×

Bekim Fehmiu

· 10 · 8094

Bekim Fehmiu

· 10 · 8094

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
ne: 02-06-2006, 05:04:23
Në 70-vjetorin e lindjes së aktorit të madh
 
Kemi bërë pak për Bekimin
 
Miq dhe kolegë të tij thonë se Kosova nuk ka bërë për Bekim Fehmiun, aq sa ai ka bërë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Ylli shqiptar me famë botërore jeton në Beograd, i tërhequr nga jeta artistike, ndërkaq në Kosovë vjen shpesh, pa bujë dhe me famën që e ndjek pas
 
SHPEND çOçAJ
 
Ditëlindja e 70-të e aktorit më të madh, të gjallë, shqiptar Bekim Fehmiu do të kalojë në heshtje. Asnjë fjalë, asnjë organizim, përveç kujtimeve të miqve dhe të kolegëve të tij këtë 1 qershor. Për institucionet e Kosovës, ai mbetet i huaj, i largët.
Në përvjetorin e lindjes së yllit me famë botërore, aktorë e regjisorë pajtohen se Kosova nuk ka bërë për të, aq sa Fehmiu ka bërë për Kosovën dhe për shqiptarët, me emrin dhe rolet e tij.
Ai sot jeton në Beograd, i tërhequr nga veprimtaria artistike, ndërsa në Prishtinë vjen dhe ikën pa bërë shumë zhurmë. Kështu e njohin të gjithë - modest dhe të heshtur. Luajti shumë role që lanë gjurmë në historinë e kinematografisë ish-jugosllave dhe botërore. Rolet në filmat "Mbledhësit e puplave", "Odisea", "Avanturistët", "Roj", "Rruga", "Vitet e ngrohta", "Dezertori" etj. ende kujtohen si realizime të arrira. Ka bashkëpunuar me emra, si: John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharlom Aznaveur, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen.
Sa herë vjen në Prishtinë, kolegëve u flet për përvojat me këta artistë gjatë viteve të arta '60 e '70. "Kur u hap kinemaja ABC, u gëzua pa masë dhe më tha: 'Prej sot këtu është vendi im'. Gjatë verës, ai qëndron në Prishtinë dy-tre muaj. Vazhdimisht u jep këshilla artistëve të rinj, i tregon përvojat e veta", thotë Milazim Salihu, drejtor i kinemasë "ABC" dhe mik i Fehmiut.
Aktori Faruk Begolli thotë se edhe në 70-vjetorin e lindjes, Fehmiu mbetet krenaria e shqiptarëve. "Ai është krenaria jonë, i vetmi artist ndërkombëtar për ne shqiptarët. Një aktor shumë i madh, një burrë shumë i mirë. E kam shok të mirë, kemi luajtur në disa filma bashkë".
Begollit i vjen keq që Fehmiu më nuk luan në film dhe në teatër, ndërsa fakti se ai nuk ka luajtur në asnjë projekt shqiptar, për Begollin nuk ka fare rëndësi. "A është më e rëndësishme se nuk ka luajtur në Kosovë apo se ka luajtur në botë dhe me emrin e tij mburren të gjithë shqiptarët? Na ka përfaqësuar në tërë botën dhe nuk e ka ndërruar emrin, me gjithë insistimet".
Aktori Enver Petrovci e pranon se inspirim në rrugën e tij prej artisti ka qenë Bekim Fehmiu. "Si fëmijë, jo vetëm unë, por të gjithë kemi qenë krenarë që ai ishte një yll i kinematografisë botërore. Të jem i sinqertë, duhet ta pranoj se inspirimi për mua kanë qenë rruga e tij dhe emri i tij".
Fehmiu është shembull dhe model jo vetëm për brezat e vjetër, por edhe për aktorët e rinj. Madje këshillat e tij kanë qenë shumë të vlefshme për karrierën e aktorit Blerim Gjoci.
"E kishin takuar shumë aktorë para meje. Kisha dëgjuar se është shumë vështirë të bisedohet me të, se është arrogant. Por ishte e kundërta. Fehmiu ishte një njeri shumë i afërt".
Sipas Gjocit, shqiptarët kanë bërë shumë pak për të. "Ai është përpjekur të bëjë shumë për popullin e tij, mirëpo gjithmonë ka hasur në mospërfillje dhe në keqkuptim".
Botuesi Abdullah Zeneli, mik i Fehmiut, thotë se institucionet kanë faj që e kanë lënë anash aktorin. "Sa herë flasim për emra më të mëdhenj, ne gëzohemi që ata i përkasin gjakut tonë".


