Zoti... - Teologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zoti...

    Zoti...

    · 16 · 5723

    • Postime: 318
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 09-12-2007, 01:02:28
    Historia eshte shkeputur nga libri: Leter El Grekos - Nikos Kazanzaqis.
    Historine e tregon nje prift autorit. Prifti jeton ne malin Athos qe eshte mal vetem me manastire. Ne ate mal thone qe ska fare femra (as zogj femra, as insekte femra, eshte mal i shenjte)
    ...Nuk eshte vuajtje me thote, dhe pernjeheresh zeri i tij u forcua, nuk eshte vuajtje, eshte gezim. Gezim i mallkuar, i bekuar. Prej vitesh perpiqem ta kuptoj, por nuk mundem, prandaj te kam thirrur, kerkoj ndihme...
    - Prej shume vitesh mor bir kam kerkuar te shoh zotin, por nuk kam arritur, gjate shume viteve jam perkulur dhe kam thirrur: "Mire une qe jam i padenje per per ta pare zotin por te pakten te ndjej pranine e tij" Therrisja, qaja, rrija pa ngrene por me kot, zemra ime nuk hapej qe te hynte zoti. Lutja nuk me bente asgje, as te pangrenet as vetmia. Nuk ishte kjo rruga drejt zotit.
    Nje dite igumeni me dergoi te shoh nje ferme poshte ne Selanik. Ishte vere. Kisha 20 vjet qe nuk kisha dale nga manastiri, 20 vjet qe qe nuk kisha degjuar te qeshuren e nje femije, 20 vjet qe nuk kisha pare nje grua. I burgosur prej 20 vjetesh po thithja ajrin e paster te fushes. Ne mbremje me erdhi nje grua qe te me sillte ushqimin ne prag te portes. Por une nuk e haja pikerisht sepse ma sillte nje grua. Ajo vinte ne mengjes edhe e merrte perseri. Hezitonte nje cast sikur donte te me pyeste pse nuk haja, por nuk guxonte. Megjithate, nje mbremje ishte e diele, ajo kishte lare floket dhe ishte veshur me rrobat e te dieles, nje fund me qendisje te kuqe. Bente vape edhe ajo kishte zberthyer pak bluzen e i dukej pak gusha. Ajo erdhi dhe vendosi pjaten dhe veren mbi tavoline kesaj rradhe, dhe e di perse? Sepse ishte e porsalare? Sepse ishte e clodhur?
    Banja, parfumi dhe nje kopse e zberthyer mund ta ndihmonin tunduesin te sundonte nje burre. Ajo mori zemer e me tha. - Ka disa dite qe nuk ke ngrene At Ignat. Pse? Une nuk iu pergjigja, ajo nuk po ikte. Ti je dobesuar At Ignat, trupin e ka bere zoti edhe ne atij duhet ti japim per te ngrene. - Largohu Satana thashe me gjysem zeri. Gruaja u tmerrua dhe nxitoi drejt daljes. Por kur e pashe qe po afrohej te dalja u tremba, u tremba se mos me ikte. E arrita dhe e kapa per flokesh. E fika llampen dhe ashtu per flokesh e hodha ne shesh. Une hungerija si dem, ajo heshtte. Shtrengova shallin e saj te kokes dhe nje te tundur i i zbertheva njeherazi jelekun. Sa vite kane kaluar qe atehere? Tridhjete? Dyzet? Hic ska kaluar, koha eshte ndalur. Ke pare ti kohe te ndalur. Kam tridhjete vjet qe une i zberthej jelekun dhe ai akoma nuk eshte zberthyer i teri.
    E mbajta deri ne agim, nuk e lashe te ikte. Cfare kenaqesie qe ishte, o zot, cfare lehtesimi, cfare ringjallje! Gjate gjitha jetes sime une kisha qene i kryqezuar, ate nate u ringjalla. Dhe ka akoma nje gje me te tmerrshme; per here te pare une pashe zotin. Vetem ate nate e kam pare. Vetem ate nate zemra ime u hap dhe zoti hyri brenda meje.

    • Postime: 1209
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 09-12-2007, 10:27:09
    Libri eshte madheshtor, Kazanzakis, po ashtu...ky fragment...hyjnor.. ...
    Zoti............... ................... ......

    • Postime: 3003
    • Karma: +5/-1
    • Gjinia: Mashkull

    #2 ne: 10-12-2007, 02:00:47
    Nuk e di perse ju ben aq shume pershtypje... Eshte normale qe femra te te duket objekt adhurimi gjersa per 30-40 vite nuk ke degjuar ze femre, te mos flasim per me shume.

    • Postime: 318
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #3 ne: 10-12-2007, 18:35:56
    Mua per veten e ime me ka bere shume pershtypje perderisa e kam shkruar ketu; nuk ta shpjegoj dot pse :S Me vjen keq qe se kam shkruar fjale per fjale, mbase do ju bente me shume pershtypje.
    Me c'shikoj edhe chekevara e paska lexuar.
    Chekevara ke lex ndonje liber tjeter te Kazanzaqis?

    • Postime: 1209
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #4 ne: 12-12-2007, 11:23:33
    Kapetanios mihalis dhe Zorbas....Tentacion i fundit, nuk e kam lexuar te gjithin(nga ku ke marre dhe fragmentin ti)  jam ne vazhdim......
     Ne epitafine tij ne heraklion shkruhet: den elpizo tipota, den fovame tipota, eime elefteros--nuk shpresoj asgje, nuk kam frike asgje, jam i lire..........fjale madheshtore,,eee......

    Pershendetje Informacione....

    • Postime: 318
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #5 ne: 12-12-2007, 18:03:13
    Kapedan Mihali, Zorba, Krishti kryqezohet përsëri dhe këtë.

    Është i ckisheruar nga kisha dhe nuk u lejua te varrosej ne një varreze otodokse. Epitafi shumë i saktë ;)
    « Editimi i fundit: 12-12-2007, 20:14:39 nga erlehta »

    • Postime: 6
    • Karma: +0/-0

    #6 ne: 03-01-2008, 01:47:32
    kru diskutohet per Zotin apo per 1 liber?

    • Postime: 334
    • Karma: +3/-0
    • Gjinia: Femer

    #7 ne: 07-01-2008, 13:05:29
    me pelqeu shume fragmenti i librit por do te doja te mos hynim shume ne perceptimin e tille te Zotit . Zoti nuk eshte ne deshirat apo thjeshte ne gezimin tone. 

    • Postime: 1209
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #8 ne: 07-01-2008, 14:32:54
    Zoti eshte kudo dhe gjithçka....nganjeh ere edhe ne jemi " zoter" te deshirave tona......apo jo Lizi?.....
    Sidoqofte Zoti eshte i te gjithve, apo te gjithe jane te Zoti-t....nuk ka Zot te "unifikuar" (sikurse disa njerez kerkojne ta "paraqesin").....me pak fjale kete ka dashur te thote i madhi...KAZANXAKIS. ......

    • Postime: 1210
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #9 ne: 22-01-2008, 22:53:51
    Zoti është ai, ashtu siç e formojme ne,siç e njohim ne,siç na duket ne ne logjiken tonë!Po t`mos ishte njeriu ta zbulonte ,krijonte,shpikte dhe njihte atë me logjiken e tij,Zoti nuk do të ekzistonte.Kurani e thot gadi mirë: Zoti është krijuesi i pergjithshem i plotfuqishem,i perhershem,i pakufishem ne kohe dhe hapësirë,çdo gjë qe njohim apo nuk njohim i takon atij dhe është ai vet!
    Kur kjo të pranohet dhe zbatohet kështu siç shkruhet ne Kuran edhe nga feja,atëherë feja ciladoqofte ajo e jo vetëm ajo Islame do duhej te korigjohej radikalisht!Nëse Zoti është kenaqesia trupore, nga seksi,ushqimi,muzika,fjala,mendimi etj...atëherë kjo është e natyrshme.Me plot te drejtë e thot prifti i burgosur ne manastiret greke për 20 vite se Zotin e gjeti ke femra e përmendur.E them me te drejtë sepse  secili quan Zot atë qe i pëlqen apo i duket atij!Çka mungon këtu është ajo qe kenaqesia jonë,gjegjesisht e dikujt nga ne veç e veç,nuk është për te gjithë i njëjtë siç dhash disa shembuj pak me pare.Ky zot qe ne e njohim nga kenaqesite dhe ndjenjat tona ,ky s`mund te njihet si Zoti  ne kuptimin gjeneral siç e perkufizon muhamedi ne Kuranin e tij qe pastaj prap e parcializon dhe e minimizon duke e zbritur ne pozita te policit,gjykatesit,xhelatit,spionit etj...detyra këto te cilat ai vet i urdhëronte te bëheshin por s`mund ti kryenin njerëzitë e tij!
    Gabimi i seciles fe qëndron ne atë qe per qellime te ndryshme klasore dhe materiale njeriun e ndane nga Ky ZOT duke e bërë rob dhe skllav te tij kur ai veç ne perkufizimin e Kuranit dhe te shumë feve është një pjesë e këtij Zoti  i cili është :


    ..."krijuesi i pergjithshem i plotfuqishem,i perhershem,i pakufishem ne kohe dhe hapësirë,çdo gjë qe njohim apo nuk njohim i takon atij dhe është ai vet!

    • Postime: 17
    • Karma: +0/-0

    #10 ne: 22-04-2008, 15:31:24
    Zoti eshte Nje dhe nuk ka te dyte, e as nuk duhet te adhuruar tjeter pos tij, Ai ekziston pavarsisht nga subjekti i njohjes - individi.
    Nuk mund te kete asnje krijim pa Krijues.

    • Postime: 7
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #11 ne: 19-07-2009, 00:54:48
    Zoti egziston vetevetiu , nuk i ngjan askujt nuk i perket askujt ne i perkasim atij ne jemi rober te tij .

    Ndersa dikush qe injoron  dhe nuk beson ate egzistojne dy gjera :

    1.Ose eshte i paditur

    2.Ose di dicka te pavlere
    *


    #12 ne: 02-10-2010, 05:47:58
    Zoti esht krijuesi i gjithesis   atij si perngjan askush ska shok dhe pa mundesin e tij  askush smundet me be asgje ,,vetun ai kur don  thot behu  dhe behet !!! atij i qofshim fal dhe faleminderimet vetun atij i takojn askujt tjeter ai esht sunduesi i gjithesis !                                                                               

    • Postime: 1416
    • Karma: +13/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #13 ne: 02-10-2010, 14:06:16
    Shume terheqes :)

    • Postime: 570
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #14 ne: 12-01-2014, 12:02:37
    njeriu nuk ka shqisa per te pare, per te kuptuar apo per te rebeluar zotin, por zoti nuk mund te jete zot qe eshte nje term absurd, ndoshta vjen nga admirimi i heshtur per zoterinjte e shenjte qe shfaqen gjithandej

    • Postime: 11424
    • Karma: +336/-221
    • Gjinia: Femer

    #15 ne: 12-01-2014, 21:09:20
    Njeriu eshte i paditur dhe skllav i nje zoti(jo ne kuptimin teologjik). Duke pasur frike nga e panjohura vdekja ai beson ne zot me shprese qe ka jete te pertejme. Pra zoti eshte instikt njerezor.
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: