×

Sondazh

A ka kundershtime ne mes tyre?

A ka kundreshtime ne mes Ku`ranit dhe shkences?
12 (52.2%)
A ka kundershtime ne mes Bibles dhe Shkences?
11 (47.8%)

Numri i anetareve qe votuan: 15

Religjioni dhe Shkenca.

Religjioni dhe Shkenca.

· 36 · 9784

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#25 ne: 08-05-2008, 21:06:08
Dhe unë te injorantët.

tjetri ...

te ata qe e pranojne apo jo?

  • Postime: 287
CentauR.
#26 ne: 08-05-2008, 21:10:52
përderisa e kam shkrujt ...

po lej tjetrin sipas rradhës të zej ven e të marri nai buk me qofte a kokoshka

  • Postime: 17
grashtica
#27 ne: 15-05-2008, 09:37:12
Dalber tek grupi i katert, po ti nuk mund ta dish per dikend e qe din se ka dije, ndoshta ai vete nuk e di se ka dije, po ja qe eshte i vetedijshem.

  • Postime: 17
grashtica
#28 ne: 15-05-2008, 09:55:58
Tek grupi i dyte se qfare ju jep mend, sepse ata veq i paskan por vetem nuk po e ditkan qe nuk paskan. Mendoj se atyre vetem duhet te ju thuhet se ju duhet ta kuptoni qe keni dije, e duhet ta shfrytezoni racionalisht, por edhe ta perhapni...

Pershendetje

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#29 ne: 15-05-2008, 11:15:25
Keto postimet tuaja te fundit, clidhje kane me temen?

  • Postime: 36
uthmani7
#30 ne: 30-06-2008, 18:31:42
Reagimi i Kishës Mesjetare Kundër Shkencëtarëve

Qarqe të ndryshme anti-fetare zakonisht përdorin veprimet dhe reaksionet e gabuara të Kishës Mesjetare si një armë kundër fesë. Thuhet se Kisha ndikoi në prapambetjen e Europës dhe i dha asaj shumë varfëri. Në këto përpjekje është i nënkuptueshëm qëllimi për të shoqëruar bashkë Kishën Mesjetare me fenë dhe për të përhapur mesazhin që “nëse mbizotëron feja, ne do përfundojmë në errësirën e Mesjetës”. Megjithatë, feja e vërtetë nuk reflektohet në veprimet dhe reagimet e Kishës Katolike.
Kisha Katolike, duke braktisur zbulesat e vërteta të sjella nga profeti Jezus, praktikoi disa veprime jofetare. Padyshim që shkenca vuajti shumë nga duart e Kishës, e cila udhëhiqej nga klerikë që i shërbenin interesave të pak njerëzve duke hequr kështu dorë nga burimet e saj hyjnore. Ky zhvillim historik, sidoqoftë, nuk mund t’i mvishet fesë Islame. Islami nuk bazohet mbi supersticionet e “klerikëve” të tij por vetëm mbi Kur’anin, që është fjala e Zotit.
Një shembull kuptimplotë, që tregon se jotoleranca e Kishës Katolike nuk ka të bëjë aspak me fenë, është se shkencëtarë si Galilei, të persekutuar nga Kisha, ishin në fakt njerëz të devotë. (Besimet e këtyre njerëzve do të shtjellohen më gjerë në pjesën e dytë të librit). Ky shembull tregon edhe njëherë se presionet që institucionet fetare ushtruan mbi shkencën nuk janë pasojë e besimit por e shtrembërimit fetar.

Kriticizmi mbi Ungjillin dhe Teuratin

Shumë materialistë, që duan të paraqesin fenë dhe shkencën si jomiqësore, jo vetëm citojnë shembuj të praktikave të Kishës Katolike por gjithashtu tregojnë pjesë të veçanta nga Teurati (Testamenti i Vjetër) apo Ungjillin, për të treguar se si ato bien në kundërshtim me zbulimet shkencore. Megjithatë ekziston një e vërtetë që ata nuk e marrin në konsideratë ose pretendojnë se nuk e dinë: Ungjilli dhe Teurati janë tekste të modifikuara. Të dy përmbajnë shumë supersticione të shkruara nga njerëzit. Si rrjedhim do ishte e gabuar të merrje këto libra si burime referimi të fesë.
Kur’ani, nga ana tjetër, është shpallje e Zotit. Ai nuk është modifikuar aspak; as edhe një shkronjë e tij është ndryshuar. Për këtë arsye, nuk ka kundërshtime apo gabime në Kur’an. Të gjitha faktet e përmendura nga Kur’ani ecin paralel me gjetjet shkencore. Për më tepër, shumë fakte shkencore, që do mund të zbuloheshin vetëm në ditët tona, i janë treguar njerëzve në Kur’an 1400 vjet më parë. Kjo është një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit dhe është një nga provat më të forta se ai është fjala e Zotit. (Disa nga faktet shkencore të treguara në Kur’an do të paraqiten në kapitujt në vijim).
Duke e ditur këtë, materialistët, të paaftë të përmendin ndonjë vers të Kur’anit për qëllimet e tyre, citojnë vetëm Ungjillin apo Teuratin për të shprehur pikëpamjet e tyre anti-fetare.

  • Postime: 36
uthmani7
#31 ne: 30-06-2008, 18:38:11
Mospërzierja e Deteve me Njëri-tjetrin

Një nga vetitë e deteve që është zbuluar vetëm kohët e fundit, është treguar në një varg të Kur’anit si më poshtë:
Ai i lejoi dy detet të puqen. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata të dy nuk e kapërcejnë.
(Sure Err-Rrahman: 19-20)

Kjo veti e deteve, që ata takohen por nuk përzihen aspak me njëri-tjetrin, është zbuluar vetëm kohët e fundit nga oqeanografët. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tension sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinjë nuk ngatërrohen. Si pasojë e dendësive të ndryshme të ujërave të tyre, tensioni sipërfaqsor pengon përzierjen e tyre, njësoj si të kishte një mur të hollë mes tyre. 68)
Pjesa interesante e kësaj është se, në një kohë kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqsor apo oqeanografinë, ky fakt u zbulua nga Kur’ani.

Gjinia e Fëmijës


Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur’an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga “një pikë farë që hidhet”.

Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)

A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën?
(Sure el-Kijame: 37-39)

Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur’an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen “XY” tek meshkujt dhe “XX” tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi “Y” mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi “X” mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.
Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.
Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur’ani na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.

Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur’an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.
Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si “zigotë” në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në “mish” të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij. 69)
Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën “alak” në Kur’an:

Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)

Kupimi i fjalës alak në Arabisht është “diçka që ngjitet në një vend”. Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.
Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur’ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.

  • Postime: 95
Sociologu03
#32 ne: 19-07-2008, 10:35:28
Kurani dhe atomi



Kurani fisnik dhe zberthyeshmeria e atomit

Vete fjala atom rrjedh nga gj. greke do te thote i pandashem, i pazberthyeshem.

Shume shekuj, perpara pejgamberis se Muhammedit (s.a.v.s.), ishte e mirenjohur teoria e atomizmit, e paraqitur prej filozofit grek, Demokritit.

Me shekuj, qe nga greket e vjeter, materialistet konsideronin se materia eshte lende themelore ne ndertimin e gjithesise, dhe se ajo ekziston qe ne infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundesia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti. Ata, duke menduar se atomi eshte i pandashem, mendonin se ai eshte i perhershem, dhe nuk ka nje fillim.

Arabet, gjithashtu, perdornin te njejtin koncept; ne te vertete, fjala arabe dherrah, zakonisht paraqet pjesen me të vogel te njohur prej njeriut. Tani, shkenca moderne, ka zbuluar se kjo njesi me e vogel (pra, atomi, i cili ka te njejtat cilesi si elementi i tij), mund te zberthehet ne pjese perberese. Kjo eshte nje dije e re, nje arritje e shekullit te fundit; por, eshte mjaft interesant fakti se ky informacion kishte qene dokumentuar me pare ne Kurân, ne te cilin thuhet:

As edhe nje therrmije -atom (dherrah), as me e vogel se ajo, as me e madhe, nuk shpeton nga Dijenia e Tij, neqiej ose ne tok

(Kurani, 34:3)

Dhe asgje nuk i fshihet Zotit tend, qofte sa nje therrmije atom (dherrah) ne toke, a ne qiell qofte. Dhe c'fare eshte me e vogel se ajo, dhe as cfare eshte me e madhe, vecse shkruhet ne Librin e Qarte

(Kurani, 10:61)

Pa dyshim, katermbedhjete shekuj me para kjo shpallje duhet te jete dukur e pazakonshme, madje edhe per nje arab. Per te, dherrah ishte gjea me e vogel qe ekzistonte.

