×

Amanda Pellumbi, do të pushtoj kinemanë !

Amanda Pellumbi, do të pushtoj kinemanë !

· 2 · 3130

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 28-10-2006, 13:42:20

Emri: Amanda
Mbiemri: Pëllumbi
Ditëlindja: 3 nëntor 1989
Studimet: nxënëse në shkollën “Eurolingua”
Gjatësia: 172 cm
Pesha: 53 kg
Përmasat: 90,60,90
Çmimet e fituara: “Miss Kinemaja 2004”, “Miss Bikini of the World” në “Miss Pearl of the World”, organizuar në Turqi.


Ka hyrë në rrugën e sfilatave dhe të ekranit që në moshën 15 vjeçe. Pasi u vlerësua me çmimin “Miss kinemaja” në spektaklin Miss Shqipëria 2004, Amanda Pëllumbi nisi t'i përkushtohej më shumë botës së modës. Edhe çmimi “Miss bikini of the World” në Turqi një vit më parë do ishte një shtysë morale që Amanda të vazhdonte më tej. Gjithmonë e shoqëruar nga e ëma, që përpiqet t'i lehtësojë asaj mungesën e të atit, 17-vjeçarja nxënëse në vitin e tretë të shkollës së gjuhëve të huaja “Eurolingua”, synon të ecë më tej në këtë drejtim. Vetëm dy javë më parë ajo ka marrë ftesën e dytë të regjisorit kosovar, Agim Sopi, për të luajtur në një tjetër film të tij pas pjesëmarrjes së Amandës në filmin e parë të këtij regjisori dhe Xhevdet Ferrit. Ndonëse duket e lëkundur për të vendosur midis dëshirës për t'u bërë juriste dhe profesionit të aktores, Amanda ka vendosur që në botën e kinemasë dhe të spektaklit të synojë fort dhe i vetmi që mund ta ndalë është i dashuri i saj.  

Si nis marrëdhënia jote me kinemanë?
Pas pjesëmarrjes në konkurse të ndryshme bukurie dhe në shumë sfilata mode, kisha dëshirë të provoja edhe në kinema. Eshtë një pasion që vërtet ëndërroja ta bëja realitet. Gati një vit më parë dëgjova se në Shqipëri regjisori kosovar, Agim Sopi, do të bënte një përzgjedhje për një aktore në filmin e tij. Shkova dhe mes shumë vajzave arrita të isha unë fituesja.

Çfarë roli kishe në këtë film?
Në film kisha rolin e një vajze nga fshati, të cilës i kishin vdekur prindërit dhe jetonte me gjyshin, rol të cilin e luante aktori ynë i njohur, Rikard Ljarja, ndërsa xhirimet u kryen në manastirin e Apolonisë.

Dhe si ishte për ty kjo përvojë në kinema? Ndjeve vështirësi në përshtatjen me një vajzë fshati, krejt ndryshe nga natyra jote, me sa shoh?
Si përvojë mund ta cilësoj shumë të bukur dhe të veçantë, aq më tepër që për mua ishte eksperienca e parë në kinema. Natyrisht që vështirësi kishte, sepse gjithçka fillonte nga zeroja dhe unë nuk isha aktore profesioniste, ndërkohë që luaja në krah të një aktori të madh. Kjo ishte emocionuese dhe me përgjegjësi për mua.

Po të kishe një ofertë tjetër për një film, do pranoje?
Në fakt, momentalisht e kam një ofertë tjetër, përsëri në Kosovë. Jam duke menduar për këtë mundësi të dytë që më jepet, sepse kinemaja për mua është një ëndërr, të cilën e preka një herë dhe tashmë dëshiroj ta pushtoj fort. Eshtë diçka që më plotëson edhe shpirtërisht.

Ndër të tjera merr pjesë edhe në sfilata. Cila është arsyeja që përfshihesh në to. Ke motiv financiar, apo të tërheq kjo botë e spektaklit?
Them se janë të dyja. Fillimisht u futa në rrugën e spektaklit sepse më pëlqente, si çdo vajzë mendoj, por tani që them se jam bërë pjesë e saj, natyrisht që shoh edhe anën financiare. Për mua është kënaqësi e dyfishtë që kam mundësi të bëhem dikush dhe të fitoj të ardhura për veten time.

Gjithmonë e shoqëruar me mamin. Cila është arsyeja?
Në të vërtetë mami nuk më lë asnjëherë vetëm, por edhe unë kam nevojë për këshillat e saj. Mes nesh ka një marrëdhënie të tillë dhe jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ke provuar kinemanë, pasarelat, konkurset e bukurisë. Ku ndjehesh më e sigurt?
Më e sigurt ndjehem në pasarela dhe sfilatat e modës, kurse hob i veçantë për mua është kinemaja. Them që nuk do t'i ndaja dot. Më pëlqen të jem në të dyja.

Ke ndonjë projekt në këtë drejtim?
Shumë shpejt do jem imazh i një kalendari, që do të dalë në treg nga agjencia italiane e modës me të cilën bashkëpunoj. Mund të jem vetëm ose së bashku me një vajzë tjetër.

Të pëlqen të pozosh për kalendarë, apo punë të tjera artistike?
Po, më pëlqen shumë.

Ke pozuar ndonjëherë e zhveshur?
Jo.

Dhe nëse do të kishe një ofertë shumë të vlerësuar për të pozuar e zhveshur do ta pranoje?
Them se jo.

Arsyeja? Të shqetëson ajo që mund të thonë të tjerët për ty?
Kjo është gjëja e fundit për të cilën mendoj. Nuk shqetësohem nga ajo që mund të thonë të tjerët. Por natyra ime është e tillë, që nuk do të më pëlqente të pozoja nudo.

Të duket vetja vajzë e bukur?
Mbase këtë nuk mund ta them, por më pëlqen imazhi im.

Po ngacmimet e djemve në rrugë të shqetësojnë?
Jo. Vajzave të moshës sime është normale që djemtë t'u hedhin ndonjë fjalë, por kjo nuk ka përse të më shqetësojë.

Je e dashuruar?
Po. Jam e dashuruar prej disa kohësh me një djalë dhe ndjehem shumë mirë nga kjo lidhje.

I dashuri yt është në moshën tënde, apo më i rritur?
Eshtë disa vite më i madh se unë.

Dhe me se merret, ka lidhje me botën e artit?
Jo. Eshtë krejtësisht jashtë kësaj fushe. Merret me biznes.

Më the që me mamin jeni shumë të lidhura. Edhe ajo e di për këtë lidhje?
Po. Me mamin flas për gjithçka dhe mendoj se ka të drejtë të dijë edhe gjërat e mia private. Madje, ky fakt më jep siguri sepse e di që asaj mund t'i besoj më shumë se kujtdo tjetër.

A është xheloz i dashuri yt për ty?
Eshtë xheloz, por pa e tepruar në këtë drejtim. Jemi xhelozë ndaj njëri-tjetrit me masë, pa e tejkaluar kufirin. Mendoj që xhelozia është e lidhur me dashurinë dhe në rastin tonë nuk bëhet objekt debatesh, apo grindjesh. Arrijmë ta kuptojmë njëri-tjetrin në këtë drejtim.

Çfarë të ka tërhequr tek i dashuri yt?
Në fillim ishte pamja e jashtme, pastaj edhe karakteri i tij, mënyra se si arrin të më kuptojë dhe të komunikojmë së bashku. Kjo më bën të ndjehem mirë dhe sigurisht të vazhdoj të jem pranë tij.

Po paraja, sa rëndësi ka për ty?
Sigurisht është e rëndësishme, por nuk mund të jetë kurrsesi kryesorja. Unë nuk jam nisur kurrë të njihem me një njeri prej parave. Një mashkull mund të jetë i pasur, por nëse nuk të bën të ndjehesh mirë, nuk mund të rrish mendoj.

Ku e sheh veten Amanda në të ardhmen?
Më pëlqen të vazhdoj studimet për Juridik ose Shkenca Politike, por pa u shkëputur nga bota e spektaklit.

Për të dashurin do hiqja dorë nga spektakli

Edhe pse është vetëm 16 vjeçe, Amanda Pëllumbi duket shumë e dashuruar pas djalit me të cilin është lidhur. Aq e dashuruar, saqë nëse ai do t'i kërkonte të hiqte dorë nga bota e spektaklit ajo do e pranonte. “Sigurisht rruga që kam zgjedhur më pëlqen dhe synoj të vazhdoj më gjatë për të arritur lart dhe për të qenë dikush, por nëse i dashuri im do të më kërkonte që për hir të tij të shkëputem nga spektakli, do e pranoja. Njeriu që dua është shumë i rëndësishëm për mua dhe për aq kohë sa ndjehem mirë me të, nuk do të doja ta humbisja. Dikujt mund t'i duket sakrificë e tepruar ky mendim, por them se edhe jashtë spektaklit do e gjeja rrugën time, në një profesion tjetër. Megjithatë fatmirësisht i dashuri im është tolerant në këtë drejtim dhe mua nuk më duhet të zgjedh mes tij dhe spektaklit”, tregon ajo.

Marre nga  Gazeta Panorama
Sara Caushaj
#1 ne: 14-10-2010, 21:22:48
Je me e mia motra te puc shum sara.... :engjell: