×

Zbulimi, Jezusi nuk u kryqëzua, thonë shkencëtarët

· 3 · 1249

Zbulimi, Jezusi nuk u kryqëzua, thonë shkencëtarët

· 3 · 1249

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-07-2010, 16:02:35
Letërsitë e lashta deri në shekullin e I pas Krishtit, përmendin "kryqëzimin"



Legjenda e ekzekutimit të tij është bazuar në traditat e kishës së krishterë dhe ilustrimet artistike, por jo tekste antike, sipas teologut Gunnar Samuelsson. Ai pretendon se Bibla është keqinterpretuar, pasi nuk ka referenca të qarta për përdorimin e gozhdëve apo të kryqëzimit - vetëm se Jezusi mbajti një “staurus” drejt kryqëzimit, i cili nuk është domosdoshmërisht një kryq, por gjithashtu mund të thotë një "shkop". Z. Samuelsson, i cili ka shkruar një tezë 400 faqe, pasi studioi tekstin origjinal, tha: "Problemi është se përshkrimet e kryqëzimit mungojnë në letërsinë antike. Burimet prej nga pritet të gjesh mbështetje për të kuptuar ngjarjet e kohës në të vërtetë nuk thonë asgjë”.

Letërsitë e lashta greke, latine, hebraishte, nga Homeri deri në shekullin e parë pas Krishtit, përshkruajnë një arsenal të ndëshkimeve, por nuk përmend askush "kryqin" ose "kryqëzimin”. Z. Samuelsson i Universitetit të Goteborgut, tha: "Si rrjedhim, kuptimi bashkëkohor i kryqëzimit si dënim është sfiduar rëndë. Dhe çka është edhe më sfiduese, është se në të njëjtën mënyrë mund të konkludohet në lidhje me historinë e kryqëzimit të Jezusit. Dhiata e Re nuk thotë aq shumë sa ne do të donim të besonim”. Çdo dëshmi se Jezusi u la i vdekur, pasi u gozhdua në një kryq, është në mënyrë të habitshme i rrallë - edhe në literaturën e lashtë parakristiane dhe ekstrabiblike si edhe te vetë Bibla. Z. Samuelsson, një i krishterë i angazhuar, pranoi se pretendimet e tij janë aq afër me zemrën e besimit të tij se që është e lehtë që njerëzit të reagojnë emocionalisht dhe jo logjikisht. Z. Samuelsson tha se tekstet reale të ekzekutimit nuk e përshkruajnë se si Krishti u bashkëngjit në pajisjen e ekzekutimit. Ai tha: "Kjo është zemra e problemit. Rrëfimet e teksti i pasioneve nuk është aq i saktë dhe i ngarkuar me informacion, sa ne të krishterë ndonjëherë duam që ajo të jetë”. Z. Samuelsson tha: "Nëse jeni duke kërkuar për tekste të cilat e përshkruajnë aktin e gozhdimit të personave në një kryq ju nuk do të gjeni asnjë përveç Ungjijve”. Shumica e letërsisë bashkëkohore përdor të njëjtën terminologji të paqartë - duke përfshirë tekstet latine.

Në thelb, as fjala latine ‘crux’ nuk i referohen automatikisht një kryqi, ndërsa fjala ‘patibulum’ i referohet rrezes. Të dyja fjalët janë përdorur në një kuptim më të gjerë. Z. Samuelsson tha: "Që një njeri me emrin Jezus ka ekzistuar në atë pjesë të botës dhe në atë kohë, është e dokumentuar. Ai e la një vend të qartë në letërsinë e kohës. Unë besoj se njeriu i përmendur është i biri i Zotit. Sugjerimi im nuk është se ne të krishterët duhet të refuzojmë ose të dyshojmë tekstin biblik. Sugjerimi im është se ne duhet të lexojmë tekstin ashtu siç është, jo si ne mendojmë se është. Ne duhet të lexojmë radhët e tekstit, e jo në mes të radhëve. Teksti i Biblës është i mjaftueshëm. Ne nuk kemi nevojë të shtojmë ndonjë gjë”.

Standard
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
LONUSHJA
#1 ne: 01-10-2010, 02:56:22
 pershendetje ,,, Te gjitha i keni ne  KURAN   :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#2 ne: 29-12-2013, 18:18:57
jezusi i vertete u kryqezua dhe denua nga pushteti qe sundonte edhe hebrenjte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super