×
Hyrja
Profili

Alberie Hadergjonaj vs. Arkiva Shqip

Alberie Hadergjonaj vs. Arkiva Shqip

· 1 · 383

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-09-2020, 21:31:51
 

Albërije Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip janë përfshirë në një debat që dashur padashur u bë mediatik.

Ishte Albërija e para, e cila bëri të ditur ndërprerjen e kontratës me Arkiva Shqip, ku me anë të një videoje që shpërthenin fishekzjarre tha se “po festonte shkëputjen e çdo bashkëpunimi me Arkiva Shqip”. Prej vitesh të dyja palët kanë pasur një kontratë dhe çdo videoklip i Albërijes është hedhur në kanalin Arkiva Shqip. Ndërsa pas ndërprejes së kontratës, videot janë fshirë nga kanali, duke bërë që këngëtarja të reagojë me tone të ashpra duke thënë se “i kanë fshirë të gjithë historikun e karrierës”.
 Ndërsa Arkiva Shqip nga ana tjetër ka publikuar dokumentin e firmosur nga Albërija, në të cilin shkruhet se këngëtarja ka rënë dakord për fshirjen e klipeve nga ky kanal, pasi dëshiron t’i menaxhojë vetë, në kanalin e saj.
Debati nuk ka mbetur vetëm në rrjetet sociale, ku replikat nga të dyja palët kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme, por është zhvilluar edhe në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Të ftuar në studio kanë qenë Anxhela Faber dhe Aldor Nini, përfaqësues të Acromax Media, ndërsa në lidhje direkte nga Amerika ka qenë vetë Albërija.

Përballja në studio ishte me tone të ashpra, ndërkohë që të dyja palët pretendonin gjëra të ndryshme. Sipas përfaqësuesve të Acromax, këngëtares i janë ofruar dy mundësi zgjedhjeje në momentin e ndërprerjes së kontratës – të fshihen të gjitha videot e vjetra nga kanali i Arkiva Shqip dhe të publikohen në kanalin e Albërijes ose videot e vjetra të qëndrojnë tek Arkiva Shqip dhe të mos publikohen te kanali i ri i Albërijes. Sipas tyre (dhe dokumentit të publikuar nga Arkiva Shqip), Albërija ka zgjedhur opsionin e parë.
Ndërkohë që Albërija akuzon Arkiva Shqip për shfrytëzim, këta të fundit e akuzojnë atë për shantazh.

Çështja duket se s’do të ngelet me kaq, pasi Albërija është e vendosur t’i shkojë deri në fund pasi shprehet se ka marrë një avokat.

 

 

Temat e fundit