×

Urdheri bektashian i Dervisheve

· 140 · 27782

Urdheri bektashian i Dervisheve

· 140 · 27782

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-10-2004, 10:51:05
Urdheri bektashian i Dervisheve



Olsi Jazexhi



Historia e interpretimeve fetare dhe politike te islamit, ashtu si edhe ne rastin e kristjanizmit eshte mjaft e gjere. Mbasi edhe Platoni mund ta kishte perifrazuar shekuj me pare, ne natyren e njeriut si krijese materiale dhe joperfekte, ndryshimi nga idealja eshte dicka e pashmangshme. Ne lidhje me kete filozofi ndryshimi, edhe feja Islame sot ne bote nuk gjendet e praktikuar vetem ne nje forme, pra ate te shumices sunite. Shume urdhera mistike islame, te ndeshura pergjate historise me ngjarje dhe kultura te tjera nga ato arabe, kane gjetur menyra te shumellojta per te shprehur besimin e tyre Islam. Nje nga urdherat mistik te cilet i perkasin Islamit eshte edhe bektashizmi i cili ne historine e Shqiperise dhe ne vecanti te Toskerise shqiptare ka nje rol jashtezakonisht te rendesishem. Si rrjedhoje e konfliktit ideologjik dhe historik qe bektashianet paten me regjimin osman, sidomos nga viti 1826 e mandej, ata u kthyen ne iniciatoret dhe sponsoret kryesore te nacionalizmit shqiptar ne Ballkan, qe kerkonte ndarje nga Dar-al-Islami osman. Pena naimiane qe here himnizonte Imam Hyseinin ne betejen e Qerbelase, e here bektashianin Skenderbe ne qytetin e Krujes[1], kane vetem nje teme te perbashket: rezistencen kunder sundimit turko-sunit te Stambollit. Si rrjedhoje e divorcit qe bektashianet paten me osmanet ne kohen e Mahmudit II gjate pjeses se dyte te gjysem shekullit te 19te, ata do te ktheheshin ne elementin kryesor islamik ne Rumeli, qe do te bashkepunonte me spiunazhet e huaja per te debuar osmanet nga Ballkani[2] dhe ne shume raste do te organizonin rebelime dervishleresh kunder fuqise osmane.[3]

Bektashite jane nje nga sektet e shumta te shiizmit. Shiitet jane rryme ne fene Islame e cila i ka lindjet e saja ne vitet 661 e.r. apo ne vitin 41 Pas Hixhres, kur ne boten Islame, umajadet krijuan kalifatin e tyre ne Damask. Shiitet ishin ai grup politik, i cili nuk pranoi regjimin umajad dhe deklaroi besnikerine e tij per Imam Aliun dhe djalin e tij Imam Hyseinin, i cili u masakrua ne Qerbela ne vitin 680 apo 61 P.H. Mosbindja ndaj regjimit umajad dhe mbeshtetja qe ata i dhane ndjekesve te Aliut i beri ata te njihen ne histori si "Shiat Ali” apo mbeshtetes te Imam Aliut.[4] Shiitet e sotem perbejne 10% te botes Islame dhe ndahen ne shume grupime, nder te cilet me te rendesishmit jane imamite e Iranit, Irakut dhe Libanit, ismailitet e perqendruar me shume ne Pakistan, dhe zejdite e Jemenit. Grupi kryesor i shiiteve irako - iranian njihet ndryshe edhe si grupi i imamive, dhe ne arabisht si "Ithna-asha'aritet” (Te Dymbedhjetet). Imamitet besojne ne dymbedhjete imam te drejte te cilet kane udhehequr besimtaret pas profetit Muhamed. I dymbedhjeti i tyre besohet te kete qene Imam Muhamed Mehdiu, i cili sipas besimit shiit eshte fshehur per te dale ne diten e fundit te botes.

Ismailitet besojne si imamite, por jo ne dymbedhjete, por ne shtate imam pas profetit Muhamed. Pergjate historise, nga derivatet e tyre jane krijuar dinasti si ajo e fatimideve qe ka sunduar ne Egjypt dhe Sicili, nizarite e Sirise te cilet keqnjihen ne histori si krijues te terroristeve hashashine, fjale nga e cila vjen edhe termi "assassin” ne anglisht etj. Nga ismailitet rrjedhin edhe duruzhet e Libanit te sotem dhe ismailitet e Pakistanit qe kane imam te hoxheve te tyre Aga Khanin.

Bektashi-alevite e Shqiperise te cilet jane nje derivat i vonshem i shiiteve, i perkasin grupit te pare te tyre, pra imamive pasi ata besojne ne 12 imamet. Ne Fletoren e Bektashinjve te Naim Frasherit, Naimi deklaron se:

Bektashinjte besojne Zotin e Madh e te vertete, Muhamed - Aline, Hatixhen, Fatimen, Hasanin e Hysejnin. Besojne te dymbedhjete Imamet qe jane: Imam Aliu / Imam Hasani / Imam Hysejni / Imam Zejnel Abedini / Imam Muhamed Bakiri / Imam Xhafer Sadiku / Imam Musa Qazimi / Imam Ali Rizaj / Imam Muhamed Tekiu / Imam Ali Nekiu / Imam Hasan Askeriu / Imam Muhamed Mehdiu

Sot bektashite gjenden te shperndare ne shume vende te botes. Ata gjenden me me shumice ne Shqiperi dhe Turqi dhe ne numer te konsiderueshem ne Egjipt, Qipro, Maqedoni dhe SHBA. Sipas nje mendimi te Baba Ali Turabit gjate viteve 1929 numri i tyre shkonte deri ne 7 milion vete.[5] Megjithate kjo shifer duket e ekzagjeruar. Sipas Enciklopedise se Islamit (te Leidenit) ne Turqi sot mund te kete 30.000 ndjekes te sektit bektashi ndersa ne Shqiperi ka rreth 500.000 banore me origjine bektashiane. Raporti i bektashive turq nese ndjekim konkluzionet e autorit britanik Birge ne "The Bektashi Order of Dervishes” (1937) duket paksa jo i sakte dhe numri sipas konkluzioneve te tij duhet te jete me i larte.

Themelimi i Urdherit Bektashian sipas bektashive perkon me vitin 1282 / 681 P.H., kur ne nje krahine te Anadollit qe sot njihet si Haxhi Bektash, mistiku iranian Haxhi Veli Bektashi (1248 â€" 1341) themeloi Urdherin e Bektashive. Edhe pse disa historiane modern vene ne dyshim daten e sakte te ekzistences se Haxhi Bektash Veliut, me rendesi ne historine e bektashive eshte lidhja e tyre me jeniceret (ushtaret e rinj) apo trupat speciale te sulltaneve osman te cilet do te ktheheshin ne mbartesit kryesor te urdherit fetar. Sipas bektashive, fama e mistikut iranian Haxhi Veli Bektashit, ishte ajo qe coi sulltan Orhanin te interesohet per te dhe me pas, ne kohen e Muratit I ai gjendet i emeruar si patron shpirteror / edukator i jenicereve. Jeniceret ne shtetin osman, ashtu si edhe shumica e ushtareve te perandorise osmane[6], ishin me origjine ballkanase dhe shqiptare. Te rekrutuar ne Perandorine Osmane nen sistemin edukues te Devshirmese[7] ata do te ktheheshin me vone ne simbolin me te qarte te bektashizmit ne Komonuelthin Osman.

Por konflikti i jenicereve me sulltanet osman, qe lindi si rrjedhoje e kundershtimit te reformave qe te fundit i bene reformave modernizuese ushtarake qe filluan pas viteve 1800 ne shtetin osman, do te shtynin sulltan Mahmutin II qe ne vitin 1826 te shkaterronte armaten e pabindur jenicere, ne nje nga masakrat me spektakolare te historise se Perandorise Osmane. Sebashku me jeniceret do te viktimizohej edhe urdheri i tyre shpirteror, bektashizmi. Teqet e tyre do te pushtoheshin nga Urdheri i Nakshibendive[8] te cilet jane kundershtare te rrepte te shiizmit dhe zbresin urdherin e tyre nga kalifi i pare i Islamit, Ebu Bekri. Urrejtja e sulltan Mahmudit II per bektashite ishte aq e madhe sa qe ai do te deklaronte se do te ekzekutonte 70.000 dervishe gjate kohes qe masakroi jeniceret.

Çertifikata e Lirimit te Jenicereve

Une kam bese ne Allah.

Bylyku (Divizioni) 45.

Ne jemi besimtare te vjeter. Ne kemi pranuar unitetin e Realitetit. Ne kemi ofruar kokat tone per kete rruge. Ne kemi nje profet, Ahmedi Muhtar Xhenap. Qe nga koha e pireve ne jemi te intoksikuar. Ne jemi gure ne zjarrin e shenjte. Ne jemi grup dervishesh endacake ne kete bote. Ne nuk numerohemi dot me gishta, dhe nuk humbasim nga humbja. Askush nga jashte nuk di gjendjen tone. Ne kemi pranuar te dymbedhjete imamet, te dymbedhjete rruget, te trejat, te shtatat, te dyzetat, Nurin e Pejgamberit, meshiren e Aliut, Pirit tone, kryesulltanit Haxhi Bektash Veli. Ne nje mije e dyqind e tridhjete e tete, ne komformitet me paktin e themeluar nga Ligjedhenesi, Pushtuesi, Sulltan Sulejman Hani, vendi i te cilit eshte ne Xhenet dhe sundimi i te cilit eshte ne Qiej, dhe me lejen e Agait te Çorbaxhive dhe me dijen e te gjithe baballareve kjo Çertifikate Lirimi (Suffa) i jepet Mahmutit qe e meritoi dhe e deshironte, dhe emri i te cilit eshte shkruar ne Librin e Shkrimeve. Kur te duhet le te tregohet.

(Vule) (Vule)

Une kam bese ne Allah Mehmet

Ustai Oda Bashi

(Shefi i Barrakes)[9]



pamje tipike e nje jeniceri ballkanas




Pasojat e kesaj lufte dhe te konflikteve te tjera qe Mahmudi II do te krijonte ne Ballkan gjate sundimit te tij do te ishin nje nga arsyet kryesore pse bektashite do t'i kishin syte e tyre nga Ballkani dhe vecanerisht nga Shqiperia. Sic edhe bashkekohesi francez i Ali Pashe Tepelenes, Ibrahim Manzur Efendi deshmon ne librin e tij "Kujtime per Ali Pashen” jugu i Shqiperise se fillimshekullit te 19te ishte nje nga vendet me ideale ku ndenjat pro-shiite demonstroheshin hapur ne Perandorine Osmane. Ndersa Ibrahim Manzuri me te drejte geget e Shqiperise i klasifikonte si osmanllite e Shqiperise, pasi te fundit ishin edhe sunite te betuar, ndjenjat Shiite ne Jug te Shqiperise ishin shume te forta. Nder te tjera ne kujtimet e tij, Ibrahim Manzur Efendija veren se ne Janine njerezit therrisnin qente e tyre me emrat e themeluesve te dinastise umajade, Muavijah dhe Jezid.[10] Per me teper dashuria e Ali Pashes per dervishet dhe mistiket dhe joshja qe Jugu i Shqiperise si krahine kufitare me kristendomin i krijonte cdo rebeli kunder regjimit, ka qene nje nga arsyet qe pas konfliktit final qe bektashite paten me sulltan Mahmudin II ne vitin 1826 dhe me pare me Selimin III, ta shohin Shqiperise jugore si vendin e tyre me ideal te shpetimit. Nga nje harte interesante qe H. T. Norris jep ne librin e tij "Islam in the Balkans” per bektashite, ne kuptojme qe shperndarja e bektashive ne Ballkan ka si zone te saj Jugun e Shqiperise dhe perkatesisht zonat malore te jugut shqiptar, vende ku pushteti osman kishte pak kontroll apo pothuajse aspak. Keto zona te Jugut te Shqiperise, larg kontrollit te regjimit ishin safe-heaven-at me te pershtatshem te jenicereve dhe dervisheve bektashian per t'u ruajtur nga regjimi pas masakres se Mahmudit II ne vitin 1826.



Harte e shperndarjes se bektshive sipas H.T.Norris

Sipas artikullit "BEKTÂSHIYYA” ne Enciklopedine e Islamit nga R. Taschud,[11] Haxhi Veli Bektashi pranohet te kete qene me origjine nga Khursni i Iranit. Sipas autorit ne fjale Haxhi Bektashi ishte nxenes apo te pakten vinte nga qarku i myhipeve te Bb Is'hkut, qe ishte perzjere ne nje revolte ne vitet 638 P.H / 1240 ne Iran. Sipas Taschudit, pas themelimit te Urdherit Bektashian ne Anadoll, susksesori i Haxhi Bektash Veliut, duket te kete qene Abdalan Rûmiu, i cili u ndoq me pas nga Dervishi Blim Sulltni, apo Piri i dyte i urdherit qe i dha bektashizmit forme te vecante.

Gjate zhvillimit ne historine osmane, Urdheri i Bektashianeve shpesh eshte perzjere me levizjen e kızılbasheve, nje levizje ekstreme Shiite qe u zhvillua ne Anadoll ne shekujt e 15-te ne perkrahje te Safavideve te Iranit. Levizja e kızılbasheve do te vihej nen kontroll nga osmanet vetem pas viteve 1517, nga sulltani proto-vahabi osman, Selimi I, i cili shquhet ne faqet e historise osmane per ekstremizmin e tij pro-sunit.

Si rrjedhoje e lidhjes se hershme me kızılbashet, ne Turqine e sotme, bektashianet shpesh identifikohen me te paret apo edhe alevitet e Sirise.

Bektshîjte ne besimin e tyre ndaj Islamit kane nje perzjerje te madhe mitesh dhe misticizmash popullore, dhe shpesh dallohen per moskujdesje ndaj normave fetare te sunizmit apo Shiizmit Imamit, sic jane namazi i perditshem, mospirja e alkolit etj. Per te justifikuar kete largim nga normat fetare Naim Frasheri ne â€ËœFletore e Bektashive' shkruan:

Katekizma e Bektashinjve eshte Gjithesia dhe sidomos njeriu, sepse i Madhi Ali ka thene: "Njeriu eshte nje liber qe flet. Feja eshte nje fjale e vetme. Por te paditurit e kane shtuar. Feja qendron ne zemer dhe nuk eshte e shkruar ne karte."




Ne foto Haxhi Veli Bektashi

Bektashite jane shî‘ite ne bindje, te ngjashem me imamitet e Iranit qe besojne ne Dymbedhjete Imamet. I rendesishem ne besimin bektashi eshte Imam Xhafer Sdiku i cili pas Imam Aliut dhe Haxhi Bektashit ze vendin me te rendesishem ne doktrinen bektashiane. Per kete Naim Frasheri ne Fletoren e Bektashive edhe kujton se:

I pari i Bektashinjve eshte Imam Xhafer Sadiku dhe perkujdestari i tyre eshte Haxhi Bektash Veliu, qe rrjedh nga e njejta familje.



Pra sipas Naimit me lart, Haxhi Bektash Veliu del te jete edhe Ehlil Bejt apo pasardhes i profetit Muhamed, nje indikator tjeter qe deshmon per lidhjen e thelle te bektashizmin me shiizmin.


foto e Imam Aliut sipas versionit Shiit


Ndersa ne ceremonite fetare te perditshme bektashite ndryshojne nga sunitet dhe shiitet edhe ne ceremonite vjetore ata kane shume dallime. Ndersa ata kane perafrime me shiitet sic mund te permendim daten 1 deri ne 10 Muharrem, qe ne kete vit ne Shqiperi ishte 21 Shkurti 2004, kur bektashite mbajne mtem apo zi per deshmoret e Qerbelase, apo kane te perbashketa me Sunitet dhe Shiitet festat e Bajramit te Madh dhe te Vogel, ne data te tjera ata dallohen. Dallimi me i qarte, duket me bektashite e Shqiperise, te cilet kane futur ne ritet e tyre ndodhi qe lidhen me historine e tyre ne Shqiperi. Keshtu ne dite te caktuara te vitit ata bejne pelegrinazh ne Sari Salltik ne Kruje, ne Teqen e Baba Shemimit ne Kruje (20 Gusht), ne Klumak Skrapar per Abaz Aliun (20 â€" 25 Gusht), ne Ballem Sulltan ne Martanesh (29 Qershor) etj. Si rrjedhoje e ndarjes se bektashive shqiptare nga ata boterore gjate kohes se komunizmit, bektashizmi shqiptar ka zhvilluar shenjte te rinj qe nuk kane lidhje me bektashite e botes. Keshtu per shembull eshte Abaz Ilmi Dedei, i cili vrau ne vitin 1947 herojte e luften antifashiste shqiptare, Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzon, kur te fundit i kerkuan te reformonte tarikatin dhe lejonte martesen per dervishet bektashiane.

