtje duhet

vleresuar per shume arsye, edhe pse debatet jane iniciuar me parashenja jo dashamirese, shpeshhere te prirura nga vleresime diletante, me perplot paragjykime dhe interesa te ndryshme, qe me se paku sherbejne per te vertetat qe formojne identitetin civilizues te nje kombi dhe perkatesine ne rrafshet e civilizimeve boterore. Qasje kjo qe ka prodhuar dhe prodhon shume jo te verteta ne opinionin shoqeror, ne njeren ane, dhe ne anen tjeter, hedh barrikada te medha per perparimin e pergjithshem te kombit ne

driten e integrimeve, njeherazi brenda shqiptare, pastaj transatlantike. Ne kulturen e shkrimit shqip, ende nuk eshte bere ndonje paraqitje reale e zhvillimeve tona civilizuese dhe atyre religjioze, duke zhvendosur ceshtjen ne trekendeshin e paevitueshem: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pa nje qasje te ketille, mendojme se nuk mund te nxjerresh qendrime te pranueshme. Cdo debat per zhvillimet tona civilizuese, si dhe

perkatesine tone kulturore-civilizuese, duhet bazuar ne sistemin e vlerave qe perbejne teresine dhe universalitetin e identitetit civilizues shqiptar dhe qe e percjellin kete zhvillim ne planin historik. Kjo do te thote se persiatjet duhet te kundrohen ne kontekstin e formesimit te identitetit shqiptar nder shekuj. Nje mungese e ketille ka paraqitur perplot tendenca ne rrafshet tona publicistike dhe kulturore. Ne fakt, e gjithe kjo amulli tregon psikologjine tone te ngarkuar dhe rezonimet e kufizuara, me perplot shabllone, rrjedhoje e zhvillimeve dramatike qe pesoi kombi gjate

historise, me armiq te shumte. Rrjedhimisht, si rezultat i gjendjes sone psikologjike, nivelit te emancipimit, shohim qarte se diskutimet publike, sidomos prej atyre qe vijne nga ide joperendimore, nuk zgjidhen argumentet, format adapte per te shpjeguar modelet e kultures, aq me pak ato religjioze,

por me diskurs primitiv atakohen segmentet kruciave te se shkuares se historise se identitetit shqiptar. Por edhe elementet e se tashmes. Shqiptaret per me se dy shekuj (qe nga periudha e njohur si Rilindje Kombetare), ne perpjekje per te konsoliduar rradhat dhe vetedijen kombetare, te shkallmuar nga pushtimi i eger turk, ne rrugetimet per clirim kombetar dhe identitet civilizues, rilindesit e medhenj, kane proklamuar nje formule te unitetit, ne forme poetike, e cila qe bere paradigme, model per besimet ndershqiptare. Si e ketille, kjo formule ka ndikuar ne forcmin e substances

se identitetit shqiptar, brenda perkatesise perendimore dhe ne te njejten kohe, ka ndihmuar ne largimin, zbutjen e diferencimeve qofte religjioze, qofte kulturore ne rrugetimet nacionale. Kjo eshte formula e ardhur nga autori Pashko Vasa, shkruar ne forme kushtruse: "Feja e shqiptareve, eshte shqiptaria". Me tutje, formula (vargu poetik) si e ketille, u shnderrua ne udherrefyese, ne shume momente me rendesi nacionale. Ne fakt, ne sensin e ketij mendimi, eshte formesuar edhe nje kulture e tere nder shqiptare dhe keshtu jane menjanuar mundesite per te "shperthyer" diversitetet fetare, kur kihen parasysh shume faktore, si: perberja e besimeve, konstulacioni gjeografik i Shqiperise (lexo shqiptareve), tradita religjioze, qendrimet ndaj se kaluares, menyra e ardhjes se religjionit me te ri, dhe dominanca me metoda jo te pranueshme qytetare. Eshte fakt i pranuar se shqiptaret per me se gjashte shekuj, paten probleme, te themi ekzistenciale, pra paten ceshtjen nacionale te pa zgjidhur, prandaj perkatesia kulturore si sfere shpirterore u la ne margjina, jo per ndonje arsye se nuk perbente dimension me rendesi ne mendesine shqiptare, por per faktin se me kete synohej te ruhej "toleranca" aq shume e deshirueshme, perballe veshtiresive te shumta. Kjo "heshtje" u promovua, edhe per te mos hapur "plage", nga fakti se nepermjet pushtimit turk ndodhi konvertimi i dhunshem i nje pjese te shqiptareve nga besimi i krishtere ne ate muhamedane, gje qe linte mundesi per nje konfrontim me permasa te rrezikshme, mes atyre qe mund te konsideroheshin kalaboracioniste dhe atyre qe ruanin deri ne vetesakrifikim shenjat identifikuese nacionale. C'eshte e verteta, religjioni i "ardhur", asnjehere nuk influencoi dimensionet kulturore, ngaqe kujtesa dhe vetedija nacionale ne teresi mbeti e perkushtuar denjesisht ndaj kultures dhe vlerave civilizuese perendimore. Dhe keshtu, ashtu sic i ardhur, ky besim nuk kishte ngulur rrenje. Ne fakt, ky besim nese na lejohet ta paraqesim permes nje metafore, i perngjante nje peme te mbjellur ne shkembinj, frytet e se ciles nuk shihen ndonjehere.

* * *

Nje dimension me rendesi ne persiatjet publike per identitetin civilizues te shqiptareve, duhet t'i paraprije nje analize per rrjedhat kulturotekstuale shqiptare, qe ne fakt perben tere universin e njohur te identitetit shqiptar dhe perkatesise civilizuese. Po ashtu, eshte fakt i pranueshem se kultura shqiptare eshte shtresuar si rezultat i se kaluares kastriotiane kundruall pushtimeve; dhe nga ana tjeter, i kultures se shkrimit te derivuar biblik, rezultat i autoreve themelues te kultures shqiptare,

mbase edhe kombit shqiptar, nje kuptim te cilin e konceptojne sot (Pal Engjulli, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Variboba) dhe shume te tjere. Dihet tanime boterisht se kultura e shkrimit shqip, qe nga datimet e para, jo vetem qe ka proklamuar nje civilizim perendimor te palekundur, por edhe eshte formesuar mbi konceptet themelore te ketij civilizimi. Kete mendim, ne funksion te intences, na e forcon fakti se mendimtare te Rilindjes, madje edhe ata te cilet jetonin dhe vepronin ne Turqine e atehershme pushtuese, kerkonin qe shqiptaret te orientoheshin nga Perendimi, duke theksuar me ngulm se dielli i shqiptareve lind ne Perendim, gje te cilen, deri ne fund te shekullit XX, askush nuk e ka hedhur per diskutim. Cka s'do te duhej te ndodhte as ne perspektiven kombit, edhe perkunder disa elementeve primitive, qe s'rreshtin se trumbetuari kot, per ide te kunderta civilizuese dhe kulturore. Orientimi perendimor nuk do te lekundet. Shqiptaret kane qene, jane dhe do te jene, ne themelet e kultures dhe civilizimit oksidental, edhe per kunder faktit se nje pjese e konsiderueshme

e tyre eshte konvertuar ne besimin islam (kryesisht ne Kosove dhe Maqedoni). Konvertim ky qe gjithmone ka mbetur ne suaza shpirterore, jashte ndikimeve kulturore, dhe asnjehere me status kulturor-civilizues. Ngaqe gjithmone eshte kujtuar menyra se si na eshte "dhuruar" ky religjion. Jam i prirur qe ceshtjen e tendencave, per te zhvilluar debat rreth ceshtjes se religjionit-orientimeve civilizuese, ta shtroj ne dimensionet e

nderlidhjeve kulturore, te cilat ne shume pika piketakohen edhe me elemente religjioze. Domethene, parashenja religjioze mbetet pjese e asaj qe kundrohet si identitet kulturor.

* * *

Nese ju referohemi disa debateve ne Gazeten "Java" dhe ne shtypin ditor, qe vijne nga perkrahes te vijes orientale ne Kosove, ne te cilat s'rreshten se provokuari tensione publike, te cilat vijne ne forme te kercenimeve se ketu (lexo, ne Kosove) 98% e popullsise jane islame dhe ide tjera trumbetuese, qe kushtezojne ndertimin e katedrales me ndertimin e nje qendre islamike, mbase edhe sosh te cilet hedhin bomba mbi themelet e katedrales se Nene Terezes, te ciles, disa te ashtuquajtur njerez publike nuk hezitojne as ta quajne nje "magjupe", sipas disa vleresimeve publike. Si rezultat i gjithe kesaj, na lind pyetja dhe dilema: Cka do te ndodhe me kulturen shqiptare, e cila mund te themi se eshte njeqindperqind perendimore?

