×

Diellza Kolgeci

Diellza Kolgeci

· 5 · 4683

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
ne: 27-04-2006, 08:09:27
Unë, pretendentja për kryeministre :P
 
Emri i saj lidhet me pasarelat, këngën apo aktrimin. Së fundi edhe si stiliste mode. Por Diellza Kolgeci synon shumë më tepër se kaq. Vajza e politikanit kosovar rrëfen planet e saj. Ku përfshihet edhe një libër autobiografik. Dhe ca sekrete të tjera...

Drita LOSHI

E keni imagjinuar ndonjëherë një vajzë që njihet si balerinë, këngëtare, modele, stiliste, shkrimtare dhe që synon politikën? Nëse do ta përfytyronit, ajo do të kishte vetëm pamjen e Diellza Kolgecit, 27-vjeçares nga Prishtina, që pasi bëri emër në botën e modës, studioi për dizajn në Nju-Jork dhe i është futur studimeve në shkencat politike. Duket si një botë ëndrrash, por ja që është e vërtetë. Sa ç'janë të vërteta edhe ato dhjetëra sfilata mode e bukurie, ku ka marrë së bashku me çmimet e fituara, katër këngët e realizuara dhe dy filma, prodhime kosovare. Por e gjitha kjo nuk është rastësi. Sepse Diellza, veç talentit të lindur, ka dhe ambicien dhe guximin e duhur që e bëjnë të ecë përpara. Por ka edhe një gjë që ajo vazhdon ta ruajë me fanatizëm: jetën private. Tenton ta mbajë sekret, ndonëse unaza e artë në gishtin e saj flet mjaft... Ndërsa për të tjerat nuk është dhe aq e kursyer në fjalë. Sidomos kur bëhet fjalë për pasionet e saj.

Karrierë shumëvjeçare e ndërtuar në fusha të ndryshme, prej missit, modeles, këngëtares, aktores dhe së fundmi edhe dizenjuese. Si e shpjegon qëndrimin kaq të gjatë në top formë?

Të gjitha fushat ku jam shfaqur i konsideroj thjesht si një pasion i çastit, më tepër si hobby sesa profesion i mirëfilltë. Përveç dizajnit, për të cilin kam bërë një shkollë, në të gjitha sferat në të cilat kam punuar, jam munduar maksimalisht të jem sa më e përkryer. Besoj në perfeksionizëm, dhe mendoj se kjo ka bërë që të mbetem gjithnjë aktuale dhe në top formë pse jo.

Po cilat mund të quhen fillimet e karrierës suaj?

Për herë të parë para publikut jam shfaqur si balerinë në moshën 5-vjeçare, ndërsa prej moshës 7-vjeçare kam filluar të këndoj në festivalet e fëmijëve. Pasi kam mbushur të pesëmbëdhjetat kam filluar të paraqitem në spektaklet e bukurisë. Ndër pasionet e mia është edhe aktrimi. Jam shfaqur në dy filma, por dua të veçoj filmin e regjisorit Ekrem Kryeziu, "Dashuria e bjeshkëve të nëmuna" i xhiruar në vitin '97.


A mendon se duke lëvizur nga një sferë në tjetrën ke arritur të jesh e përkryer në të gjitha?

Nuk kam dëshirë të shfaqem shpesh dhe kudo, por kur e bëj, kam dëshirë të jem e përsosur. P.sh., te kënga "Kleopatra" kam angazhuar 12 aktorë profesionistë dhe ndonëse shija është relative, në të shumtën e rasteve jam e kënaqur me veten dhe kam marrë komplimente.

Ku e ndjen veten më të kompletuar?

Të gjitha i dua. Modelimi ka qenë ëndërr e fëmijërisë, por prej tij kam përfituar materialisht. Të këndoj më pëlqen, sepse aty nuk shfaqem vetëm si kukull. Në dizajn shpreh aftësitë e mia si dizajnere dhe mundohem të jem gjithnjë origjinale, ndërsa në aktrim do jap më shumë në të ardhmen.  

Cilin nga spektaklet do ta vlerësoje si më të suksesshmin?