Karierra
 
I lindur në Sarajevë, më 1936, Bekim Fehmiu ka xhiruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët i ka luajtur kryesisht rolet kryesore. Në shenjë proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, më 1987 ai u largua demonstrativisht nga shfaqja "Madam Kolontajn" në Beograd dhe u tërhoq publikisht nga veprimtaria artistike. Para disa vjetësh u paraqit para publikut të Shqipërisë, me deklamimin e një poezie në një spektakël kushtuar shqiptarëve të njohur në botë.
 
Filmi për Moisiun
 
"Në vitet '90 kishim planifikuar një projekt të përbashkët. Dëshironim ta realizonim një film për Aleksandër Moisiun. U takuam në Lugano, te varri i Moisiut. Ishte paraparë që projekti të financohej nga "Iliria Holding", por nuk u realizua. Më pas, Bekimi u ofroi ndihmë regjisorëve nga Shqipëria. Ishte ideja që të punohej filmi "Kolonel Bunker". Ai punoi gjashtë muaj në skenar dhe, më në fund, sërish "u gjuajt" prej njerëzve të njëjtë. Bekimi ishte gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë. Faji është yni që nuk kemi mundur ta afrojmë më shumë" / Milazim Salihu
 
* Edhe serbët, edhe shqiptarët janë fajtorë për ato që kanë ndodhur në Kosovë. Njeriu nuk ka të drejtë ta fajësojë për atë që i ndodh as babanë, as vëllanë, as fqinjët, as zotat, por vetëm veten. Një ndër tragjeditë tona më të mëdha është kjo - që duke jetuar së bashku, nuk i kemi mësuar të mirat e fqinjëve tanë, por vetëm të këqijat.
 
* Rininë e kam kaluar në Prizren. Në atë kohë, nëse dikujt ia shaje nënën, menjëherë kërciste pushka. Nëna dhe Zoti kanë qenë të shenjtë. Nuk e kam ditur se sharje të tilla ekzistojnë. Kur erdha në Beograd dhe i dëgjova, në fillim skuqesha prej turpit. Para disa vjetësh, në Prishtinë, po shëtisja nëpër qytet dhe i dëgjova në korzo disa vajza të reja shqiptare duke sharë si mos më keq.
 
* Kujtimet e mia i kam shkruar pa menduar se do t'i botoj një ditë. Por, më pas miqtë e mi Musa Ramadani, i ndjeri Beqir Musliu, Abdullah Zeneli, Filip David, Dushan Makavejev, Jovan Cirilov, Petrit Imami dhe bashkëshortja ime, Branka Petriq, e cila ka qenë lexuesja e parë e librit tim, më kanë bindur që dorëshkrimin ta botoj.
 
* Fëmijëve të mi ua kam thënë të vërtetën dhe ua kam dhënë lirinë që të zgjedhin se si dëshirojnë të jetojnë, ashtu siç kam vepruar edhe unë. I respektoj dhe do t'i respektoj të gjitha zgjedhjet e fëmijëve të mi, ashtu siç i respektoi nëna ime, Dija, zgjedhjet tona.
 