Rrjedhimisht nuk mund te mos shtrohet ceshtja, ne forme te pyetjes-dileme, se mos pas ketyre tendenca, fshehen kerkesa, qe neser edhe Formula e Pagezimit e Pal Engjullit, edhe Meshari i Buzukut, edhe veprat e Budit, Bogdanit dhe Varbobes e shume te tjereve, te kerkohet nga te njejtit te hiqen nga literatura shqipe, nga historia shqiptare, me idene po na edukoka keq rinine, ngase ky korpus kulturore dhe letrar eshte zhvilluar mbi orientime tjera civilizuese-kulturore. Permasa mund te zgjerohet, kur te shtrohet pyetja, cdo te kerkohet te behet me heroin kombetar Gjergj Kastriotin (Skenderbeun), i cili na paska luftuar kunder turqve, me te cilet dikush deshiron te identifikohet permes fese, cdo te kerkohet te behet me Nenen Tereze, personalitetin me te kompletuar te botes shqiptare ne dymijevjecarin tone, cdo te behet vepren e madhe te Kadarese, e cila me pezem rrefen per karvanin e zhberjes se identitetit shqiptar, te ardhur nga kultura turke-otomane, cdo te behet ne fund te fundit me vetedijen dhe botekuptimin perendimor te konsoliduar ne letersi dhe ne arte te tjera? Gjithe keto pyetje, shtrojne edhe nje intence themelore: kultura shqiptare ne teresi eshte perendimore, prandaj religjioni duhet te mbetet pjese shpirterore dhe vetem shpirterore e atyre qe deshirojne ta praktikojne, pa te drejten e nderhyrjes ne lirite dhe te drejtat e tjereve. Dhe pa te drejten e ushtrimit ne vende publike. Sidomos pa te drejten e propagandimit dhe indoktrinimit ne emer te tij. Perndryshe, qetesia, toleranca, harmonia nderfetare tek shqiptaret do te mund te trandet ne themele. Pune kjo qe me se shumti, iu

shkon per shtat armiqve shekullore, te cilet nuk ndalin se propaganduari ne kete dretim ndaj shqiptareve.

* * *

Pergjate pese shekujve te ekzistences se evidentuar, te asaj qe e konceptojme si kulture shqiptare, po te bejme nje sinteze simbolike, shohim qarte, pa kurrfare hamendje, se cka konceptohet sot identitet shqiptar, si sistem kulturor civilizues, si vetedije per vlera civilizuese, ne universalitin dhe interkominikim, ka ardhur neper shekuj si produkt i kulluar perendimor, si

komunikim interaktiv me oksidentin. Gje te cilin mendim e argumentojne edhe mendimtar te shumte, klasik dhe bashkekohor, sikurse (Konica, Cabej, Fishta, Noli, Merxhani, Mehdi Frasheri, Kriste Maloku, Arel Plasari, Stefan Capaliku, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Ismalil Kadare etj.). Qe te gjithe keta me argumente kane konstatuar se shqiptaret i takojne civilizimit perendimor. Andaj, cdo tendence per te futur trup te huaj ne kete kulture eshte gje e demshme.

Identiteti civilizues dhe shqiptaret

Ne mbrojme me konsekuence mendimin se shqiptaret kane identitet perendimor, ne te gjitha rrafshet civilizuese. Ky identitet ka qene e kaluara dhe e tashmja e kombit tone. Dhe ky civilizim do te jete pa asnje alternative, e ardhmja e kombit ne driten e rregullimit te marredhenieve nderkombetare. Prandaj ne kete kontekst une mbroj mendimin se ne kemi nevoje vetem te punojme aq sa kemi mundesi per te ndritur kete komb, te veme nga nje gur ne murin e ndertimit te nje lirie shpirterore, si parakusht te nje lirie e emancipimi te pergjithshem, predeterminues te avancimit te kombit tone. Per kete, kurdohere duhet te kerkojme shenjuesit e unitetit, duke flakur dallimet e mundshme, per te gjetur pikat e perbashketa, ne rrugen e ndertimit dhe te konsolidimit te ardhmerise sone ne suaza e prizem perendimore, themelues te cilit qyteterim ne shume pika jemi ne si etni. Shtresimet e identitetit kulturor te popujve (kombeve), kane datime te lashta. Ndersa historia shqiptare, shtresimet e identitetit kulturor, si vetedije per tipare shenjuese, dalluese nacionale, i trashegon si pjese e vetedijes nacionale, rezultat i zhvillimit etno-kulturor, qe ndodhen ne dymijevjecarin tone civilizues. Gjithe keto zhvillime, jane nderlidhura me ate qe konceptohet si civilizim dhe kulture perendimore. Rrjedhimisht, si

rezultat i kesaj dalin disa pika elementare te cilat perbejne teresine e konceptit themelor per njohjen, pranimin e Identitetit shqiptar, ne rrugen e ngritjes dhe sforcimit si substances kombetare, unike. Kjo reflekton te tashmen e padiskutueshme: Shqiptaret kane nje identitet unik, pa marre parasysh ku jetojne (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Male te Zi, Kosove Lindore); pa marre parasysh sferen religjioze, jane te besimit islam, katolik, ortodoks, protestant, e te tjere. Se kendejmi, kane edhe nje orientim civilizues: Perendimor. Ceshtja e pare e cdo analize teorike rreth zhvillimit te identiteti nacional shqiptar, kap ne vete segmentet te cilat, si te ketilla kane ndikuar ne konsolidimin e vetedijes kombetare shqiptare, si vetedije shqiptare dhe civilizuese perendimore, produkt i se ciles eshte kombi

shqiptar ne fillim te shek. XXI. Ne fakt, pikat themelore qe do te shtrojme, kane formesuar konceptin themelor te identitetit civilizues shqiptar, ndertuar e formesuar si identitetin nacional, zhvilluar brenda shtratit dhe kultures perendimore. Duke bashkendjere idene se ne rrenjet e ketij civilizimi jemi bashkethemelues. Tendenca shperfillese, te orkestruara koke e kemb-_a elemente jashte kombetare, te cilat po trokasin koheve te fundit ne kokat e tkurrura, per identitet kosovar, per dilema civilizuese, duhet ndalur hovin si te demshme, ne kete faze te tranzicionit politik e shoqeror, kur shqiptaret po arrijne te realizojne idealin e hershem per rikthim ne familjen perendimore. Se kendejmi per t'u bere subjekt me rendesi ne marredheniet nderkombetare, jane disa pika shenjezuese qe kane formesuar identitetin dhe civilizimin shqiptar brenda perkatesise perendimore. Pika keto qe identifikojne kombin shqiptar, te cilat do synojme t'i shkoqisim ne vazhdim: Pika e pare orientuese, ne te gjitha debatet racionale lidhur me identitetin civilizues, shtresuar si kulture e lashte, mbetet perkatesia Ilire, e cila

perkatesi eshte konfirmuar historikisht dhe pranuar shkencerisht. Nga keto datime, kemi deshmine relevante, qe reflekton edhe per te tashmen. Kete deshmi na jep Shen Pali Biblik ne letrat e tij, kur deshmon perhapjen e krishterimit ne boten e atehershme Ilire. Ngjarje kjo qe mbetet tejet domethenese ne historiografine shqiptare dhe kulturen kombetare. Po ashtu ka ndikuar ne formimin vetedijes kombetare shqiptare. Per t'u bere reference orientuese, e cila si e ketille do te pasohet me ngjarje e momente tjera, po

te kesaj periudhe, qe perbejne kapitull te vecante brenda shtratit tone, perkatesise se kultures sone perendimore, me veprat fondamentale, te autoreve te hershem iliro shqiptar, sic eshte Himni i pare kishtar, i shkruar nga Nikete Dardani (Te Deum), perkthimi i Bibles ne latinisht nga Shen Jeronimi ilir, e njohur si Vulgata, pastaj martirizimi i Florit dhe Laurit, per te mbrojtur besimin e pare monoteist nga persekutimet e shumta te kohes. Rrjedhimisht, kjo kulture vetem sa u perforcua ne kohe, permes lidhjeve te fuqishme me humanistet shqiptare, te njohur ne kulturen e shkrimit shqiptar si periudhe e latinitetit, nepermjet emrave te medhenj sikurse Mikel Maruli, Marin Becikemi, Gjin Gazulli, Marin Barleti etj, pa te cilet kultura shqiptare, jo vetem qe nuk mund te shkruhet, por do te mbetej tejet e manget, pa ndonje domethenie. Gjitha keto hallka jane perberese me rendesi ne ndertimin e kombit shqiptar, natyres civilizuese, perkatesise kulturore.

Momenti tjeter me rendesi ne persiatjet e shumta, rreth debateve per identitetin shqiptar, mbetet pa asnje dileme historia e Gjergj

Kastriotit-Skenderbeut, histori qe me bemat e saj eshte e njohur edhe ne dimensionet boterore. Histori kjo e cila me strategji te jashtezakonshme, u be mburoje e kultures dhe civilizimit perendimor. Per te ndertuar ne kulturen shqiptare prototipin e heroit nacional, qe do behet kult ne mbare hapesirat shqiptare, qe gjashte shekuj, qe kur shqiptaret rane ne prangat e barbarise turko-otomane. Dhe deri me sot kur po bejme perpjekje te pareshtura per t'u rikthyer denjesisht ne rrenjet tona, ne familjen perendimore. Portreti dhe figura eklatante e historise shqiptare, do te shpallet me te drejte nga Vatikani si "Atlet i Krishtit".

