×

Psikologjia fetare

Psikologjia fetare

· 3 · 510

  • Postime: 287
CentauR.
ne: 09-03-2013, 15:56:03
Ideologjia fetare, duke qenë pasqyrim i shtrembëruar iluziv, fantastik i kushteve të jetës materiale të njerëzve, përbën boshtin, rreth të cilit formohet tërësia e mendimeve, emocioneve dhe ndjenjave të besmitarëve.

Kështu feja ka luftuar jo vetëm me anën e botëkuptimit, por me të gjitha format që të mbizotërojë në botën e brendshme të njeriut. Prandaj çdo besim fetar, krahas përpunimit të botëkuptimit të besimtarëve, rëndësi të veçantë u ka dhënë dhe gjetjes e përdorimit të formave të ndryshme për ndikim psikologjik, me qëllim që të përpunojë një gjendje shpirtërore të tillë, e cila të përputhet me boshtin ideologjik të saj.

Çdo fe përafërsisht përdor dy rrugë për të ruajtur e përhapur ndikimin e vet mbi besimtarët. E para është rruga e predikimeve, të cilat mbështeten në thënie që nuk mund të vërtetohen. E dyta është rruga e ndikimeve në botën e ndjenjave, emocioneve, të cilat përgatiten, formohen, përforcohen nëpërmjet të gjitha praktikave të përditshme fetare, që e mbajnë besimtarin të lidhur shpirtërisht me forcat hyjnore.

Përmes ndikimit psikologjik feja përpiqet ta përgatisë besimtarin të heqë dorë nga gjithçka që është tokësore, duke i premtuar botën e amshuar. Prandaj ajo nuk ia lë spontaneitetit problemin e krijimit të gjendjes shpirtërore fetare. Për këtë qëllim, predikuesit e besimeve të ndryshme u japin shumë rëndësi, objekteve fetare, kulteve, riteve dhe ceremonive, sepse ato luajnë një rol shumë të madh për formimin e psikologjisë individuale. Sidomos krishterimi ka një degë të tërë që merret me studimin e këtij problemi, që emërtohet «liturgji».

Format e rrugët e përpunimit psikologjik të individit paraqiten si forma e rrugë komunikimi me hyjnitë. Prandaj në qendër të vëmendjes së çdo besimi fetar qëndrojnë problemet e jetës liturgjike, të cilat zënë vendin më të rëndësishëm në çdo doktrinë fetare.

Liturgjia është mjeti i parë dhe i domosdoshëm për të aktivizuar besimtarët në shërbimet fetare e për t’i pasur ata plotësisht nën kontroll. Besimtarët nuk e dinë e nuk e kuptojnë përmbajtjen ideologjike të riteve e të kulteve. Çdo fe harmonizon predikimin e ideve fetare me shërbimet fetare, pra, karakterin e të menduarit me zakonet dhe me të gjitha anët e psikologjisë dhe moralit të shoqërisë, me qëllim që të depërtojë në të gjitha poret e të menduarit, e të jetuarit të individit e të shoqërisë.

Në praktikë fetë kanë pasur gjithnjë parasysh psikologjinë e besimtarëve, d.m.th. ndërgjegjen e tyre të rëndomtë, të përditshme, prandaj ato e kanë ndërtuar veprimtarinë e tyre në mënyrë që të sigurojnë drejtimin e ndërgjegjes së përditshme të besimtarëve. Me anën e nxitjes psikologjike, nëpërmes praktikave fetare e predikimeve, ajo nxit një gjendje shpirtërore mallëngjimi me përfytyrime shenjtorësh, që lidhen me idetë e flijimeve; predikon dogmat për themeluesit e fesë.

Ushtrimi i praktikave fetare dhe zbatimi i formave e i normave që u kërkohet besimtarëve lidhen me shpërblimet që feja do t’u sigurojë atyre në botën e përtejme. Qëllimi i tyre është të krijohet te besimtari një gjendje e tillë shpirtërore, e cila të dominohet nga figurat fantastike e mistike që shfaqen nga shoqërimet psikike.

Një vend me shumë rëndësi në ndërgjegjen e besimtarëve zënë emocionet fetare, të cilat kanë si specifikë të tyre aluzionet për botën e përtejme. Këto gjymtojnë botën shpirtërore të njeriut. Përfytyrimet fetare ndihmojnë në nxitjen e forcimin e emocioneve fetare dhe përforcimi i emocioneve e i ndjenjave fetare u jep jetë ideve fetare.

