×

Eliza Dushku

Eliza Dushku

· 134 · 23532

  • Postime: 51
DearthGory
#25 ne: 03-12-2004, 17:34:47
AngelDeviled!
Eliza ESHTE OKAY!!!

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#26 ne: 03-12-2004, 18:10:12
AngelDeviled!
Eliza ESHTE OKAY!!!
Just OKAY?
:D

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#27 ne: 03-12-2004, 18:14:06
UPS:

  • Postime: 5966
SmiLey
#28 ne: 12-01-2005, 14:25:57

Me pelqen si aktore dhe fakti, qe akoma mban te rrenjosur ndjenjen per kombin tone :)
Vetem dicka nuk me pelqen tek ajo...syte, nuk e di pse...i ka shume te renduar :???

  • Postime: 4421
  • Gjinia: Femer
Alda
#29 ne: 12-01-2005, 21:57:17
une e kam teper qejf....esht shum tip

  • Postime: 4839
  • Gjinia: Mashkull
stalion
#30 ne: 18-01-2005, 00:52:50
pse re kjo eshte shqiptare.. :o :D kete e kom pa tek filmi bufi qe ja fuste llapen ai zuzaku deri ne gurrmas.. :) :zjarr

eshte kjo apo gabohem.. :)

  • Postime: 462
  • Gjinia: Femer
jersey_gurl
#31 ne: 04-02-2005, 23:44:09
Wrong Turn




Eliza Dushku mund te merret si model i atdhetarizmit....
Ne dy filma qe i kam pare me vemendje "New Guy" edhe "Wrong Turn" ajo e tregon qe eshte shqiptare pa asnje pike problemi. Tek filmi i pare e thote qe eshte shqiptare biles thote edhe nje fjale shqip...Kurse tek i dyti nuk ka gje me te bukur se ajo kanatjerja e bardhe me flamurin shqiptar ne mes. Kur e pashe mu mbushen syte me lote nga gezimi edhe fillova duke i thene gjithe shoqeve edhe shokeve qe ai ishte flamuri i vendit tim...
SHE IS ONE KICK ASS GIRL...... ;)

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#32 ne: 05-02-2005, 00:19:49
 :)

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 05-02-2005, 00:30:39 nga LinaVl »

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#33 ne: 05-02-2005, 00:20:22
 :)

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#34 ne: 05-02-2005, 00:21:04
 :)

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#35 ne: 05-02-2005, 00:21:42
 :)

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#36 ne: 05-02-2005, 00:25:42
 :)

[attachment[/attachment]

  • Postime: 784
  • Gjinia: Mashkull
Doni
#37 ne: 05-02-2005, 04:53:14
Kam dëgjuar se ka thënë se nuk martohet me tjetër veç me shqiptarë, dhe poashtu se ka dashnorë një biznesmen shqiptarë që jeton në Bregun Lindor. Poashtu edhe vëllai i saj, Nathan-i shkon me një aktore tjetër shqiptare, shumë të njohur, Mariza Tomein.

Bravo Elizës, shumë suksese edhe në të ardhmen asaj dhe gjithë shqiptarëve kudo janë

« Editimi i fundit: 05-02-2005, 04:54:16 nga Doni »

  • Postime: 203
  • Gjinia: Mashkull
Mr^AMD
#38 ne: 06-02-2005, 16:09:30
Njera thote:I  lumte na perfaqesoi shume mire tjetri thote Eliza Dushku me Shqiperine ne zemer ne Hollivood tjetri thote ka dashnor nje biznesmen Shqiptare  <> bravo Eliza bravo  <>

Ej njerez jeni realist ajo as nuk e ka iden se ku i bie Shqiperia kurse ju thoni na nderoi....ajo nje fjale nuk di ne Shqip kurse ji thoni Eliza me Shqiperine ne zemer ne Hollivood.....  bravo people  <>...paska dashnorin nga Shqiperia.... <> <>

She just sucks people....bravo dhe une  <>

  • Postime: 4421
  • Gjinia: Femer
Alda
#39 ne: 08-02-2005, 16:12:49
pse re kjo eshte shqiptare.. :o :D kete e kom pa tek filmi bufi qe ja fuste llapen ai zuzaku deri ne gurrmas.. :) :zjarr

eshte kjo apo gabohem.. :)


 :hahaha te mart e mira te marte......bufi thot.....Baffy..... mer :D
 :perqafim

  • Postime: 123
  • Gjinia: Mashkull
santis
#40 ne: 25-02-2005, 11:12:25
..........eliza dushku eshte si shpirt............e dhe bravo per shqiponjen tek t-shirti.....

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#41 ne: 24-05-2005, 11:29:22

 
 
 
Eliza Dushku, nga nisja e karrierës e deri te filmi me me bluzën me

Karriera e aktores me baba shqiptar

Kush është...

Eliza Patrica Dushku ka lindur në 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Masaçustet. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze. Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice përbri Juliette Leëis në filmin ?Atë natë?. Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Ellen Barkin, Leonardo diCaprio, Xhim Belushi. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ?True Lies? ku luan përkrah aktorit Arnold Shvazeneger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç. Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në seri ?Buffy kundër vampirëve?. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ?bad girl?.

