Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Kijameti
« ne: 03-02-2011, 11:22:10 »

selam!

Zt.Myvela nuk ishte per tu habitur se perseri ishit larg asaj qe une kerkoja,,,pra ne fillim te fillimit e keni perdorur kete shprehje! "UNE JAM SUNNI" apo jo,,,ehhh sikur te ishit shprehur ne kete menyre "feja ime eshte ISLAMI" duke mos i permendur fare medhebet te tjere me siguri se tema nuk do te mberinte deri ketu,,,kurse tani verrehet qart se ne shkrimet e juaja te fundit mundoheni qe shprehjen Sunni ta nderoni(mbroni) me ate Islam apo jo! Per kete me vjen mire sepse keshtu duhet te ishte qysh ne fillim pra e keni kuptuar se ku qendronte gabimi! dmth midis Sunni dhe te Islamit,,,sidoqoft Zt.Myvela ju falenderoje per kohen qe keni shpenzuar,,,paqe :)
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 01-02-2011, 22:19:14 »

selam.
vlla mysliman, besoj se keto jane mjaft per te sqaruar ate qe ju kerkoni nga une.
dihet se ka edhe shkrime te tjera, po keto jane te kuptueshme.
me nuk do te pergjigjem.
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 01-02-2011, 22:12:33 »


Përpjekjet tjera të mëvonshme, dhjetë shekuj pas vdekjes së Pejgamberit a.s., që pretendojnë se janë më besnike nuk qëndrojnë dhe nuk mund të jenë më besnike se interpretimet e atyre të cilët kanë jetuar me brezin e tretë a të katërt pas Muhammedit a.s.
12 tarikatet , shkollat filozofike islame, janë formuar në mbështetje të veprimeve dhe mendimeve të njerëzve të devotshëm e me autoritet, por në peridha shumë më të vonshme e në rajone të ndryshme të botës islame. Kryesisht trajtojnë çeshtje teorike të shtresimeve kulturore e filozofike në kulturën shpirtërore dhe nuk i përfillin plotësisht normat praktike të kodifikuara me shkollat juridike-islame, e ndonjë prej këtyre tarikateve , në praktikën e vet u bie ndesh edhe urdhërave të Kur’anit.
Përkundra faktit se për kah rëndësia interpretative profesionale e veprimeve islame nuk janë në nivelin e shkollave juridike-islame ( medh-hebeve), edhe këto mund të quhen shkolla islame, por shkolla filozofike. Me këtë i shmangemi shprehjes frakcion e cila si shprehje merr karakter negativ, gjë e cila, po të vështrohet konteksti historic i lindjes dhe zhvillimit të tarikateve, nuk mund të qëndrojë.
Sa i përket termit tarikat, nga studjuesit e ndryshëm te kësaj fushe, shpesh përdoret edhe termi sekt, sekte fetare, sekti bektashi, sekti sadi, melamij etj,
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 01-02-2011, 22:08:57 »

Kuptimi leksikor dhe terminologjik i fjalës “islam”
Kuptimi leksikor i fjalës ‘islam' është bindje, nënshtrim, dorëzim, paqe etj. Kurse kuptimi terminologjik i saj është nënshtrim dhe bindje ndaj All-llahut, pranim me tërë qenien i gjërave të kumtuara nga profeti Muhammed duke e shfaqur këtë praktikisht në jetë.
‘Islam', është emri i fesë së kumtuar nga profeti Muhammed a.s.. Këtë emër, kjo fe e ka marrë nga libri i saj i shenjtë, Kur'ani. Anëtari i fesë islame[1] quhet në arabisht ‘muslim', një fjalë kjo e prejardhur nga fjala islam. Edhe në shqip, feja quhet ‘islam', kurse anëtari i saj, ‘musliman'. [2]
Veçoritë dhe dallimet themelore të islamit
Islami është një fe e plotësuar me anë të profetësisë së Muhamedit dhe që ka marrë formë përfundimtare. Me anë të detyrës profetike të Muhamedit, kjo fe u pastrua nga interpretimet e gabuara që iu bënë dhe praktikat e shtrembra që iu mbivunë gjatë historisë dhe u suall në një formë të përshtatshme ndaj natyrës njerëzore dhe të pëlqyeshme nga All-llahu , Krijuesi i gjithësisë.
Veçoritë themelore të islamit, të përcaktuara në Kur'an, mund t'i radhisim si më poshtë vijon:

