×

Eliza Dushku

Eliza Dushku

· 134 · 23535

  • Postime: 350
Glaserian
#100 ne: 04-06-2006, 16:55:49
Po e mare mundimin te jap përgjigje edhe pse jam me një sy sonte për fatkeqesine qe me ndodhi sot ....dhe nga ana shëndetit jam cope ...gjithsesi e shikoj si ti je gjithmonë ne formë te mirë dhe më vjen mirë.

Ti dyshon ne çdo gjë dhe je shumë skeptike aty ku nuk duhet të jesh.

QE një person te arrije atje ku është Eliza Dushku duhet te këtë ndonjë shkathtesi me shumë se sa unë dhe ti ...je dakort ?

Sigurisht ne se thua gjëra qe nuk kanë kuptim unë do të kundervihem ashtu sikurse ti me kundërvihesh mua .......



p.s      kujdes kur flet per vyrtyte se me sa duket pet ty te gjitha fjalet jane njelloj

  • Postime: 5966
SmiLey
#101 ne: 05-06-2006, 04:43:44
-Jashte teme! Permbajuni temes ju lutem!-
« Editimi i fundit: 05-06-2006, 05:28:03 nga Aida »

  • Postime: 350
Glaserian
#102 ne: 05-06-2006, 05:14:05


-Me vjen keq qe nderhy ne shkrimet tuaja, por uroj mos i personalizoni temat dhe mos merreni me njeri tjetrin! Mundohuni te diskutoni ne menyre te mirefillte rreth temes dhe jo rreth bashkbiseduesit. Kjo vlen per te dyte! Flm per mirkuptimin!-
« Editimi i fundit: 05-06-2006, 05:35:10 nga Aida »

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#103 ne: 05-06-2006, 08:07:00
Nga vizita ne Tirane.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#104 ne: 06-06-2006, 08:54:17

  • Postime: 338
Era e Dashnis
#105 ne: 06-06-2006, 09:01:18
Dje Eliza arriti ne Kosove per nje vizite!ishte e shoqeruar me familjen e saj!Tha se ndihej shume mire qe erdhi ne Kosove etc.!
Kishin dal per ta pritur ne Prishtin shume ftyra publike..mes tjerash njoha Agnesa Vuthajn...!

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#106 ne: 06-06-2006, 09:41:45
Eliza Dushku, leksione studentëve shqiptarë
Dëshira për një film në Tiranë dhe udhëtimi drejt Kosovës


Aktorja: Do mësoj shqipen dhe do rikthehem në Shqipëri

Nuk dua të duket si klishe, por mendoj se Shqipëria është një vend shumë i bukur", është shprehur 26-vjeçarja Eliza Dushku dje, gjatë një takimi me studentët shqiptarë të dramës për të rrëfyer karrierën e saj në Hollivud. Tregon se nuk e njeh aspak kinematografinë shqiptare, por një ftese nga këtu nuk do t'i thoshte kurrë jo. "Nëse producentët apo ndokush nga regjisorët shqiptarë do të më ofronte një rol në film, do ta konsideroja të vlefshme ftesën e tyre", u shpreh aktorja me origjinë shqiptare. Eliza, me origjinë nga Dushku i Korçës, thotë se është duke mësuar shqipen, gjuhen e stërgjyshërve të saj, të cilët emigruan në Boston rreth një shekull më parë. "Unë kam gjak shqiptar dhe dua të theksoj se jam një kombinim i mirë shqiptaro-danez, por në shumë mënyra ndiej se gjaku im shqiptar rreh më fort në deje", u shpreh ajo krenare. Përballë studentëve të Akademisë së Arteve dhe pedagogëve të tyre, Dushku rrëfeu eksperiencat e saj të para në kinematografi përkrah aktorëve të njohur si De Niro, Shvarceneger e shumë të tjerë. "Kur bëra audicionin e parë isha 10 vjeç dhe mbaj mend se në sinopsin e vlerësimit për provën time kishin shkruar: "aktore me instinkt shumë të fortë, por me një aksent të tmerrshëm në anglisht", shtoi ajo duke qeshur, duke shtuar se i janë dashur mëse tre javë për të përmirësuar aksentin, që anonte nga ai i Bostonit. "Babai dhe vëllezërit e mi bënë të pamundurën dhe arritën të më detyrojnë të mos e flas më atë theks". Ardhja e saj në Shqipëri, madje për herë të parë, u bë e mundur nga një ftesë e regjisores Vera Grabocka, për të qenë e ftuara speciale e festivalit "Euro Video Grand Prix". Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Tiranë, aktorja është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në zyrën e tij. Gjithashtu ka marrë pjesë në një pritje të organizuar enkas për ardhjen e saj, si dhe për evenimentin e festivalit në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ndërsa po dje është nisur drejt Korçës, vendit të të parëve të saj. Dushku gjithashtu rrëfeu gjatë takimit që zgjati gati një orë, për episode të jetës, ku origjina shqiptare ishte shkaku i një sërë situatash komike. Përsa i përket aktrimit në teatër apo show-t televizive, aktorja u shpreh se kishte ende frikë nga skena. "Frikën kam mundur ta largoj vetëm në film", tha ajo, duke kujtuar emocionet në përvojën e parë në një shfaqje reale televizive në Brodway, ku kishte interpretuar rolin e Lusit, një paranojake. Por duhet theksuar se në axhendën e saj të ngjeshur, bukuroshja e kinemasë ka menduar të kthehet së shpejti në Shqipëri gjatë një vizite të dytë, ku do të shpalosë mjaft surpriza, për të cilat mendon të mbeten të tilla.

Marre nga GazetaPanorama

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#107 ne: 07-06-2006, 06:18:00
Një pyetje kam unë,nga cili qytet i Shqipërisë është me origjinë kjo,se keta me mbiemer Dushku me duket jane nga Korca.  :)

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#108 ne: 07-06-2006, 09:59:15
Kam pershtypjen qe nga Korca eshte me origjine i jati i saj, pra eshte ashtu sic thua ti Lepurushe. Sidoqofte mbiermi Dushku eshte shume i perhapur. Une njoh shume familje me kete mbiemer dhe nga Elbasani.

  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#109 ne: 08-06-2006, 10:16:26
Ju lutem me gjeni dot ndonje video te Elizes Ketu ne shqiperi. Po Ajo nga Korca Eshte



  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#110 ne: 09-06-2006, 05:16:18
tatuazhi i Elizes

  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#111 ne: 12-06-2006, 07:44:28
Eliza Ne Shqiperi









  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#112 ne: 12-06-2006, 08:46:42
Eliza Dushku reklamon tatuazhin shqiptar në Amerikë

Aktorja hollivudiane, Eliza Dushku, ka vetëm dy ditë që ka mbërritur në Amerikë, pas vizitës së saj të parë në vendin e paraardhësve. Në një intervistë të dhënë për agjencinë prestigjioze të lajmeve "Associated Press", aktorja është shprehur mbi vizitën në Shqipëri, ku dhe ka reklamuar tatuazhin e saj të ri; një shqiponjë me dy krerë, e modeluar sipas flamurit kombëtar shqiptar.
ka bërë tatuazhin në kurriz. Gjithashtu Eliza Dushku e ka cilësuar këtë një suvenir shumë të veçantë nga toka e paraardhësve të saj, simbolin e vendit, shqiponjën me dy krerë. Përveç Tiranës, aktorja ka vizituar dhe Korçën, qytetin e origjinës së të atit, më pas është ndalur në Kosovë. Aktorja është shprehur shumë e impresionuar nga mikpritja dhe nderet që i janë bërë gjatë udhëtimit të saj të fundit, në të cilat ka përfshirë edhe takimet me kryeministrat e vendeve, Sali Berisha dhe Agim çeku. "Jam krenare për prejardhjen time dhe këtë e kam vulosur në kurriz, kjo më bën të jem edhe më krenare që jam shqiptare", tha Dushku, e shoqëruar nga familja dhe miqtë e saj. Ajo, gjatë vizitës në Kosovë, ka bërë homazhe edhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. "Eshtë shumë emocionuese", tha ajo, duke ekspozuar një byzylyk gome në shenjë të pavarësisë së Kosovës. "Kam kaq shumë emocione që po më përshkojnë shpirtin, mendjen dhe zemrën time", është shprehur Dushku për agjencinë, duke shtuar se do të jetë sërish në Shqipëri, qoftë edhe për të interpretuar ndonjë rol.