Kam marrë pjesë nëpër shumë spektakle, por jashtë Kosovës jam paraqitur në "Miss Flaka", në Maqedoni në vitin '95, ku në mesin e vajzave nga tërë trojet shqiptare, jam zgjedhur e para, kam fituar në "Miss plazhi" në vitin '94 ose '95, në Ulqin të Malit të Zi, ku kanë marrë pjesë vajzat nga ish-Jugosllavia, dhe paraqitja e fundit jashtë vendit, në vitin 2002 në "Miss Evropa", kam hyrë ndër pesë vajzat më të mira dhe jam zgjedhur "Miss body of Europe".



Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme kur vendos të merresh me art. ç'i duhet tjetër një femre për t'u bërë e suksesshme?

Paraqitja e jashtme është vërtetë është primare, por në fund të fundit nuk është vetëm ajo që vendos. Për t'u bërë e suksesshme nevojiten edhe cilësi tjera, në radhë të parë mençuria. Këto të dyja mendoj se janë të ndërlidhura. Sidoqoftë, pamja e jashtme më ka ndihmuar shumë, sepse gjërat i kam arritur pa shumë mund. Veten e konsideroj edhe fatlume.

Si një modele veterane tashmë, a mendon se mund të jetohet nga ky profesion në Kosovë?

Unë kam jetuar nga kjo, sidomos nga marketingu, sepse kam pozuar për shumë postera, fotografi etj. Ato pastaj i kam investuar nëpër revistë personale të modës.  


A ke pozuar ndonjëherë nudo?

Jo asnjëherë. Kur u zgjodha "Miss body of Europe", me kontratë e kisha të caktuar të shkoja në Milano për të bërë ca fotografi me rroba plazhi, por ndonëse shkova, nuk i bëra ato foto. Aty duhej të paraqitesha si një kukull, dhe meqë nuk u ndjeva vetvetja, nuk e bëra.  Gjithashtu gjatë luftës kisha ofertë që të pozoja për një piktor në Nju-Jork, jo nudo, por me një çarçaf, gjë që nuk pranova, ndonëse një orë pozimi paguhej 500 dollarë.

 

Ku je prezantuar si dizenjuese?

Modelet e mia i paraqes në butikun tim-atelie. Të gjitha gjërat janë unike dhe punoj vetëm me porosi. Por nuk kanë munguar edhe sfilatat, më e fundit prej të cilave ishte koncepruar si shfaqje teatrale. E tërë sfilata ka qenë e shoqëruar me aktrim dhe jam munduar të paraqes problemet shoqërore: titullohej "Shqip", dhe mesazhi i saj ishte që të zgjohemi nga gjumi, dhe t'i marrim gjërat në duart tona.  

 

Ku e gjen frymëzimin  për të stiluar?

Më pëlqejnë dizajnet elegante me vijë tërheqëse, por në stilimet e mia vërehen edhe elemente dhe detaje të traditës shqiptare, natyrisht të modernizuara.

 

Je prezantuar ndonjëherë në Shqipëri?

Jo, ndonëse kam kontakte me regjisorin Petri Bozo, i cili më ka ftuar që të prezantohem atje. Ndoshta në të ardhmen.

 

Kur je në qendër të vëmendjes dhe të fotoaparatit, çfarë ndien dhe çfarë mundohesh të ofrosh?

Pozimi është puna më e lodhshme, sepse në radhë të parë duhet të kesh shumë durim. Unë fotot i bëj vetëm kur jam e detyruar. Mundohem të jem sa më e natyrshme.

 

Të ka ndodhur ndonjëherë të humbasësh vëmendjen apo kontrollin?

Jo, ndonëse gjatë një sfilate më ka ndodhur që të ndalet muzika, por nuk e kam ngadalësuar hapin, kam vazhduar pa u shpërqendruar fare. Me gjithë përvojën, më shoqërojnë vazhdimisht emocionet dhe stresi, por këto më shtyjnë të merrem me art.

 

Shumë femra ëndërrojnë famën, ti që e ke arritur këtë, çfarë ndien në të vërtetë? Të bën të ndiehesh mirë apo nuk të bën përshtypje?