(Citate nga një intervistë e Fehmiut, e botuar në gazetën "Danas", më 2001. Aktori e dha këtë intervistë pas 14 vjetësh heshtjeje, ndërkaq po këtë vit u botua edhe libri me kujtimet e tij "Blistavo i strasto")


http://www.lajm.info/DesktopDefault.aspx?tabindex=2&tabid=18&EditionID=358&ArticleID=3247
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 127
  • Gjinia: Mashkull
Kauboji
#1 ne: 02-06-2006, 09:20:52
 hmmmmm:

 Nuk kemi faj ne shqiptaret qe nuk kishim lirine.E njejta e percolli edhe te madhin "yllin e filmit" Bekim Fehmiun.Pse nuk eshte angazhuar  ne projektet e medha te cilat u ceken me larte te kinematografise Shqiptare mbase kete e dine ata te cilet i afruan karroten e nuk ia dhane.e sa me kujtohet ishte planifikuar edhe nje film per Skenderbeun ku roli kryesor do te luhej nga Bekim Fehmiu por ato mbeten vetem enderra.te tjeret i bejne nga balta dhe nga hiqi emrat e medhenje kurse ne i ngulfatim e po keshtu e kemi ne shqiptaret me teke e huqe.Shendet Kauboji.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#2 ne: 02-06-2006, 10:47:11
Bekim Fehmiu si Gjergj Kastrioti
I lindur ke shkijet,i rritur me ta,i edukuar,i afirmuar nga ata ne bote gjithkund me Trobojnicen serbosllave,i martuar me ta dhe jeton me ta...
No comment
Jam krenar qe s`e kam shiquar asnjehere nje film te tij,e qe nga momenti qe ia mesova biografine dhe kombesine sllave,asnjehere s`jam interesuar te dij se eshte apo s`eshte i gjalle!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12210
Lefter
#3 ne: 02-06-2006, 11:18:49
Pse ka qene gjeneral ky Bekim Fehmiu?!! :O...Me siguri edhe Bekim Fehmiu eshte krenar qe nuk i perket pjeses te popullit qe nacionalizmin e perzijn ne cdo gje.... ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#4 ne: 02-06-2006, 20:09:21
Pse ka qenë gjeneral ky Bekim Fehmiu?!! :O...Me siguri edhe Bekim Fehmiu është krenar qe nuk i përket pjeses te popullit qe nacionalizmin e perzijn ne çdo gjë.... ;)
Nese ky bekim Fehmiu vet nuk e fute nacionalizmin ne çdo gje,kombi i tij sllav po padyshim dhe kete e di e tere bota!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 14-06-2006, 07:39:56
Per here te pare e kam pare Bekim Fehmiun ne filmin "Pergjithmon Xhulja", ku luante rolin e Armando Zanit. (babai e vertet e Xhuljas)
Nje kusherira ime me tha se Bekim Fehmiu eshte shqiptar. Mu be qejfi vertet.
.
Me vjen keq qe, ne asnje faqe interneti nuk shkruhet qe Bekim Fehmiu eshte Shqiptar por boshnjak. Dhe kuptohet qe ne faqe te vjetra ai njihet si jugosllav.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 07-12-2007, 11:39:30
Bekim Fehmiu largohet nga jeta artistike

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, i cili jeton aktualisht në Hollivud ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta artistike.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Ato nuk shpjeguan hollësi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja të aktorit 71 vjeçar, por bënë të qartë se largimi nga jeta artistike erdhi për shkak të moshës së tij. Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, që e realizoi në vitin 1966. Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptare të aktrimit. Ai ka lindur në Sarajevë, në vitin 1936. Deri në atë kohë, kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit dhe ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Njihet si një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike. Por, mbi të gjitha, ai është i shquar në kontributin artistik në kinematografinë botërore. Tërheqja e parë e tij nga jeta artistike ishte në vitin 1987, kur në mënyrë demonstrative u largua nga Serbia. Në Beograd, ai braktisi shfaqjen për të mos luajtur më në skenat serbe. Kurse tani, artisti me përmasa ndërkombëtare, ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Kohët e fundit, ai ka botuar librin me kujtime “Shkëlqim dhe frikë”. Në të përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kohë kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës. Në vitin 1972 aktori vizitoi Shqipërinë dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në këtë vizitë ai u shpreh: “Do të doja të njihja më mirë shqipen”. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet, që i biri quhet Uliks. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj se bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, shprehet Bekim Fehmiu. Ishte viti 1987, kur në mënyrë demonstrative, Bekim Fehmiu braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel. Në këtë vepër, ai luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës.