  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#113 ne: 13-06-2006, 08:13:54
ca photo te tjera. Po ndonje video na gjen njeri








  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#114 ne: 22-06-2006, 05:57:24
Eliza

  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#115 ne: 04-07-2006, 12:14:05
Disa Photo te koheve Fundit













  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#116 ne: 23-07-2006, 12:39:44
Eliza

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#117 ne: 23-07-2006, 12:45:45
Elizaaaaaa

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#118 ne: 23-07-2006, 12:47:26
Eliza Dushku

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#119 ne: 23-07-2006, 12:55:52
Eliza

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#120 ne: 16-09-2006, 16:50:10
Aktorja hollivudiane Eliza Dushku, prej disa ditësh po viziton Kosovën

Pa bujë të madhe, siç ndodhi herën e parë, Eliza Dushku prej disa ditësh po viziton Kosovën. Pas një vizite në Shqipëri dhe Kosovë, disa muaj më parë, aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka vendosur të kthehet sërish në Prishtinë. Kjo, pas premtimit që i bëri publikut kosovar para disa muajsh se në shtator do ta shihnin sërish. Ajo kishte pranuar për të marrë pjesë në festivalin e Filmit të Shkurtër Artistik "9\11" që organizohet nga "Prishtina Film".
Vizita
Prej disa ditës Eliza Dushku ndodhet në Kosovë ku ka marrë pjesë edhe në Festivalin e filmit "9/11", i cili organizohet në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. Gjatë vizitës së saj, aktorja me origjinë shqiptare është takuar me zyrtarë dhe artistë të Kosovës. Ditën e enjte ajo vizitoi Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku u shpreh se angazhimi personal i saj është përhapja e kulturës shqiptare nëpër botë dhe mbështetja e artistëve kosovarë. Gjatë takimit me kreun e Prishtinës ajo është shprehur: "Jemi entuziastë të kthehemi përsëri dhe t'i inkurajojmë shqiptarët në SHBA që të vijnë në Kosovë, po ashtu edhe artistët tjerë të vendeve të tjera", tha ajo.

  • Postime: 390
  • Gjinia: Femer
tru
#121 ne: 21-09-2006, 23:08:03
Photo Te Reja




  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#122 ne: 19-10-2006, 13:06:40


Reportash lajv eliza dushku gjems Belushu


  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#123 ne: 30-04-2007, 06:23:34
Eliza Dushku: Në Tribeca me "Djalin Nobel"
 
28 Prill  Eliza Dushku i rikthehet ekranit. Pas një pushimi relativisht të gjatë, aktorja me origjinë shqiptare do të prezantojë sot filmin "Nobel Son" në Festivalin e Filmit "Tribeca". Ndërkohë që shumë shpejt do t'i rikthehet edhe botës së televizionit, ku do të shfaqet me serialin komik “Nurses” në televizionin FOX.

“Djali Nobel” (komedi-dramë) tregon historinë e një djali, të cilin e rrëmbejnë ditën që babai i tij merr çmimin Nobel. Alan Rickman, Bryan Breenberg, Eliza Dushku, Shawn Hatosy, Danny DeVito, Mary Steenburgen dhe Bill Pullman janë emrat që interpretojnë në rolet kryesore.