Unë jam rritur në një familje që ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, dhe mund ta them që fama nuk më pengon. Në jetën e përditshme as nuk mendoj se dikush po më sheh me sy tjetër. Mundohem të jem sa më e thjeshtë dhe e rëndomtë. Por prania ime në mjedise të ndryshme ngjall reagime, për shembull kur shkoj në fakultet dhe hyj në lokal, të gjithë më shikojnë me një sy tjetër, kinse unë nuk duhet as të pi kafe apo kushedi çfarë. Kosova është vend i vogël dhe nuk mendoj se ka njerëz VIP, por vetëm fytyra publike dhe jopublike. Më duket gjë e kotë nëse dikush jeton me mendimin se është dikush dhe izolohet duke dashur të veçohet nga të tjerët.

 

Si i vlerëson modelet tjera në Kosovë, mendon se janë në nivel të modeleve të vendeve përëndimore?

Ka shumë vajza të bukura që i plotësojnë kriteret për të qenë modele të suksesshme, por prezantimi i tyre varet nga kushtet në të cilat jetojmë. Të ne nuk ka agjenci modelesh, prandaj edhe vajzat e kanë shumë të vështirë të depërtojnë. Ndërsa te spektaklet e bukurisë, në shumë raste titujt blihen apo jepen me kushtëzime. Kjo ndodh mendoj për shkak se në Kosovë vazhdon të mos merren parasysh vlerat dhe cilësitë reale.

 

Po oferta për filma të tjerë?

Po, kam pasur një ofertë për pjesën e dytë të filmit "Dashuria e bjeshkëve të nëmuna" dhe po pres me padurim të fillojmë punën, sepse skenari më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Këtë herë do të angazhohem edhe më shumë, që rolin ta realizoj sa më mirë.

 

Pse ke zgjedhur të studiosh për shkencat politike?

Sepse në të ardhmen pretendoj të merrem me politikë. Nuk ka si të jetë ndryshe për  vajzën e një politikani, apo jo? Të provoj veten në politikë, ka qenë gjithmonë synimi im. Dhe nuk ndalem këtu: pikëmbërritja do të jetë patjetër ndonjë post i lartë politik.

 

Ku e sheh veten në të ardhmen, p.sh. pas dhjetë vjetësh?

Kryeministre. Atëherë do ta kem edhe moshën e duhur. Faktikisht ato që zënë vendin kryesor të përparësive të mia tani për tani janë studimet dhe brenda dhjetë vjetësh planifikoj të realizoj shumë gjëra; të krijoj familjen time, të bëhem nënë, pavarësisht nëse disa gjëra duhet t'i anashkaloj. I dua shumë fëmijët dhe ndonëse të qenit nënë e shoh me njëfarë frikë, jetoj që të shoh një Diellzë të vogël, apo një Diellzon.

 

Plane të mëdha këto...

Por nuk kam vetëm kaq. Sepse ndonëse jam e re në moshë, mendoj se jeta ime është e veçantë dhe për këtë arsye kam planifikuar të shkruaj një libër autobiografik. Kam filluar, por ka shumë punë për ta shkruar, sepse kam shumë gjëra dhe ngjarje që duhet t'i përfshij në të. Libri do të jetë i ilustruar edhe me fotografi etj. Ndërsa së shpejti do të realizoj videoklipin e këngës "Kleopatra", që pritet të shfaqet diku nga fundi i prillit.

 

Thua se ke një jetë interesante. Përpara se të lexojmë librin, a mund të na thuash se cila mund të ishte ngjarja më interesante e përfshirë aty?

Ka shumë, por një ngjarje që ka ndikuar në personalitetin tim ka qenë ballafaqimi me vdekjen. Prej çastit kur jam ballafaquar me vdekjen, unë jam liruar nga ndjenja e të qenit gjithmonë e përsosur, sepse tani mendoj se nuk ka rëndësi se si shfaqesh para të tjerëve, me rëndësi është që vetë të ndjehesh mirë. Kjo ngjarje tronditëse më ka ndodhur në 2001. Ka shpërthyer një gjenerator, kam mbetur vetëm në dhomë dhe më është dashur të përballem vetëm me situatën. Por, unë jam e fortë dhe me guxim e kam tejkaluar, sado që rreziku ka qenë shumë i madh. Mund ta quaj veten me fat që kam shpëtuar.

 

Ndonjë të re në jetën private?

Të reja ka shumë, por kësaj radhe nuk do t'i zbuloj, sepse ende nuk jam e gatshme për një gjë të tillë.

 

Së paku mund të na tregosh nëse e ke gjetur dashurinë e vërtetë...

