×

Blerina Arbana: artistja që përgatit brezat e ardhshëm të baletit shqiptar

· 1 · 1445

Blerina Arbana: artistja që përgatit brezat e ardhshëm të baletit shqiptar

· 1 · 1445

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-06-2010, 15:46:57
Idetë dhe energjitë për të promovuar dhe prodhuar vlerat e veçanta i gjen gjithmonë në mendjen pasionante të koreografes e cila rrëfehet për “Albania Weekend”. Blerina Arbana, pedagoge dhe koreografe me një eksperiencë 19 vjeçare si pedagoge dhe drejtuese e shkollës së baletit tregon fillimet e karrierës së saj dhe vazhdimësinë gjatë gjithë këtyre viteve. Fillimet e saj kanë qenë te veçanta pasi babai i saj e drejtoi drejt kësaj rruge të bukur të artit. “Kur kam qenë e vogël babai im ka qenë balerinë. Ka qenë një balerinë shumë i talentuar por për arsye objektive ai e la baletin dhe në momentin që nuk arriti ta kultivonte vetë arriti ta kultivojë te unë”-shprehu ajo. E pyetur rreth drejtimit të shkollës profesionale të baletit tha se po bën pesë vjet që drejton këtë shkollë dhe njëkohësisht është mësuese e baletit klasik. “Në këtë shkollë, tha Blerina Arbana, na ndjek gjithmonë trinomi, punë sistematike, disiplinë artistike dhe përgjegjshmëri profesionale e çdo mësuesi. Pa këtë trinom nuk arrihet të ketë një cilësi përsa i përket baletit klasik. Risia e kësaj shkolle është se ka futur me baza metodologjie baletin kontemporan që do të thotë se deri në këtë moment në Shqipëri nuk ka ekzistuar ky lloj baleti me baza metodologjie”. Periudha me e bukur për të ka qenë bashkëpunimi që ka realizuar tre vite më parë me shefin e katedrës së Gitis Moskë, me Maksim Vallukin dhe Evgjeni Vallukin solisti i Balshi teatër. Përveçse një drejtuese dhe pedagoge shumë e mirë Blerina Arbana është një nënë shumë e mirë. Ka një bashkëshort dhe dy fëmijë të mrekullueshëm që e mbështesin në çdo moment të vështirë të saj. “Familja për mua është e shenjtë, është bota ime”-pohoi ajo. Gjatë kësaj interviste Blerina Arbana tregon detaje nga jeta, bashkëpunimet me mjeshtrit e skenës dhe projekte për të ardhmen.

Kush është Blerina Arbana për publikun shqiptar?
Aktualisht tashmë mbush pesë vjet që drejtoj shkollën e baletit, por në radhë të parë unë jam një mësuese përsa i përket baletit klasik, ku si mësuese e stafit pedagogjik kam 18-vjet. Vazhdoj të kemi një vizion të qartë si drejtuese në këtë shkollë që do të thotë që në ditët e para që e mora drejtimin e kësaj shkolle duke parë mangësitë pasi kam qenë për shumë vjet pedagoge në këtë shkollë dhe pika më e dobët atëherë kanë qenë puantet (baleti klasik). Çdo fund viti me stafin pedagogjik ne menduam të organizojmë një koncert përsa i përket kuanteve. Në këtë shkollë neve na ndjek gjithmonë trinomi, punë sistematike, disiplinë artistike dhe përgjegjshmëri profesionale e çdo mësuesi. Pa këtë trinom nuk arrihet të ketë një cilësi përsa i përket baletit klasik. Risia e kësaj shkolle është se ka futur me baza metodologjie baletin kontemporan që do të thotë se deri në këtë moment në Shqipëri nuk ka ekzistuar ky lloj baleti me baza metodologjie. Në çdo vit arrijmë të konkludojmë një shfaqje të përbashkët dhe këtë vit erdhi disi ndryshe pasi koncerti konkludoj në një punë të përbashkët me stafin pedagogjik të shkollës ku të gjithë pedagogët ishin të angazhuar me klasën përkatëse dhe nuk ishe vetëm në dorën e një koreografi. Me të vërtetë u bë një koncert spektakolar që nuk përfshiu vetëm zhanrin klasik, u përfshi kultura popullore që është folku shqiptar dhe baleti modern.