Ndërsa në serialin komik “Nurses” (Infermieret), Eliza ka rolin kryesor, ashtu si edhe në “Tru Calling”. Ende në përgatitje e sipër, pjesë e trupës së aktorëve që do të interpretojnë në këtë film janë edhe Carlos Bernard (24) dhe Sara Rue (Less then perfect).

Fillimet përkrah Shwarceneger-it

Në kohën kur emri i saj nisi të renditej ndër kastet e shquara të Hollivudit, ajo ishte tepër e vogël, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit në filmin “True lies”, një komedi aksion ku emri i saj shfaqej pas emrave të njohur të kastit të filmit. Por “True Lies” nuk kishte qenë i pari film që e kishte vendosur përpara kamerave.

Dushku filloi të luante për herë të parë në moshën 10-vjeçare, kur u paraqitën së bashku me një nga vëllezërit e saj në audicionin e një reklame, ku pas një përplasje me të, ra dhe theu hundën. Klithmat e saj dhe gjaku që i rridhte pa pushim, tërhoqën vëmendjen e agjentit të roleve, duke i ofruar asaj një punë në vend të të vëllait. Vetëm pak kohë më pas, ajo do të luante edhe rolin e saj të parë, në vitin 1992, në filmin "That Night", një 10-vjeçare që kishte për idhull një adoleshte me shpirt të lirë që banonte përballë saj.

Motra "e urryer" e Di Caprios

Vitin që pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", (Jeta e një djali) si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmë-motra e Leonardo Di Caprio-s. Një marrëdhënie shumë e mirë, gati idilike motër e vëlla, ku Eliza "ringjall" lidhjen me vëllain e saj të madh. Ndërsa në sheshin e xhirimit ishte e kundërta, një ferr i vërtetë. Leo i bërtiste dhe e shante shpesh Elizën, ndërsa vajza e vogël e fyer qante. Derisa nuk duroi më dhe i tha për këtë regjisorit. "Urrejtje" që megjithatë nuk ra fare në sy në film. E që dëshmon dhe për aftësinë interpretuese të dy aktorëve, në atë kohë të dy të panjohur dhe në fillimet e tyre.

Të krijon përshtypjen se është specializuar për të luajtur "rolin e vajzës", po të kujtojmë edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, në '94-ën, "True Lies" dhe me Paul Reiser, një vit më pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj, një mësuese kolegji dhe aktiviste shoqërore, duke u bërë një studente e zellshme e shkencave politike. Por, pas regjistrimit në "Suffolk University", në Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzës së fortë që vret vampirët, në telefilmin "Buffy, vrasësja e vampirëve". Hapi tjetër ishte filmi për të rinj "Bring It On", në rolin e Goth, gjimnastes së "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, për të ngritur peshë tifozët e skuadrës. Pastaj "The new guy", një tjetër film policor për të rinj, për të cilin nuk ndjehet aspak keq. Pas kësaj luajti në "Jay and Silent Bob Strike Back", nën regjinë e Kevin Smith. Por, ndërkohë, ritakohet përsëri me De Niro-n, në një film thriller, bazuar në ngjarje të vërtetë, "City by the Sea". Këtë herë, jo si vajza e De Niro-s, por si e dashura e djalit të tij, interpretuar nga James Franco. Dhe udhëtimi i Dushkut vazhdon…
 
BLERINA GOCE

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#124 ne: 22-01-2008, 16:04:43
Eliza Dushku: Oh, qenkam dhe biseksuale