Ne stilin e veshjes, dervishet bektashiane dallohen per veshjen osmane me shallvare dhe xhybe qe ata mbajne si veshje te shenjte dhe nuk pranojne ta heqin gjate gjithe jetes. Ata mbajne taxh te bardhe te ndare ne kater apo dymbedhjete cepa. Numri kater ne kapelen e tyre simbolizon kater shartet e misticizmit islam qe jane: sherîati, tarîkati, hakîkati dhe marifeti; ndersa numri dymbedhjete konsiston me dymbedhjete imamet. Teqet e medhaja te bektashive kane vendin e mejdanit ku dervishet bejne ziqer dhe falen. Ato si ne rastin e kryegjyshates se Tiranes kane vendin e pritjes, tyrben e baballareve te vdekur, vendin e ngrenjes per dervishet (ekmek evi), vendin e fjetjes dhe te gatimit te dervisheve.




ne foto Baba Rexhepi me taxhin 12 cepesh, Dervishi i Teqes shqiptare ne Micigan te SHBA-se


Teqet bektashiane sot ne Shqiperi kane organizmin e tyre qendror Kryegjyshaten Bektashiane te Tiranes te cilen e mbajne per boterore, por qe nuk njihet nga bektashite e Turqise, Qipros dhe Egjiptit. Nga kryegjyshata e Tiranes varen gjashte gjyshata apo qendra rajonale. Ato jane 1. Shemimi Baba ne Fushe-Kruje e cila mbulon rrethet Kruje, Durres, Mat, Shkoder, Kurbin Diber dhe Bulqize; 2. Asim Baba ne Gjirokaster qe mbulon rrethet Gjirokaster, Sarande, Delvine dhe Tepelene; 3. Xhefai Baba ne Elbasan qe mbulon rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Perrenjas, Kavaje dhe Lushnje; 4 Gjyshata e Turanit ne Korce e cila ka nen varesi Korcen, Kolonjen, Devollin, Pogradecin dhe Leskovikun 5. e Kuzum Baba Sulltanit ne Vlore qe shtrihet ne rrethet Vlore, Fier, Patos, Mallakaster dhe Roskovec; 6. e Tahir Babait ne Berat qe shtrihet ne Berat, Skrapar dhe Permet. Si rregull cdo gjyshate ka nje Dede apo Gjysh ne krye (edhe pse ky nuk eshte keshtu ne Shqiperi pasi sot bektashianet nuk kane shume gjysher) dhe nga gjyshatat kontrollohen teqet e zonave qe ato mbulojne. Mbi gjyshatat e zonave qendron vetem kryegjyshata e Tiranes.

Perpara transferimit ne Shqiperi Urdheri i Bektashive qeverisej nga posti i Çelebiut apo kryegjyshit, qe ishte ne kryeteqen (pîr-evi) e tyre te ndertuar mbi varrin e Hxhi Veli Bektshit ne krahinen Haxhi Bektash te Anadollit (ndermjet qytetit te Kirshehirit dhe Kajserit). Hierarkia fetare e bektashive ishte e tille qe cdo dervish i thjeshte bektashi kishte nje dede apo gjysh qe qendronte mbi ate. I pari i teqeve bektashiane quhet baba; zevendesit e tij qe rrojne ne teqe si anetare te saj jane dervîshe, dhe pjesetaret qe kane marre vetem dore apo kane dhene besen ndaj urdherit jane myhip, ndersa ndjekesit e thjeshte quhen shik. Nxenesit e teqeve kane zakonisht nje murshid i cili iu meson shartet e fese. Sipas ketij koncepti, bektashianet klasifikojne Naim Frasherin dhe Skenderbeun si myhip apo muhib te Urdherit,[12] pasi te fundet kane patur murshide qe i udhezonin, ndersa besimtaret e thjeshte mund te klasifikohen si shik.

Nga teqet me te hershme bektashiane ne Rumeli kane qene ne: Dimctoka dhe Kalkandele; ne Anadoll; â€ËœOsmnxhiku â€" ne veri-perendim te Amasias; ne Kajro ne Kasr al-â€ËœAyn dhe ne Mukatam, dhe tre te tjera ne Bagdd dhe Qerbel'.

Nga shikimet historike, teqet e Jugut te Shqiperise mendohet te jene te vona. Sic u permend edhe me siper procesi i bektashizimit te Jugut te Shqiperise ka mundesi te jete shtuar pas masakres se Mahmudit II kunder bektashianeve ne Stamboll. Perqendrimi i bektashive ne Shqiperi larg qendrave urbane, por ne viset malore te Jugut te Shqiperise, tregon se ata jane vendosur larg regjimit, ndersa qytetet shqiptare zoteroheshin nga sunitet pro-osmane. Shperndarja e bektashizmit ne Shqiperi ne forme masive pas vitit 1826 na bind nga fakti se bektashianet besojne se ne kohen kur Ali Pasha ishte ne konflikt me Porten e Larte, ishte Shemimi Babai ai qe u mundua te lidhe Aliun ne aleance me Bushatllijte e Shkodres. Edhe pse historiania franceze Nathalie Clayer ka vene ne dukje se Ali Pasha nuk ka qene i sektit bektashian,[13] faktet flasin se ne kohe te Aliut bektashite jane debuar nge Shkodra, pasi bushatllite nuk iu zinin bese dhe i shihnin si spiune te Aliut. Ata jane vendosur ne Toskerine e Ali Pashes ku Pashai tregonte zemergjeresine e tij me cdo mistik Islam qe kerkonte te ndertonte tempullin e tij ne domeinin e Luanit te Janines.

Pjese te mitologjise bektashiane shpesh lidhen me vende te ndryshme te cilat ata i deklarojne si te shenjta. Te tilla jane ne Shqiperi Teqja e Sari Salltekut ne Kruje, e Abaz Aliut ne Tomorr apo e Sejid Gazit ne Eksishehir te Turqise. Mrekullite qe ata i japin shenjteve te tyre shpesh kane pershkrime herojsh shamaniste qe gjenden vetem ne tregimet budiste dhe shamaniste me origjine turko-mongole, por qe ne Islam jane te rralla. Besime te tilla gjenden me shumice sot mes bektashijve shqiptare, te cilet besojne per shembull ne fluturime te Abaz Aliut hipur mbi kal nga Qerbelaja ne malin e Tomorrit dhe ekzistencen e gjurmes se kembes se tij ne Tomorr. Ne 20 â€" 25 Gusht bektashite kryejne edhe vizita perkujtimore ne Teqen e Abaz Aliut ne Skrapar.

Pervec konfliktit te viti 1826 bektshite kane patur edhe shume konflikte te tjera me regjimin osman dhe me pas me ate modern turk. Nga revoltat me te hershme bektshiane mund te permendim revolten e Kalender-oglluse ne vitet 933 / 1526-1527. Natyra konfliktuale e bektshive me regjimin ne shume raste ka marre forma kulturore dhe letrare. Kjo gje mund te shihet qarte edhe ne artin e bejtexhizmit shqiptar. Shume nga bejtexhijte shqiptare ishin bektshiane. Nder ta mund te permendin Hasan Zyko Kamberin, Anonimin e Gjirokastres, Baba Meleq Shemberdhenjin, Baba Abdullah Melcanin, Muharrem Mahzuni Babain, Naim Frasherin etj. Ne punimet bektshiane si Paraja, Istori e Skenderbeut, Qerbelaja apo Lufta e Gjirokastres me Ali Pashen etj, gjuha shiite dhe antisunite e autoreve lexohet shume kollaj.

Historia e gjate e konflikteve te bektshive me shtetin turk arriti kulminacionin e saj ne vjeshte te vitit 1925. Ne kete kohe regjimi i Ataturkut i'u kerkoi dervisheve ne te gjithe Turqine te ndalojne aktivitetin e tyre, te mos veshin xhubet dhe taxhet neper rruge, te fillojne te shkruajne bejtet e tyre me germa latine etj. Te perballur me kete realitet bektshiate kryen hixhretin e tyre te dyte drejt Shqiperise. Nen lidershipin e Baba Sali Njazi Dedese nga Starja e Kolonjes ata themeluan ne Tirane Kryegjyshaten Boterore te Bektashianeve, e cila do te zevendesonte Teqen baze (Pîr-Evine) te bektshive ne Haxhi Bektash te Turqise. Duke qene se shumica e bektshive ishin me origjine shqiptare, ata do te gjenden si zoterues te shumices se teqeve bektshiane ne bote dhe shpesh themelues te tyre. Teqe qe nga Kajro e deri ne Micigan te SHBA-se do te kishin themelues te tyre shqiptaret, ashtu sic edhe xhamia e pare e ndertuar ne SHBA ka per iniciatore shqiptaret.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Bektashianet pretendojne qe Skenderbeu te kete qene i fese bektashiane. Kete fakt ata e mbeshtesin ne edukimin e Skenderbeut si jenicer, dhe mbajtjes nga i fundit pergjate te gjithe jetes se tij te versionit islamik te emrin Aleksander â€" Skender. Olsi Jazexhi, Interviste me Baba Reshat Bardhin ne Kryegjyshaten Boterore te Bektashive, Tirane, Qershor 1998

[2] Per me shume mbi kete teme lexo M. Ã…şÃŒkrÃŒ Hanioglu ne librin "The Young Turks in Oppossition”, Oxford University Press, 1995. Nder te tjera ai thekson se:

Urdherat Sufi qe kundershtonin regjimin osman tashme erdhen ne ndihme te CUP. Dhe grupi me i fuqishem i tyre ishte sekti Bektashi  qe ishte shtypur ne 1826 (fq. 53)

&

  lidhja e ngushte (e Zhon Turqve) me bektashijte vinte si rrjedhoje e tendencave liberale te Zhon Turqve, dhe per arsyen se bektashijte ishin te lidhur me freemasonet, te cilet i mundesuan Zhon Turqve te perdorin â€Ëœlozhat' e tyre pas 1906-es. (fq. 54)

[3] BEKTÂSHIYYA , The Encyclopedia of Islam, Volumi II, E.J. Brill, 1960

[4] Albert Hourani, A History of the Arab People, Harvard University Press, 1991, fq. 181 â€" 183

[5] Historija E Pergjitheshme E Bektashinjvet prej Ate Ali Turabiut. Tirane, 1929. fq. 64

[6] B. Jelavich, Historia e Ballkanit, Tirane, 1999, fq. 87

[7] Sistemi i Devshirmese ishte nje sistem bursar, nepermjet te cilit osmanet rekrutonin femije kristjane per te sherbyer ne perandori. Shumica e rekruteve ne Devshirme vinin nga Ballkani: perkatesisht trevat shqiptare dhe Bosnja dhe Herzegovina. Rekrutimi i femijeve te moshes nga 15 deri ne 20 vjec ka qene here i detyrueshem per familjet kristjane (1 femi per 40 familje) dhe ne shumicen e rasteve vullnetar. Sistemi gjendet te jete praktikuar nga osmanet qe nga Anadolli e deri ne Trabzon. Megjithate shumica e rekruteve vinte nga Ballkani. Evlija Çelebiu kujton ne kujtimet e tij se ne Rumeli osmanet rekrutonin femije per ne sistemin e Devshirmese ne cdo 7 vjet, numri i te cileve arrinte nga 7 deri 8000 vete. Ata mblidheshin ne Uskub (Shkup) per t'u derguar me pas ne Stamboll dhe vendosur nen oxhaket e jenicereve.

Shiko Devshirme, The Encyclopedia of Islam, Volumi III, Leiden, New Edition, fq. 212

[8] The Bektashi Order of Dervishes, available: http://stanford.edu/~percin/Bektashi.html

[9] Marre nga Ibid

[10] Ibrahim Manzur Efendi, Kujtime per Ali Pashen, Globus R, Tirane, 2003,

Citimi i faqeve 55 - 56 eshte si vijon:

Nje pjese e madhe e muslimaneve toske, i perkasin sektit te Aliut, dhendrit te Muhamedit. Ky sekt i quajtur Shija, por edhe Alije nga muslimanet e sektit synit, ku bejne pjese gjithe muhamedanet e Turqise Evropjane dhe ne pergjithesi te te gjithe perandorise otomane, konsiderohet heretik. Keta shqiptare te sektit te Aliut, shihen me percmim nga te gjithe muslimanet e sektit synit, te cilet percmohen nga Alitet qe u kane dhene emrin moavia, sipas emrit te kalifit qe mbreteronte me Damask dhe qe ju kundervu dhendrit te profetit. Une kam degjuar neper rruget e Janines, tokse qe u therrisnin qenve me emrin moavia...

[11] BEKTÂSHIYYA , The Encyclopedia of Islam, Volumi II, E.J. Brill, 1960

[12] Olsi Jazexhi, Interviste me Baba Reshat Bardhin ne Kryegjyshaten Boterore te Bektashive, Tirane, Qershor 1998

[13] Nathalia Clayer, Miti i Ali Pashes dhe bektashnijte, Perpjekja 15 â€" 16, Tirane, Janar â€" Dhjetor 1999, fq. 39
« Editimi i fundit: 17-06-2005, 09:27:19 nga Zëri YT »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#1 ne: 26-10-2004, 20:18:33
Ismet Zeki Eyuboglu, Butun Yonleriyle Bektasilik, Der Yayinevi, Istanbul 1993

Punuar nga Edvin Cami

BESIMET E BEKTASHIZMIT

Sikurse ne te gjitha institucionet fetare, edhe ne Bektashizem ka nje numer besimesh, bartese te vecantive qe pasqyrojne konceptin mbi ekzistencen apo pikepamjen per boten. Keto perbehen nga doke e zakone qe e kane burimin tek shoqeria, brenda se ciles jetojne. Keto besime ngrene catine e institucionit te quajtur "tarikat", mbushin berndine e tij dhe i japin atij force e energji per te jetuar. Nese nje institucion ka nisur te pesoje shperberje te besimeve e te humbase aktualitetin, do te thote se per te kane nisur te bijen kembanat e vdekjes, ti shkoje uje nen themele e ti kalbet brendia. Per kete arsye, Bektashizem do te thote akumulim i besimeve, si dhe perqendrim e kycje e tyre brenda kornizes se nje thelbi. Besimet ne Bektashizem mbeshtetur ne formimin, strukturat, vecantite e rendesine e tyre, mund te analizohen me sakte te ndare ne dy grupe.

1 â€" Besimet e pandryshueshme e te trasheguara brez pas brezi, qe perbejne thelbin e Bektashizmit si institucion. Keta besime jane ne cilesine e parimeve te pergjithshme te "tarikatit". Ndjekja dhe zbatimi i tyre perben nje ligjshmeri. Te gjitha ceremonite dhe organizimet, si dhe ceshtjet e veprimtarite e "tarikatit" ecin e zhvillohen sipas aktualitetit te pergjithshem qe ruajne keto besime. Ne krye te ketyre besimeve vjen triniteti Allah-Muhammed-Ali. Ky trinitet perben nje parim te panrdyshueshem qe, ne pikepamje te besimit, formon thelbin e institucionit te quajtur Bektashizem dhe percakton drejtimin e tij. Ai qe nuk i beson kesaj nuk mund te jete bektashi. Kuptimi i ketij besimi eshte: Zoti ekziston, eshte Nje. Muhammedi eshte i derguari, profeti i tij,


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 155

me pas imameti, udheheqja e fese i perket Aliut. Feja e Islamit e kerkon kete, rruga e drejte, besimi i vertete eshte ky.

Dikush qe deshiron te aderoje tek Bektashizmi se pari duhet te mesoje nga ai qe do ti siguroje hyrjen ne "tarikat" 16 besime, njohja e te cilave eshte domosdoshmeri. Keto jane prodhime mendimi, te drejtuara ne forme pyetjesh per ate qe deshiron te hyje ne Bektashizem, per "talibin" dhe qe kerkojne nje pergjigje pozitive:

Ceshte burreria (merdijet)? â€" Pashe pirin, u burrerova (u bera merd). Ketu qendron ndikimi i "pirit" tek personi qe hyn apo do te hyjne ne tarikat, qendron vlera qe shfaqet ne personalitetin e tij. Kjo "burreri" eshte ne kuptimin e pjekurise, ndricimit e zhvillimit ne drejtim te diturise e te besimit.