Mbrojtesi i kultures dhe civilizimit perendimor nga vershimet e hordhive aziatike

Pergjate shekujve te pushtimit turk Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, do te mbetet model i paperseritshem; portreti i tij do te influencoje ndjenjat dhe idete liridashese, do te ndikoje ne zgjimin e ndergjegjes kombetare per vetedije kombetare, njashtu edhe per orientimet kulturore e civilizuese, do tendikoje ne letersine dhe artet shqiptare gjate gjitha fazave te zhvillimit. Rrjedhimisht, gjithe kultura shqipe e shkruar, qe do te pasohet pas kesaj periudhe, eshte formesouar si prototip i modelit Kastriotiane, nje filozofi kjo e ngulitur thelle ne identitetin shqiptar, permasat e se ciles jane evidente ne cdo segment te jetes shqiptare, sikurse ne histori, diplomaci, kulture, letersi, arte tjera, pikture, skulpture etj. Njeherit per t'u bere paradigme e gjitha angazhimeve shqiptare neper shekuj, edhe pas gjashte shekujve. Ne kete rast duhet te rikujtojme se fillet e para te institucionalizimit te idese nacionale ne shekullin XIX, rilindin duke rikujtuar bemat e Skenderbeut, nepermjet autoreve te shumte, vecanerisht atyre arbereshe qe rikthyen dinjitetin dhe dashurine e madhe per liri dhe per identitet shqiptar, karshi "nates se erret otomane". Me tutje, ne persiatjet tona ne mendojme se moment me rendesi jetike, per te analizuar ceshtjen e identitetit shqiptar, per te analizuar rrugen e konsolidimit te kombit shqiptar, perfundimisht do te thadrohen permes letersise shqiptare, letersi qe eshte zhvilluar me nje lidhje te fuqishme me kulturen perendimore, per gjate pese shekujve te qenesimit. Letersia shqipe, si bartesja me e mire e psikologjise, mentalitetit te popullit eshte ekskluzivisht perendimore. Madje edhe atehere kur krijohej ne vende te lindjes (shume rilindes qe jetuan neper vende te lindjes, thonin me konseguence se dielli i shqiptareve lind nga perendimi dhe krijonin literature perendimore). Per ta perforcuar idene tone, duhet te rikujtojme dokumentin e pare te njohur te shqipes, nje simbolike kuptimplote, qe qysh ne fillet e saja pagezon kulturen shqiptare, letersine shqiptare, gjuhen shqiptare, shkrimin shqip. Pra, cdo gje qe ne sot e njohim qe frymon si shqiptare. Ne fakt, po ta analizonim ne kontekst te temes sone, kjo formule pagezon edhe identitetin shqiptar dhe thellon vetedijen perendimore. Eshte kjo

"rastesia" kuptimplote, shume sinjifikative, Formula e Pagezimit (1468), dokumenti i pare i shqipes se shkruar, qe per gjate gjashte shekujve mbeti e ngulitur ne vetedijen kombetare, si dokument i pare i shqip. Veshtruar ne nje kontekst me te gjere, letersia shqiptare eshte derivuar si produkt i paster i shkrimit biblik. Nje korpus i tere veprash letrare, qe njeh kultura shqipe, jane shkruar ne lidhje interletrare e interkulturore me traditen e shkrimit biblik, te nderlidhura e fuqizuara permes transformimit te

diskursit biblik, edhe si filozofi e qenesimit te kombit, edhe si vetedije estetike. Sidomos atehere kur substance kombetare rrezikohej nga armiq te shume (kujtojme autoret fundamental te kultures shqiptare: (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Mjedja, Naimi, Fishta, Harapi, Noli, Kuteli, Pashku, Kadare...etj.). Me tej, per te perforcuar kete substance, mbetet me rendesi

fondamentale, lidhja e kultures se shkrimit shqip me traditen e alfabetit latin, permes nje beteje qe u kurorezua ne Kongresit e Drejtshkrimit me 1908, me te cilen, teresia shpirterore e shqiptareve identifikohet perhershmerisht me civilizimin aksidental permes shkrimit. Nese shkojme me tutje, per te perforcuar kete substance, duhet permendur orientimet politike e kulturore, pas shembjes se ideologjise komuniste ne Shqiperi, si dhe fazes se dekompozimit te kreatures se ashtuquajtur Jugosllavi. Tashme politika shqiptare eshte percaktuar qarte per integrime perendimore. Kjo vetedije eshte ne shkalle te larte.

   
   Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur            Powered by   WebPhotoPro

  • Postime: 610
Muslimanja
#154 ne: 17-09-2005, 11:45:14
SHQIPTARET I PERKASIN CIVILIZIMIT PERENDIMOR

Gazeta shume kishte thene...por nje gje s'e kishte qartesuar: A thua valle ky civilizim perendimor nga erdhi? Si u formua?

Kultura, historia, civilizimi nuk eshte prone e askujte.

Civilizimi i ashtuquajtur "Perendimor" po perendon, si cdo civilizim tjeter. Shkalle shkalle...! Keshtuqe, cdo gje duhet te pertypet me kujdes.

