Konkursi i parë i gastronomisë në Shqipëri. Marrin pjesë 30 shtete që do të vlerësojnë kuzhinierët shqiptarë duke zgjedhur më të mirin.
Një tortë 100 metra e gjatë, ka çuditur kryeqytetasit mbrëmjen e djeshme. E vendosur në kopshtin hotel Rogner, ëmbëlsira e gatuar me përkushtim nga student e shkollës hoteleri turizëm, ka pasur klientët më të shumtë që ka parë ndonjëherë. Konturi me krem të bardhë, ndërsa sipërfaqe kuqonte e gjitha nga luleshtrydhet. Ishte hera e parë që në Tiranë, shfaqej një tortë e përmasave të tilla.
Realizimi i saj është bërë me rastin konkursit të parë të gastronomisë në Shqipëri. Në këtë panair i cili do të zgjas 3 ditë do të marrin pjesë 30 vende të botës, duke përfaqësuar tradita e gatimit të tyre. Ndërsa për Shqipërinë është hera e parë që i mirëpret këto shtete. Mjeshtra të gatimit nga e gjithë bota do të shpalosë talentet e tyre.
Nga ana tjetër ata që do të garojnë duke synuar të rrëmbejnë vendin e parë janë katër restorantet më prestigjioze shqiptare. Janë përzgjedhur kuzhenjerët më të mirë, këta me dëshirën e tyre, kanë përzgjedhur recetën me të cilën do të marrin pjesë në konkurs. Me gjithë përmbajtjen strikte në to, do të vlerësohet shumë dhe fantazia e personit që do gatuaj.
Mbrëmja e 8 Majit ishte vetëm një prezantim i asaj që do të ndodhë dy ditë e ardhshme. Ambientet e hotelit do të flakërojnë dhe gumëzhijnë nga zhurmat e gatimit. Fjalën hyrëse të këtij konkursi e Mbajti Ministri i bujqësisë dhe ushqimit Emin Gjana i cili e përshëndeti këtë aktivitet të rrallë për vendin tonë.
Më pas ministri ju afrua tortës gjigande por ngurojë të ta provonte atë. Askush se mori vesh se përse nuk u ëmbëlsua pak ministri.... I mjaftojë të përdorte thikën për ti bërë një prerje gjatësorë, si për të dhënë sinjalin që të gjithë kishin të drejtë të merrnin ndonjë racion.
Më pas pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve, u qerasën nga kuzhinierët e caktuar për shpërndarjen e tortës. Por si në çdo rast tjetër këtu në vendin ton, rregullin aq shumë të dëshiruar, nuk mund ta çojmë dot deri në fund. Trafiku i pjatave që vërshonin drejtë saj nuk kishte të mbaruar.
Ca nga kureshtja dhe ca të tjerë nga uria dhe në fund ngeli një sipërfaqe që të jepte përshtypjen e një rrobë të grisur nga të gjitha anët. Mjafton që të gjithë të jenë ngopur, pasi ky ishte edhe misioni i saj. Njëqindmetërshi i ëmbëlsirë të linte vend për të shkuar me një cep dhe të rrëmbejë sa të mundje.
Kishte nga ata që kishin marre qese bosh me vetë dhe kur ikën i mbushën plot. Më tej ministri Gjana vizitojë të gjitha firmat që po paraqesinin produktet e tyre në këtë panair.
Ajo që të binte në sy ishte akullorja e cila dekorohej me shumë elegancë nga mjeshtri italian. më pas kotelet e ndryshme me fruta të prera me shumë mjeshtëri. Në frutën e shalqirit ishte realizuar shqiponja dy krenare.
Modrrnëja dhe tradicionalja këtë herë ishin mëshiruar në ushqime e pije. Ata që kishin ekskluzivitetin ti provonin të parët ishin ministri dhe biznesmenët, ndërsa të tjerët... prisni radhën.
Gazeta Shekulli Online