Ceshte forca (zindellik)? â€" Pashe pirin, gjeta force. Qendrueshmeria, energjia, shendeti jane kuptimet e "zindellikut" dhe lidhen, me teper sesa me aspektin fizik, me aspektin shpirteror, me anen e zemres. Per tiu lidhur "tarikat"-it, rregullave te tij, per tiu pershtatur parimeve te tij, per te vene ne vend kerkesat e tij eshte e nevojshme qe individi te jete i pjekur, i forte dhe rezistent shpirterisht.

Ckam ne krye? â€" Taxh-i devlet. Bektashinjte bartin ne krye nje taxh te vecante. Eshte ajo qe synohet ne kete pyetje. Ky taxh (mbikrese) eshte, ne kete rast, ne kuptimin e lartesise, madheshtise, lumturise. Mirepo kjo lartesi, madheshti, lumturi eshte e konceptuar, gjithashtu, ne kendveshtrimin e diturise dhe te pjekurise se shpirtit.

Ckam ne balle? â€" Namaz-i taat (ibadetin e namazit). Roberimi i treguar ne venien ne vend te urdheresave te Zotit e kerkesave te fese dhe kjo pergjigje, qe ka kuptimin e namazit, eshte perseri e lidhur me kendveshtrimin shpirteror. Ky "taat" nuk perfytyrohet si tek Sunnizmi, por do te thote ti ujdisesh Zotit, ti ujdisesh Aliut, te zbatosh, te vesh ne vend urdheresat e tij.

Ckam ne gjak? â€" Feth-i kudret. Fjala "feth" ketu


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 156


nuk ka kuptimin e pjesemarrjes ne ushtri dhe marrjes nen kontroll te vendeve te ndryshme. Ketu eshte fjala per pushtimin e shpirtrave, per krijimin e miqesise me te tjeret, per te shumuar dashurine per Aliun, per te ndritur thelbin e njerezve, per te ndricuar shpirtrtat, per te perhapur dashurine per "tarikat"-in etj..

Ckam ne sy? â€" Nur-i velajet. Kjo do te thote te kesh ne sy driten e madheshtise, shkelqimin e lartesise, ka kuptimin se ai qe mberrin ne shkallen e "velillekut" eshte ne lartesine per te perhapur drite ne te gjitha zemrat. Ketu individi ka arritur, ne pikepamje te shpirtit, shkallen me te larte, shikimi e veshtrimi i jane bere drite.

Ckam ne hunde? â€" Buj-i xhennet (ose rajiha-el-xhennet). Vendi ku do te shkoje ai qe ka pelqyer besimin Allah-Muhammed-Ali dhe qe i eshte lidhur "pir"-it, eshte "xhennet"-i. Edhe atje udheheqes eshte Aliu. Aliu ndodhet atje ne "saki-el-kevther". Ai do tu jape atyre qe i arriten te gjitha te vertetat pijen, veren qe te dhuron lumturi. Por ne kete "xhennet" nuk shkohet me ashpersine, ndalimet e renda dhe presionet e vendosura nga "sheriat"-i, por permes "maturim"-it, permes ecjes ne rrugen e Aliut dhe shnderrimit ne "arif" me pjekjen shpirterore.

Ckam ne goje? â€" Iman-i shehadet. Te besosh ne njeshmerine e Zotit, ne te qenurit e Muhammedit i derguari i tij, ne parimet themelore te Islamit, ti sqarosh ato me gjuhe e me zemer do te thote te kesh "iman".


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 157


Ne Bektashizem duhet mbajtur parasysh, sic e thame edhe me pare, ajo qe perben triniteti Allah-Muhammed-Ali. Te besosh, do te thote paksa edhe qe ate cka beson ta shprehesh (ta besh ikrar) me gjuhe.

Ckam ne kraharor? â€" Kuran-i hikmet. Sipas besimve te tarikatit, kraharori i atij qe beson eshte Kurani. Ai qe i mban ne kraharor ato qe Zoti i ka bere te ditura ne Kuran eshte musliman i vertete, eshte "mumin", ka besuar. Kurani nuk eshte vetem per tu lexuar e mesuar permendesh. Te treguarit e rruges se Zotit, te pastruarit e njeriut nga te gjitha mangesite e te keqijat eshte per te arritur te verteten dhe pjekurine ne anen e shpirtit. Per kete arsye, e rendesishmja eshte ajo qe njeriu mban ne kraharor, zbaton dhe pelqen ne te gjithe thelbin dhe imtesite e saj, eshte Kurani. Tek tasavvufi "kraharori" eshte shtepia e Zotit, eshte "vendvezhgimi" i tij, e thene ndryshe, eshte "nazar-gah"-u i tij. Per kete arsye, ai ka nje vlere te vecante. Ne keto vargje te Junus Emrese:

Kraharori eshte fron i Calabit, thelb i Calabit ne kraharor
Mizor i dy boterave eshte kush rrenon kraharor
(Gonul Calabin tahti Calab gonule bahti
Iki cihan bedbahti kim gonul yikar ise)

shprehet kjo ndjenje, ky mendim. Ne Bektashizem ekziston koncepti i "ushtarit te kraharorit". Perseri Junus Emre thote:

Ata qe jane shnderruar fame te Kuranit degjojne
Kuran kush lexon vete, eshte brenda Kuranit vete
(Sayru olmis iniler Kuran ununi dinler
Kuran okuyan kendu, kendu Kuran icinde)

Me kete thenie tregohet njeshmeria, teresia e njeriut me Kuranin. Eshte interesante te ndodhesh ne nje mjedis ndjenjash te tilla dhe kjo hedh drite me teper mbi temen.

Shihet Hak-u ne syrin tend
Thuhet Hak-u ne fjalen tende
Rrudhe e fytyres se njeriut
Hatm-i Kuran tregon
(Gorunen Hakdir gozunde
Soylenen Hakdir sozunde
Insanin hatti yuzunde
Hatmi Kurani gosterir)

Me keto vargje Muhjeddin Abdali terheq vemendjen e njeshmerise se njerut me Kuranin dhe thote se njeriu eshte Kuran.


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 158


Ckam ne dore? â€" Dest-i velajet (forca, dora e velillekut). Per dike qe hyn ne Bektashizem duhet nje udherrefyes, dikush qe ta mbaje per dore. Edhe doren e atij qe ne tarikat cilesohet "veli", doren e nje te arriri e mban me i madhi qe e ka kapercyer shkallen e "velillek"-ut dhe ka arritur ne insitutcion shkallen me te larte. Me i larti ne kete rast eshte Haxhi Bektash Veli-u. Duke qene se ata e njohin burimin e tarikatit te bektashinjve, Aliun, atyre u thuhet "shah-i velajet". Ai qe nuk e mban kete dore mbetet ne mes te udhes e nuk e arrin kurre pjekurine.

Kreu i te arrireve Shah-i velajet
Ne dore doren e besimtareve mori
(Erenler server-i Sah-i velayet
Aldi muminlerin elin eline)

Me keto fjale, Hataji ka permendur idene e dorembajtjes e udherrefimit ne tarikat.

Ckam ne bel? â€" Kemer-i hidajet (brezi i udhezimit hyjnor). Ne Bektashizem ekziston besimi se tradita e lidhjes se brezit ne bel ka mbetur nga Aliu. Sipas nje thenieje, Aliu kur shkonte ne lufte, u lidhte shtatembedhjete burrave trima brezin me duart e veta dhe i merrte me vete ne lufte. Brezi ka kuptime te ndryshme. Te shkosh ne rrugen e Aliut, ti lidhesh atij, ti lidhesh "pir"-it, ti lidhesh tarikatit, te hysh ne rrugen e se drejtes, te marresh autoritet etj..

Ckam ne gju? â€" Dem-i hizmet (pijen ose frymen e sherbimit). Detyra kryesore e atij qe futet ne tarikat, qe i permbahet rruges se drejte eshte te kryeje ate qe i ngarkohet, duke e bere kete te ndjeje gezim, te veproje me zemer te hapur e te mos mbetet pas ne te qeshurit e fytyres e buzes ne gaz. Te kryesh "hizmet" nen urdherat e "pir"-it do te thote te piqesh, te shpetosh nga egoizmi, nga mendjemadhesia e vetekenaqesia. Ne "hizmet" nuk mund te pritet shkembim, nuk mund te shpresohet per asnje send e nuk mund te mendohet per asnje interes.


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 159


Ckam ne kembe? â€" Erkan-i meshajih. Parimeve te pergjithshme te vendosura nga te medhenjte e tarikatit, rregullave qe jane ne cilesine e ligjit te tarikatit, autoriteteve qe i rregullojne ato, shkurt, gjithckaje qe perben bazen e ketij institucioni besimi, u thuhet "erkan", qe ka kuptimin "shylla". Ketyre u eshte dhene ky emer per arsye se perbejne thelbin e tarikatit. Duke qene se ne Bektashizem te gjitha veprat qe kryhen, te gjitha detyrat jane te lidhura me keto "erkan", ato sherbejne si nganje lidhese kepucesh qe e pengojne njeriun nga sjelljet e panevojshme. E thene ndryshe, "tu ujdiset rregullave te tarikat"-it. Cte thote "shejh"-u i teqese, cte urdheroje ai, ajo behet, ne udhen qe tregon ai shkohet.

Ckam prapa? â€" Exhel. Sikurse ne te gjitha insitucionet fetare, edhe ne Bektashizem vdekja eshte nje urdher i Zotit, eshte ajo ngjarje hyjnore qe quhet "exhel". Prej saj nuk ka shpetim. Per kete arsye, duke qene se eshte urdher i Zotit, ajo duhet mirepritur me fytyre te qeshur e zemer te hapur, pa u pushtuar nga paniku e frika. Ne tarikat dhe, si rezultat, ne tasavvuf te jesh rob i frikes se vdekjes do te thote te pushtohesh nga deshira te perkohshme, te mos piqesh, te mbetesh i paperpunuar. Nje njeri i tille eshte nje "i vdekur i pakallur".

Ckam perpara? â€" Kesmet. Nje "shpirt" qe jeton, qe jepet pas rruges se pjekjes dhe lartesimit, qe ndjek gjurmen e Aliut, qe shkon pas Pirit i ka te hapura dyert e plotesimit te te gjitha deshirave. Lumturite e pamata qe atij do ti dhuroje Zoti, madheshtite e pafund e gezimet qe do ti dhuroje Aliu nuk mbarojne se numeruari. Bektashizmi eshte rruge e "kesmet"-it; cte jete caktuar per tiu dhene njeriut, do ta gjeje ate. Qe njeriu te arrije pjekurine per tiu drejtuar fytyreqeshur asaj qe e pret, eshte e lidhur me shmangien nga te gjitha pasionet e sjelljet e uleta.

16 besimet qe u sqaruan me simer jane ne cilesine e nganje "parimi hyrjeje" qe duhen ditur, mesuar nga cdo "talib" qe do te hyje ne Bektashizem. Pervec ketyre ekzistojne edhe besime te tjera te panumerta.


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 160


Ketu do te mjaftohemi me permendjen e me te perhapurave dhe me te praktikuarave.

Tevel-la. Perben nje nga besimet me te rendesishme te Bektashizmit. Vjen nga fjala arabe "veli". Thuhet ne kuptimin e te afruarit ndaj dikujt, te ndjerit te afersise, te ndjerit interes, dashuri, lidhje etj.. Ne Bektashizem perdoret ne kuptimin e dashurise ndaj Aliut, ndaj bijve te Aliut, te quajtur "elh-i bejt", ne kuptimin e te lidhurit me ta, ndjekjes se gjurmeve te tyre. Nese mendohet se nje njeriu qe nuk e do Aliun dhe sojin e tij e qe nuk i ndjek ata nuk mund te jete bektashi, eshte me e lehte te kuptohet se sa institucion rrenjesor e thelbesor eshte "tevel-la"-ja.

Teberra. Kjo fjale, e cila ka kuptimin e te qendruarit larg, te kthyerit te shpines e te mosdashurit te dickaje, ne Bektashizem perdoret ne kuptimin e vecante te te mosdashurit te atyre qe se duan Aliun dhe te qendruarit larg tyre. Aliun nuk e duan ata qe ne ceshtjen e imamllekut nuk e shohin ate ne vendin e duhur, qe dalin kunder nevojes se te qenit te Aliut kalif pas Muahmmedit. Pervec kesaj, te mos i denosh te keqijat qe i jane bere sojit te Aliut, vecanerisht te keqijat qe iu bene Husejnit ne ngjarjen e Kerbelase, ti cilesosh si normale sjelljet e Muavijes dhe Jezidit, te mos i duash niperit e tij, do te thote te dalesh kunder tyre. Te qendrosh larg njerezve te tille, te mos i duash ata eshte pjese e besimeve bektashije.

Asketit qe di tevela e teberra hallall i qofte
(Tevellasin teberrasin bilen abdala ask olsun)

thote poeti bektashi duke bere fjale per keto dy gjendje. Hallall i qofte atij ushtari te shpirtit, atij te pjekuri qe di te doje ata qe e duan Aliun dhe di te mos doje ata qe se duan ate.

Takije. Ne fjalor ka kuptimin e te ndalurit, te terhequrit perballe dickaje. Ne Bektashizem kjo eshte nje institucion besimi dhe do te thote, ne vecanti, fshehje e rruges (medhhebit) se besimit. Per kete arsye bektashinjte, ne pergjithesi, nuk i sqarojne ne cdo vend mendimet e veta, vecantite e tarikatit, e thene ndryshe, "te fshehtat" e tyre



- - - - - - - - - - Fundi i faqes 161


dhe ngjajne se pershtaten me mjedisin ku ndodhen. Sipas nje thenieje, kjo eshte nxjerre nga nje urdheri i Imam Xhafer-i Sadikut, qe thote: "rrugen tende, te poshtmen tende, medhhebin tend mbaji te fshehte!" Zbatimi i ketij urdheri, qe ne arabisht tingellon "ustur dhehebeke dhihabeke ue medhhebeke", ka nje arsye shume me vend. Sunnilleku e cileson ne vecanti Alevillekun si "armik", si nje institucion te prishur, te dale feje e te ngritur kunder Islamit. Per kete arsye, njerezit dhe institucionet qe jane pare te lidhur me Alevillekun jane sulmuar, u jane derdhur gjakrat e u jane marre shpirtrat. Kjo beri qe qysh ne fillim, ne kohet e lindjes se Alevillekut, Imam Xhaferi te ndjeje nevojen e thenies se ketyre fjaleve. Ne vendet ku sundojne sunitet, bektashinjte zbatojne kete urdher.

Dashuria per ehl-i bejtin. Te ndjesh dashuri ndaj Muhammedit, ndaj Aliut, ndaj femijeve te tij, ndaj pasardhesve te tij te mevonshem, ndaj Dymbedhjete Imameve, eshte nje nder parimet me te rendesishme qe perbejne thelbin e besimit ne Bektashizem. Disa e shohin kete si "tevel-la", ndersa disa te tjere e shohin si besim te vecante.

Dalja e Zotit ne fushen e shikimit. Edhe nese mund te shihet pak si teprim, shume bektashinj besojne se Zoti eshte dukur (ka bere zuhur) ne personalitetin e Aliut. Sipas tyre, Zoti u duk tek Aliu, ndersa "miraxh"-i eshte shkuarja e Muhammedit ne rrugen e Aliut. Per kete ceshtje nuk mund te thuhet se jane ne nje mendje e jane pajtuar te gjithe bektashinjte. Megjithate, ne besimet e tyre ekziston nje besim i tille, ndersa burimi i tij nuk njihet mire.

Nad-i Ali. Eshte nje lutje ne arabisht, ne te cilen thirret ne ndihme Aliu dhe qe recitohet ne te gjitha deget e Bektashizmit. Per shkak te te gjitha te keqijave, shqetesimeve, fatkeqesive qe druhemi se mos na bijen mbi krye behet kjo lutje per te hyre ne mbrojtjen dhe ndihmen e Aliut, e pejgamberit.

Salavat per Dymbetdhjete Imamet. Ne mengjes, pasi kemi recituar ne mbremie Nad-i Aline, eshte pjese e besimeve te Bektashizmit qe ti dergohen salavat Dymbedhjete Imameve.


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 162


Festimi i Nevruzit. Ne diten e lindjes se Aliut, te quajtur Nevruz (dite e re) lexohen nefese, luhen vegla muzikore, pihen pije alkoolike. Keto shihen si "ibadet" ne Bektashizem (Shih: Ceremonite ne Bektashizem).

Mospirja e ujit. Ne muajin e Muharremit nuk pihet uje per dhjete dite. Kjo behet per shkak te ngjarjes se Kerbelase. Husejni, i rrethuar nga Jezidi, u ndje shume keq e u ndez nga etja, per kete arsye nuk rezistoi dot, humbi luften e u vra. Per respekt ndaj ketij besimi nuk pihet uje.

