Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-03-2021, 12:00:29 »

Postuar nga: +ERELA+
« ne: 06-01-2011, 09:01:03 »

une per vete i adhuroj e sdua tia di shume se sa kalori kane :)
Postuar nga: M A X
« ne: 06-01-2011, 00:30:33 »

Krepat janë shndërruar në një prej ushqimeve më popullore të dekadës së fundit në Shqipëri dhe kamerat e emisionit të pasdites në Top Channel hetuan zanafillën e tij në vendin tonë.

Ndonëse në botë gatuhet që prej më shumë se 200 vitesh, krepat në Shqipëri janë një fenomen i ri, të paktën të quajtur me këtë emër.

”Kemi zbuluar se në vendin tonë krepat bëheshin që në fillimin e shekullit të kaluar, por natyrisht quheshin ndryshe. Në Korçë ato kishin emrin e petullave të fshira, në Dibër petulla në plloçë ndërsa në Kosovë palaçinka”, deklaron Gëzimi, i pari që hapi një kreperi të mirëfilltë në Tiranë.

”Ideja na u krijua pasi kemi punuar për vite të tëra jashtë shtetit. Formula e një krepi është shumë e thjeshtë. Për brumin, mjafton miell, vezë dhe qumësht, e pak sekonda në zjarr”, vazhdon zotëruesi i patentës se krepave për Shqipërinë.

”Nuk ka një krep të veçantë, secili është i veçantë. Për ata të kripurit kemi përzgjedhur shije të pjatave të ndryshme, ndërsa ata me shije të ëmbël janë thjesht kombinime”.

Ndonëse në Tiranë ekzistojnë disa pika kreperie të mirëfilltë, popullariteti është aq i madh sa që do të vazhdojë të rritet. Ndërkohë, për të shijuar gatimet e rrjeteve të Gëzimit, çdo ditë shkojnë klientë nga mosha 2 deri në 80 vjeç. /top channel