Jeta e artistit shqiptar i njohur për famën e tij dhe në Hollivud
Arsimin bazë e mori në Prizren dhe po atje edhe gjimnazin në gjuhën shqipe. Më tej regjistrohet në Teatrin Popullor të Kosovës, i vetmi profesionist i kohës. Laureohet në Akademinë e Beogradit për Artet e Bukura dhe interpreton një seri filmash në gjuhë të ndryshme. Shumë i kërkuar nga aktorë hollivudianë si Ava Gardner, Robert Shou, Xhon Hjuston etj. I famshëm bëhet në mesin e viteve ‘60 me interpretimin e Halil Beg në filmin “Roy” (1966), me të cilin merr çmim “Mirënjohjeje” në festivalin jugosllav "Igranog Filma". Ka interpretuar rolin kryesor të Uliksit në prodhimin italo-gjermano-jugosllav “Odissea” (1968), vepra e famshme e Homerit. Në filmin “Black Sunday” të John Frankenheimer ka punuar bashkë me Bruce Dern. Në filmin “Un bambino di nome Gesu” ka interpretuar Jezusin. Rolet e Bekimit janë ndër më të njohurat ato të "Prova speciale", "Odissea", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", të cilat përmenden si kryevepra. Nga filmat e para kanë qenë "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadronët e partizanëve" dhe "Të kuq e të zinj". Fehmiu ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, por dhe në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Disa nga fimat ku ka interpretuar

“Cuore e la spada”, (1998) (Film televiziv) si Gormond
“Disperatamente Giulia” (1989) mini-serial televiziv si Armando Zani
“Odissea, L'” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
“Bambino di nome Gesu, Un” (1987) mini-serial televiziv si Joseph
“Poslednja prica” (1987) (Film televiziv)
“Crveni i crni” (1985) si Da Giozo
“Vecchi e i giovani, I” (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
“Partizanska eskadrila” (1979) si Majori Dragan
“Stici pre svitanja” (1978) si Esad Ljumi
“Specijalno vaspitanje” (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
“Black Sunday” (1977) si Mohammad Fasil
“Disposta a tutto” (1977)

G.Sot
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#7 ne: 15-06-2010, 23:40:31
Gjendet i vdekur në banesën e tij në Beograd aktori i njohur shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Sipas mediave lokale, dyshohet që ai të ketë vrarë veten, por policia nuk jep detaje për shkaqet e vdekjes.

Aktori sapo kishte mbushur 74 vjeç më 1 qershor.

Fehmiu njihet për rolet e tij në filmin “Odisea” dhe “Përgjithmonë Xhulia”.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#8 ne: 15-06-2010, 23:44:48
 :O :O

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#9 ne: 17-06-2010, 23:39:00
Zbulohen arsyet pse Bekim Fehmiu u vetëvra