Shperngulja e shirtit. Tek nje pjese e bektashinjve eshte i perhapur besimi se shpirti nderron trup dhe pas vdekjes kalon ne nje krijese tjeter. Mirepo nuk mund te thuhet se ky besim gjen pelqim tek te gjithe bektashinjte. Ka edhe nga ata qe pretendojne se kjo eshte nje rregullsi.

Bismi Shah. Bektashinjte, ne pergjithesi, i nisin ceremonite dhe tubimet e rendesishme me flajet "Bismi Shah". Kjo eshte nje shprehje besimi qe thuhet ne vend te fjaleve "Bismil-lah", qe thone sunitet. "Bismi Shah" do te thote "me emrin e shahut", e thene me sakte, "me emrin e Aliut". Kurse "bsmil-lah" do te thote "me emrin e Zotit".

Xhaferizmi. Shume bektashinj thone se jane te lidhur me Xhafer- Sadikun dhe se i perkasin krahut ose "medhhebit xhaferij" te Bektashizmit. Sipas tyre, Xhafer-i Sadiku, qe eshte i gjashti i Dymbedhjete imameve, eshte themeluesi i nje medhhebi, eshte nje muxhtehid. Te tjere bektashinj thone se Alevizmi eshte nje "medhheb xhaferij".

Nga Xhafer-i Sadik-u e morem medhhebin
E dashuruam dashurine, turpin, edebin
Ne mbare boten i te gjitheve ky eshte matlebi
Nder ata qe thone Muhammed Ali ne jemi
(Cafer-i Sadiktan aldik mezhebi
Yar etdik ask ile haya edebi
Cihanda cumlenin budur matlebi
Biz Muhammed Ali deyenlerdeniz)

thote Kalbi (shek. XVIII), qe ka sqaruar, keshtu, se Xhafer-i Sadiku eshte themelues i nje medhhebi dhe se ai ishte i lidhur tek ky medhheb.


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 163


Vera â€" rakia. Ne Bektashizem pija alkoolike nuk eshte e ndaluar (haram). Pihet raki e vere. Dikush qe pretendon se pija alkoolike, vera, rakia jane te ndaluara nuk duhet te jete bektashi.

Eja zahid, beja respektin veres
Mysliman behu, braktis llafet e kota
Te afteve hallall, leshkove haram
Ne pijme, prej saj skemi zarar
(Gel zahid saraba eyle ihtiram
Musluman ol terk et bu kiyl-u kali
Ehline halaldir na-ehle haram
Biz iceriz bize yoktur vebali)

Me keto kater vargje Edib Harbiu (vdekur me 1917) mbron mendimin se pija alkoolike nuk eshte e ndaluar, duke bere fjale, keshtu, per nje besim te shnderruar ne rregullsi tek bektashinjte.

Veglat muzikore. Ne Bektashizem edhe veglat muzikore nuk jane te ndaluara dhe perdorimi i tyre nuk perben faj. Organizmi i tubimeve te shoqeruara me vegla muzikore, me kenge e me pije alkoolike eshte nevoje e besimit. Ne kete menyre, shume ceremoni bektashiane jane te shoqeruara me vegla e pije alkoolike (shih: Ceremonite ne Bektashizem).

Nijaz. Ne Bektashizem nuk ekzistojne institucione te tilla si namazi, agjerimi etj.. Ne vend te tyre eshte "nijaz"-i. Kjo fjale ka kuptimet e te deshiruarit, te perkujtuarit, te luturit dhe perdoret ne vend te "ibadet"-it.

Mosprerja e mjekres dhe mustaqeve. Ne Bektashizem prerja e mustaqeve dhe e mjekres eshte shume e pahijshme dhe e panevojshme. Tek shume bektashinj kjo shihet edhe si krim i madh. Si shkak per kete eshte fakti se Aliu nuk i priste mjekren e mustaqet dhe pretendohet se kjo tradite ka nisur prej tij.

Lista e besimeve qe permendem deri tani mund te zgjatet edhe me shume. Vecanerisht ne deget e ndryshme te Bektashizmit (shih: Deget e Bektashizmit) ketyre besimeve u shtohen edhe lloje te tjera, por keto qe permendem jane besimet me te perhapura te Bektashizmit. Keto besime jane format e sjelljes se nje tradite qe vazhdon e pandryshuar.

Tre synetet. Ne "Urdher"-in e Imam Xhafer-i Sadikut ka tre synete. Keto tre synete duhet te ndiqen nga te gjithe bektashinjte


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 164



dhe jane: pastrimi i shpirtit nga te gjitha mangesite, urrejtjet, zemerimet. Te qendruarit larg armiqesise e mendimeve te keqija ndaj te tjereve. Te qenit dhé,  zemerperulur.

Shtate farzet. Ne Bektashizem, me sakte, ne "Urdherin" e Xhafer-i Sadikut parimet qe mblidhen nen shtate farzet jane keta: te shkosh tek murebbiu (edukatori). Kjo do te thote qe dikush qe do te hyje ne tarikat duhet te gjeje personin e autorizuar qe ta edukoje, ta pastroje. Te jesh musahib. Te vesh taxh ne koke. Te ruash te fshehten. Te jesh mik me mikun. Ta mbash te lartesuar esencen. Beli te te jete i forte. Te bisedosh (besh sohbet) me Hak-un.

Amaneti i pirit. Sipas besimeve bektashiane taxhi, senduku, xhybja, qiriri, sofra e sende te ngjashme cilesohen "amanet i pirit" dhe, si te tilla, jane te shenjta.

Xhybja (hirka). Eshte e shenjte, "amanet i pir"-it. Brendesia e saj eshte plot te fshehta. Ndaj xhybes duhet treguar respekt e dashuri e madhe.

Brezi. Edhe ai eshte i shenjte. Eshte i mbetur nga Aliu.

Ne Bektashizem xhybja, taxhi jane secila nganje tradite dhe vishen per per shkak te rregullave te tarikatit. E rendesishmja eshte lartesimi i njeriut ne drejtim te dijes (marifet), pastrimi dhe pjekja e tij ndaj te gjitha mangesive. Yunus Emre thote:

Mos valle u be sofi kush veshi hirke e taxh
(Aceb sofi mi olur hirka ile tac giyen)

Me keto fjale, ai mbron nevojen e vemendjes ndaj thelbit dhe keshillon qe te mos na mashtroje pamja e jashtme.

Kazani i zi. Kazani i zi ne "Shtepine e Pir"-it eshte i shenjte. Kjo shenjteri eshte pjese e rregullave te besimit te Bektashizmit. Sipas nje thenieje, kete kazan e mori vellai i Haxhi Bektash Veliut, Mentesh Mongol Hani nga cadra e tij dhe ai vdiq ne lufte.

Pragu i portes. Porta eshte e shenjte. Asaj nuk i kthehet shpina, nuk i shkelet pragu. Duke qene se Aliu eshte porta e rrethit te dijes, te treguarit e respektit ndaj portes eshte rregull.

-
« Editimi i fundit: 17-06-2005, 09:33:43 nga Zëri YT »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#2 ne: 26-10-2004, 20:19:20
 - - - - - - - - - Fundi i faqes 165

Kanati i pare i portes eshte Hasan-Husejni, c'te mbetet eshte Muhammedi.

Tre terk-e (barktisje). Bektashizmi, vecanerisht institucioni i muxherred-llekut ka tre besime themelore. Ky besim, qe vihet re thuajse ne te gjitha institucionet e tasavvufit, perben nje edukim te brendshem dhe synon qartasi shmangjen nga deshirat e perkohshme. Ne te eshte mbizoterues veteperkushtimi e lidhja me Zotin, me tarikatin. Keto tre terk-e jane te meposhtmet:

Terk-i dunja (braktisja e botes): bota eshte kalimtare, nuk eshte e qendrueshme dhe e vazhdueshme. Per kete arsye, eshte e nevojshme te mos i lidhesh asaj, te mos tregosh dashuri e pasion te tepruar ndaj saj

Terk-i ukba (braktisja e ahiretit): Edhe gjithesia e pertejme nuk eshte e rendesishme. Edhe ajo eshte kalimtare. Nuk eshte e nevojshme qe te lidhemi shume pas saj e te ndjejme nevojen e lidhjes pas lumturise e gezimit te Parajses. Njeriu duhet te mos interesohet e ta kaperceje edhe ukba-n (ahiretin), e cila eshte nje burim shprese per te arritur pjekurine, per te arritur tek Zoti.

Terk-i terk (braktisja e braktisjes): Pasi te kapercehen e te behen te parendesishme bota e ahireti, vjen shkalla me larte, qe eshte terk-u i vete terk-ut. Pasi te kapercehen shqetesimet e kesaj bote e te botes tjeter, lenia edhe e vete prirjes qe i shtyu tej keto shqetesime do te thote se ne thelbin e njeriut nuk ka asnje ekzistence tjeter vec drites se Zotit. Ai qe arrin ne kete shkalle ka prekur majen e pjekurise e madheshtise. Ai, ne thelbin e vet, sheh dhe pasqyron Zotin.

Taxhi. Te medhenjte e bektashinjve veshin nje mbikrese te vecante qe quhet taxh. Ështe i perhapur besimi se ky taxh, i pajisur me dymbedhjete ndarje, tregon Dymbedhjete Imamet. Per taxhin besohet se permban nje shenjteri te vecante. Keshtu, ne Urdher ka nje sqarim te tille mbi taxh-in:

Kane zbritur shtate taxhe nga qielli. I pari, i zbriti i bardhe Adem Safjullahut. I dyti i zbriti i bardhe profetit Nuh. I treti i zbriti i zi Halil Ibrahimit. I katerti i zbriti i verdhe Muses. I pesti i zbriti qiell Ises. I gjashti i zbriti i gjelber Hazreti Resulit. I shtati i zbriti i kuq Emirit te Plotnderuar te Besimtareve...


- - - - - - - - - - Fundi i faqes 166


Taxhi perbehet nga ihsani... Ndersa Ihsani ndodhet ne trupin e njeriut... Copat e taxhit te Profetit Adem jane kater. Kjo pershkruan car anasir. Pra, zjarrin, ujin, ajrin, dheun... Copat e taxhit te Profetit Nuh jane gjashte. Ato pershkruajne sheshxhihet-in (gjashte drejtimeve). Copat e taxhit te Halil Ibrahim Alejhisselam-it jane shtate: yjet... Kamet, Zuhre, Shems, Shems, Merih, Mushteri, Zuhal... Copat e taxhit te Hazreti Resulit jane dymbedhjete. Ato jane simbol i yjesive: Hamel, Sevr, Xhevza, Seretan, Esad, Sunbule, Mizan, Akrep, Kavs, Xhedi, Delv, Hut... Copat e taxhit te Shah-i Merdan Aliut jane dymbedhjete: Babai i Njembedhjete Imameve... ne fytyre i eshte shkruar... ky i pari i dymbedhjeteve eshte Ali. Ështe Ahiri Mehdi... farzi i taxhit... eshte piri, eshte ndjekja e bisedes (sobhet) se pirit dhe sherbimi ndaj pirit... sunneti i taxhit eshte bindja ndaj pirit. Origjina e taxhit do te thote istigfar... Brendia... e taxhit eshte drita e Hak-ut... E jashtmja... e taxhit eshte velajeti i Imamit... Fjala e taxhit... eshte nje elif. Ështe Ismullahu... Thelbi i taxhit... eshte e fshehta (sir), eshte dhikr-i Hak-u...

Nga sqarimet qe permenden ne Urdher kuptohet rendesia e madhe qe ka taxhi. Taxhi bektashian, ne rrjedhen e viteve, me zhvillimin e Bektashizmit fitoi vlere. Ne lidhje me thelbin e saj jane bere interpretime te ndryshme. Keshtu Shahiu, nje nder poetet Kezellbashe te shekullit XVI, thote:

Taxh-i jek rengiqi sahib devlet an ra ber ser est
In heme gylha-ji syrh-i bag-i Al-i Hajder est
(Ne ate qe bart ne krye taxh nje ngjyresh ka madheshti.
Ky eshte qartas nder trendafilat e kopeshtit kuqelues te sojit te Luanit Ali)

Keto vargje, qe ne drejtim te te treguarit te rendesise se taxhit jane shume interesante, kane rendesi edhe per sqarimin e asaj se nen cilat ndjenja lind, zhvillohet e perhapet nje tradite. Edhe tek bektashinjte, sikurse tek tarikatet e tjera, shume poete e kane bere taxh-en teme nder taxh-name- te veta. Taxh-i ka forma te ndryshme. Ato emertohen sipas copave qe ndodhen ne maje te taxhit. Kemi taxh elifij, taxh horasanij, taxh ed'hemij etj..


- - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 167


Taxhi, si veshje e tarikatit, thuhet se ka ardhur ne Anadoll me babainjte. Madje thuhet se shejhu i Junus Emrese, Barak Babai, nen kete ndikim, ka mbajtur nje taxh me brire. Mbikresat me brire, me teper sesa me babainjte e shekullit XIII, kane nisur te shfaqen ne Anadoll shekuj me pare. Prova me e qarte per kete eshte fakti se ne lashtesi njerezit qe luanin ne teatrot e Anadollit perdornin mbikrese me brire. Pervec kesaj, varja ne dere apo mbajtja ne shtei e brireve te kafsheve te shenjta si dhia apo kau shihej si shenje e ogurit te mire. Edhe kjo eshte nje tradite shume e vjeter e Anadollit.

Nga gdhendjet ne shkembinj e ne ene balte mesojme se hititet, urartute e popuj te tjere te Anadollit te lashte kane perdorur mbikresa si qylafe. Ne besimet politeiste perendite e perendeshat mbanin ne krye taxhe qe pasqyronin vecantite e cilesite e tyre. Perendesha nene mbante mbikresen e Kubele-se, ndersa Zoti i hititeve, Telepinu, mbante qylaf. Keto besime tregojne se sende te tilla kane ekzistuar ne Anadoll qysh nga lashtesia. Sic merret vesh nga keto mbikresa, taxh-i ka nje aspekt te lidhur me besimet. Shembuj mbikresash me forma briresh gjenden tek egjiptianet e sumeret dhe keto tregojne ekzistencen e nje besimi.

Ne rrjedhen e viteve, nen ndikimin e burimeve te panjohura, ne Bektashizem hyne nje numer besimesh anesore. Keto kane nje ane apo prirje qe i mbeshtetet thelbit si institucion. Per keto besime nuk shihet shume nese jane te verteta apo jo, nga kane ardhur e si kane ardhur. Keto besime mendohet se jane perhapur ne varesi te menyres se jetese ne zona te ndryshme, vesh me vesh, goje me goje dhe vihet re se nuk shihen si shume te rendesishme, pasi nuk ka detyrime per zbatime ne ceremonite e ndryshme. Megjithate, keto besime kane

- - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 168


nje bukuri te vecante ne krahasim me besimet e grupit te pare. Ne keto besime qe mendohet se lidhen me historine e njerezve te Anadollit dhe qe jane shume te lashta bartin gjurmet e koherave te besimeve politeiste, kur besohej ne ekzistencen e njerezve-perendi e perendive-njerez.

Ngjallja e te vdekurve. Neper velajetname tregohet per ekzistencen e besimit ne ngjarje te jashtezakonshme, sipas te cilave pir-et e medhenj kane folur me te vdekurit, i kane bere te verberit te shohin dhe madje kane ngjallur te vdekurit. Nese kemi parasysh se Isai i beri te verberit te shohin dhe u dha jete te vdekurve, e kemi te lehte te kuptojme se ku e kane burimin keto besime per sukseset e jashtezakonshme qe u ngarkohen pir-eve. Shume kohe perpara Isait perendite mbreter e mbreterit perendi, si dhe magjistaret besohet te kene ngjallur te vdekurit. Magjistaret e Babilonise e te Egjiptit pershkruhen si njerez qe kane bartur cilesi te tilla. Edhe ne fete e ndryshme te Anadollit besime te tilla ishin te perhapura. Keshtu, eshte e qarte se ne c'tradite te lashte besimi eshte mbeshtetur Bektashizmi.

Te ecurit e shkembinjve. Sikurse ato qe u permenden me pare, edhe keto mbeshteten ne dokumenta te shkruar. Te ngjashmit e tyre i gjejme edhe ne besimet politeiste. Nuk jane te rinj besimet e te folurit e te ecurit te shkembinjve, i carjes dhe fshehjes mes tyre, i shnderrimit te njerezve ne shkembinj e shkembinjve. Poeti latin Ovidi (vdekur me 17 e.s.), ne vepren e tij te famshme Metamorphoseis (Shnderrime) tregon shume perralla per shnderrimin e qenieve me shpirt ne qenie pa shpirt, ne bime, apo te sendeve pa shpirt ne qenie me shpirt. Vecanerisht gjate sqarohen shnderrimet e njerezve per shkak te veprave te kryera. Vendet dhe zonat e Anadollit tregojne se ngjarje te tilla kane qene te njohura edhe ne Anadollin e lashte. Madje edhe sot ne Anadoll besohet se nje numer njerezish te arrire, te medhenj, bejne te ecin shkembinjte apo u flasin kafsheve. Ne kete gjendje,


- - - - - - -- - - - - - - Fundi i faqes 169


le ta themi edhe nje here se nuk ka nevoje te kerkohet burim tjeter per besimin se Haxhi Bektash Veliu ka bere shkembinjte te ecin apo se Babai me dhi (Geyikli baba) apo Musa Abdali kane folur e qeshur me kafshet.

Te fluturuarit si zogjte. Ne Bektashizem eshte i perhapur edhe nje besim i tille. Burimi i tij duhet te jete perseri ne besimet e lashta te Anadollit. Edhe kjo nuk ka lidhje me thelbin e Bektashizmet dhe parimet e tij themelore.

Te gjendurit njekohesisht ne disa vende. Kjo gjendje ne tasavvuf quhet tajj-i mekan. Sipas saj, nje i arrire mund te shihet e te gjendet njekohesisht ne disa vende dhe te mos jete i lidhur pas vendit, hapesires. Keshtu, behet fjale per te arrire te panumert qe falin namazin e xhumase ne Erzurum, ne Meke e ne Kajro ne te njejten kohe. Ketyre u besohet prerazi, madje edhe ne ditet e sotme.

Te folurit me Zotin. Ne Bektashizem besohet se shume pir-e kane folur me Zotin. Kjo, ne thelb, nuk ka asnje lidhje me tarikatin. Ne lashtesi shume mbreter permenden te kene folur me perendite e te kene marre prej tyre urhderesa. Sipas legjendave, por edhe sipas disa kapitujve te shkrimeve te gjendura ne shkembinjte e gdhendur ne Jazellekaja, mbreterit hitite kane folur me perendite. Burimet e shkruara tregojne se nder mbreterit e Babilonise vecanerisht Hammurabi (ka jetuar mes shekujve XVIII-XVII p.e.s.) ka folur me perendine dhe ligjin e tij te famshem e ka pergatitur sipas urdherit te Zotit. Edhe per faraonet e Egjiptit gjendja ka qene e tille. Kete tradite shume te vjeter ne Anadoll nuk eshte per t'u habitur qe e shohim te rilinde me Haxhi Bektash Veliun dhe te zhvillohet me vone edhe ne personalitetin e pireve bektashinj.

Mosngrenia e mishit te lepurit. Vecanerisht tek bektashinjte e fshatit ekziston ndaj lepurit nje reagim shume negativ, burimi i te cilit nuk njihet sakte. Mishin e tij nuk e hane dhe kur e shohin ne rruge, e pranojne si shenje fatkeqesie. Ky besim u perket kryesisht atyre qe e quajne veten alevi dhe


- - - - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 170


nuk ka njohuri se nga ka rrjedhur ky besim. Sipas nje thenieje, armiqte e Aliut pane nje lepur qe ia mbathi per t'u fshehur e me pas doli nga vendi i fshehjes dhe kjo i ndihmoi ata qe te gjenin Aliun dhe ta vrisnin; apo lepuri vrapoi per t'u treguar vendin ku ishte fshehur Aliu. Ekzistojne edhe thenie te tjera te sajuara e te pabaza, te ngjashme me keto.

Cilesimi i ariut si tersndjelles. Nder bektashinjte e fshatrave ekzistojne besime, sipas te cilave ariu eshte nje kafshe qe sjell fatkeqesi. Ata besojne se prej tij duhet te ruhen apo te largohen. Edhe ky besim nuk dihet se nga ka ardhur.

Burimi i ketyre besimeve eshte shoqeria dhe jo shkrime apo dokumenta te caktuar. Kjo eshte e lehte te kuptohet edhe per shkak te ndryshimet nga zona ne zone. Bektashizmi ka marre nje numer pershtypjesh sipas gjendjes se besimeve ne zonat ku eshte perhapur dhe keto besime jane pranuar e lidhur me pas me thelbin e tij.

Duke pasur parasysh se te gjitha keto besime burojne nga Anadolli dhe duke marre ne vezhgim deget e ndryshme bektashiane ne zonat e vecanta te Anadollit, kuptojme se Bektashizmi eshte i lidhur me prodhimet e mendimit te Anadollit te lashte. Keshtu, mes bektashinjve qe jetojne ne zonat e Sivasit apo Jozgatit dhe bektashinjve te Shqiperise ka nje numer ndryshimesh ne besime. Kjo duhet lidhur me ndryshimet ndermjet qyteterimeve dhe ndarjeve historike mes dy vendeve. Â Sipas shume studjuesve, mes abdalleve dhe tahtaxhellareve, per te cilet nuk ekziston dyshimi se jane bektashinj, ekzistojne ndryshime te medha ne besime (Shih: Deget e Bektashizmit). Kjo nuk eshte e veshtire te sqarohet nepermjet historise se ndryshme te zonave ku jetojne keto dy bashkesi. Nese do te mendojme per shtetet e shumta qe u ngriten e gjuhet e shumta qe flitesh ne Anadollin e shkujve te pare, shumellojshmeria e mbetjeve te traditave te tyre, te mberritura deri ne ditet tona, del vete ne drite te diellit.

Guri i dorezimit. Baballaret e tarikatit mbajne ne gjoks nje gur te vecante me dymbedhjete kende, ne madhesine e nje gjysem grushti. Ky quhet guri i dorezimit dhe tregon vertetesine e te lidhurit ndaj Dymbedhjete imameve.


 - - - - - - - - - - Fundi i faqes 171


Ky gur thuhet se ka dale ne afersi te qytetit te Kapadokias. Ne lidhje me te rrefehet kjo histori:

Ata qe nuk e duronin dot Haxhi Bektash Veliun i hodhen atij fshehurazi helm ne ushqim. Mirepo atij iu be e ditur, iu be malum kjo nga forca te fshehta. Per kete arsye, ai volli. Ne vendin ku ai volli doli nje gur me damare. Guri i quajtur nga bektashinjte guri i dorezimit perbehet nga guri i krijuar prej ketyre te vjellave.


- - - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 172





KONCEPTET E LASHTËSISË NË BEKTASHIZËM

Bektashizmi u shfaq si nje rryme besimi ne shekullin XIII dhe pas shekullit XIV mori formen e qarte te nje insitucioni. Per nga parimet dhe konceptet qe perbejne thelbin e tij, Bektashizmi ndodhet ne nje linje zhvillimi qe zgjatet deri ne lashtesi. Fakti se ky institucion lindi, hodhi hapat e pare dhe u formesua ne Anadoll i hapi pashmangshmerisht rruge ndikimit dhe perfitimit ne drejtim te besimeve nga prodhimet ideore dhe mendimet e qyteterimit te Anadollit. Ky ndikim, ky perfitim shprehet ne traditat, zakonet dhe menyrat e jeteses. Per perballje te drejtperdrejte me burimet e lashtesise, analizim e perfitim permes hulumtimit nuk mund te behej fjale.

Anadolli eshte nje vend, ne te cilin, ne rrjedhen e historise, kane lindur e lulezuar qyteterime te ndryshme. Ne keto troje kane jetuar shume kombe si ata para hititeve, hititet, urartute, hurrinjte, frigialinjte, lidjanet, likialinjte, karjalinjte, arzavalinjte, luvitet etj.. Nga qyteterimet, fete e besimet qe linden aty ruhen gjurme e mbetje te panumerta deri edhe ne ditet e sotme. Ne nje shoqeri si Anadolli i shekullit XIII, ku nuk kane reshtur kurre levizjet, shpernguljet e zhvendosjet shkrirjet dhe perzierjet e besimeve perbejne nje realitet shoqeror. Te mendohet se ne nje vend si Anadolli, qe kishte perjeutar me pare periudhen e besimeve politeiste, ardhja e nje feje te re monoteiste do t'i zhdukte plotesisht gjurmet e besimeve te vjetra dhe do te ngrinte nje qyteterim qe do t'i asgjesonte ne teresi besimet e vjetra


- - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 173


do te ishte vetemashtrim. Edhe feja qe permban besimet me te prera e me te qarta nuk mund te ngrihet e te zhvillohet pa marre nga fete e meparshme nje numer besimesh apo prodhimesh mendimi. Fete, besimet jane si veshje qe i pershtaten trupit. Nese nuk pershtaten, nuk vishen e nuk perdoren dhe mbeten menjane.

Bektashizmi lindi ne Anadoll, u zbut e zhvillua ne nxehtesine e gjuhes turke, qe bashkoi e shkriu ne vetvete te gjitha burimet e frymezuar ne trojet e Anadollit. Per kete arsye, eshte e natyrshme qe brenda tij te gjenden koncepte te mbetura nga lashtesia. Prodhimet e dijes qe kane ardhur me keto koncepte i kane dhene Bektashizmit formen dhe vecantite qe ka. Bektashizmi ka lindur nga ribrumosja dhe riformesimi i prodhimeve te qyteterimeve te lashtesise ne Anadoll. Fakti se ushqehet nga burime te tjera nuk do te thote se ai ka lindur jashte Anadollit e eshte rritur ne Anadoll. Bektashizmi ka lindur ne Anadoll, eshte ushqyer nga burime te tjera, por te gjitha prodhimet e mendimit qe ka marre nga keto burime i ka brumosur e zgjeruar ne sofren e vet dhe i ka gatuar perseri ne furren e Anadollit. Per te qartesuar e kuptuar se me c'rruge dhe cilat prodhime mendimi, cilat koncepte mori ky insitiucion besimi nga qyteterimet e lashta te Anadollit, menyra me e zgjedhur eshte ndjekja e vargjeve bektashiane. Burimi me i mire per kete eshte Junus Emre, qe njihet si poeti i pare bektashi i Anadollit. Ai shkruan:

Nga qielli Haruti e Maruti per pune zbriten ne toke
Sapo pane fytyre te zuhres e harruan Rrahmanin e tyre
(Gokdeki Harut Marut is icun indi yire
Zuhre yuzin goricek unutdi Rahmanini)

Emrat Harut e Marut, qe permenden ne keto vargje te tij, kane mbetur nga lashtesia. Ketyre emrave, te thene ne formen e arabishtes, ne gjuhet e tjera u pergjigjen trajtat Horot e Morot. Keto kane ardhur ne fene islame nga fete e meparshme monoteiste dhe tek ato kane kaluar nga besimet e Iranit e Mesopotamise. Shembullin e ketyre dy koncepteve


- - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 174


nuk e dhame ne lidhje me Bektashizmin, por per te treguar se ne c'rruge kane hyre konceptet e lashtesise ne mendimin e Anadollit.

Tre. Numri tre vjen ne krye te atyre prodhimeve te mendimit qe perbejne thelbin e Bektashizmit dhe qe i japin atij cilesine e te qenit nje institucion mendimi. Le te marrim ketu me te rendesishmin e mendimeve qe shpjegohet me kete tresh, konceptin Allah-Muhammed-Ali. Burimi i pare i ketij koncepti te perzier nder besimet e Islamit jane fete e Anadollit te lashte, kurse burimi i dyte eshte Krishterimi. Qiejt, tokat, ujerat ne lashtesi ishin nen sovranitetin e perendive e perendesahve te ndryshme. Shembujt per kete i gjejme si tek besimet e hititeve, ashtu edhe tek fete e sumereve dhe akadeve. Meqe theniet e saqrimet ne lidhje me treshin jane te shumte dhe njihen thuajse nga te gjithe lexuesit, nuk eshte e nevojshme te jepen shembuj te tjere.

Katra, gjithashtu, eshte e rendesishme ne Bektashizem, pasi tregon kater shkallet, kater dyert. Edhe prodhimi i mendimit te shprehur me numrin kater nepermjet koncepteve Sheriat, Tarikat, Marifet, Hakikat ka mbetur nga lashtesia. Ne mendimin e lashtesise gjithesia perbehej nga kater lloje ekzistencash, te cilat ishin toka, uji, era dhe zjarri. Edhe ne besimet bektashiane keto kater esenca perbejne gjithesine dhe njeriun. Zoti krjoi njeriun dhe gjithesine duke bashkuar keto kater esenca. Keshtu, Junus Emre, duke sqaruar nepermjet vargjeve krijimin e njeriut nga keto kater parime, mbron keto kater koncepte te lashtesise:

Mbret i mbreterve qofsh i pasur
Urdheroi e sa hap e mbyll syte na e dha shpirtin
Me zjarrin, ujin, token e eren madje
Ndertoi lekuren plot bukuri
(Padisehler padisehi ol gani
Emr ile virbidi bize cani
Od-u su vu topragi yili bile
Anun ile bunyad eyledi teni)

Zjarri, era, uji e dheu qe permenden ketu jane krijuar perseri nga te diturit e Anadollit te lashte. Nese do te duhej te sqaronim sipas shekujve pikepamjet e ketyre te diturve, do te mund te thoshim keshtu:


- - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 175


Talesi (VI p.e.s.). Sipas ketij te dituri, thelbi i ekzistences eshte uji. Uji nuk eshte krijuar, por ekziston vetvetiu. Te gjitha qeniet jane krijuar nga hyrja e ujit ne forma te ndryshime, marrja e cilesive te ndryshme nga ana e tij, ngrirja, shkrijra e tij. Gjithesia, njeriu, kafshet, bimet, guri, toka etj., gjithca qe ekziston ka ardhur nga uji.

Herakliti (VI p.e.s.) thoshte se od-i (zjarri) perbente thelbin e llojeve te ekzistences. Gjithcka qe mblidhej nen konceptin e ekzistences ishte formuar si rezultati e ndryshimit te formes e cilesive te tij.

Anaksimeni (VI p.e.s.) mbronte idene se te gjitha qeniet ishin krijuar nga era (ajri). Sipas tij, ekzistonte vetem era. Shnderrimi i saj ne qenie te tjera kishte sjelle gjithesine dhe qeniet qe e mbushin ate.

Empedokli (V p.e.s.) thoshte se te gjitha qeniet nuk kane lindur nga nje element i vetem, por nga kater elemente, te cilet jane uji, era, zjarri dhe toka. Keshtu, ai u shtoi tre elementeve te pare edhe token.

Keshtu, kuptohet se ne mendimin islam, ne besimet bektashiane kater elementet thelbesore qe perbejne njerun dhe ngrene gjithesine nuk jane te rinj, por vijne nga te urtet e Anadollit. Talesi, Anaksimeni e Herakliti jane nga Anadolli, ndersa Empedokli ishte nje i ditur nga Sicilia qe kishte mbetur nen ndikimin e te urteve te Anadollit. Mendimi i Anadollit te lashte, ne kete menyre, ndryshoi ngjyre dhe hyri ne thelbin e besimeve bektashiane, duke fituar cilesine e parimit te sqarimit te problemeve te ndryshme ne kohe e fusha te ndryshme.

Gjashte kendet (shesh xhihet). Ky koncept eshte i perhapur ne Bektashizem. Ai tregon kendet e gjithesise dhe te qenieve qe mbushin gjithesine. Gjashte kendet perdoren ne kuptimet i djathte, i majte, i parme, i pasme, i poshtem, i siperm. Vargjet e Junus Emrese thone:


- - - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 176


Ta braktis kete toke e ere, uje e zjarr e te zhdukem
Nga gjashte kendet te dal e te behem pa trup, pa shpirt
(Terkidem bu hak-u badi ab-u nari yuzine
Ses cihetden ben cikam bi-cisim olam bi-can olam)

Ne keto vargje toka (hak), era (bad), uji (ab) e zjarri (nar) i shohim se bashku. Gjashte kendet kane hyre ne mendimin islam nga filozofia e te diturit grek Aristotelit (322 p.e.s.).