Kësaj here ka qenë një nga personazhet kryesore dhe që ka tërhequr mjaft vëmendjen e medias, në festivalin e filmit “Sundance”, që po mbahet këto ditë në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku këtë fundjavë promovon filmin e saj më të ri me titull “Bottle Shock”, (Shokimi i shishes). Premiera e tij është dhënë në ditën e dytë të festivalit, dhe është pritur mjaft mirë nga kritika. “Entertainment Weekly”, në një shkrim të gjatë për filmin dhe aktoren shqiptare shkruan: Aktorë të krisur! Të parët të vlerësuar nga audienca! Ky zakon ende po na bën me dhimbje koke! E kudogjendura Eliza Dushku, ish-vrasësja amatore e vampirëve, ndodhet në qytet për të promovuar filmin e saj të ri me bazë verën, “Bottle Shock”, i cili ende po lëkund anëtarët e stafit të “Entertaimen Weekly”. Ndërkohë në websitin “Cinema Blend” citohet aktorja me prejardhje shqiptare, por e njohur nëpër botë për filmat e saj kryesisht me vampirë, gjatë një konference për shtyp dhënë gjatë premierës në “Sundance”. “Ndodhem në këtë festival filmi dhe ndihem shumë mirë. Jam këtu për të prezantuar filmin tim më të ri “Bottle Shock” dhe ndihem mirë sa herë që e shoh atë”, mësohet të jetë shprehur Dushku gjatë konferencës. Në artikull shkruhet se u njoftua në fund të vitit se Dushku dhe Whedon do të bënin pjesë në një staf me një serial për një vajzë të quajtur Echo (Dushku), e cila “është e stampuar” me personalitete dhe aftësi të ndryshme. Pas kësaj, ajo merr përsipër disa detyra dhe mendja e saj fshin nga memoria gjithçka që ajo ka bërë më parë. “Dushku duket shumë entuziaste për Dollhouse dhe e kënaqur që po punon përsëri me Whedon, e cila i referohet asaj si mike. Ajo tha, se mezi po presin t’i rikthehen punës duke interpretuar së bashku. Përgjigjja se cili ishte synimi i premierës është: qëllimi është që njerëzit të nisin të luajnë mirë, por më mirë herët se sa vonë”, shkruhet në “Cinemablend”. Për fat të keq ajo nuk ishte në gjendje të na jepte më shumë informacion mbi këtë temë, por kur erdhi puna për suksesin, të gjithë mezi presin ta shohin të arrijë në këtë pikë dhe si. “Dushku është përgatitur shumë seriozisht dhe ka punuar shumë për këtë rol. Gjatë punës së saj ajo tha se: Më në fund kam kuptuar se trupi im në lëvizje është trupi im, në mënyrën se si më pëlqen mua. Kam qenë në shumë xhirime dhe kam lëvizur në mënyra të ndryshme. Kështu që kur vjen puna tek xhirimet, unë e di se do të jenë eksplozive”, shprehet aktorja për “Cinemblend”. Ndërkohë më tej në artikull shkruhet: “Seksi Eliza Dushku, e cila u gjend në premierën e “Bottle Shock” në festivalin e “Sundance”, vizitoi “My Space Café” në internetin aty pranë, për të krijuar një profil të saj, por pa se kishte disa të tilla që ekzistonin në këtë websit dhe tha me të qeshur: “Oh, shiko, qenkam biseksuale”. Dushku i fshiu të gjitha shpifjet dhe krijoi një profil të vërtetë”.


Gjatë festivalit

Teksa ndodhet në “Sundance” festival, sipas “EW” ajo rikujton shtëpinë e saj të vjetër në Massachusetts nëpërmjet një fotoje që ndodhet në sallën e festivalit. “Pinte me dikë në mbrëmjen e revistës së madhe të shtunën dhe tregonte se çfarë kishte ndodhur në një festë tjetër. Rrëfeu disa sekrete për ribashkimin e saj në skuadër me Joss Whedon. Mirë, në rregull, në fakt shumë pak. Por edhe ato thonë diçka”, shkruhet në artikullin e kësaj reviste, e cila shton më tej “Të ardhurat e yllit me origjinë shqiptare mund të mos kenë qenë si ato të Carl Sagan, por megjithatë konsiderohen shumë të larta”.

Anila Mema G.Panorama