  • Postime: 440
  • Gjinia: Mashkull
gysi
#155 ne: 18-09-2005, 18:38:09

PERHAPJA E ISLAMIT NE SHQIPERI

Thomas Arnold


Duam të japim shënime të gjëra dhe të veçanta mbi mënyrën e përhapjës së Islamit në popullsinë e krishterë të Shqipërisë, të Serbisë dhe të Bosnjes, sepse secili prej këtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtë, ka rëndësi të veçantë në historinë e përhapjes së Islamit në Shqipëri.
Shqiptarët, me përjashtim të një pjese që është e popullëzuar në Greqi (1), janë të vëndosura në viset kodrinore të bregut lindor të Detit Adriatik, midis Malit të Zi dhe gjiut të Nardës apo Prevezës. Ato i përkasin njërit prej popujve më të vjetër të Evropës të cilët përfshihën në fisin Arian, dega Pellazge.
Invadimi i parë i turqve në Shqipëri u bë në vitin 1387 (789 H.), por pak më vonë forcat turke u tërhoqën nga ajo anë. Shqiptarët për herë të parë në vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipëria, nën udhëheqjën e Gjergj Kastriotit, i cili është i njohur me emrin Islam Skenderbe, fitoi për një kohë pamvarësinë e saj. Tregimet për Skenderbeun se qysh në fëmijëri është marrë peng në Turqi, se është edukuar ndër muslimanë dhe se ka tërhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janë cilësuar si të trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnë se Skenderbeu e ka kaluar rininë e vet në viset kodrinore të populluara me shqiptarë. Luftërat kundër turqve, kanë filluar me ngadhënjimin e tij në vitin 1444 (848 H.). Pas luftrave të rrepta e të suksesshme, të cilat zgjatën më shumë se 20 vjet, në vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjës së skenderbeut, turqit filluan përsëri të pushtojnë Shqipërinë. Njëmbëdhjetë vjet më vonë edhe Kruja, e cila ishte qëndër e fisit Kastriot, ra në duart e turqve, por Shqipëria nuk u nënshtrua plotësisht. Kryengritjet përsëriteshin, por nuk pati ndonjë rezistencë të përgjithëshme. Mirëpo, disa vënde bregdetare për një kohë të gjatë nuk u dorëzuan. Durrësi me vështirësi u pushtua në vitin 1501 (907 H.) kurse limani Tivar (Antivar), pika më veriore ku kishte shqiptarë, u dorëzua në vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorëzimit të tij kanë qënë këto: të ruhën zakonet e vjetra dhe gjuqet e vendeve, të krishterët të munden lirisht dhe publikisht t'i kryejnë ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishëzat të jenë të ruajtura nga sulmet, e në rast se ndonjë do të rrënohej, të ngrihej përsëri, populli të ketë të drejtë mbi pasurinë e tij të prekshme dhe të paprekshme dhe pë mos paguajë mbitaksa për të.
KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR
Shqipëria nën sundimin turk vazhdimisht ka pasur një lloj qeverisjeje gjysmautonome, duke e ruajtur pavarësinë ashtu sikurse e kanë pasur disa fise para pushtimit. Ndonëse ishin nën udhëheqjën e sulltanit, zotimi i tyre për besnikëri nuk shkoi aq larg sa të pajtoheshin që nëpunësit turq të ndërhyjnë në çeshtjet e tyre të brendshme. Ka mjaft shkaqe të arsyeshme të mëndohet se Turqia nuk ka caktuar asnjë nëpunës, i cili nuk ka qënë autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin për mëkëmbës apo prefekt në atë vënd, i cili nuk është bë i famshëm me armën e vet apo nuk ka pasur lidhje të forta farefisnore (2). Krenaria kombëtare e shqipëtarëve është e madhe. Kur e puet dikush një shqiptar se ç'është, para se të përgjigjet se është musliman apo i krishtërë, të thotë se është shiptar. Kjo shprehje, duke marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është banor i shkrepave. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i veçantë i ndjenjave kombëtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpër midis ithtarëve të këtyre dy feve, që mbretëronte në pjesët e tjera të përëndorisë Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin gjuhë të njëjtë, kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë mëndime e zakone të njëjta. Krenaria e përbashkët kombëtare është aq e fuqishme, sa që nuk i ka lënë vend ndikimit të dasive fetare te pjestarët e këtij populli (3). Në rradhët e ushtrisë jo të rregullt për ruajtjen e rendit dhe për sigurimin e qeverisjes, kanë shërbyer muslimanët shqiptarë, por edhe të krishterët shqiptarë. Meqë shqiptarët e të dy feve, në Përëndorinë Turke janë konsideruar ndër më të guximshmit, ata vazhdimisht kanë qënë në shërbim të pashës në Shqipëri. Shqipatrë të krishterë, shërbimin ushtarak e kan kryer në ushtrinë turke gjatë luftës së Krimesë (4). Vërtetë, të krishterët, edhe pse janë më të qetë se muslimanët dhe më shumë janë të prirur për bujqësi, megjithatë midis tyre ka pak dallim. Shqiptarët e krishterë i kanë ruajtur armët dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanë treguar shpirtin e lirisë e të krenarisë dhe frymë të ashpër nacionale. Kanë qënë të frymëzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkëfistarët e tyre të cilët kishin përqafuar fenë Islame (5).
DOBESIMI GRADUAL DHE TERHEQJA E KRISHTERIMIT
Për hulumtimet rreth përhapjes së Islamit në Shqipëri, me rëndësi është të merret parasysh sa thamë më sipër, sepse kjo përhapje u realizua shkallë-shkallë ndër banorët autoktonë, mbi të cilët nuk është ushtrtuar kurrfarë presioni i jashtëm. Në këtë pikpamje, të dhënat mbi veprimtarinë misionare, të cilat i kemi në dorë, janë mjaft të kufizuara, sepse faqet e historisë Shqiptare prej shekullit XV deri te shfaqja e Ali Pash Tepelenës, gjatë treqind vjetëve duket se kanë mbetur të zbrazëta (6). Në këtë kohë, sa ne kemi arritur të hulumtojmë, kthimi në Islam është bërë ngadalë por në mënyrë të vazhdueshme. Të dhënat për këtë janë marrë nga kronikat e rretheve të ndryshme kishtare dhe nga projektet, të cilat kohë pas kohe i janë dërguar Papës (7). Por, nga esenca e këtyre burimeve, gjë që vetvetiu kuptohet, do të jepën të dhëna të mangëta, në mënyrë të veçantë për sa i përketë atij qëllimi të lartë të kthimit. Madje as eprorët kishtarë të asaj kohe nuk mund të bindnin vetën se ka ndonjë qëllim të sinqertë në zemrat e atyre që ktheheshin në Islam. Në mënyrë të veçantë është vështire të kuptohet se ata do të mund të shprehnin mendimin e tyre mbi ekzistimin e atij qëllimi të sinqertë.
Në të vërtetë, në shekullin XVI ndonëse atje kishte lindur një rrymë prozelitizmi (kthimi), megjithatë dukej se Islami shumë pak kishte përparuar. Numri i të krishterëve në Shqipëri në vitin 1600 (1019 H.) ishte dhjetë herë më iu madh se i muslimanëve (8). Fshatret, në pjesën më të madhe, kanë qënë të banuara me të krishterë, midis të cilëve ka pasur ndonjë musliman (9). Nga kjo kuptohet se rastet e kthimit kanë qënë më të shpeshta në qytete. Për shembull, të krishterët e qytetit Tivar (Antivar), të cilët kishin mbetur pa u shpërngulur në vendet e krishtere fqinje, qoftë nga shtresat e larta, qoftë nga ato të ulta, me shumicë kaluan në Islam. Kështu popullsia e atejshme e krishterë ishte pakësuar (10). Pasi numri i muslimanëve sa vinte e rritej, disa kasha i shnërruan në xhami (11). Edhe pse kjo në të vërtetë ishte në kundërshtim me kushtet e vendosura të traditës, popullata e atjeshme autoktone, duke ndërruar fenë, e konsideronte të arsyeshme, t'i transformonte edhe faltoret e veta. Sipas versionit të Ferlatit, arqipeshkvi i Tivarit ankohet, sepse vihej dore edhe mbi oborrin e arqipeshkvisë. Mirëpo, ai oborr tetë vjet pat qëndruar i zbrazët, sepse arqipeshkvi Ambrosius, duke ikur jashtë kufinjveturk u shpreh shumë ashpër kundër Islamit: e shau Pejgamberin e Zotit, madje mori guximin ta quajë fenë e tij "Dispozita Satanike". Kështu që, për këtë arsye ikjen e quajti më të përshtatshme. Në vitin 1610 mbetën vetëm dy kasha, të cilat shërbenin si shkolla, por edhe ato kishin kaluar në duart e kishës përëndimore, latine, megjithatë ato i kënaqnin nevojat e bashkësisë së krishterë, e cila kishte mbetur atje (12). Cfarë rëndësie kanë këto rrethana, pak a shumë mund të argumentohën në fjalët e shkrimtarit Marko Bizzi: "Atje kanë qënë 600 shtëpi, të cilat ishin të banuara pa dallim me muslimanë, latinë dhe ortodoksë grekë. Muslimanët numerikisht dominonin mbi katolikët dhe ortodoksët."
Duke marrë parasyshë të dhënat që kemi mbi lidhjen sociale ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve dhe që midis këtyre dy bashkësive s'ka ndonjë vizë, e cila mund t'i ndante, arrijmë të kuptojmë se Islami fitonte ithtarë për aq sa dobësohej zellshmëria dhe jeta shpirtërore e kishës.
Shpesh ndodhtë që prindërit e krishterë i martonin vajzat e veta për myslimanë, pra nuk i pengonin të krishterat për këtë martesë (13). Nga këto martesa të përziera fëmijët meshkuj edukoheshin si mysliman, ndërsa femrave u lejohej të rriteshin në fenë e krishterë (14), vetëm se kjo leje nuk përfillej për shkak se eprorët, femrave të këtilla ua ndalonin pjesëmarrjen neë ceremonitë e shenjta dhe i mbanin jashtë kishës (15). Vërtetë, që disa priftërinj në vende të vogla nuk i zbatonin urdhërat e eprorëve të tyre, por megjithatë, qëndrimi ndaj grave i shtyri shumë prej tyre të përqafonin fenë e burrave të vet. Megjithatë, disa gra të krishtera kultivonin besime primitive lidhur me pagëzimin. Ato i pagëzonin fëmijët e tyre, duke pandehur se ai vepron me sukses kundër lebrës, magjive dhe sulmit të ujqëve (16). Priftërinjtë e krishterë ishin të gatshëm të përforconin këtë besim të shtrembër tek këto gra, të cilat vinin për t'i pagëzuar fëmijët e tyre (17).
Ndjenjat bujare midis ithtarëve të këtyre dy feve (18) shfaqëshin edhe me pjesmarrjen e myslimanëve në ceremonitë fetare, të cilat përgatiteshin për nder të ndonjë shenti të krishterë. Në lidhje me këtë Marko Bizzi thotë: "Në ditën e Shëngjergjit, të cilën shqiptarët e respektojnë veçanërisht, në kishë më shumë shiheshin muslimanë se të krishterë (19). Sipas një versioni, muslimanët shqiptarë edhe sot e konsiderojnë të shenjtë Marinë (hazreti Merjemën), i respektojnë të shenjtët e krishterë dhe i vizitojnë varret e tyre. Në anën tjetër, të krishterët gjithashtu, u drejtohën me përgjerim tyrbeve të të dashurve muslimanë të Zotit me qëllim që t'ua shërojnë sëmundjet (20). Në vendin Kaveleak, ku janë të vëndosur 60 familje të krishterë dhe 10 familje muslimane, shumica e muslimanëve, të martuar me të krishtera merrnin pjesë në mirëmbajtjen e priftit të atjeshëm (21). Marko Bizzi këto i shpjegon në tri mënyra: me të joshurit e dobive të kësaj bote, me dëshirën për të shpëtuar nga haraçi, me mungesën e klerikëve të aftë të cilët në masë të mjaftueshme të kënaqin nevojat shpirtërore të popullatës (22).
Shumicën e kthimeve në Islam ia lënë barrës së padurueshme të tatimit, i cili u caktohej të krishterëve. Kështu, përmendet se tërë fshatrat bënë "dezertim" në mënyrë që të shpëtojnë nga ky tatim. Për këtë ankesë nuk mund të themi se ka arsye të mjaftueshme për të vërtetuar, sepse kjo çështje akoma nuk është krejt e qartë; ose ky është një interpretim i paramënduar i atyre të cilët duan të gjejnë pretekst për konversionin e bashkëfetarëve të tyre të dikurshëm; ose kjo përbëhet nga pohime hiperbolike të kishtarëve se është absolutisht e pamundur të përqafohet Islami me bindje. Me siguri njerëzit, të cilët thjeshtë për shkak të shpëtimit nga tatimi, apo me shprehje tjetër nga gjoba, e kan ndërruar fenë e mëparshme, kanë qënë pak të lidhur me fenë e tyre.
Sikur të mund të gjenim diçka më shumë se ato ankesa, përgjithësisht të papërcaktuara, mbi "despotizmin turk", do të mund të caktonim se a ka pasur arsye të mjaftueshme për kthim me dhunë në fenë Islame, por dëshmitë e versioneve gojore nuk duket se lehtë do të sigurojnë një rezultat të tillë. Tradita e keqe e perandorisë Osmane si shitja e pozitave provinciale atij që jep më shumë, pastaj mospërcaktueshmëria e zgjatjes së këtyre pozitave, në rastet më të shpeshta do të kurorëzohej me atë që nëpunësit, të cilët i përvetësonin, përpiqeshin me të gjitha mjetet e mundshme me anën e shantazhit, me të holla të bëjnë kapital sa më të madh. Mirëpo, është e njohur se kjo barrë e rëndë ka qënë ngarkesë jo vetëm për të krishterët, por në të njëjtën masë edhe për muslimanët (23). E vërteta është se, për nëpunësin e pangopur dhe të padrejtë, sigurisht më lehtë ka qënë t'i bëjë dhunë të krishterit se muslimanit, e në mënyrë të veçantë atyre të krishterëve për të cilët është dyshuar se kanë qënë në shërbime tradhëtuese (spiunazh) me Venedikun dhe shtete të tjera të krishtera ose pjesëmarrës në komplote të ndryshme kryengritëse.
Edhe sikur të ishte gjendja e tillë, nuk mund të dyshohet në ndikimin që e bënte veprimtaria e kujdesshme për Islamin para një hierarkie të tillë apatike kishtare. Sikur Islami të kishte më shumë hoxhallarë në Shqipëri, duke folur për çeshtjet fetare, Marko Bizi lavdëron sinqeritetin, bujarinë dhe miqësinë e tyre - kjo do të shkaktonte progres të rrufeshëm në të (24). Priftërinjtë e krishterë shumica ishin të padijshëm. Nëse dikush prej tyre ka ditur të lexojë, më shumë kan lexuar përmendësh se nga libri. Ata aq pak ishin të udhëzuar në detyrën e tyre fetare, sa që shumë prej tyre as lutjen e eremisë nuk e kanë ditur ta recitojnë përmendësh (25). Edhe pse disa kanë ditur t'i citojnë lutjet me rastin e shërbimit të përbashkët, të cilat tradicionalisht ishin caktuar të citohën në gjuhën latine, megjithatë ka qënë vështirë të hasësh midis tyre në të atillë, të cilët e kuptonin këtë gjuhë. Ata nuk kanë pasur dije tjetër mbi esencat e fesë së tyre, veç disa të dhënave të përcaktuara, të cilat kishin mbështetje në traditën gojore (26). Autori i përmendur mendon se për keto të meta përgjegjes jane ata që kanë qenë ne pozitat peshkopate. Ai, ata i konsideron gjithashtu përgjegjes edhe per numrin e pamjaftueshmëm të priftërinjve, për mosdijen e atyre që ishin në detyrat shpirtërore, për jetën dhe vdekjen e shumë krishterëve, të cilët nuk e kishin mësuar "Fenë", për "renegatitë" që ndodhin çdokund. Ai pandeh se atje do të zhduket krishtërimi nëse kësaj nuk i gjendet ilaçi (28). Në këtë rast është dhënë me vlerë të përmendet se shqiptarë nuk ishin sikur ata ortodoksë në pjesët e tjera të perandorise Turke, të cilët qenë rojtarët e vetëdijes dhe aspiratës nacionale. Ndonesë edhe ndër priftërinjtë tjerë ordoks ka pasur të padijshëm, megjithatë ata me përkushtim e kanë ruajtur detyrën e besnikërise ndaj krishterimit, i cili është baza e jetës nacionale si për shembull tek Grekët (29). Te shqiptarët, përkundrazi ndjenjat kombëtare janë plotesisht të ndara prej besimeve fetare. Për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj Turqëve, ata ishin të bindur, e kjo vjen nga besnikëria qe kishin ndaj frymës se vjetër feudale, se duhet tu nënshrtohen urdhërave të tyre meqë ata janë zotërinj të vendit (30).
Midis priftërise dhe popullësisë nuk kishte marrëdhënie miqësore. Këtë e vërteton një rast i çuditshëm i konverzionit "Në kohët e vjetra, dersia e gjithë shqipëria ishte krishtere, në Shkodër gjendej një fotografi e Marisë. Në mauzole ku ishte e vendosur kjo fotografi, vinin me mijëra njerëz nga të gjitha viset, sillnin dhurata luteshin me modesti dhe me pikëllimet e tyre kërkonin shërim. Për diçka ndodhi një armiqësi ndërmjet popullësisë dhe priftërisë. Një ditë u futën kolektivisht në kishë dhe deklaruan se në qoftëse priftërinjtë nuk i plotësojnë dëshirat e tyre të gjithë të bashkuar do ta braktisini Jezusin dhe do të përqafonin Muhamedin. Pasi priftëria mbeti këmbëngulësisht prapa vendimit të saj, qoftë mirë apo keq, populli rrëmbeu nga dyert çdo gjë që kishte, kurorat dhe fihurat e krishtit dhe të dhirërua nërpërkëmbën ato, pastaj shkuan menjërë tek xhamia më e aftër, ku i imami i priste si musliman të vërtet (30a).