Pese boterat (Pese tapite). Ne gjuhen e vjeter thuhet hazarat-i hams. Sipas mendimit bektashian, qe perputhet me mendimin e tasavvufit, ekzistojne pese botera (alem) te ndryshme. Keto botera jane ne lidhje me Zotin. A â€" Lahut: Bota e ekzistences se padiskutueshme. B â€" Xheberut: Bota, ne te cilen jane mbledhur ne dijen e Zotit te gjitha qeniet. C â€" Melekut: Bota e te vertetave te mbledhura ne dijen e Zotit qe shfaqen ne nje cilesi te bukur. Ketu gjenden veshtiresite dhe cilesite. Ç â€" Nasut: Bota, ne te cilen qeniet e mbledhura ne dijen e Zotit marrin formen e lendes dhe hyjne ne fushen e shikimit. D â€" Misal: Bota, ne te cilen format e verteta, thelbesite e te gjitha qenieve ndodhen ne cilesine me te arrire. Njeriu, qe eshte qenia me e arrire, interpretohet ne kete bote. Per kete bote, emrat e se ciles permenden shpesh ne vargjet e Junus Emrese dhe te poeteve te tjere bektashinj, nuk eshte e nevojshme te jepen shembuj. Keto pese botera, gjithashtu, vihen re ne sqarimet per gjithesine te te diturve greke e vecanerisht te Platonit. Ne librin e tij, te titulluar Timaios, boterat, llojet e ekzistences, qenia njeeozore shpjegohen sipas shkalleve te ekzistences. Behet fjale per nje bote te larte (bota e ideve), ne te cilen shembujt e te gjithe llojeve te ekzistences jane ne nje pjekuri e plotesi te paarritshme. Kjo piekpamje e vjeter ka hyre dhe eshte vendosur ne fene islame, ne Bektashizem.

Shtate klimat. Ne mesjete, zona te vecanta qe perbenin faqen e dheut permendeshin me emrin shtate klimat (arabisht ekaalim-i seb'a, persisht heft iklim) qe kishte kuptimin shtate vendet. Keto ishin zona qe njiheshin ne lashtesi. Ato perbeheshin nga pjeset ku bashkoheshin me detin tre kontinente si Azia-Evropa-Afrika e qe linin jashte emrat shume te larget. Ato jane pranuar edhe ne mesjete ashtu sic ishin.


- - - - - - - - - - - Fundi i faqes 177


« Editimi i fundit: 17-06-2005, 09:42:42 nga Zëri YT »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#3 ne: 26-10-2004, 20:19:29
Shprehja shtate klima, qe permendej per ta shpjeguar si nje te vetem mbare faqen e dheut, eshte nje zbulim i gjeografeve te lashtesise. Ne nje varg te tij, Kull Himmeti (shekulli XVI) i permend keshtu shtate zonat qe simbolizohen me konceptin shtate klimat:

Erdhen mbreterit e kater klimave
Erdhen u vune rradhe rradhe
Me vrik Muhammedit i derguan lajm
Kur te vish lajm behu dhe eja vrik thane
(Yedi iklim padisahi geldiler
Geldiler de taraf taraf kondular
Tezden Muhammed’e haber verdiler
Gelince bir haber ol gel tez dedi)

Ne Anadoll ka nje shprehje popullore qe thote shtate klima kater qoshe qe ka kuptimin shtate zona, kater parime.

Shtate kate qiej. Sipas nje besimi te pelqyer ne te gjitha vednet islame, qieli eshte shtate kate. Ne te vertete, kjo pikepamje ka mbetur nga lashtesia dhe ka ardhur deri ne mesjete pa ndryshuar aspak. Ne lashtesi emrat e ketyre kateve te qiejve ishin ne greko-latinisht. Ne vendet islame atyre iu dhane emra sipas gjuheve te kombeve, ne disa raste arabisht e ne te tjera persisht. Keta shtate qiej jane: hena, utarid, zuhre, dielli, merih, myshteri, zyhal. Ne mes te qiejve qe mbeshtjellin njeri-tjetrin, ndodhet toka (dunja). Keto jane ato qe neper ahi besohen te jene shtate planet-et. Ky koncept mund te kete kaluar nepermjet kesaj rruge ne Bektashizem, por burimi i tij eshte lashtesia.

Shtate qiej hengri, dheu pa iu bere themel
Henen me diten, ylli pa u shpikur
Ate qe dynja i thane pa u bere ende livadh
Kibla ime Muhamemd, sexhdja ime Ali
(Yedi gok yedi, yer bunyad olmadan
Ay ile gun, yildiz icad olmadan
Dunya dedikleri abad olmadan
Kiblemdir Muhammed, secdemdir Ali)

Ne keto vargje te Bosnaviut (shek. XIX) shtate qiejt e permendur jane pikerisht ne kuptimin e ketyre shtate qiejve.


- - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 179


Nente qiejt. Ne sistemin e mendimit te Bektashizmit ben pjese mendimi i tasavvufit, sipas te cilit ekzistojne edhe dy qiej te tjere qe mbeshtjellin shtate qiejte. Ketyre u thuhet arsh (atlas) dhe kursij (yjesi). Atlasi (arsh) eshte plotesisht i zbrazur, si nje mbulese e te gjithe kateve te qiejve. Yjesite vijne ne katin e dyte pas tij. Aty gjenden yje te qendrueshme. Bashke me keto kate te fundit, numri i qiejve shkon ne nente. Ketyre u thuhet nente qiej. Ne lashtesi, vecanerisht dijetari Ptolemeu (108-168 p.e.s.) eshte ndalur ne menyre te vecante ne shpjegimet e vezhgimeve per qiejt. Ky dijetar, qe ne vendet islame njihet me emrin Batljamus, eshte shprehur ne punimet e veta per sistemin gjeocentrik te te qenit te tokes ne qender te gjithesise. Kjo pikepamje e tij mbijetoi deri ne kohen e Rilindjes. Ne mendimin islam burimi i te gjitha njohurive jane keto shkrime te lashta. Vezhgimet ne lidhje me trupat qiellore jane bere shume kohe me pare, ne vitet 2000 ne Mesopotami, ne Egjipt, por punimet me te vleresuara kane qene ato te Ptolemeut.

Shtate tamu, tete fluturime. Besimi se ekzistojne shtate xhehenneme dhe tete xhennete, me shume se fese islame u perket besimeve te Mesopotamise. Thenia shtate toka eshte e lidhur me besimin e ketyre shtate tamu-ve. Ne besimet greko-anadollake shpirtrat e keqinj e fajtore shkojne nen toke, ndersa shpirtrat e paster e te pafajshem ne qiell. Tamu-ja eshte nen toke, fluturimi ne qiej.

Tre thelbe lindese. Ne tasavvuf ekzistojne tre thelbe lindese qe ne arabisht quhen mevalid-i thelathe. Keto jane gjallesat (kafshet), bimet dhe mineralet. Te vjetrit u thoshin ketyre hajvanat, nebatat dhe xhemadat. Ne formimin e llojeve te ekzistences burimi i vetem jane keta tre thelbe. Tek njeriu keta tre thelbe jane bashkuar, kane formuar nje teresi. Edhe per kete pikepamje, burimi eshte Aristoteli. Ai kishte hedhur idene e formimit te qenieve nga burimi tresh i mineraleve (sendet e pajete), bimeve dhe te gjalleve (gjallesave).


- - - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 179


Nente baballare, kater nena. Ne tasavvuf e per pasoje, ne besimet bektashiane eshte i perhapur mendimi se njeriu eshte formuar nga bashkimi i qiejve me token. Me nente baballare kuptohen nente qiejt, ndersa kater nenat jane toka, ajri, uji dhe zjarri. Ketyre u thuhet ndryshe edhe ummehat-i suflije, qe do te thote nenat e poshtme, ndersa nente baballareve u thuhet aba-ji ulvije, ose baballaret e larte. Njeriu eshte formuar nga bashkimi i ketyre te dyve. Junus Emre e permend keshtu ne nje varg te tij kete mendim:

I panxeni une, Junusi une, nente i kam baballaret e kater nenat
(Ummi benem Yunus benem tokuz atam dorttur anam)

Edhe kjo ide ka mbetur nga lashtesia. Burimi i kesaj pikepamjeje qe tregon formimin e njeriut eshte nje perralle greko-anadollase. Kete besim te lashte qe perben, ne vecanti, thelbin e ceshtjes se formimit te njeriut, mund ta permbledhim keshtu:

Te gjithe qiejt jane nje zot i lartesuar qe ka nen urdherin e vet gjithcka qe ka ne qiej. Kesaj qenieje te lartesuar qe perben thelbin e qiejve dhe qe mban nen kontroll qiejt, ne perrallat e lashta i thone Uranos. Perballe kesaj ekziston edhe toka, faqja e dheut. Zoti mashkull i qiejve, Uranos, dhe perendesha e tokes, femra Gea (Gaia), rrijne e shikojne per nje kohe te gjate njeri-tjetrin. Digjen e pervelohen perbrenda dhe nuk e kuptojne arsyen. Perseri jane perrallat ato qe e zgjidhin arsyen e ketij misteri: Eros-i, qe eshte dashuria. Pikerisht per shkak te ketij te hedhuri e te prapi qe perzien xhan me xhan e shpirt me shpirt, Uranos (qielli) e Gea (toka) u dashuruan e bashkuan. Nga ky bashkim, Gea mbeti shtatzane. Lindjet ndjekin lindjet e dashurite dashurite. Ne kete menyre, lindi ajo qenie qe sa c’ishte e bukur, po aq ishte e edhe e prape; lindi njeriu, i cili mbushi faqen e dheut e u be mbizoterues ndaj te gjitha qenieve.

Kete perralle te bukur qe trajton daljen ne drite te njeriut, na e tregon poeti i famshem grek, Hesiodi (shek. VIII p.e.s.), i cili ka perdorur prodhimet e medimit te qyteterimit te Anadollit.

Kjo ngjarje eshte zhvilluar e perhapur gjate gjithe lashtesise nga poete e shkrimtare, me pas ka hyre ne vendet islame, eshte trajtuar ne thelbin e mendimit islam dhe eshte interpretuar ne tasavvuf si dalja ne drite e njeriut. Per kete ceshtje, burimi kryesor jane motologji-te.

Ështe e qarte se Bektashizmi e ka marre e mesuar kete ceshtje permes traditave, pa gjetur e lexuar burimet e lashtesise. Zvogelimi i femres dhe mbisundimi i mashkullit ne mendimin islam e kane burimin tek keto mbetje besimesh. Nder besimet islame nenvleresimi dhe perdhosja e tokes, levdimi i lartesimi i qiejve zene nje vend te rendesishem. Te qenit e gruas toke (Gaia) dhe permendja e atit si qiell (Uranos) pershtatet me mjedisin. Ndersa Bektashizmi e kupton kete ceshtje besimi si formim, ndersa gruan nuk e perdhos dhe njeh vlerat e rendesine e tokes.

Trupin tend e krijoi nga kater sende

Kull Himmeti, qe ka shkruar keto vargje, beson se njeri nga keto kater sende eshte dhe-u. Kurse Kurani thote se njeriu eshte krijuar vetem nga dhe-u. Njeriu i pare, Ademi, qe u krijua ngabalta apo dheu i lagur, eshte perseri mashkull, ndersa gruaja u krijua nga brinja e tij. Ne rrenjen e besimit te krijimit te Adem-it nga balta duket qarte ndikimi i mendimit te Anadollit te lashte. Me siper pame se dhe-u ishte nje nga esencat qe perbenin qenien.

Bota e ndjenjes, bota e arsyes. Ne mendimin islam, ketyre u thuhet mahsusat dhe makulat. Bota qe njihet permes ndjenjave quhet mahsusat,


- - - - - - - - - - - Fundi i faqes 181


ndersa bota qe konceptohet me mendje quhet makulat. Edhe kjo ndarje nuk eshte e re, por ka mbetur nga lashtesia.

Here ma’kulat e mahsulat shprehet qarte
Here te rrenohem, here te zoteroj Kejvanin
(Gah ma’kulat-u mahsusat-u takrir-u beyan
Gah makhurat olam geh sahibu’l Keyvan olam)

Junus Emre ndan, permes ketyre vargjeve, boten e ndjenjave nga bota e mendimeve. Ne Anadollin e lashte e me pas tek Platoni ishte e perhapur pikepamja e ndarjes se gjithesise ne dy bote. Njera ishte bota e shikimit qe mund te njihej e perceptohej permes shqipsave e ndjenjave, si dhe bota e mendimit qe mund te konceptohej vetem me mendje. Sipas Platonit, bota e te vertetave te paarritshme qe ai e quante bota e ideve, nuk mund te perceptohej nepermjet shqisave, por vetem nepermjet mendimit. Kjo ishte, sipas thenies se vjeter, bota e ma’kulat-it. Keshtu, eshte e kuptueshme se eto shprehje qe vihen re shpesh ne literaturen bektashiane, kane ardhur nga lashtesia.

Treqind e gjashtedhjete stadet. E thene me sakte, treqind e gjashtedhjete konaqet apo stacionet e besimit, kane mbetur nga lashtesia. Sipas pikepamjes se Aristotelit, levizja me e efektshme dhe me e plote eshte levizja ne qark te mbyllur. Levizja e te gjitha qenieve qiellore behet ne qark te mbyllur. Kjo levizje, ose me sakte ky rrotullim, eshte i ndare ne treqind e gjashtedhjete shkalle. Ketyre shkalleve u thuhej grade (derexhe). Shkallet e tasavvufit interpretohen si nganje konak, nganje ndalese. Poeti hurufij, Arshiu (shek. XVI), e permend keshtu kete pikepamje te ardhur nga lashtesia:

Shetisja treqind e gjshatedhjete dite-ndalesa dite e nate
Para se te ngriheshin keta qiej ngjyre smeraldi
(Gezerdim uc yuz altmis menzili gun gibi seb ta ruz
Bu eflak-i zumurrud-fam bunyad olmadan evvel)

Kater natyrat. Keto jane kater cilesi te ndryshme qe ndodhen ne mjedisin e nje ekzistence. Keto cilesi jane te kunderta me njera-tjetren dhe jane: Nxehtesia-Ftothesia, Thatesia-Njomesia. Kurse ne trupin e njeriut ato tregojne kater lloje te ndryshme krijimi (kater karaktere, mizaxhe), te quajtur gjaku, vreri, dashuria, gelbaza. Burimi i ketyre kater cilesive eshte, gjithashtu, lashtesia. Ne fillim Hipokrati (460-377 p.e.s.) dhe pastaj Galinusi (131 â€" 201 e.s.) kane ngritur pretendimin se njerezit kane kater cilesi te tilla dhe se njerezit ndahen ne kater krijime ose karaktere te ndryshme sipas cilesise qe i karakterizon me teper. Keta dy mjeke ishin njeri nga Istankoji dhe tjetri nga Bergamo. Ne te shkuaren ketyre esencave u thuhaj hilt, shumesi ahlat. Ishte shnderruar ne tradite qe njeriu te tregohej se cilit krijimi i perkiste duke treguar nje nga keto cilesi.

Dymbedhjete. Te gjitha institucionet qe tregohen permes ketij numri e kane burimin tek tradita e nje numri te mbetur nga lashtesia. Dymbedhjete Imamemt, Dymbedhjete Lekurat, Dymbedhjete Detyrat (hizmetet) etj.. Gjithcka qe eshte e lidhur me numrin dymbedhjete ka te beje me ekzistencen e nje besimi te lashte. Ne lashtesi, numri dymbedhjete ishte i vecante. Me pas ai hyri ne mendimin islam dhe pesoi nje ndryshim interpretimi (Shih: Numrat e shenjte ne Bektashizem). Ne periudhen politeiste ne Anadoll kishte dymbedhjete perendi te medhenj. Ketyre u thuhej Perendite e Olimpit. Keto perendi qe u krijuan ne Anadoll, u pelqyen me pas edhe ne vendin e grekeve. Edhe tek hititet kishte dymbedhjete perendi. Ato i shohim permes gdhendjeve ne shkembinj te Jazellekajase. Edhe ne kombet e Mesopotamise, vecanerisht tek sumeret dhe asiret, kishte shume lloje besimi qe lidheshin me numrin dymbedhjete. Te gjitha keto ngjashmeri nuk mund te interpretohen ne menyre siperfaqesore. Edhe dymbedhjeta, sikurse gjithcka qe lidhet me numra te tjere, jane mbetje te besimeve qe e kane burimin ne lashtesi.

