×

Eliza Dushku

· 134 · 23238

Eliza Dushku

· 134 · 23238

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#125 ne: 05-02-2008, 16:02:00
Eliza Dushku në 36 shkronja

A Aktorja hollivudiane Eliza Dushku është me origjinë shqiptare nga babai.

B Babai i saj quhet Philip R. Dushku dhe ka qenë mësues dhe administrator në shumë prej shkollave publike të Bostonit.

C Clare Kramer është shoqja e ngushtë e Eliza Dushkut, me të cilën ka luajtur në serialin “Buffy the Vampire Slayer”.

Ç Çapkëne. E ka përshkruar kështu veten, si një vajzë e rritur mes tre vëllezërve.

D Daneze është origjina e nënës së saj, e cila është ndarë nga i ati i Elizës, kur ajo ishte ende fëmijë.

Dh Dhjetori është muaji në cilin Eliza Dushku ka ardhur në jetë.

E Edukimin e saj ajo e ka marrë nga të dy prindërit edhe pse ata kanë qenë të divorcuar.

Ë Është e dashuruar me Brad Penny, një lojtar i njohur amerikan bejsbolli.

F Frika e saj më e madhe në jetë janë fluturimet në avion.

G Gabimin e saj më të rëndë ajo ka cilësuar pirjen e duhanit.

Gj “Gjithçka në jetën time ia kushtoj pikërisht asaj”, është shprehur Eliza Dushku për mamanë e saj

H Hokej në akull është një ndër sportet më të preferuara të aktores.

I Intriguese, është cilësuar paraqitja e aktores që preferon jetën e qetë ndaj asaj tipike hollivudiane.

J Jamie Lee Curtis, me të cilën ka luajtur në filmin “True Lies” është aktorja e saj e preferuar.

K Kosovën ajo e ka vizituar për herë të parë në vitin 2006 për t’u rikthyer sërish atje në festivalin e filmit “9/11”.

L Leonardo di Caprio ka qenë në film djali i gruas me të cilën martohet babai i saj.

LL Llastimi. Ajo ka qenë e llastuar duke u rritur një vajzë mes tre vëllezërish.

M Mamaja e saj është profesore në universitetin e Sufolkut.

N Në filmin e saj të parë të rëndësishëm ajo ka luajtur rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger.

Nj Njerëzit me të cilët ajo shoqërohet i përzgjedh me kujdes dhe shumica janë miq të fëmijërisë.

O Origjina e saj shqiptare dallohet qartë nga mbiemri i saj “Dushku”.

P Pasionet e saj përveç aktrimit janë baleti, instrumentet muzikore si bateria dhe muzika xhaz.

Q “Qaja dhe e pyesja se përse ishte aq i keq” është shprehur ajo për Leonardo Di Caprion, i cili e ngacmonte në xhirimet e filmit “Jeta e një djali”.

R Robert De Niro ka qenë babai i saj autoritar deri në psikopati në filmin, ku luante dhe Di Caprio.

RR Rraca e qenit të saj të dashur që quhet Korbit është berger gjerman.

S “Sundance” është festivali i filmit që po u zhvillua së fundmi, ku ajo tërhoqi vëmendjen e mediave.

SH Shqiponjën zgjodhi për të bërë tatuazh të përkohshëm kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.

T “True lies”, është një komedi aksion, ku ajo interpretoi kur ishte vetëm 14 vjeç.

Th Thashethemet. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë në Hollivud ajo nuk është bërë protagoniste e thashethemeve që rrethojnë jetën e VIP-ave.

U Universiteti. Falë notave të mira ajo është pranuar universitetin e Bostonit dhe në universitetin “George Washington”.

V Vizita e saj e parë në Shqipëri ishte në vitin 2006, kur mbërriti e shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj.

X Xixëllimin e botës së bliceve e kamerave të Hollivudit ajo e ka njohur që në moshë shumë të re.

Xh Xhudit, është emri i mamasë së Eliza Dushkut.

Y Yll hollivudian është sinonim aspak i ekzagjeruar për aktoren.

Z Zakonisht preferon që kohën e lirë ta kalojë me familjen e saj.

ZH Zhdëp. Leonardio Di Caprio e ka mësuar si të zhdëpë në dru shokët e shkollës që e ngacmonin kur kanë luajtur bashkë në filmin “Jeta e një djali”.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#126 ne: 08-03-2008, 13:04:42
Eliza Dushku, në një film horror

Këtë verë do të jetë në ekranin e kinemasë me një rol të ri. “Open graves” është produksioni më i ri i Hollivudit, në të cilin shohim si protagoniste edhe aktoren shqiptare Eliza Dushku.