Emocionet shfaqen jo vetëm gjatë shërbimeve fetare, por edhe në jetën e përditshme. Gjurmët e emocioneve fetare janë të qëndrueshme dhe ndikojnë në veprimtarinë jetësore të besimtarit.

Një element tjetër, që tregon forcën e emocioneve fetare, është pasioni fetar. Pasioni fetar përbën një intensitet emocionesh, të cilat shfaqen gjatë kryerjes së riteve dhe praktikave fetare dhe gjatë dëgjimit të predikimeve ose të leximeve të literaturës fetare. Pasioni fetar shfaqet në diskutimet e problemeve dhe përhapjen e pikëpamjeve fetare. Ai nxit arritjen e kënaqësive iluzive gjatë kryerjes së riteve dhe anasjelltas këto kënaqësi iluzive nxitin pasionin fetar.

Emocionet fetare u nënshtrohen pa përjashtim ligjeve të zhvillimit të psikologjisë shoqërore. Si të gjitha emocionet e tjera, dhe ato formohen nën kushtet objektive dhe subjektive, në të cilat jeton individi. Si të gjitha emocionet e tjera, edhe ato kanë si cilësi gjendjen e kënaqësisë, nxitjen e qetësisë, frikës etj. Ato ndryshojnë nga emocionet e tjera vetëm në objektin e drejtimit.

Për praktikën e edukimit ateist ka shumë rëndësi të mbahet parasysh struktura cilësore e emocioneve fetare, në tërë përmbajtjen e të cilave tingëllojnë idetë fetare. Në emocionet fetare përgjithësisht zotërojnë emocione negative si emocionet e frikës, të dëshpërimit, trishtimit, pikëllimit, helmimit, urrejtjes, brengës etj. Përgjithësisht emocionet e frikës formohen nën kushtet e pafuqisë ndaj veprimit të forcave shoqërore dhe peshës së fatkeqësive në jetë.

Si dihet, çdo besimtar u fut besimtarëve ndjenjën e frikës përpara forcave të mbinatyrshme. Frika e shkaktuar prej fesë është formë subjektive, e formuar përpara veprimit të forcave spontane të natyrës dhe të shoqërisë.

Feja nxit së pari frymën e frikës te besimtarët dhe pastaj përpiqet të ngjallë gëzim fetar, duke u dhënë një qetësim iluziv. Duke ngjallur frikën, në mes të tjerash ajo e mbërthen njerinë pas përfytyrimeve fetare. Besimtari, i pushtuar nga frika e perëndisë, ndjen gëzim dhe kënaqësi gjatë pendesës së mëkateve.

Kryerja e riteve fetare u fut besimtarëve ndjenjën e kryerjes së detyrës kundrejt perëndisë. Me anën e ndikimit psikologjik feja largon besimtarin nga jeta reale. Besimtari ose e ka humbur, ose nuk e ka gjetur vetveten. Çdo vetëpohim i individit është në të njëjtën kohë një shmangie ndikimit, përfytyrimeve dhe ndjenjave negative fetare.

Feja i shfrytëzon ndjenjat e frikës në atë masë sa t’i shërbejë edukimit fetar, duke i detyruar besimtarët t’u nënshtrohen përfytyrimeve fantastike mbi perënditë, engjëjt, djajtë etj. Po ndërsa në një anë nxit frikën e mundimit të ferrit, nga ana tjetër nxit joshjen e lumturinë e parajsës, për t’i magjepsur besimtarët me anën e premtimit gjoja të mirësisë e mëshirës së perëndisë.

Emocionet fetare, që lindin me pjesëmarrjen e përfytyrimeve fetare, përbëjnë një faktor të rëndësishëm në formimin e ideologjisë fetare. Emocionet fetare të ngulitura në ndërgjegje bëjnë që e dëshirueshmja të marrë një formë të qartë si një gjë e parë dhe e dëgjuar, e besueshme. Në këtë mënyrë emocionet fetare bëhen nxitëse dhe përpunojnë botën shpirtërore të besimtarëve.

Arif Gashi

https://ateistet.org/sk1302715v

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#1 ne: 09-03-2013, 18:20:57
Jam kureshtar te di nese autori e ka kuptuar qellimin e jetes, nese qellimi nuk eshte ai te cilin kemi mesuar nga feja?