Bashkëshortja e tij tregon si ndodhi vetëvrasja. Fehmiu do të prehet në Prizren Një lajm i papritur erdhi për vdekjen e aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Gazeta “24 orë” disa muaj më parë tentoi që të marrë një intervistë ekskluzive me legjendën e filmit, mirëpo askush nuk përgjigjen në telefonin e tij të shtëpisë që e dispononim, por edhe nuk ishte i predispozuar të flasë asgjë për mediat. Këtë na kumtoi edhe kolegu ynë në Beograd, Fahri Musliu, gazetari i RTK-së, nëpërmjet të cilit arritën të sigurojmë kontaktet. Por ajo që na thanë të gjithë që e njihnin aktorin e madh ishte se ai nuk dëshironte të flas për mediat dhe nuk guxonte askush që ta fotografonte. Tentimi shkoi kot pasi që deshëm të merrnim prononcimin e tij lidhur me botimin e një Enciklopedie të Filmit nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, në të cilën Fehmiu shkruhej si aktor jugosllav dhe serb. Gati se për 10 vite kishte ndaluar fotografimin e tij, duke i`u shmangur edhe paparacëve. Ikja e tij në moshën 74 vjeçare duket tejet e mistershme, sepse ai u vra në rrethana të pasqaruara, pa lënë ndonjë amanet apo edhe pa bërë asnjë bujë. Jeta e tij ishte rënduar tejmase nga qëndrimi në Beograd, nga lufta në Kosovë, masakrat serbe dhe se ai ishte i zënë ngushtë dhe e brente ndërgjegjja përballë jetës që po bënte në mes të Beogradit.
Si ndodhi vetëvrasja
Aktori ashtu në moshë të thyer ishte në banesën e tij në katin e nëntë në lagjen “Zvezdara”. Rreth orës 15.30 ai ishte futur në dhomën e tij dhe në një moment djali i tij Hedoni kishte dëgjuar një krismë. Vrapi në dhomën e aktorit, ka gjetur atë të shtrirë në krevat të mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte shtënë me pistoletën e tij personale në gojë. Fillimisht ai kishte dhënë shenja jete, mirëpo disa minuta para ardhjes së ndihmës së shpejtë, ai ka ndërruar jetë. Mirëpo, se çka ka shtyer aktorin e madh që të ngrejë dorën ndaj vetes, akoma nuk dihet.Ai atë ditë nuk ishte i hidhëruar dhe se askush nga familjarët nuk besonin se do ti ndodhte një tragjedi e tillë. Në shtëpi atë orë ishte djali i tij Hedoni, ndërsa gruaja Branka Petriç, kishte dalë në treg dhe në shëtitje. Lajmi për vetëvrasjen ishte përhapur për disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme shëndetësore, ndërsa para katër muajve kishte përjetuar një sulm në zemër të lehtë. Kohëve të fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohën e kalonte në shtrat. Shumë rrallë dilte nga banesa. Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. “Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit”, tha ajo.
Rebeli që braktisi skenën për shkak të terrorit serb
Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Ai atëherë kishte shprehur pakënaqësi rreth tërheqjes, duke pohuar se e bën këtë akt për shkak të propagandës së egër antishqiptare e organizuar nga serbët. Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, "Shkëlqimi dhe trishtimi", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot.
Ylli i kinematografisë botërore
74-vjeçari Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Fakultetin e arteve dramatike e ka kryer në Beograd ku edhe e ka kaluar jetën me bashkëshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me të cilën ka djemtë Uliksin dhe Hedonin. Bekimi u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës mori Palmën e Artë. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Rolet e tij në filmat "Edukata speciale", "Odiseja", apo "Aventurieri", përmenden si kryevepra të kinematografisë botërore. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.

Marrë nga gazeta “24 orë”

Bekim Fehmiu do të prehet në Prizren

Aktori Bekim Fehmiu do të prehet në Kosove. Miku i tij Milazim Salihu konfirmoi për Top Channel, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Ai kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur ne Sarajeve në një familje me origjine gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kaloi ne Prizren. Miku i tij i tha për TCH, se Fehmiu e ka lënë amanet në letrën e tij para vdekjes që trupi i tij të prehej ne Kosovë. Sipas tij, ceremonia do të jetë familjare dhe modeste ashtu siç ka kërkuar i ndjeri. Në të do të marre pjesë e shoqja serbe Branka Petric dhe dy djemtë. Ndërkohë në Prishtinë do të organizohen ceremonitë shtetërore  përkujtimore. Në anën tjetër, në Teatrin e Prishtinës dhe në kinemanë e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohën më të madhe gjatë pushimeve 3 mujore në Prishtinë janë hapur librat e zisë.

TiranaObserver
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super