Dime se ne Bektashizem mbizoteron besimi i Dymbedhjete Imameve (Shih: Dymbedhjete Imamet). Si imam i fundit tregohet Muhammed Mehdiu. Pas tij nuk tregohet emri a fama e ndonje imami, detyra e shenjte e te cilit te vazhdoje. Nga ana tjeter, pergatiten gjenealogji qe tregojne se Haxhi Bektash Veliu vjen nga soji i Aliut. Ketu ekziston nje problem i rendesishem. Perse besohet ne vazhdimin e sojit te Aliut, ndersa numri i imameve kopsitet e ndalet ne dymbedhjete? Ku qendrojne vlera dhe burimi i rendesise qe e tregojne numrin dymbedhjete si nje institucion besimi? Per ta zbuluar pergjigjen e kesaj pyetjeje


- - - - - - - - - - - Fundi i faqes 183


nuk eshte e nevojshme te jesh dijetar. Mjafton te shihet ceshtja me gjykim te shendoshe. Tradita e besimit vjen deri tek numri dymbedhjete, per arsye se ne lashtesi numri i te gjithe njerezve qe mbartnin cilesi hyjnore ishte dymbedhjete. Per shembull, ne lashtesi nuk dihet te kete pasur ndonje tradite besimi ne lidhje me numra si trembedhjeta, shtatembedhjete apo nentembedhjeta. Ne mesjete, edhe ne besimet monoteiste nuk ka pasur ndonje prodhim te rendesishem mendimi ne lidhje me numra te tille. Cilido numer qe ne lashtesi ka qene i shenjte e i rendesishem, eshte ber objekt i vleresimeve, interpretimeve e shenjterimit edhe ne mesjete, tek tarikatet e tasavvufi.

E verteta e vetme ne lidhje me keto koncepte qe ndodhen ne Bektashizem dhe qe jane edhe me te shumte ne numer, eshte se ata nuk jane prodhim i mesjetes, por rrenjet e tyre shkojne shume larg. Fakti se Haxhi Bektash Veliu ishte nga Horasani nuk do te thote qe institucioni i besimit te themeluar prej tij duhet te jete pa tjeter me burim aziatik.Vendi ku ai u lind, ku mesoi e u rrit eshte nje vend musliman. Atje jane mbizoteruese besimet islame. Edhe ai eshte e qarte se ka qene nen ndikimin e ketyre besimeve. Mirepo feja islame ka shkuar ne Azi nga Perendimi (sipas Azise) dhe nuk eshte nje prodhim fetar lindor. Per kete arsye, elementet e mendimit dhe parimet e besimit qe perbejne thelbin e mendimit islam nuk mund t’i llogarisim si prodhime te qyteterimit te vendit ku lindi Haxhi Bektash Veliu. Ajo qe ai mesoi atje, madje edhe ne fushen e fese, kane burim anadollo-mesopotamik ose, ne disa raste, indo-iranian. Per shembull, atdheu i astronomise eshte Mesopotamia, eshte Egjipti. Ne Islamin e mesjetes ne Lindje u rriten dijetare qe punuan me sukses ne kete fushe, por kjo nuk do te thote se Azia eshte atdheu i astronomise. Edhe per institucionet e tjera te dijes gjendja eshte e njejte. Prodhimet e qyteterimeve qe linden ne Anadoll-Mesopotami-Egjipt  shkuan me vone deri ne Lindje, u mesuan e perhapen atje. Me kalimin e nje kohe te gjate, perseri u kthyen ne Anadoll,


- - - - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 184


ne Perendim. Ne kete rast nuk ka ndryshim burimi, por shperngulje.

Edhe Bektashizmi eshte i tille. Nje numer prodhimesh mendimi qe vihen re tek ai ekzistonin ne vendin ku eshte rritur themeluesi. Ai i mesoi ato dhe erdhi ne Anadoll. Ne Anadoll pa se ne gjuhen dhe zemren e popullit jetonte ne cilesine e nje tradite burimi i asaj qe ai kishte mesuar. Duke analizuar burimin e Bektashizmit, eshte e rendesishme qe te orientohemi nga ky kendveshtrim. Tek turqit e Azise ekzistojne pikepamje e prodhime besimi ne lidhje me numrat qe permendem me siper, por shumica e tyre linden me fene islame dhe u perhapen aty. Me pare tek turqit e Azise nuk ekzistonin koncepte si mesimi i kater parimeve, kater natyrat, shtate qiejt, nente qiejt, tre thelbet lindese, gjashte drejtimet, nente baballaret â€" kater nenat, pese boterat, shtate klimat etj.. Keto jane zbulime te qyteterimeve qe perendimi i mesjetes i barti ne Lindje. Edhe burimin e tyre e beme te njohur me siper.

Ne kete menyre, duke e pare nga nje kendveshtrim i caktuar, del se Bektashizmi nuk eshte nje institucion besimi i Azise, por Anadollit. Kete te vertete ne lidhje me Bektashizmin do ta shohim ne kapitujt pasardhes.


- - - - - - - - - - - - - Fundi i faqes 185
« Editimi i fundit: 17-06-2005, 09:45:05 nga Zëri YT »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#4 ne: 06-11-2004, 04:54:55
nuk pata durim ta lexoj te tere ,po nje gje dua te them qe bektashinjte jane nje devijim nga parimet e islamit.
ata bejne kufer dhe shirk qe jane dy gjera qe dihet ku te cojne.

brenda shiave ka disa sekte te cilat jane shume te rrezikshme.nje prej tyre mendon qe nuk futesh ne xhenet(parajse) po nuk vrave nje myslyman qe eshte suni.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 74
  • Gjinia: Mashkull
ULKINIUM
#5 ne: 07-11-2004, 03:19:34



INTELEKTUALET SHQIPTARE
DHE BEKTASHIZMI

Sami dhe  Naim Flamuri




Jane te shumte, te shquar e te ndritur emrat e atyre
punetoreve te mendjes, besimtare apo laike, shqiptare
apo te huaj, qe ne vepren dhe krijimtarine e tyre
shkruan mes te tjerash, apo ne menyre te veçante edhe
per bektashizmin dhe baktashianet, per besimin dhe
cilesite, per vlerat dhe kontributet e tyre ne vite.
Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frasherin e me me
Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastren e me Abdyl
Frasherin, me Mit'hat Frasherin e me Evlia Çelebiun,
me Natali Claire e me Hafez Ali Korçen, me Syrja
Vloren e me Edein Jacques e me me Faik Konicen e me
bijen e Gjirokastres, Musine Kokalarin.
Gjithe keto mendje te larta pane dhe gjeten tek
bektashizmi shprehjen me te çliret te deshires se
atdheu eshte mbi te gjitha, se atdheu eshte meme e
ate, eshte gjuhe dhe vetvete, eshte besim dhe fe.
Pikerish keto shenja pa toska i madh, Abdyl
Frasheri, kur perpjekjet per mevehtesi i mbeshteti ne
babate bektashjane te teqeve ne te cilat u shtrua
si mik e si bir perkrah te mirit baba Alush Frasheri;
keto gjurme bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur
theksoi se ishin kreret bektashiane ata qe dolen
haptas ne perdorimin e gjuhes shqipe 2 Ishte vete Baba
Ali Tomorri qe ne kohen kur ndalohej e perniqej gjuha
shqipe dhe ata qe e perhapnin ate pohoi se qe ne
praktiken bektashiane ta shkruanin letersine e tyre
fetare, poezite dhe himnet ne gjuhen e popullit. Shume
nga devishet dhe baballaret e teqeve udhetuan nga
fshati ne fshat, nga jugu ne veri duke shperndare
libra per rilindjen e Shqiperise 3. Jo me kot poeti i
madh, shpirti i kombit, Naimi iu qas, kesaj feje me
gjithe zemre; shkruajti libra e vjersha, qe baballaret
i kane ne nder te madh, e meritoi te quhet si nje ner
themeluesit e kesaj feje ne Shqiperi. Me ate menyre,
gjithe bektashizmin e solli e e mbajti, ne qark te
kombesise, te dashur. 4 dhe shkroi per kete qellim
edhe disa nga faqet e tij me te shkelqyera ne Fletore
ne Bektashinjvet ne Qerbelane dhe Mesimet.
Ne frymen dhe nen fytyren e bektashizmes linden poete,
e gojetare te rralle, sofra bektashiane, e çlire, e
hapur dhe nderuese ndaj besimeve te tjera te botes
fali shpirtera te ndertuar mire, zemra te gatuara me
miresi e mbrothtesi. Pra ne nje koncert si
Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bjene deshmore njerez
me idera te nalta, poeti i yne gjente lulishten ku do
te çfrente me vone si Bilbili i Majit. Gjithe sa ia
ndjente shpirti dhe ia pelqente syri, Naim Frasheri e
gjeti te begateshme ne kete lulishte. I frymezuar nga
Hadikaja shkruajti Qerbela-ne; i mbushur me
deshire dhe dashuri nga poemat e Nesimiut,
Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shoke, ndezi ato drita te
bukura te libres tij Lulet e Veres; dyke mare
shembella nga Kajgusezi dhe Viraniu me shoke, beri
Fletore e Bektashinjvet, Thelbin e Kuranit, 'Fjalet
fluturake' dhe vjershat e ndryshme. 5, shkruan Gjysh
Ali Gjirokastra.

Radha e emrave qe jane shprehur kesisoj eshte teper e
gjate dhe per te bere kete do te duhej nje pune qe i
tejkalon qellimet e kesaj kumtese. Kesisoj, do te
ndalesha e do te veçoja per t'i shtjelluar pak me
gjate disa prej shkrimeve te Faik Konices dhe te
Musine Kokalarit ne lidhje me bektashizmin.
Jo vetem nje here dhe jo shkarazi, mjeshteri i madh
Konica i eshte kthyer e ka rimarre ne shkrimet e tij
temen e bektashizmit si doktrine dhe te bektashianeve
si shfaqje e besimit. Mund te permendim te pakten tre
artikuj mes se cileve njeri eshte i drejtperdrejte dhe
enkas per bektashizmin dhe dy te tjeret e trajtojne
kete teme te ngerthyer brenda temave te tjera,
gjithesesi te pa shkeputura nga objekti i referimit
tone.
Ne kete sere, shkrimi i pare i takon vitit 1897 dhe
titullohet Shenim mbi metafiziken e bektashinjve. Ky
tekst i trajtuar ne forme te lire eseje eshte shkruar
ne frengjisht dhe eshte botuar per here te pare ne
Bruksel, tek Albania, vj 1, nr.8.
Eshte interesante te verehet se ky shkrim i Faik
Konices mbi bektashizmin, eshte shkruan vetem nje vit
pasi Naim Frasheri kishte botuar nde shtypshkronje te
shqiptareve ne Bukuresht â€" 1896 Fletorja e
Bektashinjet me po te njejten vetedije si Buzukut
sepse ne gjuhen tone nuk kishte ende diçka te shkruar
per bektashizmin.
Nuk ka gjasa qe Konica te kete pasur dijeni per
botimin e Fletores... se Naimit, pasi ne esene e vet
Konica permend vetem vellimin poetik Lulet e veres
se 1890 mbi te cilin ai ben dhe komentet mbi
bektashizmin. Te terheq vemendjen dhe te ben te
theksosh faktin se si keto dy mendje te larta, thuajse
ne te njejten kohe mendojne gati te njejten gje, por
me nje ndryshim. Ky ndryshim eshte ne kahje dhe ne
destinacion.
Naimi u perpoq t'u jepte shqiptareve bektashiane
librin e tyre te shenjte, liber ne te cilin atdheu dhe
besimi ecin barabar. Ai donte t'u dhuronte
bashkeatdhetareve te vet librin e ritualeve,
lutesoren, uraten dhe sherbesat, librin e te lejuarave
dhe te te penguarave, duke u percaktuar atyre nje
famijle me te madhe ku kleriket jane te aferm, jane,
varfe, baballare e gjyshe.
Fletorja e bektashinjet ishte liber si te gjithe
librat e shenjteruar: mistike e besim, poezi dhe
mesime. Kete u dha Naim Frasheri shqiptareve me 1896.
Ne te njejten kohe qe Naimi punonte se brendshmi me
shqiptare, mendja e ndriçuar e Konices mendonte tjeter
gje: ai u perpoq qe kete besim, tashme i ngulitur nder
bashkeatdhetaret e tij, kete vlere shiprterore ta
njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshter i
pashoq i shqipes e shkroi esene e tij ne frengjisht
dhe eshte mbase i pari qe beri perpjekjen qe kete
besim te shqiptareve ta paraqise ne drite per ta bere
te njohur.
Ketu nuk eshte rasti te analizojme me hollesi
tendencat e Konices ne kete ese kater-pese faqeshe,
por te vleresojme perpjekjen e tij e tij per te lene
ne katrte diçka te shkruar edhe per teologjine e
bektashinjve.
Shenim mbi metafiziken e bektashinjve eshte nje
skicim i shpejte dhe tipik i disa prej veçantive te
besimit bektashian. Ne te, ndonese perciptasi, jepen
te dhene mbi transmigrimin (perbartjen e shpirtrave),
tek i cili bektashianet besojne, mbi panteizmin,
ritualin bektashian, festat e shenjta, deshmoret dhe
shenjtoret e ketij besimi.
Por nga nje kendveshtrim tjeter ne Shenim mbi
metafiziken e bektashinjve ne gjejme per here te pare
perkthimin ne frengjisht te disa prej vargjeve te Naim
Frasherit te vellimit poetik Lulet e veres.
Artikulli tjeter ku Faik Konica flet per bektashizmin
eshte eshte nje portret qe ai i ben Naim Frasherit ne
rreth dy faqe. Artikulli titullohet Naim H. Frasheri
dhe eshte shkruar me 1901, nje vit pas vdekjes se
poetit.
Ne kete artikull Konica veçon dy bigezime te figures
se Namit: nga njera ane si mesues â€" vjershetor qe do
te kishte mundur e deshironte te shktuaje gjera me pak
te nevojshme e me shume te bukura dhe nga ana tjeter
njeh se Naim bej Frasheri pati edhe nje tjeter nder:
kuptoi dobine qe mund te nxjerre kombsia jne nga
bektashizmi. Ne kete pasazh si dhe ato ne vazhdim,
Konica ngre lart vleren dhe rolin e ketij besimi nder
shqiptare dhe kontributin e Naimit si nje nga
themelonjesit e bektashizmes ne Shqiperi.
Punimi i trete, me i zgjeruari, me i ploti dhe me i
rendesishmi i Konices mbi kete teme eshte Parashkrese
mbi levizjen kombetare shqiptare.
Edhe ky punim i Faik Konices eshte shkruar ne gjuhen
frenge dhe eshte i ndare ne pese pjese, sipas fazave
historike qe ndoqi kjo levizje dhe qe merr persiper te
shtjelloje autori. Siç dhe e shpall qe ne titull,
Konica ben nje parade te ngjarjeve dhe fytyrave me te
shquara te kohes qe nga viti 1877 deri me 1899,
sidomos ne Shqiperine e Jugut, ne ngulimet shqiptare
ne bote dhe ne kerkesat e tyre per t'u organizuar ne
shoqeri dhe per t'u shprehur ne gazeta, revista e
libra shqip. Dihet se ne keto ngjarje nje rol te
rendesishem kane luajtur edhe kleriket bektashiane si
dhe besimtare te grigjes se tyre.
Keshtu ne kete Parashkrese... gjen te bashkuar nen
thirrjen e atdheut bektashiane e te krishtere qe nga
Abdyl Frasheri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frasheri,
Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa me
interesante e kesaj Parashkrese ... eshte pjesa e
fundit, e ashtutitulluara Tabele alfabetike e
patrioteve kryesore dhe e atyre qe quhen te tille.
Eshte nje befasi nga ato qe jemi kesuar t'i presim dhe
i kerkojme e i gjijme perhere tek penda e Faik
Konices. Eshta zanafilla, embrioni i nje fjalori te
pare kategorish njerezore me persona te vertete, reale
dhe ku kriter i vetem mates eshte atdhedashuria dhe
kontributi ndaj vendit tend. Ndoshta nje liber i
ketille eshte unik dhe pateshoq edhe gjetiu. Eshte si
nje Who is Who i diteve te shkuara.
Ne kete pjese te fundit te Parashkreses... jepen te
dhena dhe skicime edhe per disa figura bektashiane te
kohes ku Faik Konica skicon here me vija te trasha e
me karbon e here me laps te holle e linja te
kujdesshme.
Gjejme ne kete fragment te dhena mjaft interesante per
Baba Ahmetin e Koshtenit per te cilin Konica thote se
eshte murg bektashi dhe patriot i shkelqyer duke dhene
njeherazi dhe nje shenim telegrafik mbi menyren e
rralle te veshjes se tij.
Me pas vijohet me skicimin e shehut bektashi te
Tepelenes, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siç
thote Konica. Ca radhe me tej gjen te dhena mbi
karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frasherit dhe
permendjen mes dhuntive te tjera edhe faktin se ky
djalosh ka perkthyer ne shqip jeten e Vilhem Telit. Po
keshtu, ne kete tabele alfabetike ka shenime e te
dhena te shkurtra edhe per pjestare te tjere te
familjes bektashiane.