Për shkak të moskujdesisë dhe mosshqetësueshmëris e së priftërisë krishtere, filluan shumë shpërdorime dhe çrregullime në shoqrinë krishtere. Një prej këtyre dukurive të kundërta me rregullat kishtare që edhe martesat civile, e cila behej pa lutjne zyrtare dhe lejen e prifit, kjo duket se ështe afërt me ligjin fetar Islam. Në mënyrë që kësaj ti jepej fund, bashkëshortët përjashtoheshin nga bashkësia përderisa nuk fillon të vepronin sipas kanuneve kishtare dhe riteve bazë (31).
Rrethanat shoqërore të shekullit XXII dhe fatorë të tjerë, të cilët i përmendëm më lartë, sollën mjaft rezultate: Numri i popullatës krishtere filloi shumë shpejt te bjerë. Gjatë periudhës prej 30 vjetësh, e cila konsiderohet e shkurter për popullin e vogel d.m.th. prej 1620 deri më 1650 (1030 deri më 1060h) tregohet se 300 mijë shqipëtare e përqafuan Islamin (32). Ne tërë dioqezën e Tivarit, në vitin 1624 kishte vetëm 2000 katolik. Në vetë qytetin kishte mbetur vetëm një kishë dhe para mbarimit të atij shekulli ajo kishte ardhë në atë gjendje sa nuk shfrytëzohej për shërbimin kishtar krishter, sepse në qytet kishin mbetur vetëm dy familje të krishtera (33). Pak më vonë, në vitin 1651 (1062h) marrë në përgjithësi, shumicën e popullësisë së krishterë të kësaj trve e përbenin gratë. Dalëngadalë gjendaj e krishterimit gjithnjë vinte duke u keqësuar. Numri i banorëve katolik bie, ata janë gati dyfish më pak në proporcion me pjesen tjetër. Të krishterët meshkuj masivisht e braktisinin krishterimin dhe e përqafonin Islamin (34), kurse 100 vjet më parë, të krishterë ka pasur djetë herë më shumë se musliman (35). Të krishterët e arqipeshkvisë së Durrësit numerikisht kishin rënë përgjysmë (36). Te krishterët e dioqezës së Krujës për 30 vjet me rradhë përqafuan Islamin (37). Priftëria më e ulët, në njërën anë masës ua lexonte meshën, në anën tjetër shikonte se si njerëzit një nga një deklaronin kthimin e tyre ne Islam. Rezultat i kësaj është që fëmijët e tyre ishin të humbur përgjithmone (38). Edhe priftërinjtë e fshatit se si prindërit krishterë i martonin vjazat e tyre me musliman, ndanin kungatë të tyre grave, kështu që kjo gjendje, me gjithë mallkimet e priftërinjëve më të lartë, vazhdonte me dëshirën e prifit (40). Shumica e priftërinjëve më të ultë ishin vënë në dyhsim për shkak të jetës jonormale. Rrallë shkonin në ritin e rrethimit, madje në banesa posaqërisht të caktuara për priftërinj përgaditeshin gosti. I shitnin pasuritë e kishës i braktisnin detyrat e tyre shpirtërore dhe tërhiqeshin në periferi. Kur merrje vesh për ata të cilët mund të thirreshin në përgjegjësi për gjendjen e tille, këta strehoheshin në gjrin e turqëve (41). Edhe françeskanët e arsimuar, të cilët u dërguan që t'i plotësojnë nevojat shpirtërore të popullit, nuk mbetën prapa në konflikte dhe përçarje, të cilat shpesh arrinin deri në gjyq, e kjo ndodhte me hidhërimin e popullit, i cili si shkak vinte mospërfilljën e detyrave (42). Famullia vetëm një herë ka mundur të shohë fytyrën e ipeshkvit gjatë tridhjetë vjetëve, ndërsa atje kanë banuar rreth 6000 të krishterë (43). Madje kishte famulli në të cilat për 40 vjet nuk ishte parë asnjë prift. Më në fund u qenë dërguar katër françeskanë që të merrnin masat e duhura kundër kësaj gjendjeje. Këta në raportet e tyre zyrtare, të drejtuara qendrës shpirtërore, njoftonin se nuk kanë pasur kurrfarë pëngesash nga ana turke gjatë vizitës së këtyre viseve dhe kryerjës së misionit të tyre (44). Peshkopi i Shkodrës, i cili ishte despot dhe në sytë e priftërisë së nënshtruar edhe në sytë e popullt, përpiqej që me ndihmën e turqve të mbetej në atë pozitë (45).
Prelatët kishtarë në famullitë e tyre tubonin, kuptohet sipas fermanit të mbretit, të ardhura nga populli (46). Arqipeshkvi në Tivar, i cili ka qënë në atë pozitë midis viteve 1599 dhe 1607, merrte haraç dy aspra nga çdo familje e krishterë; për çdo të parën martesë nga 12, në rastin e dytë 24, ndërsa në rastin e katërt 40 aspra. Për tubimin e këtij haraçi në të gjitha famullitë, në rast nevoje, u drejtoheshin eprorëve turq për ndihmë (47).
Brenda gjithë Shqipërisë nuk kishte asnjë shkollë e krishterë (48). Edhe vetë priftërinjtë nuk dinin mirë të shkruanin e të lexonin. C'është e vërteta, disa prej tyre dërgoheshin në Itali për studime, por shkuarja e tyre në atë vend ishte me pasoja, sepse ata duke u përshtatur atje me një jetë më komode nuk ktheheshin më në atdhe. Derisa priftëria ishte në një padituri kaq të madhe dhe derisa ishte kështu e pakujdesshme për kryerjën e detyrave, nuk është për t'u çuditur se masa nuk dinte as parimet themelore të fesë. Pranda, për shkak të shpërdorimeve dhe korrupsionit, u bë - sipas fjalëve të një prifti më të lartë të asaj kohe - "plaçkitja më e madhe e kopshtit hyjnor" (49). Shumë të krishterë me vite jetonin në konkubinat, e nganjëherë aplikonin edhe metodën e poligamisë (50). Përkunder këtyre rrethanave, priftërinjtë i pranonin njerëzit e këtillë në kungatë (51). Në pikëpamje të poligamisë të krishterët dhe muslimanët aq shumë ishin përzier, saqë muslimanët merreshin për kumbarë me rastin e pagëzimit të fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë fëmijët muslimanë, sipas besimit të vjetër të gabuar, i mësonin për t'u pagëzuar (52). Ja kështu ka qenë gjendja e kishës së krishterë në Shqipëri në fund të shekullit XVII. Madje edhe shkaku më i vogël ka mjaftuar për ndërrimin e fesë. Edhe nënshtrimi i katolikëve, të cilët në këtë shekull u çuan në kryengritje, është një prej faktorëve të mjaftueshëm për forcimin e simpatisë ndaj Islamit dhe largimit nga kisha. Kryengritja për të cilën aludohet këtu është ajo të cilën e çoi arqipeshkvi i Tivarit, Gjergji, i cili gjendej në atë pozitë shpirtërore midis viteve 1635 dhe 1644. Gjergji me ndihmën e peshkopit në Durrës, Shkodër dhe Allsone, përpiqej t'i çonte në kryengritje krerët e krishterë kunder pushtetit Turk dhe t'i bindte ata që t'i bashkangjiteshin Venedikut (Mletasëve). Pasi atëherë Republika Mletase ishte në armëpushim me Turqinë, për realizimin e kësaj kryengritje u dha rasti në vitin 1645 (1055 H.), kur filloi lufta midis turqve dhe Venedikut. Venedikasit u përpoqën ta kthejnë Tivarin, të cilin para pushtimit Turk treqindë vjet e kishte mbajtur në duart e veta, por kjo tentativ nuk pati sukses. Shqiptarët e krishterë, meqë ishin pajtuar me armiqtë e Turqisë dhe u ndihmonin fshehtazi atyre, kishin merituar dënimin që për pasojë pati humbjen e privilegjeve të tyre të mëparshme. Ndërsa ortodoksët, të cilët kishin frikë se mos vëndosej përsëri pushteti Venedikas dhe për këtë arsye duke i mbetur besnikë Turqisë, fituan privilegje dhe lavdërime të veçanta. Me këtë rast shumë katolikë përqafuan Islamin ose iu bashkangjitën kishës lindore. Eshtë karakteristike bashkëngjitja e tyre kishës lindore. Kjo tregon se anëtarëve të një populli nuk u është bërë dhunë për shkak se kanë qënë të krishterë, as nuk është përdorue dhuna për t'i kthyer në Islam. Katolikët, të cilët e kishin përqafuar Islamin, e kishin ndërruar fenë që të shpëtonin nga pozita e keqe në të cilën kishin rënë për shkak të mossuksesit të ndermarrjeve të tyre rebeluese. Këta do të mund të arrinin të njëjtin qëllim sikur t'i bashkangjiteshin kishës lindore, prestigji i së cilës në Tivar edhe më shumë ishte rritur. Ky veprim d.m.th. kalimi i tyre në Islam, argumenton se ata kanë qënë shumë pak lojalë ndaj krishtërimit. E njëjta vërejtje vlen edhe për ata të krishterë të shumtë, të cilët e kanë përqafuar Islamin në vitet e mëpasme. Zmajeviçi shkruan se këta e kanë ndërruar fenë, në mënyrë që të shpëtojnë nga haraçi, por sikur e shpjeguam më lartë, duket se ka shumë pak gjasa që këtë e kanë bërë me dhunë. Një kryengritje tjetër u shfaq në vitin 1646. iniciatori i kryengritjes ka qënë arqipeshkvi Jozef Bonaldo. Ai bëri marrëveshje të fshehtë me aristokratët e Tivarit, Shkodrës dhe vendeve të tjera që t'u hapin dyert e qyteteve të tyre venedikasve, por megjithatë as këtë herë nuk u realizua qëllimi i kryengritësve. Ushtria Turke e shtypi kryengritjën, dhe atë me ndihmën e asaj pjese të popullatës së krishterë e cila kishte qënë kundër kryengritjes. Shumë shqiptarë, ndikimi i të cilëve ishte i rrezikshëm, u dërguan në brëndësi të Turqisë. Rreth tremijë kaluan në truallin venedikas. Të tjerët i kapi frika dhe për moslojalitetin e tyre qenë të detyruar të paguajnë gjobë të caktuar për të rriturit (53).
Eshtë e mjerueshme ajo që autorët e krishterë flasin që shqiptarët janë detyruar ta ndërrojnë fenë (54) me presione të dhunës e haraçe të paligjshme. Për këtë shpesh përdorin shprehje të përsëritura (tautologjike). Këta autor nuk na japin të dhëna se a janë të argumentuara akuzat e tyre apo jo. Zmajeviçi, shpjegimet e veta mbi konvertimin e 2000 njerëzve, i filloi me të numëruarit e tatimit dhe taksave të tjera, me të cilat kanë qënë të ngarkuar të krishterët, por e parnon se edhe muslimanët i kanë dhënë të njëjtat tatime, përveç tatimit përsonal (tatim për krye). Ai shkruan se ky tatim përsonal ka qënë 6 talira në vit për meshkujt (55), ndërsa shpjegimet e veta i përfundon kështu: "Populli që goditur me këto tatime në vendin më të ndjeshëm, d.m.th. në interesin e kësaj bote. Të marrurit para sysh të këtij interesi vjen nga nevoja apo instingti i jashtëzakonshëm natyror, kështu që këta 2000 njerëz, të cilët braktisën fenë e tyre që të shpëtojnë nga haraçi, kanë pasur të drejtë t'i përballojnë vuajtjet (56). Në citatet e këtij autori thuhet se shumë kanë kaluar në Islam për të shpëtuar nga haraçi, por megjithatë, nuk shihet asnjë argument mbi mospërballimin e këtij tatimi, të cilët e paguanin katolikët e që do t'i detyronte ta ndërronin fenë.
Nuk mund të pritet në raportet e një prifti shpjegime mbi punën e veprimtarinë e muslimanëve për fitimin e kthimtarëve të krishterë. Vetëm në një krahinë për shkak të kontaktit me Turqit (muslimanët) shihet aluzioni në atë "që i ka përfshirë e keqja e pabesimtarëve". Njëkohësisht në mënyrë të veçantë theksohet arsyeja se këta janë larguar nga krishtërimi që të mund të martohën me turkesha (57). S'ka dyshim se këtu ka qënë mjaft i fuqishëm ndikimi Islam. Gjithashtu ka aluzione se të krishterët i janë shtruar rrezikut të ndërrimit të fesë për shkak të mungesës së udhëheqësve fetarë, priftërinjve në vendet e quajtura Biskashi dhe Bazi, në të cilat jetonin rrëth 1000 banorë të përzier (58).
Zmajeviçi thekson se në krye të një familjeje aristokrate, me banim në afersi të Tivarit, kanë qënë dy vëllezër dhe se ata, më të madhin, e lutnin kushërinjtë e tij muslimanë të atij vendi, të ndërrojë fenë. Në fillim përmënd se më i vogli kishte prirje për profesion priftëror. Meqë Turqit e konsideronin familjen e tij me ndikim, si prift pati mundësi t'u bëjë shumë shërbime të krishterëve edhe pse nuk ishte i pasur (59). Me siguri edhe këto famijle dëshmojnë se muslimanët nuk janë sjellur keq me të krishterët - për shkak të krishtërimit të tyre, më perjashtim të rasteve kur krishterët janë treguar të dëmshëm politikisht. Zmajeviçi është shqiptar me prejardhje. Në dallim nga ipeshkvët e tjerë nuk ndejti në truallin venedikas, por u kthye në atdhe dhe atje jetoi (60).
Derisa ishte atje, jo vetëm që u porit mirë nga ana e nëpunësisë turke, por edhe nga ana e pashës më të madh në Shqipëri. Pasha i dha vend nderi në divanin e tij dhe, përveç kësaj, ku e vizitonte, e përcillte deri tek dera (61). "ky barbar, i cili nuk i ngjante turkut, veç të krishterit bujar", ky pasha musliman dha urshër, me lutjen e ipeshkvit që t'u kthehën tatimi i marrë për vitin e ardhshëm banorëve të përzier të të katër qytezave (62), dhe me këtë tregoi mirëkuptim për gjendjën materiale të të krishterëve. Nëse është sjellë keq me ndonjë prift, kjo në rastet më të shpeshta ka qënë për shkak të dyshimit të ndonjë nxitjeje dhe korespodence tradhëtuese me armikun e Turqisë. Udhëtimet e shpeshta të priftërinjëve në Itali me arsye i kanë dhënë vend këtij dyshimi, përndryshe duket se nuk kanë arsye të vërteta ankesat e priftërinjëve për sjelljen e keqe të muslimanëve me ta. Zmajeviçi thotë se madje edhe klisarët e vegjël gëzonin dashurinë dhe respektin më të madh të parisë më të lartë turke (63). I njëjti shembull është parë edhe në Bosnje në famullinë e Zenicës. Një prift, i cili në shekullin XVIII ka qenë atje, për shkak të shoqërimit të ngushtëq me muslimanët shkaktoi dyshim se synon të përqafojë Islamin, dhe pikërishtë për këtë peshkopi i tij i autorizuar, nën mbikqyrje e dergoi në Romë (64). Kthimet e shumta në historinë e Shqipërisë, të cilat kanë ndodhur në shekullin XVII, nuk vërehën në kohën e mëvonshme. Mirëpo, edhe sotë e kësaj dite ndodhin raste të veçanta të konvertimit. Epërsia numërike e muslimanëve në pjesën e toskërisë, në Shqipërinë Jugore, ka çuar deri në cungimin e interesit të popullatës së krishterë. Kara-muratet (tradhëtarët e zi) të cilët përbënin një bashkësi prej tridhjetë fshatrash në rrethin e Pogmjanit, deri në shekullin XVII gjendëshin në krishterizëm. Pasi nuk kishte fuqi të mjaftueshme që t'u kundërviheshin sulmeve të fqinjeve të tyre muslimanë, popullatës së Leskovikut, u tubuan në kishë dhe filluan t'i lusnin shpirtrat e të shenjtëve të krishterë që t'i shpetonin. U betuan se do të agjërojnë derisa t'u vijë ndihma shpirtërore, më së largëti deri në Pashkë. Më në fund erdhën Pashkët, ndërsa mrekullia e pritur nuk ndodhi. Për këtë u zemëruan dhe duke braktisur krishtërimin, përqafuan Islamin, pastaj meniherë pas kthimit të tyre, duke kapur armët, u sulën kundër armiqve të tyre të vjetër, i vranë dhe i plaçkitën pasuritë e tyre (65). Duket se feja e përbashkët nuk ka mundur të ndikojë nq çeshtjën e gjakmarrjes ndër fiset shqiptare. Madje deri në shekullin XIX shumë fshatra dhe fise për arsye të pa rëndësishme e ndërronin fenë. Disa fise të krishterë e përqafuan Islamin, sepse prifti, i cili ishte atje në shërbim fetar, insistonte që në kohë të pa përshtatshme shumë herë të shkonin në lutjën e përbashkët (66).
Në kohët e mëvonshme llogaritet se ka një milion musliman në Shqipëri, ndërsa të krishterë gjysma, vetëm se ky numër nuk është aq i sigurtë. I tërë fisi i Mirditës ishte katolik. Këta i dhanë betimin sulltanit që asnjë musliman nuk guxon të vëndoset në teritorin e tyre, por ithtarët të këtyre dy religjioneve ka gati në të gjitha viset e tjera. Mund të thuhet se gati gjithë Shqipëria e Mesme është muslimane. Muslimanët në shqipërinë veriore paraqesin mbi 60 % të popullatës së atjeshme. Sa i përket popullatës së krishterë, me përqindje janë më shumë në shqipërinë jugore, veçonarishtë në pjesën kufitare me Greqinë.
Përktheu: Muhidin Ahmeti
(Marrë nga: Thomas Arnold,
Povijest Islama - historijski tokovi misije
Botimi i Sarajevë, 1989)

preshevar
#156 ne: 20-03-2008, 22:28:22
  Me keto vite qe kalova deri tash jam bindur se me te vertete nevoja e ime per te qene musliman ishte e pa zevendesueshme. sepse pikerishte ky islam eshte ai i cili me beri ky qe jam.
  Ky islam me urdheroi qe te mesoj,ket urdher e kemi ne ajetin e pare te kur`anit ku Zoti filloi shpalljen e Kur`anit me fjalen -ikre- LEXO, me urdheroi qe te punoje, ku ne Kur`an thot pasi qe te kryeni faljen te shperndahemi ne siperfaqen e tokes per te punuar, ky islam na e beri me dije se njerzine Zoti e krijoi ne grupe(kombe) dhe fale kesaj un e dije se fale vullnetit te Zotit un jam shqipetare, ky islam eshte ai qe na meson, na lejon bile edhe na urdheron qe qe me çdo kushte per te luftuar kunder roberise nese jemi ne robri. Kjo e fundit e dije qe nuk i pelqen as armiqeve e as sherbetorve te armiqeve por ja qe islami ashte keshtu. Ky islam eshte qe ma ndaloi ta urrej ate qe nuk me ben dem e as dobi, Ky islam eshte qe me urdheroi qe te jem i sjellshem me te gjith njerzit po edhe me te gjitha krijesat qe na rrethojne,ky islam asht ai qe ma ndaloi pijen me te ndyre-alkoholin, ky islam eshte ai qe ma ndaloi ta ha at qe eshte e neveritshme-derrin.
Shum ka arsye tjera qe me bene te lumtur qe jam musliman,por une dote mundohem qe shkurtimisht tua beje me dije se te gjith shkencetaret(jo musliman) qofshin mjek, politikan apo tjeter qe ia duan te miren njerzimit po mundohen qe ne nje fare menyre te gjitha te mirat qe i porosite ky islam te i bindin njerzine qe te i praktikojne ato. Ata keto ne vend se te i quajne MADE IN KUR`AN po i quajne MADE IN EUROPA. Por ani se kryesorja tash dijetaret me te famshem te Europes kan filluar ta shijojne eren e islamit, e ket ere nuk ka kush qe ta ndale.