Bëhet fjalë për një film horror, që ndoshta për fansat e saj, do të krijojë mundësinë e njohjes me një anë tjetër të aktores shqiptare. “Open Graves” tregon historinë e një grupi të rinjsh, të cilët pasi luajnë një lojë së bashku, fillojnë të vdesin realisht në të njëjtën mënyre siç vdiqën edhe në lojën e luajtur.
Ndërkohë javën e shkuar është publikuar edhe reklama zyrtare e “Open Graves”. Aktorja 28- vjeçare vazhdon në këtë mënyrë të jetë një personazh i kërkuar në kinemanë hollivudiane, duke shtuar
edhe numrin e personazheve që ka mishëruar në celuloid. Dy vjet më parë ajo vizitoi edhe Shqipërinë, nga ku u largua me një imazh, që e kujtojnë gjithë shqiptarët: “Tatuazhin me shqiponjë”.
Gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë, Eliza premtoi, se do të rikthehej përsëri sapo t’i jepej mundësia, në vendin e të parëve. Dhe me sa duket, ky fakt mjaftoi, që ajo të pushtonte faqet e para ta gazetave dhe revistave në kryeqytet. Eliza Dushku është një prej disa artistëve me origjinë shqiptare që kanë arritur të dallojnë suksesshëm edhe në Hollivud.Falë vizitës që ajo bëri
në Shqipëri, tani edhe për ne shqiptarët nuk është e panjohur dhe për çdo sukses të saj ndjehemi të gjithë nga pak krenarë.

PanoramaPlus

ELIZA DUSHKU

Foto nga Eliza Dushku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#127 ne: 09-08-2011, 16:08:46
Eliza Dushku merr nënshtetësinë shqiptare, i tregon Presidentit tatuazhin

Presidenti Bamir Topi nënshkroi sot dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, aktores Eliza Dushkut. ‘Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë’, iu drejtua Presidenti të pranishmëve në një takim sot me Eliza Dushku takim. ‘Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut’, u shpreh Bamir Topi. Në vijim, Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit. Nga ana e saj Eliza jo vetëm shprehu mirënjohjen për këtë vendim të Presidentit, por i dëshmoi atij se ajo ndjehej shqiptare prej vitesh, madje për këtë kishte bërë dhe një tatuazh me simbolin e flamurit në qafë. Ky gjest u prit me sportivitet nga Topi qe qeshi pa mase. Ne takimet zyrtare te ketyre diteve be Tirane u vu re se nje still tjeter i Elizes. Aktorja po perdor veshje shume serioze, ndryshe nga sa e kemi pare ne setet fotografike ne Hollivud, ku ajo paraqitet me stil shume ndryshe. (d.b/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#128 ne: 09-08-2011, 16:42:51
mos do na behet politikane e kjo mo amani LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#129 ne: 10-08-2011, 02:27:26
mos do na behet politikane e kjo mo amani LOL

Pse jo. Une e imagjoj mire Elizen si presidente  hmmmmm:
Po a e lejon Jozefina kete apo jo?  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#130 ne: 10-08-2011, 06:06:19
si jo more ....e merr bamken e griiii LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#131 ne: 17-08-2011, 01:07:48
Eliza me pasaporten e saj te re:

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#132 ne: 17-08-2011, 13:01:19
uuuu sa qejfffff...urime moj elizke LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#133 ne: 27-10-2011, 15:21:03
Eliza Dushku i tregon shqiponjen Justin Timberlake

Aktorja shqiptaro amerikane Eliza Dushku së bashku më një prej kengëtareve më të suksesshme të viteve të fundit, Justin Timberlake dhe aktorin tjetër amerikan James Marsden morën pjesë në një lojë televizive të quajtur “Cmimi është i volitshëm”, mjaft i famshëm në Los Anxheles. Gjatë këtij episodi, Eliza nuk harron të flasë për Shqipërinë, vendin e të parëve të saj, si dhe tregon për audiencën tatuazhin e famshëm të cilin ajo e realizoi në vizitën e saj të parë në Shqipëri, të shqiponjës dy krenare, simboli kombëtar i shqiptarëve. Ajo madje u jep një leksion kolegëve të saj, Justin Timberlake dhe Xhejms Marsden duke u treguar se ku ndodhet Shqipëria. Ndërkohë Justin, i cili aktualisht luan në filmin “In Time”, zbuloi një prej sekreteve të tij, që është frika ndaj merimanagave. (d.xh/balkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super