Receta per burek - ja si behet byreku - Tryeza

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Receta per burek - ja si behet byreku

Receta per burek - ja si behet byreku

· 13 · 8563

  • Postime: 31
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-12-2006, 06:16:36
 

Byrek me spinaq

Për 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji (500g), ujë 300 g (6 filxhanë kafeje),kripë. spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 g, vaj 1/2 filxhan çaji, kripë, piper. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë ( miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet ). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë,i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
« Editimi i fundit: 21-10-2020, 11:00:35 nga M A X »

  • Postime: 31
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-12-2006, 06:20:35
Hajt po i tregoj femrave si te gatuajne byrek me domate dhe salmon. :P
Përbërësit për katër persona:

200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min

Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-12-2006, 06:25:53
Hajt po i tregoj femrave si te gatuajne byrek me domate dhe salmon. :P
Përbërësit për katër persona:

200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min

Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen më fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.



 uvdeksha un qe qenke be guzhinjer ti LOL  po hajt mesoju njeher si behet corba me mercimek ketyre se ate e ke specialitet tine LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

PS un te shoqeroj me pilaf :P

  • Postime: 31
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 10-12-2006, 08:52:08
e don se si bëhet çorba(supa)me mercimek(lentil-eng)ti?
po re ta mesoj un ty dhe gjith atyre qe se dinë.
shkon ne supermarket,e blen supen te gatshme nga ato 500 lekshet.
e hedh një një tenxhere gjele dhe për 4-5 vet i hudh 5-6 gota uji me ujë.e ven ne sobe dhe e len për afro 8-10 min.gjatë momentit qe ajo është duke u bërë ti i hedh afro gjys kile miell dhe e trazon mir e mir.do presësh 10 min dhe e heq nga soba.
kështu pergatitet.është mirë qe te sherbehet e ngroft. :D

o popull se mos filloni dhe ju ta bëni re se?mos e provoni se si ravani ka për te dalë. :D :D :D

hajt tani mesoja pak se si behet pilafi me groshet? LOL LOL LOL

#4 ne: 11-12-2006, 21:19:02
uuuuuuuuuu goja leng po me kullon!

  • Postime: 31
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-12-2006, 11:41:33
kush ishte ajo e uruara qe do bente petulla?
sa te besh i ke te shitura.mos guxo tia japesh ndonjerit se te vrava me petull ne goje.
ato i dua gjitha vete.:D:D:D:D:D  LOL

#6 ne: 13-12-2006, 22:52:35
Dua petulla me kos ...amani kush me beson qe me vjen dallge dallge nga mengjesi deri ne darke!

  • Postime: 31
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 14-12-2006, 15:08:09
po beji pra ça pret.beji te hame edhe ne ndonje.te te shofim nje her se si gatun.:D

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 21-12-2006, 22:36:43
po beji pra çfarë pret.beji te hame edhe ne ndonjë.te te shofim një her se si gatun.:D

Ne i themi :petulla te fryra"



Cna bet per te vene Tiganin tani ne zjarre :D

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 21-12-2006, 23:05:04
O korcaro te paska mesuar mami te besh byrekun :D LOL LOL

Ku ke humbur ti loci "i vogel" LOL  :P  :perqafim :perqafim

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 21-12-2006, 23:30:59
Dua petulla me kos ...amani kush me beson qe më vjen dallge dallge nga mëngjesi deri ne darke!



Ueeee per zotin u futa me kerku se si behen petullat .......se me kishte shku menia...jo se une po ti bej do me dalin te mira po hajt mo sa me heq nepsin....

Hajde na thoni si behen petullat edhe me gramatura se me keto te maturat me sy nuk jam shume e mire une :D

  • Postime: 2494
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 07-03-2007, 12:19:43
Menyra me e thjeshte per te bere byrek eshte kjo

per nje tepsi normale duhet 400gr miell e perzien me kripe tre luge gjelle me vaj qe ta mbaj brumin te bute , dhe uje te vakur i perzien derisa brumi te behet elastik e ndan ne dy pjese brumin  e mer nje pjese e hapen pete te madhe shume dhe e lyen me gjalpe pastaj e palos peten ne forme katrore e fut ne frigorifer per 3min, vazhdon me peten tjeter po njelloj , mer pjesen katro qe e leme 3min ne frigorifer e hapim prap me okllai sa eshte tepsia hedhim gjellen e per pergatitur , dhe pjesen tjeter e hapim per siper dhe e lyejme me gjalpe siper e futim ne fure  dhe kur e nxjerim nga fure e mbulojme me picete per 5min   , e thjeshte dhe e shpjejte  provojeni se nuk do zhgenjejeni do ju shkrihet byreku ne goje.




Lisa per petullat  menyja e thjeshte vetem me sy jo me gramatura

marim 3 gota uje me miell  hedhim pak kripe pak vaj dhe maja , i perziejme mire dhe brumi duhet te jete pak i ujshem jo shume i forte i rreh mire me dore derisa brumi te shkeputet nga dora, lere te vije brumi derisa te behet me sycka mer nje ene me uje lagi duart qe mos te te ngjitet brumi hape ne tigan, dhe duart do ti lagaesh sa here qe mer brumin , besoj se do ngelesh e kenaqur nuk te mundojne shume .

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 08-03-2007, 02:36:56
o leni po rrofsh mi moter se i kisha harruar petullat une.......neser qe jam pushim do me besh te bej petulla tani......
Do te te them si me dolen......:)

Temat e fundit