Fasulja (Groshët) - Tryeza

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fasulja (Groshët)

Fasulja (Groshët)

· 4 · 2249

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 03-03-2011, 16:57:26
Fasulet jane burimi i nje prej tete ushqimeve te rendesishme te cilat njeriu nuk i merr mjaftueshem ne dieten e tij.
Ato jane konsideruar si ushqim i shëndetshëm sepse per shkak te proteinave te tyre bijne në kategorinë e grupit ku ben pjese mishi dhe grupit te bishtajave.

 Fasulet përmbajne vitaminë A, vitaminë B, vitaminë C dhe vitaminë E(vitamina e rinise).Jane te pasura gjithashtu me minerale, kalium, hekur, fosfor,kalcium, fibra dhe proteina (me shume se cdo bishtajor tjeter) me vlerë që lidhen shpesh me mishin.Kjo i bën fasulet një alternativë ideale per vegjetarianët ose për ata që duan të kufizojë konsumin e produkteve të mishit.Një nga arsyet pse fasulet duhet të jene pjesë e dietës sone të përditshme është se janë plot me fiber.Ato permbajne fiber me shume se cdo bishtaje tjeter.
* Fasulet mund të ndihmojne ne parandalimin e anemise sepse jane te pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht hekuri.
* Fasulet jane shumë te dobishme në kapsllëk.Ato janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye janë të përshtatshme për funksionimin e zorrës së trashë, për të zvogëluar problemet e kapsllkut, hemorroideve dhe problemeve të tjera të zorrëve. Ato kane gjithashtu veti të spastrimit, zbutës dhe nxites urinimi dhe është marr si një zëvendësues në trajtimin e sëmundjeve reumatike.
* Është e rekomanduar për njerëzit që duan të ndërtojnë muskujt dhe të bëjnë trupin e tyre të fortë, sepse fasulet përmbajë të paktën 20% proteina dhe janë të larta në karbohidrat
* Studimi tregon se të gjitha llojet e fasuleve mund të ndihmojë ne uljen e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve në trup, sepse fasulet përmbajnë vetëm 2-3% yndyrë.
*Fasulet janë të shkëlqyeshme për të parandaluar dhe trajtuar diabetin.
*Fasulet e zeza janë të pasura në komponimet antioksidant te quajtur anthocyanins.Ato përmbajnë gjithashtu hormone bimore te quajtur phytoestrogens, të cilat janë të lidhura me mbrojtjen kundër kancerit të gjirit dhe te prostatës e janë gjetur se reduktojnë në mënyrë dramatike rrezikun e osteoporozës, kur përfshihen në dietë të rregullt.

Keshilla:Kur konsumoni fasule eshte mire te kufizohet perdorimi i proteinave te tjera sic eshte mishi ose peshku per shkak se aparati tretes rendohet teper.
« Editimi i fundit: 12-02-2020, 15:37:02 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-10-2019, 11:45:05

 

Si t’i zgjidhni
Zgjidhni fasule që janë të forma të plota sa më të bardha dhe të pastra të jenë aq më të mira janë.

Si t’i ruani

Fasulet hyjnë tek produktet që mund t’i ruani për një kohë të gjatë. Mjafton që t’i vendosni në një vend të thatë dhe do të mund t’i ruani gjatë të gjithë vitit. Mund t’i ruani në një thes apo qese pëlhure.

Këshilla shtesë

Për t’i ulur kohën e zierjes, mund t’i vendosni fasulet një natë më parë në ujë që të zbuten dhe më pas mund t’i zieni, duke i shtuar qepë dhe zarzavate të tjera sipas shijes./AgroWeb.org

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-02-2020, 15:38:25
 

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës. 10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018. /Monitor

  • Postime: 718
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-03-2021, 22:33:14
 

A e keni ditur se fasulet shërojnë këto sëmundje mjaft të përhapura? Fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese, që janë thelbësore për shëndetin tonë, gjë që shpjegon pse ato janë një ushqim kryesor në shumë kuzhina kudo në botë.

Fasulet mund të ofrojnë nivele të konsiderueshme të fibrave dietike, folateve, fosforit, bakrit, proteinave, hekurit, magnezit, kaliumit dhe vitaminës B1.

Një filxhan i vetëm përfaqëson të paktën 20% të kërkesës suaj ditore për këto lëndë ushqyese; për disa nga këto minerale thelbësore dhe vitamina, ato japin më shumë se 40% të sugjerimit ditor.

Gama e ndryshme e ushqyesve çon natyrshëm në një listë mbresëlënëse të efekteve shëndetësore që kanë fasulet.

Përfitimet më të dukshme shëndetësore përfshijnë aftësinë e tyre për të detoksifikuar trupin, për të përmirësuar tretjen, uljen e presionit të gjakut, uljen e niveleve të kolesterolit, rritjen e masës muskulore, menaxhimin dhe uljen e rrezikut të diabetit, stimulimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit etj.

Menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak
Niveli i lartë i fibrave dietike që gjenden te fasulet është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë diabetin, ose të ulin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ushqimet me fibra të lartë mund të rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak dhe insulinës në trup, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të energjisë.

Ulin nivelin e kolesterolit
Një përfitim tjetër i madh i fibrave dietike është aftësia për të ulur nivelin e kolesterolit LDL dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Duke siguruar një ekuilibër të shëndetshëm të kolesterolit.

Më shumë energji
Fasulet janë një nga burimet më të mira të proteinave bimore që mund të shtoni në dietën tuaj, pasi një filxhan i vetëm ofron gati 15 gramë proteina.

Proteina zbërthehet në aminoacide të rëndësishme që përdoren për prodhimin e energjisë dhe rritjen e indeve të muskujve.

Forcojnë sistemin imunitar
Edhe pse sasia e vitaminës C nuk është aq e lartë sa në perimet ose frutat e tjera, ajo përmban më shumë se 10% të rekomandimit tuaj ditor në çdo filxhan fasule. Kjo mund të stimulojë sistemin imunitar dhe të promovojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër patogjenëve të huaj.

Përmirësojnë shikimin
Fasulet janë të njohura për ndikimin në përmirësimin e shikimit. Vitamina A në mënyrë specifike ul stresin oksidativ në retinë, duke ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së degjenerimit makular dhe zhvillimin e katarakteve.

Parandalojnë osteoporozën
Lista e mineraleve që gjenden te fasulja përfshin fosfor, magnez, bakër dhe mangan; të gjitha këto luajnë një rol në densitetin e mineraleve të eshtrave. Rritja e marrjes tuaj minerale do të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, duke ju mbajtur të fortë dhe aktivë, pavarësisht viteve.

Përmirësojnë tretjen
Përfitimi shëndetësor më i njohur i fasuleve është ndikimi që mund të kenë në tretje. Fibra dietike është në gjendje të stimulojë prodhimin e lëngjeve të stomakut dhe të promovojë lëvizje peristaltike, e cila i mban zorrët të lëvizin normalisht.

Konsumimi i rregullt i fasuleve të pasura me fibra mund të ndihmojnë në parandalimin e shenjave të kapsllëkut, duke ulur gjithashtu rrezikun tuaj nga hemorroide dhe ulcera. /Rd.al

Temat e fundit