  • Postime: 2
djdardani
#33 ne: 10-01-2010, 23:30:12
Sa i perket pyetjes a ka kundershtime mes Bibles dhe shkences une them qe ka, arsyeja pse ka asht , se shkenctaret mundohen qe vargjet biblike mi thjeshtesu ashtu si dojne vet , e dyta shkenctaret mundohen dite e per dite qe me ja hup Bibles shkrimin real qe e ka pas me vite, por duke iu falenderuar Krishter've nga e gjithe bota , shkrimi ka mbet e pandryshuar edhe qka asht me e vecanta se qdo here kurre dikush ka bere ndonje bestytni apo genjeshter ne lidhje me shkrimin na krishteret kemi qene ata te cilen kemi protestuar kunder ketyre gjerave  ku edhe sot po mundohen qe shume shkenctar , studiues dhe shume te tjere me ndryshu shkrimin.
Keshtu qe nje dite kur do te vije edhe dita e gjykimit , keta persona nuk te ken falje , por do ta marrin denimin e merituar nga vet Jezus Krishti dhe do te shkojne ne ferr.

ju faleminderit per mirekuptim zoti ju bekoft te gjitheve - Amen

  • Postime: 1498
Zara
#34 ne: 10-03-2010, 10:36:38
Shkencetaret gjithmone mendojne se per cdo dukuri dhe fenomen qe ndodh ne natyre dhe shoqeri duhet te vertetohet me fakte.E sidomos sa i perket fese.JO.E kane gabim.Dhe kete gabim e kane vertetuar dhe po e vertetojne edne.Edhe pse nuk e pranojne.Mire ,shkenca ka dhene kontribute te medhaja dhe te pakontestueshme mirepo sa i perket kesaj ceshtje,gabon.Une besoj ne shkence mirpo jo verberisht,Besimi im i vertet eshte ne fe,fene islame.Eshte nje fakt interesant qqe shkenca po mundohet ta evitoje.Ne lidhje me procesin e ngjjizjes se femijes ne miter.Ky proces eshte i shprehur ne Kur'an me qarte dhe  me detaje ,edhe para 14 shekujve me pare.Shkenca kete e zbuloi dhe e vertetoi shume vone,shume vone.E si e sqaron kete shkenca?Hesht,hesht pasi nuk i pelqen te jete gabim.
Ky zbulim kerkonce mjete te avancuara per te bere keto hulumtime,ndersa ne Kur'an nuk kishte nevoje per kete,pasi Kur'ani eshte fjala e Allahut ndersa Allahu eshte ai i cili e krijoi njeriun dhe procesin e Riprodhimit shoqeror.

Me te mira dhe Allahu qofte mbi ju gjithmone.

  • Postime: 454
  • Gjinia: Mashkull
php
#35 ne: 21-10-2012, 22:35:54
Kudershtit qe vin nga Shkenca te cilet me quditin dhe mua si qytetare me profesion tim qe nuk ka te bej me shencen eshte se.
Shkenca kundertshon perardhjen e njeriut nga Dheu.
Kurse Shkenca na flet per nje BIG BENG per krimin e univerzit qe te ben te qeshesh kur ti ndegjon.

Shkenctaret te cilet mohojne PERENDIN ata per mua ( as kafsh nuk e meritojne te jen).

 Nuk eshte e veshtire te jesh Shkenctare te duhen 15 vite shkoll dhe tani je shkenctare dhe mundohehsh ti bindesh njerzit se kan perardhje nga majmuni ose ti bindesh njerzit se gjithe qka rreth nesh eshte rastesi nuk ka nje pronar te vetem. e ai eshte ALLAHU ZOTI I TOKAVE DHE QIVE.
Zotrus i gjitheqka qe shohim , prekim e atyre qe nuk i shohim e as nuk mund ti prekim.

 Njeri ka nje ZOT e ai eshte i vetem per te gjithe i plot fuqishum qe nga nje pik uj te krijoj ty dhe mua.
 
 Nga dheu na nxorri ne dhe do te kthehemi her do kur.