1. Në islam nuk ka klerikalizëm. Islami nuk e njeh klasën e klerikëve që e bëjnë fenë monopolin e tyre dhe sundojnë mbi njerëzit.
2. Në islam nuk ka dogma misterioze që nuk kuptohen me anë të mendjes dhe arsyes. Në islam vepron parimi në fillim mëso, pastaj beso.
3. Feja islame i trajton njerëzit në lindje, të lirë e të pafajshëm. Askush nuk mban përgjegjësi për mëkatin e tjetrit. Mëkatet (gjynahet) dhe mirësitë (sevapet) janë produkte të akteve të kryera me vullnet të lirë nga njerëzit me zhvillim mendor normal duke filluar nga mosha e pubertetit.
4. Në islam, askush, përfshi edhe profetët, nuk bart cilësi hyjnore të mbinatyrshme. Për rrjedhojë, sipas islamit, asnjë qënie njerëzore nuk mund të jetë e përsosur në mënyrë absolute.
5. Në islam ka një Zot të vetëm dhe të pashoq. Zoti nuk ka lindur ndokënd dhe as nuk është i lindur nga dikush. “Ai(All-llahu), i cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshojë shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)”. (S2-A22); disa ajete të ngjajshme “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-lllahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” (Nisa: 116).
6. Islami i vërteton profetët e feve të tjera dhe e pranon ekzistencën e librave të shenjtë. Islami duke mos bërë dallim mes profetëve, pranon si të dërguarin e fundit për njerëzimin, profetin Muhamed.
7. Islami nuk e pranon ndërmjetësimin mes njeriut dhe Zotit. Çdo njeri mund të komunikojë me Zotin drejtpërsëdrejti. Kështu, shpëtimi nuk ka nevojë për ndërmjetës. Me besimin e drejtë dhe aktet e mira, njeriu fiton pëlqimin e Allahut, Zotit të tij dhe shpëton.
8. Në islam, pendimi dhe falja (amnistia) janë çështje mes njeriut dhe Zotit. Njeriu që kërkon të pendohet, mund të pendohet në vetvete me anë të lutjeve dhe adhurimeve individuale, pra, me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me Zotin, me anë të vetëdijës dhe ndërgjegjës së vet pa pasur nevojë t'i drejtohet ndonjë institucioni apo personi. Kështu, në islam nuk ka rrëfim dhe indulgjencë.
9. Islami është kundër çdo lloj idhujtarie dhe politeizmi. Islami nuk lejon adhurimin e figurave ose statujave të personave apo qënieve të tjera, nuk lejon praninë e tyre në vendet ku kryhen adhurime fetare. “Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i
Postuar nga: Kijameti
« ne: 31-01-2011, 00:29:12 »

selam!!

Zt.Myvela nuk po ju kuptoj fare sepse keni dalur nga tema krejtesisht! Une ju pyeta se cfare deshet te na thoni me ate qe jeni sunni,,,kurse ju po me shkruani ajete te cilat nuk kan te bejne me temen fare! Kurse tani me shkruani se Zoti i juaj eshte Allahu vetem ate e adhuroni dhe aske tjeter ose tregoni qe libri juaj eshte kurani,,,Nuk mora asnje pergjegje nga pyetja qe kisha bere me pare!
Ja po ju pyes edhe njehere "Valle libri i juaj ju meson juve qe te beni dallime ose perqarje midis mezhebeve te tjere? Nese ju meson me tregoni ku dhe si? Ju lutem pergjigjuni pytjes shkurt dhe thjesht mos dilni jasht saj,,,Paqe! 
  
Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 29-01-2011, 22:09:35 »

ZOTI im eshte AI qe me ka krijuar, AI qe ka ne dore jeten time dhe gjithe krijesat e tjera .Ai te cilin e adhuroj dhe nuk adhuroj askend tjeter.Feja ime eshte Islami .Islami eshte e gjithe ajo qe me madheron Kurani dhe sunneti.,qofte adhurim ose perulje.
ALLAHU xh,sh.tjote:''Feja e pranushme tek ALLAHU eshte Islami (Alii I mran:19)
ALLAHU xh.sh.thote:''Ata(idhujt)qe i adhurojne (idhujtaret )pos ALLAHUT ata nuk krijojne asnji send ,po vet ata jane te krijuar .Jane te vdekur e jo te gjalle,dhe ata nuk e dine se kur do te ringjallen (adhuruesit e tyre )''(Nahl:20-21)
Kurani i Madheruar i sqaron njerezise njohjen e Krijuesit ,i vetemi i cili meriton te adhurohet dhe u kundershtohet mushrikeve dhe idhujtarise se tyre.
Ne nuk adhurojme dhe nuk i kerkojme  ndihme pos ALLAHUT,(  ata jan te vdekur ,ata as nuk shikojne, as nuk degjojne, as nuk ndihmojne.),keshtu ne jemi sa ma afer ALLAHUT xh.sh.
Ata pos ALLAHUT adhurojne c'do gje qe nuk u ben dem as dobi atyre,e thone:'
'Keta jane ndermjetesit tane tek ALLAHU(Junus 18)
Profeti jone Muhamad s.a.v.s.thote:Nuk rspektohet krijesa duke mekatuar para KRIJUESIT''Hadithi eshe shih.tra.Ahmedi.
Muhamedi s.a.v.s.thote:Kush shpik ne fene tone gje qe nuk eshte prej saj (kjo veper)eshte e refuzuar.Tra Buhariudhe Muslimi.



Postuar nga: Kijameti
« ne: 28-01-2011, 01:20:12 »

Selam!

Zt.Myvela ju thuani se une fort permbahem librit te shejt! Me thuani pra libri i shejte ju meson juve qe te beni dallime midis mezhebeve(shkollave)! Cfare do doje te na thoshe me ate qe jeni sunni! Pra e shihni se nuk mjafton vetem libri pa mesues!! Sic thashe edhe me pare kurani edhe ehlibejti nuk ndahen! Ai/ajo qe e le njeren pas dore do te jete i devijuar apo jo,,, Paqe!

Postuar nga: myvela dervishaj
« ne: 05-10-2010, 01:18:21 »

Une jam -suni dhe i permbahem librit te vetem dhe te me drejte me edukues KURANIT tone ,sepse une e kam frike ZOTIN tim dhe i nenshtrohem porosive te TIJ,sepse ai liber i ndritur u zbrit  PROFETIT TONE A.S. nga ZOTI I GJITHESISE,dhe MESHIREPLOTI .
Postuar nga: LONUSHJA
« ne: 05-10-2010, 00:38:49 »

jam e bashkangjitur   me fjalet e Kjametit  ne cdo comentim esht  corect ..Respekt  Kjameti...klm
Postuar nga: Kijameti
« ne: 17-03-2010, 12:39:54 »

Nje musliman i vertet duhet kapur per ate litar te sigurt,,,por duhet pasur kujdes se ke po e ofendon dhe ke po e lavderon,,,sic kishte thene me i dashuri jone Muhamedi s.a.v po ju le juve dy amanete te cmuara kur'anin dhe ehlibejtin(familjen) time,,, mbas meje keni kujdes se si do permbaheni ketyre dy gjerave te cmuara te cilat asesi nuk ndahen nga njeri tejetri deri ne diten e gjykimit...lume per ate qe kapet per kete litar te sigurt :)