×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 03-07-2020, 12:08:44 »

Chad Sanborn, specialist i sëmundjeve infektive, në West Palm Beach, FL, thekson rëndësinë e qëndrimit për të paktën 2 deri në 8 metra larg nga çadrat dhe pushuesit e tjerë – sa më shumë që të jetë e mundur, madje edhe kur jeni në ujë. (Kur nuk jeni në ujë, një maskë cope për fytyrën mund t’ju sigurojë më shumë mbrojtje.)

“Kjo nënkupton që të provoni të vizitoni plazhe më pak të mbushur me njerëz, ku distancimi shoqëror mund të jetë më i lehtë”,- shton Dr. Sanborn.

Lexo Edhe:
Ja se çfarë ndjen bebja në bark kur nëna është e mërzitur
2 metra është minimumi i distancës – ky është rezultati i studimit të botuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive. Grimcat e koronavirusit mund të udhëtojnë midis 2 dhe 8 metrave.

“Pra, ju do të jeni të ekspozuar ndaj përqendrimeve më të ulëta të virusit në një distancë më të madhe”,- tha Dr. Sanborn.

“Ndërsa qëndrimi 8 metër larg nga të tjerët mund të jetë një shans mjaft i ulët për infeksion. Të uleni në skajin më pak të përqendruar të plazhit, mundësisht të tërhiqeni nga turmat, do të ishte këshilla më e mirë në këtë verë.”

Dr. Sandborn shton se duhet të përpiqeni të kufizoni edhe numrin e njerëzve me të cilët qëndroni në plazh.

“Ju e dini që festat tashmë, edhe pse të dashura për të gjithë, nuk mund të jenë aq argëtuese sa çdo vit dhe arsyeja, kuptohet, është distance sociale”.

Dhe, sigurisht, nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikoni të infektoni të tjerët./rd.al
Postuar nga: InfoZ
« ne: 03-07-2020, 12:07:53 »

 

Dëshira për ta kaluar verën në vende si pishina ose plazhe është më e fortë se kurrë këtë vit. Pasi kaluam kaq shumë kohë në karantinë, është e natyrshme që ne dëshirojmë të dalim dhe të argëtohemi!

Edhe nëse pikat tona preferuara të notit janë rihapur, është ende e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra për të mbajtur veten të sigurt nga COVID-19.

Le të fillojmë me disa lajme të mira: Sipas CDC, aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi mund të përhapet përmes ujit në pishina, vaskave të nxehta ose në zona lojërash me ujë.

Faqja shpjegon: “Për më tepër, funksionimi i duhur i këtyre vendeve ujore sipas rregullave dhe dezinfektimi i ujit me brom duhet të çaktivizojë virusin”.

Kjo mund të bëjë që të supozoni se pishinat janë vendi më i sigurt për t’i përmbushur nevojat tuaja të verës, por trupat natyrorë të ujit kanë mënyrën e tyre të vetë-pastrimit.

“Shpërndarja e shpejtë e çdo agjenti infektues në lëvizjen turbulente të ujit, siç është deti apo liqeni, mund të zvogëlojë rrezikun e marrjes së një infeksioni nga kontakti ose zhytja në ujë”, tha Sudeb Dalai. Por ka më shumë për t’u marrë parasysh, si numri i madh i sipërfaqeve të përbashkëta ku virusi mund të përhapet në pishina publike.

Mendoni për këtë: Sa sipërfaqe prekni në një vizitë normale në pishinë?

Roberta Lavin, profesoreshë e mjekësisë në kolegjin e infermierisë në universitetin e Tennessee tha: “Për fat të mirë, larja e duarve tuaja shpesh në pishina duhet të ndihmojë në uljen e këtij rreziku ashtu siç ndodh në jetën tonë të përditshme”.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është madhësia, pishinat publike janë përgjithësisht zona më të vogla krahasuar me plazhet e liqenit ose detit.

CDC ende rekomandon mbajtjen e praktikave të distancës sociale, e cila padyshim bëhet më e vështirë kur ka më pak hapësirë ​​në dispozicion për të mbajtur midis jush dhe të tjerëve.

Edhe plazhet mund të jenë shumë të mbushur me njerëz, kështu që mendoni mirë përpara se të vendosni se ku do të pushoni./rd.al