Dimë që ke mbaruar liceun artistik, më vonë je diplomuar për koreografi në Akademinë e Arteve. Si ka lindur pasioni drejt koreografisë ka qenë një pasion i lindur apo ka qenë dikush që ju ka mbështetur drejt kësaj rruge?
Kur kam qenë e vogël babai im ka qenë balerinë. Ka qenë një balerinë shumë i talentuar por për arsye objektive ai e la baletin dhe në momentin që nuk arriti ta kultivonte vetë arriti ta kultivojë te unë. Që në hapat e para si çdo fëmijë kërcenim në majë të gishtërinjve dhe babai arriti të shikonte te unë se ishin parametrat trupor por të them të vërtetën mua më pëlqente gjimnastika. Në klasë të parë dhe të dytë kam qenë gjimnaste, në klasë të tretë dhe të katër unë mora titullin “Mjeshtre sporti”, pastaj kam bërë konkursin në shkollë të baletit me profesor Fatos Zajmin dhe arrita të isha pjese e shkollës së baletit për tetë vjet. Direkt pas përfundimit të gjimnazit fitova koreografinë dhe pas diplomimit kam bërë një vit studim në Itali ku kam qenë së bashku me Ilir Shaqirin dhe Rezarta Sulejmanin kemi punuar si balerinë një një cirk të Italisë. Në këtë cirk kam pasur dhe rolin kryesor, rolin e Fatinës dhe pas një viti sukses u ktheva në Shqipëri dhe direkt jam punësuar si pedagoge në shkollën e baletit. Nga viti ’94 e deri tani që po flasim unë edhe pse jam drejtuese në shkollën e baletit puna ime e parë është të mësoj.

Përveçse drejtuese e shkollës së baletit, prej disa vitesh je dhe pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve. Si e shikoni brezin e ri të koreografëve?
Për mua ekziston ajo ura lidhëse nga shkolla e baletit në Akademinë e Arteve. Dihet se ndërmjet akademisë së Arteve dhe shkollës së baletit ka një bashkëpunim të ndërsjellët vazhdon dhe është një bashkëpunim frytdhënës për vetë faktin që shumica e nxënësve që janë ekselent vazhdojnë rrugën e koreografisë. Në përgjithësi ndahen në tre grupe, ka nxënës që shkojnë në Akademinë e Arteve, disa të tjerë në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe disa të tjerë në Ansamblin e shtetit. Në Akademinë e Arteve përparësi i është dhënë dacit teatër që është bërë i mundur nga Gjergj Prevazi. Gjithashtu unë kam qenë dhe vazhdoj të jem koreografe në Qendrën Kulturore të Fëmijëve pasi aty kam pasur dhe krijimtaritë e mija të para. Që nga viti 1994 kam qenë koreografe e Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Ke sjellë një mori performancash, ke realizuar shumë bashkëpunime. Si kanë ardhur para publikut këto bashkëpunime?
Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në atë periudhë ku unë sapo fillova kishte filluar baleti modern dhe fëmijët i ndanim në grupe. Po të bënim një përllogaritje më tepër nga fëmijët pëlqehej baleti modern, në fakt nuk është se baletit modern e njihja me baza metodologjie por kemi punuar me kaseta dhe tashmë unë me trupin tim e kam kaluar baletin modern me specializime të herë pas hershme jashtë vendit. Ajo çka mua më ka mbetur në mendjen në Qendrën Kulturore të Fëmijëve ishte se ato pëlqenin jashtzakonsht shumë pjesët e ilustruara. Qendrën Kulturore e Fëmijëve vazhdon të jetë së fundmi u bashku dhe me Teatrin e Kukullave por asnjëherë nuk është siç ka qenë pasi në ato kohë kjo qendër ka nxjerr nxënës që kanë pushtuar skenat europiane. Kjo qendër në atëkohë ka pasur një mori nxënësish. Ajo që ndjejë unë në shkollën time për nxënësit e baletit është mangësia e kompanive. Përderisa në Shqipëri nuk ekzistojnë kompani ashtu sikundër ka dhe bota, detyrohet balerini të dalë jashtë shtetit. Një bashkëpunim i arrirë është bashkëpunimi me Teatrin e Operas dhe Baletit por të mendosh dhe atje janë një numër i kufizuar artistësh. Nga Ministria e Kulturës është bërë një bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe është veçantë një fond i artistëve të rinj. Madje mund të them që nxënësja Ledia Sula, Julin Dervishi e shumë të tjerë janë atashuar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Së fundi në Teatrin e Operas erdhi “Mbrëmja Gala” nga nxënësit e shkollës së baletit. Çfarë risi solli kjo mbrëmje?
Baleti modern këtë vit erdhi me baza metodologjie kjo ishte dhe risia e kësaj mbrëmje. Tashmë dihet që baleti modern ka ekzistuar në Shqipëri prej dhjetë vitesh. Mënyra se si jepej dhe si e transkriptonin nxënësit baletin modern kjo ka qenë defekti në Shqipëri. Tashmë kjo gjë është ezauruar në shkollën e baletit dhe këtë risi solli mbrëmja gala e këtij koncerti. Risia më e madhe që unë dua të theksoj është gjithë përfshirja e gjithë pedagogëve dhe nxënësve në këtë mbrëmje. Nëse disa vite më parë ekzistonte një ansambël ku përzgjidheshin kishin të drejtë të shkonin në të gjitha shfaqjet, të ikin jashtë vendit dhe kjo u largua dhe kjo është gjëja më e mirë. Edhe ai nxënëse që është i dobët duhet të shkel skenën, dhe gjithë përfshirja e gjithë nxënësve është një objektiv i arritur nga stafi jonë.