Pastaj, perse pikerisht njerezit jane me te persosurit ne bote - shkalla me e larte nder te gjitha krijesat tjera?

Pse more vella jetojme? Pse disa te shendoshe e disa te semure? Ku eshte drejtesia? Kush vendosi qe une t´i perkas nje familjeje me pak te pasur? Pse more vella nuk jam i biri i Bill Gejtsit? Ku eshte drejtesia? Ku eshte logjika? Pse disa te verber, disa me aftesi te kufizuar qe ne lindje? Ku eshte more vella logjika? Ku eshte drejtesia? Hej, ateist, une dua pasuri!! Kush me caktoi fatin tim? Perse mua me duhet te studioj me ore te tera, ndersa tjetrit t´i mjaftoje vetem nje ore per te kaluar nje provim? Perse s´u linda edhe une i ditur si tjetri? Ku eshte logjika, more ateist? Kush beri qe te jete keshtu, valle? O ateist, une dua drejtesi - mesome si t´ia dal qe gjithashtu edhe une te trajtohem njejte nga njerezit e tjere? Kush, o vella, vendoska mbi jeten time?

Thjesht pyes....kureshtar.. ..?

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#2 ne: 09-03-2013, 19:58:51
Te gjitha fete u shpiken nga njeriu, per ta sunduar njeriun, e asgje me shume.
P.sh. Feja Islame u shpik ose u projektua ne Meke, Arabi, ne shekullin e 7. Keto detaje jane te rendesishme.
Pse ne Arabi, dhe pse ne shekullin e 7 ? Sepse arabet jane njerzit me te degjeneruar dhe me piste ne planetin e tokes, prandaj u desht nje fe, si religjioni dikatatorial fashist islam qe ti sundonte ata.
Prandaj tema ose esenca kryesore e Kuranit eshte "Frika" taktika e mposhjtes se njeriut. Dhe ke frike Zotin tende, se ke frike nga mekatet, dhe ke frike nga dita e llogarise, dhe ke frike nga kjo, ose ajo, etj etj.

Prandaj Islami nuk eshte i pershtatshem per kontinentin e Europes ose Amerikes, sepse Eurpianet dhe Amerikanet zakonisht nuk bejn seks me devet, ose bagetite ashut sic e kan zakon arabet. Pra Islami e ka vendin vetem ne Arabine Saudite e, ne shkretetrin 100 grade celsius, e askund tjeter.
Nicholas Machivelli, nje filozof poitik italian ne shek e 15, thote qe "Frika eshte me e forte se dashuria", prandaj edhe ligjet botetore sot sundojn me ane te frikes.
Gjithashtu sipas kuranit, 99 % e muslimaneve, dhe jo-mulimanve do te perfundojn ne ferr, sepse keta njerez nuk jane te devotshem sic duhet, nuk falen 75 here ne dite, nuk e agjerojn, nuk bejn peligrinazh, nuk japin lemoshe, etj etj.
Pra vet mesazhji i kuranit eshte nje formule e pamundur, sepse edhe muslimanet qe njoh nuk falen 5 here ne dite, ne kohen e duhur, dhe keshtu ju do te perfundoni ne ferr.

Ok, ta marin fene e krishtere. Edhe kjo e shpikur, dhe e perpunuar me vone. Por eshte ky perpunim i Palit, qe e bere fene e Krishtere te bukur, komode, dhe te pershtatshme me jeten e njeriut. Pra Pali tha, qe ju o njerez s'keni nevoj te faleni, te beheni sunet, te beni peligrinash, ta ndaloni alkolin, pra Jezusi vdiq per mektatet e juaja, andaj ju s'keni nevoj te perpiqeni te jeni te mire, sepse kjo eshte e pamundur, dhe vetem Jezusi ishte i mire, dhe kjo majfton per juve.

Prandaj feja krishtere zuri nje vend te madh ne Europe, Amerike, dhe bote, sepse si religjion kishte reformim dhe ndryshim, edhe pse i shpikur kuptohet, por eshte me i pershtatshem me jeten e njeriut, sesa Islami.
Fjala me e permendur ne Bibel eshte fjale "Dashuri" ndersa fjala me e perseritur ne Kuran eshte fjala "Frike". Kjo te tregon shume per psikolgjine positive dhe negative e 2 feve me te medhaja.

Islami eshte i pamundur dhe i rende, ndersa Krishterimi eshte i mundur dhe i lehte.