  • Postime: 287
CentauR.
#157 ne: 21-03-2008, 13:28:53
Nqs merret si i mirqënë titulli i temës, nuk e keni menduar ndonjëherë investimin islamik serb/sllav në trojet e Dardansë, duke na nxjerrë si turq/aziatik të ardhur në ballkan.

ps.Shikon naiher ku bazohet propoganda serbe.

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#158 ne: 21-03-2008, 18:57:44
N.q.s. merret si i mirqënë titulli i temës, nuk e keni menduar ndonjëherë investimin islamik serb/sllav në trojet e Dardansë, duke na nxjerrë si turq/aziatik të ardhur në ballkan.

p.s..Shikon naiher ku bazohet propoganda serbe.

Për cfare investimi i ke fjalen zotri i nderuar? Serbia ka shkatërruar gjatë atyre viteve gati gjithë trashegiminë kulturore dhe fetare islame në Kosovë. Vetëm gjatë luftës së fundit ka rrënuar, djegur dhe bombarduar mbi 300 xhami dhe objekte fetare. Ka djegur medresen, bibloteken dhe fakultetin e studimeve islame. Sepse ajo mederese ka qenë qerdhe e lëvizjeve politike e kulturore kombtare në Dardani. Sa e sa mbledhje e tubime janë mbajtur aty kundër okupatorit serb. Ka vrarë me dhjetra hoxhallarë. Thjeshtë plani serb ka qenë ta shkatërroj plotësisht elementin musliman nga Kosova.

Në një aspekt është thënë sa për propagand se shqiptarët janë "terrorist islamik", por me ketë kartë është përpjekur të zhduk një komb të tërë, vetëm pse i takojnë një besimi te caktuar (kjo ka ndodhur edhe me Bosnjen). Sepse Serbia ka mendu qe Europa dhe perëndimi në përgjithësi paraqet ekstremizem krishter (kinse vllezer) e ka mendur se me këtë kartë mund të funksionoj.

Neve nuk na intereson se si Serbia dëshiron të na paraqes dhe as nuk e kemi atë kompleksistet.

  • Postime: 287
CentauR.
#159 ne: 27-03-2008, 19:32:19
Jo mër zotëri shumë i nderuar, Serbia ka ndërtuar objekte kulti ortodokse në Dardani dhe nga ana tjetër islamizonte shqiptarët dhe para luftës nuk i ka prekur xhamitë dhe mendreset por mbylli shkollat dhe universitetin e Prishtinës (institucionet laike) nga ku e shihte që kishte rrezikun më të madh

  • Postime: 296
  • Gjinia: Mashkull
Hasani
#160 ne: 28-03-2008, 21:09:42
Jo mër zotëri shumë i nderuar, Serbia ka ndërtuar objekte kulti ortodokse në Dardani dhe nga ana tjetër islamizonte shqiptarët dhe para luftës nuk i ka prekur xhamitë dhe mendreset por mbylli shkollat dhe universitetin e Prishtinës (institucionet laike) nga ku e shihte që kishte rrezikun më të madh

Si more çun po flet kështu, kur neve nuk na u lejonte te punonim para lufte ne vendet e tona te punës sapo degjonin qe jemi agjerueshem.
E vetmja mundësi takimi kanë qenë mevludet dhe rastet e vdekjes apo martesave qe te diskutohet për fenë.
Pyetni ndonjë nga redaktoret e Televisionit te Prishtinës te asaj kohe se a u lejohej te vinin ne pune te agjeruar e mos të flasim ata qe bënin namaz.
Prekja e xhamive nuk është ber qe ato te demtohen siç u bën ne rastin e Milloshit , por ideologjia Komuniste qe u erdhe perqark bëri qe shqiptareve të mos guxonin te frekuentonin ato.
Mos te harrojmë se ne këtë kohe nuk kishin Imamet shumë te drejta,mandej serbet për te ndryshuar qendrimet Islame nëpër Kosovë ofruan Imam qe shkollën e kishin te përfunduar ne Rusi , vetëm e vetëm qe Islamin tua mesonin te shtrember.
Dhe kur flet për kohën paralufte duhet te keshe parasysh se ky demtim i myslimaneve te tipit te masakres nuk ndodhi ndoshta ne kohën e Titos, por para Tites , pas shpalljes se pavarsis se Shqiperis , atëherë gjenocidi nëpër Kosovë ka qenë me i madhi i mundshem.(kjo qe shkruajta me sipër flet për vitet 1960 e me pas deri ne fillim te viteve 90-ta)
Ndërsa për pjesen kohore  me herët unë po të ofroje një pjesez nga Libri(për me shumë ktheje lexoje te terin) “Zhvillimi i Kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX” Dr. Ramiz Zekaj

KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX DHE NË FILLIM TË SHEKULLIT XX


“Kishte shqiptar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku”

Vendosja administratës ushtarake nga qeveria serbe kishte për qëllim, nga njëra anë, sigurimin e shtetit serbomalazez, kurse nga ana tjetër, dëbimin në masë të shqiptarëve prej trojeve të tyre autoktone me anë të shtypjes së vazhdueshme dhe të zbatimit të masakrave të përgjakshme mbi popullsinë e pafajshme.

Prej shtypit të kohës bëhej e ditur se në Ponoshec të Rekës së Gjakovës, malazezet kanë mbytur e vrarë 165 veta, në mes të cilëve gjendeshin edhe gra e fëmijë.
Malazezët, pasi e kanë mbaruar këtë vandalizëm, “familjet që kanë mbetur të shkreta i kanë përzënë jashtë kufirit”

Me anë të ndërrimit të detyruar të emrave të njerëzve, të vendbanimeve të tyre e të përkatësisë fetare dhe duke përdorur për këtë qëllim mjetet më të egra, pushtuesit serbo-malazez u përpoqën që të krijonin një gjendje të padurueshme për popullsinë shqiptare. Në radhët e këtyre pushtuesve përfshiheshin, përveç ushtarëve edhe nëpunës civilë, çetnikë, popë ortodoksë e të tjerë. Të gjithë së bashku u vunë në lëvizje dhe duke përdorur terrorin e detyronin popullsinë shqiptare të rrethit të Pejës e të Gjakovës të kaloj në fenë ortodokse përkatësisht të sllavizohej.

