Urime 1 vjetorin - Teologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Urime 1 vjetorin

    Urime 1 vjetorin

    · 1 · 1503

    • Postime: 1
    • Karma: +0/-0

    ne: 24-09-2007, 02:54:51
        
    Deri te:  Kryetari I BFI-se
    Rijaseti I BFI-se
    Shkup
    22-09-2007                   


    Lenda: Urime 1 vjetorin   

     Me te vërtetë nuk po dimi prej ku te fillojme  ta shkruajm  këtë leter exselenca juaj   z.reis el ullema kryetar I BFI-se  jeni tepër I preokupuar me defekte objective dhe subjective.
    Ne e dimë shumë mirë se si ju u ulet ne atë vend te bukur, duke i mbyllur dyert e Muftinive pse nuk jepnin nenshkrim për ti mbajtur zgjedhjet për kryetar, duke ju kercenu muftive  dhe antareve te kuvendit  me grupen e kondoves te Agim  Krasniqit, por ne edhe atë e dimi qe opinioni nuk e dinë se involvimi I tyre ka qenë me pazarllek për te cilën ju edhe sot e paguani dhe e paguajne besimtaret, por ju mos haroni se keni thënë se pas ardhjes suaj për kallashet nuk dote ket vend ne BFI por ajo nuk ndodhi se ajo prap është active.
    Tani dote flas për atë se çka keni bërë ju dhe njerëzitë e zgjedhur tuaj qe udhehiqni edhe me tutje me institucionin paradoksal. BFI - BI
    Së pari ju rikujtoj se ju z.te nderuar pastruat  Bfi-ne ne mënyrë te papare me herët  larguat njerëz te mirë, aftë, shkathet për pune  pa vendim te rijasetit,  por gjithë puntoret nuk I larguat edhe me tutje aty me juve han buke z.Jakup Selimovski, Ali Baragoni etj pse këta  persona nga BFI-ja nuk I larguat, parashtrohet pyetja ne interes te kujt ata aty qendrojne dhe veprojnë. Po kush janë ata ju me mirë e dini!!!
    Pastaj  punesuat njerëz nga teritoret e Muftinive  pa parashtruar kërkesë deri te organet dhe antaret e Muftinive  (Prone e Babes), se askush juve dhe këtyre njerëzve nuk ja u ka  prishur kurrë  Saddamit, Titos dhe Mau Cetungi e tjerë ,Por për ta tregu vehten se sa naiv jeni e xhahil kur dilni para ekraneve dhe ju drejtoheni besimtareve e mendoni se besimtaret nuk e njohin truprojen  tënd (alkoholi]arin I cili nuk din as te falet) QELIN I cili ja u siguron  prapanicen  se mos vaj halli  dikush… për truprojen e dytë dote flasim ne letren tjetër.
    Poashtu kur jemi te punsimet mundemi të flasim dhe tju tregojme se ju e shkelni kushtetun e Bfi-se pa meshire ne Fshi, Medrese si te meshkujve ashtu te femrave, rijaset,  konkretisht bëhet fjale për menaxhimin e puneve dhe puntoreve,poashtu do të potencoj edhe ket se ju z.kryetare jeni bërë si biber ne disa muftini për disa Mufti, kemi shumë shembuj por disa do tu a rikujtojme,rasti i Tetovës,  punsimi I sekretarit Xhemo Feratit ne muftinin e Shkupit, rasti i Gostivarit  dhe disa raste tjera ne disa muftini e posaqerisht  ne Muftinin e Shkupit e tjer.
    T`ju rikujtojme  se ndoshta keni haru se sa sektore te zbrazura  keni ne atë BFI paradoksal tju njoftoj me sektoret e zbrazura për momentin, e për disa prej fillimit te mandatit zeven.reis el ulema, drejtor I shoqates se ulemave, drejtor sektori juridiko finansiar, drejtor culture e me në fund drejtor medrese por ka edhe tjerë ….
    Do të shkojmë pak ne medresene e Sillares  pse  I  themi  kështu sepse  aty  janë punesuar gjithë  intelektualet  e fshatit kanë mbetur vetemse   ovqari  dhe  veterinari.
    Do të shkojmë te FSHI-ja dhe dot ju pyes pse deri sot nuk u zgjodh dekani? Kush ju pengon prej kujt u frigoni ?ose na tregoni se  me ket person ma lehtë e keni te manipuloni, apo keni ndonjë pazarllek qe ne nuk e dimi ?
    Tani do tju tregojme se ]fare sekretari gjeneral keni z.Reis el ulema (afrim Tahiri por ai është nexhis) a e dini ju se ky person ka punuar ne një shoqat sigurimi te jahudive dhe se atje ka punesuar musliman por edhe  hoxhallare e prej tyre janë disa puntore te BFI-se, ndoshta edhe mos qofshi te gjith bashke me juve dhe se për atë shoqate nga ministria e puneve te mbrendshme është hapur hetim për mashtrim dhe vjedhje dhe kerkohen personat e invollvuar aty.
    Ajo ]ka gjithë opinioni e posaqerisht shumica e hoxhallareve e dinë se ai ka bërë punsimin e njerëzve ne BFI me pazarllek ata te regjistrohen – antarsohen ne  shoqate, e pastaj  ai ti punson ne BFI pas këtij shkrimi nuk keni ]ka te presni me z.kryetare duhet këtij personi ti ja mbledhni kembet dhe koken. 
    Mos te harojm te permendmi poashtu ndryshimin e kushtetutes rregulloren e punës dhe te punsuarve e cila u deshte te jet gati nga sekretari gjeneral I juaji por ai nuk ka kohe te miret me këto pune gjithë atë e dimë dhe e kemi te njohur njeriu është I angazhuar edhe me pune private shteterore pas orarit te punës!!!???
    Tani do të shkojmë te Kuvendi I BFI  ju e dini se ju keni një kuvend I cili nuk funksionon  z.kryetar por haroni se mos funksionimi I tije juve ju ngarkohet dhe se ju jeni ai I cili e keni bllokuar,por ju haroni se injorimi I atij kuvendi është injorim I vetvetiut se ai ju ka zgjedhur si te keni haruar,ne baze te kushtetus te gjithë e dimë se  kuvendi  me se paku  dy here ne vit duhet te mblidhet?
    Pak do të flasim për rijasetin te cilin ju me një kohe e njihnit si rijaset I eger (ne deklaratat e juaja për një gazet te përditshme) e sot e keni zbut dhe disa mufti aty I keni bërë si kuklla për to do të flasim letren tjetër, sepse muftite ndegjojne dhe punojnë ne interes tëndin e jo te BFI-se, kur doni ju konvokoni mbledhje me nevojë ose pa nevojë askush nuk te kundershton, e me sa duket konvokon  mbliedhje vetemse kur është ne pyetje Haxhi e pas mbledhjes  (I shet haxhite, politike komuniste dhe e vjetër), a mendoni se kjo dot ju falet, ne e dimë se aty është profiti I dyfisht institucional dhe privat, por e dimi edhe një se si vitin e kaluar  na humben mbi 100 haxhi ???? për shitjen e haxhive  për vitin  2007 dote flasim ne letren tjetër me gjerë dhe me argumenta.
    Poashtu  te  permendim  rrastin e kurbaneve dhe lekurave se si i keni shitur dhe pse ata kurbana I keni therur ne Strumice e jo ne ndonjë qytet Musliman se ju jeni shumë patriot sa e dimi ne !!!???.....
    Këta ishin disa vërejtje kemi edhe tjera por ato do ti lemë për te shiquar  situaten se si do të zhvillohet dhe ashtu do të reagojme por me shujt assesi se koha nuk na premton qe ti bejmi dikujt qejf ose  punojme dhe  hecim para ose shkojme ne shtepi dhe askënd nuk e genjejme, genjejme ,genjejme….
     