Siç e theksuam qe ne fillim, krahas shume e shume
figurave te tjera qe trajtuan ne letra bektashizmin
ishte edhe bija e Gjirokastres. Musine Kokalari.
Ne temen e mbrojtjes se diplomes se saj, Rome 1941,
teme studimore mbi poetin kombetar Naim Frasheri,
Musineja i kushton nje vend te rendesishem dy
problemeve:
1. problemit te doktrines bektashiane,
2. çeshtjes se ndikimit te kesaj doktrine tek Naimi.

Kapitulli i I, pjesa II, e ketij punimi mban titullin
Storia e dottrina dei bectashi.
Qe ne krye autorja thekson faktin se e ndjen te
nevojshme qe per te paraqitur mendimin e Naim
Frasherin te beje nje historik te shkurter, ne rreth 7
faqe te daktilografuara rreth bektashizmit qe frymezoi
shume nga veprat e poetit.
Kete kapitull, Musine Kokalari e trajton sa ne
rrafshin e pergjithshem, - ate te historise se
bektashizmit boteror, - aq edhe ne perfaqesimin e tij
ne Shqiperi.
Padyshim qe, per efektin e kohes kur u shkrua ky
punim, - qe per fat te keq nuk eshte perkthyer dhe nuk
eshte botuar ende ne shqip, - pengesat qe rendit
autorja per sistemimin e lendes dhe mospasjes se nje
historie te plote, veç disa teksteve te shkurter e
fragmentare, tashme jane kapercyer.
Keshtu, po te kapercejme pengesen qe kjo veper e
shkruar heret, por e lexuar vone, 60 vjet pas hartimit
te saj, do te gjenim ne kete punim mjaft te dhena te
vyera. Musine Kokalari ben nje panoramim dhe sistemim
te drejte te njohurive duke na dhene here - here edhe
te dhena interesante mbi figura te shquara te besimit
bektashian, qe nga Haxhi Bektashi, Baba Ballemi, Ali
Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba
Alushin, etj si dhe te ndodhive madhore qe e kane
shoqeruar kete besim qe kulmon me Qerbelane.
Autorja na ben te ditur te dhena bigrafike rreth Haxhi
Bektashit dhe pelegrinazheve te tij qe nga Qerbelaja
ku vizitoi varrin e Huseinit e deri ne Jeruzalem ku
vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu ne
kete punim gjejme edhe shenime mbi misionin e
dishepullit me te zgjedhur te bektashizmit, Sari
Salltekut ne Ballkan ku ai perhapi kete besim te ri
dhe ngriti teqete e para ne Budapest, Bosnje, Shkup,
Oher, Janine, Edené dhe Kruje, ku, siç shkruan
Musineja, gjer dhe sot besohet se eshte varrosur ky
shenjt.
Gjithashu ne kete punim gjejme te dhena edhe per
perkatesine bektashiane te besimit te Skenderbeut si
dhe disa nga vlerat e çmuara te ketij besimi qe nga
misticizma, toleranca, miresia e gjer tek te drejtat
dhe respekti ndaj gruas. Mes ketyre rreshtave gjejme
edhe nje here rastin te konfirmojme te dhenen e
Konices rreth mbeshtejes qe bektashianet i bene Abdyl
Frasherit ne perpjekjeve te tij per ta bere
Shqiperine. Me 1877, pas traktatit te Sh. Stefanit...
vellai i madh i Naimit, Abdyli, thirri ne Frasher
kreret e bektashizmit shqiptar per te mbrojtur idene
kombetre, shkruan autorja.
Ne fund, Musine Kokalari e mbyll kete historik te
shkurter duke veshur doktrinen bektashiane me vargjet
dhe prozen e Naimit rreth drites, vallazerise,
miresise, mbrothtesise, dashurise njerezore, - pika
mjaft te rendesishme keto te themelit te besimit
bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmone ka qene dhe
do jete, po ne ato pozita siç i pohon Musine Kokalari
ne fund te punimit: Per nga kendveshtrimi social,
bektashizmi mbron barazine mes burrit dhe gruas,
kunder dogmave te vjetra te besimeve te tjera. Nga
kenveshtrimi politik bektashizmi eshte shprehur per
nje nacionalizem te zjarrte qe ve mbi çdo gje idene
sublime te atdheut.






Literatura:
1. Edwin Jacques, Shqiptaret, Vell 1, f.326-329
2. Gjysh Ali Gjirokastra, Naimit, Sh. B. â€ËœNaim
Frasheri', 2000
3. Faik Konica, Naim H. Frasheri, 1901, Shenim mbi
metafiziken e bektashinjve, 1897, Parashtrese mbi
levizjen kombetare shqiptare
4. Mit'hat Frasheri (Mali Kokojka) Naim Be Frasheri,
Sofje, 1901.
5. Musine Kokalari, Naim Frasheri, Rome, 1941,
doreshkrim







« Editimi i fundit: 17-06-2005, 09:49:02 nga Zëri YT »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#6 ne: 07-11-2004, 21:36:51
E vetmja fe e pranuar eshte ISLAMI.
Duke u bazuar ne kuran bektashinjte jane nje sekt te cilet vendin e kane ne xhennem(ferr).Bektashinjet nuk kane ndryshim nga idhujtaret mekas ne periudhen para islamit.
Ata jane idhujtar me te cilet shejtani tall b...en.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#7 ne: 08-11-2004, 02:12:21
Kujdes ne komentet qe ben, pasi po thyen rregulloren here pas here. Duhet tolerance dhe kulture diskutimi. Nese nuk jeni dakord me keto jeni te lire te mos shkruani ketu. Flmnd!



« Editimi i fundit: 08-11-2004, 13:51:47 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 144
only the truth
#8 ne: 08-11-2004, 13:23:23
VELLEZER BEKTASHIAN  mos te na brengosin propagandat e sultanave vehabij , kta jane ata qe  bejne shirk qe vrasin flasin te paverteta qe merren me hadithe te rrejshme ,kta shpeshhere jane ne anen e atyre qe mbyten torturuan FAMILJEN E MUHAMEDIT A.S. Dhe keta vrases shumehere i quajn heroj mavijen jezidin prinderit e tyre ebu sufjanin hindin  etj    . Kta te vetequajtur musliman  torturuan vrane ALIUN FATIMEN HASANIN HYSEININ HAMZEN e  shume te tjere vetem per te mare pushtetin  e mbasi e morren pushtetin binin hadithe te rejshme me te cilat merret populli tash
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#9 ne: 08-11-2004, 18:29:21
e te dashurit evlia te shejtanit une se per dijenine tuaj jam suni simbas jush do te thote qe sunit jane ne zjarr.
po keshtu eshte kur njeriu flet pa u menduar.
sa per dijenine tuaj te gjitha hadithet qe ne myslymanet e verete marrim jane te bazuara ne transmetimet e hadithjerve te shquar si psh. Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu,Albani e shume te tjere. Mos valle dhe keta jane te dale nga feja?

per sa i perket rregullave nuk po i thyej une
u jam pergjigjur kungujve.

mos me terhiq vetem mua verejtje. ok djale i mbare?
nuk mund te le njeri te me ofendoj. ashtu si nuk lejon dhe ti
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 144
only the truth
#10 ne: 08-11-2004, 21:11:41
Dua ti them sultanit shko meso per histori islame per vuajtjet e familjes se MUHAMEDIT a.s  , pastaj do ta gjesh kujt i thuhet shejtan .Ai qe luan me zjarr ai digjet nga zjarri ti zoteri qe u permend te tjereve zjarrin.                               BEKTASHIT edhe ne zjarr digjen por ata  bejne drite , e te tjeret kur te digjen do te bejn vetem tym dhe mjegull po se kupton ti kete me sa duket
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6975
machor
#11 ne: 08-11-2004, 21:33:50
 ...e din ti qe Zoti ka folur shqip per here te pare ...e din ti qe Muhamedi as   eshte shqiptar ...ec mer kalama  mendo shqip
« Editimi i fundit: 08-11-2004, 22:03:53 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#12 ne: 08-11-2004, 21:55:41
Po te terheq vemendjen perseri!! Nuk te lejoj te ofendosh njerezit duke i quajtur injorante. Kjo sjellje nuk eshte as etike dhe as prej myslimani. Prandaj po te them dhe nje here KUJDES!!!

« Editimi i fundit: 08-11-2004, 22:03:15 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#13 ne: 08-11-2004, 22:02:46
disa pyetje kisha une per bektashinjte.
a i luteni vendeve te mira ju?
po varreve i luteni.
per te agjeruar agjeroni ? a faleni?
jepni zekat? shkoni per haxh?

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6975
machor
#14 ne: 08-11-2004, 22:07:33
shiqo o sulltan shkurtimisht po ta jap informacionin
nese historia ka deshmue se Ibrahimi as ka jetuar ne mesopotami prej ku edhe pellazget e kane prejardhjen te te cilet  eshte folur gjuha shqipe.
kurse nga historia Islame kena mesuar se MUHAMEDI as e ka prejardhjen nga i biri i Ibrahimit  ,Ismaili. Kjo na tregon se Muhammedi  nuk ka pasur prejardhje arabe .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 144
only the truth
#15 ne: 08-11-2004, 22:34:46
disa pyetje kisha une per bektashinjte.
a i luteni vendeve te mira ju?
po varreve i luteni.
per te agjeruar agjeroni ? a faleni?
jepni zekat? shkoni per haxh?


I DOJME VENDET E MIRA I RESPEKTOJME VENDET E MIRA                                                                                        VARREVE NUK JU LUTEMI KEMI KUJT TI LUTEMI MIREPO SHENJAT E SHENJETOREVE I RESPEKTOJME NUK I PURBUZIM GJERAT                                                                                    PER TE AGJERUAR AGJEROJME ME MIRE SE TE TJERET           PER ZEKAT SHUMICA E NJEREZVE JEMI BERE EGOISTA DUHET TE PRANOJME KETE TE GJITHE , KA NDOSHTA KATOLIK APO ATEIST QE JEPIN ME SHUME SE UNE DHE TI                           PER HAXH SHKON KUSH KA  , KUJTOJE EMRIN HAXHI BEKTASH VELIA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#16 ne: 09-11-2004, 04:54:53
po per tu falur?

me sa di une njerezit shkojne neper teqe dhe u luten varreve . mund ta di ke quan shenjtor?
dhe ca kane bere ata te quhen te shenjte?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#17 ne: 09-11-2004, 04:59:02
Po te terheq vemendjen perseri!! Nuk te lejoj te ofendosh njerezit duke i quajtur injorante. Kjo sjellje nuk eshte as etike dhe as prej myslimani. Prandaj po te them dhe nje here KUJDES!!!

e shte e drejta ime qe kur dikush me ofendon tja kthej mbrapsht.
nuk ka nevoj te me tregosh etiken e myslymanit.
nuk ke te drejte ti prekesh mesazhet e mija.
mos shfrytezo poziten qe ke .pse e ben vetem me mua kete gje???????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#18 ne: 09-11-2004, 05:03:50
shiqo o sulltan shkurtimisht po ta jap informacionin
nese historia ka deshmue se Ibrahimi as ka jetuar ne mesopotami prej ku edhe pellazget e kane prejardhjen te te cilet  eshte folur gjuha shqipe.
kurse nga historia Islame kena mesuar se MUHAMEDI as e ka prejardhjen nga i biri i Ibrahimit  ,Ismaili. Kjo na tregon se Muhammedi  nuk ka pasur prejardhje arabe


nje gje kisha une me ty .
kur nuk di dicka pyet mos fol ku nuk je kopetent.
arabet e kane pasardhjen nga ismaili dhe Muhamedi a.s
ishte arab ishte nga fisi me i shquar arab biles.
lexoje dhe njehere ate historine islame apo e ke vetem me te degjuar?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 09-11-2004, 05:08:01
Vetem ti quan te tjeret injorante dhe kete s'ta lejoj. Edhe tjetrit me siper ia kam edituar mesazhin: shihe mire!! Nuk te bej padrejtesi jo. Hera e fundit qe te drejtohem. Nese shoh dhe nje here tjeter qe quan dike injorant, apo ndonje sharje tjeter, ta dish se ketu nuk hyn me. Sharja nuk justifikohet ne asnje rast, as dhe kur te shajne. Kete nje mysliman e di mire.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1650
Solist
#20 ne: 09-11-2004, 05:41:33
Flitet per injorance ne Fe Max jo ofendim personal besoj. Vete fjala injorance nuk duhet medoemos te pasqyrohet si ofendim
Injorance=Mungese informimi  
Edhe Bektashizmi eshte keqinterpretim i Islamit pra ka mungesa te theksuara ne Din edhe ne Iman. Jo vetem kaq por ka edhe keqinterpretime religjioze te demshme.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#21 ne: 09-11-2004, 14:39:42
max ti nuk e kupton ose nuk do ta kuptosh.
fjala injorant eshte perdorur ne kuptimin qe personat qe kane dije "shume"
injorojne faktin qe je fusin kot. nga kjo vjen fjala injorant.
ok????

dhe se ca di nje mysliman une mund ta di me mire se ty.

e di si eshte pune nuk e kam problem nese nuk shkruaj me ketu.
 mos kujto se po me fut friken me kercenime femijesh.
nje gje duhet ta dishe qe nuk kam ofenduar asnjehere i pari.
 kaq kisha une. kaq pak pushtet ke dhe ca po ben. po te kishe me shume????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2025
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#22 ne: 09-11-2004, 14:48:32
Flitet per injorance ne Fe Max jo ofendim personal besoj. Vete fjala injorance nuk duhet medoemos te pasqyrohet si ofendim
Injorance=Mungese informimi  
Edhe Bektashizmi eshte keqinterpretim i Islamit pra ka mungesa te theksuara ne Din edhe ne Iman. Jo vetem kaq por ka edhe keqinterpretime religjioze te demshme.



Ashtu eshte Hitmen,po ca ti bejme qe kete e kuptojne njerezit me llogjik.

feja e pranuar tek ALLAHU eshte ISLAMI.
devijimet e Islamit te cojne ne zjarr.
shume njerez ne kete forum flasin ne emer te Islamit po nuk e kuptojne sa ca eshte kjo fe.shume te tjere i thone vetes mysliman ,po genjejne veten.
Ka dhe mysliman qe kur kapin poziten nuk dine se ca bejne.
 kaq kisha une .
Mbase po te le rehat  o max ,mbase nuk shkruaj me se e shof qe nuk ja vlen.

Allahu elem (zoti e di)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 74
  • Gjinia: Mashkull
ULKINIUM
#23 ne: 09-11-2004, 16:26:22
Feja nuk ka detyrim ky verset i bukur ne kaptinen e "el bekare" myshqerres ne perkthim shqip jo lopes na tregon mire qe Islami qe dmth dorzimi ne deshiren e Zotit nje na ben te pyesim vetvehten se c'na beri injoraca ne Shqipni per keto vitet e humbura 45-91...
Sulltan Kur-anin lexoje tafsirin mesoje mire sufizimi eshte per fate te keq ende shume i thedhe per ty por ama ke filluar te mesosh ehli bejtit mos i ngacmo Bektashizmin mos e duro por kupto eshte fjala e  Te madhit Perendi se ne jemi bijt e Adamit-Ademit)dhe se Arabet jane tendare ne shume fise dhe se Muhamedi a.s.ishte nga Kurejshit por ama Kurani i specifikon gjerat se Arabet e shkertires jane nder rracat me te urryera dhe kjo ja vlen te permendet kur dihet mire se ne cfar udhe eshte Islami sot...
Shqiptaret ne Shqiperi per fat te keq per munges ndshta letratyre dhe shume cka nuk mundet ti kapin themelet e shume gjerave dhe ty Sulltan temungon leximi por ke kohe ne moshen tende ishe edhe une i verber si ti...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 144
only the truth
#24 ne: 09-11-2004, 17:33:35
sultan ne qofte se do te dine me shume per bektashit dhe perkrahesit e FAMILJES SE MUHAMEDIT a.s shko lexo literatura nga te gjithe  shkrimtare te huaj shkrimtare bektashi ,suni ,shia ,sufi etj. e jo vetem nga njera pale .NUK ESHTE  MIRE TE THEMI KAM DEGJUAR  SE KY APO KTA BEJNE PUNE TE KEQIJA A KU TA DI TJETER , TE FLASIM PA FAKTE TE MERREMI ME THASHETHEME PROPAGANDA etj  
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super