Sipas të dhënave nga burimet arkivore me 10 mars 1913, në Lugun e Baranit, 68 familje shqiptare të konfensionit musliman u kthyen në fenë ortodokse.

Ndërkaq, në fshatrat e rrethit të Pejës: Brestë, Novosellë, Treboviç, Dubovë, Drenoc, Lloqan, Carrabeg, Leshan, Dredhëz, Petriq, Zajmovë, Prelep, Jabllanicë, Krushevë, Isniq, Strellc, Raushiq, Gllogjan e Kriticë u konvertua në fenë ortodokse tërë popullsia shqiptare e konfensionit musliman.

Familjeve shqiptare, në radhë të parë meshkujve, u ndërroheshin emrat me ceremony nga prifternjet ortodoksë apo nga kumbarët e caktuar prej ushtrisë malazeze. Ky pagëzim i përgjithshëm i popullsisë shqiptare u bë kryesisht në Plavë, Guci e vise tjera…. Në këtë process konvertimi Ukshini u bë Vukashin, Rama-Rade, Selimi-Sime, Tahiri-Tihomir, Ramadani-Radivoj, Sadiku-Dika, Bajrami-Bllagoj, Shefqeti-Shqepan, Milaimi-Millorad etj. Ky akt u ruajt edhe në kënget e podgorit:

Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue. .
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Na shqiptar jemi qillue
Vorret e t`parëve smumë m`i turpnue


Popullata shqiptare muslimane e mbetur nën pushtimin serbomalazez ose atë grek, pas Luftës Ballkanike, u privua nga organizimi i mëtejshëm arsimor i besimit në gjuhën shqipe dhe institucionet arsimore kulturore të tij. Personalitete të tij. Personalitete të shquara të kulturës islame shqiptare, hoxhollarë të përmendur, ylema të ditur, çamë, kosovarë e dibranë etj., u detyruan të marrin rrugën e mërgimit ose t`i nënshtrohen ndjekjeve antinjerëzore: vrasjeve, burgimeve, bastisjeve, diskriminimeve, grabitjeve, etj.
Një pjesë tjetër u detyrua të konvertojë.

Terrori malazez mbi popullatën shqiptare në Dukagjin e sidomos akti i dhunës, që u ushtrua mbi popullatën e Lugut të Baranit për ndërrimin e fesë, s`ishte tjetqr veç një përpjekje për realizimin e programit serb sipas Naçertanjës se Grashaninit për shkombtarizimin e shqiptarëve, përkatësisht për kolonizimin e Kosovës.
Ky akt si dhe krimet e papara të Sav Batarës në rajonin e Dukagjinit, bënë bujë të madhe në qarqet ndërkombëtare.
Shtypi austro-hungarez, ai Italian dhe turk i kushtuan vëmendje të madhe akteve malazeze në Dukagjin, si dhe rezistencës së shqiptarëve për të mos ndërruar fenë.
Ndërrimi i fesë nga ajo muslimane në ortodokse slave nënkuptonte sllavizmin e plotë të shqiptarëve

Veprimet apo skena trishtuese të shoqëruara me krime, që ranë mbi shqiptarër e të gjitha moshave e gjinive gjatë fundit të shekullit XIX e fillim të shekullit XX, nuk arritën të thyejnë qëndresen e tyre për të mbajtur kombësinë e fenë e tyre!

Këngëtari popullor e përshkruan këeshtu këtë qëndresë:

Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe një gisht cone pëerpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue







  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#161 ne: 30-03-2008, 12:31:42
Shumë e vertetë Hasan

Në lugun e Baranit, regjionit te Pejes, Serbia i ka mbledhë gjithë burrat e asaj anë dhe ka kërkuar nga ata që ta ndërrojnë fenë. Ata janë bërë rresht dhe janë detyruar te kryqëzohen. Ndërsa ata trima të gjithë kanë kundërshtuar, duke ngritur gishtin përpjetë kanë rënë shehadet (Ska Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij) dhe janë vrarë - shehid.

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#162 ne: 30-03-2008, 12:41:10
Jo mër zotëri shumë i nderuar, Serbia ka ndërtuar objekte kulti ortodokse në Dardani dhe nga ana tjetër islamizonte shqiptarët dhe para luftës nuk i ka prekur xhamitë dhe mendreset por mbylli shkollat dhe universitetin e Prishtinës (institucionet laike) nga ku e shihte që kishte rrezikun më të madh


Kjo është genjeshtra më e madhe qe kam ndëgjuar ndonjëherë. Serbia kurrë nuk ka islamizu shqiptarët, por për kundrazi kishte dhe ka plane për t'i ç'islamizuar ata, sepse vetëm kështu shqiptarët i shpëtuan asimilimit.
Propaganda e Serbisë është përpjekur qe në njërën anë ta shtyp islamin dhe ta zhduk, mirpo nga pamundësia dhe nga fakti që shqiptarët nuk i shkuan për qejfe ne ketë pikë ata shfrytëzojnë karten tjetër duke na quajtur terrorist.

Kohëve të fundi,t në artikujt gazetash, janë shfaqur shqetësimet se disa vajza shqiptare po martohen me serb. Kjo nuk na habi neve, duke pasur parasysh prejardhjen e atyre vajzave nga familje krishtere, katolike apo ortodokse. Martesat me shkije e shkina kanë histori te gjatë, qysh para kohës se Skenderbeut, por ketë "aventur" shqiptare e ka ndaluar ardhja e fesë Islame në vendin tonë.

Feja (Islame) është elementi më i fuqishëm na e ka ruajtur traditën dhe identitetin shqiptarë deri me sot.

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#163 ne: 31-03-2008, 10:53:45
Xhavo, feja KA QENE elementi me i fuqishem ne krijimin e ndergjegjies kombetare , or ne kushte e sotme, kur identiteti kombetar shqiptar quhet i perfunduar kjo ndergjegjie fetare eshte  zevendesuar nga ndergjegjia kombetare dhe ne ato raste kur nuk ka ndodhur ende, atehere kjo po qe eshte problem.

  • Postime: 287
CentauR.
#164 ne: 02-04-2008, 20:20:08

Kjo është gënjeshtra më e madhe qe kam ndëgjuar ndonjëherë. Serbia kurrë nuk ka islamizu shqiptarët, por për kundrazi kishte dhe ka plane për t'i ç'islamizuar ata, sepse vetëm kështu shqiptarët i shpëtuan asimilimit.


Mos te harrojmë se ne këtë kohe nuk kishin Imamet shumë te drejta,mandej serbet për te ndryshuar qendrimet Islame nëpër Kosovë ofruan Imam qe shkollën e kishin te përfunduar ne Rusi , vetëm e vetëm qe Islamin tua mesonin te shtrember.


Kush është gënjeshtar tani ?


Pse idetë islamiko-arabe janë më të pazbatushme në Shqipëri ?

sepse ka ndërhyrë komunizmi tha njoni knej dhe nuk i la me u islamizu, po vjen pytja e rradhës pse nuk bën qëndresë shqiptarët për ti rujt kto zakone arabe kur ishin kaq të dashura për ta po e lanë Enverin me shkatërru xhami,tyrbe e kisha, pse nuk veprun si në palestinë e çeçeni meqë ishim popull me % më të madhe islamike. po enveri e pa që ne as e çanim taravelen fare për fenë dhe veproi.

dhe komunizmi në ish jugosllavi nuk pasa qen kaq i fuqishëm sa komunizmi në Shqipri dhe i shpëtuan ca xhami për tu dhënë mundësi dardanve me "rujt" identitetin kombëtar nëpërmjet fesë. bullshit
hapni mër sytë se jeni kthy në xhihadistët e ballkanit nga propoganda serbe dhe nuk keni mor vesh gjo akoma, jeni bo dashje pa dashje vegla të serbit që kur nuk i thoni turqve pushtues por shpëtues dhe që kur hapni forume si forum-islamik.com

Citim
Kohëve të fundi,t në artikujt gazetash, janë shfaqur shqetësimet se disa vajza shqiptare po martohen me serb. Kjo nuk na habi neve, duke pasur parasysh prejardhjen e atyre vajzave nga familje krishtere, katolike apo ortodokse. Martesat me shkije e shkina kanë histori te gjatë, qysh para kohës se Skenderbeut, por ketë "aventur" shqiptare e ka ndaluar ardhja e fesë Islame në vendin tonë.


Po po e kam dëgju dhe unë këtë lajm po thoshte se ata serbë ishin myslymanë dhe për myslymanët shqiptarë që dhanë vajzat atje nuk ishte problem.

dhe kur të përmendni Kastriotin her tjetër lani gojën ...

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#165 ne: 08-04-2009, 22:53:53


Kush është gënjeshtar tani ?

Një prej veglave te regjimit serbo-komunist, ka qenë edhe ajo qe ka cekur Hasani me lartë: shkollimi i imameve ne Rusi apo gjetkë, me qëllim te keqinterpretimit te Islamit apo qe Islami shqiptar t'i përshtatet pushtetit e jo parimeve te veta te mirëfillta fetare, me qellim qe njerezit t'i largohen Islamit burimor. Disa prej ketyre "imamëve" me tepër mund te quhen orientalista sesa hoxhallar.