Kush është periudha më e bukur për Blerina Arbanën?
Është shumë e vështirë ndarja e krijimtarisë sepse është si puna e nënës me fëmijët. Bashkëpunimi që më ka lënë më shumë mbresa ka qenë kur unë kam ikur tre vjet më parë në Moskë dhe jam kontaktuar me shefin e katedrës së Gitis Moskë, me Maksim Vallukin dhe Evgjeni Vallukin solisti i Balshi teatër dhe arritëm të bënim një bashkëpunim. Kështu në datën 3 maj 2008 në Teatrin e Operës dhe Baletit realizuam një mbrëmje gala. Ato erdhën dhe vendosën në skenë baletin “Bajadera”, me nxënësit e shkollës së baletit. Për dy javë këto dy maestro të baletit kanë qenë të mirëpritur nga shkolla e baletit. Ato na mësuan diçka të re pasi ato punoni me detaje dhe ky bashkëpunim për mua ishte mbresëlënës. Do të ruaja nostalgjinë përsa i përket Qendrës Kulturore të Fëmijëve sepse aty kam filluar punën time. Ndërsa një periudhë e bukur tjetër për mua është dhe lidhja me Akademinë e Arteve të Bukura që shpresoj ta kem gjithmonë. Një bashkëpunim tjetër ka qenë me shkollën e baletit në Brindizi përsa i përket baletit kontemporan, ku aty mora dhe bazat e para. Atë çka unë nuk dua të lë është puna intensive një mujore me balerinën amerikane Valeria Grin pasi aty unë arrita të mësoj metodën e Erick Haëkins. Puna me këtë balerinë më ka bërë të kuptoj baletit kontemporan me baza metodologjike.

Po periudha më e vështirë?
Të them të drejtën vjet kur kam qenë shtatzënë gjatë muajt të nëntë kam realizuar një koncert dhe për mua ka qenë periudhë tepër e vështirë.

Si e shikojmë Blerinën jashtë koreografisë dhe mësimdhënies?
Jashtë profesionit tim unë kam dhe një angazhim tjetër pasi kam një palestër me grup mosha të vogla. Me të vërtetë të lodhin shumë por në fund të fundit më japin kënaqësi. Kjo palestër për mua është një qetësim pasi të mësosh grupmosha nga pesë vjeç është një emocion që s’të vjen shpesh. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm që i dua shumë, kam një djalë në klasë të parë, një djalë 1 vjeç dhe një bashkëshort të mrekullueshëm që më mbështet gjithmonë.

Çfarë është familja për ju?
Familja për mua është e shenjtë, është bota ime.

Si nis dhe si përfundon dita për ju?
Unë dal në mëngjes në orën tetë dhe hyjë në shtëpi në orën nëntë të darkës. Çdo gjë e kam të lidhur vetëm me artin. Por unë nuk harroj që jam një nënë shumë e mirë dhe një pjesë ja përkushtoj dhe familjes. Çdo të shtunë dhe të diel unë merrem vetëm me familjen time.

Sa ju ka mbështetur familja duke qenë se pjesa më e madhe e ditës është e mbushur me aktivitet?
Falënderoj shumë mamin dhe babin dhe ju uroj të kenë një jetë gjatësi pasi kur janë ato mirë jemi dhe ne mirë. Dhe nuk lë mënjanë bashkëshortin tim i cili më ka mbështetur jashtëzakonisht shumë. Pa këtë familje që më mbështet gjithmonë nuk do të isha këtu ku jam.

Kush janë projektet që do t’u shfaqin gjatë këtij sezoni?
Një projekt që kemi në dorë nuk është si projekt pasi është organizuar në bashkëpunim me drejtorin arsimore dhe është prurja e talentit të ri, madje unë mund të them që kemi dhjetë ditë që janë njoftuar të gjithë shkolla e Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë konkurs. Nga dita në ditë ne po bëjmë përzgjedhjen selektive të nxënësve dhe në datën 11 qershor mbaron kjo përzgjedhje selektive.

Gazeta Albania
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super