×

Udhëzim! :)

Udhëzim! :)

· 1 · 2779

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
ne: 17-05-2005, 09:50:38
Duke pare keqkuptimet dhe mungesen e tolerances ne faqen fetare pashë te udhes tju them disa fjale si këshillë e jo si kritikë.

Duhet te dimë se feja është dashuri, paqe, tolerance ,miresi ,mirekuptim dhe nenshtrim i vullnetit hyjnor.
Feja është ajo qe valorizon ndergjegjien e njeriut, e bën njeriun te ndryshoje ne anën positive ne shumë sektore, mirëpo keqkuptimi i saj është mjaft tragjik gjë qe po ndodh edhe mes nesh.

Atëherë le ti hedhim një sy se çfarë thonë fetë në lidhje me tolerancen, dialogun, fjalën e mirë,faljen dhe respektin reciprok qe ndoshta kohët e fundit ka filluar te zbehet pak edhe ne këtë forum.
Duke qenë se ne Shqipëri ka muslimane e te krishtere atëherë po analizojme diçka prej te dyja feve duke shpresuar te has ne mirekuptim.

Shqiptaret për një kohe te gjatë ishin te privuar te mesonin apo te zbatonin fenë e tyre dhe ndoshta ky është edhe shkaku ku ne mënyrë fanatike gjithesecili mbron fenë e tij duke share fenë e shqiparit tjetër apo fenë e miljarda njerëzve ne botë duke kundershtuar ne këtë pikë edhe fenë e tij.
Kjo për mendimin tim vjen si rezultat i mosdijes dhe moskuptimit te vargjeve kuranore apo biblike ashtu siç janë ne te vërtetë.

Pra duhet te dimë se kushdo qe shan këtë e bën ne emër te fesë qe ai ka keqkuptuar pasi asnjë nga fetë nuk e urdheron këtë.
Me poshtë dëshiroj te argumentoj se te dy fetë prezente ne Shqipëri janë për mirekuptim dhe për një dialog te frytshem.

Kur'ani thotë:

"Ithtaret e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është me së miri..." (Ankebut: 46).

Kjo do të thotë se egzistojne  dy mënyra diskutimi, njera e mirë dhe tjetra me e mirë, atëherë muslimani do të ndiqte atë qe është me e mirë. Ajo qe fut paragjykime ne raportet ndermjet ithtareve te te dyja feve te mëdha është pikërisht moskuptimi reciprok si dhe ndërhyrja e disa personave të huaj, te cilët duan ta përdorin fenë si mjet për arritjen e objektivave jofetare.

Po ashtu ne Kur'an thuhet:"...Ndërsa do të veresh se me te afermit si miq për besimtaret janë ata qe thonë: "Ne jemi te krishtere". Këtë, sepse prej tyre ka dijetare dhe te devotshem, dhe se ata nuk janë kryelarte". (Maide:82)

Po ashtu edhe Bibla i ka vënë një rëndësi te veçantë bashkepunimit te te krishterit me njerëzitë e tjerë dhe kjo shihet ne shumë vargje. Duke mos dashur te shfetoj tërë biblen po sjell vetëm dy ose tre vargje për ilustrim:

Ja pershembull një varg ne ungjillin sipas Mateut:Mos bëj vrasje, mos bëj tradheti bashkeshortore(imoralitet) mos vidh, mos bëj deshmi te rreme, nderoi babain dhe nënën dhe duaje tjetrin si veten.
Pra edhe bibla urdheroka dashuri , tolerance, dhe urdheron te krishterin qe ta duaje tjetrin si veten, jo vetëm kaq, por ka raste qe toleranca ti kaloje mundësitë njerëzore: :"duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata qe ju mallkojne,veproni mirë me ata qe ju urrejne,…(Mateu 5/44-48)

Pra siç u pa me sipër Kur'ani ju konsideron si miq dhe si te aferm e jo armiq. Si te krishtere qe jeni, jeni te obliguar te doni edhe armiqtë tuaj, atëherë si qenka puna me miqte?

Pergjigjien merreni nga vetja për këtë.

Fundja e fundit këtu është një faqe ku predikohet besimi ne Zot pa dashur te hyj ne mënyrat e predikimit e besimit, dhe ne duhet te bashkepunojme ne këtë pikë duke mos mbajtuar fanatizm.
Me lart pame se Muslimanet janë te afermit e te krishtereve dhe nuk janë aspak kundër tyre, ndërkohë qe edhe vargu biblik flet për këtë:

Mesues pame një njeri qe debonte shpirterat e keqinj ne emrin tënd.Ne u perpoqem ta pengonim sepse ai nuk i takonte rreshtit tonë." Mos e pengoni më tha" Jezusi sepse kush bën mrekulli ne emrin tim kurrë nuk mund të flasë keq për mua. Kush nuk është kundër nesh është me ne.Unë po ju them ai qe do tju jape vetëm një gote ujë , sepse me takoni mua, do të shpërblehet për këtë.

Pra edhe sipas bibles del qe ne jemi një, pasi qe te tërë ftojme ne besimin ne një zot te vetëm, po ashtu nëse nuk jemi kundra jemi me ju gjithmonë sipas këtij vargu, dhe tek e fundit shqiptarët e feve të ndryshme kanë bashkepunuar me njëri-tjetrin ne shumë forma gjë qe i çon ne shperblim e jo me vetëm për një gote ujë.

Sefundi dëshiroj tju them te dashur se tolerance fetare fillon qe ne këtë forum, pasi nëse ti sot i fshehur pas një ekrani nuk je ne gjendje te tolerosh një anëtar te një tjetër feje, nesër nuk do jesh ne gjendje ta besh këtë edhe ne jetë kur do ta kesh përballë ne dialog apo edhe ne realitet.
Pra perpiquni ta zbatoni këtu këtë tolerance te ndertuar kaq bukur nga paraardhesit tanë, si Noli, Fishta, Mjeda, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Mulla Idriz Gjilani e shumë e shumë klerike te tjerë.
Dhe në fund po përmend dy thënie te cmuara sa patriotike aq edhe fetare:

"Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi te tanë vllazen gjaku dhe vllazen (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë se bashku për lulezimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojme atë me gjakun tonë."  

Hafiz Ibrahim Dalliu

   
"Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe te perbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhe, një diell e një Zot. Detyre mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut."  
   
Mulla Idris Gjilani

 
Mendoj se me shumë fjale janë fukarallek, pasi çdo gjë është e qartë si dielli kur lind.
Diçka do kerkoja prej jush: Zbato fenë tënde dhe respekto fenë e tjerit.

Indriti.
« Editimi i fundit: 20-07-2006, 10:14:03 nga BESIM »