Nuk mund të them asgjë konkretisht. Ka diçka, por... pritet të kurorëzohet në të ardhmen. Kërkoj ndjesë që nuk mund të jap më shumë hollësi tani...

 

Mashkulli ideal për ty, çfarë karakteristikash duhet të ketë?

Më mirë të shprehem mashkulli i Diellzës... në radhë të parë duhet të jetë ai që më kupton. Nuk ka rëndësi pamja e jashtme, pozita shoqërore apo materiale. Ndoshta sepse jam rritur në kushte të mira, ku gjithçka ka qenë me bollëk, ato nuk më kanë tërhequr asnjëherë. Nuk ka rëndësi që mashkulli të ketë pamjen, paranë apo famën. Por dua të jetë njeri që di shumë, me të cilin mund të diskutoj të gjitha temat dhe që nuk do të më shohë vetëm si femër, por edhe si shok apo personalitet.

 

Meqenëse synon politikën, mund të na bëni edhe disa analiza. Për shembull kë do të vlerësoje si femrën më të zonjë në politikën e Kosovës?

Ajo që më pëlqen për guximin dhe vendosmërinë është Edita Tahiri, sepse zëri i saj është dëgjuar, pavarësisht të qenit femër. Dhe pasi idetë e saj nuk janë përputhur me idetë e partisë, nuk ka hezituar të largohet nga partia dhe pozita e deputetes, që të mos jetë vetëm kukull, por të marrë diçka në duart e saj.

Porosia për vajzat që duan të merren me modelim, këngë apo aktrim?

Të kenë guxim për të provuar veten aty ku ndiejnë se mund të japin diçka, dhe të vendosin vetë për fatin dhe të ardhmen e tyre. Jeta nuk është e gjatë, ndaj merreni fatin në duart tuaja, sepse në të kundërtën nuk do të arrini asgjë.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#1 ne: 10-05-2006, 07:52:25

  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#2 ne: 20-06-2006, 11:49:11
Lëvizja e Djellzës

Do të godasë parti politike, por nuk do të jetë pjesë
e tyre. Do të punojë dhe do të inkuadrojë të rinj por
edhe ata të cilët e ndien veten të ri. Djellza Kolgeci
fillon punën e saj me lëvizjen "Fuqia e rinisë".
Milot Hasimja

Nuk ju thërret që të jeni pjesë e Ferr-it por qe te jeni pjese e Fer lojes. Prapa vetes thotë se
ka përkrahjen e të rinjve poredhe të atyre që e ndien veten të ri.
Do ti godasë fortë partitë politike por nuk do të jetë parti apo të anojë për dikë.
Djellza Kolgeci, që nga nata e mbrëmshme zyrtarisht filloi punën e saj në lëvizjen më tëre, të ideuar nga vet ajo, e cila quhet Fuqia e Rinisë.
Lëvizjete saj do t'i fillojë me debate rreth problemeve që kanë të rinjtë ndërsa më vonë do të
lëvizë në diçka më konkrete.Projektet të cilat do të dalin nga kjo iniciativë nuk do të jenë
të fokusuara vetëm në Kosovëpor edhe më gjerë, tregon Djellza. Ajo ende nuk e di nëse
i ka thënë 'Po', marrjes së timonit të kësaj lëvizje.
"Unë e konsideroj veten si organizatore por mendoj se në këtë lëvizje duhet me qenë së
bashku dhe nuk është me rëndësi shumë se kush e udhëheqë", thotë ajo duke besuar që dikush do të jetë në krye të saj.
Ndër emrat të cilët po përmenden në inkuadrimin e kësaj lëvizjeje do të jenë edhe
Edita Tahiri, drejtuese e partisë Alternativa Demokratike e Kosovës si dhe Ekrem Kryeziu,
regjisor.
"Besoj se rinia do të ketë forcë dhe shpresoj që edhe unë do të jem pjese e rinisë dhe do
të jap diçka nga ajo rini e depozituar në mua", tha Ekrem Kryeziu, njëri nga pjesëtarët e
bordit të kësaj lëvizjeje. Ende nuk e kishte ditur se do të jetë pjesëtare e bordit dhe
këtë lajm e kishte lexuar vetëm në media. Edita Tahiri si duket do të jetë pjesë e kësaj lëvizjeje.
"Po është e vërtetë. Mendimi im është që politika kosovare, por edhe aktivizimet e
shoqërisë së të gjitha shtresave në të ardhmen duhet të dominohen nga rinia", tha Tahiri.
Sipas saj rinia duhet të jetë ajo e cila do të marrë iniciativën për të gjitha lëvizjet që ndodhin
në Kosovë.
Djellza thotë se nuk do të jetë sikurse Albin Kurti, por respekton mendimet dhe idetë  tij.
 Synimi i Djellzës, siç thotë ajo, është që të jenë fer e jo të enë anues të ndonjë partie
politike. "Në qoftë se ja fillojmë me anime atëherë cila është
esenca", tha ajo në fund.
Gazeta Expres.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#3 ne: 26-04-2007, 04:41:58
Festat i dua për vete

“Vitin 2006 nuk do ta veçoja si vit të sukseseve të mia, por do ta veçoj si vitin e fillimit të sukseseve të mia”, tha Diellza. Intervistë e Diellza Kolgecit dhënë gazetës Iliria Post.


Ç’farë pritet nga ju në vitin e ardhshëm, do të mbeteni aktore, këngëtare apo modele?

Diellza: Së pari dua t’ju them se këto profesione, që i cekët, aktore, këngëtare dhe modele, për mua nuk janë profesione, por thjeshtë diçka që relaksohem. Është sport i shpirtit tim dhe me to merrem atëherë kur dua unë, e jo kur e kam obligim. Do të vazhdoj edhe në të ardhmen të merrem me to, por kurrë nuk do jenë për mua primare.

Na flisni diçka më shumë rreth videoklipit tuaj? Cilët janë bashkëpunëtorët?

Diellza: Videoklipi është gjiruar në Egjipt dhe Prishtinë. Skenari, regjia, kostumografia dhe organizimi është bërë nga unë, asistuar nga Majlinda Bedrolli. Kam bashkëpunuar me produksionin Pixels, ndërsa për aktorë kam zgjedhur Donat Qosjen, Adhurim Demi dhe pjesëmarrësit e tjerë Majlinda Bedrollin, Lorinda Kolgecin. Sarandën, Violeten, Rrezen, Sarën etj.

Me gjithë këto hobe, e keni lënë anash profesionin si kreatore?

Diellza: Kam studiuar në New York për dizajn të modës, kështu që më shumë do të thosha që këtë e kam profesion, megjithatë edhe këtë e fus dhe nuk e ndaj nga këto degët e tjera të artit. Me art merrem kur dua të bëj diçka të re dhe deri më tani ia kam arritur qëllimit.

Keni refuzuar një mori ftesash që u janë bërë për Vitin e Ri?

Diellza: Kam pasur ftesa që të shkoj jashtë vendit, por festat kam dëshirë që të jenë për mua dhe të mos merrem me punë. I kaloj vetëm me njerëzit që i dua, nuk është me rëndësi se në cilin vend i kalojmë. E rëndësishme është që të jemi bashkë.

Cili ka qenë fund viti më i mirë për ty dhe pse?

Diellza: Nuk do të dija ta veçoja, sepse ka shumë dhe secila e ka rëndësinë e vet.

Si e cilësoni ju vitin 2006. A ka qenë viti i sukseseve tuaja?

Diellza: Jo, nuk do ta veçoja si vit të sukseseve të mia, por do ta veçoj si vitin e një fillimit të sukseseve të mia.

Cila ka qenë dhurata më e mirë që keni marrë për festat e Vitit të Ri?

Diellza: Dhurata me ëmbëlsira të ndryshme që i dhurohet edhe fëmijëve, për mua është dhurata më e mirë që të ma dhurojnë për Vitin e Ri.

Ç’ka do të ndryshonit vitin e ardhshëm?

Diellza: Atë gjë e di vetëm Zoti.

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 29-04-2019, 00:09:58
Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, Fisniku, janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushjeje.
Sikure raporton “Prive.al”  ish-Miss Shqipëria  ka sjellë në jetë foshnjën në mesnatë në një nga spitalet private dhe se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë. Pak orë pas ardhjes në jetë të vajzës, partneri i Diellzës, basketbollisti Fisnik Rugova ka zbuluar një tjetër detaj që pritej me kuriozitet, sikurse është emri. Helena është emri të cilin çifti kanë zgjedhur për vajzën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë basketbollisti.