E liza e ka nisur karrierën e saj në një teatër të vogël për fëmijë dhe gjatë kësaj kohe ajo shpërblehet për performancën e saj. Pikërisht në vitin 1993, ajo luan në filmin ?This boy's Life? së bashku me Di Caprion, emri i të cilit ende nuk ishte bërë i njohur. Që nga mosha 14 deri në 16 vjeç, ka qenë e lidhur me prindrit. Edhe pse në moshë të vogël dhe me ligje shumë strikte lidhur me orët e punës për një të mitur, ajo kishte marrë pëlqimin e prindërve. Ndërsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundër vampirëve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Eliza mori një autorizim të veçantë që i lejonte që të xhironte gjatë natës. Që nga ajo kohë shqiptaro-danezja, mori pjesë në serinë ?Engjëll?. Filmi ?Kthesë e gabuar?, hedh hapa në natyrën tradicionale të filmave horror klasik të viteve ?70. Eliza Dushku, si protagoniste në këtë film vjen me një paraqitje e cila reflekton origjinën e saj shqiptare. Në foton qëndrore të filmit si dhe ne foto të shkëputura nga pjesët e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjën shqiptare me dy kokë.

Preferenca

Nëna dhe babai i saj janë profesorë në universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t'u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin Xhorxh Uashington. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t'u bërë i famshëm. Në shtëpi Eliza ka një qen të rracës berger gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys.

A e dini se

E liza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin True Lies, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si ti trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte në publik.

FILMAT

Jurassic Park

Terminator 2

Alienet

Kthesë e gabuar

Bring It On

City By the Sea
 

  • Postime: 1528
Karatisti
#42 ne: 24-05-2005, 14:55:03
Tek filmi i pare e thote qe eshte shqiptare biles thote edhe nje fjale shqip...Kurse tek i dyti nuk ka gje me te bukur se ajo kanatjerja e bardhe me flamurin shqiptar ne mes.


Ne New Guy ajo thote qe gjyshen e ka shqiptare pasi i thote atij cunit 'Ju jam borxhli' (qe mu desht ta ktheja filmin 5 here mbrapa ta kuptoja se car donte te thoshte) e jo qe vet eshte shqiptare, kurse te i dyti shqiponja i rrinte per bukuri ne fakt ama filmi ishte kot fare  :(

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#43 ne: 14-08-2005, 14:53:58
Tani ne USA Channel(ne USA) jepet filmi Bring it on me Eliza Dushkun! :)

  • Postime: 670
  • Gjinia: Mashkull
Terenc
#44 ne: 19-08-2005, 13:38:01
 ;)  Jojo:  :O

  • Postime: 670
  • Gjinia: Mashkull
Terenc
#45 ne: 19-08-2005, 13:38:27

  • Postime: 8137
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#46 ne: 22-08-2005, 12:58:14
Citim nga: &lt;Luli&gt; ne 24-05-2005, 14:55:03

Ne New Guy ajo thote qe gjyshen e ka shqiptare pasi i thote atij cunit 'Ju jam borxhli' (qe mu desht ta ktheja filmin 5 here mbrapa ta kuptoja se car donte te thoshte) e jo qe vet eshte shqiptare, kurse te i dyti shqiponja i rrinte per bukuri ne fakt ama filmi ishte kot fare :(
E vertete kjo... as une s'e mora vesh ... po ama 4 here e ktheva ;)
Ajo i thote: Ju jam borxhlie e pastaj i thote kuptimin ne anglisht dhe se e ka gjyshen shqiptare.
Pastaj me vone ne film ajo i thote "Thank you" e ai i thote "Ju lutem" Ne shqip!
E pyetjes se ku e kishte mesuar ai i thote se te mesojne shume gjera ne chat room-et shqiptare!
Jo po mos u futni ne chat po deshet... se na ka dale emri edhe ne Hollywood!
;)

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#47 ne: 21-10-2005, 14:44:27
Eliza Dushku pretendente per rolin e "Wonder Woman"

Pas disa muajsh thashethemesh aktorja Eliza Dushku ka deklaruar se deshiron te jete "Wonder Woman" (Femra çudiberse) ne filmin me te njejtin titull qe pret te nisi xhirimet se shpejti.Ky film eshte nje nder filmat me te shumepritur ne Amerike xhirimet e te cilit priten
 te fillojne vitin e ardhshem, e padyshim mendohet qe te jete nje hit i vertete duke pasur parasysh fansat e shumte qe ka ky personazh ne Amerike. Ne konkurence per kete rol jane edhe Kim Basinger e Mischa Barton (O.C),megjithate duket se shanset jane me te medhaja per Elizen, duke qene se ajo eshte e preferuara e Joss Whedon, skenaristi dhe regjizori i filmit.

  • Postime: 403
  • Gjinia: Femer
iNa :)
#48 ne: 21-10-2005, 14:56:13
Njera thote:I  lumte na perfaqesoi shume mire tjetri thote Eliza Dushku me Shqiperine ne zemer ne Hollivood tjetri thote ka dashnor nje biznesmen Shqiptare  <> bravo Eliza bravo  <>

Ej njerez jeni realist ajo as nuk e ka iden se ku i bie Shqiperia kurse ju thoni na nderoi....ajo nje fjale nuk di ne Shqip kurse ji thoni Eliza me Shqiperine ne zemer ne Hollivood.....  bravo people  <>...paska dashnorin nga Shqiperia.... <> <>

She just sucks people....bravo dhe une  <>

E po pastaj le te mos ta dije se ku eshte...ajo as nuk besoj te ket qene ndonje here atje....shyqyr qe te pakten e pranon se eshte nga atje...ka te tjere qe e mohojne dhe bejne sikur s'kan degjuar ndonje here per shqiperine

  • Postime: 1382
  • Gjinia: Femer
LOLa!!
#49 ne: 22-10-2005, 08:14:18
oooo esht shummmmme mir jam Krenare per te!!!!!