    Sherimi
    1-   Së pari te rregulloni punën me zotin dhe te takoheni me shpesh mbrenda javës e jo vetemse ditën e xhuma kjo vlen për gjithë puntoret e rijasetit.
    2-   Të perpiqeni deri ne maksimum ta respektoni kushtetuten e hartuar nga ju.
    3-   Të respektoni gjithë organet e BFI-se dhe vendimet e marura nga ato organe edhe ne qoftë se bien ne kundërshtim me ideologjine dhe interesin tuaj.
    4-   Të bëni reduktimin e rijasetit dhe te punsoni hoxhallare te cilët së pari i frigohen Allahut e pastaj me aktivitetin e tyre  do tu a zbardhin  fytyren.

    Kete leter të hapur e kemi dorezuar ne disa muftini për freskim  dhe pregaditje, poashtu  disa antareve te kuvendit te BFI-se, poashtu e njëjta  gjindet  ne disa internet faqe.


    Ve selam alejkum ve rahmetu Allahi ve berekatuhu









    Ket leter e kanë shkruar disa hoxhallare (bamires) nga  disa muftini ne letren  tjetër inshAllah do të paraqitemi  me emra  dhe mbiemra.
                                                 
                                       

    « Editimi i fundit: 25-09-2007, 00:14:40 nga Aida »
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: