×

Drita Pelingu, “Magjistraja” e roleve

Drita Pelingu, “Magjistraja” e roleve

· 1 · 1757

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 24-02-2007, 23:32:02

   


"Unë kam lindur në qytetin e bukur të Vlorës... E më pas nëna ma vuri emrin Dritë, sepse shpresonte se kjo fjalë do t i sillte mbarësi me lindjen e një djali, pas tre vajzave". E rrethuar nga kolegë të saj, por edhe nga kënga polifonike labe, Drita Pelingu, duket se me gjithë qënien e saj e sfidon moshën

... Në Teatrin Kombëtar, artistë të të gjitha moshave, nga më të moshuarit deri më të rinjtë, u mblodhën të shtunën për t i uruar sa më shumë jetë Drita Pelingut, cilësuar, një nga themelet e skenës shqiptare. Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skarmi ka çelur këtë ceremoni. Duke falenderuar për pjesmarrjen ai nuk ka harruar të përmëndë rolin që kjo artiste ka dhënë në formimin e një fizionomie origjinale për skenën shqiptare.
Në teatër
Energjike dhe me një look elegant, aktorja e lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Koincidencë e bukur apo jo?, kur sot, në 80 vjetorin e ditës së saj të lindjes, ajo feston dhe kujton njëherazi 60 vjetorin e lidhjes së saj me skenën e madhe të teatrit shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj., janë disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar, ndërsa do të lidhte jetën e saj, siç shprehet ajo, “ me rrugën sidomos të teatrit shqiptar”, të cilin ajo e do fort sepse “vetëm aty në skenë e ndjen veten më të plotë”.
Në film
Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj. Aktoren, regjisoren, por edhe pedagogen Drita Pelingu, e kanë uruar sot edhe shumë studentë të saj, të cilët shprehen se, kanë mësuar shumë nga arti i pedagogjisë së saj dhe jo rrallë herë zërin e saj të butë në dhënien e të nxënit të aktrimit vetëtimthi e kujtojnë edhe kur interpretojnë në skenë . Luiza Xhuvani, një nga aktoret më të njohura për momentin ish-studente e saj ka falenderuar pedagogen e saj për stimulimin dhe ekselencën e saj në mësimin e aktrimit.
Pasionantja
Artiste pasionante, debutuese me nivel cilësor në dhjetra role, regjisore e talentuar, pedagoge me vlera e artit skenik që ka rrënjosur elementet e mjeshtërisë të disa breza studentesh, Pelingu shprehet se ndihet mirë dhe e lumtur kur e sheh veten të rrethuar nga kaq shumë miq. Nuk ka munguar në këtë ceremoni Ministri i Kulturës Bujar Leskaj, shkrimtari Dritëro Agolli, artistët e njohur të skenës si, Suljeman Pitarka, Lazër Filipi, Edi Luarasi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Marika Kallamata, Roza Anagnosti të cilët sollën kujtimet dhe vlerësimet e tyre per aktoren e mbi 120 roleve ne teater dhe kinematografi.
Interpretimi
Drita Pelingu aktorja kryesore e 50 veprave të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, të vena në skenën shqiptare është njëkohësisht regjisore e mjaft veprave të vena në skenën e Teatrit Kombetar, Teatrit të Vlorës, atij të Kombësive në Shkup etj. Titullin "Artiste e Merituar" e mban që prej vitit 86, ndërsa në vitin 96 ështe fituese e çmimit kombetar "Ismail Qemali". Me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara. Në vitin 1997 Bordi Drejtues i Institutit Amerikan te Biografive, e zgjodhi nder 500 njerezit më me influence. Ky botim është në ruajtje të përhershme në Biliotekën e Kongresit Amerikan Washington D.C

Mare nga gazeta ballkan
 

Drita Pelinku

Nisur nga M A X

Postimi i fundit 30-01-2012, 12:36:28
nga M A X